Nga Qatip Mara
Qatip Mara ne vitin 1993 Porto –Rafti Athine
Fragment nga libri kujtimeve :
1. Emigracioni ne Greqi
Këtë ditar fillova ta shkruaj në Porto-Raft Athina , pasi kaluan 10 ditë punë
në Janinë. Me duar që janë mbushur me plagë nga gërvishtjet e Blloqeve e punëve
të tejzgjatura kam hedhur disa shënime të jetës së përkohshme në Greqi.
E premte 7 qershor 1991
Me vizën që kisha marrë për arsye shëndetsore në ora 4.30’ hipa në një
makinë në stacion e angjensise se udhetareve. Ne oren 12.oo kalova doganën
greke. Hipa në një autobus komod. Udhëtova për Janinë. Rrugët rrethoheshin me
gjelbërim dhe ngjanin si tunele të gjelbërta , sepse pyjet ishin të virgjër. Në
orën 13.oo arrita në Janinë. U befasova me reklamën me mallra por nuk dija
përdorimin e tyre. Pavionet e mallrave evropiane konkuronin me mallrat
amerikane. Lumi i veturave nëpër Janinë ishte i pandërprerë., me larminë e
ngjyrave dhe markave ishin njëra më e mirë se tjetra.
Unë edhe ndonjë shqiptar ecim në këmbë.Asnjë mbeturinë nuk kishte rrugës.Kudo
kishte pastërti. Ora 17.oo mbrita në fshatin Stavrakis, i cili eshte ngjitur me
Janinën. Aty u strehova në shtëpinë e Jorgo Bellos. Të zotët e shtëpisë na
pritën mirë., por nuk kishin dhomë për të fjetur. Natën fjetëm në stallat e
dhënëve me krevatë, por mbi kokë nëpër trarë kishte pula dhe këndezë të
mëdhenjë që të zgjonin herët dhe nuk përtonin të lëshonin nga lart glasa sa një
bajgë lope.
E shtunë 8 qershor 1991
Fillova punë për të ngarkuar bar. Vandakët ishin të ngjeshur dhe me madhësi
sa një dollap rrobash, të lidhur me spango të trashë me makineri. Nëpër duar u
ngulën gjëmbat e parë. Pasi bëmë disa ngarkime e shkarkime bari e sistemuam
nëpër hauret e tyre duke i trasportuar me karro. Ditën e parë mora 3000
dhrahmi.
E djelë 9 qershor 1991
Nëpër një shi më muarën për të ngarkuar bar. Atë ditë erdhi dhe Luan Mara
dhe punuam bashkë. Puna ishte e vështirë pa bërë asnjë minutë pushim.
Temperatura ishte e lartë., të zhuriste vapa dhe te thahej buza për ujë.
Pronari ishte njeri shumë nur zi dhe na shpërbleu pak duke na dhënë 2000
dhrahmi. Darkën e kaluam tek qymeci i pulave. Fjetëm shumë keq.
E hënë 10 qershor 1991
Punova me Luan Marën përsëri në ngarkim bari.. Pronari na shfrytëzoi
barbarisht. Barin e futnim në një pozicion të mbyllur në rrugicë të ngushtë në
një kasolle të gjatë të ulët që të bëhej koka me xhunga nga goditjet me trarët
e shtrëmbër. Temperatura e lartë, tymi i bykut të mbyste. Djersa na shkonte lumë.
Kanatjerja dhe këmisha notonin në djersë. Flokët ishin shndërruar në burim
djerse. Përsëri na dhanë pak, vetëm 2000 dhrahmi. Në darkë Luani dhe Leveni
largohen nga fshati, shkojnë për punë diku larg. Fjeta tek koteci pulave.
Rrobat i mbulonim me gazeta që të prisnin gëlasat e pulave.
E martë 11 qershor.
Deri në orën 10.oo mbeta pa punë. Në orën 11.oo një burrë më merr për të qethur
delet në hangar. E zonja e shtëpisë një grua e shëndosh topolake mbante këmbët
e deleve, sepse dhente jo vetëm konkuronin nga madhësia me lopët por ishin të
serta si mushka.
Delen e parë e qetha me vështirësi, djersët më venin lumë nga sikleti dhe nga
vapa. Gërshërët prisnin shumë e ndonjherë prisja lëkurën me copën e mishit të
deles. Qetha edhe delen e dytë. Me shumë vështirësi. Pas deles së dytë radha i
erdhi Dashit të kopesë. Dashi ishte si kau i arës. Fillova ta qethja nga barku.
Duart më dridheshin nga lodhja dhe pa pritur në një fazë të punës dashi godet
me shqelëm në hunde të zonjën e shtëpisë dhe e përplas për tokë. Hangarin e
mbuloi e qeshura ime se grekja me këmbë përjetë bërtiste e sokëllinte nga
dhimbjet e goditjes së dashit. Pasi e përfundova së qethuri dashin ora po
shkonte 15.oo shkova te stalla e deleve ku flija. Sapo u lava me uje te cezmës
më thirrën për punë. Puna ishte ngarkim bari në parcelat e livadheve larg
Janinës. Hipa në një makinë.Shoferi ishte njeri i mirë.Unë nuk dija gjuhën dhe
nuk komunikova dote me të. Doja të shkoja të përfundoja tre delet që kisha lënë
pa qethur te e zonja që u godit nga shqelmat e dashit, që të merrja edhe pagën
2000 dhrahmi.. Shoferi më thotë se do të ktheheshim shpejtë se një rrugë do të
ngarkonim bar. Ndërruam makinë. Hipa në një skodë të madhe si vagon treni.
Brënda në kabinën e skodës gjeta një prift. U larguam 30 km lag Janinës., u
futëm në një pyll të ndëndur me rrugë të keqe. Gjithë rrugës prifti më pyeste
Unë i përgjigjesha gjysma –gjysma shqip-greqisht. Më mundonte pyetja e dyshimit
: cfarë donte prifti në makinë e punës ? . Duke udhëtuar mes pyllit në rrugë
gropa-gropa skoda u fundos në një rrugicë tërë llucë e baltë. Prifti i alarmuar
nga fajësia se e futi shoferin në rrugë të keqe, u largua me shpejtësi duke ecur
në këmbë për të gjetur ndonjë zetor. Me mjetet rrethanore pak drure e dhera të
thata unë ndihmova shoferin dhe makina doli nga gropa ku ishte fundosur.
Vazhduam përsëri udhëtimin nëpër pyll deri sa arritëm në pronën e priftit.
Bëntë shumë vapë, isha vetëm, denekët ishin të mëdhenjë. Procesi ishte i
vështirë. Makina kishte sponte shumë të larta. Denekët e mëdhenj duhej ti
ngjisja dy herë në makinë dhe ti sitemoja duke i stivosur në radhë të
ngjeshura. Bari I thatë më ngjitej për lëkurën e trupit gjithë djersë.
Nga lodhja merrja frymë me gojë., por këtë e paguaja duke gëlltitur tymin e
bykut dhe fije bari të thërmuara. Nga puna dhe nga vapa trupi kullonte vetëm
djersë. Grimca të vogla bari futeshin deri në stomak, disa herë mu provokua
vjellje. Rrugët e sipërme të frymëmarrjes më bllokoheshin nga tymi mbytës i
barit të thatë. Ndërkohë prifti më sillte bidonin me ujë. Kur ai pa se unë isha
shumë i lodhur, hoqi rrobat e zeza dhe më ndihmonte duke më afruar barin.
Kur pashë priftin që me shpejtësi hoqi kostumin e zi e filloi të punoi si djalë
i ri, fillova të punoj me vullnet për ta mbaruar procesin e punës. Pas mbarimit
të ngarkimit të barit, u kthyem në një rrugë tjetër sepse do të shkonim tek
shtëpia e priftit. Kur dualëm në rrugë kryesore , prifti zbriti nga skoda dhe
hipi në veturën e tij. E shpumë barin në shtëpi të priftit. Shpresoja se prifti
do të më jepte shumë dhrahmi., por ai u tregua shumë kurnacë, më dha vetëm 1500
dhrahmi. Isha tepër i mërzitur se edhe qethja e deleve më humbi dhe të zotët e
shtëpisë nuk më dhanë paratë e punës që bëra paradite.
E mërkurë 12 qershor 1991
Fillova punën në Janinë. Ora 7.30’ vinte padroni me makinë për të më marrë
për punë. Për herë të parë pashë egërsi në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Isha me një djalë nga Skrapari. Bënim 8 orë punë me kazmë , lopatë dhe vare për
të hapur themele. Asnjë minutë pushim. Pronari ishte 63 vjec dhe punonte së bashku me ne.
Ishte tepër kërkues. Sa shumë djersë ! Sa herë kam pirë ujë . Djersa vazhdonte
lumë. Stomaku ishte kthyer si një radiator makine ku vazhdimisht pinim ujë. Duart na gjakoseshin sepse vendi ku
hapeshin themelet ishte gjithë gurë. Në ora 15.oo u larguam nga puna me
makinë.Megjithëse kisha tetë orë që punoja në një kodër të Janinës, vetëm kur
po freskohesha pashë se ndodhesha mbi liqenin e Janinës, kalasë së Ali Pashë
Tepelenës. Pronari na pagoi 3000 dhrahmi.
E enjte 13 qershor 1991
Punova gjithë ditën në Janinë duke hapur themele me kazëm. Vetëm punë pa
ndërprerje 8 orë me kuriz të përkulur. Pronari na rrinte në kokë si një xhandar
i egërsuar. Kishim frikë edhe të shkonim për të urinuar, sepse të përzinin nga
puna. Duart kishin filluar të krijonin plagë dhe të enjteshin. Gërmimi ishte
shumë i vështirë , përdorim edhe varenë për të thermuar gurët. Pronari na
shikonte me rreptësi, ishte i vrazhdët , na trajtonte sikur të ishim skllevër.
Djersa rridhte lumë nga koka tek këmbët, por pinim ujë pa ndërprerje duke e
mbushur barkun plotë. Në ora 15.oo u larguam nga puna, pronari na dha 3000 dhrahmi.
E premte 14 qershor 1991
Përsëri në punën e hapjes së themeleve. Pasi kishja punuar dy orë bashkë me
një djalë nga Skrapari , pronari 63 vjecar po lëvizte gishtrinjtë e duarve me
shënja. Ne vazhdonim të punonim. Përsëri pronari me dorën e majtë dhe me të djathën
i kryqzonte, duke lëvizur lartë e poshtë gishtin tregues të dorës së djathtë,
duke e future në dorën e majtë. Lëvizjet e gishtave të tij ishin imitime të
lëvizjeve të organeve gjenitale kur bëhën mardhënie seksuale. Pronari disa herë
përsëriti veprimet dhe priste përgjigjet tona. Unë dyshova se mos pronari ishte
homo, pederast dhe na ftonte të bënim seks me të. Për disa momente shtangëm.
Bisedova me djalin nga Skrapari dhe i rekomandova të shkonte me të, ti
plotësonte dëshirat. Pronari vazhdonte me këmbëngulje duke kërkuar përgjigje
nga ne, duke i lëvizur më shumë duart drejt organeve gjenitale. Më në fund e
kuptuam , se pronari donte të mësonte si quheshin në gjuhën shqipe emrat e
organeve gjenitale të meshkujve dhe të femrave dhe se si quhej mardhënja
seksuale në gjuhën shqipe.
Pronari pas i dëgjoi fjalët shqip të organeve seksuale , i përsëriti disa herë
dhe i mësoi përmëndësh. Ai qeshte me ne, që me turp i thamë ato fjalë seksi.
.Kjo ishte
dita e rrallë që pronari ishte në humor të mirë. Pasi mbaruam 8 orarshin e
punës morëm 3000 dhrahmi dhe nuk u kthyem më tek kjo punë.
E shtunë 15 qershor 1991.
Në ora 10.oo u nisa nga Janina për në Kakavijë, do prisja vajzen. Në orën
11.30’ tek dogana greke erdhi Mondi dhe Arturi. U takova me vajzen, na përvëlonte
malli. Mënyra se si u takuam gjithë mallë tërhoqi vemënjdjen e nëpunësve grekë,
të cilët nuk kërkuan ta verifikonin atësinë. Në këto momente përfiton Petriti
dhe kalon doganën duke u bashkuar me ne. U ndava me Arturin dhe Mondin duke
biseduar që ata të kalonin pasdite pyllin dhe unë do ti prisja tek ura për të
ikur së bashku në Janinë. Ky ishte një gabim, sepse tek urat klishte repartee
ushtarake që kishin nën kontroll gjithë zonën, për të mos lejuar kalimin e
kufirit nga emigrantët pa viza. Unë duhej të hipja në autobus me vajzen dhe
Petritin për ti shpurë në Janinë dhe pastaj të kthehesha përsëri për të marrë
Arturin. Mondin dhe Benin. Preferova të merrja njëkohësisht Petritin dhe të
tjerët, por i humba të dy palët. Njeriu kur ka tama , humbet atë që ka.
Pas orës 12.oo u nisa në këmbë me vajzen dhe Petritin që të shkoja tek ura, ku
do të prisja “ilegalët”. Sapo kisha bërë 100 metra më doli përpara ushtari nga
pylli dhe më ndalon.Verifikoi pasaportën dhe më mori Petritin. U mërzita shumë
që ma mori nipin si skifteri pulën. Ika me vajzen tek ura., qëndruam poshtë
urës dy orë, duke pritur ilegalët. Ata nuk po vinin. Dola në rrugë për të dhënë
ndonjë shënjë për Aturin, por ndaloi një taksi dhe më lutej për të na marrë në
Janinë. Ndërkohë ishte afruar edhe makina e policisë. Polici na pyeti : “Pse
rrini në rrugë “. Na verifikoi pasaportën me vizë të rregullt. Kur policet
mësuan problemin shëndetsor treguan shumë keqardhje dhe na futën në makinën e
tyre të policisë . dhe na shpunë drejt e në spitalin e Janinës. Njëri prej
policëve dinte shqip, ishte martuar me një vajzë nga Xara e Sarandës.
Në spital qëndruam pak se nuk kishte mjek. Hipëm në taksi dhe shkuam në
Stavraqis të Janinës. Familja e Jorgo Bellos e pritën shumë mirë vajzen time 10
vjecare.. Kaluam një darkë të gëzuar. Duke e pasur vajzen afër meje isha i
gëzuar që më lehtsonte të mos mërzitesha për vështirësit që më prisnin.
Me vëllan e Jorgo Bellos kishim biseduar që do na ndihmonte për të shkuar natën
në Kakavijë për të marrë Arturin, Mondin dhe Benin., por ai na mashtroi dhe nuk
erdhi
E djelë 16 qershor 1991
Ishim të të mërzitur, sepse makina që do të merrte Arturin e Mondin natën e
datës 15 qershor nuk na erdhi. Në orën 10.oo u nisa në Kakavijë. Në doganën
greke takova Arturin . Lashë takim për tek ura natën duke u gëdhirë 17 qershor
ora 3.oo., ku me një taksi do të shkoja për të marrë ilegalët.
E hënë 17 qershor 1991
Në ora 3.oo te nates me taksi nisem për në Kakavijë, arrita në orën 4.oo.
Qëndrova tek ura, lëviza me ngandalë me taksi, flisja o Artur, por ata i kishte
zënë dremitja nga lodhja. Pasi lëvizëm edhe tre herë të tjera me taksi, më në
fund Arturi u përgjigj. Kur u fut në taksi u befasova se në vend të Mondit
pashë një selenicar, Feim Dimraj Mondi nuk kishte pranuar të kalonte kufirin
për së dyti herë. Në ora 5.oo arritëm në Stavraqis. Aksionin për marrjen e
Arturit e kaluam me sukses.
Në ora 12.oo shkuam për vizitë mjeksore në spital. Fillimisht hapa kartel
rregjistrimi pacienti. Ishte një vapë e tmerrshme dhe lëvizjet nëpër spital
ishin shumë të mundimshme. Mjeku nuk pranoi të na vizitonte, pavjoni i optikës
ishte i tejmbushur me pacientë.. Kanë vërshuar shumë shqiptarë. Personeli i
spitalit ishte indiferent ndaj shqiptarëve
I mërzitur që nuk e vizitova vajzen u ktheva në Stavraqis dhe kishim në plan të
largoheshim për në Athinë. Folëm në telefon me, të shoqin e mbesës dhe na
premtoi se do na strehonte në Athinë. ,më kishte gjeur punë kamarier dhe se
kishte edhe 10 vënde pune të tjera., por duhet të shkonim sa më parë në Athinë.
Nisja për në Athinë
Në ora 10 të natës, unë me vajzen dhe Arturin u nisëm me taksi nga Stavraqis
për në stacionin e autobusve të Janinës. Në orën 11.oo hipëm në autobizin
Janinë- Athinë. Udhëtimin e bëmë natën 6 orë. Rruga natën dukej si qielli me
yje nga larmia e dritave dhe ndërtesat me arkitekturë të bukur. Kaluam Artën
dhe hipëm në tragetin për në Patra.. Gjithë udhëtimin e kaluam me shqetsimin e
ndonjë kontrolli, sepse Arturi nuk kishte vizë. Në autobus kishte shumë turiste
ceke, të cilat ekspozonin mishin e bardhe, i ngrinin këmbët përpjetë tek
ndenjëset e karrikeve. Përpara meje ishte një ceke dhe një ushtar grek , i cili
e kishte mbërthyer nga të gjitha anët duke e puthur dhe duke e fërkuar me duar.
Vajza ceke kishte interes të mesonte fjalë greqisht dhe bisedonte me ushtarin
duke e pyetur për fjalë të reja greke. Ushtari ishte tendosur dhe po e
copëtonte me duar, ajo nuk e duroi dhe u largua nga karrikja.
E martë 18 qershor 1991
Në stacionin e Athinës mbritëm në orën 5.oo të mëngjezit. Muarëm një taksi për
të shkuar në Anavisos, ku na kishte adresuar i shoqi mbesës. U nisëm në ora
7.oo.Për herë të parë ditën po udhëtonim në autostradë, që ishin të zbukuruara
me ndërtesa shumëkatëshe buzë detit. Arritëm në Anavisos në orën 8.oo. Kërkuam
në telefon të shoqin e mbesës , por ai ishte ne Porto-Raft., në një gji deti në
lindje të Athinës. Të mërzitur nuk po kuptonim pse na tha jam në Anavisos. Ne
kishim shumë pak dhrahmi. Të shqetësuar hipim në një taksi për të shkuar në
Porto-Raft. Porto-Rafti ishte një vend turistike me vila dhe mjedis shumë
piktoresk. Edhe banorët e Athinës Porto-Raftin e përdornin për ditët e pushimit
të shtunat e të djelave
Në orën 14.oo u takuam me të shoqin e mbesës. Na priti shumë keq. – Pse keni
ardhur ? , - na tha i nevrikosur. I kërkuam ndihmë për një batanije, që të
flinim natën jashtë për të mbuluar vajzen..
Ai me indiferentizëm na tha : - Nuk kam batanije ! Të mërzitur nga kjo pritje
antinjerëzore që na bëri., u larguam prej tij me dhimbje dhe te ofenduar. Hipokrizia
më e madhe ishte se vetë na premtoi dhe na ftoi të vinim në vëndin ku ai kishte
kredi edhe për të na punësuar. Ai, jo vetëm që nuk na ndihmoi por na bëri
pesimist duke na thënë se do të vuani.
Kur po afrohej darka e do të fillonte errësira, pamë një ndërtesë anës së
rrugës, që po ndërtohej. Në katin e parë gjetëm shkumë deti të bardhë e shtruam
për tokë dhe sajuam jastëk me shkumë deti. U ulëm pranë njëri-tjetrit. Vajzën e
vendosëm në mes dhe e mbulova me xhaketën time Kaluam natën e parë jashtë duke
mbyllur sytë nga lodhja.
E mërkur 19 qershor 1991
Në mëngjez herët u ngritëm të dërmuar nga brinjët nga dërrasat e vjetra që
ishim shtrirë gjatë natës. Dualëm te pazari ku shitej forca fizike e
refugjatëve. C’farë të shikoje ? Shqiptarë të drobitur e të shqetësuar që
kërkonin punë. Ndalonin veturat, blerësit e mallit fuqi punëtore. Shqiptarët
turreshin se kush të shitej i pari për punë. Sa keqardhje ndjeva ato caste. Nuk
matet hidhërimi. Sa të varfër ishim...
Arturi hipi në një një veturë për të shkuar në punë. Pranë meje afrohet një
veturë e kuqe, më kërkoi për punë. Hipa në makinë duke marrë me vete edhe
vajzën. Udhëtuam me shoferin që ishte murator. U futëm në rrugicat buzë detit.
Një austriak po ndërtonte një vilë majë kodrës. Puna që do të bëja ishte e
re.për mua. Do të shtroheshin pllaka guri në oborrin e vilës. Unë nuk e dija
gjuhën greke, sidomos gjuhën teknike të muratorit. Ustai murator ishte si
mushka, donte vetëm punë, ishte shumë i ashpër. Unë mëngjez nuk kisha ngrënë se
fjetëm jashtë si spartanët. Procesi i parë i punës ishte gatimi i llacit me
lopatë, në një pozicion të pjerrët.
Filluam nga puna. Asnjë minutë pushim. Ustai bërtiste donte llac dhe pllaka
guri
Ai u nxeh disa herë me mua, sepse unë nuk kuptoja cfarë më kërkonte. Kur ai thoshte
rikse (hidhe llacin)! , unë duke mos ditur fjalën i shpija pllaka, kur ai
thoshte :vale ! (vendose pllakën) unë gabimisht i hidhja llac. Më shante
greqisht por unë nuk e kuptoja. Pas një ore pune mosmarrveshjes , unë i fiksova
fjalët e procesve të punës dhe fillova të plotësoja nevojat e ustait. Sa shpija
llac, më kërkonte pllaka guri, të cilat ishin shumë të mëdha e të rënda. Djersa
ime shkonte rrëke në trup.
Vajza kur shikonte që mbytesha në djersë më sillte cdo 10 minuta shishe me ujë,
të cilat sa i pija ato avulloheshin nga nxehtesia e madhe. Sa keq i vinte
vajzes që unë bëja punë të rëndë raskapitëse. Mu copëtuan duart nga pllakat e
gurit dhe gëlqerja. .
Në orën 16.oo u larguam nga puna.,dhe shkova tek vendi në rrugë ku fjetëm
jashtë. Ishim shumë të lodhur.. Erdhi edhe Arturi nga puna. U gëdhim përsëri
jashtë. Hëngrëm bukë me domate. Ushqimet ishin të shtrenjta. Ne nuk kishim
dhrahmi., ndjeheshim shumë të përbuzur. Gjetëm një dyshek mbeturinë dhe një
batanije dhe natën tjetër do përmirësonim fjetjen jashtë.
E enjte 20 qershor 1991
Në mëngjez përsëri me vajzen u nisa për punë tek vila e Austriakut. Erdhi ustai
dhe më mori në punë. Punova pa ndërpreje tetë orë punë me llac e pllaka, por
tani nuk gaboja në kuptimin e gjuhës së ustait. U larguam nga puna në orën
16.oo, shkuam tek ndërtesa në rrugë, e cila ishte hapësirë nga të katër anët se
nuk ishin bërë muret, ishte vetëm me soleta betoni.
Në mbasdite dola tek rruga.Përball meje po flisnin shqip dy burra. Ata ishin
nga Piluri Himarës. Njëri prej tyre ishte baxhanaku i M. C.. Sa mësuan që unë
me vajzën e vëllan flija jashtë u indinjuan dhe na morën në shtëpinë e tyre.
Kaluam një darkë të gëzuar. Simoni, baxhanaku djalit të tezes , na premtoi se
do të na gjente shtëpi, sepse unë isha me vizë të rregullt. Lamë takim të
nesërmen të takonim të zotin e shtëpisë që do të na strehonte. Vajzën e lamë në
shtëpinë e Simonit, ndërsa unë me Arturin fjetëm tek rruga ku kishim fjetur kur
erdhëm.
E premte 21 qershor
Në ora 7.oo shkova për punë në një familje. Pastrova kopshtin nga akaciet deri
në orën 15.oo. Më paguan me 5000 dhrahmi. Mbasdite shkuam për të parë dhomën që
do të strehoheshim. Pronari i shtëpisë 63 vjec quhej Andon Kutandis, njeri i
pamartuar, zotëronte disa gjuhë të huaja., se kishte punuar në emigracion në
evropë, por më shumë në Gjermani. Ishte njeri shumë korrekt dhe zemër mirë..
Unë komunikova me të italisht. Shkova me të në zyrat e Policisë të Porto-
Raftit, së bashku me vajzën. Policia më ndihmoi të mos paguanim qira shtëpie.
Me Andon Kutandis dilnim me veturën e tij për të bërë psonisjet e ushqimeve.
Filluam jetë të rregullt, duke gatuar gjellë. Arturi mori të gjitha paisjet e
duhura shtëpiake dhe ushqeheshim normalisht më mirë. Dhoma ku flinim është mbi
rrotat e një makine, e cila ishte përdorur nga ish pronari për plazh. Vec
dhomës kishim guzhinën, ishte me remeso nga Brenda e pastër, estetike,, shumë
komode.
Natën e parë këtu fjetëm shumë shpejt se ishim shumë të lodhur.
E shtunë 22 qershor 1991
Dola për punë në orën 6.30’. Vajza shkoi në Athinë me Arturin, me veturën e
muratorit që punonte Arturi. Deri në orën 9 nuk gjeta punë.. Në momentin që do
të largohesha vjen një burrë dhe më fton për punë. Hipi në makinën ë tij dhe
shkuam në vilën e tij. Fillova pastrimin e kopshtit të vilës nga barishtet.
Temperatura ishte shumë e lartë.. Cdo ore më shërbenin me kafe, qumësht e ujë
të ftohtë.. Ishin dy vëllezër që kalonin mirë.Familja e tyre kishte disa vila.
. Hëngra drekë bashkë me ta.. Kur mësonin që ne paguheshim pak në Shqipëri
shprehnin keqardhje.. Në orën 16. më dhanë 5000 dhrahmi dhe ushqime per
vajzën.. Darkën e kaluam me humor duke vlerësuar guzhinjer Arturin , i cili dha
prova në gatimin e gjellëve të mira.
E djelë 23 qershot 1991
Mora vajzen dhe dola për punë.Menjëherë na mori një veturë.Udhëtuam në jugë
të Athinës. vajza ishte përpara në makinë.Pasi udhëtuam 1 orë me veturë nëpër
rrugë të drejta e me asfaltim cilësor hymë në një gji deti. Nëpër kodrina me
pisha ngriheshin vilat e Athinasve.Punova në pastrimin e taracës. Erdhi i zoti
i shtëpisë dhe na gjeti duke ngrënë mëngjezin. Ustai i dha një pjesë të
byrekut. Përball meje plaku lëvizste kokën e duart dhe me shënja më kërkonte
ndihmë për ti dhënë ujë, se po mbytej. Unë se kuptova dhe u hutova.. Në cast
shoqja e plakut turret tek i shoqi. . Ustai bërtiti fort. Ustai e qëllonte me
pëllëmbë në kurriz.. U krijua një skenë humori, nuk na mbahej të qeshurit. Një
djali i ri nga Vlora që ishte punëtor , bërtiste shqip : lëreni qenin të
mbytet. U ngjitëm në katin e tretë të vilës. Vazhduam punën në lyerjen e
soletës me zift. Kthimin për në shtëpi e bëmë të gëzuar. Darkën e kaluam shumë
mirë me sinjor Andonin.
E
hënë 24 qershor 1991
Vajzen në mëngjez e cova në shtëpinë e Simonit.. Deri në orën 14 u enda
nëpër rrugë për të kërkuar punë.. Nuk gjeta punë. Duke ardhur për në shtëpi një
familje më dhuroi një torbë me rroba të mira. . Darkën e kaluam me shaka me
vajzen, të cilën ka filluar ta marrë malli për motrat e mamin. Të gjithë kemi
shumë mall.
E martë 25 qershor 1991.
Vajzen në mëngjez përsëri e lashë në shtëpinë e Simonit.. Në orën 7.30’ më
thot një tregtar të shkoja me një specialist në punë. Para meje
qëndronte një djalë me mjekërr., ngjante shumë me ata të mafies. Ai më ftoi të
shkoja pas tij. Hipa në motor të tij.Fluturoi me shpejtësi..Kur po udhëtoja
dyshoja se ku do më shpinte.. Kaluam një orë në udhëtim.Më në fund u futëm në
një kantier anijesh peshkimi. Lyeva gjithë ditën me bojë anijen. Deri në orën
15 punova pa ndërpreje duke u shtrirë nën fundin e anijes për të lyer pjesët që
nuk dukeshin horizontalisht.. Kur mbarova punën doja të merrja paratë. Në
kantier kishte mbetur vetëm një qen që ishte sa një kau i arës. Kërkova
specialistin për paratë.Kalova një orë në pritje. Në një anije gjeta një
teknikë që rregullonte motorin e anijes. I fola . Atij i merrej goja. I thashë se sot
punova në anijen e pronarit me mjekërr., dhe ku do ti marrë paratë. Ai mu
përgjegj me fjalët Mut- mut.,,.; pastaj më qetësoj duke më thënë të prisja
pronarin. I mora paratë me shumë mundime. Kisha gjithë ditën që kisha lyer me
bojë të kuqe antiruxhë fundin e anijes , duke u shtrirë barkas. Nga fytyra dhe
nga barku isha latërzhyer me bojë.. Në orën 17 udhëtoja në këmbë i uritur, nuk
kisha ngrënë as mëngjes dhe as drekë. Rrobat i kisha bërë me bojë, këpuca
kishte hapur gojën nga llaci gëlqeres.. Ecja buzë rrugës e dukesha i mjerë para
banorëve të zonës. Mbrita me shumë vonesë në shtëpi . Pranë shtëpisë ku banonim
ishin dy vila dhe të zotët e tyre na mbanin në frigorifer mishin që blenim. Të
zotët ë vilave ishin Dhimitri dhe Jorgua. Dhimitri kishte grua Elenën, e cila e
afronte shumë vajzën. Ata nuk kanë fëmijë.
E mërkurë 26 qershor 1991
Fillova punë në orën 7. 30’ Puna ishte shumë e rëndë. Të zotët e shtëpisë ishin
njerëz shumë të këqinj. Si fashistë të egër. Më mbajtën në punë 9 orë .
Furnizoja me beton dhe llac dy ustallarë, që ishin babë e bir. U grinda me ta
se më dhanë 4000 dhrahmi, kur puna bënte dyfishin. Mbasdite kaluam vizite tek
gjitonët. Ne darkë shkuam për të folur në telefon. Pamë një godinë të madhe e
cila ishte me xhama . Nuk dinim nga të hynim. Pamë njerëz në një pjesë të katit
të parë. Me Arturin dhe me vajzen iu afruam ndërtesës. Xhamet ishin të
tejdukshme, unë nuk i dallova dhe përplasa kokën në sipërfaqen e tyre. Goditja
ime me kokë shkaktoi një zhurmë të madhe. Vajza dhe Arturi u gajasën së
qeshuri.,me përplasjen e kokës time në xhama.
E enjte 27 qershor 1991
Dola në mëngjez për punë. vajzen e lamë në shtëpi. Deri në orën 9 punë nuk
gjeta. Për dy orë rresht togje-togje refugjatësh si hysmeqarë në përgjim të
shitjes së krahut të punës. Luftë për ekzistencë. Ushqimet janë shtrënjtësuar
shumë duke qënë se është edhe pikë turistike me vizitorë nga gjithë bota. Po
nuk punove cdo ditë kërcënohesh nga uria., nga mjerimi.
Në orën 9.oo erdhi një burrë me veturë dhe më kërkoi në punë.bëmë pazar sa do
të më paguante. Ai thoshte 3000 dhrahmi, unë i kërkova 5000 dhrahmi, ramë
dakord 4000 dhrahmi. Shkova në vilën e tij. Do të ngjitja në katin e dytë ,
rërë dhe granil Sapo fillova punën pronari më solli për të ngrënë sallam, kos,
dy birra dhe djath.Punova deri në orën 14.oo. duke hyrë plotësisht në rolin e
hamallit. Mora 4000 dhrahmi. Darkën e kaluam me humor.
E premte 28 qershor 1991
Vajzen e lashë tek familja e gjitonit. Ata nuk kanë fëmijë.U paraqita për
punë tek një familje që kish biseduar Simoni. Punova deri në orën 16.oo nëpër
një vapë të padurueshme. Transportoja me karro granil, rërë dhe mbeturina. Më
tepër më mundonte etja për ujë.. Hëngra bukë tek pronari. Darkën e kaluam me
humor . Bëmë një vizitë tek gjitonët dhe na dhanë një termus dhe fruta.
E shtunë 29 qershor 1991
Vajzen e lamë në shtëpi. Unë dhe Arturi dualëm për punë. Deri në orën 8.45’
mbetëm pa punë. Erdhi një djalë i ri dhe na kërkoi për punë. Bëmë pazarin me
nga katër mije dhrahmi sejcili.Kishin pastrim të kopshtit të shtëpisë. Kur
shkuam në shtëpi gjetëm prindërit e tij dhe vëllan. Ishin binjakë. Ishin djem
punëtorë shumë të njerëzishëm. Quheshin Dhimitri dhe Theodhori. Njeri ishte
futbollist. Puna ishte me kazëm e shatë. Punim i tokës për zbukurimin e vilës..
Ata punonin së bashku me ne. Në orën 11.oo na shtruan për të ngrënë me sasi e
cilësi të lartë gatimi. Vazhduam punën deri në ora 14.oo. Hëngrëm një drekë
turistësh.Na premtuan që të shtunën tjetër do të na jepnin rroba. Gjitoni i
tyre na kërkoi për punë. Menjëherë sapo mbaruam ngrënjen e bukës u paraqitëm
tek shtëpia e vilës tjetër. Do të trasportonim copa betoni të shtëpisë që po
ribëhej me përmasa të mëdha. Punuam 2 orë pa pushim. Lumi i djersës s’kish të
pushuar. Na dhanë 5000 dhrahmi së bashku me Arturin. I zoti i shtëpisë na pruri
me veturën në shtëpinë ku banojmë, Hirovunjë-Porto –Raft. . Mbasdite dualëm
,psonisëm me veturën e Andon Kutanis.. Bëmë shumë humorë.
E djelë 30 qershor 1991
Dita e fundit e qershorit.. Mora vajzen dhe dola tek tregu i shitjes së
krahut. Nuk kishte punë. Një vlonjat me emrin Nard i martuar, më shpuri në një
familje për të bërë pastrim. Puna ishte transport pllakash me karro. Duke
punuar, poshtë pllakës doli një nepërkë. E vrava me lopatë. E zonja e shtëpisë
u tmerrua., por edhe u gëzua që e asgjësova. Punova deri në ora 13.oo.. Ishte
pak punë. Më dhanë 5000 dhrahmi..Bashkë me vajzen bëmë vizitë në një familje që
na premtoi për punë. Në darkë shkuam tek Simoni për të bërë pazarin për një
murë rrethues. Nuk mbaruam punë, se nuk kishim metër, sepse edhe Simoni ishte
pa qejf, sepse punon shumë në ndërtimim duke bërë suva. Duke lakmuar shumë
paranë është tretur nga puna me një fizik të dobët përballonte punën e rëndë të
krahut.
E hënë 1 korrik 1991
Vajzen e lamë në shtëpi, e cila kishte shkuar tek gjitonia athinase(Elena e
Dhimtrit) që nuk kanë fëmijë. Elena e do shumë . Cdo ditë na jep ujë të ftohtë
dhe ëmbëlsira.
Në orën 7.oo u nisa për në tregun e punës.Kishin ardhur shumë refugjatë,
sidomos vlonjat. Konkurenca për të gjetur punë është rritur. Grupe-grupe
qëndronin në këmbë në pritje të zotërisë . Në orën 8.oo vura re që drejt nesh
po afrohej një grua plakë. U tregova i shkathët e prita i pari në bisedë
greqisht. Donte për pastrim vile dy ditë punë.. Unë për të martën kisha punë,
më kishte gjetur Arturi; pra i thashë gruas plakë që të merrja edhe një shokë
dhe ta mbarojmë punën sot. Së bashku me një djalë nga Tepelena-Nivica. U nisëm
me plakën në vilën e saj. Punuam deri në orën 14.30. Plaka më dha 5240 dhrahmi.
Më dha edhe disa kukulla për vajzën. Kur do të ikja më tha ti shkoja për punë
në vilën e saj ditën e enjte e të premte. Në shtëpi mbritëm në ora 15.30. Kisha
lënë një punë që do të futja blloqe betoni në një shtëpi afër gjitonit..
Blloqet nuk erdhën,. Hëngra pak bukë me vaj ulliri dhe u shtrimë për të
fjetur.. Sapo më zuri dremitja më foli gjitoni im Jorgua. Fillova punën në
transport blloqesh betoni.. Prisja të më vinte Arturi, . Kaloi edhe ora 19.30 dhe
Arturi nuk po dukej. U bëra
shumë merak. Dy mendime më goditnin pa pushim trurin. Arturi më kish folur që
shoferi që udhëtonte pinte dhe e zinte gjumi rrugës në makinë.. Arturi frontin
e punës e kishte shumë të vëshirë me hekura në lartësi të mëdha ku rrezikohej
nga rrëshqitja.Ngjitja e hekurave në lartësi të ndërtesave shumëkatëshe
përbënte rrezik. Mendimi i dytë më ngacmonte se mos e kish zënë policia në Athinë. Kaloi
edhe ora 21.oo, Arturi nuk po dukej. Edhe gjitonët treguan shqetësim për
vonesën e Arturit. Në orën 21.05’ erdhi Arturi.Unë i kisha transportuar 300
bloqe në terren të thyer malor vetëm, me shpirtë në dhëmbë i ngjita .Më
lodheshin duart se nuk kisha ngrënë mirë drekë. Punuam bashkë me Arturin dhe i
ngjitëm ato 100 copë blloqe. Gjitonët më dhanë me detyrim për punën që bëmë
7000 dhrahmi.. Ne kundërshtuam gati pesë minuta. I sqaruam se i ndihmuam si
gjitonë. Ata na kishin dhënë plotë ushqime, sidomos vajzes i jepnin vazhdimisht
kasata dhe fruta. Pra dita e sotme ishte më prodhimtarja .e 12540 dhrahmi në
ditë.
Arturi më tregoi pse ish vonuar, kish punuar mbasdite deri në orën 20.30’ tek
shtëpia e ustait, ndërsa me shkathtësi gjitonëve u tha se u ishte prishur
makina rrugës.. Fjetëm të lodhur. Vajza ishte e gëzuar se Arturit i kish dhënë
ustai tij nje palë rroba të bukura për Brunën, fund e bluza dhe për mua një
kostum të ri
E martë 2 korrik 1991
Shkova në orën 7.30 tek shtëpia ku më tha Arturi, prita një orë , por aty nuk
kishte njeri. Hyra nëpër rrugica për të kërkuar punë.Rreth dy orë kërkova por
asnjë nuk më hapte portën Bëra disa xhiro nëpër rrugica por asgjë nuk doli.
Duke kërkuar punë u ngjënda përball një shtëpie, ishte një grua që po qante.
Mendova se në shtëpi i ka ndodhur fatëkeqësi., vdekje thashë me vete. Gruaja me
bastunin në dorë po vazhdonte të qante me ngashërim. Ndan një gradhi më foli që
ta ndihmoja për të marrë të dashuren e saj, një mace të ngordhur. Dikush ja
kish vrarë. Më jep bastunin, që ta ngrija lart. Ajo vazhdonte të qante.I dhashë
bastunin dhe e lashë duke e qarë. Patjetër do ti ketë zhvilluar cermoninë e
varrimit. Në këtë zonë qeni dhe macja ushqehen në tavolinë me gjellë speciale
dhe flenë në krevat mbuluar me mbulesa.Edhe në dyqane shiten ushqime për qen
dhe mace. Shkova mbasdite nga Simoni për të mos gjetur punë, por asgjë nuk
gjeta. Në darkë kaluam me humor me sinjor Andonin.
E mërkurë 3 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6.oo. tek shtëpia e ustait të Arturit. Erdhi edhe
vajza. Punova 9 orë pa ndërprerje.Bëra pastrim të vilës, kishte sipërfaqe të
madhe, ishte barë krisje e njomë dhe kishte cakëll- zhavor të holl që të
pengonte kur punoje. Në pamje të parë të dukej sikur kjo punë realizohej për 2
orë. Punova deri në ora 15.oo. Erdhëm në shtëpi dhe lava disa rroba me ujin që
ngrohej nga rrezet e diellit.Në darkë hëngrëm fasulet që mezi zienin
E enjte 4 korrik 1991
Arturi iku në punë në orën 6., nga nxitimi ka marrë këpucën e djathtë timen
dhe sandalen e majtë të tij.. Kur të vij në darkë do të bëjm pak humor.. Vajzen
e lashë në gjumë në shtëpi.. Në orën 6 e 30 minuta u nisa në këmbë për në
shtëpinë e plakës, arrita në orën 7 e 30 minuta..Plaka më priti shumë mirë. Më
solli mish e djath për të ngrënë , por unë kisha ngrënë fasule në shtëpi.
Fillova pastrimin e kopshtit. Aty nga ora 10. vjen vajza e plakës që ka
studjuar në itali. Bisdeuam italisht .. Nga biseda italisht me të bijën, plaka
fitoi më shumë respekt për mua dhe u bind që kishte me një njeri të
shkolluar.
Kjo plakë quhej Eleni Antiakli, ishte ruse, kishte ardhur kur ishte fëmijë me
prindërit në greqi si emigrante në luftën e parë botërore. Më dhuroi shumë enë
guzhine , si dhe krevat e mbulesa për në shtëpi, por nuk kisha mundësi për
transport. . Në orën 13. 30 u largova për në shtëpi. Kjo plakë aq e mirë më
prezantoi me një plakë tjetër qe kishjte dy ditë punë, të cilat i planifikuam
për ti kryer ditën e martë e të mërkurën e javës tjetër. Ditn e hënë do të vijë
përsëri tek plaka Eleni për të vaditur lulet. .Shkova në shtëpi, hëngra drekë
me vajzen. Jemi në pritje të Arturit. Në mbrëmje pritëm deri vonë Arturin., por
nuk na erdhi. Gjithë natën fjetëm me merak për Arturin, si duket ka pasur punë
edhe mbasdite dhe mund të ketë fjetur tek shtëpia e ustait Athinas.
E premte 5 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6 e 30 ‘ .Nuk kishja për të ngrënë mëngjez. Vajza shkoi
tek gjitonja Eleni Dhimitri. Deri në orën 9 e 30’ nuk po më dilte variant pune.
Në tregun e punës kishin ardhur shumë refugjatë. Vendosa të largohesha e të
shkoja nëpër shtëpitë e lagjes për të kërkuar punë.. Afrohet një veturë, ishte
një djalë i ri. Menjëherë me shkathtësi arrita i pari tek makina e tij.
Konkureca është aq e madhe , sa ta rrëmben punën tjetri. Nuk bëhet shaka me
mbijetsën.Duhet të punosh që të jetosh, aq më tepër në Porto-Raft që është vend
turistik dhe cmimet janë të shtrënjta.
Arrita tek vend i punës.. Do të gatuaja beton. Dhe do ta transportoi me
karrocë. Do të mbuloi tubat e instalimit Punova në një pjerrësi me shumë
vështriësi. Ngjitesha me karrocë në malore, duke ndjerë uri, sepse nuk kisha
hëngër mëngjes. Punova gjithë ditën duke mposhtur ndjenjën e urisë. Jashtë
binte shi. Ustallarët në pushim hëngrën bukë, por mua më vendosën në një punë
tjetër. Ishin të pashpirt më trajtuan jo si punëtor por si një skllav të përbuzur,
aq më tepër me një urrejtje kur mësuan se isha shqiptar. Nuk më lanë asnjë
minutë pushim. Në orën 15 e 30. më dhanë 5000 dhrahmi. Binte shi i dëndur. U
kërkova të më shpinin me makinë në shtëpi, por as që më dëgjuan. Gjeta një copë
plasmasi dhe e vendosa në kokë duke ikur i uritur për në shtëpi.
Në shtëpi më erdhi vajza më solli një pjatë gjellë nga gjitonët. Në orën 17
erdhi edhe Arturi. Bëmë pak humor për këpucën e sandalen e ngatërruar.
E shtunë 6 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7. Bëra beton 8 orë. E transportova me karro.
Lodhjen më të madhe e pata pas orës 12.oo kur trasportin e bëja në krah me
teneqe që te bënte supet dhe zverkun gjith gunga e gjak. Vendi ishte i
thepisur. Disa herë u rrëzova me beton në krah. Thyeva edhe orën , me të cilën
matja kohën e mundimshme të punës.Në orën 16 u largova për në shtëpi. Erdhi
Arturi dhe shkuam për një punë që kishte biseduar Arturi, por grekët na
gënjenin, Ata premtonin shumë, por menjherë harronin. Në mbrëmjë bëmë vizitë
tek familja e Simonit.
E djelë 7 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Pronari ishte inxhinjer që fliste spanjisht. Më
shfrytëzoi në punë egërsisht 8 orë pa asnjë minut pushim.. Punonte bashkë me
mua. Ndjeva lodhje të madhe.. I uritur ika në këmbë në shtëpi. Rrugës takova
Arturin. Në shtëpi gjetëm vajzen që ditën rri tek Elena-Dhimitri dhe ushqehet
shumë mirë.
E hënë 8 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Punova 8 orë pa pushim. Lodhje dhe turturë me
barkun bosh. Mora 5000 dhrahmi. Vajza shkoi në mëngjes me Elenën në Athinë.Në
orën 15.30’ filluam një punë me Arturin duke trasportuar tulla te gjitoni
Jorgo. Morëm me Arturin 5000 dhrahmi. Në darkë erdhi vajza nga Athina.Eleni i
kishte blerë shapka dhe nëpër vizitat që kishte bërë nëpër familjet greke i
kishin dhuruar disa rroba e atlete, i kishin dhënë 1000 dhrahmi. Në darkë lava
disa rroba.Ndjehesha shumë i lodhur dhe tepër i malluar për familjen. Bëmë
vizitë në familjen e Kostës që ka telefon. Mora në telefon familjen e Vaso
Kantu për të punuar ditën e martë e mërkurë., por ajo ishte sëmurë dhe kishte
ikur tek mjeku, . të shohim nesër se cfarë pune do të bëjë.
E martë 9 korrik 1991
U nisa në punë në orën 6 e 30’ së bashku me Arturin. Rastësisht i gjeta
punë Arturit për pesë ditët që nuk i punonte ustai në Athinë. Vetë shkova në
shtëpinë e porositur, por ajo nuk ishte aty. Punova tek plaka duke e djegur
radhën e të enjtes.. Punova deri në orën 13e 30’ , bëra pak punë, nuk u
lodha.Kur ika plaka më dha dy tenxhere dhe disa këmisha e bluza e pantallona,
dhe një pallto të zezë të sajën. Vajzen e gjeta në shtëpi.. Në mbasdite dualëm
për të psonisur, kaluam rrugës tek puna e P…, na tha se kish ardhur H .. E
takuam edhe atë, bëmë pak muhabet, se do të blenim mish e bukë. Blemë mish dele
dhe me qejf shkuam në shtëpi për të ngrënë darkën në shtëpi. Mishin e vumë për
të zier. Nga uria hëngrëm bukë me domate.. U shtrimë për të bërë muhabet duke
pritur të ziente mishi. Na zuri gjumi mua, vajzen dhe guzhinjerin ton Arturin.
Në orë 2 e 30’ pas mesnate u zgjova për të mbuluar vajzen, kur dola tek dera
pashë që tenxherja me mish po digjej.. I fola Arturit. Nga stërmundimet e punës
kishim harruar të hanim darkën..Mishi i deles ishte përvëluar..Arturit nuk i
vinte keq për mishin, por si t’ia bëntë tenxheres së gjitonit që ishte e nxirë
sterrë fare.
E mërkurë 10 korrik 1991
Dola për punë në oren 7.oo. Kishte si zakonisht shumë refugjatë., të cilët
bënin muhabet në grupe të vogla.Unë qëndrova në këmbë te rruga. Kunati Muratit
m’u lut të uleshim tek muri, por unë duhej të gjëja punë, duhej të shitej edhe
sot fuqia e krahut. Qëndrova vigjilent, sa erdhi , iu afrova i fola greqisht.
Pa e ditur se cfarë pune do të bëja dhe sa do të paguhesha u futa me të shpejtë
në veturë. Puna ishte sistemim dheu, të cilën e bëra për dy orë. Pronari ishte
në dilemë si do të më paguante. Unë i thashë se keni disa mbeturina tullash dhe
teritori duhej pastruar. Kaloi edhe një orë punë. Pronarit i thashë se kishte
shumë barishte dhe duhej te pastroheshin. Mirë, më tha pronari, por do më
spërkatësh edhe hardhitë. Pronari më tha a merrja vesh nga spërkatja e hardhive
? Refugjatët e shkretë pranonin të bënin cdo punë dhe kështu mësuam të kryenim
punë që nuk i kishim bërë kurre, aq më tepër unë që kisha punuar mësues.
Fillova të spërkatja hardhitë, në majën e shkopit varej një trast me gurëkali
gjyrë të kaltër. Duke e tundur në drejtim të erës përballë verigëve të rrushit.
Mbi trupin tim shpërndahej pluhuri i gurit të kalit, i cili më mbuloi edhe
fytyrën duke më bllokuar frymëmarrjen dhe më përcëllonin sytë. Të gjitha punët
i bëra me shumë shpejtësi. Pronari duke më vëzhguar qeshi dhe më tha se do më
paguante 5000 dhrahmi. Pronari duke ngelur i kënaqur nga puna ime më tha që të
shkoja në shtëpinë e tij ditën e premte për të punuar. Më mori me veturë dhe më
përcolli në shtëpi., duke më blerë edhe ushqime. Erdha shumë shpejtë në shtëpi.
Fillova të pastroja tenxheren e cila ishte djegur. U ula edhe shkruajta këto
rreshta në këtë ditar të emigrantit. Sot do të shkruaj letër për në Vlore se do
te iki baxhanaku i Muratit.
E enjte 11 korrik 1991
Dola për punë por nuk gjeta, leviza nëpër lagje për të kërkuar punë, por kjo
është zonë turistike dhe njerëzit duan të pushojnë. U lodha nëpër dyer dhe
asnjë përgjigje.
E premte 12 korrik 1991
Shkova në punë në vend të Arturit. Erdhi dhe vajza. Punova duke ngjitur
materiale me vinc në një ndërtesë me pesë kate, në të cilën shtroheshin
pllaka.në dysheme.Ustallarët ishi shumë të njerezishëm. I dhanë vajzes 1500
dhrahmi, . Mbas dite me Arturin punuam në një familje në shtrim betoni dhe
muarëm 10.000 dhrahmi
E shtunë 13 korrik 1991
Dualëm për punë dhe nuk gjetëm.Dualëm edhe nëpër lagje por nuk gjetëm punë.
Erdhëm në shtëpi dhe e qujtëm dita e higjenës, U pastruam. dhe lamë rrobat
E djelë 14 korrik 1991
Dola për punë me vajzen dhe Arturin në ora 7/oo. Në sheshin e tregut kishte
shumë refugjatë, të ndarë në grupe sipas krahinave., vlonjate, gjirokastritë,
tepelenas et. Sapo vinte një veturë turreshin kush të hynte i pari në të për të
punuar. Grupi i tepelenasve lëviste nga një cep rruge në tjetrëm. Një vlonjat
bërtit fort. – Sot fillon festivali folkloristik “ Na bashkoi kënga popullore”.
Edhe pse ishim të mërzitur nga papunësia , plasi të qeshurit dhe humori nuk
pushonte.
Një veturë ndalet mes refugjatëve., pronari vrojtonte te gjitha grupet e
refugjatëve. Unë qëndroja me vajzen në krah në anë të rrugës..Pronari duke na
peshuar me sy, më ftoi me vajzen në makinë, Shkuam në supervilën e tij që ishte
ngritur majë një kodre të madhe shkëmbore,. Ishte një godinë madhështore.
Përpara vilës ishin qindra tarraca me cimento në të cilat ishin mbjellur qindra
pemë dhe lule.. Bëra dis prashitje dhe vaditje deri në orën 13.oo Mora 5000
dhrahmi. Largimin për në shtëpi e bëmë në këmbë, ecëm dy orë nëpër një vapë
shumë mbytëse.
Në mes të natës në dhomë bëhet një zhurmë e madhe. . U cova dhe dola tek dera..
Në guzhinë dicka lëvizi. Bërtita fort. Hajdutët, hajdutët. O Turi, cohu se na
vodhen. Arturi u cua dhe erdhi tek unë. Unë i shqetësuar po i tregoja vendin ku
ishte hajduti. Dhe në vend ti
flisja shqip i thashë greqisht : ine edho !
Në këto momente nga vendi, ku unë mendoja se ishte hajduti doli vajza që gjatë
natës ishte ngritur nga vend i fjetjes dhe kishte shkuar tek një karrike tek
kuzhina nga vapa.. Në gjumë në karrike ,vajza ishte rrëzuar nga karrikja që
shkaktoi zhurmën dhe frikën nga hajdutët.
Hajde të mbaje të qeshurat e Arturit. e vajzes.. Disa dite rresht kjo ngjarje
na mbante me humor.
E hënë 15 korrik 1991
Dola për punë në oren 7.oo.Shkova në punë me brigadën e shtrimit të
pllakave mermeri. Ata ishin 7 vetë dhe ishin njerëz shumë të mirë. Puna ishtë e
vështirë, por me sjelljen e tyre ata të bënin ta përballoje lodhjen. Sillnin
edhe ushqim për drekë. Punova deri në ora 15.oo.
Darkën e kaluam me humor.
E
martë 16 korrik 1991
Shkova për punë. Punova deri në orën 15.oo. Vajza shkoi me Arturin në
Athinë. Bëmë mbasdite psonisjen Darkën e kaluam me humor. te sinjor Andoni.
E mërkurë 17 korrik 1991
Punova nga ora 7 deri në ora 15. Ustallarët ishin njëri më i mirë se
tjetri., na bënin kafe në orën 8.oo. Punën nuk e ndjeja fare nga shakatë e
tyre.. Kanë një harmoni të përsosur si në punë edhe kur ecin në rrugë.. Ke
dëshirë që të qëndrosh sa më tepër me ta. Mbasdite lëvizëm disa rroba por ecëm
në kembë. Gjithmonë në këmbë. Ky ishte fat i shqiptarit si më i varfëri i
Evropës.
E enjte 18 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Vajzën e cova tek familja e Simonit. Punova deri në ora
15.30’. U lodha nga vapa e madhe. Punë dhe vetëm punë pa e ngritur kokën, as
për të fshirë djersën lumë. Me stomakun bosh po punoja dhe trupi im kish
filluar të hollohej e të tretej.
E premte 19 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Vajzen e lashe tek shtëpia e Simonit Në punë
punova deri në orën 12.oo. Ustallarët kishin porositur disa tava me pula të
pjekura dhe shikonin tërë humor se si ne shqiptarët hanim shumë shpejt pulen e
pjekur dhe përlanim në seri të tjerat. Bënin kryqin kur shikonin që me një
rrotullim të pulës ajo kishte përfunduar në barkun tonë të uritur.. Darkën e
kaluam si zakonisht me humor.
E shtunë 20 korrik 1991
Dola tek sheshi i tregut të punës, me vete kisha edhe vajzen. Deri në porën 9 e
30’ nuk pata asnjë kërkesë për punë. Ishin shumë refugjatë në rrugë. Gati cdo
minutë refugjatëte shikojnë njëri-tjetrin me shumë urrejtje, në garë kush të
shitet për punë. Vjen një taksi. Një vlonjat afrohet dhe bëhet gati për tu
future në makinë, por kur pronari hapi derën e makinës hodhi sytë drejt meje.Më
njohu që kisha punuar katër ditë rresht tek vila e tij., ku mu thye edhe ora.
Pronari nuk mori vlonjatin por më ftoi mua të futesha në makinë.
Shkova në vilën e tij dhe punova deri në orën 17.oo,gjithë ditën nuk kisha
futur asnjë kafshatë bukë në gojë.Në një familje aty afër vajza hëngri drekën.
Kur do të ikja nga puna erdhi shoqja e pronarit dhe pasi u njoh me vajzen më
kërkoi që ta pagëzonte .. Pronaria u gëzua që do të vaftiste vajzen, na
shoqëroi me makinën e saj për në shtëpi. Na bleu edhe ushqime për vajzen dhe na
ftoi që të shkonim të nesërmen në vilën e saj
E djelë 21 korrik 1991
Shkova me vajzen në këmbë tek vila e pronarit të keq, njeri i,lig, grabitës i
gjakut të shqiptarit, të shfrytëzon në maksimum në punë dhe nuk të jep asgjë
për të pirë. Në orën 12 erdhi e shoqja e pronarit shumë e mërzitur dhe pa i
flolur të shoqit më tha: Nuk mundem ta vaftisë vajzën tuaj dhe u largua tepër e
mërzitur.. E kuptova që ishte grindur me të shoqin, i cili është shumë kurnacë
.
E hënë 22 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.00 .Arturit nuk i erdhi ustai. Kalova në punë
mjaftë mirë.Vizitë tek plaka. vajzës i dhanë 1000 dhrahmi.
E martë 23 korrik 1991
Vajzen e lashë në shtëpi. Në punë kalova mirë . Punova 8 orë.
Mbasdite shkuam te senjori Andon Kutandis dhe bënë humor, dhe na premtoi se do
të na ndihmonte për të shkuar në Athinë për vizitë në spital .
E mërkurë 24 korrik 1991
Vajzen e shpura tek plaka.që ruan kishën. Shkova në punë. Punova nëpër vapë.
Erdha në shtëpi në orën 16.. Vajzes i dhuruan 3000 dhrahmi. Në darkë në rrugë
gjeta një televizor. Darkën e kaluam tek Kosta.
E enjte 25 korrik 1991
Në punë shkova në orën 7.oo. Punuam shumë. Erdha në shtëpi në orën 16.oo dhe
mora vajzen për vizitë tek mjeku Arturit.,sot punon edhe pasdite.
E premte 26 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo.Vajza shkoi për vizitë në spital.Punuam shumë.
Na kanë shfrytëzuar gjatë javës dhe siguruan materialin për javën tjetër, pra
na shkurtuan ditët e punës, duke na shfrytëzuar egërsisht në punë.
E shtunë 27 korrik 1991
Bashkë me vajzen shkuam pë punë tek shtëpia e places. Qëndruam deri në orën
15.oo . Në orën 16 së bashku me Arturin e vajzen shkuam në familjen e Vangjelit
për punë. Muarëm nga 3000 dhrahmi.
E djelë 28 korrik 1991
Së bashku me vajzen shkuam tek Vangjeli, punova paradite dhe pas dite.Më
dha 8000 dhrahmi., hëngrëm drekë dhe rashë dakord që të punoi tetë ditë nga
6000 dhrahmi me 8 orë punë.
E hënë 29 korrik 1991
Shkova në punë në këmbë sepse makina kish kaluar se unë u vonova se përcolla
vajzen për në Athinë. Punova deri në orën 16.oo Vajza kish qenë për vizitë me
xhajën në Athinë.
Jemi shumë të lodhur nga puna, tepër të mërzitur nga vetmia në vend të huaj.
E martë 30 korrik 1991
Dita e fundit me ustallërët grekë që shtrojnë pllaka. Punova deri në orën
15.00.U ndava me ta me mbresat më të mira. Sidomos Kosta dhe Thanasi. Duke
rritur intesitetin e punës sime dhe të një himarjoti të lig antishqiptar na
shfrytëzuan barbarisht, tekniku i brigadës ndërtimit , i cili shfrytëzoi
mosnjohjen tonë të proceseve të punës. Mbasdite shkova në Markopolo për të
rregulluar orën , por asaj i kish humbur akrepi i sekondave dhe i minutës,
kështu e hodha poshtë. Në darkë punuam me Arturin tek një shtëpi afër banimit
tonë.
E mërkurë 31 korrik 1991
Në orën 7 e 30 minuta me vajzen dhe sinjor Andonin u nisëm për Athinë për
vizitë. Udhëtuam drejt Athinës dhe kur dualëm në kodër mbi Athinë pame gjithe
shtrirjen e madhe të Athinës. Madhësia e shtrirjes nuk kapej dot nga syri ynë.
Për dy orë kontrolluam klinikat e Athinës. . Hëngrëm drekë. Unë për të kursyer
mora vetëm një pjatë fasule. Kursyem lekët. Kontrolluam dyqanet e televizorëve
dhe manjetofoneve, shifnim me sy se nuk i blenim dot. Mbas dite me Arturin
shkuam për punë dhe nxora lekët që spunova paradite.
E enjte 1 gusht 1991
Dola për punë në orën 7.00 Deri në orën 10 nuk gjeta punë. Në mëngjes takova …H….,
i cili më porositi të mos tregoja se jemi kushërinj. Pse ? ! Edhe ditën e parë
këtë gjë më kërkoi, nuk e di si ta përcaktoi karakterin e tij.. Mu lut që të
iknim , se punë sot nuk ka. Në këtë moment vjen një kërkesë për punë, por duhej
kazëm dhe lopatë. Dhe duheshion dy vetë. Kur prisja të shkoja … ai bëri sikur
nuk më pa dhe mori një tepelenas Shova vizitë tek plaka dhe më dhuroi 500
dhrahmi. Darkën e gatova une, gjellë me mish sepse Arturi erdhi me vonesë.
E premte 2 gusht 1991
Punova tek plaka shpirte mirë.Elena, e cila më dha pak punë deri në ora 11.00.
Mora 5000 dhrahmi. Dita bënë shumë e nxehet dhe temperature rritet me tepër tek
baranga e plumbit ku nuk flihet gjumë.
E shtunë 3 gusht 1991
Punova tek shtëpia e Vangjelit, njeri shumë i mirë. Shkuam për furnizim në
Athinë, në shtëpi punuam shumë pak Punova edhe mbasdite dhe gjeta edhe një punë
për të hënën pasdite.
E djelë 4 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkuam tek shtëpia e Vangjelit. Punova për raftin në bodrum,
ku nxehtësia të bënte qull në djersë.Punova edhe me sharrë duke sharruar durë
për të djegur në furrin e pjekjes së mishit. Drekën e hëngrëm shumë mirë.
Punova edhe mbasdite. Darkën e kaluam me Arturin si të vdekur nga lodhja e
ditës.
E hënë 5 gusht 1991
E hëna e fundit që do të kaloj në Porto-Raft. Filloi java e fundit e
emigracionit të parë. Ditët na duken shumë të gjata., jemi tepër të mërzitur.
Megjithëse cdo mëngjes udhëtojmë me veturë në mjedise shumë të bukura, ato nuk
më tërheqin më, edhe ushqimin e hamë të menduar. Kemi shumë mall për fëmijët.
Në orën 8.oo na erdhi Vangjeli për të na marrë bashkë me vajzen. Punova deri në
orën 12oo. Bëmë banjë në detë. Në orën 17.ooo punova me Arturin tek puna që na
gjeti Panajoti., do të punojmë tre pasdite pune. Darkën e kaluam shumë të
mërzitur, se sinjor Andoni nuk e la Arturin për të qëndruar tek baranga e tij
ku ne mbushim ujë.
E martë 6 gusht 1991
Punova tek Vangjeli. Kaluam shumë mirë. Në orën 19.oo shkova tek puna pasdite.
Darkën e kaluam pa bukë se nuk kisha gatuar.
E mërkurë 7 gusht 1991
Punova tek Vangjeli deri në orën 14.oo. Kaluam një drekë të mirë. Në orën 17.oo
punova tek puna pas dite. U lodhëm shumë nga puna, sa që nuk kishim takat të
hanim darkën dhe fjetëm pa bukë.
E hënë 8 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkova në shtëpinë e Vangjelit. Lyeva me gëlqere deri në
orën 15.oo. Në orën 17 shkova tek puna tjetër. Punova deri në ora 20.oo. Bëra
debate për lekët, na dhanë pak lekë për katër pasdite punë. Darkën e kaluam
vetëm se Arturi kishte qëndruar në Athinë.
E premte 9 gusht 1991
Punova deri në orën 14.oo tek Vangjeli. Ishte edhe i vjerri, hëngrëm drekë.
Muarëm edhe adresën e njëri-tjtrit. Vajza u miqësua shumë me vajzën e tij
Elenën. U ndamë shumë me respekt, një ndarje prekëse. Na shpërblyen shumë mirë
me lekë, na trajtuan sikur të ishim vëllazëri. Njerëz tepër të mirë.. Vangjeli
premtoi se në shtator do të vijë në Vlorë., ndërsa vitin tjetër në shtator më
ftoi me familje në Athinë. Dita e sotme ka qenë e nxehtë.
E shtunë 10 gusht 1991
Punova tek plaka Eleni. Më priti shumë mirë, që në mëngjes më dha qumësht
me djath.Punova deri orën 12.3o.Më dha me vete një tavë me pulë të pjekur. Dhe 6000
dhrahmi. U nda me shumë emocione. Është dita e fundit që po punoj në Athine. Po
bëjmë sistemin e plackave se nesër do shkojmë në Pire në Pazar për të blerë
gjëra për shtëpi. Problem mbetet strehimi i Arturit, sepse sinjor Andoni nuke
lejon më te strehimi i kabinës tonë.
E djelë 11 gusht 1991
Shkuam me Arturin dhe vajzen në Pire.
Blemë dis gjëra. Kishte shumë dëndësi mallrash, nuk lëvizje dot në Manastiraq.
Edhe nga njerezit. Duhej të ruheshe edhe nga hajdutët e shumtë., të përlanin
paratë me mjeshtërinë më të sofistifikuar. Bleva dy manjetofonë dhe një sixhade
të madhe. Drekëm e hëngrëm në një tavernë, dhe provuam manjatefonët për të bërë
incizim. Imcizimi doli i dobët.
E hënë 12 gusht 1991.
Në orën 6 e 30 minuta erdhi ustai i Arturit dhe na mori me makinë për të na
shpurë tek stacioni i autobuzit. U ndamë tek stacioni i autobuzit me Arturin.
Në orën 9 e 30 minuta u nisëm për në Janinë. Udhëtuam 7 orë drekëm e hëngrëm në
një pikë turistike. Erdhëm në Janinë në orën 18.oo. Shkova me taksi në
Stavraqis në orën 20.oo. Kaluam darkën tek shtëpia e Jorgo Bellos.
E martë 13 gusht 1991
Gjithë ditën me vajzen nëpër dyqanet e Janinës, blemë disa gjëra që na
duheshin.
Darkën e kaluan duke pirë.
Emërkurë 14 gusht 1991
Udhëtuam për në Kakavijë. .Mbrita ne Vlore .
2. Emigracioni i dytë me familje maj -
gusht 1992
Ne emigracionin e dyte sigurova nje vize nga ftesa e nje greku qe njoha ne
emigracionin e pare . Sigurova vize edhe per gruan. Familjarisht u nisa per ne
Porto –Raft te Athines. Fillimisht perballuam shume veshtiresi , strehimi ishte
pa drita, nje ndertese e vjeter, por nga e keqja banuam aty. Njohem nje grua
besimtare greke. Ishte shume humane.. Punuam kater muaj, krijuam nje gjendje
financiare .Te lodhur e te raskapitur u kthyem ne Vlore.Filluam perseri punen
si mesues. Sigurova truall ne Ujin e Ftohte dhe ngrita katin e pare te
shtepise.
Emigracioni trete me familje me afate te gjate 1993- 1996
Vendosem dhe u larguam nga puna si mesues. U vendosem familjarisht ne Athine.
Mjekja greke , na strehoi ne vilen e saj ne Porto-Raft,nje gji detar . Nuk na
merrte asnje leke , perkundrazi na dhuronte ushqime. Ajo na ndihmoi shume.
Vajzat shkuan ne shkollen greke
Punuam kater vjete ne punet me te veshtira, u beme skelet sa nuk qendronim dot
ne kembe. Perfunduam nje shtepi te bukur dy katshe ne Ujin e Ftohet Vlore. Te
mashtruar nga firmat piramidale u kthyem ne Vlore. Na zuri viti zi 1997. Jetuam
mes plumbash. Nuk e di se si Zoti na ka shpetuar nga plumbat qe na kalonin neper
kembe.
Me dhimbje shita shtepite ne Ujin e ftohte, por isha i gezuar se parate do ti
harxhoja per ta nisur vajzen me studime ne Amerike., E realizova me shume
perpjekje nisjen e saj.
……. Vazhdon
Qatip Mara

Top of Form
Fjala e Lire - Free Speech