Friday, 29 June 2007

70 VJETORI I AKIL KOCIT



Nga Fatmir Terziu
Me rastin e përvjetorit të 70 të lindjes dhe 50 vjetorit të Krijimtarisë së Kocit, Ambasadori i Shqipërfisë në Britani të Madhe pos të tjerash tha se kompozitori Koci është një krijues që është i njohur në tërë Europën dhe më gjërë, duke afirmuar muzikën shqiptare.


Pas festimit të ditëlindjes së 70-të të Profesorit Akil Koci nga misioni katolik në Kroaci dhe pas urimeve dhe vlerësimeve të marra në Prishtinë ishte Ambasada Shqiptare në Londër që mblodhi miq, intelektualë, të njohur të Kocit dhe drejtues shoqatash shqiptare me veprim në Mbretërinë e Bashkuar për të uruar kompozitorin shqiptar në ditëlindjen e tij. Me rastin e përvjetorit të 70 të lindjes dhe 50 vjetorit të Krijimtarisë së Kocit, Ambasadori i Shqipërfisë në Britani të Madhe pos të tjerash tha se kompozitori Koci është një krijues që është i njohur në tërë Europën dhe më gjërë, duke afirmuar muzikën shqiptare.
Ndërsa shoqata shqiptare "Edith Durham" dhe gazeta The Albanian që drejtohen nga Petrit Kucana deklaruan gjatë një tubimi pak javë më parë se i kishin propozuar Presidentit Alfred Moisiu që të dekoronte muzikantin Koci në ditëlindjen e tij. Edhe ne i urojmë ditëlindjen zotit Koci, të cilin e njohim nga afër.
Pak kohë më parë kënga "Vera" me tekstin e Ndre Mjedës dhe kompozimin e Akil Kocit konkurroi për "Qytetin Olimpik 2012". "Vera" ishte e vetmja këngë që u këndua në gjuhën shqipe kurse këngët tjera ishin në gjuhën angleze. Ato u përcollën prej dy koreve "The National Youth Choir of Great Britain" së bashku me dy kore të tjera "Enfield Sings Borough Choir" dhe "Mount Steart Junior Choir", të udhëhequra nga dirigjentja e njohur Deborah Caterall. Në kuadrin e festivalit "Olympik Bid Friendship Day in Greenwich Park" u mbajt koncerti me rastin e prezantimit të Londrës, "Qytet Olimpik 2012". Para komisionit olimpik, u kënduan këngët e 12 kompozitorëve më të njohur britanike, në mesin e të cilave edhe kënga "Vera" me tekstin e Ndre Mjedës, e kompozuar nga kompozitori Prizrenas Akil Koci.
Kënga u prit mirë nga publiku i shumtë në këtë koncert të madh dhe konkurrues, kurse dirigjentja Deborah Caterall u shpreh se kjo këngë që u këndua në gjuhën shqipe u bë e dashur edhe për anëtarët e korit.Vlen të theksohet se në Greenwich Park, ku Akil Koci zgjoi Mjeden e Madh, gjenden edhe "Royal Observatory" dhe "Museumi National Maritime", qe sipas tyre matet koha për tërë botën.

*SHENIM: Ky artikull eshte percjelle dhe botuar ne albart, www.agimi.com, dhe Illyria ne New York.

Akil Koci shkruan:

I dashturi Fatmir,
Të falenderojë për shkrimet tua me rastin e përvjetoreve të mija 70 vjetorin e lindjës dhe 50 vjetorin eKrijimtarisë. Dje, Ambasadori i Shqipërfisë në Britani të Madhe organizoi një solemnitet me rastin e përvjetoreve pas fjalëve të rastit që ishin shumëdomethësë jo vetëm në aspektin e jubileve por edhe ate krijues,ambasadori pos të tjerash tha se kompozitori Koci është një krijues që është i njohur në tërë uropën dhe më gjërë,duke afirmuar muzikën shqiptare.
Fatmir nuk kam gojë që të thëmë se sa bukur dhe shumë ka folë për krijimtarinë time,ato do të i gjesh te Pertrit Kuçana se janë incizuar.
të fala,
Akili
Pamje nga koncerti i nxenesve te mij
Akili

1 comment:

keila, a Loba said...
This comment has been removed by a blog administrator.