Wednesday, 27 June 2007

ARSIMI SHQIP: SYTË EDHE NË DIASPORË

Nga Fatmir Terziu
Por problemi më i mprehtë është me prindërit, me disa mentalitete e me disa “kopracëri” që lidhen me kuletën, xhepin e mentalitetin e të qënit “tjetërkush” e të qënit me pasaportë në xhep. Edhe këtu asgjë nuk mund të anashkalohet lehtë, edhe këtu kritika s’është qëllim, por synimi është të rimëkëmbet ai ogur arsimdashës në një masë të konsiderueshme, i cili po të shikohet nga numri i fëmijëve që ndjekin shkollat shqipe dhe të krahasohet me shifrat e refugjatëve shqiptarë në vend, padyshim është në një disnivel të madh. Duke mos mësuar shqip askush të mos mendojë s’e është “Perëndimor”, askush të mos mendojë se ndihmon edhe vendin ku jeton, përkundrazi pengon, ngadalëson integrimin dhe anashkalon kulturën, mishërimin e saj shekullor, mpleksjen e saj me vlerat positive të një Kombi të lashtë me vlerat e një Kombi të zhvilluar, për të ndihmuar ndërtimin e një Europe të re pa gardhe e pa tela, për të ndërtuar e lehtësuar qytetërimin. Pra, sa më shumë të mbajmë gjallë gjuhën shqipe, po ashtu kemi ndihmuar edhe në pasurimin e gjuhëve të tjera, po ashtu ndihmojmë edhe fëmijët tanë të kuptojnë shumëgjuhësinë, aq të domosdoshme për një të ardhme të plotë në arsimimin dhe vlerat edukuese. Me mbajtjen gjallë të gjuhës mëmë çdokush mban një dritare më shumë në hapësirën e tij jetike, ndoshta akoma më të madhe se sa ajo që i hapet kur mëson një gjuhë të huaj.


Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Kastriot Robo ishte i treti në rradhë që ndau Abetare-n shqip publikisht dhe falas për të gjithë shoqatat shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Në fjalën e tij teksa dorëzonte Abetaret shqip për fëmijët e shkollës shqipe “Kosovanë Londër do të theksonte: “hapni sa më shumë shkolla, pranoni dhe edukoni sa më shumë fëmijë shqiptarë, kushtojuni dhe përkushtojuni rrugës së mundishme të gjuhës shqipe”. Pak javë më parë të njëjtën gjë bënë edhe dy ministrat e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës teksa vizituan disa shoqata dhe folën për problemet e arsimit shqip në diasporë, edhe pse u duk përpos fakteve dhe kritikave të shqiptarëve se ata “ishin shumë të zënë me punë të tjera”. Por, edhe pse ndodhi një dukuri e tillë, e quajtur më në fund “ogur i mirë” e vlerësuar si një zgjim qeveritarësh, nga drejtuesit e shoqatave shqiptare në emigrim, prapë se prapë problematika dhe kusuret e shkollës shqipe në emigracion janë aq të mëdha sa që “s’ka jorgan t’i mbulojë”, s’ka libër t’i përfshijë e jo më t’i zgjidhë një pako pesëcopëshe me Abetare të shpërndara falas.
Në bisedë me disa nga drejtuesit e këtyre shoqatave, mësojmë se ata janë të shqetësuar për disa probleme që lidhen me fatin e mëtejshëm të shkollës shqipe në diasporë. Por, para se të ngremë problematikën e thënë dhe të ngritur prej tyre prej shumë kohësh, le të shpjegojmë pak funksionin e këtyre shkollave. Ato janë shkolla të arsimit plotësues shqip në kuadrin e shkollave angleze, këtu është fjala për shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, ngritur nga shoqatat shqiptare përpos ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe financuar nga programe të ndryshme dhe nga anekse të ndryshme zyrtare në këtë vend. Për shembull në një fletëpalosje të shpërndarë nga “Shpresa Programme” me qendër në Aston-Mansfield sqarohet që në hapje se Shkolla Shqipe Projekt është financuar nga Big Lottery Fund. Të tjera si përshembull ajo “Kosova” e “Faik Konicës” janë financuar nga BBC fëmijë në nevojë (BBC Children In Need) dhe nga disa miniprojekte të tjera të mbështetura nga zyrat lokale në Londër. Shoqatat, pra ato shqiptare që shtohen përditë, të paktën katër të reja janë krijuar brenda dy vjetëve, duke synuar të kenë anëtarë qëllimin e parë e kanë tek fondet dhe fëmijët si burim për fondet e tyre. Dhe gati të gjitha në programet e tyre shprehin se janë “për të ndihmuar integrimin e plotë të shqipfolësve në jetën vendase”, “për të përmirësuar rezultatet e tyre në shkollë” e të tjera synime që lidhen me plotësime formularësh dhe fletëpalosjesh. Shkollat janë njëherë në javë, me nga dy orë mësimi dhe drejtohen nga mësues me kualifikim të mirë shqip dhe profesional. Drejtorë shkollash më së shumti janë vetë drejtuesit e shoqatave, edhe pse në disa raste ata s’kanë asnjë lidhje jetike me arsimin e jo më me profesionin e bukur të arsimtarit. Sidoqoftë, këtu “kritika” ka heshtur, se mjafton të thuhet ka shkolla shqip, mjafton që dikush të mësojë një vjershë shqip, të vallëzojë ose të kërcejë tradicionalet shqiptare që të emocionojnë pa hyrë në detaje. Ata duhen lavdëruar për përkushtimin e tyre, sakrificat, ndihmat që marrin dhe japin, për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe dhe për njëmijë arsye të tjera që lidhen me ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe. Të tjerat janë “kritika” që lidhen me faktin e “shtrirjes së këmbëve, aq sa e ke jorganin”. Këtu është edhe thembra e Akilit!
Duke menduar se problemi që ngrejmë është i gjërë dhe tejet i mprehtë dhe duke mos dashur të kujtojmë e të rikujtojmë, se edhe këto shqiptarë janë brenda shifrave zyrtare të popullsisë shqiptare, brenda statistikave zyrtare, edhe pse quhen emigrantë, me dashjen apo padashjen e tyre, përjashtuar ndoshta të lindurit në emigracion, krijimi i një ligji që do të përfshinte edhe ata në interesat e arsimit shqip njëlloj ose të përafërt me shkollën dhe arsimin shqip në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo ku jetojnë dhe mësojnë zyrtarisht shqip shqiptarët, do të krijonte një përkujdesje të re, do të ndërtonte edhe kritere e kushte të reja ligjore për arsimin shqip, bazuar në Konventën e Të Drejtave për emigracionin. Konkretisht, bazuar edhe në ligjin e marrëdhënieve midis shteteve, ka ardhur koha që përgjegjësinë për shkollat shqipe t’a marrin Ministritë përkatëse të arsimit shqip. Shembuj ka plotë për minoritete e nacionalitete të tjera që ndërtojnë e rregullojnë me ligj arsimimin e fëmijëve të tyre në gjuhën e nënës. Edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe Maqedonia e bëjnë një të tillë për joshqiptarët. Dhe kjo dihet. Dihet më mirë ndoshta në Kosovë, Maqedoni dhe mësohet tani edhe në Shqipëri. Këtu padyshim opsionet e specialistëve do të ishin më me interes të kishin pika dhe minipika shtesë.
Natyrshëm, fjala sjell fjalën dhe vete “gjuha ku të dhemb dhëmbi”. Financimi i shkollës shqipe në diasporë, tekstet, stafi dhe kualifikimi duke mos anshkaluar edhe anën teknike apo edhe disa faktorë të tjerë që lidhen me transportin apo me sigurimin e mjeteve ndihmëse, mendojnë drejtuesit e shoqatave ka ardhur koha të bëhen nga zyrat shqiptare, të kontrollohen ligjërisht dhe të mirëmbahen ligjërisht. Vetëm kështu mendojnë ata arsimi shqip do të ketë rezultat, vetëm kështu fëmijët shqiptarë që janë shembull kudo, do të vazhdojnë të konkurojnë denjësisht edhe në gjuhën e bukur shqipe, dhe falë Zotit ata janë dhe do të jenë në majat e arsimit të sotëm.
Por problemi më i mprehtë është me prindërit, me disa mentalitete e me disa “kopracëri” që lidhen me kuletën, xhepin e mentalitetin e të qënit “tjetërkush” e të qënit me pasaportë në xhep. Edhe këtu asgjë nuk mund të anashkalohet lehtë, edhe këtu kritika s’është qëllim, por synimi është të rimëkëmbet ai ogur arsimdashës në një masë të konsiderueshme, i cili po të shikohet nga numri i fëmijëve që ndjekin shkollat shqipe dhe të krahasohet me shifrat e refugjatëve shqiptarë në vend, padyshim është në një disnivel të madh. Duke mos mësuar shqip askush të mos mendojë s’e është “Perëndimor”, askush të mos mendojë se ndihmon edhe vendin ku jeton, përkundrazi pengon, ngadalëson integrimin dhe anashkalon kulturën, mishërimin e saj shekullor, mpleksjen e saj me vlerat positive të një Kombi të lashtë me vlerat e një Kombi të zhvilluar, për të ndihmuar ndërtimin e një Europe të re pa gardhe e pa tela, për të ndërtuar e lehtësuar qytetërimin. Pra, sa më shumë të mbajmë gjallë gjuhën shqipe, po ashtu kemi ndihmuar edhe në pasurimin e gjuhëve të tjera, po ashtu ndihmojmë edhe fëmijët tanë të kuptojnë shumëgjuhësinë, aq të domosdoshme për një të ardhme të plotë në arsimimin dhe vlerat edukuese. Me mbajtjen gjallë të gjuhës mëmë çdokush mban një dritare më shumë në hapësirën e tij jetike, ndoshta akoma më të madhe se sa ajo që i hapet kur mëson një gjuhë të huaj.

2 comments:

MEDIA INFORMATION PRODUCTION said...
This comment has been removed by the author.
MEDIA INFORMATION PRODUCTION said...

Letër përgëzimi z. Fatmir Terziut

I nderuari z.Terziu,

Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar.


Ju përgëzoj sinqerisht për punën kolosale që po bëni për shqiptarët dhe fëmijët e tyre në Britani të Madhe, nëpërmjet shkrimeve të shumta në faqen e internetit “ukalbanians”. Veçmas ju përgëzoj për shkrimin e paradokohshëm “Arsimi shqip: Sytë edhe në diasporë”, i cili ka zgjuar interesim të madh dhe ka nxitë një debat të dobishëm.
Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar.
Me profesion jam arsimtar dhe autor i tre vëllimeve të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, ku në 1600 faqe janë përfshirë rreth tre mijë biografi e portrete të mësuesve të parë që i hapën shkollat e para në trojet shqiptare, jashtë shtetit amë dhe koautor i vëllimit IV të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”. Prandaj, duke dashur që edhe unë (indirekt) të kyçem në këtë debat aktual, po jua dërgoj një pjesë të parathënies nga libri “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, IV, Prishtinë 2006, i cili këto ditë doli nga shtypi, por ende nuk është shpërndarë në diasporën shqiptare, ku duhet edhe të promovohet.

Tahir Z. Berisha
Londer, Korrik 2007