Wednesday, 27 June 2007

DITE HISTORIKE PER LABURET


Nga Fatmir Terziu

Kryeministri Britanik, Tony Blair, me rastin e largimit nga detyra si Kryeministër i dhjetë i kohës së Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregohen të durueshëm, përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Opsionit të mëhershëm të tij për statusin e Kosovës zoti Blair nuk i ka larguar as edhe një presje, duke ritheksuar se i qëndronte paketës Antisari dhe Pavarësisë me mbykqyrje ndërkombëtare.
Gjithashtu largimi i tij nga detyra dhe dorëzimi i detyrës së Kryeministrit të Britanisë së Madhe, zotit Gordon Brown, në një ceremoni speciale, paraqitur para Shkëlqesisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, ishte emocional, por dhe shpresëdhënës edhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e bashkuar. Zoti Brown, Kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë së Madhe, ka deklaruar se do të jetë në mënyrë të prerë për zgjidhjen e problemeve shqetësuese si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

No comments: