Friday, 29 June 2007

DOKUMENTARI NË PROCESIN E TË SHKRUARIT


Nga Fatmir Terziu
Në praktikën time dhe përvojën për dokumentarët e mi Rivermusic (Muzika e Lumit), Clouds of Smoke (Retë e Tymit) apo Trokamat në jetën e një Pene, realizuar edhe në anglisht me titullin Footsteps in the Life of a Writer, kam përdorur disa metoda dhe secila ka sjellë rezultate të ndryshme.

Pjesa më e rrëndësishme e shkrimit të një film dokumentari dhe realizimit të një film dokumentari, kur film dokumentari realizohet për shikim publik, televizion apo kinema, është teknika. Ajo është krehësja modeste në fakt që tërheq vetveten në tërë këtë kompleks dhe sistem mësimi, ku vetë sistemi punon me njeriun udhëtues dhe kërkon në hapësirën e një muaji, një viti, ose disa viteve të hulumtojë mbi të dhënat e këtij njeriu udhëtues. Në shkrim, unë mbaj të hapur metodën dhe mënyrën e komunikimit me shkrimtarët e tjerë dhe me të tjerë të interesuar në këtë lëmi dhe u krijoj atyre gjithashtu një shans të punojnë me mua një punë të cilën natyrshëm e udhëheq vetë, një punë në fakt që më kushton muaj parapërgatitje për të shkruar 15-20 minuta dokumentar-filmin.
Një nga problemet e realizimit të dokumetarit film në këtë nivel ku dokumentari është sot, është ende aktrimi, ose dalja nga një lojë e cila ka përfshirë padashje krijuesit e këtij zhanri e që thjesht ka të bëjë me amatorizmin. Krahasuar me mediumet e tjera të këtij lëmi, dokumentari padyshim, është në ditët e tij më të komplikuara, ku film-dokumentar krijuesit janë kaq në veshtirësi dhe në dilemë me morinë e gjërave që udhëtojnë në vetë problematikën e dokumentarit vetë. Në të njëjtën kohë, dokumentari duhet të lëvrohet në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtin nivel me mediumet e tjera. Ballafaquar me kompeticionin e mediumeve të tjera dhe vetë llojet e shumta të fushës së film dokumentarit, është e kuptueshme ajo që dokumentar prodhuesit luajnë për siguri, ose e thënë pak më shqip, në një metodë sa për të qenë brenda kornizave klishe të film-dokumentarit, sidomos atij televiziv sot. Në këtë mënyrë ata bëjnë që të ngecet në metoda tradicionale, dhe për më tepër si ç’ndodh më së shumti në krijimtarinë televizive shqiptare, tentohet jo pak që të rroket fenomeni eksperimental.
Procesi i shkrimit të një teksti për një dokumentar varion sipas praktikave të autorit. Këto praktika varen nga disa probleme të tjera që lidhen me stilin, kërkimin e fakteve dhe hulumtimin e materialeve rreth temës së zgjedhur. Në praktikën time dhe përvojën për dokumentarët e mi Rivermusic (Muzika e Lumit), Clouds of Smoke (Retë e Tymit) apo Trokamat në jetën e një Pene, realizuar edhe në anglisht me titullin Footsteps in the Life of a Writer, kam përdorur disa metoda dhe secila ka sjellë rezultate të ndryshme. Për të shkruar Clouds of Smoke pas disa javëve kërkime dhe hulumtime profesionale dhe pas gjetjes së intervistuesve unë përdora metodën e drafteve, metodë kjo e bazuar në përvojën e një prej filmkrijuesve më të mirë David Lynch. Kjo metodë krijon më shumë mundësi për të ndjekur problemet sipas një grafiku skenar. Duke qenë se ky dokumentar ka të bëjë me ngrohjen globale dhe ndryshimin e klimës, metoda e draftit ndihmon që problematika evoluese të pasqyrohet shumë më lehtë dhe të jetë më shumë përfshirëse. Në shkrimin e Rivermusic ishte ndryshe. Më parë kontaktova karakteret dhe intervistuesit, pastaj bëra dhe ndërtova modelin dhe historinë. Skripti në fakt ishte një tekst lehtësues … vazhdon, (shkëputur nga libri në përgatitje i autorit Fatmir Terziu: DOKUMENTARI NË PROCES)

No comments: