Tuesday, 26 June 2007

DOKUMENTARI NE PROCES

Nga Fatmir Terziu

Pjesa më e rrëndësishme e shkrimit të një film dokumentary dhe realizimit të një film dokumentary, kur film dokumentari realizohet për shikim publik, televizion apo kinema, është teknika. Ajo është krehësja modeste në fakt që tërheq vetveten në tërë këtë kompleks dhe system mësimi, ku vetë sistemi punon me njeriun udhëtues dhe kërkon në hapësirën e një muaji, një viti, ose disa viteve të hulumtojë mbi të dhënat e këtij njeriu udhëtues. Në shkrim, unë mbaj të hapur metodën dhe mënyrën e komunikimit me shkrimtarët e tjerë dhe me të tjerë të interesuar në këtë lëmi dhe u krijoj atyre gjithashtu një shans të punojnë me mua një punë të cilën natyrshëm e udhëheq vetë, një punë në fakt që më kushton muaj parapërgatitje për të shkruar 15-20 minuta dokumentar-filmin.
Një nga problemet e realizimit të dokumetarit film në këtë nivel ku dokumentari është sot, është ende aktrimi, ose dalja nga një lojë e cila ka përfshirë padashje krijuesit e këtij zhanri e që thjesht ka të bëjë me amatorizmin. Krahasuar me mediumet e tjera të këtij lëmi, dokumentari padyshim, është në ditët e tij më të komplikuara, ku film-dokumentar krijuesit janë kaq në veshtirësi dhe në dilemë me morinë e gjërave që udhëtojnë në vetë problematikën e dokumentarit vetë. Në të njëjtën kohë, dokumentari duhet të lëvrohet në të njëjtën rrugë dhe në të njëjtin nivel me mediumet e tjera. Ballafaquar me kompeticionin e mediumeve të tjera dhe vetë llojet e shumta të fushës së film dokumentarit, është e kuptueshme ajo që dokumentar prodhuesit luajnë për siguri, ose e thënë pak më shqip, në një metodë sa për të qenë brenda kornizave klishe të film-dokumentarit, sidomos atij televiziv sot. Në këtë mënyrë ata bëjnë që të ngecet në metoda tradicionale, dhe për më tepër si ç’ndodh më së shumti në krijimtarinë televizive shqiptare, tentohet jo pak që të rroket fenomeni eksperimental… (vazhdon).

No comments: