Monday, 25 June 2007

INVESTITORËT BRITANIKË, SYTË SHQIPËRISË

Nga Fatmir Terziu

BA në ndryshimin e disa kritereve paraprake të blerjes dhe prenotimit të biletave në linjën Londër-Tiranë dhe Tiranë – Londër, nga kompanitë e udhëtimit deklaronte se për blerjet paraprake në avancë, kishte rritje kërkesash dhe kjo sillte faktin se tashmë rreth katër mijë biletat për sezonin e ardhshëm nuk mund të quheshin më stok, pra në gjuhën e tregut u ishin shitur turistëve britanikë, që më së shumti ishin të sferës së biznesit. Pronari shqiptar, i qetë ia ktheu: “Kjo tregon se investimi Britanik ka kthyer sytë tek Shqipëria. Kjo është kryesorja se të tjerat, rregullohen…”.


Shqipëria ka klimën më të mirë dhe çmimet rreth katër herë më të lira se fqinjët e saj Kroacia dhe Mali i Zi”- thuhet nga Albania - Terranova Residence, në publikimin e saj më të ri të lëshuar ditët e fundit. Kompania e fuqishme Britanike, të cilës i referohemi, padyshim e bazuar në këto kushte favorizuese për investitorët, nuk lë pa përmendur edhe fakte të tjera që lidhen me fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat sipas saj janë faktori më domethënës për Next Big Thing investime në prona. Faktësuar nga milionat e eurove që KE ka investuar në Shqipëri dhe nxitur nga pregatitjet për të hyrë në KE më 2014 dhe NATO më 2008, “investimet në Kryeqytet kanë bërë që të thuhet me plot gojën se janë priorizuar dhe janë bërë sot ndër më të sigurtat dhe më modernet në botë”. Por, zgjimi i interesimit për këto investime ka çuar edhe në zgjime të tjera, që shpesh herë favorizohen për mirë e në të mirë të faktorit shqiptar, integrimit shqiptar.
Rrastësisht para ca ditësh në një nga zyrat e Kompanisë Alban-Travel në Londër, ndeshëm një dialog me një prej drejtuesve të marketingut të British Airways (BA) dhe pronarit shqiptar të agjensisë Nik Berisha. BA në ndryshimin e disa kritereve paraprake të blerjes dhe prenotimit të biletave në linjën Londër-Tiranë dhe Tiranë – Londër, nga kompanitë e udhëtimit deklaronte se për blerjet paraprake në avancë, kishte rritje kërkesash dhe kjo sillte faktin se tashmë rreth katër mijë biletat për sezonin e ardhshëm nuk mund të quheshin më stok, pra në gjuhën e tregut u ishin shitur turistëve britanikë, që më së shumti ishin të sferës së biznesit. Pronari shqiptar, i qetë ia ktheu: “Kjo tregon se investimi Britanik ka kthyer sytë tek Shqipëria. Kjo është kryesorja se të tjerat, rregullohen…”. Pa u futur në detaje të kësaj bisede më tej ne u ndalëm së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” të Mbretërisë së Bashkuar, Talat Pllanën, në disa minibiznese shqiptarësh në Londër. Biznesmenë të suksesshëm si Gazmend Pylla, Afrim Berisha, Ferki Hashani, Sytki Hyseni, Nexhmedin Mustafa e të tjerë, na thanë se ardhja e Presidentit Bush në Shqipëri dhe vizita e deklaruar e Klintonit, kanë krijuar klimë të re edhe për Shqipërinë edhe për shqiptarët.
Rikthimi i syve të biznesmenëve Britanikë, duket një ogur i mirë. Fakti që publikohet nga kompania serioze e investimeve për jashtë Britanisë (Barrasford and Bird Worldwide) dhe është një kompani që drejtohet nga i suksesshmi Robin Barrasford, Drejtor i Menaxhimit, i jep më shumë seriozitet temës në fjalë, temës që shumë shpejt po kthehet nga një ëndërr dhe premtim elektoral politikanësh, në realitet e fakt prekës. Nga ana tjetër është faqja ndryshe e medaljes. A janë gati shqiptarët për këtë trend të ri, për këtë “sulm” të biznesit paremadh mbi pronat e Shqiptarëve? A janë projektet Qeveritare në nivelin e duhur, për të mos hapur thasë burokracish? Këto e shumë pyetje të tjera të karakterit përkatës e specialist mund të sheshohen vetëm e vetëm nëse parapregatitjet merren seriozisht. Le të shpresojmë.

Londër, 20/06/2007

No comments: