Tuesday, 26 June 2007

KROKAMAT


NGA FATMIR TERZIU

NË VEND TË PARATHËNIES

Shkrimtari Lazër Stani për “Krokamat” e Fatmir Terziut:

Fatmir, më ka habitur tregimi yt. Duke të mbajtur mend vetëm si gazetar nga ajo kohë e keqe, unë dija një gjë: se veç gazetarit të mrekullueshëm ishe edhe djalë shumë i mirë. Tani po zbuloj fshehtësitë e tua, fshehtësitë e shkrimit. “Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t'iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shumë tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës.

LAZER STANI
Tiranë


Botuesi i Seguraweb.nl, Senad Guraziu:

"Pajtohem absolutisht me fjalët e z. Stani... dhe vërtet te uroj suksese dhe vetëm suksese, nga zemra.
S'ka, thuhet një fjalë, disa gjëra nuk duan filozofi: puna e mirë jo vetëm që është e mirë për momentin, por ajo mbetet e mirë... me një kusht, ajo patjetër duhet të jetë e mirë, sa më e mirë që të jetë e mundur. Arti është i "tendosur" e i tërthuruar pikërisht rreth kësaj maksime, arti pra me t'u ngjizur synon t'i bëjë ballë realitetit... mevërtetësinë, me pozitivizmin e vet, me mesazhin, idetë etj."

SENAD GURAZIU
Hollandë


KROKAMAT

Dy re u shfaqën menjëherë në qiell kur thesin e zi të mbushur plot me eshtra e plasën
dy mushamaveshur në qoshin e asaj godine të braktisur vitesh. Dy retë e zeza në fakt
vetëm sa imituan krokamën e korbave, që u shfaq, u dëgjua dhe u shua pas Kodrës së
Mavijosur. Pastaj, e gjitha u tendos nën një thupër të zjarrtë, që u shkëput nga qielli e
përfundoi aty ku zëri i këmbanave dëgjohej çalë.
“Më mirë që s’dëgjohen,” – tha më i moshuari.
“Eh,” – shtoi më i riu, - “ku dëgjohen ndonjëherë këto këmbana… Kanë një zhurmë të
frikshme, të …
“Thuaj s’janë si të kishave tona,” – ia preu më i moshuari.
Dhe vetëm kaq vazhdoi ai dialog midis tyre. Qielli u nxi më shumë. Vetëtimat dukej sikur përsërisnin induksionin, teksa zgjasnin kthetrat e tyre mbi kodrat që krijonin atë gropësi. Ia krisi shiu. Një ujë i pistë, i ndyrë, vërshoi pastaj me vrap grykës dhe si i tërbuar iu bashkua lumit.
Ata të dy herë vështronin njëri-tjetrin e herë thesin në atë qosh…, derisa më në fund dremitën.
***

Ky nuk ishte synimi i asaj rruge. Nuk ishte as mendimi për një fund të tillë. Pak rjeshta të mbetur në një gazetë lokale sollën në dritë faktin. E gjitha vërtitej pastaj pas atyre rrjeshtave, derisa në anën tjetër të kufirit u prish qetësia. Lajmi mbërriti…
“Ej, zgjohu, zgjohu,” – i thiri më i moshuari, i cili fshiu sytë e vet dhe tentoi t’i afrohej më shumë më të riut.
“Ah, o ç’gjumë më kish kapluar. E di ç’po shihja?” – ia ktheu tjetri, duke fshirë sytë e shtriqur duart.

***
Ajo ishte një zyrë. Një zyrë komode. Në tavan vallëzonte çuditshëm një refleksion drite. Në dysheme krihej tërë komoditeti i mermertë e i qelqtë që e rrethonte. Në mes dy kolltuqe. Në dy këndet kompjutera dhe paisje moderne elektronike. Celularë, fakse, makineri të shumta. Të gjitha të modës dhe prodhime të kohës më të fundit. Në mur panorama. Vetëm një bastun, aty afër derës dukej jashtë modës së sallës. Ai ishte “gatuar” e latuar ndryshe. I latuar e i gdhendur mirë. Dukej se ishte punuar me mjeshtëri e kujdes.
Dukej se duar njeriu e kishin punuar, ndryshe nga ato paisje që pushtonin atë zyrë, ku të gjitha ishin prodhime fabrikash.
Pashë të hapej një derë. Fshiva sytë. Jo s’ishte derë! Ishte, m’u duk… Debat me veten.
Në fakt aty doli një çupëlinë e veshur mini, e tëra në rozë, me një tabaka bosh në duar.
Mbi tabaka një pecetë. Një pecetë, për të cilën zor s’e kombinon ndonjë ngjyrë t’a krahasosh, e t’a qëllosh në emër. Le të them se ishte e bardhë si bora e malit. Pastaj, nuk pashë s’e si u mbyll ai vend nga doli ajo çupëlinë, ajo bukuroshe trupgjatë e flokëmbledhur.
Prita sa të shihja një veprim të dytë. Isha me fat. Aty ku një panoramë aq e madhe tkurrej e bymehej sa herë që një buton shtypej atje tej, krijohej një hyrje, e cila të jepte si në pëllëmbë të dorës edhe atë që syri nuk arinte t’a fiksonte për aq sa ajo hapej e mbyllej në çast. Ku ç’të shihje?
Aty në katin e tridhjetë të asaj ndërtese, ku ndodhej ajo zyrë, ajo pjesë prapa panoramës ishte kopsht natyral i mbushur e stolisur me ç’ka të ka parë syri e ç’ka të kanë treguar librat. Kopsht natyror me pemë, lule, hardhi e ku mund të tregohen e përshkruhen të gjitha. Në mes një shatërvan. Pranë tij një kolltuk. Në kolltuk një mesoburrë. Përballë tij dy burra. Njëri shkruante e tjetri diktonte. Pastaj ai që diktonte vinte e i pëshpëriste në vesh atij të ulurit në kolltukun me rrota buzë shatërvanit.
“Dëgjo mirë! – ngriti zërin i uluri në kolltuk. Foli me ton të lart dhe as kokën s’e ngriti lart.
“Si urdhëroni, Zotëri, -ia ktheu me të shpejt ai që vinte e i pëshpëriste në vesh.
“Vallja ka nisur. Bisha ka dasëm. E përfolura është nusja e tij. Ftesa është më vonesë, por edhe në kohë në fakt. Është për të gjithë sojin. Shkruaje, - dëgjove?” – shtoi ai, po me atë ton të ngritur, vetëm me një ndryshim nga ajo e folura e parë, se e lëvizi pak kokën në drejtimin e kundërt me shatërvanin, aty ku një majmun, a racë majmuni, kacavirej dhe bënte zhurmë. Heshti një çast. Shfryu. Pastaj vazhdoi prapë.
“M’a qëroni atë specie, mbydhjani squpin, kur flas unë. Dëgjuat?”
Të dy lanë punën dhe iu turrën majmunit. Ai bëri nja dy kërcime dhe në të tretin ra në një rrjetë me bisht të gjatë, model i ngjashëm me atë që koleksionistët përdorin për të kapur fluturat nëpër male.

***

“Po, thesi?”- ulëriu më i moshuari dhe brofi në këmbë. “Ku është thesi?”- shtoi ai, duke bredhur si i përhumbur në atë dhomë me suva të rrëzuar.
Tjetri gati kishte ngrirë me supet ngritur, që në çast i ngjanin njësh me kokën.
“Bo, bo, na mori lumi”- tha më i riu. “Mjerë ne, kaq e patëm,” - vazhdoi ai,
teksa mbante kokën me duar, shkulte flokët dhe ofshante, shante ndyrë dhe shfrynte nga inati.
Më i vjetri dukej i frikësuar, por jo aq sa ai, të paktën nuk bënte ndonjë gjest nga ato të më të riut. Vetëm fytyra e tij shprehte diçka të ngjashme me shokun e tij.
“Ah, ai gjumë, ajo dremitje. Si s’na u tha trupi. Si s’duruam edhe pak. Si, si…”-
vazhdonte të shfrynte më i riu.

***
Në zyrë letrës iu vula. I uluri në kolltuk e miratoi në heshtje, vetëm me një shikim dhe me një lëvizje të dorës, pikërisht atë lëvizje që ai thuajse kryente rëndom. Ai që i pëshpëriste në vesh nxitoi të hapte një makineri. Pastaj se ç’ndodhi. Aq sa të flashtësh sytë, i uluri në kolltuk, shtypi një buton në kolltukun e tij. E gjithë pamja u vesh në blu. Pamja e atij shatërvani u shndërrua në një ekran të madh, ku menjëherë u shfaq në fillim vetë i uluri në kolltuk dhe pastaj një tjetër. Tjetri, i ulur në një makinë, mbante në prehër një laptop, dëgjonte me kujdes nga kufjet dhe shihte në ekranin e laptopit të tij.
-“Mark? Situata është ndryshuar. Ne kemi mallin në duar. E morëm dje. Ishim me fat. Tani…”, foli i uluri në kolltuk, duke e ndërprerë fjalën nga një tështimë, ndërsa dy çupëlina, gati kopje si ajo e tabakasë, menjëherë nxituan me peshqirë të bardhë që t’i fshijnë stërkalat që pështyma i la atij në fytyrë e në rroba.
Marku nuk priti të vazhdonte fjalën, por me një çehre të ndryshuar pyeti:
“Çfarë tani, çfarë? Anton, vazhdo. Sqarohu! “ – i shtoi pyetjes së tij me një
pauzë në mes të fjalëve, që u duk sikur iu mbajt goja.
“Tani, - vazhdoi Antoni, i uluri në kolltuk, emrin që ia mësova prej Markut, - ne kemi
bërë gati ftesat. Dasma ka filluar…”.
“Ju mendoni se ka filluar?” – ndërhyri Marku.
“Po. Do të dëgjosh orkestrën?” – tha dhe pyeti njëherësh Antoni.
“Mos u ngut, mos” – këshilloi Marku, i cili vazhdoi të flasë më me rrëmbim. “Dasma na takon ne. Ne kemi nusen, ne kemi dhëndrin. Ne kemi…” – tentoi të vazhdonte fjalën, por një britmë e padëgjuar më parë e Antonit ia preu fjalën.
“Pa vazhdo, vazhdo. Më thuaj kodin, më thuaj se ku është shkruar ai?” – vazhdoi rrëmbyeshëm Antoni, dhe shtoi më tej, “të besoj se ju jeni “pronarë të kësaj dasme, pronarë…”.
“Pikërisht atë mundohem të të them, të të sqaroj”- tha Marku.
“Po thuaje pra”- foli prerë Antoni.
“Ja kodi. Ja ku është. Ju keni thesin ne kemi këtë”, - foli Marku dhe shtypi një video ku tregohej direkt një plak i mbyllur në një dhomë, që ngjante si një bunker nën dhe. Dhoma bunker ishte rrethuar nga një skuadron uniformash ushtarake të armatosur çuditshëm. Nga ajri mbi bunker fluturonte pandërprerje një helikopter. Diku përballë dhjetra autoblinda dhe tanke. Bunkeri ndodhej në zemër të një mali, thellë një zone ushtarake të ndërtuar vite më parë, në atë cep ku nuk shkelnin këmbë civilësh.
“Epo mirë, pra. Ju doni t’a bëni këtë mesele thikë me dy presa, ë? Ju doni të luani rolin e dasmaxhiut?” – shfryu Antoni dhe mbylli ekranin.
Marku qeshi. E qeshura e tij krijoi një eko në zyrën-kopsht të Antonit, ndërsa imazhi i fundit i Markut mbeti si një hije aty në atë ekran që fikej e fikej ngadalë e ngadalë.

***
Antoni s’kishte qetësi. Rreth tij qëndronin jo një e dy çupëlina, pro dhjetra. Të gjitha një uniformë. Një pamje. Një fytyrë. Burra të tjerë ishin shtuar. Kostumezinj, të kollarisur, të bëshëm e të gjatë. Burra të një soji, të një marke, dukeshin si kopje e njëri - tjetrit. Antoni ngriti paksa kokën. Lëvizi njëherë dorën e majtë dhe vetëm kaq. Një çupëlinë u shkëput nga grumbulli i çupëlinave që rrinin në këmbë dhe i solli një gotë me ujë. Ktheu një gllënkë. Duart i dridheshin. Uji Brenda në gotë dukej sikur ziente.
Vajza zgjati tabakanë. Ai e shtyu me forcë dhe fluturoi gotën mbi grumbullin e burrave.
“Akoma rrini?!” – ulëriu Antoni. “Makina e tij akoma s’ka mërritur tek Kthesat e Bollës, dëgjuat? Zhdukuni!”- foli dhe kaloi dorën tjetër mbi ball. Ishte zhytur në djersë. Shikimi i mbeti në dritare.
Sa të hapësh e mbyllësh sytë, gjithë ai grumbull burrash u gjet mbi ashensorë. Pastaj makinat e tyre lanë një fjollë tymi pas.

***

Tek Kthesat e Bollës nata ende s’kish rënë. Aty s’kishte qetësi. Dhjetra makina kalonin gati në ç’do sekondë. Dhe kjo ndodhte çuditshëm në atë orë, në atë vend. Herë të tjera aty kishte patur qetësi nga ajo anë.
“Duhet bllokuar rruga nga ana tjetër.”- foli ai që i pëshpëriste në vesh Antonit në zyrën e tij, ai që vetëm diktonte ato që Antoni urdhëronte, menjëherë pasi uli celularin që kishte në vesh. Dhe ashtu u bë. I vunë nga një dorë dy makinave të tyre dhe ato u gjendën me rrota përpjetë në mes të rrugës. Kaq u desh dhe vargu i makinave u ndal. Aty prapë s’kishte qetësi. Njërëz që dilnin nga makinat dhe bërtisnin. Bori makinash që binin papushim. Ata, kostumezinjtë e kollarisur rrinin dhe heshtnin nëpër makina, ashtu qetë, ndoshta akoma më qetë se gjahtari kur pret gjahun. Pastaj u hap dera e njërës prej makinave. Dolën dy prej tyre. Një breshëri arme. Një ofshamë u këput në mes. Dhe heshtja kaploi atë anë të rrugës. Asnjë fjalë. Asnjë zhurmë pastaj. Asnjë bori makine nuk u dëgjua tek Kthesat e Bollës. Në anën tjetër të ndarë me një mur lulesh, autostrada gjarpëronte e gjarpëronte. Askush s’kishte parë s’e ç’ndodhte në anën tjetër. Kaluan pesë minuta më shumë nga koha e menduar. Celulari tringëlloi. U ndërpre dhe prapë tringëlloi.
“Po vijnë policët. Nëpër makina. Na e ka hedhur ai. I ka hypur avionit…”- foli disi
jozakonshëm e çalë Antoni nga prapa celularit, me një zë që dëgjohej në fakt shumë
qartë e fuqishëm.
Pastaj makinat e përmbysura në mes të rrugës u ngritën menjëherë. Rruga u hap dhe aty rruga filloi të gjarpëronte. Një ambulancë dhe policia kishin zënë vend aty ku thyhej paksa Kthesat e Bollës, ndërsa ata ia kthyen shpinën asaj.

***

Në ekranin e një televizori të vogël një tekst lëvizës lajmëronte papushim për mbledhjen e ditës tjetër. Mblidhej Komisioni Ndërshtetëror që përbëhej nga anëtarë prej pesë vendeve më të fuqishme të Botës. Komisioni mblidhej për të fundit herë. Ai do të shihte dhe gjykonte pretendimin e fundit të shtetit të vogël dhe do të shikonte edhe ankimet e shtetit tjetër. Do të shihej ç’do detaj, ç’do fakt, ç’do argument. Kishte kohë që ky vend kishte ngecur në pengesa të shumta prej këtyre marifeteve që luante paraja, që luante fuqia e “Botës së Floririt”. Por shansi kishte trokitur në derë. Zoti e kishte dhënë dhuratën e tij. Dëshmia historike, fshihej tek ai thes i zi, tek ato eshtra…

***

Atë natë ushtria ndali marshimin. Të gjithë ndejtën gjatë si të ngrirë. Mbreti, i cili i printe asaj ushtrie u sëmur krejt papandehur e mistershëm. Lajmi u hap menjëherë vesh më vesh. Askush s’e besonte. Askush. I ri. Fare I ri. I bëshëm, i fortë, i bukur dhe tepër i shëndetshëm.
“Si ndodhi? Si ka mundësi? Si…”- pyetej kudo në atë gjarpërim ushtarësh që dukej si
një shkallë dyshe në atë faqe mali që i ngjante një ure lëvizëse e cila dukej sikur bashkonte dy kodrat përballë njëra-tjetrës. E ata që ndodheshin më afër tij pastaj i larguan me forcë. Të gjithë qëndruan matanë Kodrës. Vetëm një burë qëndroi aty. Vetëm ai diçka nxorri nga gjoksi. Vizatoi, shkroi në një lëkurë dhe vetëm ai e di se ç’ndodhi më tej. Lajmi ishte i keq. Lajmi vuri në kujë Kodrën. Lajmi gumëzhiu kudo. Diku edhe u festua, diku u qa dhe u qa shumë, diku u mallkua ajo ditë. Vetëm ai burë s’u pa më. Ai burë që e varrosi me duart e tij Mbretin e atij vendi. Ai e dinte se sëmundja e tij prekte njeriun dhe s’e falte. Ai kishte shansin e vetëm t’i shpëtonte asaj
sëmundjeje. Ai ishte nga një vend ku ilaçet prodhoheshin hershëm. Ai iu bashkua mbretit për hir të një historie dhe mbreti e bëri më të besuarin e bëri këshilltarin e vet në këmbim të një marrëveshjeje. Ajo marrëveshje fle tani në dhe, fle bashkë me Mbretin, ndoshta mund të zgjohet tani me atë thes, me ato eshtra…

***

Ashtu me sytë nga ai ekran i vogël, më i moshuari, kishte hequr mushamanë e tij të verdhë me shirita të zinj anash, kur brofi sikur t’a kishte pickuar ndonjë mizë dhe foli:
“Unë e di, e di unë…”
“Çfarë di ti, çfarë? Thuaj pra, fol?”- nxitoi tjetri.
Pastaj buzëqeshi. Rroku tjetrin në qafë, fiku televizorin dhe nxitoi të vishte mushamanë. Urdhëroi edhe tjetrin të bënte të njëjtën gjë dhe dolën që aty.
“Ç’po ndodh, vërtet ç’po ndodh?”- tha tjetri sërrish dhe eci pastaj pas tij.

***
“Mark? Unë e di që më shikon. E di se ç’mendon tani. Por ti s’e di se ç’mendoj unë. Ti s’e di se ç’surprizë kam unë në fakt për ty”- foli Antoni duke lëpirë buzën ngadalë, ashtu i ulur në atë kolltuk të çuditshëm me rrota e përballë atij ekrani misterioz, ku herë shfaqeshin ca grimca e herë një vijë drite kalonte si vetëtimë shumë shpejt, madje aq shpejt sa dukej si një refleksion drite që vinte nga ndonjë drejtim tjetër e përplasej aty në atë ekran ngjyrë blu. Dhe sa herë ndodhte kjo gjë në atë ekran, aq herë Antoni pështynte drejt ekranit. Pastaj ofshau, mori frymë thellë, shtypi butonin dhe iu kthye atij që i pëshpëriste në vesh.
“Plani ka ndryshuar. E kam këtu në kokë. Kam tjetër lëvizje në këtë rrëmujë.
Paguani atë të laboratorit. Lëvizni. Jo me para në dorë. Me çek. Çeku në adresë të asaj
bankës në Zvicër. Firma. Ajo që paguam atë, atë që na solli lajmin për kodin. Përdor
me kujdes inicialet. Jo datë. Paguani pa kursim. Sa të dojë dhe kërkojë ai. Dëgjove?”-
përfundoi Antoni.
Ai që i pëshpëriste në vesh, u përkul, i puthi dorën dhe nën shoqërinë e tre të tjerëve
doli nga dera.
Antoni e ndoqi me sy, por s’foli. As nuk lëvizi për aq kohë sa ai me tre të tjerët dolën
nga ajo zyrë-kopsht. Sa dolën, Antoni ngriti dorën duke bërë shenjë për ndihmë, me ato lëvizje të çuditshme të tij në fakt, që dukej se formonin një gjuhë apo kod gjuhe më vete që kuptohej nga ajo ushtri e çuditshme nga e cila rrethohej në çdo çast, nga ata shërbëtorë të sëmurë pas tij. Ai kishte kërkuar të lëvizte nga ai pozicion. Menjëherë e çuan në front të dritares. Pa përjashta dhe tundi kokën.
-“Po sikur…”- foli disi me vete nën dhëmbë dhe s’vazhdoi më gjatë. Tre gjatovinë kostumeveshur e të bëshëm, tipikë të atij vendi ku shihje veç të tillë, pa ndonjë numër të caktuar, iu afruan menjëherë pranë e më pranë, derisa ai uli dorën e tij të djathtë, të cilën e kishte të ngritur lart e që i mbeti e ngrirë ashtu me gishtin tregues nga dritarja. “Plakun. Dua atë plakun. Dua t’i bëj një privilegj. Le t’a trajtojmë ca kohë këtu, le të gëzojë pak jetën, le të vijë këtu të shijoj pak erë jete, pak erë nga kjo botë, nga kjo botë, nga kjo bo…të”- foli e kërcëlloi dhëmbët.

***

Njëri nga të tre iu ul në gjunjë. Dy çupëlina filluan t’i fërkonin duart. Pastaj ai që u ul në gjunjë foli lehtë, shumë lehtë e qetë:
“Plaku është…”
Antoni s’e la të vazhdonte. Iu këputi fjalën në mes. Shfryu gjithë nerva.
“E pastaj?”- këtë e di unë. “Po kjo është lojë, këtu fillon dasma. E di që është atje. E di që ruhet. Por edhe nga ata që e ruajnë ka që më duan mua, që e duan vallen time, që e duan lëvizjen e gishtave të mi. Kanë kohë që paguhen ata dy. Njërin e bëra edhe Kryeministër të atij vendi kohë më parë, tjetrin do t’a bëj President. Pse kot paguaj unë. Dëgjoni dhe zbatoni këshillat e mia. Është koha të japin prova.”
Ata morën drejtqëndrim. Aty ra heshtja. Ai u kthye sërrish nga dritarja. Një zog ndaloi ca sekonda në cep të dritares, pa si i trembur përqark dhe iku fluturoi e fluturoi
derisa flatrat iu bënë njësh me qiellin. Antoni kishte dremitur ashtu në heshtje.

***
Më i riu prej atyre dy mushamaveshurve ecte përkrah tjetrit dhe habitej me vete.
“Po të paktën më thuaj ç’po bëjmë, ku po shkojmë? Unë s’jam robot dreqi e mori. S’jam as idiot. Ne u nisëm bashkë. Ne u përzgjodhëm se kemi në gjak dashurinë për vendin dhe jo për…” – foli ai dhe e tërhoqi nga krahu si me forcë më të vjetrin nga mosha. Më i moshuari u ndal, u mendua për ca sekonda, duke ia përqëndruar sytë veprimit të tij dhe foli:
“Është puna e kodit, ti e di apo jo? Po kodi nuk është vetëm në ato kocka…”
“Po ku pra tjetër?”-pyeti më i riu
“Këtë mundohem të të sqaroj. Duro!”- ia ktheu më i moshuari.

***



Ata u ndalën menjëherë. Makinat si kuaj të harbuar mbushëm tërë atë hapësirë para merkatos me tym. Pas pak u pa Keco, tatuazhbërësi i atij qyteti të ecte mes dy prej tyre. Aq ishte ajo ndalesë. Aq sa ende pa nxjerrë tymin e ndalesës makinat u ndezën prapë. E zeza si një shall mëndafshi gudulisi në fillim një kullë të gjatë aty ndanë rrugës pastaj iu drejtua reve. Kishin kaluar thuajse një orë e gjysëm nga ajo kohë kur morën Kecon me vete. Pa folur. Vetëm shenja dhe lëvizje kokash. Gjithmonë komandonte ai që i pëshpëriste në vesh Antonit, prandaj herë pas here rrinte dhe rregullonte kufjet e celularit në vesh. Lëvizi pastaj më majtas, mblodhi të djathtën grusht, pastaj e hapi menjëherë dhe e shtriu andej nga ku u duk se gati të gjithë fluturuan menjëherë. Ca iu ngjitën mureve rrethuese, ca prenë ca tela rrethues, ca u kacavirën pemëve dhe gati në një kohë u gjendën në këmbë të portave që ndodheshin në të majtë dhe të djathtë të asaj vile tepër të strukur mes pemëve. Nga një çantë nxorën një aparat të vogël, diç koduan dhe fap portat u hapën menjëherë e pa zhurmë.
Hynë brenda. Në korridor ishte një tryezë e madhe, e gjatë, me këmbë të mbështetura në këmbë elefantësh të drunjtë. Në mes të tavolinës lule. Bri luleve një tortë disakatëshe e filluar nga të dy anët e saj, por e prerë me kujdes dhe pa e dëmtuar. Në krahun e djathtë të tortës një kartolinë. Në kartolinë shkruhej:

“Gita, motra ime e dashur u bëfsh 100 vjeç. Rruga më gjeti papritur larg teje, prandaj të kërkoj të falur që nuk gjendem në këtë festë të shtrenjtë të ditëlindjes tënde të njëzetë. Vëllai yt Marku”.

Dhe aty ku ishte kartolina, një gotë e mbushur plot me shampanjë ende s’i kishte qetësuar stërkalat, të cilat tërhiqeshin ashtu zvarë-zvarë në qelqin e gotës me fron tepër të gjatë, delikat e të hollë. Iu afrua gotës komanduesi i kostumezinjve. E mori në duar, e ledhatoi dhe pastaj kapi me dorën që ledhatoi gotën, kartolinën. Ia zgjati gotën Kecos. Ai pa përqark, ashtu i hutuar, tepër i trembur dhe zgjati dorën t’a merrte gotën. Dora i dridhej. Lëngu i gotës rifilloi të prodhonte rrathë të vegjël papushim. Pastaj ktheu kokën nga komanduesi.
-“Ajo gotë është për ty. Eh Mark, Mark. Gëzuar Mark. Gëzuar motërz. Gëzuar vëllaçko. Edhe ne Mark të kemi ardhur të t’a urojmë motrën, të të bëjmë një respekt të madh ty. Kemi Kecon këtu. Ai ka gotën e lënë për ty. Kështu me një rrugë e dy punë. Gëzuar Mark!”- heshti pastaj dhe iu kthye Kecos.
“Pije me fund!”- e urdhëroi. Pastaj ia mbushi me shishen në tryezë edhe dy a tre herë të tjera. Kecos iu zgurdulluan sytë. U ngjitën shkallëve. Hynë në dhomën ku ishte shtrirë Gita. Iu afrua komanduesi dhe e ledhatoi në faqe. Pastaj në ballë. Dhe pastaj e shkundi. Hajde zgjohu. S’kemi shumë kohë për të harxhuar për këtë skenar, duke i bërë me shenjë njërit prej tyre që fiksonte ç’do gjë në një kamera të vogël.
“Jemi me vonesë”- shtoi pastaj.
Gita e tromaksur nga ajo skenë e papritur bërtiti me gjithë fuqinë që kishte. Një oshëtimë tmerri kaploi dhomën ngjitur dhe kaq u desh sa e ëma të shfaqej në front të derës. Ajo me duart në kokë e duke shkulur flokët, në fillim ra në gjunjë pastaj krejt pa ndjenja u gjend në tokë. Gita e mbledhur kruspull, tentoi të lëvizte, ashtu e veshur për gjumë, por dy duar të fuqishme s’e lanë.
“Dua një gonxhe, një gonxhe të bukur. Aty ku mbaron fundi i barkut… Ore
shpejt, shpejt po të them!” – urdhëroi Kecon.
Keco vazhdoi punën.

***
“Dëgjo këtu, plak matuf, dëgjo mirë! Ti ke kodin në kokë. Ti di kodin. Ti di… Po ne dimë…” – dëgjohej ky zë në një dhomë, ku ai që fliste ishte me kurriz nga dera dhe me sytë nga dritarja e vogël.
Unë jam Stefi, punoj për shtetin. Kam vite që merrem me këtë punë. Njoh pleq, të rrinj, të reja, nipër e mbesa. Njoh e s’më njohin. I njeh puna ime në fakt. Puna ime është si era. Era fryn. Era është e lehtë e butë, por era është e fuqishme, shumë e fuqishme, e rreptë. Era e rreptë rrokullis shkrepa e s’gudulis. Era e fortë s’bën shaka. Ajo në fakt ka emër tjetër në këtë rast. Dhe unë ngjaj me të. Në fakt unë preferoj të parën, deri sa dhëmbët s’më kërcasin. Dhe ti o plak kur të shohësh dhëmbët të më kërcasin, atëherë ka marrë fund kodi yt, nuk hyn në punë më ndihma jote”- përfundoi Stefi duke ia ngulur sytë plakut.
Plaku lëvizi ngadalë. Pastaj vuri dorën mbi një dalje hekuri, fshiu buzët. Kaloi dorën tek hunda dhe pastaj tek flokët.
“Unë e kam thënë atë që di. Unë e kam thënë. Atë di. Atë tregova. Kaq di…”- tha plaku.
“Lehtë, lehtë! Butë, butë. Thiri edhe njëherë mendjes! Qetësohu! Thiri asaj delikates!”- foli Stefi, duke kthyer kokën nga një makineri që bluante e bluante papushim dërrasa të thata diku nga fundi i asaj errësire.
-“Unë…”- tentoi të fliste plaku, ashtu gjysëmserbez e me një drithmë nëpër buzë.
-“Mos fillo më me unë, mos më, por me numra, shifra, gërma, fjalë”- ia preu fjalën Stefi dhe vazhdoi më tej. “Më thuaj kodin! Kodin!?”
Stefi dridhej e dridhej si thupër. Fytyra i ndryshoi në çast dhe i mori një çehre si të një tulle të pjekur shumë. Bëhej më i egër e më i egër në çdo detaj, në çdo lëvizje e në çdo pjesë trupore shfaqej ky egërsim. Iu afrua aq shumë plakut sa u duk sikur ia kafshoi hundën.
Plaku mbante veten, por jo qetë. I përhumbur. I shushatur. Pastaj kafshoi buzën dhe solli nëpër mend atë ditë, atë çast. Atë moment, sebepi i të cilit e mbante aty. Kurrë se
kishte menduar këtë mesele të ishte e tillë, por ja që ajo ishte e tillë për fatin e tij.
Ndoshta s’duhej të kujtonte më, por ja që…

***
…Aroni ishte më i moshuari i vendit të tij të vogël, njeriu që kishte hyrë në librin “Guinness’. I kishte kapërcyer prej kohësh të njëqindat dhe ende mbahej i fortë. Ai ishte nga derë e pasur. Kishte toka, prona, kishte pasuri të trashëguar. S’kishte fëmijë, edhe pse kishte qenë dy herë i martuar. Kishte një shërbëtor. Sherbëtori ishte nga vendi fqinj. E kishte rritur sherbëtorin si djalin e vet. Atë e kishte gati çdo gjë. Unë isha miku i tij, miku i vetëm.
Atë ditë më dërgoi Goron, shërbëtorin e tij të më thërriste. Ika me vrap. E gjeta ulur në salon.
“Ulu!”- më tha.
U ula. Prisja të më fliste. Nuk foli. U ngrit. Kaloi nga salloni në dhomën e parë majtas. Unë gati kisha qepur shikimin pas tij. Pas pak erdhi. Mbante një rrobë në dorë. Ishte një triko e thurrur leshi. Dukej e vjetër, e bërë ndoshta vite e vite më parë. Nga brenda trikos nxori një lëkurë qingji të vogël të palosur. E vuri në tavolinë. Pastaj mori pak miell. E spërkati. E fërkoi mirë miellin mbi të. Aty u shfaqën ca viza, ca zhgaravina të lëna jo fort me kujdes mbi lëkurë.
“Na, mbaje. Mbaje!”- më tha. “Është për ty. Është për këtë vend. Këtu fshihet fati ynë. Këtu është fati i këtyre gurëve, kësaj fushe, këtu. Dhe u mbush me lot. Trepika loti, dy nga e majta dhe një nga e djathta rrëshqitën prirazi me hundën, derisa ndaluan aty ku mjekra formon një grykënajë të vogël me buzët. Pastaj heshti. Mbeti gati gjysëm i ngrirë mbi tryezë. Unë shtanga. S’dija si të veproja. Thirra Goron. Ai në fakt kishte qenë në krahun tim të djathtë.
“Ai iku. U nda nga ne!” – i thashë Goros.
“Ah, - tha Goro, ai kishte ditë që s’ndihej i qetë. Kishte ditë që kishte ikur.
Diçka serioze e mbante midis nesh, ashtu pa bukë e pa ujë.”
Pastaj e mora lëkurën e palosa mirë e mirë dhe nisa t’i bëj adetet trupit të pajetë të Aronit, mikut tim të paharruar, ndërsa trikon e leshit s’e luajta nga vendi. Nuk pashë as s’e ç’kishte tjetër në të brenda.
“Pra, Goro? Kush është ky Goro? Fol, fol!” – ulëriu Stefi aty mbi kokën e tij, ndërsa fytyra e Stefit herë i dukej afër e herë larg e shumë larg syve të tij të turbulluar, që shihnin vetëm imazhe në atë çast.
Fshiu sytë. “Kush Goro?”- pyeti Stefin, gati si i harruar dhe i papërmbajtur.
“Goro, që thatë më parë, ai që pëmendët vetë”- ia ktheu Stefi.
“Pse fola unë…fola?!”- tha duke u dridhur, sikur të ishte mes ngricave.
“Ti në fakt nuk fole. Folën metodat e mia. E sheh tani atë mrekulli. Ai brumbull i çuditshëm metalik ka zbërthyer dhjetra e dhjetra syresh, edhe më kokëfortë se ty.
“Goro? Goro është në një bunker. Goro është disa mijë kilometra larg që këtu. Ai iku me gjithë trikon e leshit. Iku të shpëtonte e të jetonte i lirë. Por, ata e trajtuan ndryshe. Ata e mbyllën në atë bunker për gjithë jetën e tij. Ai ndodhet mes malesh. Ndodhet aty ku edhe dielli hyn me zor. Ndodhet aty ku veç gjak kullon përditë. Aty as zogu nuk fluturon dot. Aty hyn i gjallë dhe del i vdekur…Aty…”- iu ndërpre fjala.
“Aty, aty?!”- turfulloi Stefi dhe u kthye prapë me shikimin nga ajo dritare që
dukej sikur qëndronte mbi shinën e tyre.

***


Në ekranin e madh blu, para Antonit u shfaq Marku.
“Dhuratë e bukur, Anton!?- foli Marku duke kërcitur dhëmbët, dhe vazhdoi
prapë.
“Por, prapë ti je i humbur, ti. Kot mundohesh të shpërndash inatin. A e di që ai plaku s’vlen më? A e di s’e ai nuk kushton asnjë grosh. Diçka tjetër vlen më shumë. Është diçka tjetër, Anton?! As laboratori nuk të vjen në ndihmë të planit tënd. Unë kam tashti një dhuratë për ty. Ja shikoje. Marku u shfaq menjëherë në zyrën e Presidentit të atij vendi. Zyra plot me njërëz të kollarisur. Të gjithë të ulur. Vetëm Marku rrinte në këmbë, duke mbajtur në dorë atë tip kompjuteri të vogël në dorë.
Antoni u shtriq dhe nisi të flasë nxitimthi.
“Unë e dija edhe atë punë. E dija. Po në fakt thesi me kockat mund të të bëjë më komod në atë zyrë. Shiko ti dhe shiko mirë këtu. E sheh këtë vend? Këtu ka dy thasë. Të ngjashëm. Me kocka të njëjta, të një madhësie, të një ngjyre. Janë prodhuar mjeshtërisht në laboratorin tim. A e di Presidenti se cilin thes ke ti? A e di Presidenti se cilin thes ke marrë ti? A e ka parë Presidenti këtë film të shkurtër? Ja shikojeni të dy dhe dëfreni pastaj në atë dasëm torrollakësh.”- shfryu Antoni dhe shtypi butonin e
tij karakteristik, që nxorri në ekran imazhet e dy mushamaveshurve të vënë në gjumë prej njërëzve të Antonit. Pastaj imazhet e filmuara paraqitën skenën kur arkeologët
gërrisnin dhe njërëzit e Antonit duke ndërruar thasët.
“Tani puthu me Presidentin tënd dhe timin bashkë. Ju s’dini të luani. Unë luaj më mirë jashtë atyre zyrave, që ju kanë dhjamosur edhe trutë.”- foli Antoni dhe
mbylli ekranin.

***
Presidenti dha alarmin. Marku nxiu i tëri. Ora po afronte. Po afronte më shumë e më shumë. Akrepat kishin marë vrapin e çmendur. Ishte ora kur Komisioni i ndërtuar nga anëtarë të shteteve të fuqishme do të shihte faktet. Ishte ora që do të vinte në vend fatin dhe ofshamën e një shpirti që ende ndodhej në një udhëkryq, në atë udhëkryq ku ndodhej edhe mëmëdheu që donte dhe për të cilin luftoi ai shpirt kur ndodhej në atë trup burri të bëshëm e të fortë.
“Fundja shpirtrat janë shpirtra. Dhe amanetet janë amanete, por ato nuk i tret as dheu ndër ato anë.”- kështu u duk se dikush psherëtiu në atë rrëmujë, por s’u pa mirë.

***
Punët ishin trazuar edhe planet kishin marrë drejtim të padëshiruar. Ç’do gjë e komplikuar. Tani dukej si një kod tjetër më vete e gjitha kjo mesele që fshihej në një thes, nën një triko leshi, në një lëkurë qingji dhe më së shumti në një lojë plot rrëmujë zyrash, në një çoroditje mendjesh, në një skenë me dy fate, që në fakt vetëm se luanin me fatin e atij Kombi, atij trualli të larë më gjak moçëm e moçëm. Makina e shtetit ishte në lëvizje. U dha urdhëri i prerë.
“Asgjë të mos kurrsehet!”
“Asgjë! Para, flori, ç’do gjë në shërbim të këtij trualli, zemrës sonë”- fliste e fliste ai
njeri dhe fjalët dilnin nga një fyt që dukej se i transformonte të gjitha fjalët në rrokje
me karakter ushtarak. Fjalët dilnin egër në fakt…

***
Në fakt dielli kishte kohë që kish perënduar, kur më i vjetri i mushamaveshurve hapi derën e pasme të Kampusit qëndror në godinën e vjetër të Universitetit të atij vendi.
“Si e bëre?”- pyeti më i riu.
“Hajde pas meje”- ia ktheu ai.
Ecën njëri pas tjetrit. Hijet e tyre qafonin herë portrete fizikantësh e herë panorama të varura nëpër mure në ato koridore të gjata e që dukeshin si pakrye. Diku u ndalën. Aty vetëm një orë tiklonte. Dhe vetëm kaq. Pastaj ra qetësi. Nuk dëgjoheshin më hapa. Më i vjetri kishte dremitur. E kishte kapluar lodhja. Më i riu rrinte gati si i përhumbur në atë sallë të gjërë e të gjatë. Ai vetëm shikonte stendat dhe portretet e varuara nëpër mure. Pastaj edhe ai u ul dhe pushoi një cast.

***
“Male që fluturonin mbi kokën time. Një yll që dukej se herë ngjitej e herë këputej në hapësirën e nakatosur gri në të zezë. Pastaj m’u shfaq dielli si një fytyrënjeriu dhe më buzëqeshte. Papandehur ca korba fluturuan dhe diç përsëritën atë krokamën e atij përroi ku gjetëm eshtrat. Ata më zgjuan.”- tha më i moshuari, dhe vazhdoi.
“Çuditshëm,- thashë me vete, edhe ëndërrat të shpien atje ku s’ka lidhje, por ama të zgjojnë në kohë.”
Pastaj ktheu kokën nga ora që tiklonte në mur.
“Janë minutat e fundit!”- tha.
“Unë s’dua të vdes, s’dua që…”-foli i tmerruar më i riu.
Më i vjetri iu afrua më afër. I kapi dhe i shtrëngoi dorën e djathtë, pastaj buzëqeshi
dhe foli:
“Edhe unë s’dua..”
“Unë isha i ri. Vetëm shkollën kisha ëndërr. Mendoja ndryshe nga ata. Por ata më kishin inat. Më ndiqnin. Një ditë dikush më ndali në rrugë, kur po kthehesha nga leksioni i fundit i arkeologjisë. Unë gati sa nuk mora fund. Kaq e pati jeta ime thashë.
“Pas meje”- më tha ai. “Ec pas meje”. Dhe vetëm kaq. Nuk më tha se kush ishte. Unë
e ndoqa. Hymë në një shpellë në të dalë të qytetit, aty ndanë ullishtes. Gërmoi nën tokë dhe nxorri një pështjellë. Na më tha. Merre! Merre këtë. Ti mund t’a kuptosh. Ti mund t’a lexosh atë. Unë kujtova se ishte kurth. Kurth si ato që i kishin thurur qindra të tjerëve që mendonin ndryshe. Por në fakt pastaj mora vesh se ishte ndryshe. Ishte një emër. Goro, ishte emri që shkruhej aty, dhe pas atij emri një histori e çuditshme. Ai e kishte lënë këtë tek ai njeri para se ta dënonin në sallën e gjyqit të inskenuar. Aty ishte ajo që unë pastaj kërkova dhe zbulova. Ishte ajo që unë fiksova në atë gazetë lokale me pseudonimin që zbërthen të vërtetën e kësaj historie të çuditshme. Por pse pikërisht ai njeri? Pse ai njeri më ndali mua? Kjo më ka munduar. Në lojën e kockave hyra se mos zbuloja pikërisht këtë lidhje.”- foli dhe ia lëshoi dorën që ia mbante shtrënguar.
U ngrit. Iu afrua orës. E rrotulloi kapakun e madh të saj. Aty ishte një celular. E montoi. Formoi një numër. Pastaj foli:
“Alo! Jam unë autori i atij shkrimi. Unë jam Arseni. Flas nga Universiteti juaj. Ja kodi…”
Më i riu gati kishte ngrirë dhe s’u besonte syve.

***
Në vendin e vogël kishin filluar fishekzjarrët. Komisioni kishte rrëzuar pretendimin e
shtetit tjetër. Tre ekrane të mëdhenj në të tre sheshet e qyteteve kryesore të atij vendi,
herë jepnin mesazhin e qartë historik të fatit të atij vendi, herë fytyrën e përlotur të
Arsenit.




























DHOMA NUMËR 25

Gjuha m’u drithërua. Asgjë për t’u alarmuar, por jo e zakonshme. S’kisha kohë për më shumë shqetësim atë të hënë. Unë duhet të lëvizja duart më shpejt. Isha në ditët e shërbimit vullnetar tek shkolla e fëmijëve të mi, dhe kjo ditë përkonte pikërisht me këtë pikënisje detyruese.
Për sa kohë ime shoqe kreu ritualin e përditshëm para pasqyrës, unë pastrova mjekrën E gjitha kjo, para se mëngjesi të bëhej gati për në tryezë.

***
Ç’e bënte gjuhën time të dridhej? Në çast, asgjë për t’u bërë merak,- i dhashë kurajo vetes në heshtje.
Në guzhinë, përzieva një gotë me lëng portokalli për time shoqe dhe një për mua. Nga makina ftohëse nxorra një shishe qumështi dhe nga dollapi nxora një pako me kokrra mëngjesi. Pastaj vura bukën në thekëse. E gjitha kjo më dukej si një ritëm mëngjesor, në tërë këtë lëvizje gjërash, disi jo të zakonshme në të përditshmen time. Ktheva një gllënkë nga lëngu i portokallit dhe m’u duk sikur gjuha ishte në flakë, edhe buzët më ngjanin si të përcëlluara gjithashtu. Në çast buka kërceu nga makina ngrohëse dhe unë nisa t’a lyej me gjalpë.
Dhe përsëri mes ritmit të zakonshëm, mes ritmit të pak minutave më parë, teksa unë po çoja në tavolinë kokrat e mëngjesit, qumështin, bukën e lyer e të thekur dhe lëngun e portokallit. E ktheva edhe një gllënkë nga lëngu i portokallit. Dhe përsëri djegje. Ndoshta më duket mua, -thashë me vete, ndoshta për inerci të ndjesisë së parë. E vështrova time shoqe teksa gëlltiti lëngun e portokallit.
“Eshtë i mirë? – pyeta.
Ajo pa me një vështrim të shpejtë tek unë, pohoi me kokë, ndërsa unë shtova, duket sikur më përvëlon gjuhën dhe buzët.
-“Gota ime është fantastike,”- tha ajo.
-“Është e mirë”,- pohoi për së dyti.
Unë iu ktheva kokrrave të mëngjesit me qumësht. Ato më shijonin si zakonisht. Ime shoqe u përshëndet më pas dhe unë mbeta ende duke rrombollitur në dosjen e vendosur ngjitur me tryezën e mëngjesit.
Sot është një ditë ndryshe për vendin tim, një ditë që lidhet më shumë me një traditë pagane e që përfundon me ca rrite të çuditshme. Është në fakt një ditë që synon largimin total nga plogështia dhe të vjetërrit e moshuar dinë si të realizojnë këtë me metoda të trashëguara nga e kaluara… Kisha humbur një çast mbi shënime. Unë s’duhet të humbja kohë mes meditimeve.

***
Ishte fiks 7 e 5 minuta. Mblodha gotat dhe i lashë në lavaman, pastaj nxitova të vishem.
Aroma dhe flladi i mëngjesit më kishin bërë për vete, teksa unë udhëtoja të merrja makinën. Kur unë vura këmbën në makinë, drithërima e gjuhës m’u bë më e ndjeshme. Ndalova për karburant dhe bëra gati të pagoja, ndërsa e shihja s’e s’dukesha i përqëndruar. Ofshava padashje dhe vetvetiu, ndërsa motivi i brendshëm më shtyu të nisesha. Kërcëlleva gishtat si në korr, duke ndjerrë pak dhimbje e duke u sforcuar të largoja mendjen nga ai pushtet drithërimash që më kishte zaptuar tërë qenien time trupore. Pastaj kafshova gjuhën fort, ndërsa edhe ajo m’u duk më e trashë e drithërima gati po shtohej.
Tek shkolla eca drejt zyrës së shërbimit e pastaj ktheva në zyrën qendrore. Përgjatë ecjes, korridori më ngjante me një tub të errët, edhe pse dritat ishin ndezur si zakonisht. Ai më dukej i pafund, tepër i gjatë. U qetësova më në fund teksa kisha mbërritur në këndin e vullnetarëve, ku u ula dhe nisa të kërkoj për distinktivin me emrin tim, diku në një boks mes morisë së bokseve të pranishme aty në cep. Pastaj po përballeshin gishtat me kapësen metalike të distinktivit tim, edhe pse s’ishte aq e fortë për t’u mbërthyer. Në çast m’u duk se vetëm sa shtonte problematikën e gjërave që prishnin rregullin e të përditshmes time. Hodha një shikim shpotitës nga dritarja. Kishte filluar shiu. Dhe vetëm aq sa tendosa shikimin tim ndjeva lodhje, pamundësi. Ndoshta nga koha, - thashë me vete, disi më i vendosur në atë që mendoja dhe tentoja t’a zgjidhja në çast në atë betejë të brendshme mes qënies sime dhe rrethanave në të cilat ndodhej e tërë qënia ime.
Enkas kuptova se pushteti i drithërimave të gjuhës dhe gishtave po dominonte. Por, këtu s’kishte kohë të përkushtoheshe për t’a mundur atë. Puna ime ishte t’u përgjigjesha telefonatave që vinin nga jashtë në adresë të kësaj shkolle komunitare. Më saktë, të prisja telefonatat, të transferoja kërkesat dhe të mbaja mesazhet. E ndërsa po shkruaja mesazhet ndjeva dhe vështirësinë tjetër. Të shkruarit bëhej më i vështirë në fakt.

***
Deri në orën 10 qënia ime gati kishte ruajtur një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të çuditshme e tepër të strukur në botën e fshehtë e të padukshme. Në atë botë ku më saktë pushteti i morive të këqia po fitonte terren. Unë po shpërfillja gjëndjen ku ndodhesha, teksa një telefonatë që mbërriti për një mësuese, e cila ndodhej në kohën e pushimit në dhomën e personelit pedagogjik më detyroi të ngrihesha, të lija telefonin hapur për pak çaste dhe të shkoja të lajmëroj atë. Aty kuptova s’e fuqitë më ishin shteruar. U ktheva pranë telefonit. Mendja po rendte pas emrit të doktorit. Mendova se emri i doktorit do të më vinte lehtë në kujtesë. I telefonova time shoqeje.
-“Unë ndjej se diçka nuk shkon mirë me mua. Nuk ndjehem mirë. Dua doktor.”
Pas ca minutash ime shoqe ia behu. Ajo kishte telefonuar doktorin, dhe ai kishte vendosur të vinte menjëherë.
Çdo gjë u duk normale. Doktori s’po arrinte të nxirrte një shkak. Pastaj ime shoqe i kujtoi atij virusin që më kish zënë para ca ditëve, ndoshta si për t’i dhënë një shans më shumë doktorit për të zgjidhur këtë enigmë në ndjesinë time.
-“E po, ndoshta është ai virus që ka ndikuar”, - shtoi pastaj doktori. Ai rekomandoi
pushim dhe pirje të më shumë lëngjeve.
“Dhe në qoftë se gjërat shkojnë më keq deri të enjten pasdite, do të bëjmë analizat e
gjakut.”- përfundoi ai.

***

Një miku im jeton afër. Unë vendosa të vizitoj atë. Vendosa të shpenzoj pasditen me të. Unë pushova ashtu siç doktori më këshilloi.

***

Atë natë vajza ime përgatiti darkën. Ç’do gjë ikte shpejt. Orari i gjumit na zuri në krevat. Ngjisja shkallët pa problem. Gjumi më zuri menjëherë. As vetë se kuptova se si, aty diku nga mesnata isha ndodhur në guzhinë me një gotë uji në duar. Duart m’u drodhën e drodhën dhe gota në dysheme zgjoi time shoqe. Ajo më çoi drejt e në spital. Doktori i urgjencës më pa menjëherë. Firmosa ca letra. Dora ime s’e mbante dot penën. Ç’po ndodhte me mua? Infermieret dhe stafi ndihmësmjek mbaruan gjithë proceduarat ligjore, matjet, peshimin, tensionin, presionin e gjakut, temperaturën, analizat dhe kontrollin e veshëve e grykëve po ashtu. Doktori u kthye sërrish aty. Ai kishte pritur rezultatet e analizave nga laboratori. Laboratori s’po nxirrte ndonjë konkluzion. Doktori vendosi të thërriste një doktor neurolog.

***

Përgjatë ditës infermieret e spitalit u munduan të më jepnin ushqim dhe për të pirë. S’përcillja dot asgjë poshtë në bark. Doktori neurolog arriti në orën 7 të mëngjesit. Tani, sigurisht, që do të gjejmë një përgjigje. Ai kontrolloi refleksest e mia, për të cilat pohoi menjëherë se ishin të mira, dhe bëri ca prova të mëtejshme, pa koment në fakt.
“Në këtë pikë,”- shtoi ai, “Unë mund të them se mundësitë janë për një nga tre gjëra që në gjuhën mjekësore quhen: sclerose, myasthenia gravis, ose një syndromë…” Ai
pushoi së foluri.
“Ne duhet të presim pasi të mbarojmë edhe një analizë tjetër nesër”, - përfundoi ai.

***

Ndërsa doktori përshëndeti dhe po largohej, unë përsërita emrat që ai përmendi. Të tre tingëllonin tronditëse. Dhoma e spitalit m’u errësua menjëherë dhe më mbërtheu një i ftohtë rrënqethës. Ktheva vështrimin nga dritarja të shihja diçka nga natyra. Ca pemë, teksa kishin zgjatur kokat në dritare, m’u duk se po më pëshpërisnin diçka në vesh. Pemët kishin mbërthyer degët dhe era i kish përfshirë në një vallzim përrallor. Edhe unë diku po vallëzoja në çast, po vallëzoja me vajzën time, dhe muzika s’kishte të pushuar.
O Zot, unë dua të kthehem në shtëpi! Ime shoqe ishte mbuluar në lot.
“T’i po flisje në ëndërr,”- më tha ajo. Pastaj të dy fshimë lotët.
“Ç’do gjë do të jetë mirë, do të shkoj mirë,” - tha ajo më pas, dhe tentoi të ndërronte
fytyrë.

***

Në orën 10 e 30 minuta erdhi miku im që e vizitova një ditë më parë. Fjalët e tij peshuan. Unë mendoj, se më mirë do të jetë të kujdesemi ne jashtë spitali për të. Do të
lehtësojmë edhe…
Por, ndërsa fjalët e tij më pëlqyen mua, stafit mjekësor i tingëlluan të pakonceptueshme. Por, s’pati debat. Vendimi ishte i prerë. Vetëm kryeinfermierja i foli diçka në vesh time shoqeje. Më pas ajo iu drejtua mikut tim me zë të lehtë:
“Ndoshta tani është kohë që ju të largoheni”- i tha ajo mikut tim, që u la të nënkuptohej se ai e kishte tepruar pak më parë.
Për çudi gjërat rrodhën ndryshe në orët më pas. Ishte edhe një vendim nga doktorët që unë të dilja nga spitali dhe të shkoja në një qendër me shërbim intensiv. Vendimi ishte
vendim dhe kështu u veprua.

***



Një lëmsh m’u mblodh në stomak, ndërsa ne po paketonim plaçkat. Një infermiere solli një karrike me rrota. Dhe ne nisëm rrugën përgjatë korridorit të gjatë e të qetë me dyer të sapolyera. Ime shoqe pa përreth dyerve, dhe unë pashë përreth. Këtu kishte dhjetra dhoma, që ngjanin në formë kubikësh, brenda një hapësire të tendosur nën perde. Ç’do kubik, pastaj racionohej në minikubikë të tjerë, që formohej kështu një parcelizim minidhomash. Prapa ç’do parcele kubike kishte një ofshamë, një rrënkim, një pikëllim, një dhimbje. Zhurma e një aspiratori të fuqishëm tentonte të prishte këtë alarm shpirtëror, këtë zhurmim therës të këtyre minidhomave të pushtuara nga njërëz. E gjitha dukej e strukur nën një glob të qelqtë loti varur në një kënd në fund të korridorit, ku një fëmijë qeshte ëmbëlsisht, ashtu fiksuar në atë skulpturë tipike. Unë lutesha të mos i përkisja këtyre skenave. Por, ja shpejt rrotat e karriges sime kishin ndaluar përballë numrit 25. Kjo ishte mirëseardhja ime në dhomën me numër 25.
“Unë do të jem infermieri juaj për turnin e pasdites,”- ishte një zë i ëmbël i një të riu me një përparëse tepër të pastër, ndërsa po më ndihmonte të ngjitesha në krevat.
Pastaj më sqaroi me detale se si duhet të lajmëroja për ndonjë emergjencë, se si ishte rregulli, dhe për shumë gjëra të tjera. Vetëm furçën e dhëmbëve duhet t’a keni tuajën, tha ai, se të gjitha të tjerat janë të spitalit, të kësaj qendre për shërbimin intensiv të pacientëve në nevojë.

***

Unë isha përhumbur. Kur infermieri u rikthye, më tha të hiqja unazën nga gishti.
“Oh, të lutem,” – iu përgjërova. “Jo unazën time të martesës. Unë kurrë s’e heq atë
nga dora”.
“Ajo duhet të hiqet nga gishti”, -foli ai qetësisht, por i vendosur në rregullore. Ca pika loti më tradhëtuan teksa po hiqja unazën nga gishti. Gishtat e mia gati s’funksiononin, por mërzitja i bëri të punonin. Unë gati sa s’doja të shihja nga time shoqe, kur ia dhashë unazën. Pasi ajo paketoi rrobat e mia dhe materialet e tjera, infermieri i dha asaj një thes prej letre për t’i futur brenda dhe i tha të largohej nga spitali. Unë isha frikësuar. Ajo e mbante veten dhe shtrëngonte dorën time. Unë mbaja dorën e saj gjithashtu. Më dha pastaj një të puthur. Një shikim tjetër dhe u largua.

***

Zbrazëti. Çdo gjë më dukej si e shkuar, e zvenitur, e mbaruar në atë kubik ku vetëm kryqëzime frenetike ndjesish shkriheshin njësh me qënien time fizike. Mendja më prodhonte çudira, tmerre, skena që ndoshta Hollivudi do t’i blente miliona. Mëngjesi erdhi. U mbarua dhe analiza e fundit. Infermierët vazhduan detyrat. Ushqimi. Lëngjet. Përkujdesja. Ç’do gjë sipas rregullit. Ime shoqe arriti aty nga ora 11 e 30 minuta afër drekës. U përpoqa të gjendesha më afër saj, por s’mundesha. Paraliza kishte marrë më shumë pushtet. Doja t’i thoja se e doja shumë. Ajo po shihte poshtë dhe dukej sikur po lexonte duart. Ndërkohë thirja e diagnozës nga doktori dhe përmendja e emrit tim prishi atë minirutinë. Unë, unë ende s’e kuptoj këtë dreq sëmundje. Por askush s’ka aktualisht diçka më shumë pë të thënë. Vetëm një gjë është kuptimplote, vazhdoi doktori. Ne e kuptojmë lodhjen dhe vuajtjen tuaj. Na besoni, ne do të mundohemi t’a lehtësojmë këtë gjendje në të cilën ju ndodheni.
Një “jo-o-o-o” e lehtë e tejzgjatur shpëtoi nga buzët e mia. Ime shoqe mbante dorën e
djathtë në faqen time. Pastaj ngulëm vështrimin aty ku doktori ishte përqëndruar mbi një libër mjekësor me kapak të trashë…
Mjeku brofi në këmbë. “Ja. Ja, ajo që më mundonte prej orësh. Është një këputje nervore, dhe zakonisht fillon me ca infeksione. Ajo shkakton paraliza, që shpeshherë fillojnë me këmbët dhe ngrihen pastaj lart me shpejtësi.”

***

Sipas rregullit në qëndrat e përkujdesit intensiv, vizitat zgjasin vetëm 15 minuta dhe vetëm tre herë në ditë. Ime shoqe më dha të puthurën e përshëndetjes dhe më tha se
do të vinte me fëmijët në vizitën tjetër në orën 5 e 30 minuta.
Si do të përballen fëmijët me një gjendje si kjo?, -pyeta në çast vetveten. Ime shoqe dhe unë kishim vendosur që të mos u shpjegonim fëmijëve për këtë ndodhi. Për djalin në universitet, dhe pikërisht vetëm një javë nga provimet, kjo nuk do të ishte një zgjidhje e mirë. Duhet të përqëndrohem. S’duhet të dukem tepër sëmurë. S’duhet t’i alarmojë fëmijët e mi, - i thashë vetes sime.

***

Kur vajza ime eci drejt e në dhomën time, ajo dukej konfidente. E qeshura e saj ishte e ngrohtë dhe natyrale kur më tha se do të ngrihesha e do të bëhesha më mirë. Por, sytë e djalit kurrë nuk prodhuan qetësi. Mes shkëlqimit rrezatues ai fshihte një tendosje të lehtë inatçore për atë që ai në heshtje kërkonte t’a vetëzbulonte në fakt. Ndryshe, krejt ndryshe me botën e tij. Gjithmonë me një tendencë burrërimi në rritje ai shihej nga ne të dy si një pasqyrim i ëndrrave tona rinore. Dhe kështu ishte në fakt.

***

Pasi familja u largua, dy infermire sollën ca paisje, ca tuba që në fakt të tmerronin që në shikimin e parë. Pastaj, pas këtyre tubave erdhi edhe lajmi në veshin tim. Unë duhet të përdorja respiratorin.
Provova zërin tim. Kishte ikur zëri. Më mbërtheu paniku. S’kisha më shans as të thërisja për ndihmë.
Papandehur ime shoqe u gjet te koka e krevatit tim. Një infermiere i kishte telefonuar se unë isha nën kontrollin e aparatit frymëmarrës. Vetëm tunda kokën. Ca pika loti, zbrisnin lehtë e lehtë nëpër faqe. Ime shoqe nxorri një pecetë dhe nisi t’i fshinte. Unë lëviza njërën dorë, pastaj tjetrën, disi pak më shpejt. Pastaj nuk më kujtohet ç’ndodhi. Respiratori kishte heshtur. Alarm. I tërë pavioni ndodhej përgjatë anës së dhomës 25, dhe diku në këmbët e krevatit tim. Isha përmendur sërrish. U mundova të bëjë me shenjë. S’mund të lëvizja as kokën, as duart as ndonjë pjesë të trupit. Sytë e mi jetonin botën e tmerit. Ime shoqe lexonte qënien time.
“Ti po tringëlon qerpikët. Mund të qetësohesh pak?
Unë shtrëngova veten të bëhem më i qetë. Pastaj një qetësim momental dhe vetëm
kaq. Ime shoqe buzëqeshi. Të lumtë! Ja pra kështu.

***

Dita tjetër ishte ditë ndryshe për mua. Fëmijët ishin nën pushtetin e krahëve të mi. Personeli ishte larguar. Gruaja buzëqeshte në këmbë. Përreth dhomës sime s’kishte vend ku të kalonte njeri. Kishin ardhur për vizitë gjithë sa më njihnin. Ishin gëzuar që tashmë unë e kisha kaluar të keqen. Në fakt, rikthimi në jetë sapo kish nisur për mua, që atë pasdite kur unë kisha kaluar provën me ato tuba të frikshëm, aty në dhomën numër 25.



























NJË ZË NGA QIELLI

Aty nga fundi i një rrjeshti disi të gjatë, që thuajse tendosej në një vijë të drejtë gjithë mëngjeseve në sheshin e flamurit të Skuadriljes, gjithmonë binte në sy një trupshkurtër. Trupshkurtër them, se po t’a krahasoje me tjetrin, kolegun e tij të bëshëm, Petrit Skëndon, që i qëndronte pranë, padyshim që s’jam i gabuar. Në krahun tjetër ai dukej sikur mbështillej nga Sybi Koci, ky po i gjatë në trup, dhe prapë them se nuk jam i gabuar, për më shumë kur para tij tendosej Komandanti i Skuadriljes, Hamza Koci. Ata që e kanë njohur Hamza Kocin, se sa trupgjatë ishte, le të thonë se jam gabim në përshkrimin tim për njeriun e mirë dhe të paharruar, pilotin shtatshkurtër. I rregullt, gjithmonë korrekt. I përqëndruar dhe shumë i dashur. Respektues me të gjithë. S’kishte kohë mos t’i shihje në duar një libër, stilografin e tij
tipik, një bllok dhe më së shumti ndonjë gazetë me shkrime letrare, poezi apo tregime.
Më kujtohet si sot ajo ditë kur në Tiranë doli për herë të parë romani Bosët e Dollarit, të cilin veç me mik mund t’a gjeje, se tirazhi ishte i vogël dhe ku e di unë pse ndodhte ajo gjë atë kohë. Kisha shansin të furnizoja dhe drejtoja Bibliotekën e Aviacionit, dhe kështu Bosët e Dollarit, apo ndonjë libër që dilte për herë të parë, ishte padiskutim pjesë e furnizimit. Por, kush do t’a lexonte më parë? Telefonatat nga Ministria dhe Komanda Qendrore e Aviacionit? Komandanti? Apo Komisari që u premtonte edhe miqve të tij? Ishin vetëm dy kopje në atë furnizim. Pa u bërë furnizimi njërin e kërkoi Komandanti, edhe ai dashamirës i librave dhe tjetrin m’a “grabitën” që rrugës ata të Komandës qendrore. Sa hyra në Bibliotekë një trokitje e lehtë në derë. E mora vesh menjëherë se kush do të ishte. Ishte trokitja thuajse e përditshme. Isha njohur me të prej muajsh. Kështu mbeteshe në një dilemë, që s’dije kujt t’ia prishje. Kur trokiste në derë Xakja kishe harruar të gjitha hierarkitë. Atij i binte për çudi në dorë çdo libër, ai të bënte “t’a shthurje hierarkinë e Skuadriljes”.
Edhe kësaj rradhe ashtu ndodhi. Kopjen e Komandantit ia dhashë pa Xakes, pa iu shpjeguar se ajo ishte porositur për Hamzain. Ai më falenderoi dhe si gjithmonë një të
qeshur dhe fap nga dera. Atë ditë për fat të mirë Komandanti nuk erdhi të trokasë. Ditës tjetër ai kishte mbledhje. Dhe, aty nga pasditja vonë e asaj dite, dëgjova hapat e tij tepër të zhurmshëm teksa i afrohej derës së Bibliotekës. S’dija ç’ti thoja. S’dija si të justifikoja. Hamzai në fakt ishte tip më vete dhe s’donte t’ia shkelje fjalën. Ndërsa unë po bëhesha gati të flisja, nga prapa tij shoh një hije që zgjatej e zgjatej drejt derës. Ktheva kokën andej nga vinte hija e njeriut që afrohej dhe Komandant Hamzai bëri të njëjtën gjë. Ishte Xakja me një libër në dorë, të mbështjellë me letër të bardhë. Unë isha gati si i zënë në faj, një ngjyrë më vinte dhe një më ikte. Por…
“Ja tha, na mere këtë, m’a dha ai shoku yt” - buzëqeshi Xakja dhe iu kthye Hamzait.
E hapa. E pashë: Bosët e Dollarit, s’e luante topi. Kur e paska lexuar ky njeri? – mendova me vete. E ç’rrëndësi ka, thashë pastaj. Fytyra më qeshi. Komandant? Ja libri, merreni…Komandanti iku. Unë ende s’e merrja dot veten. Xakja vetëm qeshte. Një e folur karakteriske e Shkodrës, një talent i veçantë komunikimi. Ky “trupshkurtër”, por jo fort i dobët, ishte piloti, gazetari, publicisti, poeti dhe prozatori i të gjitha kohërave, Riza Lahi. I gjeje shkrimet e tij në Drita, e kudo ku Rizai duhet të thoshtë fjalë të mrekullueshme për jetën, për shokët, Heronjtë e Ajrit. Sot ndjej kënaqësi teksa lexoj e lexoj krijimtarinë e tij ende të gjallërishme, tipike dhe të vlerësuar. Kam kohë, shumë vite, që s’e kam takuar këtë Njeri të Mirë, këtë penë të palodhshme, të cilën dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi e pati krahasuar me “Zërin e Qiellit”.



























USHKURI

Ushkuri u ndodh aty të bënte detyrën që i kishin ngarkuar. I përzgjedhur. I gjatë. I fortë dhe i thatë. Nga fis ushkurësh. Ushkur e i kaluar ushkurit. Aty ku qëndronte, ashtu i lidhur fort, ngjeshur pazgjithshëm, ushkuri zor s’e kishte zanat tjetër veç detyrës së ngarkuar. Ç’them kështu? E ç’punë tjetër mund të bënte ushkuri? Ajo që dihej, dihej! Ushkuri zëvendësonte llastikun. Llastiku mungonte në dyqane. Pikë. Ushkuri duhej të mbante brekët. Dhe këtë kush tjetër më mirë se ushkuri mund t’a bënte.
Një ditë, aty ku i thoshin 1 Maji, ushkuri humbi durimin, forcën e tij shtrënguese. U gris. Bota pa dynjanë në shesh. Nam la ushkuri te 1 Maji. Lajmi pushtoi menjëherë zyrat. Dhjetra ushkurë kuq e blu u tundën në ajër dhe sa të hapësh e mbydhësh sytë e tërhoqën ushkurin e grisur zvarë, të lidhur me ushkurë çeliku. Pas gjysëm ore, aty përballë 1 Majit, në xhamin e një Qendre Agjitacioni u ngjit një çarçaf i madh letre. Ushkuri i grisur, lidhur me zinxhirë. Karikaturë. Fletërrufe. “Turp! Ushkuri ka kopjuar botën kapitaliste. Ushkuri tentoi të sjedhë modën e huaj, lakuriqësinë borgjezo-revizioniste”. E ku i kishte ngel gojë ushkurit të fliste, pas atij trajtimi në ato qoshe të zeza. Apo ndonjë dëshmitar të hapte gojën, të tregonte të vërtetën?! Nejse punë ushkurësh!
Ushkurë e joushkurë, pastaj detyroheshin të shkonin, lexonin, shanin e qortonin ushkurin e grisur, aty tek ai xham, ku varrej çarçafi i nxirë prej letre. Të gjithë duhet të dënonin ushkurin e grisur, si armikun e jetës së lumtur, armikun e bollëkut. Armikun e Mirëqenies!?
Kështu kaluan ditë, muaj, vite. Ushkurin e farkëtuan. Ia pastruan ushkurit “ndërgjegjen e kalbur”, siç “pastrohet çeliku nga skorjet”. E bën ushkurin më të fortë se çeliku, ushkur të ri të kalitur në kudhrën e revolucionit. E bënë ushkur të kuq. Vite më pas e takova ushkurin, po aty tek 1 Maji.
E,- i thashë,- s’e paske harruar 1 Majin, ë?
Ç’1 Maj,- m’a ktheu prerë ushkuri. Nuk quhet më 1 Maj ky nga ne. Atë ka vite që e quajmë Omonia. Sheshi i Ri Omonia.
Po ç’ne Omonia këtu në zemër të vendit?- e pyes i habitur. Ç’ne?
Dëgjo këtu! Dëgjo ushkurin mirë. Omonia është në Athinë. Atë e di edhe bufi. Por, kur bie fshesa atje, ai, ata atje, që i shikon vijnë këtu. Marin lopata, mistri a ku di unë dhe dalin këtu. A s’është pra Omonia kjo? Ç’na duhet më 1 Maji…?!
Ushkuri s’pushonte. Fliste e fliste. Pastaj nxori një bllok. Lexoi ca emra. Ca numra celularësh…
Pas pak ushkuri ngriti zërin. U nxeh. E sheh,- tha i inatosur, - edhe vijnë këtu në këtë shesh, edhe taksë s’paguajnë. E më thuaj kam faj unë. Unë bëj detyrën. Ç’kohë është kjo? S’ka më papaguar…
Po, po thashë me vete. Ushkuri ka të drejtë. Ç’kohë është kjo kohë vërtet? Është koha e ushkurit akoma?




















KOLONELI ANGLEZ QE IU AFRUA DY HERE KURORA MBRETERORE
E SHQIPERISE

Koloneli Aubrey Herbert 80 vjet pas vdekjes i është rikthyer sërish “nderi shqiptar”, jo vetëm si një dëshmi e ndjenjës për një të huaj që e përkushtoi thuajse tërë jetën e tij për çështjen shqiptare, por edhe për njeriun e thirur dy herë për kurorën e Mbretit të Shqipërisë. Kolonelit anglez Aubrey Herbert këtë nder të harruar për vite të tëra nga shqiptarët, ia riktheu pikërisht pak dite me pare medalja e Presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu, dhënë të bijës së tij Bridget Grant, zonjës 89 vjeçare, në shtëpinë e saj në Dulverton nga ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Kastriot Robo. Dhe ndërsa zoti Robo i dorëzonte zonjës Grant “Medaljen e Argjendtë” të akorduar nga Presidenti shqiptar Moisiu, ajo do të shprehej për BBC-në: “Nëse ne takojmë një burrë, për të cilin mendojmë se është i përsosur dhe i nderuar dhe i mirë njëkohësisht, atëherë unë mendoj që ajo flet më shumë se ç’do gjë tjetër. Unë mendoj se kjo është një gjë e prekshme, e jashtëzakonshme.”


KUSH ËSHTË KOLONELI AUBREY HERBERT

Koloneli Aubrey Herbert, ka qenë deputet i Parlamentit të Anglisë për Taunton. Ai ka
jetuar në Pixton Park afër Dulverton. Ish student i Oxfordit dhe më pas një jetë të tërë,
edhe pse të shkurtër, në shërbime diplomatike e angazhime të ndryshme, ku spikat ajo
për Shqipërinë. Herbert ishte vëlla nga njëra anë prindërore me Lordin Carnavan, i cili
ka financuar zbulimin e varrit të Tutankhamenit dhe i biri i zonjës Carnavan, që kujtohet si organizatorja e Komitetit Anglo-Shqiptar të Ndihmës. Ky Komitet ka ndihmuar rrefugjatët nga Kosova që u vendosën në një fshat afër Kavajës, i cili u quajt me emrin “Herbert”. Ai ka vdekur në vitin 1923 në moshën 43 vjeçare.

KOLONELI DHE SHQIPËRIA

Shqiptarët dinë pak për të, aq më shumë për një njeri të cilin vetë Shqipëria e pati thirë dy herë të vërë Kurorën e Mbretit të saj. Prej tij më 1912 është drejtuar Asociacioni Anglo-Shqiptar, i cili me punën e tij të madhe e renditi në një kampion të së drejtës shqiptare. Më 1918 ai vazhdoi të jetë President i shoqatës Anglo-Shqiptare, ku një emër tjetër i Madh i lidhur me Shqipërinë, ai i Edith Durham, ishte përkrah tij në rolin e sekretarit të kësaj shoqate. Për këtë shoqatë një mik tjetër i Shqipërsë, Stiknei thotë: ”E dyta për nga rrëndësia ishte Shoqëria Anglo-Shqiptare e themeluar pak para se të përfundonte lufta e që kishte qëllim njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo shoqëri luftonte në dy fronte: atë të botimeve dhe të komunikimit me shtypin dhe Dhomën e Komunave. Nga më të shquarit prej tyre ishte i nderuari Aubrey Herbert, si President dhe, zonja Edith Durham, të dy miq të flaktë të Shqipërisë.”
Ai iu përkushtua më shumë çështjes shqiptare aty nga fundi i vitit 1920, në një kohë kur punonte si Konsull i Mbretërisë së Bashkuar në Konstadinopojë të Greqisë. Me një mirënjohje të thellë, Shqipëria e ftoi dy herë Kolonel Herbertin që të vendoste Kurorën e Mbretërisë së saj, por edhe pas një momenti reflektimi, ai refuzoi derisa vdiq më 1923, kur ishte vetëm 43 vjeç.






INTEGRIMI, PJESA JONË SHQIP

"Ky nuk është fillimi,ky nuk është fundi, ky është fundi I fillimit".
W.Churchill


Ashtu të lodhur, të dërmuar e shpirttrazuar prehemi në katër cepat e botës, me një çantë kusuresh e shpresash me vete Dhe menjëherë ndeshemi me fatin tonë, me peshën e sfidën e tij përballë integrimit, pjesës tonë në shqip që përkon me gjetjen e vetvetes. Por ndryshe nga të tjerët, çuditërisht ne shqiptarët rrëmbehemi jo pak herë nga rrjedhat e kohës. E mes këtyre rrjedhave pa dallim moshor e gjinor, ne jemi sfidantë e përçues të vlerave. Të tjerët na quajnë mjeshtra, profesorë, ustallarë, doktorë, të talentuar…, në tërë realitetin e paraqitjen tonë në këtë rrjedhë. Breza të talentuar të së ardhmes na i cilësojnë fëmijët tanë. Në këtë "rrëmujë" thëniesh e vlerësimesh pena e gazetarit sapo ka filluar të rendis e fiksoj disa prej tyre… Kini durim, se gojët që flasin për ne s’janë pak, janë aq shumë sa vetë përpjekjet tona të trefishta e të shumëfishta për të treguar se nga vijmë e ku shkojmë në sy të tjerëve.
Ato janë tamam ashtu, siç vetë W.Churchill është shprehur në një moment tepër historik jo vetëm për popullin anglez, por për të gjithë kombet:"Ky nuk është fillimi, nuk është fundi, ky është fundi i fillimit". Në këtë "fund të fillimit" nis të shpaloset pjesa jonë shqip e integrimit pa harruar kulturën, traditën, festiven e tradicionalen…, pa harruar tërësisht shqiptaren.






















NJË ZË I NJOMË SHQIPTAR NË BIRMINGHAM

Enkas të rrëmben. Është një zë që cicëron në moshën dhjetë vjeçare,një zë i njomë.Një timbër në shqip nga Birmingami.Dhe ndoshta më shumë se një zë është një natyrë e re poetike, në një "sofër të vjetër dibrane", intelektuale e tepër tërheqëse. Është një këngë që buron trio, në këtë odë të traditëpërcjelljes, që nis nga Alpet e përfundon në brigjet e Jonit. Kësaj here në një gjuhë poetike të rrjedhshme e me nuanca të thella brenda ç'do detaji, brenda ç'do poezie të botuar nga përmbledhja antologjike e moshës 7-11 vjeçare e që mban emrin e GEILA Alpion. Në këtë rrjedhë moshore kur të rrëmbejnë lodrat e gudulisjet pa shkak lozonjar, mesazhi i përcjellë nga Geila, padyshim është një vëmendje më shumë.Në të ndalon e kundron erëmirë Pranvera, qesëndis dimri, pushon legjenda e struket instikti fëminor, ndërsa shpërthen
talenti i rrallë i një njomëzakeje shqiptare. Ajo ka lënë diku mes rrjeshtave të kuptohet
se pranverat, dimrat e tërë të mirat e të këqijat e kësaj bote janë veç një konkurrencë e së keqes që tenton të vrasë shpirtin e zemrën e ç'do luleje në rritje. Në tërë tufën errëmirë të cicërrimës së parë të pinjolles Alpion, ajo që s'të lë pa iu rikthyer është kapja e momentit nga rrjedha e një moshe tepër të ndjeshme e plot talent. Por jo vetëm se botimi kësaj here është në gjuhën e Botës, anglisht, jo vetëm se është nga një
njomëzake që ka lënë paksa lodrat pas dore për të shpërthyer në talentin e saj, jo vetëm se anglezët botues vetëshprehen në vlerësim, por se tufa me lule është një simbolike e një bote që do të fshikullojë ç'do pëshpëritje për ne nga mosdashja apo xhelozia e vjetër historike. E ka dhënë pikënisjen, kjo këngë e re në udhën pambarim..., që jo më kot është nën titullin "author of the future"(autorët e së ardhmes).
Geila Alpion, 10 vjeçe, është inkurajuar nga prindërit e saj dhe nga mirësia e vëllait të vogël, siç shprehet vetë para anglezëve botues. Ka hobi dhe interes për letërsi, krijimtari, pikturë, udhëtime dhe fotografi. Ajo dëshiron të studiojë për astronomi, ndërsa autorë më të pëlqyer ka Roald Dahl dhe William Shakespeare. Në moshën 4 vjeçare bëri IQ test ne Universitetin e Durhamit dhe atje një psikologe rekomandoi që të futet në shkollë një vit para moshatareve të saj. Geila tani është në klasën e gjashtë dhe sapo ka fituar kunkursin në një nga shkollat më prestigjioze private (grammar) school në Angli: King Edward VI. Shkolla në fjalë është renditur e 9-ta nga niveli në 100 shkollat private të Anglisë vitin që kaloi dhe çdo vit nxënësit më të mirë studiojnë në Oksford (Oxford) dhe Kenbrixh (Cambridge). Geila do të studiojë në këtë shkollë për 8 vjet deri sa të fillojë universitetin. Ne kete shkolle kandidatet pranohen vetem me konkurs, i cili u zhvillua ne Nentor 2002 dhe per te cilin u unformuam ne fund te shkurtit qe kaloi.
Para se te merrte rezultatet ajo ishte pergatitur nga ana psikologjike prej prinderve te saj, qe te mos shpresonte shume se mund ta merrte konkursin (i cili eshte me pyetje abstrakte vetem per te pare IQ- ne) duke i thene se ne jete jo te gjitha enderrat realizohen. Prinderit, Gezim dhe Dashuri u lumturuan nga rezultati por edhe u befasuan, sepse nga rreth 8000 aplikante vetem 600 u pranuan ne nje qytet prej dy milionesh si Birminghami.
Ajo diku në krijimtarinë e saj erëtrëndëlinë shprehet për planetët."Planetët flasin,dhe unë i dëgjoj",- i thotë vëllait të saj. Ndërsa ne na duket si një zë që në vëzhgim e sipër, në rritje e sipër tenton të zbulojë ndoshta atë të rradhën, të panjohurën, ndoshta të një të ardhmeje tjetër, kushedi me sa të papritura.


DY PENELA TE RRINJ SHQIPTARE NE ALBUMIN E KE

Dy nga gjashtë punimet me penel,të përzgjedhura nga një juri në "Primari School Swinton",u përkasin dy nxënësve shqiptarë.Ata vijnë nga dy pika të kundërta shqiptare, veri-jug dhe sjellin me penelat e tyre imagjinatën e peisazhit të bukur shqiptar. Enkas të rrëmbejnë. Përqëndrohesh në të parin dhe përhumbesh në qetësinë që të falin pllajat shqiptare e ndërsa qëndron më gjatë tek I dyti, që të risjell para syve freskinë e një buzëmbrëmjeje me diell të zjarrtë në perëndim e sipër. Koloriti i përdorur nga Vjollca Kaçaniku dhe Klodian Ciko, thotë drejtori i shkollës Z. Schatchard të sjellin menjëherë si në pasqyrë imazhin e vendeve të mesdheut. Unë kam vizituar, shton ai Qipron greke dhe Maltën në periudha të ndryshme dhe ndaj flas
kështu, sepse më duket që edhe natyra e vendit tuaj me të njëjtën klimë ka po aq bukuri, freski e magjepsje…Dhe vazhdon duke thënë fjalët më të vlerësuara nga fjalori i anglezëve për të tjerët për dy nxënësit shqiptarë që i quan talente.
Vjollca në të pestën e Klodiani në të gjashtën e kësaj shkolle disaherë janë vlerësuar me çertifikata dhe "Headteachers Award", ndërsa tani një juri nga departamenti i edukimit te zones dhe një shoqatë me bashkëpunim KE-në, u kanë akorduar diplomat përkatëse dhe vendin në albumin që do të publikojë së shpejti KE. Për këtë "South Yorkshire Time" shkruan:"dy penela të artë, dy shpresa për vendet e tyre në zhvillim.."






















KOSTUME SHQIPTARE NË KILBURN PARK

I zoti i shtëpisë, Artani, ishte veshur me një kostum të bukur të Shqipërisë. Kësula, këmisha e bardhë, jeleku i jepnin një bukuri që të habiste. E shoqja, Elvira, me një kostum të zonës së Vlorës gati ngjante si një zanë. E teksa fotografi shkrepte kujtimin e tyre të parë të një martese me dasëm të lënë në mes (shkakun se mësuam dot), djali i
tyre i vogël Aldi,nxitoi t’i shtohej celuloidit. Edhe ai me një kostum ngjashëm të atit…
-Si i keni siguruar këto kostume shqiptare?
Kostumet na erdhën me postë nga Shqipëria. Janë një ëndërr e vjetër dhe janë mbajtur
me kujdes nga prindërit tanë valltarë të dy ansambleve, dikur amatore por me emër në vendin tonë. Ndërsa atë që ka veshur djali e kanë punuar duart e nënës time, dhuratë dhe mesazh trashëgimie për djalin tim.
-Po pse preferuat këtë veshje folklorike në mes të Londrës?
Edhe në fund të botës asgjë nuk e zëvendëson bukurinë tonë në tërë lëmin e saj. Asgjë nuk e zëvendëson traditën, kulturën e rritet shqiptare.Kur mendon se kostumet shqiptare kanë mahnitur të huajt, kur kujton Lord Bajronin në atë foto me kostum shqiptar, komenti është I tepërt…
-Si ndjeheni sot me këto rroba?
Madhështia që të japin kostumet shqiptare ka të fshehtën e vet që e pasqyrojnë fytyrat.
E ju sot na shikoni të qeshur.
Më tej, ndërsa orkestrinën tradicionale e ka zëvendësuar disi videoklipi i një dasme shqiptare, në katër tryezat e shtruara duket se asgjë nuk mungon. Atë buzëmbrëmje në "Kilburn Park" u këndua e u hodh vallja shqip. U këndua e u vallëzua gjatë, ashtu siç do ta hidhnin vallen e tyre të rrëndë pleqtë me rrudha…Të vetmit që i munguan asaj nate shqiptare të gjatë.

















BINJAKË ME RRUDHAT SHEKULLORE TË KAPITALIZMIT

Ai është shqiptar, ndonëse anglezët e thërasin dhe e njohin vetëm me emrin "mjeshtri". Prej disa vitesh mjeshtërinë dhe aftësitë e tij profesionale ia ka kushtuar jetës së metropolit më të madh britanik. Dhe vetëm merr vlerësime e përshëndetje nga ç'do klientë që troket në "Finsbury Watches Repairs". Në botën e luksit e të modës gjithnjë në ndryshim, jo vetëm për atë ç'ka moda ka domethënien e vet, por edhe në atë që ka të bëjë me guston dhe modën e orëve të dorës, një orëndreqës duket sikur është jashtë loje. Por për Shemsin, mjeshtrin shqiptar nga Kosova, profesioni që ushtron këtu është më shumë se domosdoshmëri, edhe pse dikujt të jesh në zemër të kapitalizmit plot luks mund t'i duket se një orë që kushton jo pak mund t'a riblejë disa herë, shprehet ai. Sado që moda e orëve të ndryshohet,sado orë të reja e luksoze të dalin, riparimi i defekteve që lindin ndoshta brenda garancive ose edhe gjatë përdorimit të tyre nuk e lë pa punë orëndreqësin, shton njëri nga pronarët e "Finsbury Watches Repairs" në Seven Sisters Road. Aq më shumë, shton ai, kur ke të bësh me duart e një mjeshtri, siç është Shemsi. Kur mendon se ke blerë një orë mode të shtrenjtë e që kushdoqoftë i kamur apo i varfër e blen vetëm njëherë atë, nevoja e mjeshtrave si Shemsi, që konkuron tani edhe në zemër të Londrës me zanatin e tij, natyrshëm të largon ç'do paragjikim. Por profesioni dhe mjeshtëria s'ka fund thotë vetë ai, edhe pse ai tashmë mban disa diploma të disa prezantimeve ndërkombëtare.
Ai është modest dhe i qetë. Aspak nervoz e aspak dukës për ç'ka vlerësojnë të tjerët punën e zanatin e tij mjeshtëror, edhe pse tani dhjetra e ndoshta mijëra njërëz kanë në xhepat e tyre kartvizitën e tij e të dyqanit në fjalë. Më së shumti për këtë bindesh teksa shikon realitetin në bllokun e përshtypjeve të dyqanit dhe aq më tepër kur dëgjon kërkesat në telefon për aq kohë sa ti ke qëndruar mbi banak me misionin e gazetarit,për të gjurmuar ç'do fjalë ndryshe për të gjithë ne shqiptarët. Me këtë moto në "Seven Sisters Road" padashje kemi thënë pak edhe për një gjetje tjetër të vetvetes shqiptare, për një integrim në botën e egër të kapitalizmit të vjetër anglez, të fytyrës sonë punëtore, realiste e fjalëpake, si e një moshe me rrudhat shekullore të kësaj ekonomie tregu në rritje të vazhdueshme.


E PATHËNA NË METROPOLIN ANGLEZ

Ajo kurreshtje që në fakt të bën shtatanik sa futesh në Londër, në një ditë me diell e me pak re në qiellin britanik, ngulet së shumti në atë që ti ke ditur ose dëgjuar për metropolin anglez pa harruar se pa dashje ti ke hyrë në të pathënën për të. E pathëna, ndoshta do të ishte vështirë të rrokej në vetë kuptimin e parë e të mirrëfilltë të saj,sepse në këtë rast s'ka të bëjë aspak as me histori, as me arkitekturë, as me lëvizjen e miliona frymëve nën e mbi tokë në këtë metropol shumë të zhurmshëm, e të pandalshëm. Ajo të rrëmben në rrjedhat e saj me kurreshtjen e ç'do detai që të rrok syri e të ha kohën pa e ndier fare.Është metropoli më i zhurmshëm britanik dhe padyshim për të s'kanë të sosur fjalët e fjalitë. Ajo që na duket se mbetet e pathënë në këtë mori lëvizjesh të pafundme, na përket neve komunitetit relativisht të ri të metropolit,po aq edhe asaj që vetë anglezët thonë për ne e vendin tone Shqipërinë.

JO SHUMË LARG "LONDON EYE"

Në një situatë ndryshe, aspak s'do ta kishe vështruar aq shumë "shitësin" e kikirikave të fërguar, pjekësin e gështenjave, apo minitregtarin ambulant të sanduiçave të freskët për kalimtarët përballë "London Eye", nëse s'do të dëgjoje një fjalë në gjuhën shqipe,që të bën të ndalesh sikur ke parë njeriun që ti ke kohë pa e takuar. Ndalesh ose kthen kokën prapa,jo nga ajo që ti sheh,por nga diçka tjetër më të rrëndësishme se sa malli. Dhe në cast thua, edhe ne jemi tërësisht pjesë e metropolit britanik! Po,po edhe ne! Jemi ashtu të përfshirë në lëvizjen e tij,me punë,të pafjetur...
Më pas është ndoshta kurreshtja, apo më mirë "rrokada" që shikon në një metropol, i cili ka rrokur nga të gjitha kulturat, traditat e vyrtytet e komuniteteve dhe të gjithë këtë në një ekonomi të lirë tregu me ligje e norma ligjore. Dhe fap duket sikur e ke thënë të pathënën. Harron se atë ta ka zbuluar vetë metropoli, e ti dukesh si në rolin e zbuluesit fiktiv të kësaj të pathëne.
Ora kalon të njëzetat, ndërsa era e këndshme që vjen nga minikarrocat ambulante përzihet me flladin e freskët të buzëmbrëmjes së Marsit pranveror. Nga kjo pikë mbi urë, "London Eye" syri i pafjetur i Londrës të duket sikur pikëtakohet me qiellin. Dhe pse ke mall të jesh afër e afër tij, në rrotullimin 360 gradësh,harron duke medituar qëllimin e këtij udhëtimi që s'është sa për të fshirë kurreshtjen.Përhumbesh në një botë tjetër,në një botë plot enigma e të pathëna. A nuk ngjajnë këta minitregtarë me atë shqiptarin që shiste hallvë në kryeqytetin kinez? Me ata vëllezërit tanë që ekrani i TVSH i fiksoi në Argjentinë, në Brazil apo në Afrikën e Jugut, duke bërë biznes tradicional shqiptar, që nga byrekët, petullat apo ushqimet e pregatitura sipas kuzhinës familjare shqiptare pak kohë më parë?
Dhe thua me vete kjo është më shumë se inisiativë ,më shumë se e pathënë,është një shkëmbim tradite,një lëvizje e tillë për të gjetur veten "Made in Albania" ndoshta në tërë lëvizjen pafund të një bote krejt të re për ne shqiptarët, me krejt vështirësitë e lehtësitë e saj. E në këtë pikë le të bëjmë paksa një "shkelje" në rregullin e të shkruarit tonë për emra që nuk fiksohen,ndoshta për vetë faktin se ç'do emër në këtë rrugë i takon ç'do njërit që shikon përfshirje në ekonominë e gjërë e të lirë të tregut.

"KURORA E ARTË" PËR BIZNESIN SHQIPTAR

Vetëm pak muaj më parë shtegtimi i biznesit me emër shqiptar ishte në majën e "piramidës" botërore. "Kurora e artë" e Drejtorisë së Inisiativës së Biznesit, iu dha shqiptarit nga Zhepçishti i Tetovës, Shefki Idrizi. Kompania e tij "Renova-Rofix", që ka repartet e veta edhe në Ferizaj të Kosovës, ndërsa distributorët e prodhimeve të ilaçeve edhe në Shqipëri,Kosovë,Turqi,Bosnjë dhe Serbi sigurisht që i dha një emër më shumë edhe të pathënës për ne në metropolin britanik. Në Londër, në këtë legjendë të biznesit, sigurisht veç "Kurores se artë", për biznesin e shqiptarit zbulohet edhe fakti dhe
realiteti tjetër i temës së rrokur në këtë çast.Të dëshmosh në këtë pike vetëm së paku me një shembull,që meriton vëmndjen e më të mirit, ndoshta s'është as për të thënë pak as për të thënë shumë,por për të deklaruar se në tërë ecurinë e pandalshme edhe ne shqiptarët kemi rrugën tonë plot të ardhme.Sa të tjerë janë ngjashëm kësaj rruge? Sa shqiptarë i janë vënë vrapit marramendës e të lodhshëm të garës së madhe me emrin konkurrencë për jetën në këtë kapitalizëm provëdhënës? Sigurisht ata janë plot, si në Shqipëri ashtu edhe në trojet me shqiptarë, po aq edhe këtu ku konkurenca është ende më e madhe. Dhe ndoshta e nesërmja nuk do të jetë larg për të tjera "Kurora të Arta" nga maja e biznesit botëror,Londra. Dhe ndoshta ashtu siç vetë Drejtori i Inisiativës së Biznesit (BID), zoti Crown Awward,do ta uronte këtë kur ia dha "Kurorën e artë" shqiptarit nga Tetova.

"NJËMIJË E NJË DRITARE" NË HARRINGEY

Qyteti i lashtë shqiptar i Beratit duket mbi kokat e tyre si një panoramë e tejdukhme ku kryqëzohen dritëhijet e sallës së potershme nga muzika shqip në Harringey. Janë tre anglezë,historianë e artkitektë, që në kthimin e parë nga Shqipëria, kanë preferuar të rishijojnë diçka të lënë në mes në atdheun tonë.Ata flasin e shijojnë sipas tyres dhe vetëm në dalje vështrojnë atë që më pas do të ishte një bisedë më vete. Ashtu duke shqiptuar me diksionin e tyre tashmë të njohur për ne të gjithë "Albania","Saranda""Vlora","Berati""Tirana","Kruja""Shkodra","Burreli","Dibra" e një mori qytetesh të tjera të vizituara në Shqipëri,tregojnë se është më shumë se një dëshirë të shprehen për të rrallën ose më saktë të pagjeturën kënd në botë,atë që natyra dhe Zoti i kanë dhënë Shqipërisë,bukurinë dhe pasurinë e rradhë natyrore,kulturore e shpirtërore.
Secili në të vetën shton një kujtim,por ajo që të impresionon është lëvdata për tradicionalen shqiptare, për rakinë e shijshme të Skraparit,mishin e pjekur të qingjit,kosin e Ujit të Ftohtë të Tepelenës,bukuritë e Veriut të Shqipërisë, shëtitjet alpine e mjaft të tjera pafund, që nisin te rakia e kumbullës e mbarojnë tek mishi i shijshëm pastërma në zonën e Çermenikës. E teksa largohen duke qeshur premtojnë se do të rikthehen këtu në Harringey nën panoramën e Beratit të njëmijë e një dritareve për të shijuar një tavë
kosi e për të vazhduar bisedën për Shqipërinë...Deri atëherë le ta lëmë si një tjetër të pathënë për ne e për vendin tonë të mrekullueshëm.

NE NJE CEP TE MBRETERISE SE BASHKUAR

Yorku ka nje histori te vjeter per vendasit, por per grupin e shqiptareve qe kane me se kater vjet ketu,ai ngjan me nje risi te re. Ai I ka vene emrin pjeses me veriore te Anglise qe quhet Yorkshire dhe mban ne gjirin e tij dhjetra familje shqiptare,edhe pse ai eshte ne Mbreterine e Bashkuar vetem nje qytet turistik tashme. Kryeqyteti i vjeter anglez i kompozuar me themel historiken dhe te lashten me modernen ne domethenie, diku ne York Street,lehteson dhimbjen e familjes Berisha per te humburit ne Kosove dhe qeteson pak shpresat e me te rrinjve per nje dite me te re e me te sigurte ne vendin e lindjes. Me i vjetri i shtepise, Axha Ramadan, nuk e ka pire kure duhanin, as rakine por tani c'e ku mban nje pakete me cigare me vehte. E nisa ne Kampin e Stankofcit ne Maqedoni, thote ai. Nuk e kisha futur ne goje as ne momente me te zeza per mua, as ne kampin nazist te internimit ne Prishtine me 1994'as kur me burgosen serbet per te me shtuar sherbimin ushtarak. Por policet me te eger te Ballkanit, me te eger se serbet, Maqedonet, me bene me me dert. E, e,e nejse,tani dua ta flak kete mizohistori. Une dje thote ai ndjeva te flas me shume per Kosoven.Vendosa te flas me emrin e Zotit ne goje per te miren time,te familjes e per te miren e te gjitheve ,ne shqiptareve te pervuajtur. Eshte koha te harrojme te kaluaren e te ndertojme te rene. Por te ndertohet kjo e re duhet me shume mirekuptim e mbeshtetje per te gjithe ata qe e mbajne ne shpatulla veshtiresine e integrimit. Me qarte duhet te jemi te gjithe perkrah institucioneve, perkrah jetes, perkrah zhvillimit. Arsye ka shume por une s'dua te hap shkas debatesh. Le te shohim
secilin ne sy, e pastaj te flasim…"
Me tej biseda ne familjen Berisha shkon ne kanalin e vet. Kosova,jeta eardhmja plot shpresa me ndihmen e te zgjedhurve dhe komunitetit nderkombetar.

AMANETI PER NJE GRUSHT DHE

Ne Donkaster, nje qytet vetem pak milje larg nga Shefildi,me sakte qyteti i dyte pas Rrotherhamit ne kete rajon, jeton nje komunitet, jo pak i vogel shqiptaresh.Te paret emigrante ne kete qytet nga komuniteti shqiptar jane ata qe u sistemuan me programin nje vjecar pas deportimit nepermjet ajrit nga kampet e Maqedonise. Ata kane dhe nje shoqate te ngritur me ndihmen e autoriteteve te ndihmes me emrin "KOSOVA-COMYTEE". E keshtu ne hallet e tyre gjendet dhe nje mundesi, te pakten sa per te hequr dertin, na thote Naimi, nje punonjes ndihmes-edukimi per femijet e shqiptareve qe nuk dine gjuhen ne shkolla e qe financohet me ndihmen e autoriteteve lokale te edukimit, por me kerkesen e shoqates ne fjale. Me aktivi i kesaj shoqate dhe me i dhëni pas halleve te anetareve te saj sigurisht qe mbetet, Arif Maloku, shefi i saj. Ai flet pak, perqendrohet dhe te kujton ashtu ne te degjuar pikerisht ate mesuesin e vjeter e me takt te gjuhes shqipe, profesion qe ne fakt e ka patur qe heret ne vendlindjen e tij ne Kosove. Shkepusim ca fragmente nga rrefenja e tij:"Kosova na dhemb. Kam nje amanet qe ma ka lene Enver MALOKU dhe s'dua ta harroj e ta lere pa e cuar ne vend.Eshte koha me thoshte ai te tregojme se jemi bij te nje nene e ta duam njeri tjetrin.Ne kete sens u ngritem e iu gjendem vellezerve Selman e Nuri, kur nena e tyre, nena jone e te gjitheve, se ashtu e quanim te gjithe, na la e u nda nga kjo jete ne spitalin e Donkasterit. E duhej percjelle ne te gjitha detyrimet. Amaneti eshte amanet per ne. Kufomen e se ndjeres e percollem me ndihmen e shoqates ne Prshtine, aty ku ajo pati lene amanet te prehet…,per nje grusht dhe nga toka meme, qe s'e shijoi te lire."
Keshtu tregon per te tjera halle, per te tjera probleme, per Kosoven ne tere rrjedhen e re dhe thote se ata e mbeshtesin ne c'do hap qeverine e Kosoves, Presidentin, voten dhe institucionet legjitime.Boll me me pushtete paralele ,thote ai.


ZOTI NJE PER TE GJITHE DHE…

Ajo eshte bere nene ne Angli. Me te shoqin Adrianin e morren kurbetin me 1998 dhe perfunduan ne Mbreterine e Bashkuar, pasi kishin mbaruar Universitetin Pedagogjik "A.Xhuvani te Elbasanit. Ajo qe tani i lidh me shume me kete vend, nuk eshte me nje jete si gjithe te tjeret qe mendojne te pasurohen me te gjitha menyrat ose te shporrin fukarallekun, por predikimi per "Lajmin e Mire", sic e quan sekti i fese me te re te tyre "Deshmitaret e Jehovait". Nevila, ose sic e quajne 85 anglezet e Kongregacionit te Rrotherhamit, "sister Nevill", eshte pagezuar nje vit me pare ,pikerisht ne nje miting te madh shqiptaresh ne Londer, ne Kongregacionin e EDGUARES, ne veri te kryeqytetit britanik dhe tani eshte Pioniere, ose e para shqiptare ne Angli, vec disa te tjreve qe i luten Zotit me emrin Jehova, dhe troket dere me dere ne familjet emigrante te terheqe numer me te madh per te fituar jeten e perhershme ,sic eshte shpresa ne tere bashkebesimtaret e sektit te saj kristian. Ajo ne bisede me te tjeret thote "Ta dija me pare te verteten, s'do te kisha ardhur ketu…Kudo eshte Zoti, dhe ai eshte per te gjithenje, thote ajo, por kur meson te verteten nga "Bibla".
Pak me tutje ne Donkaster, Mexborough, Stainforth, Swinton e perreth kesaj zone ne South Yorkshire,Nevila thote ka me dhjetra te tjere shqiptare, qe studiojne Biblen e marrin njohuri per te verteten ne mbledhjet e studimit te organizuar kristian.


…AI I DO SHQIPTARET

Dy familje ne Stainforth ne nje leter shoqates se ndihmes se azilanteve ne zonen e Donkasterit,pikerisht zotit Joe, pak kohe me pare nuk i kerkonin kushte per jetese me te mire edhe pse kishin arsye per nje gje te tille, por ndihme per te gjetur nje kishe Orthodokse, ku ti luteshin Zotit.
Vasil Xhokaxhiu, nga Fieri,e shoqja Lindita nga Tirana me femijet Gligorin e Katerinen dhe familja e Filip Pulos nga Saranda,-thote punonjesi i kesaj shoqate, Agon Eshani, lane shtepite e tyre te akomodimit per nje shkak te tille qe i befasoi dhe autoritet e ndihmes. Ai shton se ata pyesnin "Kaq shume besoni ju te Zoti?! Ne dime qe ju jeni jo shume fanatike ne marredheniet me fene e institucionet e saj.
Per te thene shkurt, mesazhi i dhene nuk synon komentin apo analizen e problemit, por faktin dhe realitetin e ndodhur me qellim qe secili te shohe vetveten ne kete mes e te gjykoj me pasqyren e vet.
Te moshuar te tjere thone punonjesit e ndihmes ne Donkaster, ndjekin te premteve ritet e besimit myslyman ne xhamine e qytetit.
Daje Ramadani, plaku qe eshte me ne prej Yorku, qesh dhe thote :Shqiptaret e duan Zotin dhe Ai i do, se po te mos i donte, askush nuk do te fliste me shqip sot…




























PIANISTJA SHQIPTARE NE LONDER, DY HERE NE SKENE PER NENE TEREZEN

Mariela Çingo është një pianiste e re shqiptare që jeton në Londër. Ajo është një emër i ri shqiptar në fushën e muzikës në Britaninë e Madhe, por me një dyzinë arritjesh e vlerësimesh. Ka lindur më 14 Gusht 1978 në qytetin e Korçës dhe në moshën 7 vjeçare ka dhënë koncertin e saj të parë.Vetëm 12 vjeç ajo ka luajtur në piano në orkestrën filarmonike të Korçës.E lindur dhe e rritur në qytetin e vendlindjes, mes zhurmës së përditshme të muzikës, me nënën këngëtare, Mariela që në moshën 5- vjeçare filloi të lexonte notat mbi pentagram.Dhe vetëm në moshën 7-vjeçare, me ndihmën e një shoqeje të nënës së saj ajo arriti t’I përkushtohej e të përhumbte mes pianos ashtu si edhe sot.Tani talenti I saj është ne rritje gjithandej, sigurisht me “miken” e saj të pavdekshme pianon.
“Ajo sjell orrigjinalitetin e një tradite muzikore në mesin e një eksperience, plot dëshirë e pasion”- thuhet per te nga shtypi i huaj dhe nga kritiket. Në moshën 17 vjeçare u vendos në Londër, ku menjëherë tërhoqi vëmendjen e profesorit të mirënjohur britanik Raphael Teroni të London College of Music and Media. Këtu ajo ka fituar shumë çmime, përfshirë “Piano Concerto Prize” në performancen e Rachmaninoff’s Second Piano Concerto.Aktualisht është duke organizuar disa koncerte në Shqipëri, Londër si dhe një në Beograd. Shumicën e kohës e kalon mbi piano dhe telefonata, por edhe duke shtypur biografi dhe letra të ndryshme. “Besoj se
më kuptoni,- shprehet ajo,- pse e bëj një gjë të tillë”.
Po kush është më saktë muzikantja shqiptare që duartrokitet sot në skenat më në zë të Perëndimit?. Është e bija e këngëtares Tereza Kreshova (njihet akoma me mbiemrin e vajzërisë) e cila ka studiuar nëTiranë me Mihal Cikon. (E ëma ka mbaruar studimet në një kohë me të madhen Vaçe Zela dhe të mirënjohurin Gaqo Çako). Ajo vetë ka bërë shumë koncerte dhe turne nëpër Shqipëri, dhe jashtë shtetit qoftë si soliste, por edhe si pjesëtare e grupit 'Lira' në Korçë me dirigjent Gaqo Nanon. I ati I Marielës Robert Çingo, futbollist, zëvendës tranier i ekipit 'Skënderbeu’ dhe vetë ajo e ndiqnin atëherë zërin e Terezës gati në ç'do koncert të saj, dhe ndërkohë Mariela e vogël rrinte dhe priste prapa skene deri sa të mbaronte, dhe më pas t’i dhuronte lule. Atje Mariela vetë mësoi të nderoj publikun dashamirës për herë të parë. Sa për histori gazmore, kur ajo ishte rreth 4-5 vjeç, shkoi me të atin Robertin të dëgjonte mamin në opera, në teatrin A.Z.Çajupi në Korçë. Gjatë shfaqjes, vajza, rolin e të cilës luante ajo, mori një shuplakë nga një mashkull. Duke mos bërë dot dallimin midis realitetit dhe aktit, Mariela u çua dhe bërtiti që ta linte mamin e saj të qetë, se ndryshe do të kishte të bënte me babin e saj(I cili do t’a shembte me dru jashtë skene!). Këtë episod e mban mend tani spektatori i asaj kohe në Korçë, ndërsa Mariela vetëm qesh kur ia kujton. Ajo shton për ne edhe një detaj tjetër, kur thotë se babi i saj u struk në karrige dhe u përpoq që ta qetësonte, kurse disa spektatorë në sallën plot qeshnin me të madhe.
Profesori i parë i saj i pianos Petrika Melo që tani banon në New York, pas tre vitesh mësim tha më shumë se mund të thoshte një njeri për një studente universiteti, atëherë për Marielën. Por pasi ai u vendos në Tiranë Mariela startoi më tej të mësonte me Koço Vramen. Gjatë kësaj kohe, fitoi një konkurs që ishte në lidhje me fëmijët e talentuar të Shqipërisë, në të cilin merrnin pjesë të gjitha shkollat e muzikës në vend. Për këtë arsye, ajo luajti me orkestrën e Korçës concertin Haydn në Re maxhor. Më pas mori mësime në Tiranë nga Aleksandër Gashi, që me sa di unë, tani ndodhet në
Itali. Ai i dha një frymëzim të madh, dhe gjatë kësaj kohe, (13-14 vjeç) luajti në disa shfaqje televizive në Shqipëri (pra në Tiranë), duke dhënë një koncert tjetër me orkestrën e Korçës, Mendelson no 2. Një arritje e vështirë për Marielën, pasi duart i kishte akoma të vogla dhe nuk i kapnin dot të gjitha notat. Pati mësime herë pas here me Boris Plumbin, emër mjaft i dëgjuar në Korçë dhe në Shqipëri, pasi ka udhëtuar në Francë, Itali, Amerikë, Rumani etj me koncertet e tij, por u shtyp nga regjimi në atë kohë, dhe u vendos në Korçë. Midis moshës 15-16 luajti mjaft koncerte të tjera, në teatrin e Kulturës, në teatrin Çajupi në Korçë, në shkollën e muzikës si edhe për televizionin. Disa prej këtyre shfaqjeve ishin kryesisht recitale. Ajo ka ekzekutuar edhe Marshin Turk, (Mozart) me orkestrën e shkollës, pjesë shumë e njohur dhe e dëgjuar. Aleksandër Gashi emigroi si shumë njërëz të tjerë në atë kohë, si edhe mësuesi tjetër, Koço Vrame dhe ajo filloi të merrte mësimin e pianos me Zana Ngjelan, në Korçë. Me ndihmen e Vera Grabockës Mariela bëri videon e parë dhe këtë video e dërgoi nëpër universitete të ndryshme nëpër botë. (kryesisht ne Angli, Itali dhe Australi) Kjo video i ra në dorë kompozitorit John McCabe, i cili ia pasoi Profesorit me origjinë italiane Raphael Terroni. Ai organizoi një bursë studimi për Marielën, dhe nëpërmjet disa miqve dhe shoqatave bamirëse, si Kisha Katolike dhe Motrat e Nënë Terezës (të cilën e ka takuar 2 herë me që ra fjala, dhe ka luajtur personalisht për të, sepse i pëlqeu stili i saj në piano), gjeti një familje për të banuar dhe në 1995, mbërriti në Angli.
Vitin e parë, mori mësime private me profesor Terronin dhe njëkohësisht bëri 2 'A levels' (1 në muzikë dhe 1 në italisht) sepse sipas traditave angleze, 'A levels ' janë kriteret e pranimit në universitet. “Unë mund të kisha hyrë edhe pa to, por doja të trajtohesha njësoj si gjithë studentët e tjerë,-na thotë Mariela. Më tej ajo shton ,se këto i kreu brenda një viti, edhe pse në përgjithësi marrin 2 vite të plota. Ishte një 'sfidë'(shtytje) e mirë për të, pasi e përmirësoi anglishten si edhe njohuritë me muzikën konteporane.
Pas 2 vitesh, fitoi çmimin e koncertit dhe luajti Rachmamonov 2. (Këtë e ka patur gjithmonë ëndërr t’a luaj, që kur pa filmin'Rapsodia' me Elizabeth Taylor.) Më pas e ndoqën koncerte të tjera dhe çmime të tjera, si çmimi 'Beethoven' me të cilin përfaqësoi universitetin dhe luajti në një koncert në 'Regent Hall' në Oxford Circus, çmimin 'Holmes' në universitet me të cilin dha disa recitale etj. Gjatë kësaj kohe u njoh me dirigjentë dhe kompozitorë të ndryshëm. Ka luajtur Shostakovich no 2, me orkestrën e universitetit si edhe me dirigjentin Tom MacLeiland Young, Mozart no 21 me orkestrën Whitehall në St Giles Barbican dirigjent Michael Nebe, Grieg, Chopen etj me Wealdon Symphonia, Hillingdon Philharmonic me dirigjent Peter Williams etj. Në vitin 2001, në Shtator u ftua për të dhënë koncert dhe mësim të hapur në Edingburg, Skoci, nga Scotish International Competition dhe luajti me Hamish Milne. Ka bashkëpunuar edhe me këngëtarë të tjerë sigurisht, dhe pjesa më e fundit ishte 'Karmina Burama' e kompozitorit Karl Orff që u luajt në Turnham Green, me Addison Singers dhe David Wandsworth si dirigjent. Kjo është një pjesë shumë e dëgjuar për kor dhe orkestër ku protagonistët bënë versionin me 2 piano dhe perkusion, dhe luajtën disa psalme nga kompozitori amerikan Lukas Foss.
Mariela është edhe pjesëtare e grupit 'Del Vero' që është një grup muzikantësh të rinj që përpiqen të sjellin muzikën në ambiente dhe vende të ndryshme. Me këtë grup ka luajtur në Kent si edhe në Londër, në 'shtëpi' (më mirë të themi vila apo ndërtesa me vlera historike që i përkasin qeverisë angleze, dhe reklamojnë stilin e ndërtesës si dhe vepra artesh) të ndryshme duke kombinuar kështu të vjetrën me të renë, klasiken me kontemporanen. Nëpërmjet këtij grupi u takua edhe me celisten Rachel Scott me të cilën kanë organizuar shumë koncerte. Ajo është Australiane dhe stili shqiptar i të shprehurit qoftë në muzikë por edhe në biseda, është shumë i përafërt, pra gjetën kështu vetveten tek njëra-tjetra nqs mund të shprehemi në këtë mënyrë.

1-Një emër dhe një talent shqiptar në fushën e muzikës. Në fakt kush është misteri i Marielës?
Mister? Jeta ime nuk ka shumë mistere. U linda në Korçë dhe u rrita me muzikën pasi mami është këngëtare. Kur isha 5 vjeç, mësova të lexoja muzikë thjesht nga kurioziteti, nëpërmjet një shoqes së mamit. Kur mbusha 7 vjeç, vendosa të mësoja pianon sepse ishte instrumenti që më tërhoqi më shumë, pasi mund të mund të nxirrte tinguj të ndryshëm dhe të imitonte zëra, kafshë apo instrumente të ndryshme.Përshembull, në anën e majtë të tastierës, tingujt janë të lartë, dhe pothuajse të frikshëm, (mua më ngjasonin me arinj gjumashë) në mes të tastierës, janë të ngjashme me zërin e njeriut, kurse në anën e djathtë, tingujt ngjasojnë me zërin e zogjve. Për një fëmijë me imagjinatë, pianoja është “lodra” më e sofistikuar, që s'e lodh e s’e merzit asnjëherë. Që atëherë, nuk kam mundur ta imagjinoj dot jetën time pa pianon, pa muzikën. Mbase kam mbetur akoma fëmijë…

2-Muzika dhe Mariela a kanë raporte, kundërshti …?
Sigurisht. Për mua, muzika, pianoja në veçanti, është si një mik që ndodhet pranë meje në momentet më të lumtura dhe më të hidhura të jetës e që nuk më lë asnjëherë në baltë. Sa më shumë kohë që kaloj me të, aq më e fortë bëhet lidhja. Nuk mund të them që kam kundërshtime me muzikën, por vetëm me vetveten, kur bie në kontradiktë personaliteti i kompozitorit me muzikën e tij. Sipas meje, muzika është një shprehje e personalitetit të njeriut, prandaj ndonjëherë ne muzikantët, nuk e mirëpresim kritikën. Problemi për mua qëndron tek një kompozitor, i cili nuk do të më pëlqente aspak si njeri, jo si një përkushtim ndaj muzikës (për shkak të mendimeve të tij raciste, si psh Vagner), ose për ata që mendojnë se “shkruajnë muzikë hyjnore”. Atëherë bie në kundërshtim me veten, a duhet t'ju përmbahem parimeve dhe idealeve të mia, apo të jepem pas pasionit dhe të mendoj vetëm për muzikën? Zgjedhje e vështirë…

3-Ku qëndron rrëmbimi pas pasionit? Diçka nga e shkuara juaj që keni lënë pas...
Për mua, nuk është vetëm pasion. Është jetë. Dhe nuk jam e rrëmbyer pas saj, por zgjedh t’a jetoj. Muzika është një lloj të shprehuri, të cilën nuk mund t’a përshkruash dot me fjalë. Mendoj që shumë njërëz kanë arritur një moment në jetë, kur fjalët i kanë lënë, sepse nuk do të kenë zgjedhur dot fjalët e duhura, apo fjalët e përshtatshme për të përshkruar një ndjenjë në një moment të caktuar në jetën e tyre, (qoftë ky moment gëzimi, apo hidhërimi). Këtu hyn muzika. Në fëmijëri muzika ishte thjesht diçka interesante për mua. Por rreth viteve '90, kur ç'do gjë në Shqipëri u shkatërruadhe fytyrat e njërëzve ishin gjithmonë të ngrysura, për mua muzika u bë e vetmja shoqe, e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë. Kisha dy rrugëzgjidhje, ose mund të pezmatohesha dhe mos zgjidhja gjë, ose të shprësoja dhë të investoja në të ardhmen. Unë zgjodha rrugën e dytë dhe mendoj që nuk u gabova.

4-Ç'koncept ka jeta për ju?
Është diçka shumë e thjeshtë. Jeta është dhuratë. Ne jemi me fat që na është dhënë kjo dhuratë. Është gjynah të mos e jetojmë. Ka disa njërëz që mendojnë se kanë të drejtë t'jua marrin këtë dhuratë të tjerëve. Këta njërëz nuk më pëlqejnë aspak. Ç'do njeri ka të drejtë të jetojë jetën e vet dhe të zgjedhë rrugën e tij. Secili prej nesh ka një dhunti, por jo të gjithë kanë mundësinë për ta ushtruar dhuntinë e tyre. Ç'do njeri zgjedh rrugën e vet dhe jeton me pasojat. Pikësynimi im, është që të prek dhe të frymëzoj sa më shumë njërëz gjatë jetës time. Për ata që kanë probleme, sikur të kem mundësi që t'i bëj t'i harrojnë problemet e tyre, qoftë edhe për 1 minutë, do të jem e lumtur.

5-Kë rrjeshtoni në hapin tuaj të së përditshmes pas muzikës?
Humanizmin. Komunikimin me njërëz të ndryshëm prej vendesh dhe kulturash të ndryshme, dhe zgjerimin e njohurive. Sipas mendimit tim, injoranca është ajo që shkakton gjithmonë probleme, dituria i zgjidh ato.

6-Sigurisht ju zgjon muzika...Por a ju ka vënë në gjumë ajo ndonjëherë?
Po më bëni të buzëqesh. Kur isha e vogël, po. Tani jo. Nqs dikush i bie pa ndjenja, në vend që të më zërë gjumi, inatosem me ta sepse më duket sikur po i bëjnë fyerje muzikës dhe kompozitorit. Mgjt, mos harroni që në muzikë ka disa pjesë të veçanta, qëllimi i të cilave është që të sjellin gjumë, si psh nina-nana, këngët e djepit, sigurisht vetëm kur je fëmijë.

7-Ku mendoni se duhet të jetë sot profesionalizmi, midis atij të vetëquajtur dhe atij në kuptimin e tij të vërtetë?
Profesionalizmi më duket se është vetëm një nisje, si t’a them më popullore pa bitisje, pra pa fund.Të synosh profesionalizmin do të thotë, sipas meje të ecësh e të mos ndalesh kurrë në fushën tënde.Një rrugë e tillë është e lodhshme, e vështirë në pamje të parë, por e domosdoshme për të dalë nga e shtirura dhe për të hyrë aty ku kritika dhe duartrokitjet të zgjasin jetën.Unë nuk jam kritike, por me syrin tim them se duhet punë dhe vetëm profesionalizëm …

8-A ju bezdis monotonia?
Varet nga sasia. Jeta e muzikantëve nuk është asnjëherë monotone. Takojmë gjithmonë njërëz të rinj, udhëtojmë në vende të ndryshme dhe ngadonjëherë, urojmë që të kemi monotoni,(si psh të kalojmë një muaj në një shtëpi në breg të detit, dhe të mos kemi shqetësime nga bota e jashtme) në mënyrë që të çlodhemi, por pas një farë kohe, duam të rikthehemi në ritmin e jetës tonë të paparashikueshme. Pra me një fjalë, po mendoj se do të më bezdiste, monotonia.

9-Në fakt kush është Mariela jashtë pianos?
Nuk e di. Unë vetë nuk e bëj dot dallimin. Unë jam thjesht Mariela. Të apasionuarit e muzikës sime, kritikët, gazetarët,kolegët dhe mjaft njërëz të thjeshtë më shikojnë dhe më trajtojnë si 'Mariela-muzikantja', por ata që më njohin, e dinë që pianoja dhe unë jemi të pandara dhe pa të unë nuk do të isha Mariela që jam sot.

10-Në fund surpriza juaj e pathënë për shqiptarët dhe të tjerët ...?
Surprizë? Nuk di çfarë t'ju them. Siç përmenda dhe më parë, unë nuk kam mistere. Por nëse dëshironi një mesazh prej meje, mesazhi do të ishte: 'Mos humbni ëndrrat dhe shpresat. Ëndrrat janë ato që ju japin jetë shpresave, dhe shpresat janë ato që i bëjnë ëndrrat realitet.


BUZËLUMI: ATY KU MUZIKA PRODHON GJUHËN E SAJ TË
THJESHTË

“Ç’farë ne luajmë sot (muzikë), ... ç’farë kompozitorët shkruajnë, është thjesht ajo që
Zoti na ka frymëzuar ne, dhe është thjesht një ekspansion i lumit dhe i hapave të një personi që ecën në parkun buzë lumit”.
Në qoftëse udhëton në buzë të lumit, aty ku kënga e zogjve nuk pushon kurrë, ngjyrat e të katër stinëve shikohen qartë në të njëjtën kohë. Ti përhumbesh totalisht në këtë qëndisje të bukur natyrore, ndërsa idea në mendjen tënde gjen frymëzimin nga zhurma e lumit, gurgullima dhe shpotia e tij dhe nga këngët e zogjve, këtyre krijesave fluturake të natyrës. Është pikërisht kjo tërësi gjërash që ka frymëzuar dhjetra njërëz të shquar të letrave, pikturës dhe muzikës botërore, është pikërisht ky gërshetim gjërash natyrore që ka frymëzuar muzikanten e re shqiptare të luaj muzikë me pianon e saj, që kur ishte e vogël dhe të vazhdojë edhe në Londër. Është pikërisht ky gërshetim gjërash që i ka fiksuar Mariela Cingos, pianistes së talentuar shqiptare të fiksojë si në celuloid dashurinë e saj për muzikën.
MARIELA CINGO: “Unë mendoj, se dashuria ime për muzikën filloi qëkur unë isha fëmijë. Unë s’mund të kujtoj saktësisht se kur muzika pushtoi ndjesinë time, por mund të kujtoj atë fakt që kur gjyshi im filloi të shoqëronte gjyshen time me mandolinë duke kënduar këngët tradicionale folklorike Korçare, Shqiptare. Më vonë, nëna ime ishte një këngëtare në opera dhe filloi të shkonte në turne artistike dhe unë isha ‘lulja e saj e vogël’ që e duartrokisja në krah të babait tim. Pra, muzika u bë pjesë e jetës për mua, mundësi e një rruge të re për jetën. Unë u rrita me muzikën dhe s’mund të imagjinoj jetën time pa muzikën. Ajo është një rrugë ku ti shpërthen dëshirat e tua pa fjalë. Kur fjalët dështojnë, muzika është ajo që e çon mesazhin tuaj në vendin e duhur, e zbërthen optimizmin dhe frymëzimin që të krijohet në vendin dhe synimin e duhur”.
Vërtet ashtu sic shprehet Mariela, muzika është mesazhierja e jetës, dhe kur ajo vjen nga burimi të cilin vetë jeta e ka huazuar, kur vjen nga tingulli real, mesazhi është më se jetik, më se domethënës, më se frymëzues. Duke ecur buzë këtij burimi jetik të tingullit, duke ecur buzë lumit janë frymëzuar mjaft muzikantë të mëdhenj botërorë. Mariela është pikërisht në këtë grup muzikantësh dhe në këtë rrugë. Ajo është njëra prej armatës së madhe që akoma e gjen frymëzimin buzë lumit. Buzë lumit ajo gjen qetësi shpirtërore dhe paqe dhe gjen fuqinë në rrugën e saj të muzikës. Përpara ç’do koncerti ajo vjen këtu të qetësojë vetveten dhe të rifreskojë këshillat e prindërve të saj. Por, muzika është dhe vazhdon të jetë për të pjesë e jetës reale.
MARIELA CINGO: “Muzika? Unë e shoh muzikën të lidhur ngushtë me jetën reale. Unë mendoj se tingulli i muzikës vjen nga zërat realë, kështu që duke ecur përgjatë lumit, dëgjon zogjtë dhe është pra ajo që në fakt është vërtet muzikë. Ç’farë ne luajmë sot, ç’farë unë luaj sot, ç’farë kompozitorët shkruajnë, është thjesht ajo që Zoti na ka frymëzuar ne, dhe është thjesht një ekspansion i lumit dhe i hapave të një personi që ecën në parkun buzë lumit. Unë gjithmonë eci në këtë rrugë dhe gjej atë që më bën tepër të frymëzuar”.
Kur ajo ishte vetëm 12 vjeçare, ka luajtur Haydn Piano Koncert në D me Orkestrën Filarmonike Shqiptare. Në moshën 17 vjeçare ajo erdhi në Londër që të studiojë për muzikë si një e re tepër e talentuar e seleksionuar nga Shoqata e Bashkimit të Muzikantëve Ndërkombëtarë (International Association of Music). Në Britaninë e Madhe ajo shkëlqeu në studimet e saj dhe u bë pjesë e orkestrave të mëdha britanike, si Whitehall Orchestra, ku ajo luan krah për krah me muzikantë të mirënjohur të Mbretërisë së Bashkuar. Tani pianoja është bërë pjesë e jetës së saj. Kolegët dhe muzikantët me të cilët punon shprehen se sa mirë është të punosh me Marielën: “duke qenë krah dhe pjesë në koncerte”. Ajo tani është pjesë e muzikës Britanike, me frymëzimin shqiptar të cilin s’e ndan kurrë. Kjo duket jo vetëm në vlerësimet e dhëna për të nga specialistët e muzikës, por edhe në rrugën dhe mënyrën që ajo luan muzikën.



















TALENTJA SHQIPTARE MES TULIPANEVE

Një talente është pak për të thënë për pianisten shqiptare Mirsa Adam. Jo vetëm mes duartrokitjeve të “Tulipanëve”, por edhe mes atyre që i kanë dhënë dhe i japin vlerësimet, ndodhet në një konkurrencë të vazhdueshme. Edhe pse e larguar nga Shqipëria dhe e vendosur në një kulturë me traditë në fushën e muzikës, në Hollandë, Mirsa nuk e ndan hapin e saj tashmë të shpejtuar nga ecejaket e saj të dikurshme mes metropolit shqiptar, Tiranës. Në këtë ecje ajo mban gjithnjë të freskët mallin, tek i cili buron dhe një ndjenjë e rrallë e talentit të saj të kultivuar që herrët në një taban me traditë muzikore.Ajo shansin dhe fatin e të lindurit në një familje me gjyshen këngëtare profesioniste, një nga këngëtaret që studioi në Itali dhe u kthye në Shqipëri në vitet 30, ku dhe themeloi shkollën e kantos dhe këndonte në opera, tani e ndjen më shumë se ndonjëherë tjetër, teksa shikon rrënjosjen e ndjenjës së kultivuar me talentin në rritje të saj. Më tej është nëna e saj ajo që zbulon talentin e Mirsës.Por vetë Mirsa ja si shprehet më tej për ne:

1-Jeni një talent që të tjerët ju vlerësojnë e shumë pak dinë për ju shqiptarët. Ç'mund të na thoni?
Ju faleminderit për vleresimin. Nëqoftëse sic thoni ju ka një vlerësim për mua jashtë vendit, do të doja të ishte I tillë edhe brenda tij, sepse për këtë kam punuar mjaft, megjithëse vërshtirësitë ekonomike të Shqipërisë kanë kushtëzuar një klimë të ftohtë për artistët. Jam larguar nga Shqipëria në 1991 për të vazhduar studimet për piano në Konservatorin e Amsterdamit me të mirënjohurit Jan Huizing dhe Jan Wijn. Pervec se me familjen, kam mbajtur kontakte edhe me miqte e artit dhe me dashamiresit e shumte qe kam atje. Shpresoj te mos e larget dita, kur te luaj perseri ne skenen shqiptare, atje ku duartrokitjet dhe pergezimet me shijojne aq shumë.

2-Muzika është tashmë pjesë e jetës suaj.Si e shpjegoni ju në fakt këtë? Pak nga nisja juaj...?
Kam patur fatin të rritem në një familje ku gjyshja këndonte gjithë ditën e mamaja jepte mësim në piano. Si fëmijë mundohesha të luaja në piano këngët e kopshtit. Mamaja dëgjoi që këndoja shumë pastër e më dha mësimet e para . Nderkohe u pranova në Liceun Artistik "Jordan Misja"në Tiranë ku studiova me Elsa Veizin. Ne bashkepunim te ngushte me mamane, ato diten në fakt të më kultivonin dhe të kombinonin zhvillimin profesional pianistik me dashurinë pa kufi për muzikën. Më ka pëlqyer gjithnjë të luaj për publik dhe e kuptoj tashme se pa ekperiencen e skenes shqiptare nuk do të kisha përballuar dot studimet në Hollandë. Arsimimi muzikor në Tiranë është i një niveli shumë të lartë dhe të bën që në moshë të re të ndihesh i lidhur thuajse për jetë me instrumentin dhe muzikën. Muzika eshte vertete pjese e jetes sime sepse une mendoj se vetem ne piano arrij te them ate qe dua. Është një proces i mrekullueshëm të njohësh vepra muzikore arti dhe të mund t’i rriprodhosh ne skenë.

3-Personaliteti juaj vjen në rritje. A keni angazhime më konkrete për të thënë?
Mbas studimeve vjen një moment ku duhet të gjesh një formë pune për të realizuar ëndërrat. Them se për momentin kam gjetur një ekuilibër midis muzikës së dhomës, punës me këngëtarët në DNOA (Akademia e Re e Operas) dhe koncerteve recitale shpesh të kombinuara me poezi. Pa dy javësh do të luaj koncertin për piano nr. 2 të S. Rachmaninov me orkestër. Është hera e parë që e luaj e përveç kënaqësisë së bukurisë muzikore më ka vënë për përpara detyra të reja pianistike dhe artistike. Me violinisten
Cecilia Bernardini kemi fituar një bursë si duo dhe po pergatitemi për një vit interesant në mësimet intensive të muzikës së dhomës.
4-Mirsa Adami, origjinaliteti i vlerave shqiptare.Ku rreket e ardhmja në fushën e krijimtarisë suaj?
Po arrin një moment që do të kem jetuar në Hollandë po aq vjet sa në Shqipëri. Natyrisht shkrirja e dy kulturave, ka kohe qe eshte pjese e krijimtarise time .Dashuria për këngën në Shqipëri, në veçanti atë popullore, pasioni i jetës mediterane dhe seriozitieti ndaj profesionit më kanë shërbyer e do të më shërbejnë në të ardhmen. Kam në plan të luaj më tepër muzikë shqiptare përkrah me muzikën kontemporane evropiane dhe shpresoj që të mund të zhvillohem akoma si pianiste e muzikante për të qenë në gjendje të luaj muzikë per te cilen kam nevoje te punoj akoma. Shpresoj gjithashtu që të luaj më tepër në skenat e Europës me programet piano- poezi.

5-A është pjesë e së tërës harmonikja e së përditshmes me minutazhin e përhumbjes pas muzikës?
Jeta e muzikantit kërkon disiplinë dhe liri. Disiplinë për punën e përditshme të profesionit; mbajtjen e gjëndjes teknike, stërvitjen e vazhdueshme të veshit, përgatitjen e koncerteve etj. Liri për të patur hapësirë për të përtypur mendimet, për të njohur artet e tjera si literatura e piktura, për t’u njohur me muzikë të re e natyrisht për të shijuar jetën. Në praktikë më ndodh shpesh që kur mendja është e zënë me muzikën refuzon të mendoja edhe për punët e shtëpisë...ajo krijon disiplinën e vet.

6-Lulet dhe natyra a kanë pjesë tek "foleja" e artit? Dhe mes artit në cilwn pjesë të tij humbni minuta të konsiderueshme?
Mbas çdo koncerti muzikanti në Hollandë ka kënaqësinë të marrë një buqetë me lule. Për mua kjo është një kënaqësi e veçantë. Jam e apasionuar pas natyrës dhe shijoj bukurinë e saj në çdo stinë. Gjatë pushimeve në Shqipëri shkoj edhe në det edhe në mal se më mungojnë këtu. Sa për lulet nuk mund të gjeja një vend më të mirë për të jetuar.

7-Dhe mes artit në cilën pjesë të tij humbni minuta të konsiderueshme?
Muzika më rrëmben…Më pëlqen gjithashtu arti i guzhinës. Në momentet e lira kam kënaqësi të gatuaj për miq e shokë e të bisedojme e diskutojme deri në orët e vona.

8-Ç'është jeta për ju?
Pyetje filozofike të cilës nuk i jam përgjigjur ndonjëherë, po bëj një përpjekje: Jeta është një udhëtim i gjatë ku njeriu takon natyrën,dashurinë, dijen, arsyen, pasionet etj. I lumtur është ai që ka mundësi dhe di të përfitojë e të shijojë nga të gjitha.

9-A keni lënë diçka pas në mëdyshje?
Do desha të mësoja violonçelin për të luajtur si amatore në kuartete harqesh, duke qenë një nga format më të bukura të muzikës së dhomës.

10-E gjitha duket se pret një shpërthim të urraganshëm nga ana juaj. Kur mendoni se do të takoni spektatorin shqiptar...,në skenën e tij të nxehtë?

Do te luaja sezonin qe vjen me shume kenaqesi, nje program me vepra hollandeze, shqiptare dhe spanjolle të cilin e kam dhene me sukses në Hollandë.







NJE TJETER ZE SHQIP

Elida Bardhi është një zë i ri tepër i suksesshëm në muzikën shqiptare. Këngëtarja është në fillimet e karrierës së saj dhe është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, kryesisht të rinjtë. Elida është edhe nje vizitore e komunitetit tone virtual dhe ka shprehur deshiren qe me anen e kesaj interviste te prezantoje vetveten per publikun shqiptar si brenda edhe jashte Shqiperise.


1- Mes muzikës dhe këngës shqiptare padyshim është edhe emri juaj i fiksuar dhe i dashuruar pas një sfilate këngësh nga një zë që "magnetizonte", sidomos të rinjtë. Tani ku ndodhet ky zë?

Elida: Përshkrim interesant…akoma vazhdon të "magnetizojë" për të qënë e sinqertë, megjithatë mund të them se nuk e ka arritur kulmin e efektit nëse mund të shprehem kështu. Momentalisht e kryen k'të efekt nëpër koncertet apo aktivitetet e ndryshme që organizohen. Konkretisht jam e ftuar në një aktivitet multikulturor këtu në Londër ku do të prezantohem me këngë në shqip.

2-Atëherë kënga është një emocion më tepër për ju apo është vetë Elida ajo që "ngec" mes emocioneve të këngës?

Elida: Mund të them se të dyja ekzistojnë, arsyeja që jam këngëtare vërteton se kënga është vërtet një emocion i imi dhe, normalisht një këngëtar s'ka se si të mos "ngecet" mes emocioneve të këngës, përndryshe s'do të ishte një i tillë.

3-Cila është e zakonshmja dhe e përditshmja e kësaj panorame emocionale?

Elida: Eshtë me të vërtetë një pamje relaksuese…në çdo ambjent Elida është patjetër këngëtare, gatuan …këndon, shëtit…këndon, punon…këndon.

4-E qetë në interpretim dhe a ndodh të jeni gjithmonë kështu?

Elida: Çuditërisht e kam menduar të tillë por kam vërtetuar se emocionin më të madh në skenë e kam kur shikoj familjen aty diku nga rreshtat e parë duke më ndjekur. I kam shumë të dhënë pas muzikës dhe janë si të thuash kritikët e mi.

5-Jeni vlerësuar "brilante", po ashtu edhe me mjaft epitete të tjera, kë keni fiksuar si më me përkedheli në fshehtësine tuaj ndjesore?

Elida: Tashmë po u shpreha s'mbetet më në fshehtësi, më pëlqente kur më krahasonin me këngëtare si Shakira etj, megjithatë e them me plot gojën se kënaqësia më e madhe është kur prononcohet krenarisht emri im.

6-Një talent si ju s'duhet lënë në harresë. Atëherë ç'bëni vetë ju për të mos e shuar atë?

Elida: Sapo mbaroi sezoni i provimeve dhe kjo periudhë për mua do të jetë vrull pune. Kam disa bashkëpunime të planifikuara dhe më duhet ti realizoj derisa të fillojë sezoni tjetër. Dëshira është e madhe të punoj akoma më shume sidoqoftë pengesat ekzistojnë, shkolla, financimi, etj.

7- Studente me angazhime të tjera, po për skenën dhe artdashësin e adhuruesin shqiptar a keni menduar?

Elida: Kam menduar aq shumë sa që një herë më është dashur të pranoj një ftesë për koncert kur ndërkohë të nesërmen kisha për të dhënë një provim. Shpesh shquhem për iniciativë e kjo siduket ngaqë ia dal dhe mbanë.

8- Ku qëndron pasioni juaj për këngën mes një rrjedhe me plot angazhime të tjera?

Elida: E përsëris, kënga është bashkëudhëtari im i përhershëm, ajo më shoqëron mua edhe kur jam në humor edhe kur jam e mërzitur, asnjëherë s'ndihem vetëm, këtu qëndron edhe burimi i frymëzimit për angazhime të reja, për t'u paraqitur para publikut apo telespektatorit sa me mirë dhe me të reja surprizë. Kjo është njëkohësisht kënaqësi dhe përgjegjësi.

9- Si ndjeheni kur dëgjoni një këngë të kënduar prej jush?

Elida: Normal këngëtare…krenare për këngën, dhe përgjegjësi për të ardhmen.

10-A është Elida në të njëjtën startesë?

Elida: Jo, tashmë kam fituar goxha shpejtësi dhe më duket se dhe nga rezistenca nuk jam keq.

11-A ka raport mes një kënge dhe një këngëtari jashtë skenës?

Elida: Janë dy të dashuruar.

12- Po në jetën e përditshme ku është ndryshimi i këtij raporti?

Elida: S'ka aspak ndryshim, kudo që shkon i shikon bashkë përdore.

13- Ç'është jeta për ju?

Elida: Mvaret se si e ndërton atë, nëse e ndërton me kujdes dhe bukur del një kështjellë madhështore në të cilën ta ka ënda të jetosh, përndryshe , mund të mbetesh dhe i pastrehë.

14- A ka kënga juaj mesazh për dëgjuesin… dhe cili është ai?

Elida: Mesazhi kryesor jepet nëpërmjet tekstit, muzikës dhe interpretimi im e plotëson atë. Pastaj se cili është ai mvaret sipas tematikës në tekst… për diçka jam e sigurtë, gjithmonë përcjell mesazh pozitiv.




























SHQIPTARJA E PARE NE WAVE

Gjithmone matematika ka qene pasioni i saj. Fioralba Cakoni kur ishte ne shkollen e mesme “Dhaskal Todhri”ne Elbasan fitoi dy here vendin e dyte ne Olimpiaden Kombetare te Matematikes. Mesuese Zonja Bozgo ne gjimnazin e Elbasanit, te ciles Fioralba i eshte shume mirenjohese, e suportoi dhe e nxiti qe te ecte ne kete drejtim. Mbasi mbaroi degen e matematikes 5-vjecare (drejtimi special si matematicien) ne vitin 1987 filloi pune ne Departamentin e Matematikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres dhe ne te njejten kohe filloi studimet pasuniversitare ne drejtimin e ekuacioneve diferenciale. Departamenti i Matematikes ka pasur nje grup profesoresh shume te talentuar dhe te apasionuar. “Programet ne matematiken teorike dhe niveli i mesimdhenies kane qene vertete shume te mira megjithe mungesen e kontakteve te vazhdueshme me literaturen bashkekohore ne ate kohe”- thote per ne Fioralba. Me tej ajo shton se, “studimet universitare te japin bazat e edukimit ne drejtimin perkates dhe te hapin rrugen per te vazhduar me tutje, te mesojne si te kerkosh per te mesuar me thelle”. Mendimi im eshte, vazhdon Fioralba eshte qe “dega matematikes ne Universitetin e Tiranes m'i dha mua keto baza dhe kete mendim e kam vertetur gjate gjithe eksperiences time. Gjate kohes qe po punoja per doktoraten, mora nje te drejte studimi dhe shkova te punoj me profesor George Dassios ne Universitetin e Patrasit ne Greqi”. Atje ajo mesoi me shume per zbatimet e matematikes dhe mori fillimet e drejtimit ku punon tani. Atje shkruajti dhe dy artikujt e pare qe u botuan ne revista nderkombetare, pune qe perberi pjesen kryesore te tezes per doktore te shkencave (konvertohet ne Ph.D) te cilen e mbrojti ne vitin 1996 ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. “Megjithe kushtet e veshtira per te vazhduar punen ne matematike gjate atyre viteve ne Tirane, une bera sa kisha mundesi qe te vendosja kontakte me shkencetare ne vende te ndryshme te Evropes, shton me tej Fioralba. Gjeja me e rendesishme qe vertete i hapi rrugen ne karieren e saj ishte fitimi i burses postdoctorate nga Alexander von Humbold foundation. Kjo burse qe ofrohet nga fondacioni gjerman Alexander von Humbold eshte shume dinjitoze dhe konsiderohet si e tille nga gjithe vendet e botes. Ne kete burse shpenzoi rreth dy vjet ne University of Stuttgart, Germany. Atje pati mundesine qe te punoj ne probleme bashkohore me kolege dhe profesore nga universite te ndryshme. Nje nga keto bashkepunime ishte me University of Delaware, USA. Mori nje burse per dy vjet nga ky Universitet per te punuar ne nje project qe financohej nga National Science Foundation. Puna eci shume mire dhe per kete arsye Department of Mathematical Sciences at the University of Delaware me ofroi tenure track position si assistant professor ne te cilin pozicion eshte sot. Pervec leksioneve universitare dhe pasuniversitare qe jep, nje pjese kryesore e punes se saj eshte kerkimi shkencor ne fushen e “inverse scattering theory and imaging” qe ka aplikime ne fusha te ndryshme te mjekesise, industrise etj.. Nje nga bashkepuntoret e saj ne kete departament, co autor i disa artikujve dhe “her mentor” eshte profesor David Colton, ekspert nderkombetar ne teorine e “inverse scattering”. Per kete Fioralba shprehet:”Ne fakt une me profesor Colton jemi duke mbaruar nje liber qe do te botohet ne Springer Verlag dhe qe titullohet “Qualitative methods in inverse scattering theory”. Kam publikuar rreth 30 artikuj shkencore deri tani, kam shkuar si visitore ne disa universite ne vende te ndryshme dhe jam ftuar te jap presantime ne disa konferenca nderkombetare”. Ne fakt kete vit ne Qershor eshte ftuar qe te jap nje nga 6 leksionet kryesore ne Wave 2005 konference. Ajo thote se eshte shume krenare dhe ne te njejten kohe nuk e beson akoma qe e kane ftuar. Se si me vjen kur shikoj emrin tim midis lektoreve te tjere qe jane eksperte shume te njohur nga e gjthe bota, thote ajo disi mendrojtje. Ajo eshte shqipetarja e pare e ftuar ose me mire e para me Ph.D. nga Universiteti i Tiranes. Kjo konference do te mbahet ne Brown University, dhe eshte ne serine e konferencave kryesore te fushes qe organizohen nje here ne cdo tre vjet kryesisht nga INRIA, France. Ajo shton krenare ne fund: “Nese dikush e ndjen qe eshte i afte te bej dicka dhe ka pasionin dhe dedikimin per ta bere, kalohen te gjitha veshtiresite… jam krenare qe ne CV time kudo qe presantohem shkruhet Ph.D. University of Tirana, Albania”.

Maj, 2005.







KOHA NË MARTINS COURT

Aktori Britanik Alistair McGowan : " Koha, nje restorant shqiptar perballe teatrit Wyndham ne Londer eshte nje nga preferencat e mia te perditshme". (Revista: Londoncareers.net) 28 janar 2007, faqe 11.

Jo rrastësisht restorant-bari në Martins Court të Leicester Squares, ka marrë emrin "KOHA". Pronari i tij nga Prishtina, Fadil Maqedonci, i vuri këtë emër në gjuhën shqipe, këtu në zemër të metropolit anglez, larg emërtimeve që sytë tanë janë mësuar të shohin zakonshëm, jo për ndonjë zgjedhje personale, por ashtu siç thotë ai, për vetë faktin e kohës që solli shqiptarët në këtë vend. Me tej ai shprehet:"Ishte koha e një shansi të ri për të gjithë shqiptarët, koha që i dha trungut të përvuajtur shqiptar shanse të reja, koha që hoqi retë e zeza mbi Kosovë".
Dhe përzgjedhja duket vërtet interesante. Tani mjaft klientë janë miq të "KOHA"-s. Mjaft prej tyre shpenzojnë jo pak minuta aty. Janë klientë shqiptarë, por ndoshta edhe gjeneralë e ushtarë anglezë që hynë me armë për të çliruar përfundimisht Kosovën. Edhe të tjerë, vendas e të huaj janë miq të "KOHA"-s, tashmë.
Dhe ndërsa shikon këtë emër në ballinën e restorant-barit, mendja rreket tek burimi i saj, më saktë tek bashkëjetesa e saj me ditët plot dhimbje në ditët e tjera me shpresa të reja, por që ende mban të pathara lotët dhe gjakun e plagëve. Ajo, sidoqoftë jeton në të gjitha ditët e javës, muajit e vitit , si një dëshmitare e heshtur në zemër të Mbretërisë së Bashkuar, për t'i dëshmuar më tej edhe nesër historisë. Nesër restorant-bari "KOHA", mund të transformohet, pronari i saj mund të krijojë më shumë vizion për biznesin e tij, por koha nga mori emrin ky restorant, do të jetë po ajo, e dhimbshme dhe prekshme, si koha që shumëzoi ecjen konfuze të këtij shekulli me hapat e një populli të gjakosur drejt lirisë.














TROKAMAT NE JETEN E NJE PENE

Me peshën e 80 viteve mbi kurriz, hapat e tij i ngjajnë një trokame të një beteje, e cila nis në Vërban të Kosovës dhe bitis në Grinuiç, aty ku një vijë e hollë ndan Lindjen nga Perëndimi në dy pjesë të barabarta. Në këtë trokamë hapat e Tahir Berishës ndalen tek familja, herë tek shqipja në tërë ndjesinë e saj, tek arsimimi, patriotizmi, Kombi, shoqëria, shqiptaria e kurrë s’pushojnë…

-1-

Në familjen e gjërë Sokoli të fisit Berisha , e ardhur në Vërban të Vitisë nga Pidiqi i Karadakut të Gjilanit, më 31 Korrik 1928, në Lagjen e Karadakëve të Vërbanit u dëgjuan pesë të shtëna pushkësh. Këto të shtëna , që sipas traditës shqiptare shënonin një gëzim të veçantë e të shumëpritur, lajmëruan ardhjen në jetë të pinjollit më të ri të këtij fisi, Tahir Zeqir Berisha…, fëmija i parë i nënës Mihane, pas 16 vjet martese të saj dhe djali i katërt i patriotit Zeqir Sejdë Sokoli, i njohur me emrin Zeqë Vërbani. Tahir Zeqir Berisha, një emër që më pas në 75 vjet u gjend në libra, shkolla, luftra, muzeume, mitingje, dasma, aktivitete, tubime etj dhe u rrënjos mes një itinerari jetik domethënës, si një monument i gjallë për kohërat , i cili rreket mes ecejakeve të shumta e të panumërta... Në këto ecejake këmbët e tij lanë gjurmët e para në vendlindje dhe që në moshën dyvjeçare, si më i zgjuari ndër fëmijët e moshës së tij, por edhe të moshës më të madhe, u bë i përkëledhuri i të Atit, duke fituar privilegjin e odës së burrave.
Në një moshë të tillë ra shpejt në sy të të tjerëve, por në realitet jo aq për moshën, sa për temperamentin dhe mprehtësinë e tij në këtë mes burrëror. Këtë privilegj e përforcoi edhe më shumë pas regjistrimit në shkollë, ku filloi të lexonte me zë të lartë në odë të burrave dhe mbrëmjeve, gazetat e asaj kohe nën dritën e kandilit e herë – herë të llambës së vajgurit që i komentonte i ati, Zeqë Vërbani. Më pas ai teksa hidhte hapa të tjerë rrugëve e rrugicave të jetës ndihej edhe më krenar për fatin e të qënit djali i një njeriu që mendonte për Kombin, për Shqiptarinë por që ishte i papëlqyer prej autoriteteve zyrtare të asaj kohe në krahinën ku jetonte dhe që vepra e hija e tij që i tërbonte armiqtë e Kombit, jo pak do t’i kushtonte ecjes së Tahir Berishës.

***
U rrit dhe u burrërua më tej duke njohur okupatorin, në të gjitha ngjyrat e tij, pa me sy torturat, vrasjet e hakmarrjet sllave, pa kërbaçin dhe dajakun e okupatorit bullgar që mbyste e vriste shqiptarët. Kështu më parë e mbytën me dajak Ahmet Muhaxherin, kurse në qershor të vitit 1943, natën e rrethuan shtëpinë e Zeqë Vërbanit dhe pasi hasën në rezistencë të fortë u larguan por me atë rast i therrën fqinjët e tij: Ali Kovaçin, Nezir Miftarin dhe Ramadan Mustafën. Në përleshje e sipër gjatë natës, u vra edhe një nënoficer bullgar. Zeqë Verbani u detyrua të strehohet në zonën italine,
përtej kufirit.
Ndërsa më 9 shtator 1943, kur ai sapo hidhte mbi supe të katërmbëdhjetat, mori fund dhe fëmijëria e tij. Pushtuesit italianë ia vranë babanë e tij në prag të shtëpisë, ndërsa ai bashkë me të dhe disa shqiptarë po ktheheshin nga një ditë e zakonshme e psonisjes për familjen në tregun e asaj kohe në Ferizaj. Në këtë përleshje të armatosur me patrullën italiane, përveç babait, u vra edhe një "marshall" italian dhe u plagos një tjetër dhe disa fshatarë. Kështu edhe ushtarët e okupatorit bullgaro – italian i lanë eshtrat e veta në Vërban siç patën bërë edhe ushtarët e Turgut Pashës famëkeq.
-2-

Duke u pjekur para kohe, për Tahir Berishën nisi një jetë ndryshe mes kalvarit të vuajtjeve, një jetë më serioze në fakt ku gradualisht u inkuadrua në rrjedhat e jetës. I detyruar pas vdekjes së të Atit të ndiqte vëllanë e tij në Mitrovicë, ku ai ishte me punë, për herë të parë në jetën e tij përjetoi tmerrin e bombardimit të qytetit dhe mezi shpëtoi duke u fshehur rreth Sitnicës në drejtim të Vushtrisë. Me shkollën fillore të kryer e me dëshirën e vullnetshme për të vazhduar gjimnazin, por i izoluar në një vend pa mundësi të arsimohej shqip, Tahir Berisha u detyrua të vazhdonte mësimet në gjuhën serbe dhe brenda një viti kreu privatisht dy klasa të gjimnazit të ulët.

-3-

Sjelljet brutale të okupatorit bullgar, vrasja e të atit nga fashistët italianë, burgosja e vëllait nga nazistët gjermanë dhe ngjarjet e tjera tragjike, që përjetoi gjatë asaj periudhe e bënë Tahir Berishën më të fortë, më burrëror, por i zgjuan dhe një urrejtje më të madhe për pushtuesit. Dhe aty nga fundi i Nëntorit të 1944-ës ai u rrjeshtua në rradhët e Brigadës VII Sulmuese Kosovare, ku ishte në fakt një nga partizanët më të rinj të saj dhe më pas iu bashkua Brigadës së Parë të Krajishtës, e cila e ndoqi okupatorin në Bosnjë-Hercegovinë-Mostar-Metkoviq-Sarajevë etj. Prej Tërnavës, ku u vendos çeta e tij, Tahir Berisha, më i arsimuari i çetës u dërgua në shkollën e nënoficerëve, por vetëm për një muaj pasi me kërkesën e tij dhe me urdhërin e komandës si një 17 vjeçar u la i lirë për t’u arsimuar në shkollimin civil.

-4-

Më pas me shumë halle, pas mbarimit të luftës, pa shkëputje nga puna, kreu maturën në gjuhën shqipe , pastaj Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, ku u diplomua në afatin e duhur në degën e ghuhës dhe letërsisë shqipe dhe në fund Fakultetin Filozofik në degën e historisë së letërsisë jugosllave.
Ai pati "dimër" edhe gjatë shkollimit e arsimimit të tij. Në këtë "dimër", jo pak herë ia vështirësuan arsimimin "akujt" e Komiteteve të Lidhjes së Komunistëve , ku vetëm në vitin 1953 nëpërmjet Sekretarit Organizativ Petar Borozan dhe UDB-ës së Vitisë, nisën drejt familjes Berisha akuza të reja, sa për inate të njohura, po aq edhe për inate të tjera edhe sot e kësaj dite të njohura si të qëllimshme, për të ndaluar ecjen përpara të Tahir Berishës, për të ndalur hapin e tij të sigurtë e të ideuar mirë drejt së ardhmes. Duhet theksuar se Tahir Berisha vetëm pas një kursi që zgjati prej 10 Nëntorit 1945 deri më 9 shkurt 1946 e që zhvillohej për pregatitjen e mësuesve në Prizren më 13 Mars 1946 u emërua mësues në fshatin Zarbincë të Kosovës Lindore, kur ai ishte i moshës 17- 18 vjeçare. Më saktë atij i ra shanci të hapte shkollën e parë në këtë fshat. E atje në Zarbincë ai dëgjoi të thuhej sërish: "Vetëm pak n’i pastë përngjajt babës- ky s’ka çare pa vyejte". Dhe ndërkohë ndiente më shumë krenari, më shumë forca i jepnin këto fraza, i jepnin më shumë obligim e përkushtim.
Zeqë Vërbani, jo vetëm që ishte i njohur si luftëtar trim, por edhe si arsimdashës i flakët. Derisa ishte kryetar i Komunës së Sllatinës, i zgjedhur me votat e shqiptarëve, vazhdimisht u interesua për mirëvajtjen e dy shkollave (në Sllatinë dhe Gërmovë), ku gravitonin 12 fshatra të banuara nga shqiptarët. Ai ishte iniciator edhe për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin e lindjes – Vërban në vitin 1943. Brenda pak kohësh e ngriti lart emrin e shkollës së Zarbincës dhe pas vlerësimeve të mara nga inspektorët e arsimit, sidomos pas propozimit nga inspektori Mehmet Gjevori, aty nga fundi i Nëntorit 1946 u transferua në shkollën fillore qëndrore të
Prishtinës.

-5-

Dhe hapat e zotit Berisha s’u ndalën kurrë. Në Prishtinë pasi u bë një udhërrëfyes pionierësh, një anëtar i seksionit të Pionierëve të Kosovës së asaj kohe, ku ishte kryetar Xhafer Vokshi, në kuadër të po këtij seksioni, më 28 Nëntor 1946, filloi botimi i gazetës me emër "Gazeta e Pionierëve", një gazetë për herë të parë në shqip dhe që nga prilli i vitit 1948 i caktuar anëtar i redaksisë, ai mbeti i vetmi redaktor, lektor, daktilografier, korrektor dhe ekspeditor i saj.

-6-

Dhe përsëri "dimër" në jetën e tij. Kësaj here pasojat e luftës, puna e pandërprerë në redaksi, pluhuri i plumbit dhe zinkut nga shtypja e gazetës, shkollimi pa shkëputje nga puna, kushtet e banimit dhe ushqimit jo te mirë, i sollën një shëndet të lig që u pasua me shtrim në senatoriumet e Ozrenit, Surdulicës dhe Gollnikut ku nga viti 1949 deri në vitin 1952 luftoi me jetën e vdekjen derisa e flaku tej TBC-në. Pas daljes nga Senatoriumi në Qershor të vitit 1952 filloi përsëri punën në shkollën Fillore të vendlindjes në Vërban, ku kishte dhe kushtet më të volitshme.
E më pas referent në Këshillin e Rrethit e Sekretar i Pleqësisë së Arsimit e të Kulturës në Viti, por edhe me dosje nga Sigurimi Shtetëror, përjashtim nga Lidhja e Komunistëve dhe nga arsimi. Dhe kuptohet pse. Ai shikohej tepër i rrezikshëm teksa ishte kryeinspektor i arsimit për Kosovë, shkollat në Kosovë mbinin nën kujdesin e tij si kërpulla pas shiut. E ndërsa ai rrezikohej përditë e më shumë, e ndërsa miqtë e këshillonin më tej ai theksonte:

"Nuk kam dëgjuar e as lexuar gjer më tani që të ketë bërë keq dikush që ka hapur shkolla…, se aty ku hapet një shkollë mbyllet një burg."

Në faqen 234 të librit të historianes dr Sulltane Kojçini - Ukaj, thuhet e kuptohet qartë
çdo gjë në lidhje me Tahir Berishën.
Tahir Berisha e vazhdoi veprimtarinë mësimore si arsimtar i Gjimnazit të Lartë, pastaj si drejtor i shkollës së mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Rajonal Arsimor – Pedagogjik në Gjilan. Ai e ngriti lart emrin e shkollës së mesme Ekonomike në Gjilan në vitet 61-62, por kjo i kushtoi prapë, teksa nxiti nxënësit të shkruanin tek fletëpalosja letrare e shkollës "Shprehja e të rinjve". Edhe pas shumë hetimeve dhe mbledhjeve maratonike në shkollë , nuk u konstatua asnjëlloj gabimi, Tahir Berisha u detyrua të braktisë Gjilanin dhe të shpërngulet në Prishtinë, ku e vazhdoi më me intensitet aktivitetin e tij. Gjatë viteve 1970-85 ai punoi si kryeinspektor i Arsimit të Kosovës dhe kryetar i Bashkësisë Punuese. Mirëpo në vitin 1986, prapë u përjashtua nga LKJ dhe Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ të Jugosllavisë së asaj kohe dhe doli në pension.

-7-

I mbetur një kohë as në qiell, as në tokë, në një dimër po aq të egër sa të parët dimra të jetës së tij, ai prapë se ndali hapin e tij…
Një jetë të tërë për gjuhën shqipe, në procesin e drejtpërdrejt arsimor-edukativ, një jetë të tërë kundër politikës diskriminuese ndaj arsimit, ku thekson se Kosova u përgjak dhe më shumë u plaçkit, por megjithatë u rrit ..Dhe këtë rritje ai e kishte paraparë…
Tahir Berisha asnjëherë nuk i tha të zezës e bardhë se e donte puna por vazhdonte hapat e tij dhe e ngrente zërin teksa thoshte "Duket sikur është çuar lugat hegjemonizmi serbomadh". Tahir Berisha krahas punës në procesin mësimor-edukativ, krahas aktiviteteve e veprimtarive të tjera, asnjëherë s’e hoqi penën nga dora. Ai rrjeshtoi shkrimet e tij letrare e publicistike dhe është autor i mjaft librave voluminozë. Ai është autor i "Trojet që nuk shuhen" botuar në Prishtinë 1993, dhe ribotimi i tij në 1995, "Emra që nuk harrohen-Arsimtarët veteranë (1941-1951) dhe arsimi shqip në Kosovë", vëllimi i parë i botuar në Prishtinë më 1994, "Emra që nuk harrohen-arsimtarët veteranë (1941-1951)", vëllimi II i botuar në Prishtinë më 1996, "Rrëfime në vetën e parë", Prishtinë 1998, "Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova" të botuar më 2001 në Londër dhe një sërë dorëshkrimesh, tekstesh e materialesh që pregatitet t’i hedh në botim. Por veprat e tij fill pas botimit janë promovuar në Prishtinë, Preshevë, Shkup,Tiranë, Elbasan, Stamboll, Gllasgou të Skocisë dhe në Londër, ku dhjetra e dhjetra vetë kanë thënë e vlerësuar stilin dhe gjuhën e një njeriu që i mëshon fort traditës dhe një tendence pasuruese në rritje të saj. Disa ekzemplarë të këtyre librave sot gjenden në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës, në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, në Bibliotekën Britanike të Londrës etj.
Tahir Berisha, merita të veçanta ka edhe si inisiator për konstituimin e manifestimit unikal "Takimet e veteranëve" ku ishte dhe sekretar për një periudhe të gjatë i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës…

-8-

Edhe pse shpesh i ankuar mes shokësh për kohë jo të bollshme, ai duket një racionues perfekt i saj, dhe i ndal hapat e tij në jetën plot arritje e vështirësi, herë në lojën me nipërit e mbesat, se ai ka shumë, herë në një cep të jetës së tij shfleton kohën që ia kushtoi bletarisë, herë përhumbet ende mes bilbilave e papagajve si dikur, herë mediton dhe kujton rritjen e pulave në Kodrën e Diellit në Prishtinë, herë trazon kujtesën gjetkë, herë mes halleve e derteve të familjes e herë mes shokësh…, pa hequr nga dora lapsin, bllokun, shënimet, librat, letrat, gazetat dhe radion, të çmuarën dhe miken e tij të hershme…

-9-

Dhe si një traumë mbarëkombëtare "dimri" tjetër i përket edhe Tahir Berishës…Si shumë shqiptarë edhe ai më 5 Prill 1999, u shpërngul me dhunë nga Kosova. E mes këtij "dimri" ai la pas tmerrin e Bllacës, Stankovcin mizor, la pas dy muajt në kampin e "Gazi Osman Pashës" në Kirklareli dhe më 19 Qershor 1999 kaloi si refugjat në Angli…
Këtu në takimin e parë me të birin Gazmendin pas disa vjetësh, në Grinuiç ai e tha me poezi amanetin, jo vetëm për të por edhe për të gjithë ata që e ndiejnë detyrimin ndaj një vepre tërësisht kombëtare….



DIALOGU BABË E BIR
(Porosia në Grinuiç të Anglisë)

Pushtuesi, babë, na ndau
Prej Atdheut na përzu’ shkau!
Por, pa pritë, e pa kujtuar
Në Angli jemi bashkuar.
Po, në Grinuiç u takuam,
Në Meridian u fotografuam.
Ti në "Lindje", unë në "Perëndim"
Që do të na mbetet si kujtim…
Në Meridian të Grinuiçit u takuam

Dhe kjo poezi vazhdon me dy strofat e tjera me porosine e Tahir Berishës për të birin me qëllim vazhdimin prej tij të veprës së vet, ashtu sic ai bëri me veprën e babait. Ai është prapë në ecjen e tij të zakonshme, në jetën e tij në një mjedis ndryshe, po sërish mes shkrimeve e hulumtimeve. Ecën i qetë, durimtar, i thjeshtë, dëgjues e kompetent, i vendosur në atë që duhet të bëjë. Tahir Berisha nuk e ndal hapin. Zhurma e hapave të tij ndihet vetëm në trokamën e penës që tashmë ka shumë për të lënë pas…
Rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar ai kërkon shqiptarin, vendasin, historianin, shkrimtarin, kërkon çdonjërin që di për shqiptarinë, që ka bërë sadopak për të, kërkon
tërë kombin e madh anglez që në momentin e duhur iu gjend tokës së djegur Dardane, kërkon e kërkon…të veçantën që i përket të djeshmes, të sotmes e të ardhmes.
E ndërsa dielli ka lëshuar tashmë rrezet mbi Kosovë dhe shqipja endet e pafrikur në trojet Dardane, Tahir Berisha, akoma e ka një merak në zemër, teksa na thotë: "Mos i kam lën’ mangut gjë Kombit?!


Londër, 23 dhe 24 qershor 2003
PIKTORET E RRUGES NE LONDER

Prej katër vitesh dy piktorë shqiptarë e pijnë kafenë në North Side të "Leicester Square".Petrit Gorovelli, nga Lushnja dhe Arben Lleshi nga Hasi i Kukësit, hyjnë e dalin në rrjeshtin e piktorëve të rrugës në qendër të Londrës dhe aktualisht janë të vetmit piktorë shqiptarë me të drejtën e ushtrimit të profesionit të këtij lloji në rrugë.Ata kanë të drejtën e siguruar nga liçensa"Temporary Street Trading Licence" që lëshohet nga City of Westminster sipas aktit të 1999-ës.Në këtë pikë , ku në gjininë e portretit e të karikaturës, lëvizin papushuar duart e dhjetra piktorëve nga e gjithë bota, sigurisht edhe talenti, por edhe komercialiteti nuk e fshehin konkurrencën. "E pas kësaj të fundit -thotë Arbeni, pakkush mbijeton". Arbeni ka diplomën e Akademisë së Arteve të Bukura të Tiranës. Është specializuar për skulpturë në qeramikë dhe tani për gati 20 minuta i jep klientit në dorë portretin ose karikaturën, sipas dëshirës së këtij të fundit.Pra i është përshtatur me tërë detajet një rryme të re në
talentin e tij.
E ushtroj këtë zanat, na thotë ai, këtë talent në rrugë , jo aq sa për komercialitet vetëm, por edhe për të mbajtur gjallë artin e talentin tim, për të mos i kthyer këto duar që i japin bukuri portretit e shije artistike realitetit,në duar që lajnë e fshijnë pjata.Vërtet është punë rruge,- shton Petriti, piktori tjetër shqiptar, por këtu ka piktorë nga Britania, Kina, Brazili, Polonia, Bullgaria, Rusia, Argjentina, Italia e nga s,vijnë.Vijnë liçensohen, konkurojnë e fitojnë klientelë. S'është e lehtë sot të fitosh zemrën e klientit, apo të kesh klientelë të përditshme, vazhdon ai.

Ç''ËSHTË NJË PIKTOR RRUGE

Piktorë rruge janë të gjithë talentët që e gjejnë veten jashtë zyrave, të thonë vetë këta piktorë.Në fakt vetë liçenca pasi merret të jep këtë emër, por pktor i rrugës , zor se mund të jetë ç'dokush i këtij profesioni. Arbeni dhe Petriti thonë gati njëzëri, se piktori i rrugës , vërtet nuk është ai me kravatë i zyrave, shkollave, apo ekspozitave e galerive, por s'duhet harruar është piktori i një rruge me kritikë jozyrtare,i një rruge ku qindra e mijëra sy e ndëshkojnë ,e lavdërojnë dhe e flakin me mospërfithje ose me një shikim të vrazhdë.Më saktë, ata thonë se piktori është mbijetesa me artin dhe mbijetesa e vetë talentit, është mbijetesa në ekonominë e tregut me jo pak probleme ekonomike, është vetë rruga për të kërkuar rrugicat e jetës me penelin,lapsin e zi, me atë që ta ka falur dhuntia e që ta ka zbuluar e ngulitur me mjeshtëri edhe shkolla e mrekullueshme shqiptare e pikturës dhe e piktorëve tanë me emër.

NË LABIRINTHET E EKONOMISË SË TREGUT

Secili prej kësaj kategorie piktorësh në këtë shesh i paguan shtetit anglez 500 stërlina në muaj, taksë, thonë piktorët shqiptarë. Punojmë apo s'punojmë, kemi apo s'kemi klientelë, bie shi apo bën ftohtë, taksa është taksë.Fundja fundit ,kjo është ekonomia e tregut me ligjet e saj. Ne nuk i druhemi këtij ligji. Jemi korrekt.
Para katër vjetësh, - vazhdojnë ata, në shesh pikturonin mjaft vetë, por me vendosjen e taksës dhe aq më shumë të liçensimit të detyruar që të jep të drejtën dhe lirinë e ushtrimit të profesionit në këtë shesh, kanë mbetur vetëm disa dhjetra vetë.Të tjerët thonë se kanë mbetur më të vendosurit e më optimistët, të tjerë shtojnë se kanë mbetur artistët e vërtetë e talentet.Nejse shtypi vendës e thotë ndoshta më mirë kur thotë se këtu fitojnë e luftojnë në heshtje kulturate shkollat e vendeve të ndryshme.
Piktorët shqiptarë janë modestë dhe thonë vetëm kaq.Nuk i trembemi taksës apo konkurrencës, por vetëm motit, dhe bëjnë me sy e duar nga qielli.Po. Po, motit anglez-thonë duke qeshur, se ligji është ligj në ekonominë e tregut.

PLANET E TYRE

"Jemi si një vesë e freskët mëngjesi, ne shqiptarët në Britaninë e Madhe,- thotë Agimi.Kemi plane.Kemi ëndërra, se vetë profesioni ynë është i tillë, që bazohet mbi fantazi e e pasion.Por realisht...?! Të them të drejtën, jo më kot e nisa këtu nga rruga. Portreti dhe karikatura e rrugës janë shkollë më vete, por edhe ndihmë e satisfaksion për të ecur më tutje.Së shpejti mendoj të hap një repart qeramike dhe pas kësaj mund të flas me më shumë kurajo për plane të vërteta artistike... Ndërsa Petriti është pak më i heshtur dhe shpreson se planet janë plane dhe mbijetesa është mbijetesë.Planet tona gjithësesi , shton ai nuk do të mbesin jetimë.
E ndërsa përshëndetemi me dy piktorët shqipptarë në Leicester Square, ca pika shiu njomin portretet nën duart e tyre të dy klientëve anglezë, babë e bijë. Petriti e Agimi qeshin e nxitojnë duart.Po aq edhe anglezët se fshehin dot të buzëqeshjen tipike angleze, në këtë rast të njohur për motin e çuditshëm të këtij vendi. "Koha ka punën e vet, ne duhet t'i bëjmë ballë saj", them me vete me këtë shprehje që diku e kam shkëputur për ta përdorur edhe në këtë rast ...
























SKALITESI I BUKURISE SHQIPTARE NE PORTO RICO

Bashkim Hasani fotoreporteri i talentuar shqiptar nga Prishtina, sapo i ka kaluar te njëzetat. I lindur dhe i rritur në vendlindjen e tij të shtrenjtë Kosovë, siç shprehet vetë ai, pasi mbaroi arsimin e mesëm nuk priti të endej rrugëve, apo të merrte rrugët e emigracionit, por gjeti udhëkalimin e duhur të jetës në vendlindje, në një profesion, që në fillim vetë atij I dukej si një “sarkazëm mes shakasë”, teksa tundte fotoaparatin e tij gjetkë nëpër rrugët herë me zhurmë e herë me telashe të kryeqendrës kosovare.Shpejt ai rroku zemra dhe interesa dashamirësish, gjeti tërheqjen e klientelës dhe po kaq edhe urimet e vlerësimet.Më pas çdo gjë e ngrohu në vendlindje, ashtu me aparatin në dorë, derisa krijoi studion e tij.Tani në atë studio fiksohen në celuloid bukuritë shqiptare të Kosovës, misset dhe misterat e mrekullueshëm e tepër tërheqës, po aq edhe mahnitës.Pas specializimit në New York në një kurs të mjeshtrit shqiptar Fadil Berisha, Bashkimi rishtoi ndjenjën e dashurisë për të bukurën shqiptare, po aq edhe për profesionin e tij tashmë të zemrës.Në vitin 2002 ai ngjiti për herë të parë shkallët e konkurrencës edhe në trofetë jashtë Atdheut, ku ai mori pjesë në Miss Univers 2002, I cili u zhvillua në Poerto Ricoku, ku dhe mjaft foto të tij u pëlqyen dhe u vlerësuan si të një niveli të lartë.Tani synon aktivitete të tjera, por së shpejti del për publikun shqiptar me një përbledhje të fotove të tij më të arrituar gjatë këtyre viteve të punës së tij.Në një bisedë me të ai plotëson mjaft enigma të tjera:

1-Jeni një "skalitës" i bukurisë femërore shqiptare.Ç'mund të na thoni?
Edhe pse, në sy të parë, dikujt mund t’i krijohet përshtypja se nuk kërkohet ndonjë zotësi e madhe për të “skalitur”, siç thoni Ju, bukurinë, pasi duke qenë se është fjala për vetë të bukurën ajo mund t’i mbulojë të metat e realizimit të fotografisë.Mendoj se ky është më tepër mendim naiv në këtë fushë. Pikërisht, kjo është ndër fushat më të ndjeshme të këtij profesioni. Kërkon ide e kreativitet të madh, në qoftë se dëshiron që bukuria të mos mbetet jashtë Celuloidit; në qoftë se dëshiron që fotografia e realizuar të mos mbetet vetëm e tillë, pra fotografi por të shndërrohet në vepër. Sa i përket konkretisht bukurisë femërore shqiptare, mendoj se është kënaqësi për një profesionist të ketë punë me një “brum” të tillë.

2-Ku qëndron sekreti i fotove tuaja?
Shpresoj se nuk do të ma merrni për të keq nëse do t’iu them se po ta zbulojë këtë sekret nuk do të mbetet më i tillë (po bëj shaka). E vërteta është se çdo profesion i ka finesat e veta të pafundme, zbulimi dhe shfrytëzimi i tyre raCional është garantues i padyshimt i suksesit në profesion. Thjeshtë kjo është edhe filozofi e vet jetës, njeriu ka një dyzinë mundësish në jetë që mund t’i kalojnë pa i vërejtur. Nëse arrin t’i kapësh këto mundësi, si në jetë ashtu edhe në vetë realizimin e një fotografie suksesi do të jetë i pashmangshëm.

3-Kë do të veçonit si më të sukseshmen?
Po unë kam punuar bukur shumë fotografi, të Cilat nuk kanë mbetur pa u vlerësuar dhe për të Cilat ka pasur interesim të shumanshëm . Megjithatë, meqenëse ishte edhe sukses i dyfishtë i imi duke përfshirë edhe vetë pjesëmarrjen në një spektakël me aq renome siç është Miss Univers 2002, që u mbajt në Puerto Rico, do të veçoja fotot e realizuara atje.

4-Bukuria shqiptare e meriton thonë dhe të kthen kokën pas?Ju si e vlerësoni në
fiksimin tuaj në celuloid?
Sa i përket bukurisë shqiptare, është vërtet për t’u krenuar me të. Mirëpo ajo që është më e rëndësishme, e për çka thellësisht po bindem çdo ditë e më shumë, jemi duke vazhduar në këtë rrugë’ sepse po ndodh një zbukurim i perditshëm. Ky fakt më fal shumë kënaqësi dhe më bën të ndjehem edhe më mirë në profesionin tim. Ai thjesht, më bën që punën që e kryej të mos e ndjej si obligim. Kjo ndikon në rritjen e përkushtimit, gjë që ka si rrjedhojë edhe aktivizimin e kreativitetit dhe ideve interesante. Kjo, besoj më ndihmon shumë në atë drejtim që thoni edhe Ju.

5-Fotografi Bashkim Hasani ku dallon nga i përditshmi?
Po, në fakt, dallimi nuk është edhe i madh, pasi pjesën më të madhe të ditës ia kushtoj fotografisë kështu që nuk kam shumë mundësi ta njoh më mirë Bashkimin pa fotoaparat. Por atë pak kohë që e kam të lirë e ndaj me familjen dhe me shoqërinë time.

6-Një jetë me aparat në dorë. Sa peshë emocionale ju ka lënë?
Dëshiroj që me përvojën time personale ta rikonfirmoj edhe një herë mendimin e përgjithshëm se çdo njeri ka prirje të veçantë për ndonjë drejtim të veçantë. Unë i falenderohem rastësisë që më orientoi në këtë rrugë pa bredhur shumë qorrsokakeve të profesioneve. Kam nisur krejt pa ndonjë vizion të qartë për atë që po bëja, dhe megjithëse punën e bëja me shumë vullnet, thjesht nuk kisha ndonjë ndjenjë të theksuar për ndonjë përparim kushedi sa të madh në atë drejtim. Mirëpo gjithmonë ekzistojnë disa shkëndijëza të vogla që të tërheqin e pastaj të fusin në një botë të tërë. Bota e fotografisë është ajo që mua më ka ftuar në vete dhe mendoj se ia ka arritur plotësisht qëllimit. Tani çdo plan, çdo ide nuk mund ta imagjinoj jashtë kësaj bote, ku më duhet të pranoj se ndjehem shumë mirë. Është një botë që përfshinë të gjitha ngjyrat e ndjesive pozitive e sidomos ato emocionale.

7-E bukura shqiptare është kudo në trevat e saj. Si e përzgjidhni ju në fakt atë? A ka një risi të veçantë në këtë mes?
Po, aktivitetin tim rreth fotografimit të vajzave e djemve, qofshin ata fotomodelë apo figura te tjera, do ta ndaja në dy rrafshe. Së pari, unë kam studion time dhe në këtë rast më mohohet mundësia e përzgjedhjes pasi që në këtë rast i përzgjedhuri jam unë, si fotograf.
Rrafshi tjetër është ai që përmendni ju, ku unë jam në pozicionin e përzgjedhësit. Pra, kur është fjala për iniciativën time unë, në radhë të parë, i respektoj kriteret e përgjithshme, pra ato që janë më tepër kritere profesionale sesa të shijes, ndërsa kur bëhet fjalë për detaje unë insistoj në fytyrat ku shquhen mollëzat dhe nofulla e bukur.

8-Sa kushton një vlerë e tillë e pavdekshme në celuloidin e fiksuar nga duart tuaja mjeshtërore?
Një vlerë e tillë, siç edhe ju e quani të pavdekshme, ndoshta për momentin duket e pakushtueshme, por ajo që nga momenti e në vazhdim është një parajsë më vete.Momentalisht punoj në studion time ku, siç e përmenda më parë, përveç modeleve fotografoj edhe personalitete të ndryshme të botës artistike. Pastaj gjithashtu kam bashkëpunim me agjencionin “KOSOVA MODELS” dhe disa agjencione tjera të kësaj natyre. Bashkëpunoj me disa revista të vendit.

9-Emrin tuaj e shohim jo pak herë krah mjeshtrit Fadil Berisha.Ç’ju bashkon në fakt?
Dy janë gjërat që na bashkojnë së tepërmi. Ata janë aparati dhe agjencioni “Kosova Models”.Por mbi të gjitha na bashkon dashuria për të bukurën shqiptare të fiksuar në celuloidat tanë.Mua e veçanta tjetër që më bashkon është shkolla e vetë zotit Berisha, të cilën e përfitova gjatë një kursi me të në New York, pak kohë më parë.

10- Diçka për aktivitetin dhe të ardhmen dhe cilat janë planet tuaja më të afërta?
Nuk do të lëshohem rreth planeve të mia të përgjithshme, por do t’a veçoja atë, besoj më të afërmin për nga realizimi, e ky është organizimi i një prezantimi të një pjese të punës sime të deritanishme, për çka edhe jam duke punuar.


















DISA MINUTA ME “DASMORËT”
e këngës shqiptare…

Heej…eej, po vijnë dasmorët! Ky lajtmotiv i vjetër shqiptar është “sofra” ku shtrohen këngët e tabanit dhe të traditës së ndërthurur me modernen, është sofra e shtruar për ne të gjithë nga grupi “Dasmorët”. Grupi “DASMORËT” përbëhet nga REMI - këngëtar, ALBERTI - këngëtar, FLORENTI - keyboardist, ALFREDI - keyboardist, dhe anëtari i ri Azemi - baterist. Po cilët janë ata në fakt:
Remi: Këngëtar nga Prishtina që në estradën Shqiptare është prezent prej vitit 1994, kur u prezentua me albumin e parë "Llokum me badem".Ai deri tani ka publikuar 6 solo albume, dhe 1 të përbashkët me Gilin, ku ajo mer pjesë me 5 këngë.Ai gjithashtu shfaqet me 4 këngë të reja, dhe në vitin 1997 ka publikuar video kasetën solistike me titull "Sevdalit marë e prap" (SEVDALIT kanë qenë grupi I tij i parë).Kjo video u zgjodh si video-kaseta solistike më e mirë, nga gazetarët dhe kolegët e tij këngëtarë dhe këngëtare. Momentalisht është duke punuar në albumin e ri së bashku me shokët e tij dhe shpreson se ai do të jetë albumi më i mirë realizuar deri më tani.
FLORENTI – Keyboardist, kompozitor, aranzhues dhe sound inxhinier, nga Prishtina. Ka kompozuar, aranzhuar dhe inçizuar për këngëtarët Adelina Ismajli, Gili, Ramadan Krasniqi-Dani, Sinan Vllasaliu, Remi, Beka, Ilirët, Fisnikët,TNT, Vjollca Luka, etj. Për 5 vjet me rallë ka qenë anëtar i grupit “BESNIKËT”, si keyboardist dhe udhëheqës muzikor, drejtor i festivalit “SHOËFEST” në vitin 2002 në Prishtinë dhe ka kompozuar muzikën për disa filma dhe shfaqje të ndryshme të teatrit të Prishtinës. Momentalisht punon në ndërtimin e një studioje në Prishtinë, dhe ka në dorë disa projekte të reja si në Prishtinë ashtu dhe në Neë York.
ALBERTI – Këngëtar nga New Yorku, ka lindur dhe është rritur në New York, ku mungesën e Atdheut e plotëson me këngë dhe valle shqiptare, duke marë pjesë ne ansamblin kulturoartistik “Rozafati” qysh nga mosha dymbëdhjetëvjeçare, kur edhe ka fituar vendin e parë në garat e talenteve të rinj të këngës shqipe në Neë York. Në vitin 2000, pasi hyri në grupin “DASMORËT”, ka botuar albumin e parë me titull “Sy më sy”,i cili u pranua shumë mirë nga publiku i gjerë. Momentalisht ka përfunduaralbumin e dytë që shpreson se së shpejti do të dalë në shitje.
ALFREDI – Keyboardist, aranzhues dhe studio inxhinier nga New Yorku. Deri më tani në karierën e tij ka marë pjesë në realizimin e albumeve të këngëtarëve të ndryshëm të estradës siç janë: Remi, Alberti, Vera Oruçaj, Shqipe Kastrati, Sunaj Saraçi, Liria Dedvukaj, Hanë Nikprelaj, Shtjefin Lulgjuraj… si aranzhues, studio inxhinier apo instrumentalist (Fis Harmonike, Çifteli dhe Keyboard). Është një nga formuesit e grupit “DASMORËT” dhe deri më tani është shumë i kënaqur me veprimtarinë e grupit, si dhe atmosferën entuziaste që ka në këtë grup.
AZEMI – Dasmorët si bend janë ata që momentalisht bëjnë një atmosferë me të vërtetë jashtzakonisht të hareshme tek të gjitha brezat shqiptare, e unë jam ai që bën atmosferë në brendi të grupit pasi që të kryhet dasma, koncerti e tj, na thotë ai. Në band mar pjesë tash një vit dhe mund të them lirisht që gupi “DASMORET” është një ndër gjërat më të mira që më ka ndodh në dhjetë vitet e fundit, përfundon ai.

Ja se si e përjetojnë ata vetë këtë dasëm, tek e cila janë vetë ç’do gjë:

1-Jeni "Dasmorët" e një dasme të përhershme e t gjithanshme në vatrat
shqiptare?Ç'mund të na thoni?
- Dasmat shqiptare janë dasmat më të mira në tërë botën, prandaj është kënaqësi e madhe dhe dhuratë prej zotit të jesh pjesë e atyre nën emrin “DASMORËT” dhe me detyrë që ato ti bësh sa më të hareshme dhe të paharueshme.
2-Remi,Alberti,Alfredi, Azemi dhe Florenti.Të pesë "Dasmorët" e këngës shqipe. Si kombinoni?
- Vjen dasmori i parë, vjen dasmori i dytë, i treti dhe ashtu me rallë…hahaha. Në skenë Remi ose Alberti këndojnë, e ne të gjithë të tjerët përcjellim këngën me “backvocale”. Mbrapa skene Azemi dhe Alfredi fillojnë me nga një Heineken e ne të tjerët përcjellim si back konsumues…hahahaha

3-Kënga shqiptare në "dasmën" tuaj çfarë mesazhi përcjell?
- Për këtë pyetje, është një këngë që do të përgjigjet më së miri, e ajo thotë kështu:

“Pse jem tosk e pse jem geg,
jem nji lis o me dy deg.
Nuk ka fe as nuk ka parti,
qe perçan ket shqiptari.
Me trimëri dhe mençuri,
dal ngadalë do të bëhem nji.
Nuk ka fe as nuk ka parti,
qe perçan ket shqiptari.”
4-Në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni,Mal të Zi e në vendet me shqiptarë e emigrantë
shqiptarë vatrat shqiptare këndojnë me zërin tuaj jo pak herë.Si e shpjegoni ju?
- Për një këngëtar, apo grup muzikor, një gjë e tillë është shpërblimi më i madh. Dhashtë Zoti që të këndojnë më shumë e më shumë, e ne do të mundohemi që ata të kenë çka me këndu, duke u munduar maksimalisht për të bërë këngë të mirëfillta për të gjitha strukturat shqiptare. Përzemërsisht ju falenderojmë të gjithë atyre për përkrahjen që na afrojnë dhe gëzimin që na dhurojnë.

5-E megjithatë jeni modestë...Jeni të tillë se jeni ende të rrinj apo?
- Modestia është një veti që mund ta kesh të falur prej Zotit, ose ta kesh skllav të dinakërisë, e ta përdorësh vetëm në raste kur të nevojitet. Besoj q ne e kemi prej zotit, dhe e shprehim me plotë sinqeritet.

6-Ku qëndron forca juaj?
- Në sinqeritet, çiltërsi, besnikëri dhe burrëri. Ndërsa adhuruesit tanë këtë forcë na e shtojnë edhe më shumë me përkrahjen e tyre.

7-Albumet dhe këngët tuaja kë temë rrokin më së shumti?
Mundohemi që të ketë për çdokënd nga pak. Më së shumti gjejmë frymëzimin në tema dashurije nga se të gjithë jemi relativisht të rinj, prandaj temat e kurbetit janë e përditshmja, thuajse, e çdo familjeje shqiptare ashtu që as neve nuk munden me na tejkalu pa i përdor në ndonjë këngë, natyrisht me qenë grupi “DASMORET” e mos me këndu për dasma kishte qenë absurde apo jo… Po ashtu mundohemi që në çdo album të kemi nga një këngë të vjetër popullore, të përpunuar, për ta ruajtur melosin
tonë burimor brez pas brezi.

8-Cilat raporte ndërthuren mes traditës dhe realitetit në këngën tuaj?
- Tradita është fjala e plakut që nëse e dëgjon kurrë nuk gabon, e realiteti është një foshnjë që do të formohet ashtu qysh t’a edukojnë prindërit e vet e ajo do të thotë krijuesit e saj, dmth. traditën e kultivojmë e realitetin e respektojmë, dhe mundohemi që me punë dhe me mund maximalisht ta kontrollojmë.
9-A ju ka buzëqeshur fati?

- Po, dhe ende është duke na buzëqeshur, shyqyr prej Zotit.

10-Si do ti këndonit sot në fakt Kosovës?

- “Oj toka e Kosovës o,
oj vendlindja jon-ë,
ne jem bijt e tu Kosovë
ti je nëna e jon-ë”

Dhe është një fjalë e vjetër popullore “Kush nuk e dëgjon nënën, do ta dëgjojë njerkën”, prandaj më mirë ta dëgjojmë nënën, se një herë vjen vera kah dera.

11-Si e mendoni të ardhmen tuaj?
- Si “Dasmorët” të cilët këndojnë në mijëra e mijëra dasma, e ne vetë do te jemi të martuar vetëm nga një herë (hahahahah), me siguri do të meremi me këngë deri sa të na punojnë zëri dhe shëndeti.

12-Kënga është i vetmi pasion i juaji?
- Kënga është pasionë jonë më i madh, e pas këngës është prapë kënga, e pas këngës
prapë kënga….

13-Shqip apo në gjuhë tjetër do të preferonit një ngjitje në festivalet me emër botëror?
- Ëndër që vetëm në botën e çudirave mund të realizohet. Normalisht një ftesë e tillë na bën njërëzit më të lumtur në botë, dhe jam i sigurt që kishim ditë me i dalë zot, besa edhe pa para kishim kënduar në një festival të tillë (hahahaha)

14-A ka dallim mes jush?
- Ka, secili është me budall se tjetri (hahaha)

15-Ç'është një mesazh për ju?
- Këndoni, dashuroni dhe kur mos u hidhëroni.

16-Kujt ia përkushtoni talentin?
- Familjeve tona që na besojnë dhe përkrahin në tërë rrugën e karierës sonë.

17- Në këngën tuaj del behari e flen dashuria. Në fakt ku jeni ju me të në realitet?
- Konkursi është ende i hapur, çdo zemër e plagosur mund të aplikoj përmes
redaksionit tuaj. (hahahah)









KËNGËTARI I 90 KËNGËVE NË SHQIP

Është një zë që jo pak herë ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dashamirës të këngës dhe folklorit shqiptar. Mban mbi supe peshën e një prej organizatorëve të Festivalit të Këngës Popullore Qytetare që tashmë është traditë e përvitshme në Elbasan, i cili organizohet nga Bashkia e Qytetit të Elbasanit dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe atë të çmimeve të ndryshme në festivalet kombëtare të këngës popullore e të muzikës së lehtë. Së shpejti pas koncerteve të shumta në SHBA, Suedi, Itali, Greqi e mjaft vende të tjera , do të jetë para spektatorit shqiptar në Britaninë e Madhe me një buqetë prej 90 këngësh të ndryshme të repertorit të tij, ku spikatin ato të Isuf Myzyrit si dhe të sofrës së larmishme shqiptare veri-jug.

1-Sapo u mbyll Festivali i Këngës Popullore Qytetare që zhvillohet në qytetin e Elbasanit.Cili është roli i një angazhimi të tillë në traditën dhe kulturën shqiptare?
Festivali kombëtar, i këngës popullore qytetare, që u zhvillua në Elbasan, tregon edhe një herë se, qytetaria muzikore e folkut dhe e melosit popullor nis nga qyteti i Elbasanit i cili gëzon tashmë një respekt të padiskutueshëm në sensin që, nëse do ta krahasonim me një trëndafil, atëherë gonxhja e tij, përbëhet nga ISUF MYZYRI, MUSTAFA BODINI etj. dhe fletët janë të gjithë artistët këngëtarë, apo kompozitorë të të gjithë Shqipërisë të cilët përqafohen me këto këngë në të gjithë botën., sigurisht që kjo është kultura e folkut muzikor shqiptar.

2-E nisa me një pyetje nga një fushë që u takon organizatorëve, por sipas Zotit Blerim Narazani, Drejtor i trupës folklorike" Isuf Myzyri" dhe dirigjent e organizator mësojmë se edhe ju keni një peshë në të?
Roli im ka qenë në aspektin organizativ mbasi këtë rradhë ju dha prioritet elementit të ri, sepse ata jane transmetuesit e metejshëm të kësaj gjnie në Shqipëri.Megjitahtë, ajo që do të shtoja është se së bashku me të talentuarit shqiptarë dhe me zotin Narazani tashmë kemi një udhë të re ku tradita shqiptare ka sofrën e saj të shtruar vit për vit edhe në sensin e folklorit qytetar.

3-Jeni cilësuar "Bilbil i Këngës Elbasanase" dhe jeni vlerësuar me disa çmime në festivale.Ç'mund të na thoni?
Për veten time mund tju them me pak fjalë se jam fitues i 3-çmimeve të para kombëtare në muzikën popullore e të lehtë , dhe 2- çmimeve të dyta kombëtare të këngës popullore në RTSH…, të tjerat le t’I thotë spektatori dhe kritikët e vërtetë të artit e kulturës shqiptare. Repertori im përafërsisht përmblidhet në 90-këngë të inçizuara në RTV-të ndryshme. Kam dhënë koncert i ftuar në ITALI, GREQI, SUEDI, SHBA, …etj.

4-Jo pak herë keni ngritur në këmbë publikun në vend, po aq edhe në SHBA, Gjermani, Danimarkë, Zvicër etj.Si e shpjegoni?
Mundësia që të jepet të rrokësh zemrën e shqiptarit jashtë është më e madhe, mendoj unë.Ajo është e tillë se ka brenda së pari shumë gjëra që lidhen me mallin, por edhe me dëshirën për të dëgjuar një këngë në një gjuhë e timbër zanor të pastër direkt para syve të lodhur e të përmallur për çdo gjë kombëtare shqiptare….Është hera e parë që tentoj Anglinë dhe shpresoj atëhere të flas më mirë për një sukses tjetër .

5-Jeni një zë që rradhëherë vjen, thonë kritikët, sa dhe si e justifikoni këtë vlerësim tjetër?
Unë e vlerësoj shumë kritikën kur ajo bëhet vetëm për elemente që kanë të bëjnë me muzikën, artin, interpretimin, folkun, traditën, të renë që sjell artisti i këngës, por kam edhe objeksionet e mia, pasi shpesh herë ajo bëhet edhe …., politikisht.

6-Shqipëria është djepi i një kulture të lashtë, por Elbasani i Myzyrit të madh ka pushtuar gjithë trevat shqiptare.Si e gjeni forcën e konkurrencës mes një tradite të tillë që këndohet nga veriu në jug me nota të ndryshme?
Tradita e muzikës shqiptare momentalisht e theksoj, është në dorë të pseudoartistëve disaherë, të cilët mendojnë si ta asimilojnë këtë me reminishenca të huaja dhe se si mund të vjedhin nën preteksin e biznes-muzikës. Një artist gjen forca jashtë kësaj intrige për artin dhe artistin.Notën atij ia jep spektatori dhe këtu buron çdo forcë.

7-Kush është në fakt këngëtari Mustafa Mehja?
Në fakt është një pyetje që duhet ta thonë ose e kanë thënë të tjerët, por meqenëse është për publikun shqiptar them ta lë mënjanë modestinë. Është një artist shiptar, i cili mundohet me gjithë sukseset e tij, të jetojë ditë për ditë me këngën e freskinë e saj, me këngën dhe vlerat e saj të pavdekshme shqiptare.

8-Së shpejti ju premtoni një tjetër sukses jashtë vendit. A mund të na thoni diçka, apo e mbani ende surprizë?
E ardhmja e MUSTAFA MEHJES, është surprizë e paparishikuar. Le ta lëmë pa thënë pak këtë si një surprizë në të gjitha senset që më shoqërojnë jashtë të papriturës. Ajo i përket një ftese për në metropolin anglez, ku mendoj që asaj pjese të Kombit që ende nuk i janë tharë lotët duhet t’i kthejmë gëzimin e netëve e ditëve që të fal kënga shqiptare.














PREFEROJ TË FLAS SHQIP

E mirënjohur për të gjithë shqipëtarët si prezantuesja e “Një këngë për ty” në Top Albania Radio, mbetet zëri më i veçantë radiofonik Shqiptar. Lindur në Tiranë më 15 Gusht 1976, që në moshë të vogël e karakterizon një ambicje e theksuar për të fituar si dhe një dashuri për skenën. Futet në grupin e teatrit në Pallatin e Pionerëve, më pas kalon si recituese për kongreset e atëhershme të partisë dhe dallon në çdo aktivitet të shkollës si prezantuese apo recituese. Ka interpretuar edhe në radiodramatizime tek Radio Tirana madje ka qenë edhe zëri i Lolit tek kartonat e atëhershëm “Coli dhe Loli”. Ndërkohë që vazhdonte studimet në degën e Mjekësisë Veterinare, në vitin 1996 fillon punë në televizionin e parë privat i cili atëhere trasmetonte vetëm në Durrës;“Shijak TV”, si prezantuese e një Hit Parade Europian.Pas një viti Gertën e gjejmë në radion e parë private Shqiptare Top Albania Radio, ku pasi kalon provën e zërit dhe të prezantimeve para mikrofonit, në mars të vitit 1997, asaj i afrohet të drejtojë emisionin “Një këngë për ty”.Gerta sjell një frymë të re në radio, një mënyrë të re prezantimi,aspak konservatore dhe shumë origjinale, gjë që e veçon atë si karakter unik dhe novator. Më pas ajo sjell edhe emisione me interes për dëgjuesin shqiptar si: “All that’s Jazz” ku ajo drejton së bashku me Fabrizio, një DJ Italian i apasionuar pas muzikës Jazz, si dhe “American Top 20”, përkrah Dwaine një qytetar Amerikan edhe ky i apasionuar pas muzikës. Maji i vitit 2001 e gjen Gertën në SH.B.A. për një kurs në regji televizive, dhe vetëm pas një viti qëndrimi atje Gerta i kthehet sërish mikrofonit të radios, kësaj rradhe një audience të huaj, asaj të KISS FM një radio Hip Hop/R&B në New York të SHBA-së.Përgjegjësi e madhe të drejtosh në një radio të huaj,të mos flasësh në gjuhën tënde, e sërish të pëlqehesh nga dëgjuesit. Duhet të jetë tepër e vështirë për Gertën, e cila pasi fitoi zemrat e pothuajse çdo Shqiptari me zërin e saj karakteristik, sfidon vetveten dhe kërkon një karrierë në USA duke argëtuar tashmë audiencën amerikane e duke ngritur lart në këtë mënyrë imazhin Shqiptar nëpër botë. Gerta Heta bën pjesë në të paktat artiste Shqiptare që arrijnë të
prekin mediat e huaja. Ja se si shprehet ajo në dhjetë pyetje për ne:

1-Jeni "magnet" për mjaft të rinj si shpjegohet?
– Komplimenti më pëlqen tejet, shumë.(Dhe ajo qesh,…qesh) Çfarë shpjegimi të jap unë!? Kyçi i suksesit me dëgjuesin është komunikimi me të dhe
unë them se këtë e bëj shumë mirë.Tani nuk po zgjatem më shumë me “ato që di të
bëj” se do thuash:”shumë modeste na qenka Gerta”.

2-Zëri juaj apo diçka tjetër ju veçon më shumë karakterin tërheqës?
-Siç e thashë edhe më parë është komunikimi i ngrohtë,trajtimi si mik i dëgjuesit.Së
dyti them se është personaliteti para mikrofonit,trasmetimi i asaj që unë jam dhe
ç’ndiej, që ngjall simpati dhe së treti, them se është dhurata nga Zoti, zëri.

3-Si e shihni veten para mikrofonit?
– E shoh mikrofonin si pjesë të jetës sime tashmë.Kur hyj në studio ndihem si në
shtëpi dhe mikrofoni gjithmonë më ngjall emocione.Që këtu kuptohet se unë e
dashuroj mikrofonin e radios.

4- Ku ndryshon e përditshmja nga komunikimi me dëgjuesin?
– Dëgjuesi do dhe duhet të dëgjojë një Gertë të lumtur, gjithmonë në formë dhe
shumë miqësore. Dëgjuesi e do buzëqeshjen dhe nganjëherë kjo buzëqeshje, për
shkak të problemeve të jetës, duhet improvizuar.Pra në një farë mënyre duhet aktruar
para mikrofonit për të sjellë gjithmonë të njëjtën energji dhe entuziazëm, e ndërkohë e
përditshmja është si e kujtdo; plot probleme, stresse dhe frustrime.

5-Cilin preferoni më shumë në jetë këndin e studios radiofonike apo këndin e një
vendi që të harron paksa nga jeta?
– Nqs e kuptova mirë ky këndi që na harron nga jeta është një pushim në një vend
larg problemeve apo jo? Do i preferoja të dyja sepse duhet edhe ca pushimi dhe
largimi nga stresset, megjithatë po të më vinin te zgjidhja mes të dyja do preferoja atë
këndin në studion radiofonike.

6-Në fakt cila është Gerta?
- Gerta është një njeri shumë I thjeshtë, shumë e kënaqur nga ato çka jeta i ka dhuruar.
Një njeri I çiltër, që dashuron jetën dhe njërëzit. Shumë e ndjeshme dhe jeton me
shpresën se një ditë,në njëfarë mënyre do ndihmojë njërëzit e vendit të saj.Një njeri që
nxjerr edhe lot kur sheh një kronikë për varfërinë apo fatkeqësinë e dikujt në TV. Me
pak fjalë Gerta e ka zemren e madhe.

7-Ç'ndryshim ka për ju radiofonia nga ekrani?
– Radiofonia të jep mundësinë që më pak elemente siç janë zëri dhe karakteri të fitosh
simpatinë e njërëzve,të komunikosh me ta, ti bësh të të duan e të të ndjejnë,ndërsa TV
ka më shumë elementë ku kryesori është ana vizive.Pra TV detyrimisht do
funksionojë,por është me zotësi të fitosh zemra përmes radios sesa përmes TV.Kështu
e shoh unë gjithsesi.Pastaj thjesht fakti që kur të njohin vetëm zërin mund të jetosh
jetën si çdo njëri I thjeshtë e nuk të duhet të vishesh e të ngjash perfekt në look,vetëm
kjo të jep shume liri dhe të bën të ndihesh mirë apo jo?

8- Si e shikoni të ardhmen tuaj?
– Të ardhmen time e shoh të lumtur. Do ta bëj të tillë. Nuk mund ta lë veten time te
vuajë.E dua shumë dhe përsëri qesh…
Besoj se nuk do shkëputem nga mikrofoni dhe uroj që Zoti të më shikojë në çdo hap
që do marr. Sepse duhet pranuar; në jetë suksesi nuk është vetëm këmbëngulje,
pasion,talent dhe dëshirë por edhe fat. Dhe mua ky I fundit nuk më ka munguar deri
tani.

9- A veçoni kënd në shtysën drejt këtij pasioni për radion?
– Do të të konfesoj, se atëherë kur unë nisa të shkel asfaltin e pasionit tim, radion, nga
gjithkush kjo konsiderohej si një humbje kohe, pasi nuk shihej si një mjet për të bërë
“Boom” apo karrierë të madhe,por ka qenë këmbëngulja dhe dëshira ime e
çmendur,pasioni im,që më shtynë të vazhdoja në këtë rrugë.Nuk kam pasur pengesa
por edhe shtytje të madhe nuk kam pasur.

10- Shqip apo në gjuhë tjetër do të ishte më komode studioja për ju?
-Unë i provova të dyja dhe tek të dyja jam komode por nuk ka si komunikimi me
njeriun tënd, dhe unë kështu quaj të gjithë Shqipëtarët.Pra le ta lëmë kështu; preferoj
të flas SHQIP.








GJEOGRAFIA E POEZISË

Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Aty bredh lirshëm. Kundron erën e mirë. Dëgjon dihatjen e moçme. Aty përhumbesh, por s’ndihesh i qetë. Tik-taket e zemrës të shtohen, frymëmarja të kapërcen. Padashje je përhumbur në gjeografinë e poezisë që pena e Keze Zylos ka dhuruar për ty. E ndjen hapësirën që krahët kërkojnë, teksa këto krahë të palodhura, miliona grimca ajri rrahin papushim, si lopata marinarësh të hershëm, dhe i turren hapësirrës së pafund, tokës, gjithësisë për një copë krodhe, për zahirenë e Kohës së Re. Vargu tërhiqet në këtë përplasje krahësh dhe prodhon enkas për ty flladin e këndshëm Mezhgoranas e t’a sjell aty si një dhuratë për një ditë më të mirë, për një frymëzim më të mirë. Ti transformohesh në një fabrikë loti që terr e terr çurka uji të kripur mes grykësisë ku dihatja dhe shkëlqimi rrezatues i syve vetëm imitojnë një pjesë të këtij vargu.
Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Dhe në ndihmë të vjen vargu i poetes që të sjell pikën e lotit, pikën që i referohet Globit. Aty pastaj ti lexon mallin tënd, dëshirat e tua, aty ti qetësohesh sadopak, se ky Glob i Përlotur të rizbulon edhe fakte të tjera, që i ngjajnë lotit tënd, ndoshta edhe lotit të nënave. Aty mëson sa shumë lot duheshin të ndërtohej vargu i Zylos, të thurej e arnohej shqip “Monumenti i Lotit”.
Harpa dëgjohet lirshëm. Muza zbret ngadalë, e frymëzuar, e shastisur, e harbuar dhe e dehur nga kjo lëvizje, nga ky pushtet grimcash digjitale që fiksojnë e transferojnë me fuqinë e tyre atë që vargu i Zylos ka parë, ka dëgjuar, ka ndjerë që hershëm, sheh dhe e struk në rolin e dëshmitarit të përtej Atlantikut në sëndukun e Artë shqiptar të traditës së mirë e të bukur të vargut letrar, e strehon herë me dhimbje e herë me dëshira të gjithëpushtetshme në gjirin e ngrohtë të Poezisë. Aty strehohet “vjeshta me gjethen e verdhë”. Aty shtohet xhelozia e poetes, teksa:

“Gjethja e verdhë me vjeshtën e artë
të shton xhelozinë pastaj për gjithçka
Ti i lyen flokët në ngjyrën e grunjtë,
Si për t’i thënë Hënës, kam ngjyrën tënde, mos m’u ndal…”

Janë këto ngjyra që ushqehen në vargun e Kozetës, në këtë varg ku koloriti, s’ka piktor që të mos e frymëzojë. Ngjyrat janë të gjalla, të mpleksura me bukurinë e dy traditave, me shumëllojshmërinë e tyre natyrale, teksa pastaj zbresin natyrshëm e përhumben tek “Polena e Puthjes”:

“Tani si një Ëngjëll më vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen në një,
Shigjeta e shikimeve është tretur e tëra,
Dashuria përhapet si polenë në të”.

Natyrshëm mes këtij vargu ndjesor vetëm poezia ka magjinë të shpaloset, vetëm vargu i gatuar e latuar mirë në mjeshtërinë e tij mund t’a thotë. Dhe këtë e ndjen këtu:

“Puthjet e ëmbla janë si flutura,
Që fluturojnë magjishëm, në hapësirën e zemrës,
Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës,
E etshëm thithin burimin e vesës”.

Mes asaj vese të lënë mëngjeseve të largëta pastaj zbret kujtesa, del “Molla e Migjenit” e “Historia e Kafshuar”…
Ke bredhur mes këtij vargu dhe ke harruar se duhet të nisësh pak fjalë të tjera, ndoshta të thëna e ndoshta të dala enkas pas kësaj dihatjeje, tek loti që të ka ‘ngelë pikturë’, tek vetë magjia e vargut të poezisë. Le të kënaqemi të gjithë me gjeografinë e larmishme të poezisë shqiptare, që përditë e më shumë troket e troket për të depërtuar edhe salloneve mondane, moderne, dikur të ëndërruara për baballarët e poezisë, për skalitësit e moçëm të vargut të saj, por për ca kohë të mbetur si një “mollë e ndalueme’. Le t’i gëzohemi natyrshëm kësaj gjeografie të re, premtuese.

Reagimi i Kozetes:
“I dashur Fatmir,
Ato pikezat e lotit qe te kam lene tek pershtypjet, u kthyen ne shatervan kur ju pashe komentin teper profesional qe kishit bere. Ne fakt une nuk befasohem me ju, se e njoh mire, mire, kulturen dhe dashurine elbasanse.
Oh sa kujtime kam nga Elbasani, sa shume, sa shume.
Qe nga Vasil Kamami dhe deri tek i ndjeri Tomorr Domi, qe vdiq aksidentalisht!
Ju e ngritet shpirtin tim shume, dhe nuk ka me bukur kur ky shpirt vesitet nga njerezdashamires dhe teper te mencur ne keto situata.
Une e pashe websitin tuaj, e pashe aktivitetin tuaj dhe mbi te gjitha pashe qe ishit ne Enciklopedi, ku per fat aty ndodhem dhe une, te cilen rastesisht e mesova kur pashe biografine tuaj, ndaj po e cmoj jashte mase.
Vjet ne kishim nje takim ne Elbasan, me te gjithe profesoret dhe shoket e mi, por une fatkeqesisht nuk veja dot, ah keto dokumenta!
Atyre ju dhurova kete poezi dhe librin tim te pare. Mora shume emocione prej tyre!
Keto jane botuar tani ne librin tim te dyte "Pranvere pa Mimoza"!
Dhe njehere ju jam mirenjohese!
Kalofshi nje dite te kendshme!”
Me shume respekt,
Keze (Kozeta) Zylo, NY













POEZIA, VËZHGUAR NË LARTËSITË E SAJ


E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë pikat ku poezia synon pikëtakimin me lexuesin e saj. Dhe në këtë pikëtakim shpeshherë janë aksiomat sintaksore të frymëzimit ato që kërkojnë lancimin e modelit qetësues në modelin e krasitjes poetike të vargut. Ky model dhe kjo krasitje kanë gjetur këtë kënd qetësues edhe mes vargjeve të poezisë së shkruar nga pena e një talenteje në rritje. Në fakt poezia e saj e kërkon me ngulm këtë. E ka krijuar vetë dhe e ka bërë moto. Një moto në fakt që e bën këtë poezi të veçantë e të dallueshme e që nën rrahjen pulsore të vrullit tërheqës e magjepsës synon të të bëjë për vete , sepse pikërisht ky detaj, jo pak i mungon poezisë në tërësi. Dhe ky stil poetik mes kësaj ligjësie padyshim ka të bëjë me rritjen që poezia e saj ka realisht. E sheh këtë rritje në tërë ndjesinë poetike që lexon dhe këtu i mëshon rrekjes pas një fakti sublim. Një fakti, ku nuk synohet analizë për poezinë në tërësi të autores, as për qënien dhe ekzistencën poetike të shkruar në kohë të ndryshme, e as të përshkruaj kohët e poezisë. Synimi është të vëzhgoj këtë varg, këtëpoezi në majën e kohës, në lartësinë ku vetë kjo poezi është në fakt sot. Dhe këtu, e thënë troç, fjala është për të shprehur lirshëm atë që ndjen, për këtë arritje në fushën e madhe e përditë të lartësueshme të poezisë shqiptare, kudo që lëvrohet ajo.
E lakuar thjesht, qartë dhe bukur në të gjitha rrasat, fjala poetike dhe rrugëtimi i saj mes larmisë figurative, janë tolerues në këtë rrahje të pandërprerë pulsore, sepse aty në brendësi të këtij vargu e shkuara është vetëm fakt, e sotmja realitet dhe e ardhmja, padyshim arritje. E ndërsa pulsi i një jete të re lëvrin brenda venave jetëdhënëse të këtij vargu, poezia e Merita (Bajraktarit) McCormak s’ka qetësi, edhe kur dremit atyre kujtimeve fëmijërore, rinore edhe kur nusëron mes bukurisë Korçare, që Zoti e ka pikturuar me penelata të rradha. Ashtu si dhe vetë vargu i saj e thotë:

“Do të vij të prek dhe gurin
Të ndjej aromën e bukur
Lulëshqerrat kur të çelin
Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit,
Në shqip dy fjalë të këmbej,
Të kuvendoj gjatë me shoqet
Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...”.

Në një varg ritmik, kohor e gjuhëëmbël ndjehesh komod. Rrekesh mes brendisë dhe harron rropamat dhe rropatjet e një kohe që në këtë varg mbetet një monument kritik mes fuqisë së fjalës, dhe dhimbjes së shpirtit:

“Ah sa dhemb shpirti
Prej fjalës së ashpër,”

E ndërsa vargu sillet si një dëshmi, koha poetike të mëson tolerancën, dashurinë, forcën e jetës dhe freskinë e saj. E arritura në varg është tregues i një rruge plot vuajtje, plot mundim e plot siklet. Vazhdimi më shumë se premtues. Angazhimi padyshim, pjesë e jetës së poetes McCormak.
Në këtë rrugë krijuese poetike, dialektika është çelës magjik. Këtë çelës poetja e përdor me sukses. Dhe me këtë çelës ajo hap portat në vendlindje dhe tenton t’u mesojë kodin të gjithëve më të rrinjve që hyjnë në këtë rrugë dhe synojnë të hapin portat e lashta të bedenave ku prehet vargu i moçëm. Natyrshëm, poezia e saj ka rrokur shpejt këtë kod dhe tani synon majat e kohës.

"Ulur jam mes barit të gjatë e gjëmbash fshehur
Mendja shëtit në fëmijërinë e uruar
U deshën kaq vite kohë e durim
E shkuara me të tashmen këtu për t’u takuar"

Komplekset në të cilat ndodhet sot poezia janë një pozë mode në proces kalimtar. Dhe si të tilla ata flirtojnë edhe disa pikënisje në lëmin poetik shqip. Më së shumti aty ku poezia tenton të pasqyrojë pragun e kohërave. Në kapërcim pragjesh, poezia ende ndodhet si në atë historinë e treguar për ndjesinë që të krijohet kur ndodhesh lart në majë të ndonjë kulle shumë të lart. E hedh vështrimin poshtë nga lart kullës. Të kalojnë mornica, kulla dridhet e tëra dhe të duket sikur të flak tutje, dukesh i pështjellë pastaj me ethe frike… Dhe po qe se kulla lëviz sa andej aq edhe këndej, sipas ndërtuesve dhe arkitektëve, mos ia ki frikën. Ajo është normale dhe kulla s’bën rrezik. Por, nëse kulla qëndron në një vend, ajo po sipas të lartcituarve, “mendohet” nga të të hedhë, s’ka përqëndrimin e duhur. Pra, ende s’ka një pozicion të caktuar në lëvizjen e natyrshme poetike, në atë lartësi ku është ngjitur. Në këtë rast poezia e McCormak ndodhet jashtë rrezikut. Ajo veç vazhdon të rritet e lartësohet.
Londër Prill 2007
SHQIPERIA KUSH E NDIHMON

Titulli i ketij libri te botuar ne 1992-shin, 152 faqet e tij, 10 kapitujt dhe dhjetra fotografite ne te, sado emocionale, dhimbese apo prekese te jene, nuk jane objekti i ketij shkrimi. As hyrja e tij dhe as nenshkrimi ne te, por nje fakt i thjeshte qe tregohet qe ne kopertine; ate qe 50% -shi i shitjes se ketij libri te shkruar ne gjuhen angleze eshte dhuruar per popullin shqiptar. Autori Bill Hamilton, gazetar lajmesh ne BBC dhe fotoreporteri Bhasker Solanki, krahas ndihmes informuese televizive ne ate kohe kane pare te arsyeshme qe kjo shume te shkoje ne dobi te popullit shqiptar. Brenda shkrimeve te librit, por edhe ne hyrjen e tij gazetari shpirtmadh e teper human Bill Hamilton thote: “ Nese Shqiperia eshte duke paguar cmimin e larte te izolimit diktatorial ne kete hap drejt demokracise, rritja e tensionit ne Kosove, mund te shpertheje…”, dhe kush duhet te ndihmoje popullin shqiptar duhet te jete e qarte, per te mos ndodhur nje rebelim, nje konflikt Ballkanik.
Koha rrodhi jo si ne vaj, per 12 vjet nga botimi I librit ne Perendim dhe Brenda kesaj kohe populli shqiptar kudo ne trojet e veta e pagoi harracin dhe kusurin e ghithshkaje qe ndodhi e qe dihet mire nga te gjithe brenda “kulacit” demokratik, pasionit politik apo refrenit pantonimik te ketyre 12 vjeteve.
Vertet kush e ndihmon Shqiperine? Ne kete liber Presidenti shqiptar i asaj kohe, Pr. Dr. Sali Berisha falenderon: Ne kete respekt Republika e Shqiperise deshiron te falenderoje e te jete mirenjohese popullit te Britanise se Madhe qe dhuroi 5 milion sterlina ndihme humanitare, (original expression:)“In this respect, the Republic of Albania would like to pay tribute to the people of Britain who have given five million pounds in humanitarian aid to help the poorest and weakest in my country.” Mjaft pershendetje te kesaj natyre shprehur e shkruar nga kreret shqiptare, edhe pse nuk jane ne kete liber, kane qene te njohur per syte e veshet tane per vite me rradhe dhe u jane drejtuar kombeve, shteteve e popujve qe e kane ndihmuar Shqiperine.Brenda ketyre viteve kemi degjuar edhe per nje ndihme tjeter po nga keto shtete,pone nje rruge tjeter,me te terthorte e me pak kancelarike, ate qe vjen prapa djerses se emigranteve. Le ta themi se kjo eshte nje hapesire te cilen mund t’a perfshijme ne “kulacin” demokratik, per vete faktin se ajo I perket nje rruge drejt demokraticise, drejt integrimit qe synon te rroke hapin e te tjereve, kudo ne Europe.
Pasioni politik eshte term disi jashte karakterit te shkrimit, por ne fakt ka pak ku mund te kullundriset per te nxjerre ate qe mund te jete nje pergjigje ne nevoje per pyetjen ne titull. Me mijera sinonime kane zaptuar gazetat dhe mediat ne mesin e shqiptareve ne lidhje me pasionin ose me konkretisht per pasionin politik. “I pasionuar”, “I dhene”,”terheqes”, “adap” etj, kane mbushur e mbushin mesin e politikes shqiptare per dite e me shume ne kuadrin e zgjedhjeve ose ne kuadrin e gjetjes se “talenteve” ne politike. Dhe kjo si nuset kur dalin nga permanenti para dites tradicionale te nuserimit, rradhe here edhe ne mesin e politikes pasionante shqiptare, qe harron se ketu duhet te kete veto edhe motoja a e ndihmon truku dhe permanenti politik shqiptarine?!
Se fundi, refreni pantonimik, eshte nje paraqitje me reale e realitetit te strukur, prapa asaj qe duhet te zbulohet ne fakt. Harroni nje cast te thenat e politikaneve tane, coni ne minimum zerin e medias kur flasin ata dhe ndiqni vetem gjestet e tyre, ndiqni mimiken dhe spontanitetin e tyre pas cdo fjalimi dhe do te shikoni sa vend kane ne pergjigjen qe do pyetja ne krye te artikullit tone. Harroni gjithashtu dhe gazetat, harroni …e harroni, por mos harroni ate qe ne duhet te gjithe te dime si t’a ndihmojme Shqiperine, si te ndihmojme veten tone dhe gjithe familjen e madhe Europiane pastaj, me te qenit ashtu sic kane qene te paret tane, ashtu sic kane qene dhe jane Krenaria e Kombit tone.
Fjala e fundit i takon ndjenjes se çdonjerit, jashte xhelozise, sharjes e ofendimit, i takon miqve dashamires Europiane e Boterore, i takon pasionanteve politike, I takon refrenit pantonimik ne te mire te se mires.



















PLAGET E DHIMBJES NE FILMIN “WINDY CORNER”

Filmi më i ri i Fatmir Terziut mban dhimbjet dhe emocionet e një katastrofe natyrore të ndodhur në Jug-Lindje të Anglisë në vitin 1987, stuhi e fuqishme që i mori jetën 16 personave dhe plagosi më se 200 vetë. Kjo stuhi është cilësuar si stuhia më e madhe e ndodhur në këtë vend që nga viti 1703. I titulluar Windy Corner (Rruga e Errërave) filmi me metrazh të shkurtër zgjat 10 minuta dhe ka prezencën e aktorëve me emër në skenën Britanike dhe Europiane, si Grainnie Gillis, Tereza Kamenicka, Magda Gledzsc. Në film luajnë edhe aktorë me përvojë modeste e të rrinj shqiptarë si Fadil Krasniqi, Lule Gashi, Arbër Pllana, Evi Adami, Lucy Adami, Marcela Shehu e të tjerë në role episodike dhe figurantë.
Filmi krahas kësaj teme rrethohet në tërë strukturën e tij me një mori ndodhish që janë
pjesë e jetës Britanike në këto vite. Në fillim është tema e dhimbjeve të pashtershme të luftës së popullit shqiptar në Kosovë, e përshkuar më mjeshtëri artistike dhe realizim të shkëlqyer. Një e re, e cila është në ditën e martesës së saj, Ana, është dëshmitare e një skene mizore, ku armët e barbarëve qëllojnë pa shkas mbi të pafajshmit, vrasin këdo. Ajo si një dëshmitare në këtë skenë paraqitet me tërë cilësitë shqiptare, e bukur, e veshur me kostumin traditional shqiptar të krahinës së Rrugovës. Shansi i ka qëlluar të fshihet diku dhe të shpëtojë nga plumbat e mallkuar, por jo nga ëndërrat që e ndjekin edhe këtu ku jeton tashti, në Mbretërinë e Bashkuar. Skena është e dhimbshme dhe tepër emocionale. Është me vend të përmendet, këtu ndihma e pallogaritshme që Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” e drejtuar nga z.Talat Pllana në Mbretërinë e Bashkuar i dha realizimit të skenës së dasmës. Skena tjetër është po ashtu e dhimbshme dhe i takon një lufte tjetër në Ballkan. Një grua Boshnjake jeton në Rrugën e Errërave dhe e shkuara e saj sillet në sekuencat filmike nga regisori dhe drejtori Fatmir Terziu me faktin e dhimbshëm ku paramilitarët serbë i vrasin bebin e saj tremuajsh.
Skena më e goditur dhe më e realizuar është ajo që paraqet stuhinë. Një stuhi tepër orrigjinale, ku dritare të thyera, tjegulla që fluturojnë si copa letre dhe ndërtesa që shkulen paraqiten tepër realisht. Efektet anësore janë të pallogaritshme. Filmi përshkohet me nota dhimbjeje dhe emocionesh të pashtershme në tërë minutazhin e tij. Ai rreket mes faktit dhe imagjinatës për të sjellë në dritë para spektatorit mesazhin se e keqja është gjithmonë e keqe, edhe pse ndodh nga faktorë natyrorë ose nga djaj të ushqyer me nacionalizma të sëmura shekullore. Ajo është e tillë, e keqe, është e dhimbshme edhe kur vritet djali i vetëm nga stuhia e fuqishme, djali i një çifti anglez i lindur si dhuratë nga Zoti pas 18 vjetësh martesë të tyre, edhe kur dasma shqiptare kthehet në mort, edhe kur foshnja vdes nga bajonetat e mallkuara, edhe kur çifti polak që jeton në këtë rrugë ka mori problemesh të panjohura. Jeta është morali i filmit në Windy Corner. Ajo duhet jetuar, thotë autori.
Skenari i filmit është shkruar nga Fatmir Terziu dhe është drejtuar dhe prodhuar po nga autori në studiot digitale të LSBU Londër. Kamera është përdorur nga i talentuari Reza Tochachi. Muzika është kompozuar nga Jason Grant dhe Mirza Basiç. Ajo është një ndërsjellje e kombinuar me kitaren elektronike dhe mandolën, po edhe me pianon e luajtur mjeshtërisht, muzikën shqiptare të luajtur nga orkestrantë shqiptarë në Londër, muzikën boshnjake dhe atë moderne europiane. Filmi pritet të paraqitet së shpejti në disa festivale ndërkombëtare, pasi juria e drejtuar nga Dr. Charlotte Crofts e vlerësoi shkëlqyeshëm. Vlen të përmendet fjala vlerësuese e filmkrijuesit amerikan Bertie Stephens: “ Windy Corner është film me kredibilitetin e filmave të shikuar në ekranin e BBC-së, por me një peshë e notë më realistike, më tërheqëse...”.
Filmi është në gjuhën angleze dhe së shpejti autori po punon t’a paraqesë edhe në gjuhët shqip, boshnjake, polake, sllovake dhe perse. Fatmir Terziu është autor edhe i disa filmave të tjerë me metrazh të shkurtër, si Rivermusic (2003), Sentimental Journey (2004), Capoeira (2005) dhe filmdokumentarëve Trokamat në Jetën e një Pene (2003), Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (1999-2006) etj. Filmi i kategorisë ‘instalim’ Think Again (2006) është padyshim një paraqitje artistike e kombinuar me modernen në artin e filmit. Filmat 60 sekondëshe One egg (2005) dhe Pencil and Computer (2006) janë publikuar nga BBC në Mbretërinë e Bashkuar. Për më se dhjetë javë ato kanë qenë seleksionuar ndër dhjetë filmat më të shikuar e vlerësuar nga vizitorët e BBC-së online. Së shpejti autori do të jetë në një bashkëpunim më të ri lidhur me një temë të dhimbshme shqiptare në një film të kategorisë fiction. "(Marë nga www.Agimi.com 12.05.2006)

KOHA KA KOHEN E SAJ, AJO DUHET DOKUMENTUAR

Kanë kaluar mëse 6 vjet që nga dita kur një ekip i Televizionit privat Dardan vizitoi Kosovën e pasluftës dhe realizoi dokumentarin Në Kosovë Andej nga Kulla e Jasharajve. Rrugëtimi tipik mes një itinerari të përlotur për më se një gjysëmshekulli dhe ende me plazma gjaku të pafshira nga ajo mortje e fëlliqur e historisë, shton kërshërinë në penën time të rradhis pak caste dhe fakte që ende sot janë jetike dhe domethënëse. Natyrshëm, ajo që të rizgjon kujtesën në këtë anakromë disi të shushatur kohore, është kujtesa, është kujtesa në celuloid dhe shënimet gazetareske që ti ke në bllokun tënd.
Së pari është thënia e Dr. Milazim Krasniqit, para Hotel Grandit në Prishtinë, teksa bisedonim për “fatet tona”, politikën dhe të ardhmen, jo me paragjykim apo parashikim. Ai do të thoshte: “Dëgjo Fatmir, pena dhe politika janë dy motra nga dy nëna, ku njëra është ende jetime, pa nënë e baba. Por kjo për më shumë, është edhe në mes të dy rrugëve. Zor s’e i gjendet derti asaj, në mesin tonë.”
Dhe më tej, buzëqeshja dhe modestia e Neim Jerliut. Pritja para hotelit karakteristik dhe dy administratat e këtij hoteli, padyshim që duhen harruar. Me një kolegun tim nga Gjirokastra, korrespodent i Zërit të Amerikës, gjejmë të udhës të shohim se c’po ndodhte aktualisht në zemrën e një Kryeqyteti, me pritjen dhe përcjelljen mediatike më të madhe të asaj kohe në botë. Është viti 1999! Në oborrin para Kullës historike të
Jasharajve një foto dhe një bisedë me Lulzimin, djalin e legjendarit Adem Jashari dhe me të vëllain Ademin, kujton jo vetëm emocione dhe mbresa por edhe një pikënisje për një traditë të re në kujtesën tonë historike. Fiksimi në kameran time të intervistës së parë me Lulin për televizionet shqiptare është dhe do të mbetet padyshim historike. Dokumentari më pas u përpunua dhe u rirealizua në kushte digitale, për të plotësuar një boshllëk, të cilin ndoshta shqiptarët në UK, do t’a ndjenin me etje në shfaqjen ekskluzive për ta.
Intervistat, komentet, narracioni, faktet, pa harruar ato ne familjet Shehu, Bojku, Mulhaxha, Berisha, Kelmendi etj., dhe pamjet e asaj kohe në këtë dokumentar janë pikërisht ajo që ndoshta do t’i duhet më shumë se c’do gjë tjetër kohës që po vjen, për t’a dokumentuar të shkuarën me syrin e pavarur, në vëzhgimin realist të kameras sime. Ndoshta e nesërmja do të jetë ndryshe nga e sotmja, ndoshta kujtesa do të thërasë me etje për këto fakte, për këta dokumenta, të cilat kohë më parë i duheshin Kombit, por “ne nuk ishim të kujdeshëm t’i përdornim e t’i rruanim si fakte kokëforta”. Edhe dokumentari tjetër i realizuar në Londër, Trokamat në jetën e një pene, ka këtë pikësynim, paraqitjen nga këndi i syrit të pavarur.




















"MADE IN ALBANIA", TRADITA DHE TREGU

Ai është rreth të gjashtëdhjetave dhe ngjitet e zbret në këtë cep të vështirë rrugëtimi si një njëzetëvjecar, ose më saktë sic na thotë vetë ai, tamam sic “isha dikur në rininë time…”. Ne përshëndetemi dhe e ndjekim nga pas me një shikim tejet mallëngjyes. Është bashkëkombasi ynë, është njeriu me të cilin përshëndetemi shqip. Ai del c’do të dielë në një nga tregjet e Londrës dhe del vetëm për të blerë një nga produktet e mishit të traditës kosovare, që dikur I pat prodhuar dhe tregtuar vetë në Pejë e në Gjakovë. Axha Arshin e blen tashmë suxhukun kosovar, edhe pse jo “prej vakti”, sic shprehet vetë ai, vetëm të largojë sadopak mallin për prodhimin e traditës, për atë që dikur “lëpije e lëpinin gishtat të gjithë” , miq e të tjerë, sic shprehemi jo rradhe bisedave te lira.. Kështu patëm dëgjuar edhe për një tjetër tipike të traditës, pikërisht për rakinë shqiptare, të cilën nuk e gjen në treg, por dikush t’a sjell si dhuratë larg Atdheut meme ose prej atje ku ajo prodhohet ne fakt. Rastësisht dhe jo spontanisht, ose më saktë ashtu si vendasit e shprehin në të tyren sarkastike, “rrahur e jo tundur”, dikush e ka edhe në shitje një farë “rakie” me stampë shqiptare të sajuar e të etiketuargjetkë, ose edhe suxhukun karakteristik kosovar te prodhuar në Turqi, Gjermani apo…, Spanjë dhe t’a shet si dikur ato “DS” poshtë banakut…, thotë një miku im. E gjitha s’do laps, s’do koment apo edhe ndonjë…”zihamet”. Ajo do pak traditë nga tradita dhe pak përkushtim ndaj asaj qe na ka bere te njihemi me pare se nga lufta...
Kjo nuk është “Luks”, apo “Qiqra në hell”. Kjo është një mënyrë që tradita shqiptare që dikur ka bërë emër tregjeve të Europës, si përshembull me Konjakun “KORCA”, të zërë një vend e një emër të ri në këtë kohë tregjesh të mëdha ku edhe të vegjlit bëjnë emrin e tyre të madh…

SHEMBUJ dhe FAKTE

Në tregun më të madh botëror të peshkut, në Japoni mungon shpeshherë peshku “Tun”. Dhe a dini pse? Ai nuk gjendet në asnjë vend tjetër përreth Japonisë, vec Mesdheut. E këtu sigurisht edhe të vegjlit pra, kanë një emër të madh. Për të përmendur është tregtia e tij nga Malta, apo edhe nga Qipro…. Mirë do të thotë dikush se peshku është pasuri e dhënë nga Zoti, e në Shqipëri ai…, Le të vazhdojmë. A nuk ka traditë Shqipëria, sic e thamë më lart dhe e dimë të gjithë me konjakun? A nuk kane tradite shqiptaret me produktet natyrore? Reklamohen ato në ekspozita dhe vetëm kaq. Partneriteti? Tregjet?…dhe me tej politika. ..”Kemi neshkruar e lidhurmareveshjen e tregtise…, bashkepunimit tregtar…”
Shqiptarët krenohen shpesh mes vetes. Mburren me traditat krahinore. Mburren me c’do gjë të traditës me vend e realisht shpirtpasur. Po a duhet harruar pastermaja, a duhet harruar tradita dhe shija prej saj? A duhet lënë që suxhukun e traditës së Kosovës t’a keqpërdorin te tjeret per komercialitet? Ashtu do te thosha se eshte edhe pastermaja, nje tjeter realitet I tradites mbareshqiptare, nje tjeter tradite me vlera te riperterira. Ajo kurre si ka munguar tregjeve shqiptare e sidomos ne Struge ate e gjen te varur ne murin e shitores deri ne pranvere…
Ne fakt dicka me ngacmoi te qendroj pak tek kjo tradite. Zakonisht, pastermaja fillon te pergatitet ne fund te nentorit e ne fillim te dhjetorit. Sipas nje te moshuari, nuk ka kalendar fiks. Periudha e favorshme eshte koha kur jane zhdukur mizat fluturake, gje qe tregon se dimri ka trokitur dhe mishrat per pastermane duhen therur. Dikur mishrat thereshin ne nje dite sipas lagjeve dhe fshatrave, per shkak se bagetite ishin prone e vete banoreve, duke krijuar nje dite feste e gezimi, vecanerisht per femijet. Cdo familje ther 3-4 koke bageti, kjo varionte sipas numrit te familjareve dhe zgjatjes se periudhes se dimrit. Ate dite te gjithe familjaret i linin punet e tjera te dites, ndersa femijet nuk shkonin ne shkolle. Therja kryhej nga kryefamiljari. Femijet mbanin prene e tyre ndersa grate merreshin me larjen e te perbrendshmeve, me te cilat pergatitej corba ose tara e shijshme. Mishi i therur varej ne cengel dhe lihej per te kulluar, deri ne mbremje, kur nis faza tjeter e perpunimit. Mishi behet vargje i ndare ne forme thelash, sa te sigurohet fortesia gjate tharjes. Mishi ne forme vargjesh varet ne drure ne nje dhome ku duhet te kete zjarr e prush me dru per te siguruar temperaturen e tharjes. Tharja vazhdon 2 jave dhe me pas mishi i thate behet thela e ruhet ne qeska beze, mundesisht i pudrosur me pak miell gruri. Shpatullat, ruhen ashtu sic jane, si mish i vecante per miq te paardhur ndonjehere me pare. E kjo traditë është kudo mes shqiptarëve në trojet e veta.Ajo është një traditë që edhe Shqiptarët të kenë vlerat e traditës në tregun Europian “Made In Albania”.



PAK PERTEJ TRADITES

Në disa krahina të banuara nga Shqiptarët ne trojet e tyre etnike me i preferuar per t'u bere pasterma, ka qënë dhe është mishi i dhise, pa harruar edhe atë të gjedhëve si lopes, vicit, kaut. Dhia eshte e ka mbetur simbol per shkak se rritet shume ne keto zona e eshte jo vetem e shijshme por edhe me leverdi ekonomike. Rituali i pastermase me mish dhie vazhdoi ceremonialin deri ne vitet para kolektivizimit te bujqesise se per kete periudhe mbi 30-vjecare pastemaja lau duart me shpikesit e saj. Do te vinte periudha e viteve '90, kur prona vajti tek i zoti, qe fshataret te kujtoheshin per pastermane e famshme qe eshte aq e shijshme, sa, sic thuhet ne keto ane, te lepishgishtat. Jo vetem vendasit, por edhe skraparllinjte sa vjen dhjetori dalin ne treg per te blere gjene e deshiruar per pastermane e fasuleve te dimrit.
Jane tashme te njohura shume asortimente me etiketen "Made in Albania", me te cilat eshte konkuruar denjesisht ne panaire kombetare apo nderkombetare. Mjafton te kujtojme rakine e famshme te Permetit, Skraparit, apo “Penestia” e Dibrës dhe kjo mjafton nga zierja e rrushit me prush qe eshte zanat vetem I shqiptarëve. Pra, eshte nje tradite, qe nuk fillon e as mbaron tek rakia. Eshte nje tradite me rituale te vecanta per periudha te vecanta kohe qe i ka bere shqiptarët të njohur historikisht në Europë dhe ne bote.

























KUR SHQIPJA TRAZON QETËSINË LONDINEZE

Rruga që sapo nxjerr kryet në Chalk Farm, në Londër, ka kohë që flet shqip, gati gjithë pasditeve të fundjavës. Në fakt ajo rrugë jo vetëm flet e gumëzhin shqip, por edhe rrezaton tërrësisht shqip në atë kënd. Aty rreth orës 2 pasditeve të të shtunave dhe të djelave zor s’e kupton se je në Londër, nëse nuk sheh targat e makinave ndanë udhës, apo qiellit gati-gati të vrenjtur përherë. Fëmijë shqiptarë, të ardhur nga të gjithë anët e Britanisë së Madhe, brenda mundësive familiare dhe personale, të veshur me kostume kombëtare shqiptare i japin kësaj rruge një pamje ndryshe, një rrezatim ngjyrash mahnitëse, një bukuri përrallore që del nga sënduqet e moçme të kulturës e traditës shqiptare, ashtu të ruajtura me gjak shekujve nga të parët tanë. Ajo bukuri e parë dhe lexuar tek të gjitha rrugëtimet dhe kalendat shekullore shqiptare, zbret këtu në këtë cep të Londrës, po ashtu si në Konispol, Korçë, Vlorë, Tiranë, Tivar, Tetovë, Gjakovë, Prishtinë, e kudo ku flitet e këndohet shqip, për të dhënë lajmin e Ditës së Madhe, lajmin e gëzueshëm mes këngës dhe valles së bukur tradicionale shqiptare...

-1-

Të dielën e 17 Qershorit 2007, të parët që prishën qetësinë e kësaj rruge ishin fëmijët e grupit të valleve të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” në Britaninë e Madhe, nën udhëheqjen e koreografes Sevime Gashi. Por jo vetëm ata. Disa prindër me vegla pune, materiale të ndryshme, pankarta, fletëpalosje, fotografi, flamuj dhe tullumbace në duar nxitonin drejt qendrës komunitare ku në front të hyrjes kryesore i prisnin të papërtuarit Agimi, Astriti, Rustemi dhe vet Kryetari Talati. Pas disa minutash tre vargje të tjerë fëmijësh me gërma shqip në duar gjarpëronin të përkujdesur anës rrugës me makina nga mësueset Lumnije Islami, Myrvete Mripa, Elita Sahiti, Arta Tivari, Hadije Gjinali dhe regjisorja Luljeta Çeku. Dhe ende pa u përqafuar të dy akrepat e orës në shifrën 12, sallat pritëse në qendrën festive tejkaluan normativat. E gjitha normale, por edhe e papritur. Një numër që rritej e rritej nga minuta në minutë. Dhe zgjidhja; edhe pse shqetësonte të “zotët e shtëpisë”, punonjësit e kësaj qendre: për të gjithë ka vend! Mirëseerdhët të nderuar miq! Mirëseerdhët në festën e Luleve të Verës, në festën Shqip në mes të metropolit botëror, Londrës, në ditën e festës së 14-të të shkollës shqipe me arsim plotësues në Britani të Madhe. Mirëseardhjen në një skenë teatrore plot e përplot me njërëz, e uruan sipas programit një grup nxënësish të palodhur e të talentuar, që nën konceptimin e regjisores Çeku mbanin një simbol gjelbërimi pranveror në duar, një qilim të blertë, që simbolizonte bukuritë natyrore shqiptare, ashtu thjesht, në fakt siç është vetë gjelbërimi i bjeshkëve, fushave dhe livadheve shqiptare. Zëri kumbues i këngëtares Shqipe Ratkoceri dhe gishtat e papërtuar të Ronit në piano sollën Hymnin Kombëtar në sallë. Dhe të gjithë në këmbë. Të gjithë duke e kënduar Hymnin fuqishëm dhe bukur. Lotë gëzimi pushtuan të pramishmit! Lotëve nuk mund t’i shpëtonin në këtë rast edhe drejtuesit e shoqatave shqiptare të pranishëm në këtë festë; Flutra Shega dhe Luljeta Nuzi nga programi “Shpresa”, Petrit Kuçana nga “Edith Durham”, Lutfi Vata nga “Ardhmëria”, Enkelejd Omi nga “Skënderbeg”, Dritan Dema nga Midlands dhe Bashkim Metalia nga gazeta “The Albanian”. Në këtë pështjellë të natyrshme emocionale dukej se edhe dy miqtë e mëdhenj të Kombit Shqiptar, Presidenti Bush dhe Kryeministri Tony Blair, ishin bashkuar mes lotëve të të pranishmëve, ashtu vizionarë e të qetë, duke buzëqeshur, në një dekor të kompozuar bukur me fotot e tyre krah flamurit shqiptar në front të sallës ku recitimet në shqip ishin gati për të nisur. Binjakët, Evi dhe Evisa Terziu, që veç pak ditë më parë festuan dhjetëvjetorin e lindjes, sollën surprizën e tyre në sallë për ardhjen e Ditës së Madhe, me këngë dhe valle shqiptare. Ata në fakt paralajmëruan këngën “Erdh Pranvera” dhe recitimet që pasuan më tej, ashtu thjesht në një dialog letrar mes vetes, krijuar nga vet ata dhe interpretuar po nga vet ata. Duartrokitje! Salla u elektrizua...

-2-

Rrugës për në këtë manifestim të fëmijëve të shkollës “Kosova”, u përshëndeta natyrshëm me një bashkëkombas, i cili kishte disa vite që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.
-“Mirë jam, më tha, po mirë të jenë këta, duke më bërë me shenjë nga një fëmijë që ecte krah tij. Për këta kemi marrë udhët..., tek këta i kemi sytë sot.” Edhe ne sot në këtë sallë, sytë i kemi tek këta fëmijë, tek këta filiza të rrinj që mbajnë gjallë dihatjet tona dhe largojnë mërzitjen. Në ditën e tyre, në festën e tyre dhe pas zërit të tyre, emocionet tona, ndjenjat tona bëhen mal, bëhen jetike, bëhen më të gjalla. Këtu s’pushojnë duartrokitjet tona. Le t’u falim atyre një të tillë duartrokitje, le t’u urojmë suksese, që të na falin gëzim. Udhë të mbarë kësaj dite, kësaj feste të natyrshme e të veçantë të zërit shqip, të fjalës, këngës, muzikës dhe valles shqipe.
Dhe kur fjala është për fëmijët, para tyre ç’dokush ndjehet ndryshe. Ata si ambasadorë të vegjël të shqiptarisë promovojnë vlera në rritje në tërë ecjen tonë të pandalshme.
-3-

Bota e fshehur pas këtyre talentëve të vegjël shqiptarë, bota dhe natyra e tyre e gjallë zbulon edhe të fshehtat. Ardita Kastrati: “Beson në vetvete aq shumë saqë ç’do gjë dëshiron t’a kryej vet. Me mamin, Hyrijen, shpesh herë grindet për ushqimin. Kur daja i saj Agimi i vuri emrin, ardita, të tjerët e miratuan menjeherë. Dhe vërtet Ardita ngjan me domethënien e atij emri. Ajo i përket ardhjes së ditës, Ditës së Madhe për të gjithë. Ardita Sadiku e paralajmëron atë me vargjet “Erdh Pranvera”. Lorik Kastrati: Është vetëm 9 vjeç. Në trikon e tij dëshiron t’a ketë Bechamin, por për zemër ka Ronaldon. Ai dëshiron të jetë edhe një futbollist i mirë, dhe babi i Lorikut thotë se nuk do të kursejë asgjë për t’a bërë të ecë përpara dhe dëshirat e tij t’i bëjë realitet. Ardit Hashani: I lindur si një dhuratë e bukur bga zoti për prindërit e tij pas 15 vjetësh martesë, të cilën na e thotë na thotë vet e ëma Fatime Ajeti, është megjithmend një talent, por me ca të fshehta. Kërkon të vishet bukur, por përton të vishet vetë. Rina Kastrati: Malli për Kosovën e mundon njëlloj si një të rritur. Dua të jetoj atje, në Kosovë, u tha ajo prindërve të vet, menjëherë pas vizitës së saj të parë dhe i vuri prindërit në siklet, madje gjyshen e bëri të qajë e të qajë me dënesë...
Dhe ata janë shumë. Janë recitimet e bukura që pushuan dihatjet në sallë. “Erdh Pranvera”: recitoi Ardita Sadiku, “Maji” Lorik Kastrati dhe Ardit Hashani “Buqja”, Gresa Gashi, “Pemët në Verë”, Rina Kastrati dhe Blerina Jonuzi, “Kënga e Abetares”, (Xhevahir Spahiu), recitoi Nita Paçuku, “Shqiponja” (Xhevahir Spahiu) : nga Rei Ahmeti, Vendi im: recitojnë Afërdita Veliu, Valentina Bogujevci, Reneta Gorça dhe Doruntina Krasniqi, “Për Mëmëdheun”: recituan Lorik Morina, Faton Veliu dhe Musataf Gashi, “Flamuri Ynë”, Gentiana Hashani, “Pavarësia” recituan Lundrim Gashi dhe Mimoza Sylejmani, “Grupi i Çapkënve” (Riza Sheqiri): recituan Agnesa Hoxha dhe Muhamet Gashi, “Mësuesja dhe nëna ime”, Fllanza Rexhepi, “Ç’ke harruar moj Valbonë”, Ardita Sadiku dhe Gresa Gashi, “Atdheu” nga Besart Gashi, “Sa të dua o Shqipëri”, Edona Haziri dhe nga mysafirët e “Shpresa”-s recitoi Njofjolla Vorfi poezinë “Adem Jashari”, për t’ua lënë rradhën valleve. Valle nga trevat e ndryshme shqiptare u interpretua nga grupi i valltarëve të vegjël, pastaj “Shota dhe Rugova” - koreografia, Sevime GASHI.
Programi u pasurua me pjesë instrumentale me piano: ekzekutuan: Dardan Uka “Danci Hungarez” J. BRAMS Nr. 5, Turkish March – Mocarti Rambo Toccota P. Harvey dhe Jon RATKOCERI, “TARANTELLA”, BURG MILLER, Neëorlans Night Fall – Gillock. Ndërsa “Zogëza e Malit” u interpretua nga Arta Paçuku.
Valle nga trevat e Shqipërisë dhe Kosovës, “Valle e Gocave” me koreografi të Ermir Dishës, Vallja Arbëreshe dhe Besa-Besë, sollën në skenë veç protagonistëve edhe prindër e të ftuar.

-4-

Na nderuan, edhe pse pak me vonesë në këtë tubim festiv edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ekselenca e Tij, Z. Kastriot Robo, me Zonjën e tij, Teuta Robo dhe Konsulli Myzafer Alushi me të shoqen.
Më tej natyrshëm janë edhe vërejtjet dashamirëse dhe fjalët për të mirë të punës. Situata dhe problemi i Kosovës, politika, angazhimi, por edhe teknika, mikrofonat, bashkimi i shoqatave, gjuha shqipe dhe të tjera e të tjera probleme ishin në përshëndetjet e Kryetarit të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” Talat Pllana, ambasadorit Robo, mësuesit të shkollës “Besa”, Enver Buzuku, dirigjentit Bahri Çela dhe përfaqësuesve të shoqatave shqiptare. Abetaret e dhuruara nga Ambasadori Robo për shkollën shqipe ishin emocioni tjetër në sallë. Jashtë këtyre emocioneve dhe shqetësimeve ishin vetëm kryeprotagonistët e festës, ashtu të qeshur e të gëzuar, në një atmosferë që zor se mund të komentohet shkurt. Dhe natyrshëm në një ditë si kjo, kur shqipja trazon qetësinë Londineze të fundjavëve.



“SHPRESA” MODELI SHQIP NË MBRETËRINE E BASHKUAR

Central Park i East Ham-it, në Londër të dielën e 24 Qershorit u vesh tërrësisht Kuq e Zi. Qindra shqiptarë, të moshuar, burra e gra, të rrinj e fëmijë të të gjitha moshave të veshur festivë dhe me flamuj kuqezi në duar sfiduan shiun tipik Londinez dhe i dhuruan gjelbërimit dhe luleve natyrale në atë fushë të qetë ndoshta padashje pak më shumë larmi ngjyrrash nga kostumet tradicionale shqiptare të të gjitha krahinave e trevave ku jetojnë shqiptarë. Një dekor model mbështjellë me një flamur gjigant shqiptar, dhuratë prej Shoqatës “Tifozat Kuqezi”, dy flamuj të tjerë në cepat e podiumit dhe një mbishkrim ku fiksohej: “Dita Shqiptare e Verës” kishte mbërthyer sytë e qindra shqiptarëve që shpërthenin nga çasti në çast në duartrokitje për vallet, këngët, recitimet dhe interpretimet e nxënësve të shkollave të shumta shqipe, ngritur e financuar nga Shpresa Programme, që drejtohet nga e papërtuara Luljeta Nuzi. Organizuar nga kjo shoqatë në bashkëpunim me Kompaninë shqiptare “Alban Travel” të Nik Berishës dhe Ambasadën Shqiptare në Londër, “Dita Shqiptare e Verës” ishte më shumë se një Festival Tradite, ishte më shumë se një tubim festiv, më shumë se një potpuri këngësh e vallesh. Me plot gojën mund të themi se ishte një dasëm e madhe shqiptare, ku modelin e saj e përforcoi grupi i talentuar i shoqatës “Besa”, shoqatës “Ardhmëria” etj. E vetmja që mungoi në skenën model ishte veprimtaria e “Faik Konicës”, për vetë faktin e shpjeguar nga Luljeta Nuzi se kryetari i saj i kishte thënë: “grupi i valleve po qe se nuk është kryetari (pra Talat Pllana), nuk mund të dërgohet në tubim”. E megjithatë prania e sekretarit të kësaj Bashkësie dhe fjala e dhënë atij në tubim, u duk se fshiu mungesën e talentëve që munguan çuditërisht në këtë skenë të mrekullueshme. Gjithësesi kënga shqipe tradicionale dhe ajo e përpunuar nën interpretimin e disa grupeve dhe të rrinjve, apo violina e djaloshit Çela, që nën kujdesin e gjyshit të tij, dirigjentit Prizrenas, Bahri Çela, solli duartrokitje të pandërprera, ishin pjesa tipike e kësaj atmosfere. E veçanta i përket zbulimit të një thesari kulturor dhe tepër professional që shoqata “Besa” shpalosi me vallet, kostumet dhe interpretimet tepër profesionale. Drejtuesit e saj tepër modest, të thjeshtë e domethënës, ndoshta e thanë kuptimplotë këtë zbulim, tamam ashtu siç e thotë popullorja, “nga fera e vogël del lepuri i madh”. Më saktë duke parë e duartrokitur “Besë”-n natyrshëm fshin nga mendja kapadaidhëqet e disa të vetëzgjedhurve nëpër të ashtuquajturat shoqata, që tundin çanta e dosje nëpër mitingje e tubime, duke kërkuar çadrën e shkrirjes dhe bashkimit të shoqatave, që në fakt duke bërë rolin e bekuesit thjesht janë duke e penguar atë bashkim, të cilin “Shpresa” e vulosi natyrshëm. Prania e drejtuesve të shoqatave të tjera Petrit Kuçanës kryetar i “Edith Durham”, Lutfi Vatës, kryetar i “Ardhmëria” apo edhe të ndonjë shoqate tjetër në formë klubi, është një shtysë më shumë, por jo një barasvlerë me të cilën mund të matet dikush në aspektin e veprimtarive që Petrit Kuçana ka ndërmarë dhe ka kryer të paktën në lëmin e letrave shqipe. Ai është iniciatori i krijimit të Antologjisë së Poetëve në Britaninë e Madhe dhe thuajse gjithmonë ka ngritur zërin në aktivitete për njësimin e shoqatave shqipe. Në fakt cdo ndërmarje e veprimtari ka vend për kritika, aq më shumë një “dasëm” si kjo në zemër të Londrës. Flutra, spikerja dhe drejtuesja shembullore e programit festiv, herë pas here diktonte nga mikrofoni i saj shmangjen dhe mosvënien në dukje të këtyre “mëkateve” të vogla në lidhje me teknikën falas apo edhe me ndonjë problem me interpretuesit e vegjël. Luljeta e kujdesshme në fjalën e saj përshëndetëse, të lënë për nga fundi, mjeshtërisht ia dedikoi praninë e njërëzve në Central Park, vullnetarizmit të papërtuar të misionarëve të shoqatës. Dhe fshati që duket s’do kallauz. Një organizim vullnetar i përsosur dhe pa rrëmujë. Dhjetra syresh të veshur me uniformën blu të shoqatës, duke marrë shembull edhe nga vetë Luljeta, i shihje herë tek litarët ku kërcenin fëmijët, tek futbolli dhe garat e tjera, apo tek pritja dhe përcjellja e njërëzve. Financierja e “Shpresë”-s, Besa Hasa, padyshim është edhe një shembull tjetër për disa shoqata, ku drejtuesit vetëmanaxhojnë burimet dhe financimet e tyre, pa patur një fjalë profesioniste, ose duke kujtuar se një gjë e tillë është kot. Fjala e Ambasadorit shqiptar Robo, si zakonisht, sic tha drejtuesja Flutra, pritet me dashuri dhe me duartrokitje. Por publiku qetësohej dhe pushonte psherëtimat vetëm kur fillonte muzika, vetëm kur dëgjoheshin këngët, duke u kuptuar se koha e fjalimeve është duke perënduar. Dikush aty pranë shprehej: “publiku është lodhur me fjalë drejtuesish e liderësh që përsërisin lighëratat e tyre, sidomos në këto raste kur fjala shqip e dalë nga cicërimat e para, nga goja e vogëlushëve shqiptarë, këtyre ambasadorëve të fjalës dhe traditës shqipe, sfidon gjithshka”. “Shpresa” në Central Park tha shpresa të reja për një komunitet të bashkuar. “Shpresa” duhet falenderuar prej të gjithëve, ndoshta edhe prej atyre që munguan për arsye të ndryshme.




























SHKOLLA SHQIPE NE LONDER, NJE ARRITJE DHE NJEQIND
PROBLEMATIKA

Njëra ndër shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është edhe shkolla shqipe "Kosova" në Londër. Më 3 Tetor 1993, pas një pune disa muajshe në evidentimin e nxënësve dhe arsimtarëve dhe sigurimit të dy lokaleve, me iniciativën e z. Talat Pllana dhe përkrahjen e disa bashkëatdhetarëve filloi punën kjo shkollë, fillimisht e themeluar me dy paralele, prej të cilave njëra në zonën e parë të Londrës, në Gateway Primary School dhe tjetra në zonën e dytë në kuadër të klubit shqiptar "Faik Konica" në Camden. Bartës i organizimit të veprimit të kësaj shkolle ishte Komisioni për Arsim i zgjedhur nga LDK-ja i cili më vonë u zgjerua dhe u aprovua nga Klubi shqiptar "Faik Konica". Më vonë nga prindërit dhe arsimtarët u zgjodh edhe drejtoria e shkollës dhe për drejtor të parë u emërua Talat Pllana, sekretar Isa Gjerqeku dhe arkëtar Vehbi Sherifi, ndërsa shkollës iu vu emri "Kosova". Shkolla shqipe "Kosova" në fillim kishte 60 nxënës dhe katër arsimtarë, numër ky i cili ishte i vogël krahasuar me numrin e fëmijëve shqiptarë që gjendeshin së bashku me familjet e tyre në kryeqytetin anglez. "Pas propagandës këmbëngulse, të cilën e bënë drejtoria e shkollës me ndihmën e gazetave "Shtojca Jonë" dhe "Albania", po ashtu edhe të BBC të emisionit në gjuhën shqipe , rezultatet nuk munguan, numri i nxënësve u rrit dukshëm"- sqaron për ne zoti Pllana. Mirëpo mirënjohja më e madhe për këtë u takon arsimtarëve: Drita Ibishit, Azemine Pllanës, Sanije Hazirit, të cilat për dy vjet me radhë punuan në baza vullnetare dhe pa kurfarë kompensimi material. Shpërblimi i vetëm për këta arsimtarë, për disa subjekte shqiptare dhe individë anglezë që ndihmuan në mbarëvatjen e punës së shkollës shqipe ishte dhënia e mirënjohjeve nga drejtoria e shkollës. Më vonë në këtë shkollë kanë punuar prej 1 deri në 2 vjet këta arsimtarë e arsimtare: Zyrifa Koçiu, Vjollca Gjerqeku, Natasha Cerga, Arijeta Bajrami, Vitila Ujkaj, Agime Teshlica, Naim Haziri, Milikije Jahaj, Xhevat Ademi, Ajnishahe Shamolli, Sami Islami, Zarife dhe Faik Sogojeva, Bahri Nici, Myrvete Mripa, Nedime Berisha, Sebahate Abazi,Time Avdullahu,Shqipe Gollaku, Lumnije Islami dhe Elhame Hasani.
Prindërit dhe arsimtarët përherë kërkojnë forma të reja të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 96-97 prindërit dhe arsimtarët formuan Këshillin e Arsimtarëve Shqiptar dhe Këshillin e Prindërve, subject ky përmes të cilit ndihmohet dhe organizohet sot shkolla shqipe " Kosova " në Londër. Sot shkolla shqipe " Kosova " në Londër ka shtuar numrin e nxënësve dhe të paraleleve. Ajo tani numëron 11 paralele me 230 nxënës të cilët kryesisht punojnë në kuadër të shkollave angleze. Këto paralele janë të organizuara në disa zona të Londrës ku punojnë këto mësuese : Azemine Pllana, Mevlude Bejta, Zarife Sogojeva, Nedime Berisha, Time Avdullahu, Sebahate Abazi dhe Elhame Hasani. Talat Pllana drejtori i Shkollës Shqipe "Kosova" për njëmbëdhjetëvjet pune dhe aktiviteti permanent përvec
angazhimit në hapjen e 21 shkollave shqipe në Londër, është angazhuar edhe në hapjen e paraleleve për fëmijë të ardhur në Britani të Madhe gjatë dhe pas luftës në Kosovë në këto qytete: Leeds, Leicester, Manchester dhe Glasgow.
"Qytetet e lartpërmendura u ndihmuan në organizimin deri në fillimin e punës së shkollës shqipe në forma të ndryshme: duke biseduar me autoritetet e arsimit të atyre qyteteve në afrimin e përvojës, sigurimit të Plan-Programit të Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Kosovës të viteve 90-të, si dhe në sigurimin e disa teksteve shkollore për nxënësit e atyre shkollave"- vazhdon zoti Pllana. Drejtoria e shkollës gjithashtu në kuadër të aktivitetit të saj është angazhuar për sigurimin e mjeteve financiare. Për këtë qëllim janë zhvilluar takime të shumta me subjekte angleze dhe janë përpiluar projekte të reja, të cilat u janë dërguar institucioneve angleze me qëllim të informimit për punën e kësaj shkolle. "Në një nga projektet, që ka të bëjë me disa paralele që veprojnë në komunën e Kamdenit (Camden) - shton Pllana, është arritur zgjedhja në financim, kurse pritet zgjedhja edhe për projektet e tjera të cilat do të sigurojnë finacimin e plotë për të gjitha paralelet e shkollës shqipe "Kosova".
Shkolla Shqipe "Kosova" është bërë qendër e bashkëpunimit të prindërve dhe fëmijëve shqiptarë. "Kjo ka rëndësi të madhe për ruatjen e identitetit kombëtar"- thotë Pllana. Përveç mësimit, nënësit dhe arsimtarët organizojnë edhe programe dhe aktivitete të tjera jashtëmësimore, sidomos programe kulturore dhe vizita nëpër shkolla jashtë Londrës. Nxënësit në këto programe i këndojnë Atdheut, flamurit, heronjve dhe dëshmorëve tanë dhe gjuhës shqipe. Nxënësit e kësaj shkolle patën nderin të prezentohen me një recital edhe para Kryeministrit Britanik Toni Bler (Mr. Tony Blair). Me këto organizime shkolla shqipe përpiqet që sadopak të zbusë peshën e kurbetit dhe mallin për atdheun, për prindërit dhe bashkatdhetarët, por edhe të ruajë të pastër gjuhën dhe traditat shqiptare në mesin e të emigruarve. Me gjithë rezulltatet pozitive që ka aritur kjo shkollë nuk duhet haruar se drejtoria e shkollës është ballafaquar me një sërë vështirësish të ndryshme si në sigurimin e teksteve mësimore ashtu dhe në disa raste edhe të lokalit dhe ndërrimit të shpeshtë të kuadrit mësimor. "Bashkëpunimi në mes Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës të Kosovës dhe drejtorisë së Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësue "Kosova" në Londër është në nivel të duhur"- vazhdon Talat Pllana. Në vitin 1997 shkollën Shqipe tëMësimit Plotësues në Londër e vizitoi delegacioni i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Kosovës i udhëhequr nga Ministri i asaj kohe Z. Muhamet Bica ku të cilët patën rast të njihen më për së afërmi me punën e kësaj shkolle.Ministri në fjalë e ka paisur shkollën me Plan Programin për Mësimin Plotsues dhe ka miratuar vendimet për arsimtarët të cilët kanë punuar në këtë shkollë. Drëjtoria për çështje jo rezidente e
Ministrisë për Kulturë të Kosovës, falë angazhimit të drejtorit të saj Z. Meriman
Braha ka ofruar tekstet përkatëse për nxënësit e paraleleve të shkollës " Kosova " për të cilat folëm më lart. Pas luftës së Kosovës janë organizuar edhe disa shkolla për mësim plotësues në disa zona të Londrës: në Hamersmith në Tetor të vitit 2001- deri në Qershor 2003, ku dhe puna u shua shumë shpejt për arsye të ndryshme ku spikasin ato të interesit personal dhe financiar. Në Lysham po të njejtin vit fillon nga puna shkolla me emrin "Besa" e cila udhëhiqet nga mësuesja Teuta Zeka, duke përballuar të gjitha sfidat. Pastaj ajo me emrin Sulejman Vokshi në Harow, " Dituria" në Hanslow dhe disa shkolla jashtë Londre. Në Londër përvec shkollës shqipe janë organizuar edhe shkollat e muzikës në kuadër të bashkësisë shqiptare " Faik Konica "fillimisht filloi nga puna shkolla e pianos nën udhëheqjen e arsimtares Hadije Gjinali, pastaj shkolla e kompozitorit Akil Koci. Shkolla shqipe vazhdojnë të happen edhe në disa zona të tjera ku ka shqiptarë, nën kujdesin e zotërrinjve Lutfi Surroi,Petrit Kucana dhe drejtuesve të shoqatave të tjera. Por ndërsa shkolla shqipe në Londër është për t'u përgëzuar për arritjet dhe sukseset, ajo ka njëmijë probleme e halle, të cilat së pari duhen parë nga zyrat përkatëse të Arsimit Shqip në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka të tilla aty ku jetojnë shqiptarë, për të mos thënë nesër, 'tani është tepër vonë'.



























SHANSI QË VJEN NGA POLONIA

“Trevjeçarja” e KE-së, Polonia, u duk me fat pas verdiktit të Mishel Platinisë, për të priorizuar vendet e ish Bllokut Lindor, teksa gëzoi fitimin e mbajtjes së finaleve të 2012-ës së bashku me Ukrainën. Dhe e gjitha përpos këtij gëzimi dhe shanci, sidomos për Poloninë me njëmijë halle dhe probleme, teksa i janë larguar mijëra specialistë duke marë rrugët e emigracionit, është shtruar në rrafshin e debateve politike anembanë Europës, duke krijuar debatin më të pazakontë të këtij lloji në lëminë e mbajtësve të evenimenteve ndërkombëtare të sportit. Polonia heshti në fakt, kur debatuesit ishin më së shumti fqinjët perëndimorë, Gjermania. Heshti edhe kur komisioni përkatës kritikoi mundësinë e investimeve. Heshti edhe kur vetë intelektualët thanë fjalën për pamundësi të mbajtjes së 2012-ës në vendin e tyre. Por tani kur deputeti, Piotr Misztal, i ka shkruar hapur Kryeministrit Polak, Jaroslaw Kascynski, që e drejta e mbajtjes së 2012-ës ti shitet ndonjë vendi tjetër, heshtja është kthyer në zhurmë. Deputeti Misztal shkruan: “Unë nuk shoh se Polonia ka ndonjë shanc për organizimin e këtij tournamenti. Ne s’kemi materiale ndërtimi dhe s’kemi punëtorë. Prandaj, ndoshta ne duhet të ndërmarim shitjen e kësaj të drejte ndonjë vendi tjetër. Me shitjen e të drejtës ne fitojmë para, pa patur nevojë për investime.” Zhurma e kthyer në vend të heshtjes për këtë problem pas kësaj letre të hapur, ka zbuluar edhe planin e qeveritarëve polakë, që heshtnin deri dje. Ata kanë theksuar se vërtet kanë humbur fuqinë e tyre punëtore, por janë favoritë të fuqisë punëtore nga vende të tjera të pafutura në KE. Ky sinjal në fakt ka marrë një lloj drite jeshile. Diku ka shtuar edhe shpresa të tjera. Shpresa që lidhen me hapjen e rreth 200 mijë vendeve të punës. Në këtë pikë padyshim s’ka prioritet, por ka një domosdoshmëri që lidhet me proverbin shqiptar: “kush lëviz bukë e duar, ha bukë e lakruar”. Kthimi i kësaj “zhurme” që ka përfshirë Poloninë, në një interes apriori, ndoshta do të ishte më rrëndësi të kihej parasysh edhe nga Qeveria Shqiptare, sidomos nga Ministria e Punës dhe Emigracionit. Padyshim Ambasada e Shqipërisë në Poloni e njeh problemin dhe me siguri mund të ketë bërë punën e saj, por teksa duhet nxitim dhe shpejtësi vepruese konkrete, për të patur rezultat, fati mund t’u buzëqeshi të dy palëve qeveritarë, por më së shumti hallexhinjve të papunë në Shqipëri. Kur përmënden 200 mijë vende pune, nuk duhet menduar se ato janë e gjitha, nuk mendohet se një vend mund t’i përfitojë, por sado që të jetë numri, përfitues dhe të lumtur do të jenë të papunët shqiptarë, e pse jo edhe Ministria përkatëse.
Ky problem duket se i takon një rrethi politik që është krijuar pas termit “Europa e Re”, në të cilin Polonia shumë shpejt është bërë një “lojtare” e preferuar. Dhe në këtë rreth padyshim pa hequr sytë nga Përëndimi, nga KE, NATO e plane të tjera, rishikimi i planeve politike bashkëpunuese me vende si Polonia, padyshim mund të krijojë shanse më të reja për të sotmen, të nesërmen dhe të ardhmen, sepse edhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e këtij “rrethi”, dhe brenda vetë këtij rrethi duhet menduar për miq e përkrahës. Sot le të shikohet thjesht ky shans. Ai do të thotë punësim, integrim.










INVESTITORËT BRITANIKË, SYTË SHQIPËRISË

“Shqipëria ka klimën më të mirë dhe çmimet rreth katër herë më të lira se fqinjët e saj Kroacia dhe Mali i Zi”- thuhet nga Albania - Terranova Residence, në publikimin e saj më të ri të lëshuar ditët e fundit. Kompania e fuqishme Britanike, të cilës i referohemi, padyshim e bazuar në këto kushte favorizuese për investitorët, nuk lë pa përmendur edhe fakte të tjera që lidhen me fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat sipas saj janë faktori më domethënës për Next Big Thing investime në prona. Faktësuar nga milionat e eurove që KE ka investuar në Shqipëri dhe nxitur nga pregatitjet për të hyrë në KE më 2014 dhe NATO më 2008, “investimet në Kryeqytet kanë bërë që të thuhet me plot gojën se janë priorizuar dhe janë bërë sot ndër më të sigurtat dhe më modernet në botë”. Por, zgjimi i interesimit për këto investime ka çuar edhe në zgjime të tjera, që shpesh herë favorizohen për mirë e në të mirë të faktorit shqiptar, integrimit shqiptar.
Rrastësisht para ca ditësh në një nga zyrat e Kompanisë Alban-Travel në Londër, ndeshëm një dialog me një prej drejtuesve të marketingut të British Airways (BA) dhe pronarit shqiptar të agjensisë Nik Berisha. BA në ndryshimin e disa kritereve paraprake të blerjes dhe prenotimit të biletave në linjën Londër-Tiranë dhe Tiranë – Londër, nga kompanitë e udhëtimit deklaronte se për blerjet paraprake në avancë, kishte rritje kërkesash dhe kjo sillte faktin se tashmë rreth katër mijë biletat për sezonin e ardhshëm nuk mund të quheshin më stok, pra në gjuhën e tregut u ishin shitur turistëve britanikë, që më së shumti ishin të sferës së biznesit. Pronari shqiptar, i qetë ia ktheu: “Kjo tregon se investimi Britanik ka kthyer sytë tek Shqipëria. Kjo është kryesorja se të tjerat, rregullohen…”. Pa u futur në detaje të kësaj bisede më tej ne u ndalëm së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” të Mbretërisë së Bashkuar, Talat Pllanën, në disa minibiznese shqiptarësh në Londër. Biznesmenë të suksesshëm si Gazmend Pylla, Afrim Berisha, Ferki Hashani, Sytki Hyseni, Nexhmedin Mustafa e të tjerë, na thanë se ardhja e Presidentit Bush në Shqipëri dhe vizita e deklaruar e Klintonit, kanë krijuar klimë të re edhe për Shqipërinë edhe për shqiptarët.
Rikthimi i syve të biznesmenëve Britanikë, duket një ogur i mirë. Fakti që publikohet nga kompania serioze e investimeve për jashtë Britanisë (Barrasford and Bird Worldwide) dhe është një kompani që drejtohet nga i suksesshmi Robin Barrasford, Drejtor i Menaxhimit, i jep më shumë seriozitet temës në fjalë, temës që shumë shpejt po kthehet nga një ëndërr dhe premtim elektoral politikanësh, në realitet e fakt prekës. Nga ana tjetër është faqja ndryshe e medaljes. A janë gati shqiptarët për këtë trend të ri, për këtë “sulm” të biznesit paremadh mbi pronat e Shqiptarëve? A janë projektet Qeveritare në nivelin e duhur, për të mos hapur thasë burokracish? Këto e shumë pyetje të tjera të karakterit përkatës e specialist mund të sheshohen vetëm e vetëm nëse parapregatitjet merren seriozisht. Le të shpresojmë.

Londër, 20/06/2007











VAPA E PRESIDENTIT

Vapa e këtyre ditëve në Shqipëri është rritur. Është rritur edhe tensioni politik midis dy krahëve të politikës për çështjen e Presidentit, që ka shtuar vapën edhe në Pallatin e Brigadave. Është shtuar rrëmuja në mesin e deklarimeve për statusin e Kosovës. Është ndjerë pozitiviteti i lëvizjeve të Qeverisë Shqiptare, përderisa priti dhe përcolli Bushin…, duke harruar turpin që u kurdis për orën e tij. Është kohë plazhi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, dhe ende nuk dihet nëse do të rritet numri i turistëve drejt Shqipërisë, ose të paktën vetë politikanët, apo kandidatët për President do të pushojnë këtë vit në këto brigje. Por ajo që dihet është fakti, se Presidenti i sotëm, ende në ditët në numërim të tij, vazhdon të konsumojë çertifikatat për shpërblime, “në fushën e Shqiptarisë”, apo për merita të “veçanta”, duke shtuar vapën në sallat ku duartrokasin obortarët dhe miqtë e tij. Shoqata, shoqëri, Ambasada dhe ku t’a dish edhe “miq” kanë shtuar emailat, letrat, “kredencialet” dhe propozimet për dekorime nga ana e numrit një të Shqipërisë, duke dhënë faktin se duhet nxituar, se po iku ky President, kushedi me tjetrin ç’ndodh, dhe “koleksionistët” mbesin pa e marrë dekoratën, çertifikatën apo ku di unë. Se jepen këto vlerësime, padyshim edhe më budallai, do të thoshte me plot gojën: “Ju Lumtë!”, por s’e jepen tani e me nxitim, duket paksa qesharake, aq sa i bën edhe vetë ata që i marrin këto letra të habiten me kohën rekord. Por nejse, në ikje e sipër ç’do gjë ndodh e mund të ndodh. Ikja është e vështirë, aq më shumë, kur nga kjo ikje mund të prishet tërë ai shtrat që u gatua për të shtrirë “kultin” President, që fal një momenti domethënës erdhi në atë moshë, në atë karrige. A duhet të shqetësohen shqiptarët, kudo ku ndodhen me këtë nxitim që nis e përfundon me hapje, mbydhje syrtarësh dhe vulosje çertifikatash? A duhet sadopak moral dhe kujdes në këtë fundudhëtim presidencial të Presidentit Shqiptar, mes vapës? Dhe për moralin e moralit thuhet e gatuhet morali në ikje. Ai moral, që ndihmon harresën dhe shton ngatërresën historike. A kishim ne President, a kemi President dhe a do të kemi një President?







INTERNETI NUK ËSHTË MEDIUM, POR…

Interneti nuk është medium. Këtë e vërtetoi taktika e dështuar e Yahoo-s. E vërtetoi opsioni i kësaj kompanie me praktikën e vet tashmë të dështuar, duke i lënë oponentit “Google” padashje hapësirë dominuese. Por kjo nuk është absurde, kjo është e ndodhur në takëmin e biznesit, në dilemën e tij edhe pse kjo kompani, pra “Yahoo”, bëri gabimin fatal që shumë media e kanë bërë në linjë, duke menduar se interneti ishte një lloj mediumi tjetër. Të njëjtin gabim po përsërit sot media në Shqipëri. Edhe pse ata janë larg opsionit në fjalë, me një fjalë për përkitjet e internetit, janë në të njëjtin gabim që biznesi i “Yahoo”-s është momentalisht. Për t’a bërë më konkrete e më të kuptueshme këtë nyje që lidh dy shembujt e mësipërm, me median në Shqipëri, me atë ç’ka në fakt ndodh sot me median shqiptare, unë dua të sqaroj dy fakte në kohë të ndryshme. Në vitin 1996 vazhdoja të drejtoja të pavarurën “Fjala e Lirë”, një gazetë që bëri emër nga Elbasani, duke u bërë model i një opozite me të gjitha palët politike në Shqipëri, duke sjellë vetëm faktin dhe realitetin, realitet, nëse do t’a pranonim me të vetmin emër, për lexuesit e saj, që u rritën dhe u ulën çuditërisht në kohë rekord. Pa u ndalur në shpjegime të mirëfillta, pa u ndalur në punën e mrekullueshme të Bujar Hudhrit apo Flutura Açkës, pa u thelluar në debatet mes drejtuesve të Pushtetit të asaj kohe dhe punonjësve të policisë me gazetarët dhe drejtuesit e gazetës, as edhe në detaje të tjera që sollën rrotacion në drejtimin e “Fjalës së Lirë”, ajo që dua të sqaroj është analogja e faktit. Para zgjedhjeve të përgjithshme të 1996-ës “Fjala e Lirë”, që kaloi nga njëra dorë në tjetrën dhe polli dy gazeta të tjera për ish drejtuesit e saj, mbeti në mes të rrugës. Mbeti pa asnjë sponsor, pa asnjë reklamë, pa asnjë depozitë në bankë, aq sa arkëtarja, Vali, ngriti supet një ditë dhe më tha: “S’ka para as për rroga!”. Askush nuk donte t’ia dinte më për “Fjalën e Lirë”. Askush nuk pyeste më për të, madje as ata që ajo kish përkrahur për të ardhur në karrige. Të vetmit që pyesnin ishin bashkëpunëtorët dhe ata që vinin për honorare. Kështu, për ata që menduan se gazeta kishte kryer funksionin e kish mbaruar misionin, as që mund të gjendej ndonjë fjalë zbutëse. E vetmja rrugë ishte të “zbusje” misionin e saj ose t’i vishje një kostum nga ato që kishte politika në stolat e saj rezervë, një kostum që në fakt ajo e kishte të paraveshur me misionin e saj, por jo të bërë publik. E krijuar në 1990-ën, duke zëvendësuar “Shkumbini”-n, në fakt ajo s’duhet t’a bënte këtë gabim, pasi kalonte nga njëri ekstrem në tjetrin, por për hir të mbijetesës një zgjidhje duhej menduar. Atëherë as që bëhej fjalë për internet masiv, as që mendohej një mundësi e tillë. Sidoqoftë, edhe pse interneti mungonte, një lidhje tjetër ekzistonte për të realizuar qëllimin; nyja politike. Dhe koha rrodhi shpejt. Në Tiranë edhe ish Kryetari i PD-së, Tritan Shehu, do të nguronte të ndihmonte mbijetesën e saj, edhe pse ish zëdhënësi i PD-së, Arben Çejku, do t’a rendiste gazetën në listën e disa gazetave për fushatë. Përgjigjja: “S’ka para! Ne nuk financojmë gazeta!” Atëherë, pikërisht kjo u quajt mëri. Shumëkush e keqkuptoi dhe e keqinterpretoi. Pas disa kohësh, gazeta u mbyll. Dikush u ankua, dikush protestoi. Dikush e ngriti zërin, por ata që nuk donin më të ishte “Fjala e Lirë” mbuluan me heshtje çdo gjë. Sot një lloj “Fjala e Lirë” lexohet në internet, edhe pse nuk është ajo, edhe pse nuk është gazeta që lindi natën e u gdhi duke u gllabëruar prej 25 mijë lexuesve të saj. Por kjo gazetë del në internet dhe interneti është për njërëzit, lidhje dhe network. Ata që e nxjerrin e dinë këtë, ashtu siç e din edhe “Google”, sepse prandaj dihet që ai fiton. E tek e fundit mirë që një “Fjalë e Lirë” ekziston. Pak rrëndësi ka për të tjerat.
Fakti tjetër lidhet me lidhjet dhe zgjidhjet e dukshme dhe të padukshme të medias së sotme në Shqipëri. Ajo që dihet është se shumica e kësaj medie ka lidhje “biznesin ose biznesmenët”, dhe pakica fatin e varur tek shpresa e profesionalizmit. Dy shtratet e medias kanë dimensione të ndryshme, kanë shtrirje të ndryshme, kanë synime të ndryshme. Ajo që lidhet me këtë temë është pikërisht edhe loja me internetin, ose qëllimi në këtë lidhje njërëzish mes informacionit e dezinformacionit në linjë. Këtu kuptohet qartë, ndoshta edhe është kuptuar fare mirë pse bëhet kjo, pse lihen komente të hapura edhe pse janë krejt banale dhe të pakulturuara për dinjitetin e një Kombi, pse krijohen blogje, forume e të tjera të ngjashme me to, edhe pse mbajtësi i këtyre linjave në botën Perëndimore mban përgjegjësi ligjore, këtu heshtet. Heshtet kur shahet një krahinë, një zonë, një kulturë dhe trumbetohet një shpifje, një renë që denigron një Komb, një popull si në rrastin e orës së Bushit, sikur të ishte një shaka e rradhës. Politika, sipas interesave herë hesht e herë miraton në heshtje. Pushteti duke u trembur se mund të akuzohet se sulmon median, fjalën e lirë, rri në distancë. Shumë pak pjesëtarë të devotshëm të medias tentojnë të flasin, shkruajnë, por në linjën e Internetit, në shtratin e tij pak janë dhe pak lexohen. Vërtet Interneti nuk është medium, siç e thamë që në fillim, ai si lidhje njërëzish dhe linjash, duhet pushtuar edhe nga kjo pjesë profesionale, e cila ende ka shtrat të dobët në mesin e medias shqiptare. Dikush duhet t’i japë të paktën një gisht asaj, se nesër, mjerë media po u zaptua tërrësisht nga të paturpët, nga misionarët e xhepit, nën petkun “Fjala e Lirë”.

1 comment:

herbal gonore said...

I wish to convey my gratitude for your kindness for visitors who absolutely need assistance with that idea. Your real dedication to passing the message all over had been pretty practical and has without exception enabled associates much like me to realize their targets. Your own warm and friendly key points indicates a lot to me and extremely more to my mates. With thanks; from each one of us.  Cara Meyembuhkan Kutil Kelamin Alami Tanpa Operasi