Tuesday, 26 June 2007

LYPJA KA MENDJEN E KEQE, POR NGROH EDHE XHEPIN


Fakt është se vetëm brenda tre ditëve aksion për të ndihmuar vëllezërit e lartpërmendur në operimin e tyre shumë të shtrenjtë, u grumbulluan rreth 2000 stërlina, fakt që deklarohet nga Kryetari i “Faik Konicës” Talat Pllana në Britani të Madhe, i cili do të shprehej: “Dy herë jam ndjerë keq dhe ngushtë në jetën time. Njëherë kur kam grumbulluar ndihma për UÇK-në dhe njëherë tani kur mbledh për të ndihmuar këta dy jetë, që kanë nënën mësuese dhe babain të papunë në Mitrovicë dhe na tregon letrat me firma dhe vula nga Komandantë e Drejtues të UÇK-së, me emrat e sponsorëve përbri”. Krejt normale, krejt zyrtare, krejt ligjore dhe humane. Bukur dhe humane kjo veprimtari, kjo kërkesë ndihme publike. Po të tjerët që lypin kush janë?


Aty nga gjysma e dytë e Qershorit të 2007-ës, një dyndje letrash vërshuan në drejtim të Britanisë së Madhe, nga drejtime të ndryshme, nga trevat shqiptare. I quajtëm letra, se në fakt shumica e tyre mbërritën me “korierë” të panjohur dhe më pas u shpërndanë dorë më dorë nëpër shoqata, privatë, vullnetarë e misionarë të njohur e të panjohur. Pa paragjykuar këto letra me plot halle dhe derte në brendësi të tyre, padyshim edhe me lot, dhimbje e rrënkime, me afate jete, me shpresa jete dhe shumë të ngjashme, pa hyrë në mëkat me nevojtarët dhe njërëzit që lypnin këtë nevojë publikisht, pa paragjykuar edhe misionarët apo ata që me letra në duar ndërmorën aksione të shpejta për t’iu “përgjigjur” këtyre letrave, shohim një anë tjetër të “medaljes” që kërkojnë të marrin “dhimbsaqarët” e komunitetit duke lypur para përpos këtyre letrave për të marrë pastaj poza bëmirësie. “Hej medet”- dreq o punë! Kush paguan e kush bërtet se të qiras! Biznesmenët zbrasin xhepat dhe heshtin, “dhimbsaqarët” mburren dhe pozojnë e qeshin! Dhe më tutje habitesh kur dëgjon të thuhet, “Kemi pritur e përcjellë dhjetra kërkues parash për të njëjtin person, ose për të njëjtat letra…”. Në fakt biznesmeni shqiptar G. P. thotë më hapur në prani të drejtuesve të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica”: “Unë nuk shqetësohem për këto letra, kam dhimbje për c’ka shkruhet në to, por kam frikë se dikush i ka shndërruar në biznese, në biznese turpi. Dhe kur turpi vjen nga dhimbjet e përfitohet mbi dhimbje, ai mendoj se është krim.” Ai në fakt e tha këtë fjalë dhe nuk hezitoi të ndihmojë për të disatën herë vëllezërit Burim e Shpend Abazi të sëmurë me veshka nga Mitroviça, edhe pse shtoi më tej: “Si këto në këtë letër ka plot. Ka edhe më keq, por nuk kanë mundësi të bëjnë letra dhe të gjejnë letrabërës të tillë. Për t’a duhet të kujdeset më shumë dikush, për ta duhen bërë letra…”.
Popullorja, ndoshta e përdorur vend e pavend në rraste të tilla thotë: “Lypja ka mendjen e keqe, ai që lyp e nxin njërën faqe, ndërsa ai që s’jep i nxin të dyja”. Ndoshta këtë e dinë biznesmenët shqiptarë dhe ata s’duan të nxijnë faqet e tyre, ndaj edhe nuk i kthejnë duarbosh, misionarët kërkues. Fakt është se vetëm brenda tre ditëve aksion për të ndihmuar vëllezërit e lartpërmendur në operimin e tyre shumë të shtrenjtë, u grumbulluan rreth 2000 stërlina, fakt që deklarohet nga Kryetari i “Faik Konicës” Talat Pllana në Britani të Madhe, i cili do të shprehej: “Dy herë jam ndjerë keq dhe ngushtë në jetën time. Njëherë kur kam grumbulluar ndihma për UÇK-në dhe njëherë tani kur mbledh për të ndihmuar këta dy jetë, që kanë nënën mësuese dhe babain të papunë në Mitrovicë dhe na tregon letrat me firma dhe vula nga Komandantë e Drejtues të UÇK-së, me emrat e sponsorëve përbri”. Krejt normale, krejt zyrtare, krejt ligjore dhe humane. Bukur dhe humane kjo veprimtari, kjo kërkesë ndihme publike. Po të tjerët që lypin kush janë? A janë ligjorë dhe në emër të kujt e kryejnë këtë veprim? Që në fillim e thamë se nuk parragjykojmë kërkënd, por thjesht me fjalët e atyre që dëgjuam duam të paraprijnë një të keqe që buron nga një ndjenjë mirëbërësie dhe humanizmi me tentativë për t’u shthurur e keqpërdorur. Në fakt për të keqpërdorur zemrat e humanistëve të shumtë e të heshtur shqiptarë.
Gazeta e Bashkisë së Wandsworthit në Londër, “Guardian” e javës së tretë të Qershorit, jepte një shembull të një gruaje që lypte para gjoja për nënën e sëmurë, por që në fakt nuk kishte nënë të gjallë fare. Gazeta parajmëronte qytetarët për gjestin e saj të turpshëm, që të mos jepnin para një mashtrueseje që tani ishte para ligjit dhe drejtësisë. Kjo s’duhet të ndodh në mesin e shqiptarëve.

Londër; 26 Qershor 2007

No comments: