Saturday, 30 June 2007

ME AGIM RAMADANIN 2007


Poezia konkuruese e Fatmir Terziut ne Konkursin letraro artistik "Me Agim Ramadanin" 2007

MESAZH TRIMIT

(Kushtuar Agim Ramadanit)


Një fjalë e shtrenjtë, e paharruar
Ngulitur në shtallba muri, që shembet
Një gur kohësh i flakëruar
Në piramidën-kufitare Kosharë, prehet.

Një penë, dy duar, një mall
Pikturojnë në qiellin e pastër
Një tufë rresh ikin me vrap
Të sfiduar nga Moti i Qashtër.

Rrugës së moçme këngët, poezitë
Garojnë drejt Gjilanit
T’i bëjnë Katanës sfidë,
T’i çojnë Mesazhin trimit.



Letër përshëndetëse e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu për pjesëmarrësit e takimeve të teta tradicionale "Me Agim Ramadanin 2007" i cili mbahet në Zvicër.|28.06.07\


E nderuara familje Ramadani,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve zvicerane,
Të nderuar pjesëmarrës,
Bashkëvendas të dashur,


Dëshiroj t'i përgëzoj organizatorët e këtij manifestimi tradicional kulturor, i cili organizohet në shenjë nderimi për heroin tonë, Agim Ramadani, vepra e të cilit bashkon shqiptarët jo vetëm nga shteti i Zvicrës, por nga e gjithë Evropa e më gjerë.
Më lejoni që edhe në këtë rast, ta falenderoj shtetin e Zvicrës, i cili u ofroi bashkëvendasve të mi mbështetje të gjithanshme para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, dhe që po e vazhdon edhe tani përkrahjen e saj drejt realizimit të aspiratave të popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
Unë kam besim të thellë se ju do të vazhdoni të jeni ambasadorë të denjë të Kosovës në vendin mik të Zvicrës, si dhe do të krijoni relacione edhe më të qëndrueshme në mes dy vendeve tona.
Përkujtimi i dëshmorëve nga ana e juaj i fuqizon lidhjet tuaja me vendlindjen dhe është dëshmi se ju jeni qytetarë të denjë të vendit tuaj të dashur, Kosovës.
Urime dhe suksese!
Dr. Fatmir Sejdiu\28.06.07\
__________
Me Agim Ramadanin 2007, në Zurich
Ju ftojmë në takimet e teta tradicionale “Me Agim Ramadanin 2007”

Të premten, datë 29 qershor 2007 nga ora 19.00 në Sallën e
Bardhë, përveç shumë të ftuarve do jenë prezent edhe
zëvendëspresidenti i Qeverisë së Kantonit të Cyrihut z. Markus
Notter dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës,
mysafirë nga TMK e të ftuar të tjerë. Në programin e kësaj
mbrëmjeje ka pika të zgjedhura artistike të artistëve nga Kosova
dhe artistëve zviceranë. Në fund parashihet një apero.

Të shtunën, datë 30 qershor 2007 nga ora 17.00 në Sallën e Kaltërt
Mbrëmje me artistë shqiptarë dhe zviceranë, njohje reciproke e
kulturave tona, debat me temën Kultura dhe integrimet, kuzhinë dhe
folklor shqiptar.
Në këtë mbrëmje do bëhet edhe shpallja e fituesve për çmimet
“Agim Ramadani 2007” në pikturë dhe poezi

Ky eveniment është një projekt i përbashkët i Qendrës Kulturore
Shqiptare dhe Partisë socialdemokrate të Cyrihut.

--------------
Sie sind herzlich eingeladen zu den achten traditionellen
Kluturabenden „mit Agim Ramadani 2007“

Am Freitag, 29 Juni 2007 ab 19.00 Uhr, Weisser Saal Kunstausstellung,
prominente Gäste, Kultur, Politik...
und
Samstags, am 30 Juni 2007 ab 17.00 Uhr, Blauer Saal

Lesung, Disskusion über Kultur und Integration, albanische
Spezialitäten, Folklore und am Schluss bekanntgabe der Gewinner des
diesjährigen Literatur- und Kunstwettbewerbs «Agim Ramadani».

Ein projekt des albanishen Kulturzentrums und der SP der Stadt Zürich
-------------

Programi

E Premte 29. 06. 2007

19.20 Ekspozita
19.55 Lule Elezi - Piano
20.00 Fjala përshëndetse
20.05 Pikë muzikore Luan Durmishi-tenor
20.10 Fjala e përfaqsuesit të Qeverisë së Kosovës
20.15 Recital në gjuhën gjermane
20.20 Pikë muzikore - Zana Abazi - soprano
20.25 Fjala e Ministrit të Kulturës për kantonin e Cyrihut z.Markus
Notter
20.30 Pikë muzikore nga Jeton Ramadani dhe Artan Fazliu
20.35 Miqët e Agim Ramadanit nga TMK
20.40 Pikë muzikore - Luan Durmishi
20.45 Fjala e fam. Ramadani
20.50 Montazh filmik për Agimin
20.55 Pikë muzikore, Luan Durmishi - Zana Abazi
21.00 Apero

E Shtune, 30. 06. 2007

17.00 Ekspozita
17.30 Pikë muzikore zvicrane
17.35 Poet nga Kosova
Një poet zvicranë
17.50 Pikë muzikore shqiptare-
18.55 Poet zviceran
poet shqiptar
18.10 Pikë muzikore zvicrane
18.15 Pikë muzikore shqiptare
18.20 Apero
18.50 Shpallja e rezultateve nga konkursi për çmimin “Agim Ramadani
2007”
19.00 Intermexo- piano
19.10 Tribuna : “Cultura dhe integrimet”
20.30 Folklori shqiptar
20.45 Mbyllja

Adresa: Volkshaus, Stauffaferstr .60, 8004 Zurich,
Të premten nga ora 19.00
Të shtunen nga ora 17.00
Për informata të tjera:www.meagimramadanin.com
E-mail: info@meagimramadanin.com
Tel. 079 542 90 63, 078 767 11 14, 079 407 12 79

--
®seguraweb - online archive
Ky email është postuar nëpërmjet shërbimit të
®seguraweb-Infoletrat. Gjatë vizitës në faqe mund të regjistroni
(apo, dhe të ç'regjistroni) adresën tuaj duke klikuar në "Info mbi
aktualizimet". (Alternative - për ç'regjistrim, nëse është më e
lehtë për ju, thjesht dërgoni një email të zbrazët - "blanc",
në adresën e cekur më poshtë!)
Për kontakt dhe reagime: seguraweb@yahoo.co.uk
Adresa: http://www.seguraweb.nl
Telefoni: +31263554843
Përgjegjës për online-publikimet e ®seguraweb - ars poetica: Senad
Guraziu

No comments: