Monday, 25 June 2007

“SHPRESA” MODELI SHQIP NË MBRETËRINE E BASHKUAR




Nga Fatmir Terziu

I nderuar Zoti Fatmir,

Faleminderit per kete artikull i cili eshte me te vertete nje artikull i bukur dhe pasqyron realisht ate cfare ndodhi ne park dhe per pjesemarrjen tuaj ne kete event.Shpresoj qe te takohemi ne aktivitete te ardhshme.Prania juaj ne kete event ishte nje kenaqesi e vecante, dha nje mesazh te bukur te pjesmarresit ne kete aktivitet.

Me respekt

Luljeta

Central Park i East Ham-it, në Londër të dielën e 24 Qershorit u vesh tërrësisht Kuq e Zi. Qindra shqiptarë, të moshuar, burra e gra, të rrinj e fëmijë të të gjitha moshave të veshur festivë dhe me flamuj kuqezi në duar sfiduan shiun tipik Londinez dhe i dhuruan gjelbërimit dhe luleve natyrale në atë fushë të qetë ndoshta padashje pak më shumë larmi ngjyrrash nga kostumet tradicionale shqiptare të të gjitha krahinave e trevave ku jetojnë shqiptarë. Një dekor model mbështjellë me një flamur gjigant shqiptar, dhuratë prej Shoqatës “Tifozat Kuqezi”, dy flamuj të tjerë në cepat e podiumit dhe një mbishkrim ku fiksohej: “Dita Shqiptare e Verës” kishte mbërthyer sytë e qindra shqiptarëve që shpërthenin nga çasti në çast në duartrokitje për vallet, këngët, recitimet dhe interpretimet e nxënësve të shkollave të shumta shqipe, ngritur e financuar nga Shpresa Programme, që drejtohet nga e papërtuara Luljeta Nuzi. Organizuar nga kjo shoqatë në bashkëpunim me Kompaninë shqiptare “Alban Travel” të Nik Berishës dhe Ambasadën Shqiptare në Londër, “Dita Shqiptare e Verës” ishte më shumë se një Festival Tradite, ishte më shumë se një tubim festiv, më shumë se një potpuri këngësh e vallesh. Me plot gojën mund të themi se ishte një dasëm e madhe shqiptare, ku modelin e saj e përforcoi grupi i talentuar i shoqatës “Besa”.

Gjithësesi kënga shqipe tradicionale dhe ajo e përpunuar nën interpretimin e disa grupeve dhe të rrinjve, apo violina e djaloshit Çela, që nën kujdesin e gjyshit të tij, dirigjentit Prizrenas, Bahri Çela, solli duartrokitje të pandërprera, ishin pjesa tipike e kësaj atmosfere. E veçanta i përket zbulimit të një thesari kulturor dhe tepër professional që shoqata “Besa” shpalosi me vallet, kostumet dhe interpretimet tepër profesionale. Drejtuesit e saj tepër modest, të thjeshtë e domethënës, ndoshta e thanë kuptimplotë këtë zbulim, tamam ashtu siç e thotë popullorja, “nga fera e vogël del lepuri i madh”. Më saktë duke parë e duartrokitur “Besë”-n natyrshëm fshin nga mendja kapadaidhëqet e disa të vetëzgjedhurve nëpër të ashtuquajturat shoqata, që tundin çanta e dosje nëpër mitingje e tubime, duke kërkuar çadrën e shkrirjes dhe bashkimit të shoqatave, që në fakt duke bërë rolin e bekuesit thjesht janë duke e penguar atë bashkim, të cilin “Shpresa” e vulosi natyrshëm. Prania e drejtuesve të shoqatave të tjera Petrit Kuçanës kryetar i “Edith Durham”, Lutfi Vatës, kryetar i “Ardhmëria” apo edhe të ndonjë shoqate tjetër në formë klubi, është një shtysë më shumë, por jo një barasvlerë me të cilën mund të matet dikush në aspektin e veprimtarive që Petrit Kuçana ka ndërmarë dhe ka kryer të paktën në lëmin e letrave shqipe. Ai është iniciatori i krijimit të Antologjisë së Poetëve në Britaninë e Madhe dhe thuajse gjithmonë ka ngritur zërin në aktivitete për njësimin e shoqatave shqipe.

Në fakt cdo ndërmarje e veprimtari ka vend për kritika, aq më shumë një “dasëm” si kjo në zemër të Londrës. Flutra, spikerja dhe drejtuesja shembullore e programit festiv, herë pas here diktonte nga mikrofoni i saj shmangjen dhe mosvënien në dukje të këtyre “mëkateve” të vogla në lidhje me teknikën falas apo edhe me ndonjë problem me interpretuesit e vegjël. Luljeta e kujdeshme në fjalën e saj përshëndetëse, të lënë për nga fundi, mjeshtërisht ia dedikoi praninë e njërëzve në Central Park, vullnetarizmit të papërtuar të misionarëve të shoqatës. Dhe fshati që duket s’do kallauz. Një organizim vullnetar i përsosur dhe pa rrëmujë. Dhjetra syresh të veshur me uniformën blu të shoqatës, duke marrë shembull edhe nga vetë Luljeta, i shihje herë tek litarët ku kërcenin fëmijët, tek futbolli dhe garat e tjera, apo tek pritja dhe përcjellja e njërëzve. Financierja e “Shpresë”-s, Besa Hasa, padyshim është edhe një shembull tjetër për disa shoqata, ku drejtuesit vetëmanaxhojnë burimet dhe financimet e tyre, pa patur një fjalë profesioniste, ose duke kujtuar se një gjë e tillë është kot. Fjala e Ambasadorit shqiptar Robo, si zakonisht, sic tha drejtuesja Flutra, pritet me dashuri dhe me duartrokitje. Por publiku qetësohej dhe pushonte psherëtimat vetëm kur fillonte muzika, vetëm kur dëgjoheshin këngët, duke u kuptuar se koha e fjalimeve është duke perënduar. Dikush aty pranë shprehej: “publiku është lodhur me fjalë drejtuesish e liderësh që përsërisin ligjëratat e tyre, sidomos në këto raste kur fjala shqip e dalë nga cicërimat e para, nga goja e vogëlushëve shqiptarë, këtyre ambasadorëve të fjalës dhe traditës shqipe, sfidon gjithshka”. “Shpresa” në Central Park tha shpresa të reja për një komunitet të bashkuar. “Shpresa” duhet falenderuar prej të gjithëve, ndoshta edhe prej atyre që munguan për arsye të ndryshme, ndoshta edhe prej atyre që hodhën valle në qilimin e blertë e të lagësht të kësaj hapësire Londineze që "u pushtua" nga shqiptarët për gati pesë orë, ndoshta edhe nga vet anglezët që ishin rastësisht në mesin e ngjyrave shqiptare.
Londer; 24 Qershor 2007

Compensation for child who needn't have been born blind

May 18 2007


By Mark Coleman Senior Reporter

A BRAVE and determined seven-yearold girl, struck blind by hospital blunders after her premature birth, has won a million-pound compensation deal at the High Court.

Little Nansi Hidrej, the daughter of ethnic Albanian refugees from Kosovo, was born weighing only about two pounds at just 26 weeks gestation at Wexham Park Hospital in April 2000.

Through her devoted mother, Brikena Hidrej, 54, of Norfolk Avenue, Nansi sued the Heatherwood and Wexham Park Hospitals NHS Trust who admitted liability at an early stage, and on Wednesday, agreed to a final settlement of her claim.

The court heard that, in a deal worth between £900,000 and a million pounds, Nansi will receive an immediate 'lump sum' of £411,000, along with annual £15,000 payments, linked to the retail price index, for as long as she lives.

She had a wide range of complications, which were properly treated, but doctors tragically failed to pick up on a condition known as Retinopathy of Prematurity (ROP), with the result that Nansi was left with detached retinas and facing a lifetime of near total blindness.



1 comment:

MEDIA INFORMATION PRODUCTION said...

I nderuar Zoti Fatmir,

Faleminderit per kete artikull i cili eshte me te vertete nje artikull i bukur dhe pasqyron realisht ate cfare ndodhi ne park dhe per pjesemarrjen tuaj ne kete event.Shpresoj qe te takohemi ne aktivitete te ardhshme.Prania juaj ne kete event ishte nje kenaqesi e vecante, dha nje mesazh te bukur te pjesmarresit ne kete aktivitet.

Me respekt

Luljeta