Sunday, 19 October 2008

Historia e Lidhjeve Midis Britanise dhe Amerikes.


Sipas "Time"

Pergatiti:Raimonda Moisiu

Historia e Lidhjeve Midis Britanise dhe Amerikes Vazhdon te Shpaloset Ashtu Sikunder Shpalosej ne Ditet e Curcillit
Anglishtfolesit, Lidhjet e Tyre te Gjakut dhe Historia.
Amerika dhe Britania kercenuan njera tjetren, per here te fundit, ne shekullin e 19-te dhe pikerisht ne vitin 1895.Si nje nder fuqite europiane qe gjithmone sfidonte me synimin per te zgjeruar perandorine e saj, Britania e Madhe lakmonte pjeset me te pasura minerale-e pikerisht Venezuelen, pergjate kufirit te saj me Guianen, nje nga kolonite e saj britanike. Duke hyjnezuar "Monroe Doctrine", Presidenti i atehershem amerikan, Grover Cleveland u zotua: "T'i rezistojme me te gjitha menyrat aventures dhe ekspasionit britanik, ne Karaibet".
Kerkesa "e marre" nga Britania, tronditi disa shoviniste amerikane, duke perfshire Theodor Ruzvelt, Presidentin "Lokomotive ", te fillim shekullit te 20-te, I cili ne ate kohe ishte Komisar policie i qytetit te New Yorku-t. Teddy Ruzvelt, si nje "kalores ushtarak", qe i pelqente lufta, do t'i shkruante keshtu ne ate kohe, mikut te tij senatorit Henry Calbot Lodge:

"Po qe se duhet lufte, hajde te luftojme, c'presim? Nuk dua t'ja di se qytetet bregdetare jane bombarduar apo jo, ne duhet me cdo kusht te marrim Kanadane".

Por qe te hapje lufte me Angline ne ate kohe duheshe te mendoheshe mire dhe t'i beje hesapet mire. Flota ushtarake detare e Anglise, qe ishte shume e fuqishme sa dy flota ushtarake detare amerikane se bashku, e cila kishte bere 55 beteja, perkundrejt tre te Amerikes, e te hapje nje beteje te re, per shkak te polemikes ne kufi me Venezuelen ishte nje absurditet. Te dyja fuqite u qetesuan kur Britania e Madhe e kuptoi se duhej te perballej me nje kercenim, me pasoja te renda ne rajon - Gjermanine -perkundrejt synimeve te Perandorise britanike ne Afrike. Bombardimi i New Yorku-t nga Flota ushtarake detare, qe ne nje fare menyre u shmang, i beri lideret britanike dhe amerikane, t'i vinin gishtin kokes, i beri ata te kuptonin se popujt e tyre sherbenin me mire si partnere se sa si kundershtare. Keshtu filloi 'Special Relationship". Partnershipi ka qene dhe eshte nje nga obsionet me te mira ne gjithe boten -shprehet Andrew Roberts, ne librin e tij te ri, "Historia e anglishtfolesve qe me 1900", i cili e ka marre frymezimin nga libri me 4 volume te shkruar nga Curcill me te njejtin titull. Eshte vazhdimesia e librit-aty ku e la Curcill!Historia e treguar nga Curcill, mbaron me 1901, pikerisht kur njerezit ishin pjekur dhe ndergjegjesuar, ne kombet anglishtfolese. Shekulli anglo-amerikan, nuk ishte i paracaktuar. Ai lindi si domosdoshmeri e nje Partnershipi, te kombeve anglishtfoles. Ne fillim te 1900-s, fuqite e medha europiane po konkuronin me te njejtin intensitet, disa per te perhapur hegjemonine e anglishtfolesve, disa per ta penguar ate. Disa fanatike si rregjimi Ottoman, Gjermania e Kaizeri-t, Cari i Rusise, dhe Presidenti frances, do te ishin te lekundur ne perhapjen e gjuhes angleze ne disa kombe. Por Bismarku, si nje parashikues i paperseritshem, i pyetur disa dite para se te vdiste, se cili ishte faktori deciziv ne historine moderne, ai ju pergjigj :-Fakti qe amerikano-verioret flasin anglisht !(nenkupto Kanadane). Perhapja e hegjemonise te anglishtfolesve ishte e pameshirshme dhe vetkerkuese. Por Amerika dhe Britania e Madhe, ndanin se bashku vlerat dhe institucionet qe i ndihmuan ata per prosperitet e nxitjes se perhapjes se demokracise, lirise dhe ligjit. "Ligji, gjuha dhe literatura -keto jane faktore primare dhe konsiderabel -shkruante Curcill ne librin e tij. Bindje te forta, cfare eshte e drejte, e denje, e pershtatshme, nje vleresim i shquar e i qarte per nje loje te drejte, vecanerisht per te vobektet e te varferit, per nje sitstem drejtesie te paanshem, e mbi te gjitha, ndjenja e mire per lirine dhe te drejtat e individit -keto jane koncepte te drejta e te shendosha per te dyja krahet e oqeanit, midis anglishtfolesve - shpreheshe Curcill, ne librin e tij, Fjalet e Curcillit mund te duken si platitude, por historikisht ato jane nje formule unike e suksesit - jo perfekte apo te respektuara -por duke e perifrazuar Curcillin ne kontekstin tjeter -me te mira se alternativat. Te lidhur me njeri tjetrin gjate gjithe shekullit te 20-te, te dyja kombet anglishtfoles, arriten te krijojne e te kene ushtrite me te fuqishme ne bote. Britania e Madhe e kishte me ligj qe Flota Ushtarake Detare te ishte sa dy flota se bashku. Kete ligj ajo ja trashegoi edhe Amerikes, aty nga mesi i shekullit te 20-te. Por dicka eshte shume e rendesishme qe lideret e tyre - Si Curcill, dy Ruzveltet, Teddy dhe Franklin Ruzvelt, Eisenbauer, Kennedy dhe Regan-nuk i lejuan vetes se tyre, per te ruajtur legjitimitetin politik, ne saje te ushtrise, per interesa personale. Po e njejta gje mund te thuhet edhe per nje liste te gjate lideresh, te shekullit te 20, si Wilhelm, Hitler, Stalin -dhe Mao. Packase Curcill dhe Ruzvelt e perzjenin veten e tyre, ne bordin e flotes ushtarake detare, duke kenduar HYMNIN, si ne gusht te 1941, por ky sensibilitet i tyre ishte tolerant, jo theokratik, jo ekstremist, si ato qe po perjeton historia sot, si Osamma Bin Laden. Anglishtfolesit kane qene te kercenuar 4 here seriozisht ;2 here nga agresioni gjerman i Hitlerit, njehere nga totalitarizmi sovjetik dhe, tashme se fundi nga fanatizmi islamik. Forcat e lirise e demokracise u tronditen pas shperthimeve te para ne Dunkirk dhe Pearl Harbor, ne Luften e Dyte Boterore, -ne kullat e Qendres Tregetare Boterore ne New York dhe Pentagon, me 11 Shtator 2001. Anglishtfolesit si rralle ndonjehere fituan betejen e pare, por edhe si rralle ndonjehere ata humben betejen e mepasshme. Ata gjithmone e kane vleresuar kohen dhe vazhdojne nga "tendenca per te vene ne krye, lideret e duhur, per te perballuar krizat".
Kjo nuk eshte aksidentale. Demokracite liberale nxjerrin lidere, te cilet si CURCILL & RUZVELT, jane ne gjendje te demostrojne forcen e shtetit e te ligjit. me qendrueshmeri duke treguar se ata i nenshtrohen idese se drejton QEVERIA E LIGJIT!Kjo ka qene e mbetet nje nga trashegimite praktike ne qarqet akademike, por edhe per te treguar se hegjemonia e anglishtfolesve eshte nje shembull "egregious"i nenshtrimit patriarkal. Anglo-Saksonizmi i Curcill & Ruzvelt, tani duken te cuditshme e provinciale, nese jo teresisht raciste. Fale verberise te administrates se Bush-it, Amerika tashme urrehet pjeserisht ne bote dhe partneri i Bush-it, si nje "Special relationship", Kryeministri britanik, Tony Blair te cilit po i perfundon mandati i tij ne "Downing Street", me nje popullaritet gjithmone ne renje. Te gjitha ekonomite jane te prekura e te lakmuara. Ekonomia eshte destinia e tyre. Lidershipi boteror do te pranoje cfaredolloj fuqie boterore -si Kina dhe India -te cilat jane ne gjendje te prodhojne produkte me te mira e me te lira, me nje mjedis politikisht te ngjashem e te qete. Nje proverbe thote se:" iku vapa me gushtin ", qe do te thote "iku koha e perandorive", dhe kur nje perandori tjeter te linde, ata do ta "vajtojne", ate te anglo-amerikaneve. Por nje gje eshte e qarte: Meritat e hegjemonise anglo-amerikane, do te perjetesohen ne histori, do te trashegohen brez-pas-brezi, sipas nje thenje te Curcillit se: LIDHJET E GJAKUT TE ANGLISHTFOLESVE DHE HISTORIA, GJITHMONE DO TE SHPALOSET.

Pergatiti: Raimonda Moisiu
Hartford, Connecticut, USA.

Dhjetë vjet nga koha e televizioneve të rrinj





Dhjetë vjetë më parë gazetari Pëllumb Zekthi shkruante për ATSH-në “Fillimi i vitit 1998 ka rregjistruar në historinë e Elbasanit ngritjen për herë të parë në këtë qytet të dy kanaleve televizive private. Si për të dëshmuar traditën e pasur kulturore të kësaj treve, "ETV" dhe "Dardania", brenda 5 muajve transmetim, janë kthyer në stacionet më të shikueshëm të telespektatorit vendas, duke plotësuar në të njëjtën kohë edhe mungesën e kanaleve të huaja në këtë qytet. Ai shtonte me gjithë krijimin e televizioneve të reja problematika është e ndjeshme në mënyra të ndryshme. Pra sipas tij kjo nënkuptonte: “TV private- fillim premtues, por edhe probleme”.
Sipas Zekthit, “Në morinë e minutazhit ditor, të prezantuar prej tyre, emisioni më i realizuar deri tani mbetet ai i lajmeve, diktuar kjo nga tërheqja e gazetarëve profesionistë të medias vizive. Përsa i përket rubrikave të tjera, pjesa dërmuese e të cilave transmetohen direkt dhe me telefonata nga shikuesit, në të dy ekranet mungon ende cilësia, si rezultat i mungesës së përvojës dhe deri diku edhe përzgjedhjes së stafit profesional.”
Edmond Kristo, njëri prej tre pronarëve të "ETV"-së tha për ATSH-në se "ndonëse në hapat e para synimi ynë kryesor është rritja e auditorit me anë të një ekrani me fytyrën origjinale të Elbasanit, tok me shijet dhe prolemet e telespektatorëve".
Në fakt, sipas një sondazhi të kryer nga shoqata "Rinia dhe Arti" me 100 studentë të universitetit "A. Xhuvani", 65 për qind prej tyre preferonin të ndiqnin pikërisht kanalin "ETV", ndaë 35 për qind të "Dardania".
Shkaku i kësaj diference, thanë disa prej tyre, lidhet me prirjet komerciale të "Dardanisë", i cili me 4-5 orë transmetim ditor të përshendetjeve nga ekrani, me pagesë, po largon gëithnjë e më shumë shikuesit vendas. Sakaq, po sipas këtij sondazhi, emisionet më të pëlqyeshme konsiderohen ato "Mix" për rininë tek "ETV" dhe tryezat për problemin e Kosovës tek "Dardania, që drejtohen nga gazetari tashmë me emër, Fatmir Terziu".
Drejtori i këtij të fundit, Fatmir Terziu tha se, "nga një numër i pakët personash që filluan transmetimin në muajin shkurt tashmë efektivi realizues i televizionit tonë ka arritur në 17 vetë, të gjithë me një pagesë fikse".
Në pikpamjen financiare duket se nuk ka luajtur ndonjë rol negativ ekzistenca në të nëëëtin qytet e dy kanaleve. Reklamat e mjaftueshme të subjekteve tregtare dhe të ardhurat e tjera, premtojnë vijueshmerinë e transmetimeve si edhe ambicje për shtrirjen e valëve në një territor përtej kufirit të Elbasanit.

Sot pas dhjetë vjetësh, teksa rilexoj këtë shkrim realist të gazetarit Zekthi, ndjej një dëshirë urimi nga larg për dhjetë vjetët e dy televizioneve që bën emër me mundin dhe djerësën e gazetarëve, të cilët madje sakrijikuan mjaft. Ishte nder të punoje me emra të njohur si Besim Dybeli, Aleko Likaj, Fatos Salliu, Emin Kociu, Lirim Abazi e mjaft të tjerë që dhanë aq shumë në kushte të vështira.

Stalini në Shqipëri?!

Përparim Hysi
(Tregim i jetuar)

Urime, - i thashë L. D., - mësues shumë i mirë që jepte historinë. Urime, - përsërita, -ja, më në fund, shpëtova nga ai syrgjyn, larg e larg mërguar ku një herë në dyjavë mund të vuje pranë familjes. Dhe pa e lënë që t'më kthente rrestin, shtova: - E di ti që në atë fshat ku të kanë emëruar ka qenë dhe Stalini?

Ai: - Papi (kështu më thërresin shkurtimisht!) lëri shakatë. Në e ke për atë Stalinin e Rusisë, s'ka njeri që nuk e di që ai vetëm njëherë e ka lënë Rusinë:në takimin e Teheranit dhe ti vjen e më thuaj mua që paska qenë në Shqipëri dhe ca më tepër:mu në fshatin ku do shkoj unë.

More, - i thashë, - nuk po bëj shaka fare. Këtë që po të them, nuk e luna as topi. Po që të të mbushet mendja ty (se unë e kam top për vete!), eja të ulemi tek kafja dhe, pastaj, më gjyko. U ulëm tek kafja e Kozma Gjatës dhe, ndërsa kamarierja, fisikja Natasha, na solli kafetë expres, të bëra si me porosi, unë nisa t'i tregoj:

- Ka qenë aty nja tri-katër vjet pasçlirimit. Në fshatin tonë (pra, në fshatin ku kam lindur unë zhvillohen ngjarjet) bëhej dasëm. Maksuti i Sherifit martonte djalin e tij, Zalon. Në dasëm, siç ishte atëherë zakoni, fshati merrte pjesë i gjithë dhe, domosdo, dhe familja ime qe ftuar. Unë aso kohe kisha filluar klasën e parë dhe, si të gjithë fëmijtë, mezalla s'e ndaheshim, po mu aty tek sazet. Sazet kishin zënë vedn këtej nga sofra e burrave dhe, sa për gratë, ato bënin si të bënin dhe "tiganiseshin" me dhjamët e tyre", se nuk ish e moralshme që të dilnin këtej nga burrat.

Sa për sazet, ne i kishim nga fshati dhe xha Zequa (e ke njohur, sigurisht!) që i binte gërnetës, ishte klarinetisti më në zë në gjithë Myzeqenë aso kohe. Kishte ngrënë dasma dhe në trevat shqiptare të Maqedonisë, kur qe hapur kufiri. Sazet vu, rakia prej mani të zjerë dyherë dhe qejf, ore qejf, ku je. Ne, fëmijtë, sy e veshë aty, tek burrat! Ata, sa linin këngën, merrnin një valle dhe, si në çdo dasëm, edhe ngrinin shëndete. Harrova të të them:nuk pihej rakia si sot nëpër dasma. JO, or tunjatjeta, jo. Në fillim, pihej si pak "thatë": raki boll, po mezeja e përkorë. Pak gjizë, qepë e hudhra. Ndonjë copë djathë. Kjo qe, po ta quajmë pak si "trash", sa për "nxemje". Se, kur vinte mishi i pjekur, atëherë më të ndizej dynjaja që çfarë të thuash. Në krye të muhabetit, zgjidhej më plaku dhe ky bënte dhe ligjin. Po të urdhëronte aipër diçka, menjëherë dhe do zbatohej, se, ndryshe, prishejdasma dhe nami të shkonte tek molla e kuqe. E, pse ta zgjasë? Erdhi dhe mishi i pjekur dhe filluan dhe dollitë. Me fund, i pari. Ashtu do të vazhdonte. Nuk ia dilje dot? Ngreu dhe mos u ul me burrat. Se, me demek, nuk je i zoti. Dolli, dolii po kur thonë arabët"Verën njerëzit kujtojnë se e dërgojnë verën në stomak, po ajo u shkon në kokë". E, që ta paçë fjalën, na u deh xha Qazimi që qe dhe plaku që drejtonte dasmën. Epo, u deh? ! Epo punë e madhe, -do të thuash ti. Jo, mor burazer, po këtu më fillon dhe meseleja. Ia tha dikush këngës: "Një letër dërgoi Stalini/erdh urgjent në Shqipëri... /Tak dhe çoi kokën xha qazimi:- Burra, - tha ai, - i lini me raki e me meze! Mezi fliste se ekish marrë mirë. - Sofra do shtrohet kur të vijë baba Stalini nga Rusia?!!! - Ore, xha Qazim, - u mundua të ndërhynte një nga burrat, -po Stalini është i zënë me luftën dhe nuk vjen dot. Ai: (ke vënë re që i dehuri ndonjëherë flet kthiellët?!) - KUjt i tregon luftën, O Çeço? PO lufta ka 4-vjet që ka sosur qëkur RRahmëni im u kthye me dekorata trimërie. Një tjetër: - Aman, xha Qazim, të betohem për kokë të RRahmënit tënd, që Moskovi ku rri Stalini, është hanebir larg që këtej. PO ai: - E, ç'larg? Një vrap pele është. Të niset Murati i Sulos, të marrë pelën "Kërre" të Esatit dhe të shkojë tek baba Stalini e të m'i thotë:

- Maksuti i Sherifit marton Zalon dhe xha Qazimi të bën rixha që të na nderosh, se, ndryshe, nuk vazhdon dasma!". ja, kështu, t'i thuash. Hajde, nisu! Murati u ngrit dhe bashkë me të, doli dhe një tjetër. Ky tjetri i bën zë një të treti. Prit, -tha, -se e gjeta. Çafrë gjete? - tha iporsaardhuri. Pashë Sadikun e Tares që erdhi me leje. Me kapotë policie po. Me çizme po. Mustaqet tohidho. Atë të thërresim, se nuk ka as tërrti as mërrti. - O burra, i tha ky, tjetri. Shkuan me gjithë Muratin dhe e gjetën. Aman, - i thanë, - na shpëto, se ndryshe mbetëm thatë. Dhe erdhi Sadiku. Ai që i binte para, Sadushi i Ramos (burrë dinak dhe shakaxhi), bërtiti: - Hapni rrugën se e pruri Murati. Ja, bëri me dorë Ramua, - ky është xha Qazimi, baba Stalin! - Cili është ky, more Ramo? -pyeti mjegullueshëm xha Qazimi. - Stalini, baba Stalini, -tha Ramua, - e solli Murati i Sulos. Sadiku kish ulur strehën e kapeles (por edhe pa të, njësoj qe se xha Qyzimi qe bërë karroqe!) dhe u drejtua nga xha Qazimi. Ai: - Ama, erdhe o baba Stalin? A të keqen pepja ty, o Murat, që na zbardhe faqen. Dhe, ndërsa i dha dy puthje plot jarg baba Stalin_Sadikut, urdhëroi: - Shtromsofrën çu... Sakaq dhe shkoi në të tejmet. Dasma vazhdoi dhe vëndin e xha Qazimit e zri baba Stalin Sadiku.

E, - i thashë, - t'u nbush nëndja që Stalini jo vetëm ka qenë në Shqipëri, por ka ngrënë edhe dasëm. Miku im gajasi. Kur po ndaheshim, i thashë: - Sadik Stalini rron akoma. Kërkoje në emër tim dhe do të llafosë vetë ai. . .

P.S. Ngjarja është e vërtetë; për etikë ca emëra i kam mistifikuar.




Nga Përparim Hysi

Nënës -që më donte aq shumë...


-Tregim-
Nga Mëhill Velaj

E kishin vendosur te oda e pritjes dhe i kishin vënë te koka lule shumë. Luletrëndafilë. Ajo i kishte dashur trëndafilët shumë tërë jetën.
Edhe për të mbuluar, i kishin hedhur një jorgan të mëndafshtë përplot me trëndafila.
Atë ditë që i vumë trëndafilët dhe që e mbuluam me jorganin me trëndafilë, ajo piu deri në fund një gotë përplot me lëng mishi.
Nëna kishte disa ditë, shumë ditë që nuk ngrihej dot nga shtrati. Tërë jetës asnjëri prej fëmijëve nuk e kishte parë atë të lëngonte në shtrat. I kalonte sëmundjet në këmbë dhe askush nuk e kish ndjerë të ankoheshe për dicka.
Edhe tani që qe mplakur, ajo buburronte nëpër shtëpi, fshinte, pastronte dicka, u tregonte fëmijëve të shtëpisë përralla dhe histori. Kaq bukur i tregonte saqë, nganjëherë, edhe unë zija një qoshe dhe kënaqesha duke e dëgjuar.
E shkreta tanimë nuk ngrihej më.
Me zi ia mbanim shpirtin me dy lugë kos dhe ia lagnim buzët me nga paksa lëng limoni.
Se kë po kërkonte me sy.
Unë kisha ndenjur më tej. Sytë e sajë u ndalën pikërisht atje ku po rrija unë duke mbajtur buzët që të mos qaja.
Të gjithë e kuptuan se më donte mua , sepse isha fëmiu i madh, gëzimi i parë i saj dhe vëndi u hap.
Unë u ula në gjunjë para saj ,sikur para një ikone,sikur po rrëfehesha për mëkatet që kam bërë.
Ngriti ngadalë dorën dhe , duke më paë me sy gjith dhëmbje, ma vuri dorën te koka dhe unë e kuptova se donte kokën time sa më pranë saj.
Ma rehatoi ngadalë te gjoksi i tharë dhe u ndjeva mirë.
M’u duk sikur nuk kishte asnjeri në dhomë , vetëm unë dhe nëna.
“Të kam mërzitur nganjëherë bir”, mërmëriti. “Të thoja të mos shkruaje vjersha…Vjershat të lodhnin shumë, të lëntë nëna mbrapa…Po të vdes nëna , nuk do të kesh më nënë. Sa të kam mërzitur kur shkruaje vjersha. Të thoja se vjershat nuk japin bukë…,shko e puno arën, -të thoja -dhe ti prekeshe shumë…Po të ikë nëna, …Mbështete mirë kokën te nëna yte dhe fli…Fli shpirti i nënës tënde,ndoshta nata e fundit,për mua biro”.
Nëna nisi të më kruante kokën lehtë që të flija
Ato caste mua m’u kujtua dicka që ajo më pat treguar vite – vite më parë…tamam si këta caste, kur po më kruante kokën lehtë që të më zinte gjumi në prehërin e saj.
Dhe ja s e cfarë m’u kujtua…Isha vetëm shtatë vjec…
Ajo më mori në prehër. Do të më kontrollonte se mos kish zënë gjë te flokët dhe do të ma kruante lehtë atë, derisa të më zinte gjumi.
Babai doli jashtë. Ai ishte një burr i gjatë, i bëshëm, me fytyrë fisnike , ca rrudha përqark syve dhe në ballë; mustaqet i kishte të thinjura. Sigurisht edhe flokët.
Unë ngrita kokën po ajo ma tërhoqi lehtë nga vetja.
“ Ti e ke nënën . Nëna jote jam unë..”
Unë u ngrita nga prehëri i nënës sime, e përqafova shumë. Edhe ajo më përqafoi dhe më puthi si nuk më kishte puthur asnjëherë.
Më vuri sërish në prehërin e saj, sic isha më parë.
“ Të të tregon nëna jote gjithcka. Yt atë sot të mësoi se si duhet shkuar dhe mësuar në shkollë.U rrite djali i nënës …”
Nisi të më kruante lehtë kokën. Mua më vinte mirë.
Dhe vazhdoi.
“ Edhe unë kam qënë dikur e vogël, sa je dhe ti, tani, shpirti i nënës. Nisa të rrritesha, sic do të rritesh dhe ti. U bëra pesëmbëdhetë vjece. Kurrë nuk i kam pasur privilegjet e tua .Mua nuk më dërguan në shkollë .Isha jetime .Nëna më kishte vdekur.Në moshën tënde ruaja bagëtitë ,shkoja në mulli,mbartja dru në shpinë,gatuaja ..Shkronjat e numurat i kam mësuar duke lënë gjurmë në pluhurin e rrugës e dheun e tokës...Nuk kisha nënë ,të më përkëdhelte e ledhatonte sepse ajo kishte ikur bashkë me lulet në pranverë ..Ajo më mësoi t'i dua lulet ....Kur…Një ditë prej ditësh…
Në derën tonë trokitën dy burra . U hapa derën ,dhe hynë brenda me dorën në zemër sipas zakonit .Burri prapa më të moshuarit ,një djalë rreth të 40 -ve ,mbante ndër krahë një fëmijë të mbështjellë me pelena .Si më përshëndeti mu lut ta merrja fëmijën ,t'ja ndërroja pelenat dhe t'i jepja pak qumësht .
Unë mora fëmijën ,një cupëzë e bukur ,me faqe të kuqe dhe hyra në odën e mëmës timë të dashur -që nuk e kisha më..
Fëmija filloi të qante .E lava ,e ndërrova ,i dhashë qumësht dhe hyra në odën ku po bisedonin burrat e sapoardhur me vëllain tim.
Ja dhashë fëmijën të atit.
Babai më kishte vdekur, vëllai i madh më tha: -Motra ime ulu këtu pranë meje .
Pa e bërë fjalën dy u ula.
-Dëgjo këta burrat kanë ardhur kërkojnë dorën tënde . Ky trimi aty -tha vëllai duke treguar me dorë nga burri më i ri ,babai i fëmijës - ,do të jëtë burri jot .
Sa i ka vdekur gruaja dhe i ka lënë këtë fëmijë të vogël 5 javësh .
Që atë moment dy burrat me morrën me vete .Unë u bëra gruaja e babait tënd…Babai jot kishte tre fëmijë që sot janë vëllezërit e motra jote nga babai.Unë fëmijë 15 vjece gjeta tre fëmijë -më të madhin 7 vjet ,të dytin 3 vjet dhe të voglin 5 javë .Linda nëntë fëmijë vete . Tre më kanë vdekur...”
Ndërkohë dora e nënës pushoi së më kruajturi kokën.
Unë e hoqa ngadalë prej pëqirit të saj të tharë dhe pashë që sytë e saja tanimë ishin thuajse të mbyllur. I hapi ngadalë sërish. Dic mërmëriti.
Mërmërimën e saj nuk e dëgjoi askush . Unë po.
Bëra të gjitha përpjekjet të përmbaja veten dhe e mbulova ëmbël me jorganin përplot me trëndafilë, që ajo i kishte dashur tërë jetës.
Sapo e rehatova , u ngrita në këmbë dhe….U shkreha në vaj.
Gruaja, fëmijët vëllezërit e motrat u grumbulluan te unë. Askush nuk më kish parë duke qarë. Sot po më shihnin duke qarë me zë të lartë. Me ngashërim.
Po nëna ishte gjallë.
Dola jashtë pa ua vënë veshin askujt duke i shtyrë të rrinin atje ku ishin.
Mirëpo ishte e pamundur të shtyja vajzën time të vogël,qënien që dua më shumë në këtë botë.
“Babi…përse qan? Cfarë të tha nëna? ''
"Po bija ime ajo!Më tregoi për vuajtjet e saj.Me tha se :-Kur isha e vogël vëllanë- 22 vjecar ma vrau brigada Famëkeqe e Savëbatarës.Sa më qau zemra!Nuk shkoi gjatë nga hidhërimi dhe varfëria më vdiq edhe nëna ime., mbetëm të vegjël bonjak,e u rritëm me copa e grima, me shumë vështirësi.Vëllezërit duhet të iknin me shkolla dhe ushtri, mua më takoi e vogël të mbetem si zot shtëpie me kunatën time. Fati,që, njerzit e fshatit tonë më respektonin shumë dhe na ndihmonin. Jeta duhej pranuar ashtu sic ishte .Sapo u rrita pak me bënë nuse pa dasëm e duvak për një njeri qe i kishte vdekur gruaja e re.Jeta nuk ishte aq e mëshirshme për mua të vetmin gëzim iu kisha juve o fëmijë të mij, të mirë.Ju rrita me shumë dashuri e edukatë të shëndosh bashkë me babain tuaj fisnik që vertet dallonim në moshë por ju ishit ata që na mbanit me shumë dashuri bashkë. Respektonim njëri tjetrin,sepse nuk isha vetëm une e vetme që isha viktimë e traditës se asaj kohe ku femra nuk vendoste për fatin e saj. Ishim viktima kanuni.Por atëhere nuk ndihej fjala ndarje sic po ndodh me martesat e sotme. Mua ma kanë këputur shpirtin vdekjet e tre fëmijëve të mij dhe disa nipave.Jam e bindur se do i takoi në atë jetë. Vëllau tjetër dhe ai më vdiq nga kanceri kur ishte 54 vjecar. Ishte kulmi kur e mora lajmin për kancerin që kishte në mushkëri.Më duket edhe unë po iki nga kjo botë. Bëhuni të fortë po iu lë me pasuri si mali me dëbore. Mbahuni të fort,traditën kombëtare ruani si sytë e ballit, me varrosni këtu praë jush, sepse në pranverë më sillni lule trëndafile,
se i dua shumë.Mbajeni fort njëri tjetrin ,falni ata që nuk iu respektojnë. Amanet mi keni kujdes nipërit e mbesat, m'i edukoni dhe mi ruani si sytë e ballit .Kujdes mos e harroni origjinën,Nënë Teuten e Babë Agronin, farë e fis e keni kombin.
Vajza ime ,drita ime ,e syve të mij ,memzi shpëtoi nga të fikët….kur shikonte gjyshen e saj ,të dergjej ,teksa dëgjonte ,vuajtjet e sakrificat e saj,teksa gjyshja e saj luftonte me jetën në shtrat
Fshiva lotët, e putha vajzën, të cilën nuk e kisha puthur qëkur ishte fëmijë kur luaja me të dhe rrefeva cdo gjë që më tha nëna në grahmatë e fundit të jetës.
Nëna më tha: “ Të zuri gjumi…Mbuloju me dicka se mos më ftohesh, të lëntë nëna mbrapa!”


Stamford CT USA
17 Tetor 2008

Saturday, 18 October 2008

Leter e hapur per Fron Nahzin e te tjere

Nga SAMI MILLOSHI
Nuk kam shkruar letra kurre ne shtyp sepse nuk ka qene nevoja,por kesaj here po i pergjigjem Fron Nahzit ,i cili ka marre guximin t'i drejtohet me nje leter publike gjithe shqiptaro-amerikaneve ne prag te zgjedhjeve presidenciale ne Amerike. Si nje shqiptaro-amerikan me takon besoj t'i jap pergjigje zotit Nahzi.
Se pari desha t'i bej me dije zoterise ne fjale se nga stili qe perdor ai ne ate leter me duket se e koncepton komunitetin shqiptaro-amerikan si nje kope lopesh qe iu ka humbur bariu ne bokerrimat e Pukes, ta zeme. Kjo pershtypje me krijohet pasi ne letren e hapur zoti Nahzi na ben nje thirrje te votojme per Barack Obamen, sepse sikurse thote ai, " Dëshiroj t’ju informoj se unë përkrah senatorin Barack Obama dhe senatorin Joe Biden..." Eshte fare e kuptueshme qe ai mund te preferoje ke te doje dhe kjo eshte e drejta e tij. Po perse u dashka te alarmohet e te na shkruaje nje leter te hapur si Enveri ne kohen e qepes, qe edhe ne te tjeret te votojme si Froni.
Ne radhe te pare dhe mbi te gjitha, ky alarm dhe kjo prirje prej "bariu", Fronit, me sa duket, i vjen nga fakti se ai pelqen t'i ndertoje argumentat e tij mbi disa thathetheme te tipit te kafeneve. Na cudit Froni kur thote: " Si dhe shumë njerëz të tjerë, u trishtova kur mësova se në komunitetin tonë ( shqiptaro-amerikan . Shenimi im.SM) ka raste kur zgjedhjet bëhen mbi bazën e një qëndrimi racist dhe mbi thashetheme që nxisin paranojat me bazë fetare. " Zoteria nuk ben mire kur flet keshtu ne hava. Ai duhet te citoje me fakte se ku, kur dhe kush i mbaka keto qendrime raciste, sepse keshtu sic e shtron ceshtjen ai, ngjan as me shume e as me pak nje fantazi e paster . Shqiptaret njihen si tolerante te medhenj dhe jo si raciste dhe Nahzi nuk mund t'i beje armiq te Obames shqiptaro-amerikanet pse ashtu ia do fantazia e tij. Ashtu sic nuk mund t'i detyroje ata te votojne per te, meqe ,ta zeme ai,Nahzi pra, dhe George Sorosi perkrahin Obamen.
Kur them se Nahzi i trajton shqiptaro-amerikanet si bageti ,kam parasysh gjithashtu faktin se ai ka marre persiper te beje nje ballafaqim me "fakte" te te dy kandidateve per presidente, Mccain dhe Obama. Ballafaqimi eshte kaq i varfer sa nuk i vlen as nje analfabeti ne Puke e jo me komunitetit tashme te kulturuar shqiptaro-amerikan.Pa folur per ate se zoteria ne fjale thote gjysme te verteta ose i deformon platformat politike te kandidateve per shkakun e thjeshte se e ka bere zgjedhjen e tij per te favorizuar Obamen.
Lexoni ju lutem se cfar xhevahiresh thote zoti Nahzi kur servir "diferencat" e kandidateve per taksat." McCain do t’i kthejë në të përhershme uljet e taksave mbi të ardhurat dhe mbi investimet që u filluan nga Bush, duke e ruajtur nivelin aktual të taksimit. Obama përkrah rritjen e taksave për ata që kanë të ardhura mbi $250.000 dhe ofron uljen e taksave për ata që fitojnë më pak se $100.000 (95% e amerikanëve do të përfitojnë nga propozimi i Obamës për uljen e taksave)."
Zoti Nahzi nuk thote asnje fjale se Obama si senator ka votuar 94 here per rritjen e taksave dhe ka votuar per rritjen e taksave edhe te atyre qe marrin 42 mije dollare ne vit. Ai nuk na thote asnje fjale se zoti Obama sikurse ia tha vete Joe hidraulikut ne takimin me te ne Ohajo, se ai planifikon " te rishperndaje pasurine". Dhe kjo do te thote te taksoje edhe me shume bizneset e vogla dhe t'i asfiksoje ato duke mos iu dhene mundesine te hapin vende te reja pune. Zoti Nahzi nuk thote asnje fjale se Mccain jo vetem qe do te mbaje taksa te ulta,por do te vere nen kontroll te rrepte shpenzimet qe nuk i kontrolloi dot administarta e Bushit. Dhe Zoti Nahzi ben keshtu se e ka bere zgjedhjene vet.Por me gjysme te verteta nuk mund te na imponohet edhe ne te tjereve te imitojme zgjedhjen e tij.
Ne te vertete, nuk ia vlen te zgjatesh me frazat e Nahzit. Ajo qe desha te them eshte se une personalisht jam krenar qe i perkas komunitetit shqiptaro-amerikan qe sipas bindjes time eshte aq i kulturuar dhe i afte te beje zgjedhjen e vet me 4 nentor. Ne kete zgjedhje secili stampon bindjen e vet dhe kjo bindje formohet ketu ne Amerike .Kjo bindje gjithashtu, nuk mund te jete bije fjala,produkt i urrejtjes qe ka Eduard Zaloshnja ne Amerike per kryeministrin Berisha ne Shqiperi kur shkruan ne gazeten Panorana se " Këto përpjekje të shqiptaro-amerikanëve të Pensilvanisë mund të hapin perspektivën që akuzat e opozitës shqiptare ndaj Berishës të bëhen një faktor elektoral në zgjedhjet presidenciale amerikane" . Eshte nje pretendim donkishotesk qe nje grusht shqiptaro-amerikanesh ne Pensilvani te vendosin fatin e zgjedhjeve presidenciale ne Amerike. Vota e cdo shqiptaro-amerikani, ne radhe te pare e mbi te gjitha, konturohet mbi nje bazament dhe mbi nje truall Amerikan. Dhe shqiptaro-amerikanet ashtu si te gjithe amerikanet e tjere kane sy e mendje te analizojne vete se cila alternative eshte me e mira. Ata si te gjithe amerikanet perballojne nje krize ekonomike dhe financiare.Por, ata jane po aq te kulturuar te arsyetojne si gjithe te tjeret se ku i ka rrenjet kjo krize dhe se cili prej kandidateve do te mund te ishte me i suksesshem per ta kthyer Ameriken perseri ne ate rol lidershipi qe ka ruajtur ne Bote per dekada me rradhe. Perpjekeje si keto te Nahzit e te ndonje tjetri per t'i veshtuar shqiptaret si te paafte per t'u orientuar dhe ca me shume ,per t'i karakterizuar ata ne menyre te pamerituar si "raciste", jane jo vetem folkorike por edhe primitive ne thelb.
Nga ana tjeter duhet thene se ne duhet te mesohemi te perdorim gjuhen e anketave . Te atyre anketave qe i organizojne instutucione te njohura si Gallupi, Rassmunsen, Zogbi etj. Askush nga autoret shqiptare deri me sot nuk ka cituar asnje ankete. As une nuk po e citoj, jo se nuk do te doja ,por se nuk ekziston. Ose qe ndoshta ekziston,por une nuk e di. Pse shprehem keshtu.? Me lejoni ju lutem te citoj se cfar ka shkruar po ne gazeten Panorama para do kohesh deputeti Dritan Prifti. Prifti thote ne artikullin e tij, citoj:" Në sondazhet që janë bërë në SHBA mes shqiptarëve del se ata do të votojnë rreth 80% për John McCain, senatorin nga Arizona dhe kandidatin e Republikanëve për Shtëpinë e Bardhë. Arsyeja kryesore duket se është afërsia që ka senatori demokrat i Illinois, Barack Obama me lobin serb në Amerikë. Zona e Chicago-s në shtetin e Illinois është një qendër e fuqishme e lobit serb në Amerike, ku dhe postin e guvernatorit e mban një amerikan me origjinë serbe, i cili ka pasur dhe ka ndikim të madh në mbështetjen e Obamës në garën presidenciale" Dhe me poshte zoti Prifti vazhdon:"Pra, shqiptarët që e dinë këtë fakt nuk do votojnë për Obamën për shkak të nacionalizmit të tyre dhe mbështetjes që gjithë kombi ka për Kosovën dhe pavarësinë e saj, të cilën Obama nuk e kundërshton hapur, por as nuk e mbron hapur siç bën kandidati republikan McCain." Une nuk e di se cfar sondazhi citon zoti Prifti dhe do te deshiroja qe ai ta citonte burimin e atij institucioni qe e ka organizuar ate sondazh. Por, nuk mund te mos me pelqeje fakti qe, se paku Prifti perdor nje gjuhe shkencore dhe jo nje gjuhe kafenesh.
Si do qe te jete, ajo qe desha te theksoj ka te beje me faktin se shqiptaro-amerikanet ashtu te gjitha grupet e tjera te votuesve kane karakteristikat e veta. Por, sa kohe keto karakteristika dhe prirje nuk jane te evidentuara si fakte prej hulumtimeve serioze,por jane te prezantuara si tifozlleqe kafenesh, askush nuk mund te pretendoje se po flet per te verteten. Dhe mbi te gjitha desha te theksoj se shqiptaro-amerikanet e sotem nuk jane
ata qe ishin ne kohen e Nolit. Nuk kane nevoje per barinj se nuk jane analfabete. Ata jane amerikane dinjitoze dhe jane krenare se kombi i tyre eshte ne krah te kombit Amerikan edhe ne keto kohera te veshtira. Dhe jane aq te mencur te dijne te votojne secili me bindjen e vet.

Friday, 17 October 2008

Mendime të rëndësishme e argumente bindëse të origjinalitetit, të lashtësisë e të pasurisë tematike dhe gjuhësore artistike të eposit të kreshnikëve




Mbi veprën e Dr. Anton Nikë Berishës “Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij”
(Botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2008)



Nga Anton Çefa

Trajtimi i problemit të zanafillës, moshës, origjinalitetit, mendësisë dhe vlerave artistike të eposit tonë të kreshnikëve dhe parashtrimi i mendimeve vetjake për këto probleme, me numrin aq të madh të studimeve që janë bërë në këtë fushë, është një punë e vështirë, e ndërlikuar dhe me përgjegjësi për çdo studiues. Mendoj se autori i këtij studimi, sado të përmbledhur, ka disa cilësi të një rëndësie të dorës së parë për t’i dalë kësaj pune në krye me sukses. Anton Nikë Berisha ka një formim të gjerë teorik për letërsinë gojore, në përgjithësi, dhe për epikën gojore në veçanti; njeh më së miri literaturën e botuar deri tani për këngët tona të kreshnikëve, por edhe për epikën gojore heroike ballkanike dhe të Evropës Juglindore dhe më përtej ; ka një përvojë të pasur jetësore në mbledhjen e lëndës folklorike në terren dhe në botimet e saj, dhe ka bërë herë pas here objekt studimi probleme të ndryshme të letërsisë gojore dhe të këngëve të kreshnikëve . Mbi bazën e një përgatitjeje të tillë, në këtë studim janë parashtruar disa nga rezultatet më rëndësore të deritanishme të studiuesve tanë e të huaj për çështjet kryesore të eposit tonë dhe janë dhënë në mënyrë shkencore e mbi baza të drejta metodologjike e metodike mendime të vyera vetjake.
Studimi hapet me vështrimin e disa çështjeve teorike të mëvetësisë dhe veçantisë së traditës letrare gojore, duke hedhur dritë mbi kohën kur mund të kenë lindur llojet e letërsisë gojore, ndryshimin e pasurimin e tyre në kohë; formimin, ruajtjen dhe zhvillimin e traditës, mbijetesën e saj krahas letërsisë së shkruar, veçoritë e letërsisë gojore lidhur me gjuhën poetike, nëpërmjet së cilës shprehen mesazhet artistike dhe sigurohet ndikimi estetik; pasqyrimin e mendësisë së mjedisit shoqëror e etnik. Duke vazhduar në këtë hulli trajtese, theksohet pamundësia e ndërtimit të mirëfilltë të rrjedhës së zhvillimit historik të llojeve të letërsisë gojore, vështirësia e përcaktimit të kohës së lindjes së tyre, rëndësia e varianteve, si dukuria më e veçantë e letërsisë gojore. Për këtë të fundit thuhet: “Ndryshimet që ngjasin në botën e brendshme dhe në botëkuptimin e individit, gjakimi që të shprehë botën që i përket dhe pasurinë e vet shpirtërore, të dëshmojë aftësinë vrojtuese dhe shqiptuese në raste e në rrethana të ndryshme kur e këndoi këngën ose e rrëfeu tregimin, kushtëzoi variantet e shumta, që është dukuria qenësore e letërsisë gojore dhe e llojeve të saj”.
Duke hedhur dritë mbi natyrën e traditës gojore në lëmin konkret të epikave gojore shqiptare dhe serbe, ai vë theksin në faktin që tek studiues të ndryshëm u vërejtën interpretime të gabuara në përcaktimin e kohës: “Koha e shënimit dhe e botimit të krijimeve gojore, u mor shpesh si element qenësor për përcaktimin e lashtësisë së një epike dhe për nxjerrjen e përfundimeve për përparësitë dhe për pozitën superiore të njërës dhe për pozitën inferiore të tjetrës, siç ndodhi me epikën gojore serbe e myslimane të Bosnjës e Hercegovinës ndaj asaj shqiptare”. Analiza dhe përfundime të gabuara u nxorën për arsye se disa epika gojore u trajtuan të shkëputura nga llojet e tjera të krijimtarisë gojore kombëtare, siç ndodhi me epikën tonë gojore, sidomos me këngët e kreshnikëve.
Mendime me shumë vlerë për lashtësinë e origjinalitetin e këngëve të kreshnikëve autori nxjerr duke trajtuar problemin e pasurisë së botës mitologjike e kalorësiake të tyre. Qeniet mitologjike, jo vetëm janë të pranishme, por ato kanë një funksion të shumëfishtë. Ato, duke luajtur rol të shumëfishtë, janë në themel të qenësisë së botës tematiko-motivore dhe një përbërës i rëndësishëm i vlerave të tjera të eposit. Autori sjell shembuj të rëndësishëm nga këngët për rolin e këtyre qenieve: gjarpërinjtë dhe bishat gjallojnë në barkun e Mujit ose i mjekojnë varrët atij, fakt që dëshmon përmasën e një realiteti mitik; orët e zanat, dielli e hëna bashkëpunojnë me kreshnikët, duke marrë pjesë në zhvillimin e ngjarjeve, u ndihmojnë e i marrin në ndore, etj.
Veç lëndës mitologjike, si dëshmi për hershmërinë, autori ka përmendur edhe organizimin matriarkat të shoqërisë së kreshnikëve, të cilin e ka trajtuar si element të rëndësishëm të këtyre këngëve.
Duke trajtuar kultin kalorësiak, “që nënkupton kultin ndaj trimërisë, ndaj kalit, ndaj femrës së bukur, që me shekuj është gjakim i qenësishëm i njeriut”dhe duke e cilësuar atë si një përbërës që është “thellësisht i mishëruar në këngët tona”, autori rrëzon një nga tezat, deri tani më e pranueshmja, që këngët e kreshnikëve pasqyrojnë luftërat iliro-shqiptare kundër sllavëve, tezë që e ka zanafillën me mbledhësit, botuesit dhe “kodifikuesit” e parë të ciklit të Mujit e Halilit, Atë Bernardin Palaj e Atë Donat Kurti. “Me përjashtim kur ndonjë këngë bën fjalë për pushtimin e kullotave, që janë pronë individuale, e që më shumë është akt që merret si shkas për të nxitur lindjen e ballafaqimit ose të luftimit me ndonjë trim, këngët kreshnike, - shkruan autori, - shqiptojnë bëmat individuale, dyluftimet, aventurat për të grabitur gra ose për t’i liruar ato.” Dhe vazhdon; “Pjesëmarrja kolektive e trimave (nga të dy palët) në përleshje të ndryshme, nuk shpreh qenësinë e veprimit kolektiv të natyrës shtetërore, po nevojën për t’i shkuar në ndihmë një trimi.”
Këngët e kreshnikëve shqiptojnë, si dhe disa tradita të tjera epike, mendësinë etnike (kodin shoqëror, kulturor, moral, religjioz, etj.), që i takon një shoqërie fisnore pa autoritet shtetëror dhe që i përgjigjet, për sa i takon vlerave etike, shoqërisë homerike, siç e ka pohuar, kohëve të fundit, studiuesi japonez Yamamoto. Gjithsesi, Halili, i ndodhur në kullë të krajlit të Kotorrit, kur ky largohet, duke i lënë në besë kullën, gruan dhe vajzën, vepron plotësisht sipas vlerave etike kanunore. Por në ndryshim nga studiuesi japonez, Berisha është i mendimit që ndërsa botën homerike e cilëson patriarkati; shoqëria tek cikli i Mujit e Halilit ka përmasa të dukshme matriarkale.
Konkluzione të rëndësishme për lashtësinë dhe autorësinë e eposit tonë janë nxjerrë, gjithashtu, gjatë shqyrtimit të veçorive të përbashkëta të këngëve të kreshnikëve me llojet e tjera të letërsisë sonë gojore si legjendat, baladat, vajet, përrallat, gojëdhënat, etj., sidomos për sa i përket botës tematiko-motivore dhe sistemit gjuhësor e shprehës poetik. Kështu, për afrinë me përrallat përmendet fakti shumë i rëndësishëm që aksioni në këto këngë nxitet e përmbushet në bazë të rregullave që zbatohen edhe në përrallat në përgjithësi dhe në ato shqipe.
Trajtimi i këngëve të kreshnikëve jashtë sistemit të letërsisë sonë gojore, arsyeton autori, solli që rezultatet e studimit të ishin “të pjesshme, të shumtën e herave të paqëndrueshme”. Kështu: “nëse do të përfillej mendimi se këngët e kreshnikëve na qenkan të huazuara nga epikat boshnjake dhe serbe (meqenëse përkimet e këngëve kreshnike me llojet e tjera letrare gojore shqipe janë të mëdha) e njëjta gjë paskësh ndodhur dhe me llojet e tjera të letërsisë gojore shqipe! Pra sipas këtij këndvështrimi (e logjike), shqiptarët, si popull, nuk paskëshim identitet letrar e artistik, kulturor e shpirtëror për arsye se paskëshim huazuar gjithë krijimtarinë letrare gojore”.
Në rrafshin krahasues të traditave epike gojore, autori i kushtoi vëmendje të veçantë çështjes së përkthimit të këtyre këngëve. Duke analizuar përkthimet e Miçoviqit, Berisha nxjerr përfundimin se vargu dhjetërrokësh i epikës gojore shqiptare nuk mund të bartet e të përkthehet si duhet në gjuhën serbe me dhjetërrokëshin përkatës të kësaj epike. Miçoviqi shpesh u detyrua ta përkthejë vargun shqip me 12, 13, 14, 18 rrokësh ose me dy vargje dhjetërrokëshe për të kapur “tërësinë kuptimore sintakso-metrike e metaforike të vargut shqip”. Nga kjo punë krahasimtare, autori nxjerr përfundimin se edhe vetë përkthimi i Miçoviqit e përjashton mundësinë e bartjes së vargut gojor sllav në këngët tona të kreshnikëve.
Në fushën e studimit të epikave gojore, të vargut e të dukurive të tjera, thekson autori më tej, i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë kontekstit jashtëletrar të tekstit artistik, i cili është i ndryshëm në tradita epike të ndryshme. Si shembull bihen morfemat shqipe ndore, besë, orë etj., të cilat “nuk mund të kenë asnjëherë të njëjtën vlerë e të njëjtin kuptim e konotim” në një sistem tjetër gjuhësor. Ky pohim shoqërohet edhe me vërejtjen që “struktura gjuhësore e tekstit epik gojor, e epikës gojore të popujve të Ballkanit nuk është studiuar sa duhet”.
Në rrafshin e studimeve krahasuese të këngëve tona legjendare me traditat epike të popujve të Evropës Juglindore është me rëndësi të nxirret në pah roli dhënës i eposit tonë, që si epos i lashtë, i pasur me përbërës qenësorë mitologjikë dhe që pasqyron një rend shoqëror primitiv me mbeturina matriarkati, etj., premton shumë në këtë drejtim. Lidhur me këtë problem, autori ka vënë në dukje disa të dhëna nga studiues të huaj që shënojnë ndikimet e mënyrës së jetës, organizimit shoqëror, kulturës, etj. të popullit tonë ndaj popujve të tjerë të Siujdhesës Ballkanike. Kështu, studiuesi Spiro Kulishiq ka shprehur mendimin se shoqëria familjare sllave në disa rrafshe është zhvilluar nën ndikimin e organizimit të lashtë ballkanik. Duke qenë shoqëria familjare shqiptare më arkaike dhe më autoktone, ajo ka ndikuar në organizimin shoqëror të familjes së sllavëve të Ballkanit. Studiuesja e njohur ruse Desnickaja ka shprehur mendimin që tradita epike shqiptare në krahasim me traditën epike boshnjake është më e pasur, më arkaike e origjinale dhe dallimet mes këtyre dy traditave janë të mëdha.
Berisha është plotësisht mbushamendës kur kritikon Stavri Skendin, i cili, duke pasur Alois Schmaus-in udhëheqës të tezës së tij të doktoranturës për epikën gojore shqipe, iu nënshtrua mendimit të studiuesit gjerman, që kishte përfillur mendimin e studiuesve serbë për huazimin e këngëve të kreshnikëve shqiptare nga ato boshnjake e serbe, edhe pse Schmausi nuk e njihte në origjinal eposin tonë, mbasi nuk e dinte shqipen.
Një tjetër përfundim i autorit të studimit, në rrafshin krahasues të këngëve tona të kreshnikëve me epikën sllave, lidhet me faktin që në këngët tona të kreshnikëve mbishtresat e periudhës osmane janë fare të parëndësishme për t’u marrë parasysh; ndërsa epika sllave, siç mendon edhe pjesa dërmuese e studiuesve serbë, fillon kryesisht me ardhjen e osmanëve në Evropë, në shek. XVI-XVII, çka e dëshmojnë ngjarje e personazhe të ndryshme të asaj kohe, që gjetën jehonën e tyre në këngë të shumta epike boshanje dhe serbe.
Një vëmendje të veçantë Berisha i kushtoi traditës së këndimit dygjuhësor të rapsodëve shqiptarë, e cila lidhet me punën e mbledhësve dhe studiuesve si M. Murko, A. Schmaus, M. Parry, A. Lord, etj. Shumica e këngëtarëve të kësaj tradite, që këndonin shqip dhe bosançe (boshnjake) e ndonjëherë edhe në ndonjë gjuhë tjetër, prej të cilëve studiuesit e përmendur i morën materialet, thekson autori, ishin shqiptarë ose me origjinë shqiptare, por për shkaqe të politikës që mbretëronte midis dy luftërave botërore quheshim “myslimanë” ose “turq” dhe merreshin si të tillë, pa u bërë dallimi midis përcaktimit fetar dhe përkatësisë kombëtare, sidomos nga “autorë të ngarkuar me tendenca e interesa nacionaliste.” Për paanësi gjykimi, autori dallon studiuesin amerikan Milman Parry, i cili “i mblodhi materialet jashtë çdo ngjyrimi e ndikimi politik, që s’kishte ndodhur me mbledhësit e tjerë”, punë që ofron argumente për zhbërjen e tezës tendencioze të “huazimit” të epikës gojore shqiptare nga ajo boshnjake-serbe. Më tej, parashtrohen edhe disa të dhëna dhe përbërës joletrarë, që dëshmojnë se popujt sllavë të jugut u ndikuan nga paraardhësit ballkanikë dhe nga shqiptarët, në fusha të ndryshme të organizimit shoqëror, zakoneve, veshjeve, riteve, e deri tek patronimet e toponimet, emrat e fiseve, etj.
Në kapitullin e fundit “Qenësia e tekstit letrar artistik”, autori i qaset tekstit të këngëve si “përbërësit kryesor”, që përligj vlerat e tyre si shtjellime dhe si mesazhe, gjë që shtron nevojën e domosdoshme të studimit për të kuptuar vlerat artistike e për të përligjur origjinalitetin jo vetëm të këngëtarit, po edhe të një epike dhe, çka është më e rëndësishme, për t’i vënë në dukje dallojat dhe përkimet e epikave të popujve të ndryshëm, në rrafsh krahasimtar.
Këngët e kreshnikëve dallohen për gjuhën dhe sistemin e pasur të shprehjes artistike, mënyrën e shtjellimit të tekstit dhe mesazhet artistike, që dalin prej tyre dhe mundësojnë ndikime të fuqishme estetike: tablotë e përshkrimet herë-herë të pazakonshme, të përftuara me mjeshtëri; gjallëria dhe dramaciteti, forca e rrëfimit, etj. Duke qenë se, siç vëren autori, tek epika gojore, në rastin tonë konkret, tek këngët e kreshnikëve, mbizotëron gjuha simbolike ndaj gjuhës poetike, që është kryesisht veçori dalluese e llojeve të lirikës, pavarësisht se nuk ka ndonjë kufi të prerë mes tyre, këto këngë ngërthejnë “kode e simbole të ndryshme, deshifrimi i të cilave bëhet mbi bazën e mendësisë së mjedisit e të kulturës që i përkasin krijuesit”, gjë që ndryshon nga një popull tek një tjetër. Arsyetim, ky, në të mirë të hershmërisë dhe të mëvetësisë së eposit tonë. Veç sa thamë, këngët e kreshnikëve dallohen për një origjinalitet dhe pasuri të madhe të mjeteve figurative, “që është shpirti i çdo krijimi të mirëfilltë letrar”.
Studimi mbyllet me mendimin e rëndësishëm që shqiptarët janë burimorë si tek gjuha dhe përbërës të tjerë të kulturës materiale e shpirtërore, ashtu edhe në letërsinë gojore. Këndej ndjehet nevoja e studimit të epikës gojore shqiptare brenda fenomenit epik të popujve, jo vetëm të Siujdhesës Ballkanike, por edhe të Evropës Juglindore e më gjerë.
Berisha zbaton në studimet e veta një qasje e interpretim të veçantë, për të cilën gjë meriton të thuhen dy-tri fjalë. Njëra nga veçoritë e metodës së punës së tij studimore njëmendësohet në trajtimin teorik të çështjeve, mbi bazën e të cilit ai inkuadron me mjeshtëri problemet konkrete të objektit të studimit, në rastin konkret, të këngëve të kreshnikëve, duke ndërtuar shqyrtimin analitiko-sintetik nëpërmjet polemikave me rezultatet e arritura nga studiuesit e mëparshëm, me miratimin, vënien në dyshim a hedhjen poshtë të tyre dhe duke nxjerrë gjithnjë përfundimet vetjake. Kështu, duke synuar të japë vlerat artistike të tekstit poetik të këngëve, fillimisht ai përpunon nga ana teorike qenësinë poetike të tekstit dhe mbi themelin teorik të ndërtuar mbi bazën e rezultateve më të reja të kësaj fushe, ai parashtron veçoritë kryesore artistike, që i dallojnë këngët e kreshnikëve. Në fund, ai nxjerr jo vetëm tezat vetjake, por shpesh edhe udhëzime metodike për t’u pasur parasysh nga studiuesit si p. sh.: “Vetëm analizat tekstore e të veçantive të tyre mund të ndriçojnë mirëfilli ngjasimet dhe ndryshimet dhe mbi bazën e tyre të nxirren përfundimet përkatëse të qenësishme.”
Në studimin e vet autori miraton e mbështet plotësisht arritje pozitive të studiuesve të tjerë paraprakë, shqiptarë e të huaj. Kështu, në fusnotën 86, ai sjell një mendim të rëndësishëm të studiuesit gjerman G. Geseman: “Duke bërë fjalë për nevojën e studimit të epikave gojore të disa popujve, përkatësisht të nevojës së studimit të stilit serbo-kroat me stilin epik te rusët, bullgarët, shqiptarët, grekët, rumunët, hungarezët – për të ditur më në fund se kush prej kujt ka mundur të huazojë, Gerhard Geseman, mes tjerash thotë: ‘Huazimet e pastra përmbajtësore (...) nuk janë aq instruktive për historinë e brendshme të epikës popullore sa pikërisht lidhjet e ndërsjella të elementeve stilistike’.”
Me rëndësi për t’u vënë në dukje është dhe puna serioze e autorit në përdorimin e gjuhës e të shtjellimit të fjalisë dhe të terminologjisë përkatëse të kësaj fushe shkencore. Si në veprat letrare poetike, ashtu edhe në ato studimore, ai është shumë i kujdesshëm në përdorimin e gjuhës, krijon fjalë dhe pasuron me ngjyrime të reja kuptimore fjalët që përdor. Po përmendim: përvijëzim– projeksion, gojëshmëri – tradita e letërsisë gojore, njëjtësi – të qenët identik, i njëjtë, këngëtim – procesi i të kënduarit, pranim – receptim, kumtim – mesazh e ndonjë tjetër.
Me përfundimet e arritura, Berisha ka çuar më tej studimin e folkloristikës shqiptare lidhur me këngët e kreshnikëve, por edhe për ndonjë problem tjetër të letërsisë sonë gojore në përgjithësi. Në këtë kontekst, mund të themi pa ngurrim që metoda e trajtimit të problemeve, mënyra e argumentimit dhe përfundimet e nxjerra do të ndihmojnë në studimet e mëtejshme të kësaj fushe jo vetëm shkencën tonë po edhe atë ballkanike dhe më gjerë.

Ky studim, që po botohet edhe si vëllim më vete, i konceptuar dhe i shtjelluar si parathënie e një antologjie të vëllimshme me 51 këngë të kreshnikëve, të zgjedhura në bazë të kritereve të përcaktuara mirë, para së gjithash, për vlerat e tyre poetike dhe tërësinë shtjelluese, do t’u shërbejë studiuesve tanë e të huaj, po dhe lexuesve të zakonshëm, që ushqejnë kërshërinë ndaj këtij monumenti madhështor të kulturës shpirtërore të popullit tonë.





Autori njeh në origjinal eposin sllav; përktheu nga gjermanishtja këngën e pestë të “Këngëve të Nibelungëve” dhe e bëri objekt stu-dimi këtë epos (botuar në librin: “Njëmendësia e fjalëve – Mundësi interpretimesh letrare” “Shpresa-Faik Konica”, Prishtinë, 2006.). Gjithashtu, përktheu nga gjermanishtja dhe e plotësoi me shënime “Epin e Gilgameshit” (Prishtinë 1984, botimi i dytë Tiranë 1990).
Në librin “Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe”, (Rilindja, Prishtinë, 1998), Berisha, ndër të tjera, trajtoi edhe këto çështje: “Poetika e letërsisë gojore në krahasim me poetikën e letërsisë së
shkruar”, “Krijuesi gojor dhe përcjellësi gojor”, “Përkimet poetike në dritën e çështjes homerike”, “Klasifikimi – problem kompleks”, “Rreth disa vlerave artistike të letërsisë sonë gojore”, “Për një qasje më të drejtë dhe për një studim më kompleks të epikës sonë gojore në krahasim me epikat e popujve të Siujdhesës Ballkanike”, “Hyrje në poetikën e përrallës”, “Mendime dhe vlerësime të qenësishme të Mark Milanit”, “Maximilian Lambertzi për epikën gojore shqip-tare”, “Rëndësia e të dhënave të Matthias Murkos për poezinë tonë gojore”, “Këndimi i këngëtarëve shqiptarë në gjuhën ‘bosançe’ ose kush ishte Abdullah Mexhedoviqi”, “Çka dëshmojnë këngët shqi-pe të mbledhura nga Vuk Karaxhiqi?”, “Funksioni i formulës-meve në një këngë kreshnike”, “Kulti kalorësiak në këngën ‘Halili merr Begzadën e Bardhë”, etj.
Në librin “Çështje teorike të letërsisë”, (“Faik Konica”, Prishtinë, 2005), ai trajtoi edhe këto çështje: “Ndërliqësia e natyrës së artit të fjalës”, “Veçantitë e tekstit letrar dhe të tekstit joletrar”, “Teksti poetik si komunikat dhe estetika e tij”, “Letërsi gojore, letërsi po-pullore ose folklor?”, “Letërsi e shkruar, e kultivuar ose artistike?”.
Autori botoi, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja dhe punime të tjera në revista e periodikë, që lidhen me problemet e epikës gojore, veçmas me këngët e kreshnikëve, që jepen në fusnota të këtij studimi.

Thursday, 16 October 2008

Receta e lumturisë

Suzana Kollaku(Kuqi)



Atë mengjes u zgjova keq. Isha e zemëruar me të gjithe, dhe me gjithçka. Llomotita nëpër dhëmbë diçka të ngjashme me një mirëmëngjes, kur i çova kafenë tim shoqi. Shkaku ishte ai, ose më mirë, ajo gjendje e nderë ftohtësie që ish krijuar nga zënka e fundit. Ajo që më tërbonte, ishte se zënka ish nisur kot, asnjë arësye e vlefshme, ndoshta ndonjë fjalë e hedhur kuturu. Po ec e gjeji fillin .Ai doli ne mëngjes për në punë , ndërsa unë punoja pasdite. Punët e shtëpise nuk më lehtësuan por më rënduan më shumë. Ndjenja të çuditëshme më pushtuan shpirtin, tek ribëja kushedi për sa të mijtën herë ato punë femre, që kur isha pothuaj fëmijë, e nëna kish nevojë për ndihmë.Vetja më dukej kot,një qenie e mjerë, një skllave e shtëpisë, familjes, shoqërisë, ndërtuar me këto rregulla… Inati vinte e më shtohej dora dorës. Dola nga shtëpia për në punë me atë ndjenjë zemërimi e inati, e cila më zgjonte dëshirën për të vrarë dikë, që mund të me dilte përpara, e të më mërziste atë ditë.Në punë gjendja nuk ishte më e mirë. Ishte e shtunë, dhe të shtunën pasdite, vjen një prift dhe mban meshë. Hajde dhe bindi të moshuarit të shkojnë në meshë. Disa binden lehtë, disa thonë se i luten Zotit sipas menyrës së tyre. Dhe unë jam në të njëjtin mendim me ta, e nuk këmbëngul.. Ndërsa për nënat e moshuara që kanë përcjellë bijtë e tyre në botën tjetër, as që bëhet fjalë. Nuk duan të dëgjojnë, për meshë, e për prift .Dëgjoj ulërima në korridor dhe dal nga dhoma ku po punoja. Ishte Feliçita, kështu quhet e moshuara që më është mjaft simpatike,ajo që i bërtiste infermieres, dhe që i shtynte karriken me rrota, për ta çuar në kishë: - E mallëkuar ! Më lër të qetë ! U afrova dhe i bëra shenjë infermieres, që është e re në azil, që ta linte të qetë. - Ta spjegoj më vonë, - i pëshpërita në vesh, dhe ajo u largua. Por Feliçita nuk qetësohej, bërtiste, e mallëkonte, të gjithë sa ishim aty. E çova në dhomën e saj, e i dhashë fotografinë që mban mbi komodinë. E mori me dorë të dridhur, e filloi ta puthte. Në të është i shoqi dhe djali i saj. Të dy kanë vdekur aksidentalisht. Burri me makinë, dhe i biri polumbar, pat ngecur në një rrjetë në fund të detit, e ishte mbytur në moshën njëzetedyvjeçare. Pak nga pak me fotografinë në dorë, plaka u qetësua. - Ma vendos me kujdes, mbi komodinë, se mos thyhet , Ajo më zgjati kornizë Bëra si më tha ajo, ndërsa një lëmsh më ishte mbledhur në grykë. - Ti nuk je mirë sot, je e zemëruar, - më befasoi papritur dhe unë mbeta në këmbë duke e fiksuar se si kish mundësi ta kish kuptuar.Nuk i kisha folur as edhe një fjalë.Befas më ra ndërmend se diku kisha lexuar per empatine, atë trasmetim ndjenjash e gjendjesh shpirtërore që vendosen padashur me njerëz të afërt apo që i ke pranë , dhe në punëntonë kjo është e pashmangëshme. - Të falenderoj shumë , je shumë xhentile – sytë e plakës pothuaj të verbër , i ka kaluar të nëntëdhjetat atë moment kishin një shkëlqim të bukur. - Të lutem Feliçita, nuk kam bërë asgjë për të më falenderuar – ja kthej unë. - Po që ke bërë. E unë do të të këndoj një këngë që ja kendoja tim shoqit, dhe djalit kur ishin të zemëruar.- e papritur me një zë të mekur e të ëmbël, filloi të këndonte :”Parlami d’amore Mariu… » Dëgjoja këngën dhe atë mënyrë të kënduari. U mallëngjeva dhe ndjeva shpirtin të më lehtësohej. Ishte një këngë dashurie.Kisha perpara dëshminë se ishte kjo ndjenjë që mbijetonte mbi të gjitha të tjerat e të shoqëronte deri në fund të jetës .Prita sa t’a mbaronte dhe e përqafova. - Nuk jam zemëruar me Zotin se m’i ka marrë, destini është destin. Por nuk më la kohë, t’u thoja e t’u shprehja tërë atë dashuri që kisha, e kam në zemër.Punoja , tërë ditën punoja , pastroja,laja , hekurosja, gatuaja , ah sa gjellë të mira që u gatuaja. Librat e kuzhinës mbushnin shtëpinë time.Receta pa fund, receta…Por kisha harruar kryesoren. Hape sirtarin e poshtëm të dollapit !- më urdhëroi ajo. E hapa me mendimin se tani ajo po përfitonte nga durimi im e po më sorollaste e unë nuk kisha kohe të rrija shumë me të. Në fund të sirtarit ishte një libër i vogël lutjesh. E mora dhe ja zgjata. Ajo e hapi e mes fletëve të tij mori me kujdess një fletë të shkruar me dorë e ma dha. - Kjo është mbretëresha e recetave. Po ta dhuroj ty . Në çerekorëshin e pushimit i telefonova tim shoqi. Inati më kish rënë, e ndjenja e pendimit ishte bërë torturuese. Jo se faji ishte i imi për atë zënkë pa kuptim, por fundja, ç’rëndësi kish ? Jeta është kjo që është, e ajo që i jep ngjyrë e kuptim, është ajo dashuri që fillon nga familja, nga burri, nga femijet, nga prindërit…C’kuptim do të kish pa këtë? Si mund të pretendosh të predominojë dashuria e harmonia në këtë botë, nëse nuk fillon këtu në familje ? Vallë janë të pakta gjërat që ju falim të tjerëve, e nuk mund t’ua falim të dashurve tanë …Celulari i tim shoqi nuk përgjigjej , ishte mbyllur. Atëhere i shkrova një mesazh : Receta e lumturisë ; - Një thes me dashuri - 2 kg mirëkuptim - 1 ½ ëmbëlsi - Të puthura pa mbarim… Ps. Të dua i dashuri im








Fjala e Lire - Free Speech

Wednesday, 15 October 2008

PRISON NATION: ALBANIA 1943-1990

Albanian Human Righs Awareness Project


In this twelve minute documentary, "Prison Nation: Albania 1943-1990", surviving political and slave labor camp prisoners tell of their harrowing experiences during Dictator Enver Hoxha's half century reign of terror.

During that time more than 50,000 intellectuals, clergy, writers, artists, rich and poor were imprisoned, interned, shot or hanged as "enemies" of the regime.

With the implosion of communism in 1989 in Albania and the free democratic elections in 1992, the former political prisoners claimed the UN Declaration of Human Rights as the framework for their human rights. Now they are ready to tell their stories.

The film will be part of a lengthier documentary format and a permanent archive of first hand personal testimonies that will be housed at the National History Museum's Genocide Exhibit in Tirana, as well as on the Web.

The collection of testimonies will become a documented record of this phase of Albania's history and part of its national identity. It will show the world what can happen in the absence of democracy, and alert us all to the urgent call to safeguard freedom at all cost.

PRISON NATION:
ALBANIA 1943-1990

The Script was based on a speech by the late Viktor Dosti, former political prisoner and member of the Helsinki Committee for Human Rights, Tirana, Albania, given in October, 1992, at the Amnesty International Annual Conference in Los Angeles, California, and the California Bar Association, San Francisco.

ACKNOWLEDGMENTS

All photographs, archival documents and film permitted for use in this documentary presentation are original and authentic. On-location filming and photographs are authentic and original. We thank the following institutions, organizations and individuals in Albania for their kind cooperation.

Albanian National Film Archive Tirana, Albania

National History Museum of Albania (Genocide Museum Exhibits)
Tirana, Albania
Beqir Meta, Director

Historical Museum of Gjirokaster
Gjirokaster, Albania
Teuta Kallajxhiu, Director

Center for the Rehabilitation of Albanian Victims of Trauma and Torture
Tirana, Albania
Adrian Kati, Executive Director
Dr. Izedin Cela, Pathologist
Tomorr Aliko, Archivist

Anti-Communist Society of Former Politically Persecuted. Democrats
Tirana, Albania
Skender Qendro, Chairman

Helsinki Committee for Human Rights
(Formerly the International Forum for Human Rights)

Tirana, Albania
Professor Vasilika Hysi, Executive Director
Professor Niazi Jaho, Legal Advisor

Special thanks to the numerous former political prisoners and internees interviewed and, particularly, the following for their personal participation in this documentary.

Tomorr Dosti
Ilia Tereska
Uran Kostreci
Avni Bejkova
Hyrie Dosti
Valjeta Kaftalli
Ramiz Mema

Separate thanks to Mariana Dervishi, wife of tractor driver, for her cooperation.

C R E D I T S

SCRIPT
Rose Dosti
CAMERA
Arian Negro
COORDINATOR
Fiqiri Sejdiaj
MONTAGE
Ilir Bega
VOICES
Ilia Teresku
Roger Chen
Rose Dosti
TRANSLATION
Valbona Hoxha

* Rose Dosti
Founder of Albanian Human Rights Awareness Project (incorporation in process) is a Fulbright Scholar, and former veteran Los Angeles Times columnist and writer. She has produced thousands of published articles and is the author of several books. She also has produced several short documentaries, including "Prison Nation" (enclosed).

* Fiqiri Sejdiaj
Sejdiaj is Executive-in-Chief of the Board for the "OPEN" Foundation. He has 35 years experience as a filmmaker, producer, director, and narrator in Albania and has worked outside of Albania on numerous missions for Albanian Television.

* Adrian Negro- Cameraman- has 25 years experience as a cameraman on numerous Albanian Television programs and independent films.

* Ilia Bega- well-known editor of television and documentary film.

Ja sherri i Nermin Vlorës me Nexhmie Hoxhën


image
Ne foto: Vajzat e Institutit"nena Mbretereshe".Nermin Vlora e dyta majtas, ndersa Nexhmie Hoxha ulur, e para djathtas.

Nermin Vlora :Nexhmije, kërko të falur publike popullit tënd,që të hyshë e qetë në rrjedhën e jetës.

Ambasadorja e Kombit Nermin Vlora Falaschi, në asnjë kohë dhe asnjë rast, nuk e mohoi të vërtetën se kishte qënë shoqe shkolle me Nexhmie Hoxhën, pa cka se ngërtheheshin kujtimet e bukura dhe të hidhura për të.Për herë të parë publikisht për të, Ajo u prononcua në njjë intervistë, në maj të vitit 2001. Nermini foli nga Vlora, ku ishte e pranishme në një konferencë shkencore për gjuhën shqipe.Sapo kish festuar 80 vjetorin e lindjes dhe ishte rasti më i volitshëm, që në një ditë simbolike si kjo, të shprehte intimitetet, brengat e jetës së saj, port ë linte edhe amanetin për tu prehur përjetësisht në Kaninë, në tokën e të parëve.

Njërës nga pyetjet e intervistës:”Nëse do të ishte gjallë Enveri, cfarë do ti thoshte atij?-Nermini do ti përgjigjej.

Kjo pyetje më vjen si bombë. Dua të them se me Nexhmien, kam qënë shoqe shkolle. Ishte një vajzë e mrekullueshme, e urtë.Kur më flisnin keq për të, unë nuk doja ta besoja. Kur erdha në Tiranë, më priti, më ftoi bashkë me shoqet e shkollës. Kisha 46 vjet pa ardhur. Mu kujtua një moment, në vitin 1972.Ministria e jashtme Italiane donte ta conte bashkëshortin tim, Ambasador në Shqipëri, ndërsa Enveri ishte shprehur: Mos ma sillni Nerminin këtu. Megjithatë, përgjigja e pyetjes suaj, është kjo:” Po ta kasha takuar Enverin, do ti thosha:”Të kam falur Enver! Kjo për faktin se njeriu duhet të mendojë për vendin. Mbi gjithcka është interesi I Atdheut. Shqiptarët duhet ti bashkojë cështja kombëtare.

Intervista me Nexhmien.

Më pas Nexhmie Hoxha, do të përgjigjej në një intervistë të gjatë dhe pyetjes :” Përse së Nerminit: Përse është sjellë mizorisht regjimi I Enver Hoxhës me gjyshen dhe nënën e Nermin Vlorës.

Nermin, au unë, as Enveri nuk kemi faj për qëndrimin ndaj teje dhe familjes tënde.Të pres një vizitë në shtëpinë time.


Me vlerësimet që më bëri në intervisten që ju ka dhënë juve, sigurisht më dha një kënaqësi të vecantë sepse, aq më tepër në kushtet që po përjetoj.Kam shumë nevojë për miqësitë e vjetra, por edhe të reja.Më i rëndësishëm është mesazhi që ajo përcolli me gjuhën e një gruaje fisnike e guximtare, të një intelektualeje të shquar, që duhet marrë model nga shumë intelektualë, që kanë frikë të zënë në gojë edhe emrin tim.

Kjo mënyrë komunikimi, më shumë se sa mua si person, i shërben shqoërisë shqiptare, progresit, për të bërë sa të mundemi për këtë vend, ku nuk mund të përjashtohet askush që është shqiptar.
Të respektoj ashtu si kurse para 65 vjetësh, kur ndiqnim studimet, por unë nuk ndjehem fajtore dhe përgjegjëse për persekutimin e familjes tënde, për pengimin e bashkëshortit tuaj Renco për të ardhur ambasador në Shqipëri. Dëshiroj të takoj, jo pse jetoj në kushte të vështira, që ti nuk i imagjinon dot, por për të rikujtuar kohën e rinisë shkollore, që ishte aq e bukur, aq e pastër, aq e brishtë.Të pres në shtëpinë time, e dashur Nermin.

Bashkë me Nerminin tek “Rogner.Asnjë mëdyshje për të takuar Nexhmie Hoxhën.”

Do të shkojmë në shtëpinë e Nexhmies edhe pse miq të tjerë më këshillojnë të mos e bëj këtë.Jam e ndërgjegjëshsme, tepër koshiente për të bërë këtë veprim dhe ata që më thonë jo, ndoshta shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre.Unë gjykoj ndryshe.Tek e fundit, ato cka kam dhe ndjej, do tia them ballëpërballë duke I dhënë një këshillë, që besoj se do ta pranojë- tha Nermini dhe bashkë u nisëm me taksi drejt Laprakës, në shtëpinë e pazakontë për Nexhmie Hoxhën.

Nexhmie, kërko të falur publike, të qetësohesh shpirtërisht dhe të hyshë në rrjedhën e jetës së përsitëshme.

Historitë e shkollës dhe ndarja që u bëri regjimi.

”.As Nexhmie Hoxha dhe as Nermin Vlora Falaschi, nuk jane ndjerë të qeta atë ditë të djele, të 1 dhjetorit të vitit 2002, gjatë 120 minutave bisedë në shtëpinë e ish zonjës së parë, dikur shoqe klase në Institutin femëror dhe më vonë, armike të betuara gjatë regjimit të Hoxhës.

Nexhmia, bashkëshorte e Enver Hoxhës, ndërsa Nermini, megjithëse është mbesa e Ismail Qemalit, u përndoq sëbashku me të jëmën nga një ideologji e sëmurë komuniste.Ishte një takim i rrallë, pas 62 vjetësh të dy shoqeve të shkollës, me një jetë krejt të ndryshme nga njëra tjetra.Pas përqafimit, vjen përshëndetja në gjuhën italiane, që ishte gjuha e shkollës.Kujtimey e bukura të rinisë, mbushën me të qeshura dhe gaz, por edhe emocione dhomën e ftohtë të Nexhmies, që do të nxehej me debatin, kur Nermini kërkon të dijë se përse I kanë shkaktuar vuajtje asaj , gjyshes dhe nënës nga Regjimi i Enver Hoxhës.

Ajo nuk u bind nga justifikimet e Nexhmies, por epilogu I saj, ishte një këshillë: Nexhmie, kërko të falur publike dhe ktheu në jetën normale!”

Bujrm, Nermin Vlora.

Në orën 10,00 të së djelës, Nermin Vlora ka trokitur në derën e dhomës së vetme, që ka Nexhmije Hoxha në Laprakë. Ato janë përqafuar me mallin e viteve, duke u përshëndetur italisht. Janë ulur përballë njëra tjetrës, të mbushura me emocione për takimin e shumëpritur, takim, 120 minuta, pas 62 vjetësh.

Nexhmia kërkon ndjesë, që është errësirë, pasi nuk kish drita që nga e shtuna, pse banesat në Laprakë, janë të lidhura me fshatin dhe kufizimet janë të vazhdueshme.

E zonja e shtëpisë, krejt ndryshe nga cka jetuar një jetë të tërë, jeton në një dhomë, që është dhuruar nga e bija, Pranvera, e kompletuar me orenditë më të domosdoshme, ndërsa një foitografi e madhe e bashkëshortit të saj, Enver Hoxhës, pushton faqen e murit në të djathtë.

Me një shkathtësi që të habit, Nexhmia ngrihet për të qerasur me një raki të fortë, shurup thane, si dhe ëmbëlsirën karakteristike të Dibrës, sheqer pare, që zonja e shtëpisë e kish pregatitur enkas për shoqen e saj të rinisë. Ajo është ndjerë keq, kur Nerminië I tha se ishte vegjetariane dhe për të bërë adetin, mjaftohet me një gotë raki.Nexhmia është shprehur se nuk duhet të trembet nga krismat e pushkëve që dëgjohen këtu afër, pasi është një repart ushtarak, ku bëhet vazhdimisht qitje dhe që banorët e Laprakës, tashmë janë mësuar.

Kujtimet e shkollës. Nermini kujton. Më rrihte zonjusha Qiriazi, se isha nxënëse e prapë.

Ato kujtojnë emocionet e moshës shkollore nga vitit 1934-1940, kohë që kanë qënë bashkë në Institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe falë kujtesës së jashtëzakonshme, që kanë të dya, tregojnë emër për emër shoqet e jklasës dhe mësuesit.

Portën e kujtimeve e cel e para Nexhmia..

“Të kujtohet Vito Kondi (Kapo), motra e Lola Gjokës, që na mësonte baletin? Po Ollga, motra e Migjenit, që ishte një mësuese e shkëlqyer? Nuk harroj mësuesin Ahmet Gashi, por edhe Beqir Simonin, që na jepte filozofi..Më vjen shumë keq, që këtu në Laprakë nuk ka një shkollë me emrin Ahmet Gashit, mësuesit të madh.

-Sigurisht, që i kujtoj- I u përgjigj Nermini. Unë kisha numurin 81 në shkollën Qiriazi, kurse Vera Blloshmi, vajza e tezes sime, kishte numurin 87, gjithësej ishim 120 vajza. Ishte një shkollë e përsosur, tepër komode, e kishin kompletuar shqiptarët e Amerikës. Madje, kurrë nuk ndërptiteshin dritat edhe pse ishte një gjenerator i madh në gadishmëri.-Po infermieren austriake, Maria, që na thoshte: “Vajza, flini pa jastëk, se ndryshe bëheni gungace”- të bie ndërmend?Këshillën e saj e kam zbatuar tërë jetën, madje, unë edhe sot fle pa jastëk, qesh Nermini dhe vijon:Unë nuk mund të lë pa përmendur, faktin, që zonjusha Qiriazi, më rrihte vazhdimisht, pse isha e prapë. Madje, njëherë më ran ë qafë kot.Në një ditë që mungova, të nesërmen u shpreh se unë nuk kisha ardhur në shkollë, sepse nuk kasha mësuar.Kur mori vesh se kisha qënë me temperatuirë të lartë, pasi më kishte zënë fruthi, më kërkoi ndjesë dhe mëpërkëdheli.Por pëllëmbët e saj, më bënë shumë mirë, ka thënë me të qeshur dhe sy të përlotur, Nermini.

Zemërimi i Nerminit.

Pas kujtimeve të bukura të rinisë, shpërthen zemërimi I Nerminit dhe i drejtohet Nexhmies me një zë krej ndryshe nga i mëparshme, ku pas cdo fjalie bëhej pyetje.

- E kam brengë të madhe, Nexhmie, sidoqë mundohem të harroj. Cilat janë arësyet. që u suall aq keq regjimi I Enverit me gjyshen, që ishte vajza e Ismail Ëemalit, me nënën time, një mjeke e apasionuar, që u detyrua të punojë me kazëm dhe lopatë?Përse Enveri nuk deshi që im shoq të vinte ambasador në Tiranë, por na detyroi të ikim në Ugandë?

Këto ishin pyetje të vështira për Nexhmie Hoxhën, të cilat, me siguri i priste.Me një zë të qetë dhe lutës, ajo do ti përgjigjej”Unë nuk jam në dijeni se cfarë ka ndodhur me familjen tënde këtu, ca më pak Enveri” Edhe unë nuk e di se ku i ka kockat gjyshja ime, pasi u prishën varrezat e Bamit dhe nuik di se cfarë është bërë më tej. Vuajtjet e nënës tënde I mësova në intervistën që ke dhënë për mua. U mundua të shfajësohej Nexhmia.

“Si nuk e di ti, Nexhmie? Unë të kam shkruar letër, të kam kërkuar ndihmë si shoqe shkolle që ishim, aq më tepër që bëhej një padrejtësi?

Nuk kam marrë asnjë letër prej teje, Nermin.

Nuk ka mundësi, të mos ketë rënë në dorë letra ime, Po të falat, që të dërgova me Sihanukun, me Jovankën e Titos, I ke marrë?

-Këto, po, por jo letrën.Pastaj dua të them se Enveri, nuk kish ndonjë njohuri të madhe për shoqërinë toinë si shoqe shkolle”

- Pikërisht, edhe për këtë të akuzoj I është drejtuar e nxehur Nermini. Ti, duhet tia kishe thënë, duhet të kishe reaguar, jo për të më marrë në mbrojtje mua, por, për ti thënë se nuk kishte asnjë shkak, që të sillej aq mizorisht regjimi me dy gra, vajza dhe mbesa e Ismail Qemalit, për shkakun e vetëm, se ishin me prejardhje të pasur. Unë Enverin nuk e kam parë kurrë, vetëm në fotografi, por ti duhet ta keshë dashur aq shumë, sa nuk ke ndërhyrë, për të korigjuar gabimet e tij. Është ky shkaku, që të quajnë bashkëfajtore për pasojat që të siolli regjimi monist.

Nexhmia përgjigjet: “ Lidhur me pranimin e bashkëshortit tuaj si Ambasador në Shqipëri, unë jua kam spjeguart edhe njëherë tjetër arësyet dhe ndoshta, me këtë problem, nuk duhet të jetë marrë vetë Enver. Bashkëshorti juaj,Renzo ishte officer Italian dhe pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fadshiste, kurrësesi nuk mund të pranohej një gjë e tillë. Kishte rregulla, ligje të forta shteti, kishte kritere, që ma do mëndja se edhe po ta kisha biseduar me Enverin, nuk do të realizohej. Pastaj, mendoj se nuk do të mund të kryenit aktivitetin tuaj si shqiptare, si mbesa e Ismail Qemalit, duke qënë në Ambsadën Italiane në Tiranë.

Unë e kuptoj izolimin, që erdhi dashur pa dashur nga Enveri, por, mos harro se atij i është dashur, të përballet me lloj-lloj tradhëtishë shtetesh miq, por edhe miq e bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Edhe për vehte u izolua, madje, kur takonte personalitete të huaja, cmonin aftësitë e tij, frengjishten që e fliste aq bukur, ideologjinë që pasqyronte.Mjerisht, sot Enveri, akuzohet për gjithcka, se ka bërë të gjitha të zezat për këtë vend dhe asnjë të mirë, madje edhe luftën nuk e ka drejtuar ai, pdhe nuk e bëjnë as veteran lufte. Gjithësesi, do të vijë koha, kur historia të thotë të vërtetën, të mirat dhe të këqiat e kohës kur drejtoi shtetin Enver Hoxha”- ka përfunduar e veja e dikatorit.

.Nermini. Ja filozofia e jetës sime:

Ajo cka dua të them- ka ndryshuar temë, Nermini, është se unë studjova besimet fetare, por nuk më dhanë forcë. Atëherë studjova filozofët me rradhë që nga Leonardo Davinxhi dhe deri tek kinezi LAO Ce. Kishin parime, ligje, që më pëlqenin dhe që i zbatoj pikë për pikë edhe sot. Më dhanë forcë mendore, që të mposht vuajtjet, që të jem e kuptueshme edhe ndaj atyre, që nuk më duan.Kështu, unë kam arritur që ta dua vendin tim, popullin tim, njerëzit, edhe ata, që më kanë bërë të vuaj.Kam mposhtur gjithcka me armën, që më kanë dhënë filozofët. Kur vendosa të takoj ty, shumëkush thosh: “Jo.Mos e bëj këtë veprim.Madje, të vnin edhe epitete, që nuk dëshiroj t’i them.Kjo, për shkakun se të shihnin si shkaktare të vuajtjeve të mia. Jo, unë gjykoj ndryshe, erdha të të shoh, të të ndjej për vuajtjet që kalon, por edhe të të jap një këshillë, shoqja ime e shkollës. Nexhmie, kërko falje publike dhe hyrë në rrjdhën e jetës.

”Po, shoqja ime, Nermini u drejtua bashkëfolësja.Unë të falenderoj që më erdhe, në kushtet kur unë ndjehem e vetme, pa përkrahje, vetëm mes miqëve të huaj, kur shteti dhe politika aktuale më ka braktisur.Kam bërë 5 vjet burgt, që nuk e di se përse..Jam pa shtëpi, nuk më respektojnë dhe të më cojnë atje ku duhet të jem.Kështu, më mbeti peng, që nuk më ftuan në përvjetorin e Konferencës së Pezës edhe pse isha e vetmja delegate që jam gjallë.Nuk e di, nëse do të vijë ndonjë ditë që të ingranohem në shoqëri?!”- i drejtohet ajo Nerminit, duke pritur përgjigjen e saj.

…..Ke të drejtë- I përgjigjet tjetra, por unë do të këshilloja që ti,Nexhmie Hoxha, të kërkoje të falur publike, për atë cka ka ndodhur, gjatë regjimit që drejtoi burri juaj, Enver Hoxha, pavarësisht sa peshom përgjegjësia mbi ty. Pas këtij xhesti, që është njerëzor, human, që shpalos qytetari, ti do të hysh e shkarkuar shpirtërisht dhe do të vijosh rrjedhën e jetës normalisht.

- Sigurisht, përgjigjet Nexhmia.Unë mund ti kërkoj të falur asaj pjese, që ka vuajtur, sikurse vuajta edhe unë, që pa bërë asnjë krim, kreva 5 vjet burg, në këtë moshë, por. Nuk mund ti kërkoj të falur klasës së sotme politike, që u ka shkaktuar vuajtje e dhëmbje njerëzve, disa herë më shumë, se në kohën e Enverti”.

Kështu janë ndarë dy shoqet e rinisë, që janë takuar e kanë biseduar për gjithcka, pas 62 vjetësh, në kushte të tjera, por me elegrancën, intelektin dhe bukurinë e rinisë.

Ajo që kishte ndryshuar dhe që kish sjhellë hendekun e thellë mes tyre, ishin rrjedhat e kundërta të jetës dhe mosha.Kjo vizitë e pazakontë, falë kulturës dhe principeve të gruas së shquar,Nermin Vlorës, bëri që ky hendek të mbushet.

Para ndarjes., Nexhima i dha me vehte Nerminit dy sheqerpare, ndërsa Nermini i dhuroi një parfum të shtrenjtë të sjellë nga Roma. Si një kujtim të cmuar, e veja e Hoxhës, ruan edhe një pendë si ajo e Ismail Qemalit, që Nermini i a kish dërguar me drejtorin e burgut të Bëncës, që e kish takuar rastësisht në Dhërmi.

- Me këtë pendë, unë do të shkruaj kujtimet e shkollës, ku kemi qënë bashkë”- I u drejtua Nexhmia, teksa qëndroi tek dera, duke e përcjellë me sy, deri matanë rrugës, mësyfiren e largët dhe të afërt Nermin Vlora Falaschi.

Sherri me Nexhmije Hoxhën, pas botimit të shkrimit.

Të përjetosh një emocion të tillë, që përcolli takimi i Nermin Vlorës me Nexhmie Hoxhën, pa dyshim, cilido që do të ishte dëshmitar ocular, do ta kishte hedhur në letër, do të kërkonte me insistim të botohej në një organ shtypi.Po unë, që isha gazetare, duhej të heshtja?Sipas Nexhmie Hoxhës, po.

Ndërsa Nermin Vlora, më përgëzoi për shkrimin e botuar, kërkoi ti dërgoja edhe gazetën në Romë, Nexhmia e pasoi me një sjellje të ashpër.Në një telefonatë, krejt të pazakontë, ajo zbazi egërsinë, duke u shprehur tekstualisht:” Unë të futa në shtëpinë time dhe të respektova, pasi shoqëroje Nermin Vlorën, por, për ty është e pafalshme, që, gjithcka që ngjau në shtëpinë time, tia përcillje publikut.Ti, duhej të më merrje lejë dhe nëse unë do të thosha po, atëherë ta bëje publik këtë takim privat”.

Pas kësaj sjellje dhe në vazhdimësi, edhe sot,që mbushen 6 vjet nga ky takim dhe kur Nermin Vlora, mbush 4 vjet që na mungon, u binda, që Nexhmia ishte ndryshe nga sa u shfaq në atë bisedë të pazakontë, ku gazetarja ishte ndërmjetëse, për të konkretizuar këtë bashkëbisedim.

Ajo shkoi në identitet dhe tregoi qartë edhe në këtë rast, se nuk mund të dalë nga vehtja, megjithë përpjekjen dhe leksionin që I dha gruaja e shquar, Ambasadorja e Kombit, Nermin Vlora Falaschi.