Tuesday, 13 January 2009

Blerta -nxënësja ime



-Tregim-

Bazuar në ngjarje të vërtetë

-Nga-

Raimonda Moisiu.

Ishte mes nëntori i vitit '97-të.Një kohë e keqe,me stuhi,shi,erë e vrullshme.Gjethe nga të gjitha ngjyrat,të verdha,të kuqe,të blerta,binin nga pemët.Përzjerë me lagështirën kishin krijuar një mbulesë rrëshqitëse e të ndrtitëshme si ylberi.Kjo kohë kishte bukurinë e saj, me zymtësinë,vranësinë , re të zeza,gjëmime ,vetëtima;të krijonte një gjendje gjumi ,meditimi.....

Ndërkhë që kjo vjeshtë e coroditur vazhdontë të derdhëte papushim drejt tokës litarë me shi, unë me një miken time juriste,po punonim në kjoskën përballë gjykatës;secila bënte punën e saj .

Mbizotëronte një qetësi e rremë.Zhurma e pikave të shiut ,e prishte hera-herës qetësinë. Melodia e tyre,më pëlqente shumë.Nuk flisnim.Hidhja vështrimin disa herë përtej dritares,shihja kalimtarët ,kush nxitonte pa umbrellë,kush ecte normal me të mbi krye si për t'i bërë sfidë kohës së keqe....

Ishte kohë dreke.Kalimtarët e makinat ishin të rralla. Aty -këtu dëgjohej ndonjë buri makine.Njerësit nuk lëviznin si më parë. Jetonin akoma me frikën e atij marsi ogurzi të '97 -s dhe jeta qytetare, sociale akoma nuk kishte fituar normalitetin e dikurshëm.Qyteti ishte zhbërë e zbehur ,pothuajse kishte humbur identitetin.Bliret kishin varur kryet e prisnin lotët e qiellit .Lotonte qielli e bliri.Serenatat nuk dëgjoheshin në kasetefonët e makinave .Në heshtje mbanin zi për këtë traumë e dhimbje që po kalonte Korca. Njerës të armatosur qarkullonin në qytet.Qytetarët ishin në frikë dhe panik,të traumatizuar nga ngjarje më të ndryshme ,tragjike,të dhimbshme,krime ,vrasje për dy lek,vjedhje, përdhunime....

Një vit i mbrapshtë kjo '97-a,viti i cnderimit të kombit.Oh Zot ,jo më !

Kurrë!...

Një tufë sorrash,me guakjen e tyre të cjerrë,ndjellakeqe ,fluturuan mbi kioskë.Jam shumë superstcioze e mendja më shkoi për keq në atë moment. Ato korba të zeza ,

retë e murrme ,guakjet e cjerra të tyre ,me ngjethnin mishtë ,me turbullonin mendimet disi.Një ankth i brëndëshëm ,më thoshte sikur dicka do të ndodhte ..

Zot më ruaj fëmijët!- doli një klithmë nga gjoksi im .

- C'pate Monda ?Je mirë ?-u dëgjua zëri i Merita Mërkurit.

-Nuk më pëlqen kjo kohë e keqe.Guakjet e cmëndura të sorrave,më tërrorizojnë psikollogjikisht -i thashë,

-Ndoshta ndjejnë kohën e keqe.Do të bëjë ftohtë e shi-u përgjigj ajo.Mbaj mend gjyshin që më pat thënë..

-Do Zoti- ju përgjigja nëpërdhëmbë ,pa e hequr vështrimin nga dera.

E hoqa menjëherë mëndjen ,nga ato sorra.Zogjtë janë krijesa të natyrës shumë të bukur ,por nuk e di sorrat nuk i pëlqej fare.Te xhami i derës së kjoskës u cfaq silueta e një gruaje ,paksa e kërrusur ,e veshur e tëra në të zeza. Ishte bërë qull nga shiu.Ngrihem ,menjëherë e i hap derën.Kur c'të shoh ?!Ishte nënë Mirija,nga komuna Hamzarat,,e rrethit tonë ,prindi i një ish-nxënësës sime.Pata qënë për një kohë mësuese në komunën e tyre .Vajzën e nënë Mirijes,e kisha patur nxënëse.Ishte një vajzë e bukur ,e gjatë,elegante,me mollëzat e faqeve pak si në rozë të celur ,flokët ngjyrë kafe ,të gjata ,të valëzuar deri në vithet.Ajo herë i lidhte ,bënte një bisht ,herë i mbante të derdhura supeve.Emrin e kishte Blerta Selishta.Vinte gjithmone 10 minuta me vonesë ,në orën e parë.Blerta e donte shumë shkollën dhe sakrifikonte.Ajo ecte cdo ditë 30-45 minuta në mëngjes për të ardhur nga Hamzarati në Lajthizë, dhe anasjelltas për tu kthyer në shtëpi mbas mbarimit të mësimit.Kjo vonesë ishte bërë e pranueshme nga stafi i mesuesve.Ishte mëse e kuptueshme.Ajo ishte e vetmja nga Hamzarati që vazhdonte të mesmen ,në Lajthizë.Aty nga viti '93 nënë Mirijes i vdiq burri aksidentalisht dhe ne mësuesit e vajzës së saj,shkuam për t'i bërë respektet te ndjerit .Që aty za fill miqësia ime me nënë Mirijen.Dera ime ishte gjithmonë e hapur për të dhe fëmijët e saj.

-Hyrë brenda Nënë Mirije ,Por c'të ka nxjerrë nga shtëpia ,në këtë qamet moj e uruar??!!Je lagur e tëra.

Nënë Mirija ,dridheshe e tëra,ca nga lagështia ,ca nga e ftohta, ca nga emocionet ,ca nga halli që e kishte zënë; kushedi se cfarë halli.

.E ndihmova të hiqte xhaketën.I lëshova karrigen time,për të qënë më afër kaloriferit ,për tu ngrohur.Së bashku me bulëzat e shiut në fytyrën e nënë Mirijes ,ishin përzjerë lotët .

- Pse po qan?.Pse ke zgjedhur të dalësh ,në këtë qamet ?. Po pse je vetëm?.Pse nuk more djalin me vete?

E ndjeva që bëra një lukuni pyetjesh .Gjëndja e saj më tronditi,e po humbisja durimin.Kishte vuajtur shumë tërë jetën.

-Si nuk tu sosën hallet moj Nënë Mirije - i thashë duke e përqafuar .

Ajo m'i nguli sytë,buza e poshtme i dridheshe,sytë i lotonin më shumë se më parë.Mes ngashërimeve ,me thotë se Blertën ,vajzën e saj ,ish-nxënësen time e patën arrestuar,para tre ditëve.Ajo kishte ardhur në qytet .Atë ditë në gjykatë ishte dhënë vendimi "burg pa afat"!U trondita nga këto fjalë.Shpejt mblodha veten.Porosita një kafe për vete e një caj të nxehtë për Nënë Mirijen,te kafeteria pranë kjoskës. Drithmat e padurimi ,kishin bërë të vetën.Desha të mësoja sa më parë cfarë kishte ndodhur.Si piu cajin e ngrohtë,nënë Mirija e mblodhi veten,dhe filloi të më tregonte:-

-Ime bijë ka vrarë një njeri ,një djalë rreth të 25 -ve në fshatin ku ajo është martuar. brenda në shtëpine e saj.

Blerta ishte martuar në Qarrishtë të Gurrasit,10 km ,nga qyteti.Ajo kishte lindur dy fëmijë ,të madhin e kishte tre vjet dhe të voglin 9 muajsh.Shtanga,në vënd,për c'ka po më tregonte Nënë mirija.Mikja ime juriste po na vështronte të dyjave,dhe ndërhyri:

-Kur ndodhi?Si ndodhi?

-Ka tre ditë-u përgjigj nënë Mirija ,-biles shkruan gazetat.

Në cast mu kujtua artikulli i një gazetari të mirënjohur,botuar në një të përditshme i cili trajtonte dhe analizonte ngjarjen në fjalë...

- Po burri i cupës ku është ?

-Është emigrant, në Greqi -tha Nënë Mirija.Nuk e kemi njoftuar akoma se cfarë ka ndodhur.-

- Po fëmijët e vajzës ku janë?

-I mora në shtëpinë time në Hamzarat. Vajza ime e dytë kujdeset për ta.Fëmija i madh,djali është shumë i frikësuar dhe i traumatizuar .Nuk e qetësojmë dot.Ai ka parë mamin e tij ,kur ka vrarë ,atë djalin..

Nënë Mirija psherëtiu.

Për një cast një heshtje varri.I drejtohem mikes sime ,avokate:

-Cfarë mund të bëjmë?Si mund ta ndihmojmë,nënë Mirijen,në rrugë ligjore?

-Sigurisht që,nënë Mirija dhe vajza e saj kanë nëvojë për ndihmë ligjore por edhe psikollogjike.Se pari ajo duhet të pajtojë një avokat mbrojtës për vajzën.

-Pikërisht për këtë erdha këtu ,Moj Monda,të keqen Nënë Mirija,-të më gjesh një avokat mbrojtës .Më duhet sa më shpejt të jetë e mundur , dua të takoj cupën,t'i coj veshje e ushqime -tha ajo,me buzën që i dridheshe e sytë të mbështjellë nga lotët.Juristja u mendua një copë herë ,me vështrimin ngulur në fytyrën e rrudhosur e të dëshpëruar të nënë Mirijes .Herë-herë më vështronte mua.U mendua një copë herë e shumë e vendosur në veten e në mendimin e saj ,tha

-Do jem unë avokat mbrojtës i vajzës tënde.Do e marr cështjen e saj.Do e studjoj dosjen me imtësi,

Vendimi i mikes sime ,sikur ma cliruan makthin që më kishte zënë , fytin.U ndjeva shumë krenare , për të.Po merrte një cështje shumë të vështirë,se edhe vetë koha që po përjetonim ishte e tillë.S'kishte siguri për jetën.I dija aftësitë e mikes sime.E dija që kishte shumë njohuri në ligjet,dhe kishte një eksperiencë prej 15 vjetësh,të ushtrimit të profesionit të saj si juriste.Bëmë shpejt e shpejt veprimet përkatëse,për njohjen nga ana e gjykatës të Merita Merkurit,si avokate mbrojtëse e Blerta Selishtës.E përcollëm Nënë Mirijen ,për në Hamzarat.Më pas secila iku në shtëpi të vet.Mezi prisja të vinte dita e nesërme.Gjatë rrugës për në shtëpi ,ndala te një kjoskë gazetash,se mos gjeja gazetën ,ku ishte artikulli i gazetarit ,për ngjarjen në fjalë. Gazetat ishin shitur. Apo shiteshin shumë shpejt.Nuk mbetej asnjë gazetë.Në atë vit të tmerrshëm të '97-s , përdite dëgjonim vrasje.Aq vriteshin,sa në një ditë kishin ndodhur 6 vrasje në tërë Shqipërinë. Gazetat e pasqyronin këtë kronikë të zezë.Ato kushtonin 30 lek të reja.

-Uh- mendova -5 lek të reja të lexosh një vrasje!

Nuk vura gjumë në sy.Erdhi mëngjezi tjetër.Një dite e re .Shiu kishte pushuar nga mezi i natës dhe retë ishin shpërndarë.Dielli herë dilte herë hynte brenda reve.Ishte ,pak si ftohtë.Kisha vetëm tre orë mesim atë ditë dhe frymën e mbajta drejt e te kjoska për të takuar e biseduar me Merita Mërkurin. Kur arrita aty ,mikja ime ishte në polici për të takuar Blertën,klienten e saj,tashmë.E prita dy orë.Më në fund erdhi Merita.Ajo më tregoi se Blerta ishte dhunuar fizikisht, përdhunuar nga personi.Në një gjëndje psikollogjike të rënduar ajo e ka vrarë përdhunuesin e saj.Në trupin e saj ishin shënjat e dhunimit fizik dhe të përdhunimit.Ajo ishte komplet e traumatizuar,një gjëndje depresive dhe psikollogjike tejet e rënduar. Ishte shumë e shqetësuar për femijet.Më pyeti për ta E sigurova që fëmijët i ka mire. I thashë ,se u takova me nënën e saj,e interesimin e ish-mësueses tënde.Ndërsa,mikja ime më tregonte ,vura re se ajo ishte prekur shumë nga gjëndja e saj depresive dhe psikollogjike.Më shprehu mendimin do të kërkonte një psikollog për gjëndjen e saj.Ditën tjetër ,vjen nënë Mirija. Merita i thotë se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.Gjithashtu kishte siguruar një lejë ,për ta takuar vajzën në prezëncën e saj.

Nënë Mirija u gëzua disi.

Ikën të takonin Blertën.

Ditët po iknin.Dita e gjyqit po afronte .Ndërkohë burri i Blertës ishte njoftuar.Ai kishte erdhur pranë fëmijve. Mori takim me avokaten mbrojtëse të bashkëshortes se vet.Ishte shumë i stresuar ,i lënduar në shpirt, në dinjitet ,në nder.Në atë nder që për mentalitetin shqiptar është kryesore dhe e shenjtë. Pyetjes se a ishte përdhunuar gruaja e tij avokatja ,zgjodhi rrugën ,për të mos i treguar burrit të saj që ajo ishte përdhunuar. Gënjeshtra , që në përgjihësi është një ves , nga veset e ndyra ,por ja që ka edhe ndonjë të mirë. Ne i gënjejmë fëmijët tanë që ti zërë gjumi, kur nuk kemi c’tu japim të hanë, kur nuk kemi se si t’u plotësojmë një dëshirë; kur duam t’i inkurajojmë. Apo, edhe kështu, sic bëri mikesha ime e zgjuar dhe e mirë në shpirt.

Merita Mërkuri veproi ashtu sepse e parashikonte që vete mentaliteti ku ai ishte rritur, dhe cënimi në nderin e familjes ,do të lindëte të tjera probleme , si ndarja e gruas apo ndonjë hakmarrje në familjen e përdhunuesit.U munduam ta bindnim se ajo i rezistoi cdo gjëje ,prandaj dhe e vrau.Nuk mund të them se sa e bindëm ,burrin e Blertës,por bëmë zgjedhjen më të mundëshme e më të mire.

Erdhi data e gjyqit.Gjyqi fillonte në orën 9,paradite në Gjykatën e qytetit,përvetë faktin se ngjarja kishte ndodhur në rrethin e Gurrasit, dhe gjykimi duhëj bërë aty.Blerta insistoi ,që burri i saj të mos ishte në seancën gjyqësore.Kërkesa e saj u morr parasysh.

Avokatja mbrojtëse,nënë Mirija dhe unë.

Ora 9 A.M.Gjyqi filloi me dyer të mbyllura.Një sallë e vogël .Në qëndër trupi gjykues.Mbas tyre avokatja në krah të Blertës ,pranë bangos të të akuzuarve.Sytë mu errën për një moment.Hodha vështrimin nga nënë Mirija.Dridheshe.Për cudi ,kokën e mbante lart dhe nuk lotonte.Ia mora dorën e ja shtrëngova fort,si për t'i dhënë kurajo.



Xxx



Filloi seanca

Gjykatësi:Si ju quajnë?

Blerta : -Më quajnë Blerta Selishta ,jam 25 vjet, e martuar me dy fëmijë ,arsimi i mesëm i përgjithshem,e padënuar më parë.Nuk bëj pjesë në asnjë parti politike,profesioni ,shtëpiake.

Gjykatësi:- Kush është ,nga njerësit e tu në sallë ?

Blerta :-Është avokatje ime mbrojtëse,Merita Mërkuri,nëna ime dhe ish-mësuesja ime ,e shkollës së mesme.

Gjykatësi :- Nga pala e të vrarit deri në këto caste nuk ka ardhur asnjë,për të ndjekur cështjen ,në këtë seancë.Le të fillojmë të dëgjojmë . Na trego cfarë ndodhi e si ndodhi?Pse e vrave Namik Kreshpanjin?Si e vrave? Ku e vrave?

Vështrova ,ish-nxënësen time.Ishte e qetë.U hodhi një vështrim avokates ,nënës së saj dhe nga unë.Nënë Mirija i tundi kokën në shënjë aprovimi ,që do të thoshte :-Trego si të ndodhi,trego cdo gjë!.Edhe ndërhyrja e avokates mbrojtëse i dha kurajo Blertës ,të mos ndaleshe por të tregonte ngjarjen ashtu si kishte ndodhur në të vërtetë.

Blerta Selishta , mori frymë thellë.Ngriti kokën lart.Kaloi gishtat në baluke,duke i hedhur lart.Ishte nervose.Psherëtiu.I hodhi vështrimin trupit gjykues e me zërin që luhateshe nga tronditja ,fytyrën e skuqur ,e turpshme filloi të tregojë:

-Ishte një natë ,e tmerrshme.Errësira kishte mbuluar gjithcka.Isha vetë me fëmijët në shtëpi.Burri kishte tre ditë që kishte ikur emigrant në Greqi.Shkonte dhe vinte herë-mbas -here na shikonte.Sa vura fëmijët të flinin,shkova në dhomën time të flija.Nuk isha shtrira ende kur dëgjova qe dera e jashtme kërciti ,u hap me forcë e nuk arrita të dal në korridor. Tre veta u cfaqën në dhomën time.U tremba!U tmerrova. Një fyromë e rëndë alkoli ,para fytyrës sime.Ishte Namik Kreshpanji. Tmerri i fshatit.Ai njiheshe për grabitje ,vjedhje përdhunime.Ishte një nga më problematikët në fshat,e në zonën për rreth.Me zë të dridhur e pyeta se cfarë kërkonte ,e iu luta të dalë jashtë,se kam dy fëmijë të vegjël do m'i trembësh. Po nuk u largove do ulëras.Ai filloi të më rrahë,të më godasë në fytyrë ,në trup ku të mundëte ,me sa fuqi kishte ,me duar e shqelma.Ju thotë dy shokëve të tij,që po bënin sehir,:-Lidhjani duart!.Ata më lidhën duart ,më zunë gojën.Ai me shtyhu në krevatin tim bashkëshortor e më shqyen të gjitha rrobat e trupit. Më përdhunonte!Ishte e tmerrshme …

Nxënësja ime heshti pak. Po i dridhej buza. Mundi ta mbante veten, megjithatë. Paske qënë trime , Blerta ime e vogël, që skuqeshe kur të ngrija në dërrasën e zezë.Disa hapa të rënda e të shpejta u ndjenë që ndaluan te dera kryesore e sallës.Një burrë i moshuar me feste në kokë e cigare në buzët ,u mbështet në të.Era e duhanit u përhap në tërë sallën.Disa këthyen kokën dhe e vështruan.Blerta ndaloi zërin e ja nguli sytë .E njohu .

E pandehura vazhdoi;

- Si mbaroi së shfryri epshet e tij shtazarake e ktheu tërë shtëpinë përmbys se mos gjente lekët që më kishte sjellë burri nga emigracioni. Unë nga frika se mos m'i vidhnin paratë kur unë nuk isha në shtëpi ,kisha bërë një vënd sekret në bahce.Kur vinte mbrëmja i vendosja aty.Fëmijët u zgjuan të tromaksur nga të thirrurat e ulërimat e tij.Ata qanin,ndërsa ai më godiste e thërriste:-Bushtër !Më qëlloi edhe disa herë e u largua së bashku me shokët e tij.Ashtu si isha katandisur ,lëviza me vështirësi.Trupi më dhimbte nga goditjet.Isha komplet e dërmuar.Duart i kisha akoma të lidhura.Përpiqesha të qetësoja fëmijët.Djali , tre vjecar ishte fshehur poshtë tavolinës në korridor.E qetësova duke i thënë se ata ikën.Doli prej aty .I tregova ku është thika dhe e mësova si të presë litarin.Me ato duart e tij të njoma ,djali arrin ta presë atë.Ndërrova rrobat e trupit .Gjëja tjetër,qetësova fëmijët.I vura të flinin.Kisha frikë se mos kthehej përsëri.Mora sopatën afër vetes.Gjumë nuk vura fare në sy.Isha krejt e mbaruar,pa forca .Derisa u gdhi,tërë ankth,frikë,e tmerr ,qëndrova në dhomën e fëmijve ,te koka e tyre.Të nesërmen ,sa zbardhi dita ,u nisa për në komisiariatin e policisë në Gurras.I vë në dijeni përsa më ndodhi.Aty vura re një mosinteresim. Një moskokëcarje .A thua ishte rrahur e përdhunuar ndonjë mace.Askush nuk e vuri ujin në zjarr të vinin ta arrestonin sipas denoncimit tim,duke ju treguar edhe gjëndjen time si më kishte katandisur.Më thanë ,se do të dërgojnë inspektorin e policisë që mbulon zonën tuaj për të investiguar.Ika përsëri në fshat ,pranë fëmijvë të mi.Mbylla gojën.Inspektori i policisë të fshatit erdhi,po qëndroi me atë… atë Namik Kreshpanjin në klub.Pinë deri në mesnatë.Ju nënshtrova fatit tim.Po në veten time morra një vendim .Në rast se më vjen përsëri :DO E VRAS!

Shkova në fshatin tim të lindjes,në Hamzarat.I them nënës se më duhen 250,000 mijë lek të vjetra .Më duhet të paguaj argatin të punojë arën.Burri në emigracion ,vetë nuk e punoj dot.Nuk dëshiroja të shpenzoja lekët që më kishte sjellë burri ,për qëlllimin e vendimin tim.Nënës sime nuk i tregova ,cfarë më kishte ndodhur.Po edhe në fshatin ku banoja nuk e bëra fjalë.Ndoshta banorët e fshatit edhe mund të dinin dicka përsa më ndodhi ,por nuk isha shumë e sigurtë për këtë.Ose bëhesha sikur e besoja që fshati nuk dinte gjë.Mundohesha të evitoja cdo kontakt me bashkëfshatarët e mi.

Me ato lekët borxh që morra nga nëna ,bleva diku një pistoletë.

Ju lutem,i nderuar Z.Gjykatës ,mos më pyesni se ku e bleva armën.Këtë nuk jau tregoj kurrë.Erdha në shtëpi dhe vazhdova jetën,shikoja punën time.Ndaloi.Nuk fliste.Morri frymë thellë dhe vazhdoi:

-Një ditë isha në qëndër të fshatit , të mbushja ujë,te cezmja.Syri më kapi një grup njerëzish që ishin mbledhur.Dikush po fliste,po mbante fjalim.

U bëra kurioze të shikoja cfarë bëheshe aty.U afrova.Kur c'të shoh?!Cakërita syte !!!!..O zot,ishte ai ,Namiku i tmerrshëm,përdhunuesi im.Kishte detyruar disa banorë të fshatit të mblidheshin e të duartrokisnin për të.Ika me vrap nga sytë këmbët se nuk doja të më shikonte.Ditën e kaloja ,por kur vinte nata ishte e tmerrshme për mua.

Ajo që pritej ndodhi....

Ai erdhi përsëri.Në mesnatë! Me shokët e tij!Shqyenë derën! Me rrahu!Më lidhi!Më përdhunoi!Shokët e tij mbanin fëmijët ,që të mos qanin.Si mbaroi se më përdhunuari disa herë,iu tha shokëve të më zgjidhin duart.Ulërinte!Më godiste!Kërkonte lekët e emigracionit të burrit tim.E shpërfytyruar,lakuriq,pa rroba në trup,i thashë :-Do të ti jap!Vetëm më lëre të qetë! Me shkatërrove jetën!Ashtu i egërsuar ,mu afrua dhe tytën e armës e përshkoi në tërë trupin tim ,edhe në pjesët intime.

-Do të t'i jap!- i thashë përsëri,me një ton të prerë.

Ai sikur u bind nga këto fjalë dhe po priste t'i jepja lekët.Shkova te dollapi i rrobave ku kisha fshehur armën me fishek në gojë.U thashë shokëve të tij largohuni ,se i kam lekët ne dollapin e rrobave .Ata u larguan ,për nga korridori kryesor i shtëpisë.Unë nxorra armën nga dollapi. Qëllova në drejtim të Namik Kreshpanjit. Tre plumba.Te tre në gjoks.Shokët e tij lëshuan në tokë fëmijët.Ikën,me vrap jashtë shtëpisë.Sigurohem që kishte vdekur. I mbylla sytë,përdhunuesit tim.

-Zoti më faltë!-thashë me vete.Dola në korridor. Rrëmbeva fëmijët. Shkova disa porta me lart ,ku banonte vëllai i burrit tim.Trokita në derë.I thashë që jam unë, kunata jote, Blerta.Ai doli menjëherë.Hapi derën.U tmerrua kur më shikon mua me armë,në dorë.I thashë:-E vrava Namik Kreshpanjin!Donte të më përdhunonte.Më rrahu!Donte të më grabitëte lekët.Ia lashë fëmijët të kujdeseshe,dhe vete ashtu si isha e përdhunuar e rrahur ,u nisa për në Komisiariatin e policisë,në Gurras.Për të denoncuar!Të dorëzohesha!Kisha vrarë një njeri!

Ishte ora dy e natës.Tashmë nuk kisha më frikë.Ndoshta zoti më dha forcë ,më hoqi frikën ,ndoshta se edhe më keq se cfarë më ndodhi c'do më ndodhte??! Në atë terr errësire ,në atë gjendje "shock-u" si isha katandisur ,me pistoletën në dorë ,eca për një orë në këmbë derisa arrita në komisiariatin e policisë, në Gurras.Ishte tre e gjysëm e mëngjesit ,kur trokita në xhamin e oficerit të rojes.I thashë: Quhem Blerta Selishta ! Para një ore e gjysëm ,vrava një njeri.Quhet Namik Kreshpanji.Me përdhunoi dhe e vrava. Ia lëshova armën aty para syve të tij....
Këtu Blerta ndaloi së treguari.Në sytë e saj kishte lot.



Për një cast ajo hodhi vështrimin nga audienca.Sytë e saj u përqëndruan te burri që qëndronte akoma te dera me cigaren të ngjitur ,në buzën e poshtëme,fytyrë të reshkur e me rrudha të thella.

Burri ,e kapi vështrimin e saj.

Të dy kryqëzuan vështrimet.

Ai u mundua ta shmangte atë vështrim ,të asaj vajze të re. Këmbëngulja e saj,që nuk po ja ndante sytë, e mposhti.Ai e vështroi përsëri.Kësaj radhe drejt e në sy.Ajo me një zë të butë,buzë që i dridheshin, me një keqardhje në shpirt, i tha:

-Më fal,me vjen shumë keq për birin tënd. Më shkatërroi jetën.Të më falësh,nuk kisha me forca ta përballoja djalin tënd,e zgjodha vetgjyqësinë për ato që po më bënte,për të mbrojtur fëmijët,nderin tim e të familjes sime.

Ajo vuri dorën në zemër.I tha :Ngushëllimet e mija!

Salla u befasua nga guximi i saj!Burri i moshuar u kërrus,shtrëngoi nofullat dhe duart grusht.

Babai i të vrarit e pa gruan drejt në sy. Vuri dorën në zemër edhe ai.

-Të më falësh bijë,për këtë tmerr qe ke kaluar…që t’i ka shkaktuar im bir…Namiku..

! Me sytë e përlotur mundi të shqiptonte burrërisht fjalën :Drejtësi!Lirojeni vajzën…Të shkojë te fëmijët e saj!

.Nënë Mirija,i cila dridhej në cdo fjalë që e bija ,shprehte,hodhi sytë në drejtim të vajzës së saj, me dhimbjen e një nënë po edhe të një gruaje,kur dëgjon ,atë dramë të dhimbshme që kaloi vajza e saj,e lënduar në shpirt ,e lotuar,si një zemër nëne.E përshendeti.I dërgoi nga larg një të puthur me dorën që i dridheshe ,të rrudhosur .Një buzëqeshje ,përzjerë me lotët që i rridhnin faqeve,për t'i dhënë forcë e kurajo,por edhe për t'i treguar ,se unë jam këtu,nuk të braktis kurrë bija ime. Nënë Mirija,i hodhi një vështrim babait të Namik Kreshpanjit.

Unë munda ta vëreja me kujdes . Kishte në sytë e asaj nëne edhe mirënjohje, edhe admirim, edhe shkrepëtima vreri. Bija e saj kishte kaluar aq llahtare, deri kishte përfunduar në karrigen që, kushedi se sa kriminelë qenë ulur para saj, prej një njeriu që më së fundi ajo vetë e kish hequr nga kjo jetë. Kur mund të mos kish ndodhur vrasja, kur mund të mos kish ndodhur përdhunimi, pisllëku i sulmit të tre meshkujve mbi një grua…Jo jo, kjo nënë nuk mund të gëzohej. Sigurisht qëndrimi burrëror i babait të Namikut,i la me gojën hapur të gjithë.





******

Varrimi i Namik Kreshpanjit u bë vetëm nga prindërit e tij.Shumica e banorëve të fshatit, të afërm të tij,nuk morrën pjesë në varrim.Kaluan ditët.Erdhi dita finale e gjyqit.Nënë Mirija ,erdhi një ditë më parë.Mbrëmjen e kaluam bashkë në shtëpinë time.Të nesërmen u ngritëm pak herët për të marrë autobuzin e Gurrasit për të qënë në kohë në sallën e gjyqit.



Ora 9A.M.Seanca filloi.Fjalën e morri avokatja mbrojtëse.Ajo do të argumentonte me fakte , do të bënte një lidhje të shkëlqyer juridike të fakteve me rrethanat lehtësuse.Ajo me fjalën e saj ligjore,morale,shpirtërore ,të gjitha këto të lidhura në mënyrë organike me njëra tjetrën.Më pas trupi gjykues u tërqoh për vendimin.Gjykatësi,duke marrë parasysh gjendjen e saj,në kushtet e një depresioni të rënduar nervor dhe psikollogjik,të një vetmbrojtje të sajën,të fëmijve të saj,të nderit e të familjes ai shqiptoi me fjalë që sikur I sillte kupa qiellore:

-E pafajëshme!Të lirohet që në sallën e gjyqit!
Lot ,dridhje,ngashërime,përqafime,vajza ,Nënë Mirija ,avokatja dhe unë mësuesja e saj. Këtë radhë në sallë kishin ardhur edhe njerëz të tjerë. Ata duartrokisnin e të entusiazmuar uronin vajzën që do të gëzonte lirinë.

Befas….

Fjalët e gëzuara, hareja, të qeshurat….heshtën si me një thikë.

Truma i hapi rrugën një burri kokëulur.

Ishte babai i të vrarit.

E përqafoi vajzën…I kërkoi të falur me lotë në sy dhe u largua me kokën ulur sërish. Ai burrë i kërrusr nga vitet e hallet, i thatë dhe gjithë thinjë, përshkoi sallën me kokën varur mbi gjoks, dhe doli nga dera përjashta I shoqëruar nga vështrimet e të gjithëve.

.Polici hapi derën e hekurt të bangës së të akuzuarve.Blerta Selishta eci lirshëm.Fluturoi nga kafazi.Ajo doli nga salla e gjyqit.Në fund të korridorit ishte burri i saj.i ulur në një stol.Tymoste cigaren.E thirri në emër:Armir!Burri ngriti kokën.Flaku cigaren.Të dy vraponin në drejtim të njëri tjetrit ,në krahët e tyre.Lotë hidhërimi,lotë drame familjare ,lotë bashkëshortësh,lotë të dashuruarish, lotë dhimbje e gëzimi ! Drejtësia fitoi!Ata ishin bashkë!Puthje e lotë.Ai e shtrëngonte fort ,nusen e tij.Ajo i pëshpëriste:Kaloi,kaloi,të dua!Jam këtu,jam këtu!Nuk iki më!E fituam jetën!Dolën jashtë derës së gjykatës.Një taksi i mori për ti cuar pranë fëmijve të tyre.Dielli kishte dalë si për ditë behari,ndriconte e ngrohte fytyrat e tyre ,zemrat e tyre.Diku aty pranë taksisë ,dikush shiste lule, artificiale,shumëngjyrëshe.Armiri i tha taksistit :

-Një minutë të lutem.

Bëri një buqetë të madhe të bukur për nusen e tij të dashur,të fortë.Taksia mori rrugën e drejtë ,për në fshatin e lindjes,Hamzarat, te shtëpija e Nënë Mirijes ,ku i prisnin ëngjëjt e tyre. U ulën në sediljen prapa në krahët e njëri tjetrit,të bashkuar.Përqafoheshin,putheshin.

.Nënë Mirija i la të dy vetëm.Ajo morri një taksi tjetër .Edhe ajo u nis drejt shtëpisë së saj.



*****

. Blerta dhe Armir Selishta ,nuk u kthyen të jetonin më në fshatin e tyre. Ata sot jetojnë në një shtet perëndimor të Europës.Kanë lindur edhe një fëmijë tjetër,vajzë. E kanë quajtur Jetona,si për ta hedhur larg atë dramë që kaluan.Nënë Mirija jeton akoma në Hamzarat,me djalin dhe vajzën e saj,duke rritur nipër e mbesa. Jeta për Blertën e saj ecën në rrjedhën e duhur.E lumtur që vajza e saj jeton e gëzuar me burrin që ajo e donte shumë....



Raimonda Moisiu

Hartford CT USA.
Janar 2009


Fjala e Lire - Free Speech

No comments: