Monday, 12 January 2009

"Dervishi?!"



Përparim Hysi
Tregim

Kish mbetur jetim dhe,thuaj,qe rritur rrugëve.Bukën e përditëshme e nxirrte duke lypur.Por bënte kujdes që në një derë mos trokiste dy herë se njerëzit ishin në hall,siç mendonte ai.Kishte dhe raste-dhe s'qenë të pakëta-që dhe mos i jepnin gjë,por kjo as e fyente dhe as e inatoste.Se dora e thatë,çfarë do të të japë,tek e fundit?!Më tepër lypte fshatrave se jo vetëm fshatarkat(se ato gjente në shtëpi,de!)ishin më bujare se qytetëset,por,veç kësaj,qyteti qe larg.Dhe në qytet,kur shkonte,duket sikur do të humbiste.
Salltanetet as që i njihte dhe kënaqej me atë ç'i jipnin.Flaënderonte nga larg se,elbete, nikoqirja mund të qe e re dhe lypësi nuk kish nge edhe për avaze të tjera.Se majft që kishte dhe mospasjen,por dhe ato këmborë i duheshin!Ndryshe,krejt ndryshe,ndodhte kur gjente ndonjë plakë në shtëpi.Me të jo vetëm shtrohej në muhabet,por nuk harronte kurrë që me shënjë mirësjelljeje t'i puthte dorën hëm kur mbërrinte,por edhe kur largohej.Pak këtu dhe pak atje,ai e shtynte si e shtynte.
Një ditë(po shkelte për herë të parë në atë fshat) i hodhi sytë dhe pa një ndërtesë të madhe;më e lartë se të tjerat dhe veç fshatit,pranë një pylli.Ajo që i bëri përshtypje qe fakti se ndërtesa dukej që qe qarkuar me një mur,një pjesë e të cilit dukej që larg. Atje do shkoj,- vendosi.Kur u afrua tek ndërtesa që shihej nga larg, pa se jo vetëm muri e qarkonte at,por ngjitur me të qe një pyll i pafund që,thuaj,se të lemeriste me drurët e dëndur dhe të lartë.Lypsit aq që i udhej me pyllin.Trokiti tek porta hyrëse që,ndryshe nga shtëpitë e fshatit,ish me dy kanata."Kam rënë në"gjah të mirë",- mendoi me vete.
Trokiti.E ku dëgjohej e trokitura në këtë portë të madhe?!Përsëriti të trokiturat edhe më të forta dhe,kur u bë gati ta qëllonte me grusht,një kanatë e portës u hap dhe u rrëfye një dervish.Njerëzit e tarikatit i nnjihte nga veshja dhe lypësi,sa pa dervishin,bëri një temena. Dervishi:-Përse ke ardhur?Ke sjellë ndonjë gjë për teqenë apo do të takosh me Babanë? Lypësi,i zënë ngusht nga këto pyetje,rrinte sikur kish bërë faj. Por kjo gjëndje s'mund të vazhdonte, ndaj i tha:
-Dua ndonjë gjë për të ngrënë.
Dervishi:-Shtëpia e Zotit ka për të gjithë dhe,si i priu përpara, e çoi drejt e në kuzhinë.Atje i dhanë për të ngrënë dhe,kur mbaroi së ngrëni,dervishi e pyeti:
-Nuk ke njeri në shtëpi?
-Jo.
-Po të afërm a ke?
-Jo.Jo.Jam fare i vetëm.
-Pa prit pak këtu,- i tha dervishi,- të vete t'i them Babait se,ndoshta,të mbajmë këtu si çirak për të të bërë dervish.
-Mirë,- pranoi lypësi.
-Ejvalla,nazar,- foli dervishi,pasi u përkul para Babait të teqesë.Babai, i veshur me takëmet e Tarikatit që përfaqësonte,ulur mbi një shilte të trashë,nën hijen e një lisi,këmbët e zbathura i kish mbi një jar me ujë të ftohtë,se qe gusht e të piqej koka; mbi një palare të madhe ish një kokë e pjekur dashi,një faqore rakije dhe,veç tyre,edhe ndonjë frut i stinës.
-Ejvalla,nazar,-përsëdyti dervishi.
-Ç'ka ndodhur,evlat?-iu kthye me pyetje Babai.
-Ka ardhur një lypës,njeri pa njeri,dhe thashë të pyes ndoshta e marrim çirak që ta bëjmë dervish.
-Visheni dhe ma sillni t'hu,-urdhëroi Babai.
-Shpëtove lumëzi,i tha dervishi lypësit.Por dëgjo:për çdo gjë që do të pyesë Babai,para se të flasësh, do t'i thuash"Ejvalla,nazar!"-dëgjove?Kur të veshë,do t'i puthësh dorën dhe,kur të ikësh,po kështu.Tani hajde tek dervish Bektashi që të marrësh rrobat e Tarikatit tonë!
E veshi dhe,pasi i priu përpara,ia paraqiti Babait."Dervishi i ri" kaloi përmjet një bahçeje që ta lezetoste shpirtin dhe,më tutje,pa një pyll që të lemeriste.Ndërkaq,arritën tek Babai.Babai,veshur me atë rrobën e bukur,qendisur me fijëza të arta,me atë sarëkun në kokë, të bardhë me një jeshile të zënë,me mjekrrën e bardhë dëborë e të gjatë,dukej edhe më madhështor se sa qe, dhe të dukej,për një çast,se me të vërtetë,qe më afër Zotit.
-Jetim je?
-Hejvalla, nazar, jetim jam.
-S'ke të afërm?
-Jo. Asnjë.
-Mirë, more dervish Musai, ma ço tek dervish Bektashi, të marrë një kosore, një kazëm e një lopatë dhe ma sillni prapë këtu. Kështu dhe bënë. Kur u paraqit,për së dyti,lypësit sikur i erdhi goja,dhe i tha:
-Ejvalla,nazar,sa bahçe e bukur kjo e teqesë!
Dhe Babai:-E bukur,e bukur,po ka qenë pyll si ky që sheh këtu. Po një dervish si puna jote e ktheu në bahçe.Prandaj më fillo dhe ma pastro këtë pyllthin këtu,se do ta zgjeroj bahçenë! "Dervishi i ri" sa nuk kafshoi buzën nga e keqja. Të pastronte pyllin?! Dhe kush? Ai që tërë jetën nuk kish zënë punë me dorë... Ah, o Baba, t'u bëftë në grykë! -mallkoi me vete lypësi. Të mbettë ndonjë copë nga ato që po ha, po ashtu shul e shul, e të shkosh mu në esfel!Po sa para bënin mallkimet tani?!...
Filloi dhe,pas një ore,kullonte djersë.Të çlodhej, s'e linte syri zhgabonjë i Babait. Aq po lodhej sa i dukej se në këtë vapë xërr do pëllciste si ndonjë flluskë sapuni apo si ato gjinkallat e mjera që këndonin mbi trungjet e pemëve. Forcat po e linin dhe, veç kësaj, dëgjoi zërin e Babait:
-More evlat, jepu duarëve se ashtu siç e ke zënë as mot nuk e mbaron. Se dëgjo këtu:-As Zoti nuk i do dembelët! Tani"Dervishi i ri" ish gati që t'i sulej me kosoren Babait dhe, pastaj, të ikëte nga sytë këmbët. Nga shiu, kishte rënë në breshër. Sakaq, që nga pylli po dëgjohej angullima rrënqethëse e një qeni. Ulërima qe aq e madhe, sa"dervishit të ri" nuk iu ndurua:
-Baba, -tha, -të vete të shoh se çfarë ka ai qen?
-Shko, -e lejoi Babai, -po mos u vono se je prapa me punën.
U bë me krahë dhe gati fluturoi në pyll.Pas ulërimës e gjeti kafshën dhe u çudit. I zoti i qenit, pasi e kish kidhur qenin pas një peme, i binte me mykën e sopatës sa mbi kokë e mbi trup. Ndaj dhe qeni ulërinte.
-Pse e rreh qenin? -pyeti "Dervishi i ri"
-Po e rrah, po nuk po ngordh se më hëngri bukën e drekës.
-Si,or si? Mos e rrih, -i tha "Dervishi i ri", bjema mua t'ia çoj Babait të teqesë. E vë Babai që të qërojë pyllin dhe ngordh vet pastaj...


gusht 1973
Përparim Hysi, 12 janar 2009
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: