Friday, 9 January 2009

Duke rëmuar një plagë të vjetër...



(shënime për poemën "Nëna Kosovare" të Makensen Bungos)

Përparim Hysi


Aty nga vitet e para të pasçlirimit,ndërsa merrte maturën në Normalen e Elbasanit,studenti Makensen Bungo,bir i një familjeje fisnike elbasanase,tek laurohej si nga një studentët më të mirë,paska thënë: -Shqipëria e fitoi lirinë,por pjesërisht.Pjesa tjetër( e kish fjalën,kryesisht,për Kosovën!)ka mbetur në skllavëri.Nën skllavërinë e serbëve me Titon në krye.Kaq paska thënë,por nuk paskësh thënë pak kur miqësia me Titon ishte aq e thekshme.Ende uturinin thirrjet enthuziaste:-Tito-Tito!Kjo thënie dhe vet origjina e tij,ndër familjet më të pasura elbasanase,mjaftoi dhe teproi për t'i vënë hekurat si armik i popullit dhe ta dërgojnë në burgun famkeq të Maliqit(kish filluar puna për tharjen e kënetës).Seç hoqi në atë burg ai dhe bashkëshokët e vetë,Makenseni,e ka treguar në romanin"Këneta e vdekjes",por objekti i shkrimit tim nuk është ky roman,por një vepër tjetër:poema"Nëna Kosovare".Duke bërë këtë digresion pak të gjatë për shkrimin tim,dua t'i them lexuesit se autori,prej kësaj plage bëri burgun dhe vuajti pasojat:e syrgjynosin larg Elbasanit duke punuar mësues(pas burgut,pra)në fshatrat e Gjirokastrës,Tepelenës,Beratit dhe kryesisht në rrethin e Fierit.Këtu,në fshatrat e Fierit,ka punuar gati për 30-vjet.Aq sa mund të quhet jo nga Elbasani,po nga Fieri. Poema "Nëna Kosovare" është shkruar në mërgim nga autori.Ai nga viti 1997 ka emigruar në USA,jeton në New York dhe sot është plot 81 vjeç(do t'i uroja të shkkojë 100-vjeç,si dashamirës dhe njohës i vjetër i tij).Pra,siç thashë,sado i mërguar dhe sado që nuk e njeh anglishten,ai përmjet ekranit e ka përjetuar të gjithë atë shantazh shekullor,atë genocid famkeq që,së fundi mbante firmën e MIlosheviçit,dhe befas,plaga e vjetër,zuri jo vetëm të rrjedhë,por dhe t'i dhëmbi.Pikërisht,përmjet këtyre përjetimeve dhe përsijateve të dhimbshme,ai zuri të shkruaj këtë poemë.Me vargje të thjeshtë, me fjalë zëmre që,në tërësinë e tyre,çdo lexuesi i shkaktojnë lot.Se për lot qe dhe drama kosovare.Poema ka gjithësej 14 këngë.Se si këngë të dhimbshme janë që të gjitha.Atij nuk i shpëton nga syri as shantazhi,por as dhe heroizmi made in Adem Jashari e plot të tjerë.Po ai nuk qëndron vetëm këtu.Nuk i shpëton as edhe ndihma e Amerikës dhe Presidentit Klinton.Makenseni nuk i mungon as vokopolari i pasur,as pena e stërvitur për të shkruar një poemë elitare,por ai nuk ka këtë qëllim dhe nuk vuan nga ndonjë delir.Përkundrazi,duke e ndjerë dhimbjen si patriot i mirëfilltë,ai shkruan thjesht,kuptueshëm në mënyrë që çka shkruan,të jetë e lexueshme dhe e kutpueshme për çdo lexues që ka mësuar të lexojë.Së pari-dhe ky ishtë objeksioni i parë i tij- do që kjo poemë të lexohet nga të gjithë kosovarët që e vuajtën mbi shpinat e tyre të gjithë këtë dramë me përmasa tragjedie në një kohë moderne.Unë nuk e di a është botuar në Kosovë poema,por,në se nuk është bërë deri tani,është domosdoshmëri që të bëhet.Se kjo poemë është si një monument artistik ku si në rontgen shikohen edhe vrasjet,edhe çnderimet,edhe bastisjet,edhe djegjet masive dhe,mbi të gjitha,atje shikon gjithë atë peligrinazh,pothuajse biblik,të një populli të martiruzuar.Dora prej ustai që ka gdhëndur poemën,pa stërzmadhime i jep si në një film me metrazh të gjatë të gjitha këto që të bëjnë me tension e me dobësi zëmre.Veç operatori që e xhiron këtë film,duke u mbështetur në poemën në fjalë,duhet të bëjë kujdes:këtë "film" duhet ta xhirojë me ngadalë,për t'i dhënë në mënyrë më jetësore dhe më imtë,të gjitha këto raprezalje made in Millosheviç e Co...,në mënyrë që shikuesi të përfitojë po aq asocione të gjalla,sa ç'fiton kur lexon këtë poemë.Që ta arrijë këtë,operatori duhet të ketë përvojën e autorit,në këtë rast,Makensenit,që siç është një mësues i mirë(Makenseni ësthë Mësues i merituar!),di që dhe veprën e tij ta japë para lexuesit,siç jepet një orë mësimi.Sado e thjeshtë poema,po asaj nuk i mungon as prologu(hyrja),as tema themelore(përmbajtja),por "ustai" nuk e ka lënë këtë vepër dhe pa epilogun(mbylljen).Më mirë se kaq,nuk ka ku të vejë.Lexues veç kape me dorë dhe ajo nuk të lë pa e mbaruar të tërën.Se është shkruar thjesht,por sa bukur!Duke e mbyllur,unë i uroj Makensenit:-Me të tjera shkrime që,siç jam i sigurt,do t'i sjellë.
Përparim Hysi, 9 janar 2008

No comments: