Wednesday, 28 January 2009

Erotika e luleve

Arqile Gjata


Prozë poetike

Në një botë me ngjyra lulesh, sensualiteti i luleve në pranin e bukurisë, joshjes dhe finesës së tejdukshme, duhet të pranojmë se kryhet seks erotikë me një elegancë të çuditshme, në pranin e dritës, të mjegullës, dëborës dhe akullit, flladit të lehtë pranverorë nën dritën e hënës sidomos te lulet e agrumeve . Përfytyroni me qindra e mijëra lule që gjenden kudo në planetin tonë!
Seksi erotikë i luleve është shumë ledhatues, çuditërisht i qetë, i çiltër, pa ndrojtje dhe pa zhurma . Ky lloj seksi erotikë i luleve e përjashton pranin e dhunës si për shembull të shpendët, kafshët dhe njeriun dhe nuk njihet fenomeni i shfrytëzimit seksual, përdhunimit e tjera .
Lulet nuk dinë të shkruajnë, apo të lexojnë, natyrisht që nuk dinë të këndojnë, të shkruajnë poezi dashurie, por ato janë fantastikisht adhuruese në çdo kohë dhe stinë
ndaj ''partnerëve'' të tyre...dhe në mënyrë të habitshme të heshtura, plotë ngjyra të pa përsëritshme dhe me një delikatesë joshëse në pozicionimin e tyre . Ato kanë një përshtatje engjëllore ndaj gjendjes, formës, shumë ngjyrësisë të ngjizur në mënyrë të pa përsëritshme ndër specie të tjera .Ato e trashëgojnë sensin dhe dëshirën për tu riprodhuar, për tu përsosur deri në atë stad fiziologjikë që i lejon ambienti, rrethanat për të mbijetuar. Lulet në çdo stinë dhe kohë janë të admirueshme, kënaqësi dhënëse, të mrekullojnë, të zbusin shpirtin e trazuar...
Kur sodit një buqetë me lule, një vazo me lule, një fushë, një parcelë aty gjen ndjenjën e sensualitetit të brishtë të një qenieje delikate që të frymëzon, të jep jetë dhe të ndjell dëshirë për të pasur afër shoqen(-kun), të dashurën(-in) për të shijuar erotikën e luleve dhe natyrshëm dhe erotikën seksuale.....të luleve.
Erotika e luleve e ka '' konceptin'' e shijes dhe të parafytyrimit . Ato gjithmonë kanë një pozicionim që u jep mundësi të shijojnë njëra tjetrën dhe natyrshëm të përfytyrojnë '' partnerin(-en) '' e vet të përqafuar dhe buzë më buzë, apo një gonxhe percepton një lule të sojit të saj të zhvilluar dhe ndjen dalëngadalë nevojën e aromës dhe të sensualitetit .

Lulet kanë dhuntinë e të tej parit dhe të ndjeshmërisë së përsosur, në saj të shumëllojshmërisë muzikore (ngjyrave), që gjithëkahera shoqëron sensualitetin erotikë të luleve, që mbartin potencialisht në vetvete orkestracionin muzikor të përfituara nga efektetet gjenetike dhe të dritës duke krijuar në mënyrë të përsosur shumëngjyrësinë e ngjyrave, që vet ato e vet-shijojnë, e vet- pranojnë si një gjë të magjishme, që inspiron erotikën muzikore, jo si tinguj, por si ndjesi me ato të ngjyrave të luleve .
Të gjitha lulet kanë individualitetin dhe erotikën e vet të pa përsëritshme me të tjerat si për shembull një manushaqe, një zambak a një trëndelinë , Po ti soditësh ato me pak kureshtje kupton, ndjen, shijon dhe ngopesh me sensualitetin e një tufe me manushaqe në brendësi të një ferre në acar . Ato i gjen dy e nga dy dhe më tepër, por në çift . Po kështu dhe zambaku kur çel hapen dy e nga dy dhe jo në të njëjtën madhësi. Me këtë kuptojmë, se ato janë të prirura të jetojnë në erotikën e tyre individuale të çiftëzuara .
Lulet dhe pse nuk lëshojnë tinguj, ato përsëri e mbushin ambientin me muzikalitet enigmatikë dhe të joshin në gjithfarë mënyra . Një gjë e tillë është më se e vërtetë .kur në ambientet familjare, të punës, të çlodhjes etje, kur na mungojnë lulet, njeriu e

ndjen së tepërmi mos frymëmarrjen e tija dhe e bënë njeriun të mos jetë komod dhe në humor . Lulet dhe erotika seksuale e tyre është e pranishme kudo ku ato lulëzojnë të përzgjedhura nga dora, syri, nga shijet dhe aftësia e njerëzve që i risin dhe i
përzgjedhin si, në pritje zyrtare, në festat e ndryshme familjare e shoqërore, gjithkund ku ka jetë . Ato janë simboli i jetës (kini provuar ndonjëherë t'i merrni erë një fëmije, një foshnje ) ato(lulet) janë simboli i qetësisë, dashurisë,mirënjohjes, të virtytit dhe kulturës .
Lulet, aroma e tyre, efektet çlodhëse dhe bukuria joshëse e shoqërojnë njeriun deri në jetën e përtejme......
Lulet dhe gjithçka që i përket '' perandorisë '' së luleve, aroma, ngjyrat, finesa, brishtësia, eleganca, joshja e të tjera dhunti të luleve janë bashkudhëtare të njeriut dhe në botën e gjallë në tërësi . Ato(lulet) janë shëmbëlltyra e jetës së kulturuar, të ndjeshmërisë, pastërtisë shpirtërore dhe dashurisë njerëzore .
Lulet dhe erotika e tyre kanë në vetvete, të përngjitura, të pikturuara, të perceptuara dhe të kultivuara POEZINË...si për shembull; Lule manushaqe.....Trëndelinë moj trëndelinë....Lule bore, lule bore....Lulet e limonit.... Mimozat....O zambak-zambak i bardh....Ti je por si një gonxhe....Karafilat që ka Shkodra....Lulet e Majit....Tundu, shkundu moj lajthatë....Lulja me erë...Këputa një trëndafil dhe sa e sa mijëra e mijëra poezi dhe këngë të tjera .
Njeriu lind si një lule e brishtë, i bukur, i pastër, plotë sensualitet dhe aromë por......
me kalimin e viteve ai në përgjithësi mund të bëhet.....

Nga Arqile Gjata Janar-2009-Athinë

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: