Tuesday, 27 January 2009

FROSINA

(ngjarje e jetuar emrat nuk jane reale)


Petraq J Pali

tregim:


E pagezuan “Frosinen”ne moshen njezet e tre vjecare,e ndergjegjesuar per te nderuar fene e saj qe ishte e besimit Bektashian,ne ate ortodoks,ajo,duke punuar e shkolluar ne nje shtet laik vendosi me deshire dhe pa presionin e askujt por me vullnet te plote te saj dhe katerciperisht e ndergjegjesuar te bente kete ndyshim te madh ne jeten e saj !

Prindet e saj,jo vetem qe nuk e kundershtuan por e aprovuan menjehere sa Frosina u tha se c’kishte nder mendje te bente. Frosina kishte pare edhe shoqe te tjera emigrante si kjo qe te nderonin fene,dhe ne bizetat me to, ato ndjeheshin njesoj si me pare,pa as me te voglin ndryshim !

Maredheniet e tyre intime me te dashurin e saj menjhere filluan te tjetersoheshin qe diten e pare, qe kur Frosina e beri realitet endren.

Me pas,Sokoli per cdo dite ftofej me te.

Ajo, i kishte thene Sokolit,deshiren e saj per ta bere kete pagezim,ai, e kishte kundershtuar,por nuk mundi dot ta frenonte mbasi ishte nje e drejte e saj dhe nje zgjedhje qe kushdo mund ta kryeje.

Nje te diel,Sokoli e mori ne telefon Frosinen,se kishte nje ngutje dhe donte ta takonte aty nga ora dhjete e mengjezit,ore kjo qe Frosina,do te shkonte ne kishe per kater te diela rrjesht mbas pagezimit,sipas regullave laike.

Frosina,Ju lut Sokolit qe orari i takimit te ndryshonte,para. apo,pas ritualit te zakonshem te djelave ortodokse,pra te mos pengonte pjesmarjen e saj ne meshe.

Sokoli,me gjithe sygjerimet e Frosines,i mbylli telefonin duke i thene me inat…bashke nuk kemi me pune …me more vesh…!

Mos me kerko te me takosh me !

Frosina,e mbylli telefonin me lot ne sy,ankohej me vet veten pse nuk e kishte miratuar Sokoli veprimin e saj,dhe pse ai, te sillej ne kete menyre,nderkohe qe e deshte shume shume dhe i kishte dhene e falur gjithcka.

Frosina,kishte pese vjet e dashuruar me Sokolin,dhe tani meqene se kjo kishte nderuar fene te prishte dhe dashurine me te…?, plasi nga inati,qau plot maraz,dhe vazhdoi punen e saj,duke,ruajtur dinjitetin,personalitetin dhe karakterin.

I dha vetes karar dhe vendosi njehere e gjithmone,se nuk do pranonte asnje burre tjater ne jete vec Sokolit,dhe ne qofte se ai nuk kthehesh ajo do perfundonte kallogre manastiri. Pike.

Frosina,ishte nje vajze shume e bukur,ajo,ishte e stitsur vete nga zoti,me te gjitha tiparet e bukurise kishte edhe vyrtyte,sa fisnike, aqe dhe kryelarte,sa e qeshur aqe dhe serioze,sa e paster ,aqe dhe sqimtare,pa le pastaj, intelekti i saj,e para ne shkolle,me nota me te shkelqyera si ne vendlindje por edhe ne emigracion.

Ndersa per bukurine ajo,kishte te vecantat e saj ,syte e saj te blujte si margaritar i shkelqenin plot jete dhe gas,trupi selvi,kembe te mrekullueshme,gjoksi i perkryer,buzet shege, faqet si molle ,floket e saj te gjata te mernin ne qafe..Ate,e shikonin te gjithe me habi,e ajo gjithmone buzeqeshte, i peleqente jeta dhe njerezit !

Sa,i mbylli telefonin,Sokoli,Frosina, jo vetem qe u fye,por aty per aty e urreu Ate, dhe sjelljen e tij,u shqetesua,u merzit,dhe perbrenda vuante nga nje ndjenje dashurie e madhe per te, por edhe nga nje ndjenje inati dhe njefare si urejtje dhe vuante me vete qe ai nuk i kishte kuptuar deshirat e saj !

Kaluan dite jave dhe muaj,Frosina ne punen e saj ndersa Sokoli ne te veten.

As njeri nuk mund te ulej e te shtronte miqesisht e urtesisht dashurine e tyre dhe problemin…Frosina ne vet-vete luftonte dhe nuk donte gjithsesi te ulej, te neneshtrohej,fundja ai,ishte qe prishi miqesine. Keto gjykonte me vete vajza e shkrete,se qysh kur pati perplasje me te humbi gjumin,humbi qetesine dhe po tjetersohej !

Pse,ai, duhej te me urente mua me veprimin qe bera,po te isha une nje vajze e besimit ortodoks nuk mund ta dashuroja Sokolin me besim mysliman.?,c’jane keto gjera o Perendi thoshte e shprehej perdite e shkreta vajze. A, nuk jane njerezit njesoj,a nuk kane nje gjak, a nuk ka nje zot te vetem ne qiell.

Kisha qejf,te nderoja fene,pse te humbas dashurine pse pse?

Vajza,e ndiente dhimbjen e ndarjes se saj me Sokolin, i cili kryenec dhe i pa pergjegjshem e bente te vuante te shkreten, deri sa te merte ndonje vendim te madh qe te sakrifikonte rinine edhe jeten e saj per te e te mbyllej neper manastire.?

Kjo do te ishte fatale.

Mbushi,plot nje vit qe Sokoli nuk fliste me Frosinen,ama kishte plot nje vit qe nuk duronte dot pa te..mirpo,gjat ketij viti ai, syverjonte nga do dhe ne cdo kohe Frosinen,nuk la gje pa bere me provokime…jo duke dale ne plan vete por duke futur miq te tij ti prisnin rrugen vajzes,e fotografonte e xhironte me kamer ne distance…e c/nuk beri Sokoli gjat nje viti qe kishte humbur qetesine e tij..!

Sokoli,dha e mori nuk mund te duronte dot me,plasi,s’dinte nga t’ja mbante,ishte bere pishman qe u largua nga ajo, dhe tani e vuante gati sa nuk cmendej,e vuante aqe shume sa shpesh donte ti jepte fund edhe jetes..filloi te merte droge,filloi te pinte,qante,ne shtepi rinte i mbyllur,kufizoi gjithcka,por egoizmi i tij dhe kokefortesia nuk gjykoi ti jepte fund problemit,te kerkonte te takonte Frosinen, dhe te binin ne dashurin e tyre te pare dhe te marre, se ata dashuroheshin marezisht me njeri tjatrin. Po ku ti gjente ato forca Sokoli i cili perdite po degradonte.

Por,edhe Frosina mbane tjater e ndiente dhe e vuante dashurine e humbur,ngjarja ishte me te verete e dhembur per te dy.

Nuk duroi dot me Frosina,dhe nje dite nga ditet e mori ne telefon Sokolin,per te riregulluar mardheniet,mirpo Sokoli i cili ne cast e humbi kontrollin dhe u befasua e u alarmua mbasi nuk e priste, qe sa degjoi zerin e saj..kur i foli..alooo Sokol jam Frosina,menjehere mbylli telefonin si budalla.

Frosina,u fye dhe nuk e mori me ne telefon askurre,bile aty per aty mori vendim te neneshkruante tek Dhespoti aktin e flijimit te saj ne vathen e Perendise,vendim ky, qe e bente perjete murgeshe.

Vajza mezi,priste te djelen,e hidheruar deri ne palce,pa komunikuar me prindet neneshkruan aktin final dhe perfundon ne manastir !

Sokoli,mbas telefonit,i ndergjegjshem dhe katersiperisht me zemer vendosi qe te dielen e ardhshme te pagezohej,qe te mos humbiste Dashurine!

Shkoi tek prifti,sipas regullave me nunen e tij nje zonje Ortodokse e cila kishte kohe qe e kshillonte te mos humbte dashurine me Frosinen, te bente edhe ai te njejten gje te, Pagezohej.

E kreu,me vrap kete rit,u pagezua dhe u kthye ne fene e te dashures se tij ,e emruan SOTIR.!

Sa,doli nga Ceremonia e pagezimit, Sotiri,dukej si nje dhender,i gezuar,i qeshur,i zbukuruar…dhe po fluturonte drejt dashurise se pare por te humbur!.

Frosina nder kohe,ishte veshur kallogre !

pJp

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: