Sunday, 11 January 2009

GJYSMA E UNAZES


( Tregim nga Roland Gjoza )

Babane e ngritem nga shtrati dhe e ulem ne kolltuk perballe televizorit.Mjeket ia kishin prere shpresat.Nena afroi karrigen dhe i vuri njeren dore mbi sup.E ngjeshi prane vetes.Ai nuk qeshte me.Rrinte si i perhumbur,dergjej me nje veshtrim te zbrazet.Hapa televizorin,po ai ngriti doren dhe beri shenje qe ta shuaja.Leshoi nje psheretime tejet te pikelluar.Eshte vertet e dhimbshme te shohesh njeriun tend te dashur qe i dorezohet vdekjes pa ndihmen e askujt,se te tjeret nuk kane c'bejne,s'kane asgje ne dore.Ne ate gjendje mjerane ishte ai,e ne kinse i pershtateshim kesaj gjendjeje,se gezonim shendet dhe nuk na dhimbte asgje,perkundrazi ndjenim nje joshje per ta braktisur kete skene te trishte familjare.C'ndodh ne brendesi te njeriut,o zot,perzjehet dhimbja e thelle me ndjenjen e eger per te shijuar ethshem cdo grime te jetes,e kjo ndoshta per shkak te egoizmit.
-- C'me rrini si te ngrire,-- tha nena -- ai do nje fjale te mire,bejeni per te qeshur,ai duhet te harroje gjithcka.Kohen me te bukur kishte Durresin..Luften Italo Greke,dyqanin ne rrugen tregtare..
Ushtaret italiane zbrisnin nga anijet dhe kepusnin trendafile ne kopshtet e Durresit.Ishte muzg me diell ne det.Ata vinin nga poshte dhe ngrinin pluhur.Ne qendronim lart dhe i shikonim.C'djem!Veshur e mbathur per bukuri,kendonin "La bella donna..,ngrinin doren mbi armet dhe leshonin puthje duke qeshur.Sikur ishin ne opera.Ajo kucka,motra ime,Ana,kishte dale ne ballkon,shterngonte fort rreth shaleve fustanin me fruda qe e kishte mbledhur ne grusht dhe gajasej e shkrihej me ta.Ai,qe une e thirra Xhovanoto,u perthye me dysh sikur do te binte mbi pllakat e rruges me pluhur,nxorri nje saze goje dhe ia tha njeres prej atyre napolitankave te dalldisura.Ajo e nxire me boje u zgjat mbi parmakun e ballkonit dhe iu derdhen gjinjte jashte,goxha gjinj kishte shejtanka,qe edhe Zotin perendi gati e shtinin ne ngasje e ne terbim.Te kisha nje dru i hyja me te.Ai bandill u fut ne dyqan,bleu parfum,corape grash,sapun,byzylyke me rubine vishnje dhe ngjiti shkallet matufi t'ia conte asaj lart.U ngjit djalli me brire pup pup duke i trokellire gjithe ato arme ne trup dhe shkoi si pa gje te keq drejt e tek ajo.I thirra vellait te madh dhe i hyme vendce ne dru,qe ta mbante mend per tere jeten.Mbeti shakull i mbytur ne gjak te kembet tona.
-- O katile! -- briti motra duke qare -- C'ju beri ai qyqar, o vrases!Me dashuroi me shikim te pare.
I hyme dhe asaj.Po ajo dose mbante.
-- Leri, -- tha vellai i mdh -- e djallosem!E c'fare se do t'i conte ca dhurata,gjynah nga perendia,ne vend qe ta vriste greku,e vrame ne,kjo e ka fajin,kjo qelbesire,qe Zoti s'ia ka kursyer bojen,e ka me te tepert te shkreten,vertet ta prish mendjen..te le pa lufte..pa atdhe..C'ben dashuri zeza..
Ana e mori,e futi ne dhomen e saj,e lau,e pastroi,e sheroi me te gjitha dhe ja,kur nje dite tyryfyli na u be shegerti yne.E la luften, se fitoi dashurine.
Se kush e spiunoi,nje mut muti,erdhen nje nate dhe ia nxorren nga shtrati gollomesh,ai perpara i arrestuar,ajo pas zbathur neper rruget me pluhur te Durresit.Hyri bashke me te ne anije,e lane te hynte ne kuverte,ashtu me rroba nate,s'kishin si te mos e linin, korben,se aq shume ta merrte mendjen me bukurine e saj prej xhindi,sa harroje luften,Italine e gjithcka.Atje ai qyqar preu unazen me diamant,e preu per se gjeri dhe i dha gjysmen asaj.Ia vuri ne gisht.O do te vi une,i tha, o do te vish ti,me prit,shpirt,se edhe une do te pres.I premtuan njeri - tjetrit se dy gjysmat e unazave nuk do t'i hiqnin me kurre nga gishterinjte.Iku.Ajo korbe mbante vel te zi,po me fort i terbonte burrat me ate vel te zi.Kishte ne fytyre nje melankoli e dy blana mavi nen sy qe i shkonin,se pikellimi i jep hir shenjteror dashurise.Priti sa priti,mori frengjyzin e vdiq.Po para se te hiqte shpirt me dha gjysmen e unazes dhe adresen e tij.I ruaja ne nje kuti argjendi bashke me disa verdhushka.Te gjitha mi moren,po ate e ruaja si syte e ballit.Kishte keshtjelle,biri i botes,lume,pyll,korije.Ishte i kamur andej nga ane e Sicilise.Punet rrodhen per dreq,u mbyllen rruget,mi moren te gjitha komunaret,me dyqan,me shtepi,me katandi,me lane si djerrina ne ngrice.Hoqa sa une e di.Ne dite te keqija kur me dilte shkuma e me shperthente vetiu nga shpirti ajo e fundit pasthirme, o nena ime,me kujtohej kutia me gjysmen e unazes dhe me vinin mendte,me kapte nje shprese e cuditshme,nje si clirim nga nje mberthim ne gryke.Femijet u rriten si u rriten dhe kur thika shkonte ne kocke,une nxirrja kutine dhe ju tregoja gjysmen e unazes.Kjo do t'ju shpetoje,ja sa te thyejne zverkun keta derra,pastaj capni e shkoni te gjeni Xhovanoton,se kushedi c'ka taksur perendia dhe per ju.Une jam ne moshen e kujtimeve,po me lene deshirat,per mua Italia eshte shume larg.Xhanem,edhe mua ma ka qejfi,se vdes per ate te shkrete Itali,po c'ti besh,s'jemi si njerezit e Bibles qe jetonin nga 1000 vjet.Durresi me mjafton,ai Napol i vogel.Durresi eshte verdhushka per mua,ajo verdhushka qe e provoja me goje dhe me dilte safi.
Babai mbante kutine ne doren qe i dridhej sa here qe ne shtepi nuk kishim te hanim.Nena zinte me brume vrimezat e stufes qe brafullonte tym,ndizte kandilin me vaj para ikones dhe bente lutjen qe hallakatej neper dhome,ai kryq ne gjoksin e saj te rreshkur me ate dore te tretur leshonte hije ne te kater faqet e mureve te kuzhines.Ishte kryqi i jetes qe sfidohej nga nje gjysme unaze.Nje rreth floriri i paster,nje diamant blu i thelle me shume faqe pershkenditese.Ky do t'ju shpetoje,thoshte babai,vetem beni durim.Me degjoni?Mbyllte kutine prej argjendti qe kerciste dhe psheretinte me shprese.
Sa here ia behnin rrethana te veshtira,tejet deshperuese,pervec urise dhe mjerimit,pergjimit dhe kercenimit,ishte dhe ajo kuti e vogel qe u ndriconte ne ate det zie Kepin e Shpreses se Mire.
U hapen ambasadat dhe dy djemte e medhenj nuk priten, po hyne brenda dhe ia mbathen te paret per Itali.Kerkuan,po nuk gjeten gje.U nisen te dytet me gomone,pyeten e pyeten duke i rene kryq e terthor Sicilise,adresa e vjeter e kontit te Argentit ndoshta kishte nje gabim,qe nuk po shkoqitej dot.Djemte bene pune nga me te rendat,ngriten shtepi e katandi.Hapen biznese;supermarkete me ushqime italiane.Ne fund e humben durimin,iu luten babait te bente dhe ai udhetimin e fundit.Eshte e pamundur,kur se gjetet ju,si ta gjej une?Jo,nuk do t'i rezistoja kurrsesi ketij udhetimi.Pastaj ky kerkim ju vlejti,sepse ju punuat,fituat,tani thuajse s'ju mungon asgje.Eshte kurioziteti,baba,si valle na mbajti gjalle ne kohe mjerimi nje gjysme unaze floriri me gure diamanti,qe tani s'ka me asnje vlere,sepse nuk kemi me nevoje per te?Shkoni si turiste bashke me nenen,ju nisim ne,jane vende te bukura,ka aventura,muzike,shkoni,baba!
Kur iu mbush mendja per te shkuar ndodhen ngjarjet e 97,pastaj te 98,pastaj te 99,shpernguljet masive te kosovareve.U harrua Italia,u kujtua Durresi.Iu lut djemve t'i hapnin dyqanin e vjeter te rruga tregtare.Atje rrinte ulur ne godinen e restauruar,nje vile gotike me ballkone nga deti.Ishte muzg me diell ne det.Qendronte ne ballkon dhe veshtronte rrugen.Nga tragetet zbrisnin turiste.Nje djale i ri shtynte nje karro invalidi.Ne te ishte nje plak me kapele feltri te bardhe,me kostum te bardhe,me mjeker te bardhe.Djaloshi ishte i gjate,i bukur,ezmer me nje pale mustaqe spice.
Prane meje ne ballkon luante me nje trendafil ne dore mbesa ime,Ana,qe mbante emrin e motres,nje hollake e gjate,tejet e bukur,aq sa djemte e mi i kishin vene roje.Gjithe ate jave ne te njejten ore ai djale shtynte karrocen e invalidit poshte ballkonit.Une aty dhe Ana krah meje duke tundur ate trendafil vishnje te erret.
-- Moj Ane,ku e ke trendafilin?
-- Ia hodha atij djalit,gjysh!
-- Pse?Kush eshte ai?
-- Nuk e njoh.Gjysh,mos i thuaj njeriu,une e dashurova me shikim te pare.
U drodha.Po ato fjale,po ajo tingellime ne nje muzg me diell ne det.Ah,Durres,c'me bere.Do ta mbyll dyqanin.Vendosa t'i ve drynin e te kthehem ne Tirane.Ai karafil hyri ne dyqan.Erdhi nje nga shiteset dhe me tha se ai donte te me takonte.
-- Te sikteriset,prapa diellit te shkoje,keshtu thuaj!
-- Zoteri,ai eshte italian.Ju kerkon ju me emer.Vjen posacerisht per ju bashke me ate plakun ne karroce.Nuk do t'i prisni?
Nuk isha ne vete.Po me vinte mendja rrotull.Ajo shejtanke shitese shtoi si me djallezi;
-- Thuaj ka ardhur Xhovanoto,me tha ai djali.
Ana nderkaq kishte zbritur poshte.O zot,jam ne vete,apo sapo jam zgjuar ne nje nga ato mbasditet e Durresit te vjeter kur enderrat e veres kundermonin nga aroma e trendafilave te kuq e vishnje te erret te mesdheut?
-- Zoterinj,hyni,gjyshi ju pret ne ballkon.
Ajo shejtanke fliste italisht dhe ai mustaqe spica nuk ia leshonte doren.Une parandjeva dicka dhe ndieva nje emocion te forte.Nuk e di si me doli;
-- Xhovanoto!
Dhe ai menjehere ngriti zerin hareshem;
-- Ana,ku eshte Ana?
Ishte gati t'ia shkrepte te qarit.Shtoi duke u dridhur;
-- Me ka pritur?
-- Ju ka pritur! - iu pergjigja.
-- Ku eshte?Ku eshte,Ana?
Ai plak krejt i bardhe i mbajtur mire dridhej vertet,dridhej si prej ethesh.
-- Te Zoti.
-- Oh!
-- Ishte rruga me e lehte per t'u takuar me ju.Ju donte aq shume sa u nis.Dy vjet pasi ju arrestuan.
Ai uli mjekren mbi gjoks dhe qau si nje hajvan.Nuk i shkonte fare pepinos te shkrehej ne lot.
U be heshtje.Krejt heshtje.Degjohet loti kur bie?Une e degjoja.
-- Nuk u martova kurre.Si te martohesha?Ku me hynte ne sy grua tjeter?
I dhashe te pinte.
-- Edhe ajo s'u martua.
-- Me priti mua?
-- Sigurisht qe ju priti.
-- Me mbeti gjysma e unazes ne gisht.
-- Gjysmen tjeter ajo ma dha mua.Te kerkuan bijte e mi,po s'te gjeten.
-- Une jetoj ne Amerike.Ju e keni gjysmen e unazes?
-- Te thashe qe une e kam,e mbaj ne nje kuti argjendi.
Ana dhe tyryfili i plakut rrinin ngjeshur te njeri tjetri.Ne dere qendronin gati dy roje,prisnin shenje nga une,t'i hynin e ta benin per vdekje.
Dihet c'ndodhi me vone;nje gjysme unaze u vu ne gishtin e Anes dhe tjetra ne ate te djaloshit,qe ishte nipi i plakut.
Babai mban ne dore kutine bosh.A ka me te lumtur se babai ne njefare kuptimi?A mund te jesh i lumtur ne prag te vdekjes?Ai s'ka per te lene amanete.S'ka me pengje.C'ishin per t'u bere u bene.Durresi,Napoli i tij i vogel i vjen ne vesh me zhurmat e tij.Eshte ajo koha kur vjen erresira e ndajnates me diell ne det.Ai sec ka dhe nje parandjenje tjeter se do te jetoje ende,ndoshta gjer ne ate kohe kur do te celin serish ata trendafilat e kuq dhe vishnje te erret te mesdheut.Ah,Durresi!..
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: