Wednesday, 21 January 2009

Krenaria shqiptare, që lind pas zërit të tenorit shqiptar Kastriot Tusha




Fatmir Terziu

Mjaft i njohur ne Shqiperi dhe ne Europe per koncertet e tij tashme te njohura si dhe rolet ne operat si "Traviata", "Berberi i Seviljes", "Paliaci", "Peshkataret e Perlave" dhe se fundi koncertet e tij shume te njohura "Kastriot Tusha me Miqte", "Latino American Classic", "Vikena Kamenica & Kastriot Tusha" si dhe edicioni i pare, "Tre Tenoret". Tenor i mirenjohur ne Shqiperi.


Në një nga restorantet e Londrës atë zë askush nuk e beson se është zëri i një tenori shqiptar. Në restorantin “Belladona” të vendosur në Morden, të Londrës, vetëm pak sekonda larg nëntokësorit, sa vjen ora shtatë e mbrëmjes është ky zë më së shumti që mbledh intelektualë me emër londinezë të të gjithë fushave. Është zëri i tenorit shqiptar, Kastriot Tusha, që ka detyruar shpeshherë të vihen baste për zërin e origjinën e tij. Në këtë ambient të qetë e tepër intelektual të “Belladonës” ndjehemi edhe ne rastësisht me një grup kolegësh universitarë. Dhe natyrshëm përpos atmosferës shoqërore janë tingujt që shoqërojnë timbrin e Tushës. Ai këndon thuajse me një ritëm dhe ton të njëjtë me atë të të famshmit Luciano Pavaroti. Zëri i tij del nga disku dhe përhapet qetë e qetë në tërë hapësirën e këndshme dhe qetësuese të restorantit. Këndon këngët e famshme të tij dhe të gjithë pas disa minutash harrojnë pjatat, lënë pas piruna e thika dhe i bashkohen ashtu në ndjesi e sipër ritmit të fuqishëm të tenorit shqiptar. Katsriot Tusha oshëtin pastaj aty në atë restorant që për të zotët e tij kapërcen kujtimet e pak viteve më parë kur në Londër Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani zgjuan ndjenjat shqiptare për disa ditë me radhë në disa koncerte të tyre. Dhe pasi dëgjojmë në “Belladona” tenorin shqiptar, në një cast kur qetësia pushton restorantin, kolegët anglezë pyesin për origjinën e tij. Unë buzëqesh. Ngul vështrimin në flamurin e kuq e zi që ndodh në cep të restorantit dhe u zgjas një foto timen me tenorin. Është një foto e jona në kohën e shkollës së mesme, kur ne bashkë kryenim aksionet, zboret dhe praktikat mësimore të asaj kohe në Elbasan. Unë u mundohem t’u jap më shumë shpjegime dhe detaje. Ata vëzhgojnë njëri-tjetrin në sy. Pastaj kthehen drejt e tek unë. Ripyesin. Dhe presin detajet e jetës së tij. Unë atëherë u them se është një bashkëqytetar i imi, nga Elbasani dhe është rritur mes bahceve elbasanase, ashtu sic vetë ai ka deklaruar në një intervistë të para disa kohëve.
Eshte rritur ne bahcet elbasanllije, në mes të limonave, portokalleve dhe trëndafilave. Butësia dhe ngrohtësia e këtij ambienti duket se kanë depërtuar edhe në zërin e tij. Që në vitet e para të fëmijërisë, Kastrioti është ushqyer me dashurinë dhe ndjenjën për muzikën. Mjaft të afërm të tij e kanë deklaruar me kohë këtë. Ai kështu njihet qysh fëmijë. Kënga ka qenë gjithnjë një mysafire e zhurmshme në familjen e tij, por vetëm ai iu përkushtua shkollarisht muzikës. Qe ne vitet e para te shkolles tetevjecare ai nis te studioje per kanto dhe me pas, e gjithe shkolla e mesme do te ishte ne funksion te muzikes. Eshte aktivizuar ne festivalet e ndryshme te pioniereve qe organizoheshin ne qytetin e tij te lindjes, ku eshte vleresuar edhe me cmime te para. Njerezit nuk e kane te veshtire te kujtojne Kastriotin te veshur me fustanelle ne nje nga festivalet e Shkodres, ku ai prezantohet me kengen e njohur te Gazmend Mullahit "Hidhet vallja popullore". Ne perfundim te shkolles se mesme, ai kryen nje kurs nentemujor per kengetare popullore, i cili sherben edhe si trampolin per te vazhduar studimet e larta prane Akademise se Arteve te Bukura. Mbaron studimet dhe menjehere emerohet solist prane Tetarit te Operas dhe Baletit. Gjate kesaj periudhe, ai realizon me sukses nje sere rolesh te rendesishme, si "Peshkataret e Perlave", ku interpreton me artisten e njohur Inva Mula, opera "Mrika", ne te cilen kendon me znj. Edit Mihali, opera "Traviata", ku ka si partnere Tatiana Koren dhe Mariana Leken, opereta "Paja" e Nikolla Zoraqit dhe shume e shume vepra te tjera te vena ne skene gjate viteve 1989-1997. Nderkaq, ai realizon edhe nje sere koncertesh recitale si brenda ashtu edhe jashte vendit. Nder to mund te permenden "Nate napolitane", "Tusha me miqte", "Kur jemi bashke ne te dy" (ketu ka si partnere kengetaren Vikena Kamenica), "Tre tenoret", "Nate europiane" etj. Gjate aktiviteteve te ndryshme muzikore, Kastrioti ka bashkepunuar me emra te njohur te muzikes shqiptare dhe asaj te huaj. Vetem pak kohe me pare, ai nxorri ne treg albumin e tij te fundit te titulluar "Jetoje jeten". Aktualisht, Kastrioti punon si pedagog prane Fakultetit te Akademise se Arteve, profesion te cilin e kryen paralelisht me aktivitetet e tij muzikore.
Ja se si shprehet ai vete në një intervistë të tij të paradokohësh: “Vete zeri im ishte i pershtashem per muziken operistike. Nga ana tjeter, rezultatet e mira ne shkolle, bene te mundur qe une te kendoja ne skenen e TOB-it. Nuk mun te rri pa falenderuar per ndihmen e jashtezakonshme qe me kane dhene ne kete drejtim pedagoget e mi, te cilet i perkasin atij brezi qe une e quaj brezi i arte. Permend ketu Gaqo Cakon, Ramiz Kovacin, Hysen Kocian, Edit Mihalin, Suzana Frasherin, Ibrahim Madhin, Ibrahim Tukicin, Isak Shehun, etj, te cilet na mesuan ne abc-ne e muzikes. Eshte merite e tyre qe shume prej studenteve qe mbaruan kete shkolle muzike, sot kendojne ne skenat me te mira boterore.”
Dhe ndikimi i tij i hershëm është një frymëzim tipik elbasanas, një frymëzim që vjen nga i Madhi Jusuf Myzyri, ndaj ai shton: “- Une jam tenor lirik dhe si i tille, kam deshire t'i prek here pas here zhanret e muzikes qe ju permendet me lart. Me te njejtin pasion qe kendoj muziken operistike, une interpretoj edhe muziken e lehte, ate popullore apo kenget qytetare. Ndoshta kam ruajtur nje embelsi dhe ngrohtesi ne interpretimin e ketyre kengeve, e cila lidhet me vendin ku kam lindur. Duke qene se vij nga qyteti i Elbasanit, une jam rritur nen aromen e trendafilave te Isuf Myzirit. Butesia e bahceve te elbasanllinjve, ku ne te njejtin vend rriten limoni, portokalli dhe trendafilat, ka depertuar edhe ne menyren time te te kenduarit.”
Pas kësaj ndërhyrjeje të detajuar anglezët mbesin të hutuar. Hutimi kësaj rradhe vjen nga përmasa gjigante e tenorit që vjen në mes të Londrës me zërin e tij nga vendi i vogël ballkanik, nga Shqipëria. Ja që ka edhe në këtë mes një krenari më shumë për të qënit shqiptar, pas zërit të Kastriot Tushës në metropolin britanik.

No comments: