Saturday, 10 January 2009

KULTURA E TRETË, Në sensin praktik : Universi dhe Njeriu




Robert Martiko

Një njeri me mendje të hapur duhet të zgjedhë përherë “Kulturën e Tretë”. Nga eksperienca dialektike (nënkupto aftësinë për të dialoguar) arrij të kuptoj të metat e dy kulturave të tjera. Kam pasur rastin të bisedoj me intelektualë të dy kulturave të tjera.
Sigurisht, do të përbënte mëndjelehtësi nga ana ime, të shprehesha se unë kam pasur të drejtë dhe ata jo. Pasi, një gjykim I caktuar, mbetet përherë subjektiv dhe teorikisht sejcili nga bashkëbiseduesit gëzon të drejtën e tij. Deri tani gjithshka përngjan si një lloj futbolli modern: pa qendra. Do të përpiqem ti disiplinoj rregullat e lojësDuke theksuar se për të përcaktuar atë, që ka të drejtë, duhen përcaktuar më parë aksiomat bazë. Të miat janë fare të thjeshta. Praktike. Nisem nga fakti se një pemë është e mirë ose e keqe, nga lloji i frutave të saj: të ëmbla ose të egra Me këtë nënkuptoj fëmijët tanë. Ose: një qënie ndjehet mire, kur kridhet për qejf në një pishinë me ujë me temperaturë normale dhe ndjehet keq, kur dikush e çpon me gjëlpërë. Një personalitet si Papa Pavli i Dytë ose një prift brahman mëson se e mira gjëndet në qiell. Ainshtajni ose John Brockmani na thonë se duhet ti drejtojmë sytë nga Harmonia e Universi. Mirëpo edhe të parët edhe të dytët nënkuptojnë misterin Pak a shumë është e njëjta gjë. Në të vërtetë edhe unë duke përmendur pemën me frutat e saj ose dy gjëndjet e mësipërme të njeriut, qëndroj në rastin e parë, te Krishti dhe në të dytën te John Brockmani, i cili flet për universin dhe natyrën njerëzore (Për të mos u akuzuar për propagandë fetare, Krishtin konceptojeni si njeri jo perëndi).
Duke biseduar me përfaqësuesit e kulturave të tjera kam dalluar (sipas meje, e theksoj këtë) të tilla paradokse:
Iluminizmi nuk pengoi Europën të shkaktonte dy Lufta Botërore Eshtë krejtësisht e pasaktë pasi iluminizmi, qe vepër e përfaqësuar prej librash të shkruara prej iluministave. Diku qëndrojnë në raftet e bibliotekave me firmat Ruso ose Volter. Luftën nuk e shkaktuan luftrat por njerëzit dhe interesat e tyre. (Mund ta quajmë edhe zhvillimi të pabarabartë të kapitalizmit. Gjermania si vend kapitalist u shfaq vonë në tryezën me të mirat koloniale) Nëse mund ta dalloni, mendimi në italik është përfaqësues tipik për të majtët. Meqënëse personi që djalogonte është profesor i dalluar universiteti, dallon qartë që mjaft intelektualë, nuk zhvillohen. Preferojnë të mbeten brënda kuadreve tradicionale marksiste. Ose respektivisht, brënda së djathtës konservatore.
Të them të drejtë, gëzohem kur njerëzit i drejtohen njeri tjetrit në emër të patriotizmit. Veç për mua kjo fjalë merr një kuptim rigorozisht dashurie. Nuk mund ta konceptoj dikë, që thotë se jam patriot dhe nga ana tjetër nuk përshkohet prej ndjenjash të vërteta dashurie për njeriun. Pa këtë lloj dashurie patriotizmi i individit nuk është veç një tentative për pushtet. (Jo në kuptimin për tu bërë deputet ose ministër) Ky lloj patrioti në sytë e mij nuk përbën veç një lloj përbindëshi. Nënë Tereza u bë simbol në gjithë botën, vetëm ngaqë donte të vuajturit Përse duhet që dashurinë ndaj njeriut ta ndalojnë kufijtë e një vendi e të mos vijojë më tej?...
Një mendimtar modern në ditët e sotshme, del nga kuadret mëndjegushta të klaneve, shteteve dhe klasave. Kur gjykon borgjezin ose të varfërin, rumunin ose libanezin, Mbretërshën e Anglisë apo arixhofkën duhet ta gjykojë si njeri. Eshtë një lloj çelësi i artë, ky lloj të menduari për të qënë i paanshëm. Njerëz të tillë mund ta shkruajnë historinë Madje, edhe të një vendi ballkanik. Ku eventualisht, historianët mund të hanë kokën e njeri tjetrit.
Do të dëshëroja që mendimi filozofik e intelektual në Shqipëri të kapte të paktën, atë të daljes nga kopeja e së kaluarës, që i donte të gjithë njerëzit të lidhur pas injorancës e mendimit standart. Që pas Luftës së Parë Botërore, dolën në Europë njerëz që thoshin se brënda një kombi ekzistojnë dy kombe. Nënkuptonin të pasurit e të varfërit. Kur të dytët morën fuqinë në dorë, si në Europën Lindore e gjetkë, u treguan qindra herë më kanibalë nga të parët. A mund të tregoni, ju lutem ku konsiston patriotizmi, ti trokas në derë Përse shkatërrohen e bien në shesh të gjitha Madje edhe vetë feja, në sajë të disa priftërinjve pederastë e hajdutë E megjithatë LIBRI i MORALIT qëndron në bibliotekë ose në qiell EKZISTON. Njerëzit i shkatërrojnë të gjitha. Sejcili përkulet duke u përkulur e kujdesur kryesisht për pjellën e tij Fëmijët. Kjo është e vërteta. Zemrat e mëdha janë ato që i drejtojnë njerëzit si nënë Tereza, në Afrikë, Azi ose gjetkë.
Kur u largova në korrik të vitit 1990 dhe humba mes mizërisë të turistëve të huaj, në një rrugë të Korfuzit, u ndjeva i lumtur pikërisht, ngaqë mendova se nga të gjithë ata njerëz me fytyra të trëndafilta e me buzëqeshje fisnike, askush nuk më kishte në hesap.
I nderuar Astrit, liria e mendimit, ndershmëria, largimi nga detyrat e sevilit e bodigardit të jep krahë për të fluturuar. Mirë është të ngrihesh një mëngjes e të thuash e dua njeriun. Pastaj të përpiqesh ti mbushësh mëndjen vetvehtes se ke lindur i lirë e do të vdesësh i lirë. Se në këtë lloj lirie, të kufizojnë vetëm ndjenjat e detyrës dhe moralit. Nuk i drejton kurrë sytë nga mizerja dhe padituria. Veçse nëse ta kërkojnë ndihmën. Nuk i shkruaj këto, me ndonjë lloj mburrje mëndjelehtë në shpirt këto gjëra. Përkundrazi do të doja të ndodhesha i rrethuar prej të tillë intelektualësh shqiptarë Pa le të humbisja në detin e tyre.
Pikërisht kjo është KULTURA E TRETË Në sensin praktik : Universi dhe Njeriu



Fjala e Lire - Free Speech

No comments: