Wednesday, 21 January 2009

Letrat e mikes sime…!

Nehat Jahiu
E mërkurë,pasdite vonë…

Mirëmbrëma, Guri!

{shtë vonë tash,po shkon ora 10 e darkës dhe unë ska shumë që lexova letrën tënde.Më bëri përshtypje mbresa që të kam lënë dhe me pak modesti po të them se gjthësesi jam një njeri shumë i thjeshtë.Vërtet! Në se më shikon në rrugë,dalloj jam një femër me pamje të qetë e me sy që lexohen nga qetësia që kanë.Duke mu drejtuar mua,si një burrë,si një koleg,si një shok,por, edhe si një mashkull,pash që ke shumë botë dhe shumë shpirt etik,kjo ndoshta është kthyer në një refleks professional,por gjithësesi ka qenë brenda teje.Takimi ynë i rastësishëm,ka ardhur fillimisht i inicuar nga Zoti:më pas të thash që vura re gjuhën tonë të shkruar dhe faktin që kishe të njejtin profesion:pedagogjinë!Kaq mjafton! Por,mund të ishte dhe një takim i rastësishëm në një linjë udhëtimi,ndoshta në një vend afër meje mund të ishe ti.Dhe biseda do të niste dhe aty.Ajo që të tërhoqi te unë,kur më pe në foto,do të tërhiqte dhe aty në autobus dhe biseda do të niste…në fillim do të pëlqente zëri,pastaj buzëqeshja ime kur flisja,më pas sytë etj,etj elemente të cilët unë tani mund të mos i dij,por që ndodhin…Kështu,pra Guri,secila ka fatin e tij.Ajo që na mbetet është të japim mirësi në këtë jetë.Asgjë nuk do marrim me vete:pasuri, jo e jo,por as sytë e bukur nuk do ti kemi më! Le të jenë këto kujtime të ëmbla që i lëmë njëri tjetrit,nisur ve] nga e MIRA dhe E PASTRA!Sa mirë është kur dikush të ve në pah aftësitë që vërtet i meriton.Dhe ti ketë ke bërë me mua!Të falëmnderoj për respektin dhe fjalët e mira që ke shkruar në adresën time!Për mua ,meshkujt që shohin tek femra mendjen e saj,janë të nderuar.Prandaj,Falëmnderit!

26,prill,2008

Zana.

Si përshëndetje për tu njohur më mirë!

Përshëndetje,Guri!

Në letrën tënde më ke shkruar gjatë dhe pse njohja jonë ishte fare e rastësishme dhe si thua vizave!Më duket ishte një trëndafil në adresën time,që më tërhoqi vëmendjen …gjithësesi shkruan gjatë gjë që tregon pasionin tënd për letrat,për shkrimet dhe për gjuhën.Dhe pse unë nuk jam poete,kam qëlluar me shije të holla që kanë të bëjnë me një art të dyfishtë:ate të dëgjuarit dhe ate të komunikimit.Të dyja lidhen me “gjuhën” dhe unë e ]moj këtë pasuri të qenies humane,aq më tepër gjuhën tonë,që nga ato që kam lexuar e konsideroj si “gjuhë e Zotit” dhe mendoj se populli i humbur që kaq shumë po e kërkojnë, jemi pikërisht ne!Por,fatëkeqësia jonë është se ne nuk e vërtetojmë dot këtë!Gjithësesi nuk dua ta kaloj ty në të shkruar,pasi ti e ke pjesë të zanatit,por desha të thoja se si ndodhi që ti arrite të më “pikasnit”,gjë që unë në fakt nuk e dëshiroja!Dhe kështu vendosa të bisedoj me ty!Gjithësesi ti mos u tremb Guri,nëse do të kesh koorospondencën dhe kontaktet me mua,pasi une vet të kam pranuar që të kesh kontakt me mua,njohja jonë ishte fare rastësi.Pasi unë nuk u përgjigjem fare njerëzve që nuk dinë të shkruajnë gjuhën tonë!Ata që nuk dinë ta shkruajnë,s,do mend nuk dinë as ta flasin.Ato që dinë të bëjnë këtë,patjetër do të përzgjidhen prej meje!Njëri nga këta !Ishe ti miku im Guri!Pra,më duket se kemi shumë gjëra të përbashkëta unë dhe ti!Kështu pra Guri,po e lë këtu,përshkrimin për veten,pasi më duket se u zgjata më shumë se ti.Ndoshta në një ditë tjetër,të tregoj për punën,synimet dhe gëzimet e vogla të jetës ,që me thënë të vërtetën janë aq të pakta!


28 prill,2008

Zana.

Mesnate…!

1 maj 2008

…dhe katër minuta vjen mesnata…dhe unë që po përpiqesha të mbaja një premtim,një dëshirë,një emocion që i përket qetësisë së natës dhe mendimeve që rrjedhin vetë,nga truri në tastet e germave të tasterës..Jo ,se u mundova të arrij taman këtë orë,jo, thjesht tani u gjenda pranë PC.Lexova letrën tënde…e lexova përsëri.Desha të shkruaja si ti,por dhe jo si ti.Desha të bëja ate që bëje ti,por që në fakt nuk është ashtu si e bën ti.Pra,nuk mund ta bëj se nuk jam si ti.Jam Zana.Jam si ajo gruaja që përshkrove ti.Të kam thënë që jam shumë modeste,por jo që si di vlerat e mia.I di shumë mirë.Di dhe që kam shumë energji të fshehura Brenda,që pak kush I kuptonTek flisnim dje!pash që të kasha goditur….a thua vërtet apo më gënjen intuita?!Në të vërtet i besoj shumë asaj dhe nuk dua që të ndodhë një gjë.Ti je poet!Për ty është shpirti dh ve] shpirti që flet!Kjo do të thotë,që ti mund të shëtisësh ngado,të dhurosh shumë e të marrësh po shumë…Nuk dua të tretesh aspak prej meje,por të jetosh aq i gëzuar që radha e miqve të tu u shtua me një mikeshë të re,të zgjuar dhe që të don shumë…!Ashtu si edhe unë të kam pranuar ty!Të shkrova sonte. Ndoshta nuk jam fare në ate që do të dëshiroje ti…më duket se të kuptoj mirë në ato që thua!Nuk më mundon aspak leximi i mendimeve të tua,je si një libër i hapur…sa mirë më vjen për këtë.Desha shumë të isha kështu e gjthmonë edhe për ty!Por, nuk do të desha ti kthehesha me kaq gjatë mendimeve të mia…Shpresoj të më kesh kuptuar…,por, nuk lë pa jetuar atmosferën romantike që më ke krijuar!Të falëmnderoj për këtë Guri im! Të falëmnderoj për këtë pafundësisht!Ta dish!Derën sido që të jetë ta kam lënë hapur,pra,mund të hysh me mendimet e ndjenjat e tua,ashtu si ke bërë!Kisha nevojë të tregoja kaq shumë për të parë ]farë ka e ]farë bluan ky shpirti im!Zëri yt më ka habitur!Nuk i takonte moshës që ke,por, një moshatari me mua.Kishe timber të këndshëm,vërtet!Bëre mirë që fole,kaq më kënaqi beseda me ty!Po e mbyll këtu Guri!Dua një gjë:nuk jemi kaq filozofike,kjo më lodhë ca,sepse më duhet të shpërfaqem vërtet ashtu si jam,pa u keqkuptuar!Në letrën tjetër ashtu,se ashtu ndjehesha dhe me mendimin se dera yte do më priste…,por nuk e dija se do të bëja të vuaje më shumë se unë.Më fal!Nuk do ta përsëris më!Do mundohem ti kaloj më me qetësi dhe optimizëm situatat e mia.Këtë e bëj shpesh,se vuaj shumë,por mësim ka qenë që ti ndaj me njerëzit e mirë dhe miqtë e mij të shtrenjtë.E kam bërë!Këtë bëra me ty!Falëmnderit që më dëgjove deri tani!Natën e mirë!{ndrra të bukura pafsh,si atë natë…!Mi trego se më ke kënaqur!Por mos më bëj më të qëndroj për ty deri në dy të mëngjesit…
Mikja,jote e mirë,Zana.

2 maj 2008

Sa “rigoroz “ jemi!
Përshëndetje ,Guri!

Uroj të kesh kaluar një fundjavë të mirë dhe me argëtime e humor,për të kapërcyer di]ka gjendjen e stresuar dhe shumë të lodhshme që kishe këto ditë.Më kishe shkruar…më erdhi mirë në fakt që më falëmnderoje aq shumë.
…ah, ta dish ti se sa e lodhur kam qenë dhe unë atë ditë,nuk di ta them.Dhe në fakt shërbeu ve] një shprehje e jotja që të kapesha e të luaja me ty gjatë gjithë kohës dhe që të kuptoja dhe ty që me ate fjalë,nuk desha të thoja ate ]ka ti vërtet bën,e kisha të qartë.Gjithësesi,përsëri po të them që më shkrive nga kënaqësia e një loje pa faj…Në fakt ta bësh të disponueshëm dike,nuk është e lehtë,por unë e pashë atë ditë që mundesha,pra.Unë e besoj që ti nuk je nga ato që bën ndryshe nga që ndjen!Pra,nëse ju poetët i shkruani aq bukur ndjenjave, nuk ka se si të mos ndjehesh ashtu!Pastaj ,fjala “rigorizitet” nuk ka vend fare këtu.Pastaj kuptova që deshe të ma argumentoje,por nuk mundje,pasi tani unë kisha marrë frerat,jo vetëm duke të ngacmuar,por sidomos me sinqeritetin tim të tejskajshëm po të tregoja se si i jetoja unë situatat…pra, unë se besoja se ka burrë në botë,që don fort të dashurën tij,dhe pse ajo futet më vonë në shtrat dhe është e disponueshme të qëndroj si dru…!? Apo jo?!Sigurisht që jo!Duke folur për veten dhe duke të treguar ty,unë po besoja që do më thoje të njejtën gjë,dhe ndoshta di]ka si poet që ndoshta shoku im shtratit,nuk e thotë,pasi nuk e ka thënë kurrë,me kupton besoj.Pra,unë po prisja ve] të më tregoje!Do desha shumë të dëgjoja një ëndrrim të atillë si me “Zanën”,por direkt ose “live” me të dashurën tënde.Por, ti i vure fre kësaj,me një fjalë të vetme….Gjithënjë më ka pëlqyer kur burrat dinë të shprehin ndjenjat e tyre,ndoshta jo me fjalë,por dhe me veprime:unë i kuptoj ato kur janë fine dhe të ngrohta.Prandaj, nuk e besova aspak se ajo që më the të ishte e vërtetë!Ti doje të shpëtoje nga unë atë ]ast,pa e kuptuar që më dhe në dorë një mënyrë “loje” dhe hareje që të bëri aq të disponueshëm dhe ta mbaje mend gjatë.E di,nuk do ta harrosh kollaj atë ditë.Gjithësesi unë përsëri do të këmbëngul dhe nuk do të ndahem që të më tregosh një skenë tënden të dashurisë më të pastër që ka një mashkull për femrën e tij.Nga natyra jam kurioze dhe do më pëlqente të dëgjoja një variant të ndryshëm nga ai që jetoj unë.Mua nuk më vjen zor të tregoj ty se si ndodh kjo…mua më pëlqen shumë kur merren me mua,më përkëdhelin në sedren time femërore, bëjnë 100 gjëra të cilat i kapi në ajër,që të plotësoj shpirtin tim romantik.Për mua shprehje dashurie është kur shikimi më përkëdhel kudo ku jam,kur më përkëdhel kudo ku jam,,kur më kërkon ti gushën dhe buzët e mia,kur më merr aromën e parfumit,tek më mbështjellë ngrohtë tërë natën,në ëndërr tek petalet plot aromë që më lëshon dhe ato marrin ngjyrën e purpurtë të dashurisë.Sa shumë kërkon njeriu…!Dhe unë dua shumë..!E di!Asnjeherë nuk dua të prish qejfin,nese ke dashur të më kesh atë ]ast erotikisht.Me shumë dëshirë dhe plotësisht jam e dhënë për të jetuar atë moment të shenjtë e të pakufijshëm…pa mëdyshjen më të vogël:E meriton!Pasi që ma ke dhënë shpirtin,jo për të plotësuar një nevojë,por për të fituar shpirtin tim në një pafundësi ]astesh,sa do që tani më, më duket se jetoj përsëri në krahët e tu.Kjo është dashuria ime Guri!Besoj se edhe ti kështu e ke dashurinë ndaj meje!Nga ëndrra që më tregove,e pashë me sytë e mendjes si në një film të gjithë ate.Ajo Zana kishte ardhur për ty aty,komplet erotikisht dhe…ti ketë kishe dashur.Taman si një dhuratë!Por, unë do të desha më shumë,më realisht të më tregoje…ja kështu si bëra unë!Uroj të kem “tretur” ndopak dhe pse nuk jam poete.Të tregova me frymëzimin e një “femëre” në plot kuptimin e fjalësh.Duhesh ta kesh ndjerë këtë.Por,nuk dua që kësaj radhe ti bësh bisht përgjigjes,mirë?Dua të më tregosh dhe të mos mbash dry dhe ]el]sa në dyert e paraqitjes dhe të fshehjes tënde…kuptoje mirë këtë që ta thashë dhe pse nuk e diskutoj që më kupton.Ok!
Shumë shëndet dhe dashuri pa]…!


Zana.

20 maj,2008



Përshëndetje të përzemërta…!


Në fakt,nuk do ti përgjigjem letrës tënde…rrodhën shumë gjëra që nga ]asti që letra yte erdhi tek unë…ishte biseda jonë pra!Dje e pash se e kisha të vështirë të ndrroja temë,vetë e kam fajin që luajta me ty dhe të ngacmova pak në sedrën tënde mashkullore.Pas gjendjes që kalova dje,përjetova shumë gjëra…shumë…do mundohem të jem e sinqertë dhe të tregoj të gjitha ato që ndjeva.Fillimisht e pashë që ishe i vendosur të më tregoje sa erotik ishe,gjë që nuk e diskutoja fare. Këtë e kisha kuptuar shumë më herët.Letra ime e kishte shprehur qartë këtë,dhe në bisedën tonë unë ta pohova.Tek të dëgjoja të më tregoje se si e shprehje këtë ndjenjë të bukur,thjesht po të imagjinoja dhe skenat më kalonin një nga një…ishte një epilog i bukur për bisedën dhe qëllimin e “këmbënguljes tënde”.Pastaj i thash vetes që mundesha të përgjigjesha një herë të vetme në formën që dëshiroje ti,për të treguar që unë të kuptoj shumë mirë në ndjenjën tënde,por dhe që njëkohësisht desha të ofrojas,si shpërblim, feminilitetin tim. Shkoi shumë mirë,të mirëprita,në mënyrë fare të hapur, sa që dhe vet u habita…?!Në momentin që u bëre i prekshëm,atëherë i thirra mendjes sime për herë të parë…deri në atë moment nuk e kisha bërë.Që të jem fare e sinqertë nuk po më vinte fare rehat vënia e dorës tënde në bel(apo në lëkurën e trupit tim) dhe di]ka më tepër lagia me qumësht dhe më pas thithja e tij… Të kisha shumë mirë parasysh dhe po thoja:Po ky burrë këtu pranë meje?!...por, loja kishte filluar,ti më pyete disa herë se a mund të nisje dhe unë rash vet takord…por ,isha në siklet me veten…atëherë si të ia bëja?Kisha vetëm një mënyrë:vura pranë vetes të vetmin mashkull ty që don të më prekësh dhe po shijoja me ëndje ate që më përshkruaje…pra i shkovai në fund ngjarjes “reale” në livadh!
Por,në momentin që më pyesje se si do të prisja unë atë ]ast,Zoti solli pranë meje …. Dhe unë nuk vazhdoja në atë ]ast të të tregoja… dhe ishte si një shëpëtim,por ama unë nuk të shpëtoj pasi do të tregoj se si do të prisja.Unë vërtet do të isha në atë livadh,ashtu e ]veshur,me lakuriqësinë e trupit,por jo realisht,por në mënyrë imagjitative.Ti asgjë nuk do të shikoje,thjesht do imagjinoje.Kjo më ngrohte pak.Do të vrojtoja vërtet me sy “shqiponje”,si ke dëshirë të thuash,por , një buzëqeshje të ëmbël,pa menduar aspak për pjesët e zbuluara që kisha.Të imagjinoj të turpshëm disi,por, të vendosur…më afrohesh si për të më kërkuar një pikë ujë me duart e mia dhe që tek pin i mban me duart e tua,të miat dhe pasi kënaqesh mirë e mirë,nuk mi lëshon…Po të shoh me sy të ]uditur dhe me sy të pyes përsëri.Kuptoj që ti e merr vesh shumë mirë dhe me shumë lezet mi lëshon duart.Me shenjtallëkun e femrës,po mendoj se si do jetë marifeti tjetër i yti,për të prekur lëkurën time…?!Akoma nuk e kam gjetur!Pasi ne të dy nuk njihemi fare dhe unë e kam shumë të qartë që di shumë mirë të të largoj,me shumë butësi ,por ama di!Pasi unë nuk di dhe nuk do të di asnjëherë të shpreh se si do të doja të dashuroja kur nuk e ndjej këtë!Në letrat e mia ta kam thënë që e kam kuptuar që më dëshiron në të gjitha përmasat e mia,por ama të kam lënë ta bësh këtë,jo vetëm se nuk më sjellë asgjë të keqe,por, sepse, në një farë forme më je lutur “vetëm më lerë të dua”.Dhe unë këtë bëra dje,asnjë më shumë!Të lash të shpreheshe paqësisht dhe aq bukur në ndjenjën tënde… dhe të fallemnderoj shumë!Mos kujto se do të shaj,apo si më the njëherë,të urrej?!Jo!Nuk bën vaki kjo!Sepse, në mes është një dashuri e pastër me shikim të parë.Ajo për cilën më vjen keq është se unë jam në siklet…shumë në siklet.Pasi unë nuk ndjej të përgjigjem njëlloj.Pastaj ajo që më brengos është se si do të shkojë korrespondenca jonë më tej.Gjithnjë do ta di që ti do ti kthehesh kësaj teme,dhe unë duke mos qenë në të njejtat pozita si ti nuk të përgjigjem dot.Më kupton? Do ,desha të bëja shaka dashurie,por ,pa qenë nën vëmendjen e personit të parë,vërtet nuk dua.Kështu pra, Guri im i dashur! Të kam xhan …!Je shumë i këndshëm me ato që më shkruan,në zërin tënd,…por dhe në buzëqeshjet e lena në parantezë…….Përsëri të falëmnderoj për ndjenjën tënde!Jam paqësore dhe kjo nuk ka asgjë të keqe!Një burrë i nderuar më do në ]do cep të qenies sime.A ka gjë më të madhe? Jo!Prandaj të përgëzoj!Falëmnderit!Sot tek vija në punë kisha kohë të mendoja qetësisht:po, thoja,po, sikur të mos i shkruaj Gurit tim të dashur më…!? Po të mos i përgjigjem më,për të mos e bërë që të vuaj? Po sikur…etj….Pastaj thash,le ta zgjedhë vetë si të doje të bëjë,si mundet ai të suportoje…Pra,ta kam lënë ty.Bëj si di ti,thjesht…pa] ve] ditë të bardha!

E ytja ,Zana,

22 maj 2008

Ja përse!


…sot do të shkruaj si dikur…e ndiej…ashtu si më je lutur gjithë këto kohë,nga shpirti! Letrën tënde e lexova vonë në darkë,shumë vonë…kur minutat e para po preknin mëngjesin e sotëm…fjeta ,keq,shumë keq…disa herë u mata të ngrihem,pasi nuk kisha gjumë dhe të përgjigjesha.Por,thashë që mendimet e natës janë të ndryshme nga ato të ditës!Thashë,a do të jem përsëri me ato mendime në mëngjes?!Të shohim se si do të jetë kjo letër!!!Ajo që jam tani është se sytë i kam shumë keq dhe koka më dhemb shumë….Po të them dhe një herë që rasti e solli që letrën ta lexoj ndryshe…pra mu desh ta printoja dhe më pas,taman si një letër nga ty,ta lexoja me kujdes!Vetëm njeherë!Ishte e gjatë! Ishte shumë e gjatë!Tek lexoja ndjeva kraharorin të më kërsiste dhe pulsi i tëmthave të më rrihte fort! U ndjeva keq…….!Por,nuk të akuzoj për asnjë gjë prej atyre që më ke shkruar.ajo që ndjeva ishte kjo:ishe shumë psikolog,…….ishe shumë diplomat,……ishe shumë shpirtëror,……emocional,…..ishe shumë poet!Më thoje që nuk do më thoje mendimin thelbësor që ka filluar të rrah në trurin tënd,por unë e kuptova tërësisht ate! E ndjeva më mirë!Ne kotë nuk jemi bashkë,pasi ne të dy dimë të lexojmë në shpirtërat tonë! Ti më kishe folur shumë,më kishe treguasr se ],po ndodhë me shpirtin tënd…e tani e kam rradhën unë!Një analizë do të bëj,dhe pse ti më kishe thënë se nuk do ta bëje,…por ama dhe ti dhe unë nuk dimë të bëjmë ndryshe….!Më kupton?!Pasi shpirtërorja jonë qëndron mbi një analizë të thellë intelekti mbi ndjenjat tona!!! Unë jam me ty!Pra,unë jam shpirtërisht me ty,pasi unë nuk kam mund të shprehem kështu si me ty,me asnjë njeri tjetër!Por,ndoshta jam ndryshe nga ajo që mendon ti,pasi burrati mendojnë miket e tyre dhe të prekshme,….ndërsa unë jo….vetën time me ty nuk e mendoj kështu! Lirinë e mendimit e dua pa fund!Ndryshe nuk jam aty!Më thoje që “je një fshatar”…unë këtë e di që në fillim dhe nuk e pata për gjë të të shkruaj dhe të komunikoj me ty.Për mua ti je një NJERI! Ke “shprehur” tërë botën tënde shpirtërore me mua,më ke dashur dhe më do me shpirtin,me një “dashuri të marrë“,…mirë ke bërë,pasi gjete shtratin tënd,unë vetë të lexoja!Ke shkruar për mua…përsëri mirë ke bërë!Unë e di! Ti je POET! Përve] se teje,unë nuk pres të më shkruaj kush tjetër si ti! Ke qenë më i moshuar se unë,por unë nuk e kam ndjerë këtë në asgjë,në asgjë….,në asgjë….as në komunikimin me ty,as në letrat e tua,as në ndjenjat e tua,as në zërin tënd,as në ritmin që të ndjek!Poezitë e fundit që më i dërgove e tregojnë këtë!Ajo që kam bërë unë,ka qenë se të kam lënë të lirë të hysh në shpirtin tim! }donjëra nga letrat e mia ishte një portë e vogël,nga ti hyje gjithnjë e më brenda labirintit të shpirtit tim!Pa e kuptuar,që e bëja këtë…e ma bëje këtë,unë vazhdoja pa kuptuar shumë gjëra! Pastaj kur kërkesat u shtuan,kur gjërat filluan të bëheshin më konkrete,unë e ndjeva veten keq!Këtu unë nuk mundja të përgjigjesha dot!Kjo më mpakuFillova ti mbyll portart e mia,por aspak, se isha në një rrugë pa kthim…jo për portat,por për shpirtin tim!Vend tjetër nuk do të gjeja të ]lirohesha! Asnjëherë nuk e kam diskutuar këtë.Letra jote më përforcon!Tani do të tregoj shkurt dhe kjart ,pikërisht fare që kam menduar: Ti më kuptove që kam një shpirt të madh,një shpirt që nuk dua dhe nuk kam dëshirë të lëndoj njeri!Kur unë të shprehesha për shumë gjëra të kam treguar shpirtin tim.Por, gjithnjë i kam thënë vetes:mos më keqkupton Guri?Koha e tregoi që ti re në dashuri me Zanën-unë nënkuptoj shpirtin tënd binjak,që nuk e gjete ndonjëherë….!Atëherë unë u bëra keq! Që atëherë ka filluar “ai dreqi i mallkuar” që thua ti!Unë isha në një kontradiktë të fortë me veten time: ndërmjet asaj që shprehja dhe ndërmjet asaj që mund të mendoje ti.Por,jo vetëm kaq!Nuk i lejoja dot vetes të thyja mentalitetin që na shoqëron në ]do hap,”konceptin tim” për femërën fisnike në ndjenja!Si mund të flisja ashtu për shpirtin dhe me ke?Me një njeri që kishte rënë në dashuri me mua!Fillova të ndrydhja ndjenjat,kisha frikë të shprehesha tërësisht:fillova ti largohem letrave ( e pranoj,janë dobësia ime…dhe pse nuk jam poete!):bisedat me ty i bëja të ]veshura nga ndjenjat…dhe tani duhet ta kuptosh,jo sepse desha të të vrisja apo,më keq akoma të ktheja shpinën!Jo,aspak,e kam me veten!Më vjen keq…!Të kam cenuar ndoshta pa qëllim…!,me mendime që nuk i takojnë një femre të ultë që mendoj unë! Unë sido që të ishte, duhej të vija tek ti:unë kisha ty pranë meje me terë shpirtin tim,qoftë si një i dashur shpirtëror…! Tek ti kam gjetur ushqimin tim shpirtëror !Mund të kisha bërë di]ka tjetër……psh,të shkruaja në shënimet e mia.Por,unë bëra gjë tjetër:u zbulova para teje dhe më,nuk kisha kthim prapa.Pra ,kam qenë gjithë këtë kohë me një ndjenjë faji.Kam bërë një gjë që në fillim:nuk të kam cenuar ty!ë kam lënë të lirë të bësh ti si do!Por, duhet ta kuptosh që unë e kam shumë të vështirë me veten time,pra nuk mund të kapërcej atë,nuk mund të bëj ate që nuk duhet ta bëj!Harrova që më ke personifikuar me një “Zanë“,një personazh mitik,që nuk ekziston më!Me këtë duhet të isha e qetë.Passi kjo vërtet nuk më cenon!por,nuk mundem!Tani i kthehem pyetjes tende,që në krye të letrës:përse ike??!Në darkë kur lexova letrën u bëra më keq…tani jam akoma më keq.Nuk e di se si do shkoj në punë.Nuk dua as të ankohem,as të lëndoj,as të prek…Kjo është ajo që po kaloj.Më duket se nuk dua as të shmangem,as të largohem,e aq më pak të të kthej shpinën ty Guri im i dashur! Të kam xhan…!

Mirudëgjofshim!
24 maj,2008
Zana.

No comments: