Wednesday, 21 January 2009

Malda Susuri një shqiptare angleze




Vajza fjalëpakët së shpejti do hap një ekspozitë me fotografi

Isuf Kurtaj

Në aparencë nuk duket si shqiptare. Vajza fjalëpakët pëlqen fotografinë po aq sa dhe muzikën. “Dashuria është një ndjenjë që e detyron njeriun të bëhet pak egoist dhe ta mbajë vetëm për vete”,-thotë Malda. Vajza simpatike dhe capkëne, ky është mendimi i parë që të vjen kur sheh Maldën e veshur sportive dhe me piercing e saj në buzën e poshtme. Flokët bionde të prera shkurt i japin asaj të drejtën për të qenë vërtet trendy. Ajo ecën shkujdesur dhe nuk e vret mendjen nëse të tjerët, kalimtarë të rastit i japin të njohur. Dobësia e saj, gjumi. Pranon sugjerime, por në fund është vetëm ajo që vendos. Dhe tek ky stil ka gjetur veten, ndihet rehat dhe mund të shprehë veten. Jeta e saj personale është vërtet e tillë. Preferon të mos flasë për këtë dhe të mbajë sekret atë që ka në zemër. Madje nuk mundëm të zbulojmë as nëse është e dashuruar aktualisht apo jo. Por ne na intereson që pamja e saj e qeshur dhe e qetë të lë të mendosh që për momentin nuk i mungon asgjë. Përpjekjet tona të shumta në këtë fushë, mundën të marrin vetëm një përgjigje, që do jemi të parët që do e marrim vesh në momentin që ajo do bëjë publik faktin nëse dashuria e jetës së saj ekziston apo është ende në horizont.

Videoklip i ri është pëlqyer nga kritikët, si ndiheni ?

Kam punuar me njerëz profesionistë, njerëz të cilët i janë përkushtuar punës dhe pa diskutim që unë tani ndihem mirë dhe në videoklipet e ardhshme përkushtimi do të jetë më i madh.

Mendon se dukesh trendy në videoklip?

Jo. Edhe pse nga reagimet e njerëzve vetëm këtë dëgjoj. Mendon se të jesh vajzë e bukur, të jep më shumë mundësi të jesh këngëtare e preferuar nga publiku ?

Unë mendoj se duhet të kesh talent, t’i përkushtohesh punës, të jesh serioze me publikun dhe me veten, këto mendoj se janë thelbi i suksesit, pas këtyre mendoj se i mbetet një rol i vogël dhe bukurisë.

Cila është një këngë që të bën të ndihesh mirë ?

Të gjitha këngët i kam punuar me përkushtimin të madh. Kënga të cilën e dua dhe e cilësoj si të realizuar në të gjitha aspektet, është kënga e parë që kam kënduar.

Ju shqetëson kur dëgjon që flitet keq për ju ?

Pse a ka njerëz që flasin keq për mua a ? Në momentin kur vendos që të jesh fytyrë publike duhet t’i kesh parasysh edhe fjalët që vijnë nga pas. Kjo është shumë e qartë se askush nuk e bënë pyetjen, se a ka diçka të vërtet aty. Fjalët nuk ndalen asnjëherë edhe në vendet më të zhvilluara evropiane e lere më tek ne, më tutje nuk po e vazhdoj sepse në këtë aspekt tek fjalët nuk ka koment.



Nga i “merr” idetë Malda për të bërë një këngë të mirë ?

Për shembull për këngën e fundit ideja ka qenë e tëra e imja dhe së bashku me autorin e tekstit u morëm vesh që të bënim një tekst të një fushe të paprekur më parë dhe që është e kohës. Konsultohem pa fund, dhe bëj zgjedhjen që i afrohet më shumë tipit tip.

Çfarë ju bezdis kur dilni në rrugë ?

Kryesisht dal në këmbë edhe pse e kam një makinë të lodhur. Komunikacioni shumë i dendur. Më acaron në darkë.

Shumë këngëtarë e ruajnë privatësinë, po ju ?

Unë mendoj se kolegët e mi me të drejtë e kanë që e ruajnë privatësinë e tyre. Jeta private është jetë private, për këtë arsye quhet jetë private. Mirëpo, çdo herë e kam thënë dhe po e them se për momentin nuk ka diçka te re në jetën time, po ja lë kohës.

Cilat janë shoqet tua më të ngushta dhe me çka merren ?

Kam shumë shoqe të ngushta, po njëra me të cilën jemi shoqe nga fëmijëria është Monika Salihu.

Kur është e kënaqur me vetën Malda ?

Më pëlqen kur dëgjoj poshtë e lart kur përmendet emri im për këngëtare e zonja. Ndërsa kur është fjala që dëgjoj fjalë të tipit është shumë seksi ose e bukur, nuk është edhe aq meritë, atëherë më duket se të tjerët nuk e duan atë që bëj unë por atë që kam unë.

Si vishen femrat shqiptare sipas teje?

Keq. Po po boll keq. Arnohen, sajohen si shumë, quani si të doni ju por mua, s’më duket që janë komode me rrobat që veshin. Ngjajnë sikur duan të fitojnë respekt me zor. Për femrat shqiptare veshja është qëllim në vetvete. Më pëlqen ambicia e femrave të Tiranës për tu shkolluar për tu mbajtur por jo atëherë kur e ezaurojnë, ndërsa tek ato të Kosovës më pëlqen thjeshtësia e marrjes së gjërave.
A ke fituar para nga Malda ?

Vetëm kam dhënë për muzikën. Nuk kam marrë asnjë qindarkë.
Hobi juaj?

Kënga, sporti makina.
Çfarë ju ka mbetur pishman?

Plotë gjëra. Ka aq shumë sa që mundem edhe t’iu mërzis po t’iu a tregoj të gjitha(qesh)
Dhe ia vini fajin vetes?
Sigurisht. Kam qenë e sertë pas punës.
Sa keni qenë e sinqertë në këtë intervistë ?
Asnjëherë nuk gënjej.
Preferon:

Më pëlqejnë ngjyrat e hapura dhe kombinimet nga më të çuditshme të ngjyrave.

Jam kulmi i ekstremeve. Më pëlqen vetja shumë kur jam me atlete e tuta, por kur jam e ftuar në ndonjë party apo koktej vishem me xhinse, kryesisht me të errëta. Më pëlqen klasikja mbrëmjeve kur këndoj dhe them se ashtu ngjaj mirë. Takat, fustanet për herë të parë i kam provuar në skenë, qysh 15 vjeçe. Tani më kanë krijuar shumë komplekse këto veshje, por stilisti mundohet të më gjej diçka të mesme, të pranueshme, që të ndjehem mirë.“
Bizhuteritë:“ kam bizhu pa fund: rripa, shalle, çanta e këpucë që s’kam ku t’i vë por nuk i vë“.
Grimi:“Mendoj se më shkon, sikur më transformon biles, por nuk e përdor shpesh në jetën e përditshme“.
Parfumet: "I ndërroj shpesh, mund të hap edhe një dyqan pa frikë. Parfumi më jep moral, kur nuk jam zgjuar ende nga gjumi ndonjëherë më jep disponim në punë dhe më bën të ndjehem më e gëzuar. Preferoj firmat, së fundi “Front” , edhe pse është paksa i shtrenjtë."

No comments: