Thursday, 8 January 2009

POEZI NGA ALMA PAPAMIHALI






Alma Papamihali

Alma Papamihali u lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë. Aty kreu gjimnazin Ismail Qemajli më pas studioi Gjuhë dhe letërsi. E rritur në një familje artdashëse mori nxitje dhe përkrahje. Bota letrare veqanarisht poezia ia rrëmbeu shpirtin nga fëmijëria. Alma ka lexuar shumë libra nga fëmijëria,ajo kishte edhe shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar si: Migjenin, Naimin; Mjedën, Poradecin, Kadarenë, Agollin, Spahiun, Bardhyl London etj…..
Nga letërsia e huaj Alma preferon: Pushkinin, Heinrich Heine, Pablo Neruda etj…….
Alma në vitet shkollore, ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit, si: ”RINIA”; ”INTERVISTA”; ”PASQYRA” etj…
Aktualisht znj.Alma jeton me familje në Gjermani, mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë lidhje, kjo është poezia. Alma ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi-”NËN TINGUJT E NATËS” , poezi mjaft me vlerë mes të cilave pasqyron mallin, dashurinë dhe nostalgjinë. Shkrimet në vijim do të na njohin me rrugëtimin e saj poetik.


MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë…

KOHA IME
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen…

Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen.


NËNË

Çdo të thotë nënë vallë?
Të duash me zemër jo me fjalë.

Çdo të thotë nënë të jesh?
Në mbrëmje e fundit të biesh të flesh.

Çdo të thotë nënë të quhesh?
Asnjë lodhjeje mos i druhesh.

Çdo të thotë nënë të thërrasin?

Lumturinë e botës ndërduar të zgjasin.

MEGJITHATË…JETOJMË

Një natë pa gjumë,
lind një ditë të vdekur…
megjithatë jetojmë
dhe ditën pa e prekur…


VLERA E KOHËS

Qameti bëhet në sekondë,
thonë…
të presish minutin,
është tepër vonë…

No comments: