Wednesday, 21 January 2009

Prezantuese dhe gazetare nga më të dashurat për publikun shqiptar



Silvana Braçe ka lindur në Tiranë. Karriera e saj fillon në moshën 15 vjeç në Radio Tirana ndërkohë që vazhdonte shkollën e mesme. Pasioni i saj ka qenë edhe baleti, ku është ushtruar që në moshën 7 vjeçare duke ndjekur kurse të tilla. Mbaroi shkollën e lartë në Universitetin e Ekonomisë në Tiranë si Financiare dhe për pak vite e ushtroi këtë profesion, por dashuria për radio-televizionin ishte shumë më e madhe dhe për këtë arsye iu dedikua totalisht duke arritur të jetë nga prezantueset kryesore të TVSH-së. Me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar dhe me finesën e saj, zbukuroi dhe kënaqi zemrat e teleshikuesve. Kryesisht prezanton emisione mbi muzikën dhe me të ftuar muzikantë dhe këngëtarë. Emisionet e saj janë pasuri e veçantë për TVSH-në. Ajo ka patur në studion e saj qindra artistë të ftuar nga më të shquarit:
Kompozitorë:
Çesk Zadeja, Avni Mula, Pjetër Gaci, Kujtim Laro, Agim Krajka, Flamur Shehu, Aleksandër Lalo,
Këngëtarë:
Luçie Miloti, Fitnete Rexha, Irini Qirjako, Manjola Nallbani, Sabri Fejzullahu, Ardit Gjebrea, Bleona Qereti, Aurela Gaçe, Lirio Nushi, Mirie Braha, Gili, Lori, Kastriot Tusha, Bujar Qamili, Françesk Radi, Merita Halili, Gëzim Nika, Dava Gjergji, Parashqevi Simaku, Sinan Hoxha, etj.
Grupe të muzikës popullore:
Polifoni nga Skrapari, Vlora, Mallakastra, Rapsodi Sali Mani, etj,
Silvana Braçe është nga prezantueset kryesore për spektaklet e mëdha në Shqipëri dhe jashtë saj. Që në hapat e para të karrierës, ajo ka prezantuar koncertin me krijimtarinë e kompozitorit të madh Limoz Dizdari ku interpretonin dy Artistë të Popullit, Vaçe Zela dhe Gaqo Çako. Më pas shënon prezantimin e tre festivaleve të Këngës në Televizion, prezantimin e të parit spektakël Miss Albania e të tjerë, prezantimin e koncerteve të Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve popullore.
Vitet e fundit, me hapjen e Shqipërisë, prezanton shumë koncerte në diasporë të organizuara nga privatë ose nga shoqata të ndryshme.
Të shpeshta janë udhëtimet në evropë dhe amerikë ku ndodhen emigrantët shqiptarë.
Kënaqësi të madhe ajo ka sidomos kur ftohet në Kosovë, nga mikpritja dhe dashuria e madhe që gjen atje tek motrat dhe vëllezërit Kosovarë.

Në veçanti, ka prezantuar "Miss Shqiptarja" në Zvicër, Gjermani, Suedi, Amerikë. Gjithashtu, në New York ka prezantuar në vitin 2000 një koncert bamirësie për fëmijët e Kosovës "Inva Mula and Friends".
Televizioni shqiptar është "shtëpia e saj" ku kalon kohën më të madhe.
Aktualisht, jeton sa në Tiranë dhe në Itali me bashkëshortin dhe djalin e saj.

ENDERRA dhe MBRESA





Që në fillim të karrierës së saj, ka ëndërruar të bëhet aktore. Dhe me këtë dëshirë në moshën 19 vjeç ka konkurruar për aktore, por në ato vite nuk kaloi. Gjithësesi, ëndërra është akoma...

Një pasion tjetër, por që e ushtron në kohën e lirë, është baleti. Qysh e vogël ka ndjekur shkollën e baletit që e ka ndihmuar në profesionin e saj. Mënyra se si ecën, me një elegancë të veçantë dhe se si qëndron në çdo rast, meritë edhe e këtij formimi.

Dashuria e saj më e re...
Eshtë i njomë, i freskët, i ëmbël, i dashur, i qeshur, i lezetshëm, ...
Eshtë mashkull, quhet Fatjon, ka lindur në shtator të vitit 2004, është i biri i saj, dashuria e saj e përjetëshme.

"Suksesi qëndron në dashurinë dhe përkushtimin ndaj punës".

No comments: