Sunday, 25 January 2009

PËRMASAT E DASHURISË NË NJË VËLLIM POETIK

Resmi Çorbaxhi

- Rreth vellimit poetik “ Në çarkun e puthjeve” të Agim Bacellit –

Pas katër librave të botuara në këtë vjeshtë, poeti Agim Bacelli boton për lexuesin e poezisë vëllimin e ri poetik “ Në çarkun e puthjeve”. I krahasuar me librin e parë me poezi “Bukuri trideminsionale” ky vëllim shënon një hap të ri cilësor si në tematikë ashtu edhe në anën stilistikore. Kujtimet e vjetra dhe fletoret e zverdhura nga koha i kanë dhënë një shtytje të re prodhimtarisë së tij, si për të shëruar disa plagë të mbetura nga e kaluara.Për një periudhë të shkurtër ai boton disa vëllime në fushën e prozës dhe të poezisë, duke afirmuar atë ëndërr që kishin gjithë krijuesit që nisën të shkruanin rreth viteve ’70. Në atë kohë nëpër faqet e shtypit letrar qëndror dhe atij local ( Agimi ka kaluar rininë e vet në qytetin e Korçës) do të gjeje edhe ndonjë poezi me nënshkrimin e tij. Ndihej kënaqësia e botimit por njëkohësisht edhe pakënaqësia për bastardimin e vargjeve dhe për redaktimin komunist të vargjeve.Autori në ato vite dërgon një poezi në një reviste letrare ushtarake e cila jo vetëm që nuk botohet por kthehet në komandën e aeroportit të Rinasit me shënimin kryeredaktorial “Poetë të tillë jo vetëm që nuk duhet të shkruajnë por as të shërbejnë në radhët e Armës së Aviacionit.” Kjo e frenoi deri diku autorin. Ai fillon të shkruajë për vehte dhe për një rreth të ngushtë shokësh pa marrë me guximin të dërgojë ndonjë poezi erotike.Në fushën e lirikës Agim Bacelli dhe brezi i poetëve që vetëm sa nisën startin e poezisë , kurrë nuk arriten të shprehnin lirisht ndjenjat e tyre, të shpalosnin në hapesirë dhe në kohë përmasat e dashurisë reale si një ndjenjë që lind me njeriun dhe është bashkëudhëtare gjatë gjithë jetës së tij.. Në atë periudhë dashuria duhej konceptuar nën shabllonin e moralit konunist dhe nën mësimet e Partisë.Ky shabllon do të çensuronte poezitë dhe ndjenjat e autorëve që në shumë raste do të revoltoheshin dhe do të reagonin. Reagim që shpesh herë paguhej me heqjen e të drejtës së botimit,dhe në shumë raste edhe me burg apo më keq me pushkatim.
Është kjo arsyeja që në fletoret e tyre do të flinin për një kohë të gjatë poezitë e mirëfillta të dashurisë.Shumë prej tyre e panë dritën e botimit vetëm pas viteve të shëmbjes së sistemit komunist, dhe besoj se kështu ka ndodhur edhe me disa poezi të vëllimit “Nën çarkun e puthjeve”
Vëllimi është i ndarë në tre pjesë: Dhëmbshuria , Dashuria dhe Morali por kjo ndarje është vetëm simbolike pasi komponenti kryesor për të tre pjesët mund të përmblidhet vetëm me emrin dashuri. Autori shkruan thjesht , pa e ngarkuar shumë vargun me figura letrare duke menduar se e rendësishme, është të përcjellë mesazhin e ndjenjave që ai shpreh,. Kjo vihet re qe nga poezia e parë “ Dhëmbshuria” deri tek e fundit “Çuditë”
Agim Bacellit do ti mjaftojnë vetëm dy vargje që të ngrejë në fronin e nderit figurën e nënës. Nga e cila fillojnë të gjitha dashuritë Ai jeton shumë larg nënës dhe të afërmve të tij dhe me sa duket malli i nënës është i ngjizur me atë të autorit . Kjo lidhje e shtyn atë që vetëm me pak vargje të kursyera të shprehë ndjenjën për nënën.
Dhëmbshuria mund të ketë çdo emër / por mbi të gjitha emri i saj është –Nënë (Dhëmbshuria)
Por autori nuk ka vetëm mall. Ai është pjesë e kombit të tij dhe si i tillë ndan hallet e problemet me të.Si intelektual ai ndan këtë shqetësim, këtë merak me bashkëkombësit e tij. Zëri, mendimi,dhe shqetësimi i poetit, janë zëri , mendimi, dhe shqetësimi i kombit. Autori dëshiron ta shohe kombin nën pasaportën e qyteterimit europian. Në katër vargjet e poezisë “Lutja” autori është në kërkim të kësaj pasaporte, e cila meritohet vetëm nëpërmjet bashkimit tolerancës dhe dialogut, I entusiazmuar nga ngjarjet e mëdha të shekullit dhe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ai do të shkruajë,
Porta e Branderburgut u hap/dy gjysma u bënë një/ copat e kombit ngjiten prapë/nëse lutja bëhet me një zë. ( Lutja )
Jo vetëm në këtë poezi por edhe në atë me titull “ I mirë është veç ai” poeti bën thirrje për tolerancë e miëkuptim,thirrje që vjen nga emancipimi qytetar dhe nga kultura e qytetit nga vjen.
I mirë është veç ai/ kush larg zemrës mban stuhinë…..
Në disa poezi autori do të nënvizojë idenë e mësipërme duke i mëshuar fjalës së urtë dhe të moçme “ jemi pak për tu ndarë, jemi shumë për tu sharë. Këto poezi janë te ciklit Dhëmbshuria ku patriotizmi dhe ndjenja kombtare spikasin,por megjitheatë autori përseri nuk i shpëton çarkut të dashurisë.Si tipar kryesor i këtyre poezive janë lidhjet e autorit me njerëzit e vet, me kombin e tij, ku fshihen gjithë kufijtë e largësisë me ta nëpermjet dashurisë. Koha është e mbarsur me trazira, ku e keqja kërkon të ngrejë krye mbi të mirën, e shëmtuara mbi të bukurën, dhe urrejtja mbi dashurinë.. Poezitë e këtij cikli japin mesazhin e mirëkuptimit për përmbysjen e raportit të mësipërm dhe kjo spikat në poezitë me titull “Kutitë e Zotit”, “Bajroni Poezi” “Përjetësia”.
Cikli Dashuria mban kurorën e bukurisë jo vetëm, për emrin por edhe për mënyrën e të shkruajturit dhe të shprehurit të ndjenjës. Autori i përket brezit të krijuesve që filluan krijimtarine letrare në prag të viteve ’70, ndaj poezitë e këtij cikli vijnë si një një brengë dhe merak i kohës së shkuar, si një ëndërr e mbetur nga adoleshenca, nga koha me emrin diktaturë komuniste ku edhe me të dashurën tënde nuk mund të shkëmbeje një puthje në publik pasi thyheshin normat e moralit komunist. Shpirti i poetit i ndjeshëm ndaj ngjarjeve të tilla bëhej më i trazuar kur diktatura i hiqte të drejtën e të shprehurit lirisht të mendimit dhe ndjenjës së tij. Autori nuk e ka patur rastin të ndëshkohej rëndë direkt, por indirekt, emri çensurë i hiqte të drejtën e poezive të mirëfillta erotike. Hera herës në këtë cikël poezia ndjek autorin dhe hera herës autori ndjek poezinë. Ndjenja vjen natyrshëm dhe e rrëmben autorin duke e detyruarë atë ta derdhë në shtratin e poezive të tilla si “Të dy qiellorë” “Shkëndia jote” “Luftoj ta meritoj” “Që të rrojmë ne”.
Epitetet , krahasimet dhe mataforat në poezinë “Zjarri I fikur” zbulojnë një ndjenjë të vjetër të autorit që trazon rastësisht zemrën e tij, ndërsa vargu retorik “Si u ndamë kaq papritur/ pa pësuar zemrat tona ndonje atak?!” zbulon një dashuri të vjetër të parealizuar të tij për motive që nuk jepen në poezi.
Ka një përpjekje të tij në këtë vëllim për të përdorur figura letrare por që në disa raste nuk realizohen ashtu siç duhet.
Në poezitë “Ç’është dashuria” “Kontradita”, etj., Agim Bacelli kërkon të shpalosë përmasat e dashurisë nëpërmjet krahasimeve pa ndërmjetësine e lidhëzave krahasuese. Kjo as i ul e as i ngre vlerat e poezisë, por në qofte se autori do ta përdorte përherë penën si daltë për përpunimin e çdo vargu, poezia e tij me siguri do të kishte vlera të mëdha dhe do të ishte më e bukur.
Autori është natyral në poezinë “Thellësia jote” Ajo është e thellë si bluja e errët e detit që tërheq dhe mbyt edhe notarin më të mirë. E njëjta gjë mund ti ndodhë edhe heroit të kësaj poezie që herë i afrohet dashurisë dhe herë i largohet me frikën se mund të mbytet në oazin e saj të thellë.

Thellësia jote si e detit më tremb përherë,/ atje bluja vjen e nxihet pak nga pak/ të provoj të hyj në tëndin gji të thellë/ druaj se guximin më duhet ta paguaj me gjak!
Shpesh herë autori eëhtë i lodhur nga hallet dhe problemet e ditës. Ai ndihet i qetë dhe larg rrëmujës vetëm në prehërin e dashurisë. Kur zhytet në thellësinë e saj gjen parajsën, gjen jetën qiellore që i ka munguar aq shumë.
….Ndaj unë qiellin e dua aq shumë/ sa në tokë nuk dua të zbres kurrë/e dashur atje le të bëjmë çdo punë/ te dy qiellorë; ti grua dhe unë burrë! ( Të dy qiellorë.)
Për autorin dashuria nuk është një pasion i verbër, as një pasion i çastit. Ajo duhet të vijë natyrshëm dhe e çilter. Për personazhin e poezive të tij dashuria kënaq shpirtin kur vjen realisht dhe pa u nxituar. Ai nuk pëlqen vetëm bukurinë fizike por edhe shpirtin e thellë dhe të prekshëm të vajzës që do.
Të gjithë më thonë:/ ti dashuron gruan më të bukur/Pse akoma nuk i ke thënë - të dua?/ U them miqve të mij/ Luftoj ta meritoj atë për grua…. ( Luftoj ta meritoj )
Puna dhe dashuria janë ato që e mbajnë gjallë njeriun. Njeriu i dashuruar duket më njerzor, një qënie më e butë, dhe pa dashuri nuk ka jetë.
Që zjarri të mos fiket ndizmë mua/ që deti të mos thahet bëmë krua/që ajer të kesh thith buzet e mia/që jeta të mos mbarojë, bëjë të tria….
Për autorin dashuria nuk është lojë, ajo duhet të ngacmojë ndjenjat e tua, se për ndryshe nuk ka asnjë vlerë. Në poezinë “ Nuk lashë fjalë pa thënë” autori përdor tërë arsenalin e fjalëve të bukura, i bie në gjunjë vajzës më të bukur, është gati ta lajë atë me flori por përsëri asgjë nuk e josh dotë atë. Për ironi një çapkën se çi bën vetëm një shënjë dhe e bën vajzën për vete.
Nuk lashë fjalë dashurie pa thënë/vajzës së bukur që desha shumë/edhe në gjunjë asaj i pata rënë/ po çe do se kjo s’bëri pune…/një i huaj që kaloi aty pranë/ një shënje të vogël se çi bëri/ të dy si një çift zogjsh ikën e vanë/ unë u ktheva i tëri në fjalë…… ( Dashuria s’është fjalë)
Në një plan tjetër autori i thur hymn dashurisë. E cila nuk njeh kufij dhe moshë. Kjo duket në disa poezi te ketij cikli si “Qenushes” dhe “Leshverdhës” Edhe në poezinë ”Kur s’dimë të dashurojmë” autori ndjen dhimbje kur dashuria vihet nën prangat e miqësisë. Është ajo qe e lidh me vargonjtë e saj dhe nuk e lejon heroin e poezisë të shprehë dashurinë. Ai vuan së tepërmi dhe e ka të vështirë të dallojë se ku fillon dashuria dhe ku mbaron miqësia, ku është kufiri ndarës midis të dyjave.
Të desha si imarrë, unë i marri/ për ditë i thosha vetes se të dua/ti më fëshfërije pranë si era dhe buzëqeshje/pa me thënë asgjë mua/kjo punë me ty vazhdoi gjatë/dashuria e refuzuar apo si ta quaj/mu kthye në shoqëri/ishte për fajin tënd apo timin/kurrë se kuptova, plasa ta di….
Edhe cikli i fundit Morali është i mbërthyer nga çarku i dashurisë për tu futur më pas në çarkun e puthjeve. Autori shprehet pesimist në poezine “Puthja e fundit” por ky pesimizëm është real dhe i pranueshëm në jetë. Interesante duket edhe poezia “Jam skllav” ku autori urren këtë jetë moderne ku njeriu është kthyer në një skllav të saj, por megjithëatë brenda poezise autori është kundërshtar i vetvehtes kur thotë se nuk e koncepton dot jetën pa këtë skllavëri.
Si poezi më të arrira në këtë cikël janë “Njeriu dhe Uji” “Duart” “Unë dhe Ti” “Vëndi im” , “Zogu që mbajta në shtëpi” të cilat në thelb kanë moralin ku kategoritë e së mirës dhe të keqes, të shëmtuarës dhe të bukurës, janë në luftë me njëra tjetrën.
Pa dashur të ulim vlerat e librit vlerat artistike lënë për të deshiruar më shumë. Shpesh herë për hir të rimës autori e shëmton vargun kur thyen rregullat sintaksore të ndertimit të fjalisë. Në disa raste thyerje të tilla dëmtojnë sturkturën e poezisë. Me një punë pak më të kujdesëshme korrektuese autori do të kishte rritur vlerat e librit. Në vëllim disa poezi fillojnë me rimë dhe mbarojnë me varg të thyer. Autori duhet ti kushtojë rëndësi edhe pasurimit dhe pastrimit të flajorit poetik.
Kështu në poezinë “Kush je ti?” e gjithë poezia mbyllet me vargun; Je hëm lule e bukur/hëm njeri?! Kur shumë mirë fjala e rëndomtë dhe jo letrare hëm mund të zvëndësohej me fjalën herë. Asgjë nuk do të dëmtonte strukturën e poezisë së mësipërme, një zvëndësim i tillë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përdorimin e apostrofit në poezinë “Leshverdhës”.
I natyrshëm ai duket në shumë poezi të ciklit Morali, por shpesh herë disa shënime të vendosura pas titullit, ose në fund të poezisë janë të panevojshme. Sidoqoftë me një punë më të kujdesëshme korrektuese, të meta të tilla mund të ishin shmangur.
Vëllimi “ Në çarkun e puthjeve” shënon një evoluim në krijimtarinë e një poeti jo shumë të njohur por që jep ndjenjën njerëzore të dashurisë nëpërmjet mesazheve që shpërndan poezia e tij.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: