Thursday, 8 January 2009

SHEN MIKU

Tregim

Roland Gjoza

Puka. Nje qytetth ne rrafshnalte ne mes te alpeve me bore te perjetshme.Kam vuajtur shume ne ate grime qytet.Ja,ku u ktheva serish pas shume vjetesh.Asnje nuk njoh,askush nuk me kujton.Me ze nata ne rruge afer Gomsiqes,kthesave te forta,ne nje pyll te dendur pishash me ketra dhe dhelpra te kuqerremta,qe u ngecte bishti i fryre e i gjate ne gemushat me rrush toke.Aty ne nje hendek pashe nje cakall te zene ne leqe qe ishte ne hjeke me sy te pershkendritur dhe dhembe te nxjerre.Prroskat keputeshin brinjave me hare dhe yjet binin gjithashtu.Pak me tej kishin ndezur nje zjarr.Dikush ngrohej,pinte duhan me llulle.Rrinte ne kembe.I heshtur,i tretur ne mendime.Ishte rojtari i pyllit.Me mori ne shtepi.Nuk e prisja.Thashe se po me conte poshte te me tregonte rrugen,ose te me gjente makine,po ai drejt e ne shtepine e tij,me mure guri te vjeter gri,me cati te pjerret gjer perdhe me furda druri te kalbur,te brejtur nga krimbat.Oborri ishte mbushur me fill leshi te kuq te varur ne tela,aty ketu dukeshin mullare te fresket ngjyre floriri qe vezullonin neper nate si nga nje drite e fshehte.
Ai dhe une ne oden e zjarrit.Oxhaku i madh i peskithur nga tymi,vorba e varur mbi prush qe zjen ngadale.I hodhi nje dore dru zjarrit,qe u perndez nga flaket brofulluese,nga gacat shperthyese e kercitese qe ai i shuante me gishterinj mbi postiqet e hirta te dhise.Mbi parmakun e oxhakut ishte nje mulli i vjeter kafeje dhe nje cifteli.
-- Vetem jeton? -- e pyeta.
-- Jo,or burre i dheut,bajme 20 shpirt ne kete shtepi.
Ai rrahu shuplakat.
U hap sapak dera,nje grimez dhe u duk nje sy gruaje,u zgjat nje dore qe i dha atij nje tas te madh,shishen e rakise me nje kocan misri si tape,nje qyp me turshi,buke.
U shtruam te hanim buke me djathe,gjize,turshi dhe te gjerbnim raki ne filxhan kafeje.
Asgje s'kishte ndryshuar.Po ajo menyre jetese.S'pipetinte kush ne shtepi.Rakia e bute e rrushit,tejet e bute,megjithate e embel e turbulluese e beri punen e vet.
-- Or dashamir,-- me tha ai,-- a e din kangen e zogjit qe u ul e i ra ciftelise kur u keputen telat e bjerrun?Ajo ishte ba nuse,po kish ushqye me thrrime do zogj ne dritore,or shoq.U keputen tane telat e ciftelise e llahutes e mehu darsma or mik,po keshtu vec me u farue me te tana.Ajo ndolli zogjte,sic bante ne agshol,kur ata vijshin te uritun,se bora e pare ia kishte beh.Dhe u ba mrekullia,si e thote padre Faustini.Darsma vazhdoi,lazdruen shpirtnat.
Dhe e kendoi ate kenge ndersa une shkulloja raki te bute dhe shikoja dhomen e zbrazur me teshat e mukut pirg ne jug te dhomes,(jug quhej ai vend ngjitur me deren.)Atje ishin vene pale pale dysheke,jorgane,carcafe,plaf me theke,flokje,sixhade.Kisha fjetur shpesh here ne keto oda.Me kishin shtruar prane zjarrit,qe e ushqenin naten ne heshtje.Ngjitur kisha dritaren e ulet dhe neper gjume degjoja kercitjet e debores ne qelq,ose shikoja henen si fytyra e nje femre qe po ngutet e po druan te vije per tu futur ne shtrat.Pastaj shikoja endrra me shtojzovalle qe te dalin befas ne rruge, te rrembejne dhe te ngjisin ne mal.Atje te lene vetem.Kur zgjohesh e sheh veten duke qare.Perse qan?
Kishte shume dhimbje ky vend.
-- Po kangen e shtegtarit te djegun per uje a e di?Ishte djegagur e ai qyqar s'po haste ne nje pike uje,tane rrafshulta gure e murriz dheu,krejt diell i shkelun nga mizat e dheut,po na i del nji cuce,tane burime ne te,i erdhi keq per shtegtarin,shqepi bluzen,nxorri cicen e i dha me pi.
O zot,nga nje ane zjarri e rakia,nga ana tjeter ajo cifteli rrangalle dhe ato fjale prej poeti qe shqiptonte rojtari i pyllit.
Po afronte mesnata,po une e dija, qe po te mos jepja shenje,se me vinte per gjume,ai s'ngrihej per te ikur.Po ato zakone si ne ate kohe te larget.Une ende doja te pija,megjithese me nje meze te varfer si ne fillim te botes,po vec ndjeja kaq shume kenaqesi ne kete shtepi te heshtur vetem me nje njeri te gjalle.Jashte hena po i digjte qelqet.Ai mori nga oxhaku mullirin e kafese dhe bloi kafe taze.Vuri xhezvene me bisht te gjate ne prush dhe pergatiti kafe per mua.Ashtu si e doja une,turke me pak.
Vone, shume vone, ai doli per pak kohe.Pastaj u kthye perseri.Beri nje kafe per vete.Pastaj une s'mbaj mend asgje.Fjeta.Kaq ishte kjo histori.Pothuaj do ta kisha harruar,se deri ne kete fill,s'kishte ndonje gje te vecante per t'u mbajtur mend.Ruaja vetem nje mbrese te cuditshme per ate varferi te perjetshme e ate pritje te perjetshme per mikun sikur ai te jete perendi.
Po asaj yrtaje bjeshkesh do te me conte edhe njehere puna keto kohet e e fundit me nje film.Isha me nje te huaj qe kerkonte material per doket dhe zakonet shqiptare.Rruges neper pyll ai pa nje varr te vogel.Qendroi,e fotografoi.Ne gur nuk shenohej as emri,asgje.C'eshte ky varr,pyeti ai dhe me shikoi ne sy.Keqyra vendin perqark,po nuk po gjeja asgje per t'iu pergjigjur.Dikush ishte varrosur kuturueshem,pa shume kujdes ne ate vend.Andej pari kaloi nje burre i vjeter me nje lopate ne dore,nje punetor i xhadese malore.Ai na pershendeti i pari;
-- A jeni burra?
-- Dicka. -- iu pergjigja.
-- Zoti ju ndjefte!
-- Ju jeni vendas ketu?
-- Po.
-- A mund t'iu pyes per dicka?I kujt eshte ky varr i vogel?
Ai na pa ne sy,here njerin,here tjetrin,nxorri duhan dhe e drodhi.
-- Ky varr ka nje histori, -- tha dhe ndezi llullen e madhe te vjeter.-- Rojtari i pyllit kishte pase nje mik ne shtepi.I vdes djali.E merr dhe e varros shpejt pa sherbese fatare.Me nje fjale pa prift.S'kishte kohe me lajmerue.Miku nuk shqetesohet dhe nuk lihet vetem.Prandaj ashte ketu ky varr,pa targe.Quhet varr i bardhe.
I huaji e fotografoi duke leshuar nje klithme nga habia e madhe.Une u trondita,ndieva nje keqardhje te thelle dhe nje keputje ne gjunje.Punetori e kuptoi qe na kishte shkaktuar pershtypje historia e tij dhe shtoi duke bere nje hark me zjarrin pershkendites ne maje te llulles e ne ate hark na futi ne,varrin,fshatin,kishen dhe nje cope qiell:
-- Or,dashamir, -- na u drejtua te dyve,po me fort te huajit,-- shtepia e shqiptarit ashte e mikut dhe e zotit!

No comments: