Tuesday, 27 January 2009

Shqipëria mes Kadaresë



“The Guardian”

Që të njohësh më mirë Shqipërinë, duhet të lexosh “Kronikë në gur”. Këtë e thotë “The Guardian”, i cili ka përzgjedhur veprën e shkrimtarit Ismail Kadare në një prej kolanave të veta. Mes mijëra titujsh, “The Guardian” ka renditur një prej veprave më të hershme të autorit, e shkruar në vitin 1971, por që mbetet ndër më të mirat e tij. Libri vendoset në Gjirokastër, në vendlindjen e tij në kohën e fëmijërisë. Tradita, mendësi e kujtime përzihen së bashku duke na dhënë një narracion të papërsëritshëm. Të gjithë titujt që përfshihen në kolanën “gjendja e një vendi” lidhen me situatën e një vendi. Trajton çështje sociale, ndryshime politike dhe mënyra jetese. Përmes këtyre librave mund të mësosh se çfarë ndodh në botë, nuk bëhet fjalë vetëm për libra të shkruar në Britani, por në të gjitha kontinentet. Ndër ta mund të numërojmë Honore De Balzak me “Komedia Hyjnore”, Çarls Dikens me “Dombi dhe i biri”, Alber Kamy me “Murtaja”, Gustav Flober me “Edukimi i ndjenjave”, Viktor Hygo me “Të mjerët”, Alberto Moravia me “Koha e indiferencës”, Xhorxh Oruell me “Ferma e kafshëve”, Salman Rushdie me “Fëmijët e mesnatës” dhe “Turpi”, Aleksandër Solzhenicin me “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, Stendal me “E kuqja dhe e zeza”, etj.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: