Thursday, 15 January 2009

Sofika Hodo këngëtarja e rinisë tonë



Arqile Gjata

Here-here, nga dritarja e hapur e viteve te rinise, shpesh ndjej një zë shume te ëmbël dhe te dashur. Edhe këtu ne emigracion, përsëri ndjek me argëtim zërin e një gruaje, qe ka jo vetëm zgjuarsi muzikore, por dhe tani te josh me qenien e saj fisnike e me një horizont te gjere ne shpirt. Atë zë e ndjej tek me lëkund flladin e viteve te rinise, kur ne (rinia) binim ne akord lumturie me këngët qe intepretonin këngëtaret e atyre viteve. Dhe një nga këngëtarët qe dua te veçoj është e mirënjohura Sofika Hodo. Tere jetën Sofika ka pasur dike ne zëmër dhe kjo pa dyshim ka qene dhe është kënga.

Oh çu ngriçë e vajta o moj për ujë
oh harrova o moj kënaçen o .
Mbrapa seç më vjen o moj një bandill
dhe më merr o moj kënaçen-o
O nam bandill kënaçen-o
O të jap gushë e faqen-o

Sofika Hodo dhe Lefteri Sillo, për hir te se vërtetës, përbënë duetin me te veçantë, për karakteristikat dhe vlerat muzikore që përcillnin ato tek trevat e Myzeqesë dhe ne te gjithë Shqipërinë. Ky duet krijoi për spektatoret dhe për te gjithë dashamirësit e këngës një atmosfere ngjyrash, qe ua përcollën me shumë ëmbëlsi qytetare.
Vish fustanin me toka !
Vish fustanin me toka
hajde moj fjirakeja .
Kush ta bleu kush ta dha
hajde moj fierakeja .
Ai djali që më ka
hajde moj fierakeja,
që më morri me sevda
me të lutur me shaka
hajde moj fierakeja .

Nder vitet e arta te muzikës 1962 e ne vazhdim, Sofika ndizte qiellin e Myzeqesë por dhe te qytetit tim bregdetar, Vlorës, me aromën joshëse te këngëve te saj. Sofika ishte nj këngëtare qe buzëqeshte dhe rrezatonte përherë.
Rang e ring
Range ring o luan penxherja .
E luan ti apo e luan era .
Jo moj jo se luan era,
por bandilli që vjen për hera .
Ç’ ke ore bandill buzë plasur,
se janë çunat djalo dhe të vrasin .
Le t’ na vrasin, dhe t’ na presin
Oh se ne bashkë të dy do vdesim!
Ajo kishte dhe ka akoma një zë shume melodioz, te tingëllueshëm dhe refraktar. Vlerat artistiko –muzikore te Sofikës, kur ajo intepretonte këngë te lehta a popullore, me mire se kushdo i vlerëson brezi ynë, qe jetoi dhe u zbukurua shpirtërisht me ato këngë. Ato këngë jetojnë dhe sot, i kane rezistuar me krenari dhe me vërtetësi kohës dhe ende te mrekullojnë e te qetësojnë shpirtin. Ato këngë rrezatonin ne përshtatje me te qeshurën e syve te saj. Para disa vitesh, kur u takova me aktoren e Vlorës Lavdie Bisha, i thashë se këtu ne Athine kemi dhe këngëtaren e Fierit Sofika Hodon. Ajo me thotë me një naivitet prej artisteje: “Po sytë, ende ashtu me ngjyra i ka akoma, si dikur?”
Moj e bukura në derë
Moj e bukura në derë, moj e bukura .
Të kuqojnë faqet si verë, moj e bukura
As mi jep t’ i puth një herë, moj e bukura .
Kam frikë se më del pa nder ore djalo.
Ti për nder mos u bëj merak,
se s’ të dua unë për pak
po të dua për nga hera
Moj e ëmbla, moj si sheqer!

Repertori dhe intelekti muzikor i Sofikës përbëjnë për trevën e Myzeqesë dhe te gjithë vendit, mushtin e prurjeve artistike ne gjininë e muzikës popullore. Së bashku me këngëtaren Lefteri Sillo, ato lanë emër ne interpretimin e këngëve popullore ne krahinat e Myzeqesë, si për shembull “ Vajza fierake”, “Vish fustanin me toka” etj. Këto këngë këndohen dhe sot me po atë kënaqësi dhe dashuri si 45 vjet me pare. Disa nga këngët e kompozuara nga Agim Prodani me ngacmojnë e me rinojnë dhe sot, si për shembull “ Me do a nuk me do”, “Kënga e nënës”, “Mjeku i ri”, “Një trëndafil mbaj ne dore”, “Fëmija e pare”.
Sofika i kaloi kufijtë e një këngëtareje te zakonshme. Ajo triunfoi dhe ne Festivalin e Trete te këngës se lehte ne Radio, me këngën “Dy kukullat dhe çikriku”. Kolona zanore e këngëve te kënduara nga Sofika Hodo ne vite, kap dhe ato që këndoheshin nga popuj te ndryshëm. Ato këngë u përcollën me shume sukses tek publiku, rinia dhe dashamirësit e muzikës me shume kulture, art dhe emocione. Sofika ne ato vite dhe sot interpreton me shume ëmbëlsi dhe pasion këngët italiane. Eleganca e këngës meksikane u prezantua me se miri me këngën “Palma Meksikane”. Po kaq bukur Sofika dhuroi për publikun këngët shume te bukura ruse. Zëri i saj i bukur gjeti jehone dhe me prurjet e këngëve nga viset e largëta te Egjiptit dhe vendeve arabe.
Këto pak fjale nuk mjaftojnë për një këngëtare qe dha 35 vjet pune e kënge, lodhje dhe lumturi. Sofika Hodo vazhdimisht është e pranueshme ne mjediset familjare, ne gëzime e ne dite festash. Unë flas si një spektator i thjeshte, i djeshëm dhe i sotëm këtu ne emigracion. Sofika Hodo meriton shume me tepër, me shume se një mirënjohje. Me tepër se kurrë, tani qe Sofika Hodo është ne një moshe madhore, ka nevojë për fjalën e ngrohte te qytetareve fierake, te komunitetit shqiptare ne Athine. Dhe për me tepër, vlerësimin nga ana e institucioneve kulturore dhe artistike, ku Sofika punoi me përkushtim për disa dekada.
Dhe ajo ditë erdhi....Në prag të 60 vjetorit të lindjes të Sofikës, Bashkia dhe Teatri i Qytetit të Fierit organizuan një ditë festive kushtuar këngëtares Fierake Sofika Hodo, ku Ajo u nderua dhe u respektua me Titullin Qytetare Nderi e Fierit . Po kështu për nder të saja seksioni i Arsim Kulturës në Bashkinë e Fierit, nën kujdesin e veçantë të poetit dhe shkrimtarit Fran Ukcamaj botoj një vëllim me kujtime dhe shkrime të ndryshme të botuara për atë në vite .

Nga Arqile Gjata
Me këtë portret, a skicë përshëndes në mënyrë të veçantë Myzeqarin Përparim Hysi nga Athina



Fjala e Lire - Free Speech

No comments: