Monday, 12 January 2009

SUKSESET E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM



Donjeta - me diplomë të nënshkruar nga Georg W. Bushi

Ne shtetin e Nju Jorkut jetojnë shumë shqiptarë nga vise te ndryshme shqiptare, shumica me prejardhje nga Kosova. Ata kryesisht jetojnë në Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island e shumë rrethe te asaj pjese te Nju Jorkut. Ka edhe familje të tjera te cilat jetojnë edhe afër ALBANY's - kryeqytetit të Nju Jorkut, si dhe gjithandej në gjithë shtetin e Nju Jorkut. Qyteza CANAJOHARIE është nje qytezë e cila ndodhet në periferi te ALBANY's (42mil), e cila shquhet në këtë rrethinë për qetësi dhe siguri - dukuri e cila mungon në shumë vende tjera në Amerike –dhe si rrjedhim i kësaj të jetë një qytezë e dalluar në gjithë Amerikën për një shkollë „të fortë“, me nxënës shembullorë - të dalluar në mësime, duke u shpërblyer kështu me vendin e parë .
Ne këto dy shkolla, nxënësit perveç mësimit të rregullt, merren edhe me aktivitete të lira: sport, muzikë, teatër etj. Janë dy orkestra të cilat mbajnë koncerte të ndyshme gjatë gjithë vitit. Në këto orkestra marrin pjesë edhe dy vajza shqiptare, me orogjinë nga Kosova (Prishtina): Donjeta dhe Dalina Canolli.
Ne te gjitha shkollat e te gjitha shteteve në Amerikë, ani se mësimi nuk përfundon në të njëjtën datë, në muajin e fundit të vitit shkollor nxënësit janë të dtyruar t’i nështrohen testit shteterore. Me anë të këtyre testeve vleresohen njohuritë e nxënësve dhe ky është kusht për të kaluar a jo në klasën tjetër. Nxënësve të dalluar në mësimeve u jepen diploma të ndryshme, ndërsa dhjetë më të mirët – në nivel shtetëror- marrin Diploma nga presidenti i Amerikës. Diplomat nga Presidenti u takojnë nxënësve të dalluar me të përfunduar kl. e 5-të, kl. e 8-të si dhe kl. e 12-të.
Donjeta Canolli për sukses të veçantë që ka treguar arriti të jetë në mesin e 10 nxënëseve më të dalluar në mësime në shtetin e Nju Jorkut dhe të dekorohet kështu dy herë me Diplomë të nëshkruar nga presidenti George W. Bush. Të parën e mori në vitin 2003, kur ishte 11 vjeçare, ku, atë ditë, drejtoresha e shkollës me një dashuri dhe kënaqësi te veçantë e prezantoi para gjithë të pranishmëve: „ Kam kënaqësinë të ju prezantoj këtë vogëlushe, e cila me origjinë është shqiptare nga Kosova dhe është shqiptaro-amerikane dhe e cila edhe pse flet shumë bukur edhe gjuhën e prindërve të saj- shqipen, anglishten e flete si të ishte amerikane dhe sot ajo dëshmon, se di dhe mundet të bëjë gjithçka për Amerikën dhe Kosovën“. Diplomën e dytë e mori në vitin 2006. Donjeta shpreson se edhe në kl e 12-të do të shpërblehet me diplomën e tretë, por kësaj radhe të nënshkruar nga presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Barack Obama.
Kjo është dëshmi se fëmijët shqiptarë, edhe pse te lindur në mërgim, kudo që ndodhen dhe jetojnë nëpër botë, janëe shembull i mirë duke përfaqësuar denjësisht vendlindjen nga kanë ardhur dhe duke u bërë kështu "Ambasadorë pa protokol“ të popullit që i përkasin.
Fjala e Lire - Free Speech