Saturday, 21 February 2009

CEHOVI 2


( ese nga Roland Gjoza )

Sikur t'u heqesh garderoben personazheve te Cehovit,ate garderoben e vjeter me bar mole dhe, bie fjala, t'i zevendesosh me Pier Karden e Kristian D'ior, Versace e Guci,ata do te ndjehen te lirshem,fare te shpenguar si ne shtepine e tyre ketu ne Nju Jork apo Paris.Une e shoh Dimovin ate mjekun idealist te provinces qe adhuron te shoqen,nje pilivricke te jetes boheme ne Rixhvud,sepse eshte mjeku im.Ai eshte fare i rralle,si ato speciet qe po zhduken,e shoqja,nje biondinke e bukur tani aktualisht ndodhet ne Botsvana me nje grup miqsh, se jane adhurues te kafsheve te egra e te rralla.Ai e dashuron pilivricken e tij,kur flet per te fshin nje pike lot ne cep te qepalles.Njeriun ne kellef e kam ne shkolle.Ne Fashion Avenue ne Nju Jork.Ai nuk komunikon me njeri.Jeton vetem,ha ne Buker King ushqim te castit ne kembe,eshte i perpikte ne orar dhe s'bie fare ne sy.Edhe ai ka patur historine e tij te dashurise,nje farse banale,qe tashme e ka harruar.Dashurite cehoviane kane shume poezi,po aspak romantike,ato jane te mbushura me nje melankoli e trishtim gjithsesi te embel.Ato jane jeteshkurtera,nisin ne nje kopsht vishnjesh,ose ne det, plot kuptim e me nje sensibilitet trondites pastaj perfundojne ne nje dhome hoteli,pa shume kuptim,gati si permbushje e nje rasti per te kaluar merzine.Keto dashuri kane perplot enderra dhe qellime fisnike, qe per fat te keq mbeten ne mes te rruges.Ato fillojne,po nuk kryhen prej pamundesise qe e ndjek njeriun.Po te kujtosh historite e ketyre dashurive kaplohesh nga trishtimi, qe cuditerisht eshte nje trishtim i embel.Perkujdesja aq e perkore e Cehovit per mos te te kthyer nga lexues ne pacient,eshte tejet prekese.Ai e do njeriun ashtu sic eshte,trecerek enderr e nje cerek realitet,po ky realitet i ashper e i padurueshem eshte si nje kosh pleherash per enderrat dhe qellimet e tij te mira.Projektet per te ndryshuar dicka ne jeten njerezore e kane shqetesuar Cehovin,po ai nuk ka besuar shume te mundesia gati e pamundur gjer ne fund e njeriut,sepse ai e shikonte ate si nje individualist.Ai i donte njerezit me nje dhembshuri ne pergjithesi dhe udhehiqej nga ideali i shkrimtarit humanist per ta pare jeten e merzitshme monotone e te perseritshme me dashurine e nje te afermi .Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet qe do te desheronte te shihte,miresia ishte e fshehur.Prirja e Cehovit si shkrimtar ishte te zbulonte kete miresi te fshehur,por pa shume dobi.Te mbyt makuti,dalenxhiu,batakciu,injoranti,hipokriti,sarhoshi,deliranti pervers,i vetekenaquri,llupesi,hajduti,krimineli,lakmitari,deshtaku i madh,cmireziu,dallkauku,parvenyja,kucka,vagabondi,aventurieri,profeti i rreme.Dhe dashurite nuk perfundojne.Dhe punet e mira prishen dhe njerezit me shpirt e me mend perfundojne ne cmendine.Sa here lexojme,se ai rilexohet,Murgu i Zi,Tre Vjet,Njeriu ne Kellef,Stepa,Dueli, etj ndjejme trishtim,nje tis trishtimi, po jo mbytes,si dhe nje dhembshuri te madhe dhe nje sens bukurie te perjetshme,rreqethese te provuar rralle pa shume drite si ne vjeshte kur dielli ndricon permes vranesirave dhe gjethet bien mbi lulet e thara.Po pse valle i ndjejme kaq thelle keto gjera? Sepse ai vjen dhe te degjon ne vetmine tende,ti flet me gojen e tij,po se kupton,aq delikat dhe i sjellshem eshte.Ai eshte miku i trishtimit tend.
Pse shfaqet edhe me i madh Cehovi sot? Sepse provincat po braktisen dhe jane akoma me te mjere qytetet e medhenj,qe jane shnderruar ne megapole multiprovincash.Aty njeriu i vogel ndjehet keq.Jonici sot eshte me vulgar dhe i paturpshem,me i thare nga ndjenjat,me lakmitar dhe me i korruptuar.Ai e ka kthyer prej kohesh mjekesine ne piramide fitimi te perbindshem.Po t'i flasesh per ideale,ai te peshperit me cinizem; Ma perkthe kete fjale.Ka disa shtepi dhe s'di realisht se sa ka,nderron shpesh makina ,nuk dashuron,se nuk e njeh me kete pasion satanik,qe te prish pune,kurveron,luan me rulete,dhe, pas cdo dafrunge, thote ; Sa e merzitshme eshte jeta!
Cehovi eshte poet i zhgenjimit fisnik.Ndonese karakteret e tij nuk fitojne asgje,madje humbasin,fisnikeria e tij mbetet bashke me nje nenqeshje te cuditshme komediani.
Cehovin nuk e intereson shume fabula,po karakteri, si Turgenievin.Ne prej tij mbajme mend figura te paharruara si Ana,Pilivricka,Jonici,mjeku te Pavioni,ata pothuajse nuk bejne asgje qe te te rrembeje si sekreti i nje sensasioni.I kemi ne lagjen tone,perdite pershendetemi,e dime historine e tyre,po nuk kemi kureshtje te forte per ta rrefyer.Sepse jane histori te trishtme,te merzitshme,aspak argetuese e te jashtezakonshme,nuk e kane ate tharmin lektises e aq te ngjyrshem te thashethemnajes.Cehovit i ben pershtypje te madhe sjellja njerezore,pergjithesisht merret me veset sepse e do pa mase virtytin,qe e has rralle.Per te, edhe ajo fare e rendomta ka estetiken e vet,qe ai e zbuloi duke na e kthyer ne vlere te cuditshme,sepse ajo u be e pavdekshme.Cehovi ka nje tregim te mahnitshem;Deti.Ai aty eshte ai djali i marinarit plak,kopuk e te regjur neper palavite e jetes,qe shikon nga nje vrime e hapur ne mur, se si nje prift riosh ia shet per nje nate gruan e re nje tregtari.Vrima ne mur nuk iu nda Cehovit gjate gjithe jetes.Ajo vrime ne mur e coi para kohe ne varr.Ai nuk protestoi,nuk kundershtoi me force,se ishte kumtuesi me besnik dhe i ndershem i lajmit te jetes,te cilit nuk i beri koment,ai vetem e keqyri,e vezhgoi,si ne nje heshtje nate,pastaj pjesen tjeter te padukshme kerkojani zemres ne kraharorin e tij te bere cope nga semundja.Prej kohesh e dinte qe do te vdiste.Vuante nga tuberkulozi.Nuk e shpalli per t'i rritur famen vetes,aq sa te tjeret e harruan semundjen e tij.Plaku stoik,patriarku i letrave ruse,Tolstoi,i shkruante kur e kur per ndonje tregim qe i bente pershtypje;Shpirtka eshte si nje flakon parfumi,sa dhimbje te bukur ka ky tregim i vogel.
Ate e vizitonin shume shkrimtare,miq,po ai i bente te flisnin per veten e tyre.Dhe serish e harronin.Nuk i pelqente te merreshin me te.Para se te mbyllte syte pergjithmone, ne nje rrethane te mjerueshme per te, krejt i pafuqishem e i tretur nga semundja,ndodhej ne Baden Baden ( Gjermani ) ne llixha.Mjeket e mbanin me shpresa,po ai e dinte se fundi ishte i afert,nderronte dy gjendje,sa here binte ne deshperim,te tjeret ishin mesuar te shikonin te ai mjekun,po kur ishte me humor te mire dhe i shkujdesur, verenin te ai pacientin,i cili shpesh here rrinte dhe degjonte me vemendje verejtjet e trasha te mjekeve gjermane per tregimet e tij.Ngaqe ishte krejt i cinteresuar per famen,ate e trajtonin si cdo shkrimtar tjeter pa ato temenarat perulese e mistike te Lindjes, me te cilat rrethohej Tolstoi.Ai deri ne fund mbeti njeri, sikur kishte frike mos e pergjonin personazhet dhe e quanin tradhtar.Nuk u ankua asnjehere,nuk kerkoi meshire,vecse vdekjes qe e priti pa iu frikesuar,i pergatiti nje rreng,e festoi me shampanje.
Ky fund artistik nuk ishte i paparashikueshem,sepse ai jeten e vet e kishte kthyer me kohe ne art.Kjo lidhej me stilin Cehovian.Prej stilit te tij te mahnitshem,aq te thjeshte e poetik ne lexim,aq te natyrshem e te paster si uji ne gote,,jane joshur e tunduar shume shkrimtare ne fillim te sprovave te tyre letrare,te cilet hoqen dore shpejt, se u ndeshen me ate qe mund ta quajme lehtesia e gabueshme per te shkruar si Cehovi.Stili i tij i qete,fin,elegant,pa fare maniera,tejet i bute dhe aromatik,te kujton ate gruan e dashuruar qe kalon neper dhomen ku fle i dashuri me kaq kujdes dhe perdellim te shenjte,sa ka frike se mos e zgjoje.Ky eshte stili,kjo delikatese e gruas pas aktit te dashurise per ate qe fle.Dhe shishja e shampanjes qe u pi pergjysme .. dhe ne vdekje.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: