Friday, 20 February 2009

CEHOVI

( ese nga Roland Gjoza )
A e mbanin te madh ne kohen e tij? A i interesonte atij kjo gje? Mendoj se fare pak.Po ate ndoshta e shqetesonte hija e dy kolloseve, Tolstoit dhe Dostojevskit.Jo persa i perket vleres,po popullaritetit te madh dhe zhurmes rreth tyre.Romanet e tyre ishin epope.Karamazovet, Lufta dhe Paqja,ndersa ai shkruante tregime te shkurtera dhe novela.Si mund te bjere ne sy nje tregim si Zonja me Kone kur kemi nje Ana Karenine,apo Pavioni numer 6,kur kemi Krim e Ndeshkim.Per mua Zonja me Kone dhe Ana jane te dyja romane,gjithashtu dhe Pavioni eshte roman.Po edhe Kryqi i Anes eshte po aq i thelle dhe trondites sa Ana.Keto guxoj t'i them sot kur kanonet teorike e estetike jane me te lire,me te manovrueshem.Atehere kishte shume me teper kohe ne krahasim me sot per te lexuar dhe mjetet e informacionit dhe te argetimit ishin te kufizuara.Sot njeriu eshte bere robot,shpirti perpelitet ne morsen e materies se vrazhde.
C'mbetet nga Ana? Hedhja ne rrotat e trenit.C'mbetet nga Zonja me Kone? Asgje pothuajse,dy te dashuruar,dy prishes kurore,qe s'dine ku te shkojne.As skena sesansionale,as ekzotizem,pothuajse asgje,madje as subjekt te pervijuar,nje tymtaje subjekti e nje zjarri qe digjet nen toke.
Sot po te m'i vinin perpara dy veprat dhe te me thoshin zgjidh,pa medyshje do te merrja per te rilexuar Zonjen me Kone.Pse?Sepse nje zonje te tille e shoh,e ndjej,kam te beje me te,eshte kaq tokesore,kaq e thjeshte ne perceptim,nje furi e cuditshme, jo rrefim i nje shkrimtari,po perjetimi im vetjak,nje nxitje e tij per t'u rrefyer secili prej nesh si para nje psikanalisti,qe perdor metoda per te na i nxjerre jashte sekretin.E c'eshte ky sekret?Nje surrogat sekret,tejet zhgenjyes,aspak romantik,po te mberthen,nuk te leshon me,sepse del bashke me gjakun tend.Pse te mos e themi;te gjithe e kemi nje zonje me kone,nje pervoje me te.Me Anen eshte pak e larget,me teper mbetemi deshmitare te nje historie te madhe qe i ka ndodhur dikujt tjeter,nje Vronski,qe edhe ai eshte larg nesh,i bukur,madje madheshtor,te dy kaq te perkryer,po historia i ka ndodhur nje tjetri dhe kjo nuk eshte pak.
Me Cehovin jetojme nen nje kulm,ndersa me plakun gjeni te Jasnaja Poljanskes,qe ben gjeste prej perendish,kujtojme fundin kur arratiset nga shtepia,e ndiejme veten te ndrydhur si para pedagogut te matematikes qe na qellonte me shkop ne duar.
Cehovi pritet te vije ne restorant dhe te darkoje ngjitur me ty dhe gjithe kohen te kollitet.Ti e sheh nga afer dhe ai s'ka asgje qe te beje pershtypje,madje te vjen keq per te,sepse kollitet dhe peshtyn gjak.Semundja tek ai perparon,po askush nuk shqetesohet,sepse ai nuk ben zhurme,,jam me mire,thote dhe nuk i pelqen te flase per veten.Edhe kur i flasin mire per ndonje tregim,ai leviz me gisht syzet dhe thote i shqetesuar se ne te ka shume gabime shtypi.Ai jeton me te padukshmen,me te lehten e lendes,me hollesite dhe detajet,ne mikroskopin e tij hetohet imtesisht qeliza.
Te Pavioni 6,nje kryeveper padyshim,mjeku i provinces gati sa nuk heq shpirt ne ate amulli te perditshmerise se hirte banale,ai njeh nje njeri interesant ne cmendine dhe atje mbyllet.
Kjo gjetje kozmike eshte bere fertele ne filma te medhenj amerikane.Po jo vetem kjo.Shume tregime e novela te Cehovit jane vjedhur nga skenaristet,po filmat,edhe pse kane marre Oskar, jane harruar,ndersa novela,apo tregimi i tij,ne shikim te pare i zakonshem,ka mbetur i fresket,sikur sapo u shkrua,pa perfillur kohe.
Atehere pse rilexohet Cehovi? Pothuajse nuk e dime.Ndoshta mund te na ndihmoje e kollitura e tij.Ai me ate kollen e tij acaruese ka shqetesuar nje te trashe,ndersa ai per nje cast e ka ndjere veten si i holli.I rendesishmi e ka njohur Cehovin dhe ka buzeqeshur.Po gjeniu nuk mund ta shkoje dem dhimbjen e tij.I kujtohet ai nepunesi Gogolian iMantelit,apo i Hundes,nxjerr nje cope leter aty mbi mbulesen e mendafshte te tryezes dhe shkruan ne nje kohe te shkurter Vdekja e Nepunesit.Gjysme faqe tregim.Nepunesi i vogel qe kollitet ne teater dhe eprori qe kthen koken i bezdisur dhe e shikon.Ai nga tronditja..vdes.A harrohet ky tregim?
Po dramat? Ne Angli Teatri Mbreteror e hap sezonin me nje nga dramat e tij.Kam qene ne Hungari,mbi 30 teatro qe kishte Budapesti,nje nga me te njohurit ishte ai i Cehovit,me nje nga regjisoret me te medhenj.Biletat shiteshin tre muaj perpara.Po pse dramat? Xhaxha Vanjen e mbajne per te madh.Ai eshte mesuar me kete opinion dhe hiqet i madh,ndonese eshte fare i rendomte.Sa tipa te tille ka? Ata vdesin me kete ndjenje te madheshtise.Po pse ai na mbetet ne mend?Sepse ne jetojme me dhimbjen e tij,sepse ajo eshte dhimbja jone.Te gjitha simptomat i kemi edhe ne,te qelbezuara, po te fshehura,Cehovi eshte i kujdesshem,ai i fashon,nuk perqesh,s'ka cinizem,po nje dhembje ne pergjithesi qe te prek.
Ai sikur thote;ajo i ka ngjare atij, jo ty,ndonese ti ndjen rrezikun dhe per vete.Jonici,mjeku i provinces,ne fillim ecen ne kembe dhe dashuron,pastaj behet me nje karroce me nje kale,me pas i kercen barku,udheton me karroce me dy kuaj,gjersa ata behen gjashte.Tani as qe behet fjale per dashurine.Ajo i duket dicka e tepert,e panevojshme.C'ka ky tregim?Pothuajse asgje ne shikim te pare,s'ka subjekt te mirefillte klasik,duhet ta kesh mendjen te lexosh diagramen e brendshme dramatike te hollesite dhe detajet domethenese.Ato jane hieroglifet,simbolet kuptimbartes.
Per Cehovin mund te thuash shume gjera,po rrezikon te perseritesh.Bie fjala ai mbahet si pararendesi me shprehes i te rrefyerit sa me shkurt.Heminguej permend romanet e Turgenievit si shprehje kuptimplote te modernitetit,po per arsyet e tij, ai nuk e shikon kete te Cehovi.Kjo eshte e habitshme.Nje gje e tille eshte e njohur me shkrimtaret e medhenj.Tolstoi hidhte poshte Shekspirin.
Nje shkrimtar i shquar, Rajmond Karver,qe mbahet sot si Cehovi amerikan,madje ka shkruar dhe nje tregim te shkelqyer per te,prozes se tij te shkurter i ka dhene energji nga nje burim gati i padukshem,prej ca hollesive dhe theksimeve te mezidukshme,si perfundim tek ai nuk mbetet rrefimi,po pikerisht pershtypja e shperndare,gati e pakapshme,qe vjen si e nderprere nga vogelsite apo sensibilitet e vogla.
Epizmi ia ka lene vendin pikerisht ketyre hollesive te vogla dhe theksimeve te vogla brenda nje diagrame gati te paverejtshme qe e le pershtypjen si ajo debora qe e pame papritur ne xham.Qielli duket efemer,po aty eshte sekreti i ligjesive.Keto modernitete vijne nga shtepia e Cehovit,nga skrivania e tij.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: