Monday, 30 March 2009

Ambiguiteti dual dhe tisi i karakterit


Fatmir Terziu

Ditët që ne jetojmë kanë prodhuar një numër të panumërt të talentuarish dhe të vlerësuarish nga kritika letrare e rinovuar. Padyshim kjo mund të argumentohet nga fakti që disa nga mendjet fine të letërsisë së sotme janë në zhbirim të anëve dhe metodave bashkëkohore duke kapur fillin e ri të bashkëkohores. Kështu krijimtaria e sotme letrare në të shumtën e rasteve edhe pse krijohet në hapësirën jokufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, apo trevave me shqiptarë, hyn krenare në tempin dhe vrullin e kohës si një medium i adaptuar bukur në kompleksin dhe spektaklin e ngjeshur me shumë interesa. Kjo shpeshherë ka dhënë një dritë të fortë tek ata që syrin e kritikës moderne e shohin pastër si një demarkacion midis krijueses, si parësore, që përfshin të shkruarit krijues në njërën anë dhe kritikës, si dytësore, që shënon menunë e tekstit në të tërën si një lloj site mbi anët pasuese. Prapëseprapë ky lloj distinkti, është shumë larg nga vetë-evidentimi. Ai po shkon drejt një trysnie në moment pasi novelistët, tregimtarët, poetët apo romancierët kanë ritur ndjeshëm përkujdesin e konventave që udhëheqin krijimet dhe të shkruarit e tyre dhe arsyet e shpërthimit të mendimeve duke shndëruar të gjithë këtë linjë në një konventë të moderuar. Dhe kritikët për pjesën e vet, edhe pse shumë të paktë në hapësirën shqiptare, mjaft prej tyre me gishta, janë duke filluar të pyesin rolin e tyre instikt apo mbështetës në tradicionalen si një ushtri e hutuar shërbyesish të tekstit letrar pa ndonjë kërkim mbi interesin e lexuesit apo vëmendjen e tij. Shumë thjesht, është teksti i kritikës letrare dhe teoria që për arsye të ndryshme, ndoshta për komplekse stilistike, influencë historike, apo për ndonjë ndjesi të mënyrës intelektuale, nuk mund të llogaritet si një parësoritet tek këto tekste ‘parësore’.

Enigma logjike

Padyshim këtu është një enigmë logjike këtu, aq sa ‘kritika letrare’ (sa ajo të argumentohet) duket se kurë nuk do të vijë në jetë, dhe me vështirësi do të ekzistojë e tillë, dhe jo për faj të krijimtarisë, që prodhon arsyet e veta, por për një sërë lidhjesh që tendosen në sistematikën amicioze shqiptare. Por kjo nuk është një argument i qetë për të rëzuar poshtë argumentin që mund të shfaqet në ballafaqimin e parë të problemit në fjalë. Për një arsye, problemi kritikë-krijues, natyrshëm conflikton disa ligjësi prioriteti, duke mos haruar se literaturea gjithmonë vjen në plan të parë, (si në sensin e tragjedisë Greke, që ekziston para Aristotelit, dhe që padyshim ka krijuar ligjin e vet), pra, ai tekst letrar është arsyetimi i shumë shkaqeve që të con në vlerën superiore. Dhe ky argument sot shihet në tërë aspektin lidhës kritikë-krijues në sferën shqiptare, si një argument i ndricuar me postulatin e kohës, si një sens kohor dhe domethënës që mbështetet nga vështirësia e mendimit se cfarë ‘kritikë letrare’ mund të jetë nëse ajo seriozisht reanoncon të gjithë ndjenjat e distinktit midis literaturës dhe tekstit kritik. A është e mundur që kjo të gjejë veten në një pozicion jofatlumës të një disipline që duket se është jetime sot në Universitetet shqiptare, që presin të ushqehen nga truri i ikur apo nga kritika falas në hapësirën internetike?
Para ca ditësh një miku im pedagog në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Hektor Ciftja më thoshte në takimin me të pas disa vitesh, se “kritikat dhe puna jote tek ‘Fjala e Lirë’, janë detyrë kursi për studentët…”. Le të zemë se është kështu. Dhe le të ndjehemi krenarë për momentin. Po e ardhmja si do të duket? Akoma ‘free of charge’? Kjo ‘mesele’ edhe në rrëfenjën popullore të romes që shet gomarin do të dukej absurde, dhe jo vetëm qesharake. Kur romja shkoi në pazarin e gjësë së gjallë, romi, i shoqi i saj rinte shtrirë dhe flinte gjumë në diell. Ajo gjente klientët. Dhe fliste me zë të lartë: “një cigare për gatalin, një pesëqindshe për samarin dhe mere se veturë e ke. Në malore mbaje për dorë. Në fushore ecën vet, të poshtë askush nuk e mban…”. Pra edhe në insticionet shqiptare duket se rrëfenja në fjalë kërkon të bëjë pallë.

Paradoksalja para Diskursit

Por objeksionet e mësipërme mund të godasin vetëm anën e vet në qoftëse këtu ekziston një ndjenjë shtirjeje ndaj krijimtarisë që shpeshherë zor se mund të quhet ‘literaturë’ që ndyshe nga forma krijuese është lehtë të ushqejë kritikën pa problem dhe shumë thjeshtë. Mbi të gjitha këtu nuk është ndonjë gjë e vet-mbrojtur apo paradoksale përeth diskursit, nominuar me siparin e kriticizmit letrar, që nënkupton një forcë në realitetin e vet midis fuqisë reale dhe limitit në fjalën e përdorur. Akti i kapërcimit të komentimit tek literature, ose thjesht duke tentuar të zbardhë dallimin midis tyre, është një eksplicitet në krijimtarinë e sotme shqiptare, sidomos të asaj në hapësirën internetike, apo asaj në rrugëtimin apallatik, duke përkuar me thëniet e kritikut të madh Geoffrey Hartman. Por shenjat mbeten në klasikën e William Empsonit tek “Shtatë tipet e ambiguitetit”, që e shkroi në vitin 1928, me një tekst që na detyron të transformojmë habiturën tonë që ‘leximi duhet të përllogaritet me krijimtarinë e madhe momentale të literaturës shqiptare, bazuar në modernen”. Vetëm në një shikim domethënës argumenti Hatmanit mund të sillet si një cati për të dy anët e shqyrtuara, kritikës dhe krijimtarisë në letërsinë shqiptare.

Volumi britanik

Disa, ngjashëm Empsonit, tashmë janë në një anësi individuale, që nuk përkojnë tek ndonjë shkollë përkatëse apo tek ndonjë lëvizje bashkëkohore. Të tjerët, kritikët apo komentatorët shqiptarë, që shpesh ngjizin opinione, pa tematikën e analizës, apo filozofikes së krijimit, ende janë në skutat e formalizmit rus, duke parë me një sy krijuesin. Ndryshe s’ka si argumentohet fakti, se sa herë që flitet për një krijues apo krijuese me ose pa emër, apo në zanafillë premtuese, vetëm heshtet nga të dy palët dhe vetëm krijohet një lloj habitati tipik shqiptar, që bazë ka cmirën, xhelozinë dhe inekzistencën mohuese. Volumi britanik i kritikës bashkëkohore dhe tempi i Walter Benxhaminit, duhet lezuar mirë dhe duhet shkundur ajo cipë që na ri si një tis i hollë pluhuri në karakterin tonë. Le të urojmë për një ambiguitet në stilin e Hartman, ndoshta si një fund i një fillimi domethënës midis kritikës dhe krijimtarisë.

No comments: