Wednesday, 18 March 2009

ARIU SILVA DHE MJELMAT E VJENES

Roland Gjozaj
( ese per Ferdinand Radin )
Ai ishte aq i semure sa nuk besohej.E kishte denuar zoti me nje buzeqeshje prej komikesh te medhenj.E kishte denuar,them,pa e besuar as vete kete paradoks.Une nuk e dija qe ishte me origjine nga Kosova.Kete e mesova kur isha ne Peje.Me kishte porositur per suxhuk kosove.Para se te kthehesha ne Tirane hyra ne shitore dhe nuk e di pse thashe se doja suxhuk kosove per Ferdinand Radin.Ma mbushen valixhen plot,aq sa une fillova te kundershtoj.Ani,burre i dheut,se asht prej aneve tona Lazri e Ferdinanti.Kur ia thashe kete gje,ai nuk donte ta besonte.U mori ere suxhukeve dhe me tha me nje ton tejet te mallengjyer;ej,sa kohe u be pa ngrene suxhuk kosove.U cmalla.
Shkoi ne Itali per t'u kuruar,po nuk i duroi analizat,gjiperat dhe u arratis nga spitali.Ne teater e kishin nxjerre ne pension.I shante ata te teatrit shkerdhata, se nuk kishin respekt per artistin.E ndjente veten te braktisur,krejt te harruar.Po kjo ishte pandehme,iluzion i gabuar nga semundja..Ishte keq per para,po shume i lumtur me nenen,Leten,gruan dhe dy vajzat.Po hiqej i merzitur,sikur si venin punet mbare.Nganjehere merzitej vertet per shkak te parave,per gjendjen e tij te veshtire qe se linte te ecte dhe te kerkonte ndonje pune.Cdo jave ne nje supliment te saj gazeta Republika nxirrte nje faqe me humor nga Nand Radi.Dhe i conte nje honorar te vogel qe ai gjithsesi ta ndjente veten dendi si dikur.Eh,ajo kohe qe iku.C'qyfyre!Per shkak te biografise bloze punonte ne uzinen Partizani,sepse ishte nip i Vincens Prenushit dhe i Lazer Radit.Nandi shkruante komedi dhe i vinte me grupin amator te uzines.E keni pare Nandin?Dymetrosh,i ngjallme,njelloj i Trashi ( dhe i Holli )perziere me Fernandelin.Tryezat e tij jane proverbiale,thone qe nganjehere ajo tryeze sarhoshesh nxirrte flatra,kapercente kufijte dhe shkonte te bashkohej me tryezat e te medhenjve te botes,qe gajaseshin per mizerjen e jetes.Ai e conte jeten me shume me njerez te thjeshte te panjohur.Ne shtepine e tij do te gjeje nje bufe te punuar nga Gimi,nje pikture te dhuruar nga Edisoni,nje piano te sjelle naten nga nje kompozitor qe do te arrestohej me ore,nje motorr te mbetur ne korridor nga nje peshkatar midhjesh Butrinti.Atje vinte dikush,trokiste ne dere dhe kur dilte Leta per te pare se kush ishte, gjente te leshuar pertoke nje thes me nje qingj te gjalle brenda.Pse e benin kete?Ishte tamam si te pyesje pse del hena naten?
Po kur u dergj e u fashit nga nje semundje e mallkuar qe ia mori te gjitha fuqite,pervec te qeshures,qe ai me ngulm se dha,filloi te mbetej shume here vetem.Qeni nuk e ngushellonte me,as Leta,as vajzat,as shoket,vetem humori qe shkruante per ate faqen e Republikes sikur e mbante gjalle.Roland,me tha nje dite,nuk shkruaj dot,i thashe te gjitha,po me lene fare fuqite..C'thua,ia ktheva,,je ne vete?Ai me pa ne sy me nje pikellim pa ane e pa fund..Nuk ishin mire punet.Une kam fletoren tende,ia ktheva,e kam mbajtur shenim gjithe kete kohe humorin tend neper tavolina.Ti i dashur mik ke thene thagma.C'eshte thagma?me pyeti dhe u ngerdhesh.Ashtu,e perdor per..cudirat,te famshmet..Nganjere ti Roland ia fut kot,perdor ca fjale qe ta shpifin.I ke mbledhur,bjeri.Kur i lexoi,qeshi.Paskam pune dhe per nja dy muaj.
Ishim ne plazh.Saimir Kumbaro,nje nga miqte e tij te ngushte e conte vazhdimisht ne Durres.Uleshim ne piste dhe flisnim per kujtimet.Atij nuk i hynte ne sy deti.Nuk e ngacmonin me si me pare midhjet,frutat e detit te fresketa ne nje pjate fajance ku piruni dhe thika kercitnin me hare.Nuk i shijonte birra,vera e kuqe,embelsira.Here-here nervozohej pa shkak.Ktheheshim ne shtepi dhe ai zinte vend ne divan.Ne nje shandan te madh digjeshin qirinj.Ishte nje ambjent mondan me nje perzierje te stileve,here te dukej se nga nje dere do te dilte Rudolfi dhe do te sillte lajmin se Mimia ( Boheme ) ishte semure,here do te shfaqej vete Papa dhe do te bekonte Ferdinandin.Qeni i kecente ne preher.Roza,e bija i thoshte per provimin e te folurit skenik ne Akademine e Arteve.Do vish babi,patjeter qe do te vish.Ai i donte shume vajzat,po thelle dhe fshehur,se ballas i shante,i sikteriste.Leta,pak e lodhur,numuronte parate qe kishte fituar me qumeshtin dhe dukej e pakenaqur.Ajo dilte cdo dite ne mengjes heret para pallatit dhe shiste qumesht.Nje bidon me qumesht qe ia sillte shoku i Nandit nga Shijaku..Mbaronte ne nente,hynte ne shtepi pa u ndjere,se i shoqi flinte akoma,pergatiste mengjesin dhe e priste ne tavoline me nje kafe ne dore.Qeni i kercente ne preher.Ai dilte nga dhoma e gjumit duke u mbajtur te muri,pa fuqi,ulej ne tryeze pa folur dhe pinte kafe.E shoqja vinte ere qumesht.Qeni i lepinte duart.Atij i mbusheshin syte me lot.
Pastaj e merrnim dhe shkonim ne plazh.Ate dite me foli per ariun Silva dhe per mjelmat e Vjenes.Ne te vertete Roland une jam natyre tragjike,po kam patur gjithmone turp ta shpreh kete gjendje te mjerueshme dhe shpika te qeshuren.Keshtu me tha.E di si e ndjej veten keshtu te braktisur nga teatri,si ai ariu Silva.E di?Ishte ariu qe kishte shkelqyer ne cirk.Erdhi kohe e tollonit.Ariu u plak,doli ne pension.Nuk mund ta ushqenin me.Me urdher te organizates se partise e vrane.Mishin e ndane per anetaret e cirkut.Ymer Pampurit,mikut tim,i ra per pjese zemra dhe melcia.Kemi pire me to nje muaj.E hengrem ariun Silva,i dashur, kolegun e talentuar te artisteve.E beme,pa na vrare shume ndergjegja.Se ishte kohe e tollonit.Po une di te gjej ekuilibrin shpirteror,me ka ndihmuar per kete natyra ime e thjeshte,qe eshte gati te behet cope per te tjeret.Po vinin mjelmat,po ishte kallkan ne Vjene.Qytetaret hapen dritaret dhe shume prej tyre u strehuan ne shtepite e vjenezeve.Kush e kishte bere kete gje,pse u hapen dritaret?Ne e vrame ariun Silva,vjenezet i shpetuan mjelmat.Kjo eshte i dashur,une i kam bere te dyja.Tere jeten ia kushtova letersise,teatrit,shkrova pjese,interpretova si aktor,tani u semura dhe u terhoqa,u mbylla ne shtepi,se nuk mund,s'kam fuqi.Menjehere me nxorren ne pension.Me vrane.Dhe per ndonje rol qe mund ta bej akoma,qe me shkon,nuk vijne te ma sugjerojne,ashtu ,sa per te bere adetin,se une nuk jam ne gjendje,pra,me kane harruar,s'i duhem kurrkujt.
Nuk qahej.Po ishte i merzitur dhe semundja e bente nervoz.Per shume gjera nuk kishte te drejte. Kur botoi librin me humor,nje liber ku permblodhi nje pjese te krijimtarise,darka qe u shtrua per te ishte vertet madheshtore.Pothuaj te gjithe artistet merrnin pjese ate nate,i rrinin prane,e puthnin,kujtonin ndodhi me Nandin,ndriconin me humor pjese te jetes se tij plot peripeci,krijimtari te pafund,role ne teater e ne filma,venie ne skene te komedive te tij mjaft te suksesshme,incidente,deshtime,rreziqe,miqesi si te Tre Shoket e Remarkut,aq sa me ne fund ai e hapi gojen pas kaq kohesh dhe rrefeu vete per jeten e tij me nje humor te jashtezakonshem.A ishte i semure Nandi?Jo,kurrsesi.Ai ishte tallur.Gjithe kete kohe na e ka hedhur me kete rol te fundit,te paharruar qe e la ta luaje ne kohen e pensionit,larg teatrit dhe filmit.Ky rol kaq i veshtire i takonte humorit te zi.Ai rezistoi gjer ndaj te gdhire,degjoi dhe gjelat e periferise se Tiranes kur kenduan per te lajmeruar nje dite te re.Po jo per te.Perseri ne shtepi.Vetem.Fillikat.Leta shiste qumesht para pallatit.Ate dite do te jepte Rozana provimin e te folurit skenik.Ne ora 11.Do te ngrihej patjeter te degjonte vajzen qe i ngjante aq shune ne mjaft gjera,shpirt,temperament,huqe.Po s'kishte fuqi.Ishte ende ne shtrat dhe kuptoi qe kishte qare ne gjume.Perse?Kishte hapur dritaret naten per te hyre mjelmat e Lasgushit.Ai i kishte dale ne enderr,poeti i madh lirik qe ai e donte aq shume.Hapi dritaret Nandi,se une s'kam zjarr ne shtepi,s'kam me c'fare t'i ngroh.Une mbaj dhe stufe me dru,se shpesh here nuk kemi drita,e kam ndezur per mjelmat e tua,poet.Faleminderit,Nandi.Te pres.Ku?Lasgushi ishte tretur ne qiejt e mjelmave.Leta u kthye,ai degjoi zhurmen e bidonit bosh dhe iu ngroh zemra qe ajo kishte fituar dicka.S'do te vdisnin per buken e gojes.U mundua te ngrihej,po ishte e pamundur.Erdhi Leta.Ai mbylli syte.Ajo i tha;Nandi,cohu,po vete ora 11,vajza nuk fillon pa vajtur ti.
Ajo shkoi te pergatiste kafen.U ngrit,megjithate.U ngrit,duke e lene Lasgushin.Per here te pare po e linte,nuk po ia degjonte fjalen.Per vajzen.U mbajt te muri.Hyri ne dhome.Leta kishte dale.Kafja po derdhej ne zjarr.Ai degjonte si fliste me fqinjen qe i kishte sjelle leket e qumeshtit.Po grate e kane zakon t'i zgjasin muhabetet.Se kush iu shfaq,nje plak i rrepte me borsaline dhe me nje qen qe e ndiqte.Ai i beri shenje te shkonte me te.
Kur u kthye Leta ne dhome,u turr me pare te kafeja,pastaj pa nga ai.Prap po fle?Ora vajti 11.Vajza te pret.Shkoi e tundi te supi.Ai shkau e ra.Kishte vdekur.
Dhe Leta vdiq pas tij.Tani ne ate shtepi jeton kengetarja e njohur Rozana Radi,e bija.Vetem.Krejt vetem.Ne kulmin e suksesit.Nje Ferdinand femer,qe s'i ka lene gje te atit,ne shpirt,temperament,huqe.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: