Tuesday, 3 March 2009

"Endrrat tona" - në një program festiv

Nё Festimin e Ditёn e Pavarёsisё sё Kosovёs

Luljeta Nuzi

Të rinjtë e Shpresa Programme zgjodhën një mënyrë shumë të vecantë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ishin ata tё cilёt vendosën si do të festohej, zgjodhën rolet e tyre, detyrat, ideuan dhe organizuan një shfaqje të mrekullueshme tё cilёn e quajtёn
" Our dreams" – "ëndërrat tona"
Kjo shfaqe u organizua nga vetë të rinjtë shqiptarë, të cilët për më tepër se 12 javë kanë punuar për të festuar bёrjen realitet një vit më parë, te ëndrrës sё tyre tё
madhe, 1 vjetorin e Pavaresise se Kosovës. Gjithashtu me kёtё rast ata bёnё publike ëndërrën e tyre të dytë "Rregjistrimin e gjuhës shqipe si GCSE subject". Nё kёtё aktivitet morёn pjesё mё tepёr se 350 fёmijё dhe tё rritur si edhe pёrfaqёsues tё organizatave tё ndryshme dhe institucioneve lokale si Alban Bytyci nga "Majft", Neil Wilson nga "Newham Council", Alexa Researcher , Raymonde Sneddon Researcher, Emmaunual nga "Telco", Lindsay nga "Time Bank" , Gary nga "Theatre Venture", nga "Albanian Media” Esat Brace, etj.
Të rinjtë u ndihmuan nga Shpresa Programme, Young Time Bank, Little Ilford youth centre, Theatre Venture në mënyrë që të arrinin të realizonin me sukses projektin e tyre. Në të gjitha 7 zonat ky jepen mësimet e gjuhës shqipe, vallja tradicional dhe drama fёmijet punuan nё mёnyrё intensive për tu pregatitur për kёtё program festiv. Nga këto klasa u zgjodhën skecet, historitё, vjershat, këngët dhe monologёt më të mira për në koncertin final.
Njё grup tjetёr tё rinjsh nga grupi i Redbridge punuan pёr pёrgatitjen e 2 filmave tё shkurtёr pёr historinё e shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs dhe rëndësine e gjuhës shqipe që të rregjistrohet si GCSE. Kёta tё rinj u ndihmuan nga Englantin Muca, njё student i talentuar që është në vitin e fundit të diplomimit në media. Skenografia u ideua nga Lorela Demushi dhe u finalizua nga Denada Nuzi.
Të rinj dhe fёmijё modeluan me pasion me rroba tradicionale tё krahinave tё ndryshme nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare. Gjithashtu disa prej tyre modeluan me veshje tё stiluara nga bashkëmoshatarja e tyre Flutura Mustafa dhe të qepura nga nena e saj Hyrije Mustafa.

Valltarёt e rinj Arnold , Orald, Andre, Lorela Julio,Jonilda,Fatima,Urtina,Albina,Lyra,Miranda e shume te tjere sollen nje larmi vallesh te krahinave te ndryshme si dhe nje tango e cila ngriti peshe te gjithe pjesemmaresit.
Kalaja e Rozafёs e interpetuar me mjeshteri nga disa fëmijë të klasave në Newham dhe Mayfield si Ida, Verona, Mirsada, Amarilda, Geri, Egzon, Adi e Eri, ndërsa poemat patriotike dedikuar Pavaresise se Kosoves, Adem Jasharit dhe "Kosova loçka ime" te recituar me passion nga Verona, Aida, Ana, Desantina, Sonila, Egzoni, Adi dhe Sadmiri, mallengjyen të gjithë pjesmarresit me rrjedhshmërinë, pasionin dhe tonin e tyre dramatik.
Edhe fëmijët e lindur ne Kosovë e Shqipëri do t’i kishin zili dy vajzat 6 vjecare
Blina me vjershёn pёr Shote Galicen dhe Medina, recitoi me shumë pasion një poezi kushtuar xhaxhit të saj cili ka dhenë jetën pёr pavarësinë e Kosovës.
Me skeçe 2 te mrekullushme dhe shumё tё goditura pёr sa i pёrket fёmijёve shqiptare qё kanё lindur kёtu dhe flasin vetёm anglisht tё pёrgatitur nga klasa e
Haringay dhe te interpretuar nga Evis,Ana,Ticjana,Kristin dhe dy motrat Aldrina , Edona, si edhe nga prezantuesit Klajdi, Deni Emi dhe Nafjola ishin tё interpretuara me mjaft mjeshtёri, dhe shumё nga tё pranishmit e shikonin veten dhe fёmijёt e tyre nё keto situata sa humoristike por edhe nje kritikё e fuqishme qё fёmijёt ti edukojmё dhe ti mёsojmё me gjuhёn shqipe dhe zakonet tona aq tё bukura.
Nё Edmonton ka jo mё shumё se 1 vit qё zhvillohen Klasat e shqipes dhe tё valles popullore por nxёnёsit e talentuar Elsa, Elisa, Bora, Desantina, Arditi dhe Ana recituan, kёnduan dhe sfiluan duke pёrcjellё emocione pёr cdo shikues.
Grupi i Barkingut dhe Newham, Suela, Xhesika, Elina, Elza, Besa, Demjan, Angjelsa dhe Fjoreldi sollën shumё këndshëm dhe fuqishёm këngët patriotike pёr heroin Adem Jashari, Memdheun dhe Himnin e UCK
Gjithashtu ky evenimet u pёrshёndet me njё kёngё tё kёnduar nga Erla Qose e shoqёruar nga Urtina
Tё ftuar ne skenё ishin Raymonde Sneddon Researcher , Lindsay nga Time Bank dhe Emmanuel nga Telco a campaigning organization. Tё gjithё folёn me konsideratёn mё tё lartё pёr kёtё shfaqe, si edhe premtuan pёrkrahjen e tyre pёr tё vazhduar mё tej Albanian language as GCSE.
Emmanual from Telco theksoi se rruga ёshtё e gjatё por meqё Shpresa tashmё ёshtё rregjistruar si anёtare zyrtare e TELCO do tё ndihmojё shumё nё mbarimin me sukses tё kёsaj fushate.


"Today he said I learned so much about your culture your language I think you have a beautiful language and you make it sound more beautiful and it deserves to be register as GCSE let’s work all together for it".” Sot tha ai unё kam mёsuar shumё pёr kulturёn dhe gjuhёn tuaj dhe ju e bёni atё shumё tё bukur e cila duhet tё rregjistrohet si lёndё GCSE. Le tё puojmё tё gjithё sё bashku qё ta bёjmё realitet.
Lindsay Konfirmoi edhe njё herё konfirmoi qe ё konfirmoi qe ё konfirmoi qe Young time bank do tё vazhdojё tё pёrkrahё kёtё lёvizje dhe ёshtё vendsur hapi tjetёr organizimi I njё tournamenti futbolli nё pranverё nё Redbridge.
Raymonde – Une jam shumё e kёnaqur qё jam ketu sot dhe ju jeni me tё vertetё njё komunitet I mrekulueshёm dhe une do te flas dhe punoj me koleget e mi profesorё ne Universitetin e Londres lindore qё edhe ata t’a pёrkrahin kёtё lёvizje.
Mё pas u ftuan nё skenё tё gjithё ata tё rinj qё kanё kontribuar me aktivitetin e tyre jo vetёm duke marrё pjesё nё kёtё concert por duke u bёrё dhe njё shembull pёr ata tё rinj dhe tё reja qё sapo kane filluar tё marrin pjesё nё kёto aktivitete dhe kёto tё rinj janё: Ela, Nafjola, Oraldi, Deni, Juljo, Emi, Arnoldi, Arbri, Alba, Klajdi, Dona, Andre.
Valdete Mustafa dhe Besjana Krsansniqi dy tё reja shumё aktive tё cilat pёrfaqsojnё kёta tё rinj nё bordin drejtues u dhanё tё gjithё tё rinjve tё ftuar certificate nё Leadership shumё nga kёto tё rinj kishin fituar dhe Jack Patchey Award
I gjithe ky show u drejtua me mjeshtёri nga te rinjtё Klajdi Muca, Emi Hasaj,Nafjola Vorfi dhe Denada Nuzi. Ata zgjodhen ta bёnin prezantimin nё Anglisht per tё respektuar tё ftuarit tё cilёt kishin kontribuar nё projektin e tyre qё edhe ata tё kishin mundёsi tё kutponin kёtё shfaqje tё pёrgatitur me shumё kujdes. Konfidenca e tyre dhe lirshmeria nё skenё ia shtuan akoma mё tepёr bukurinё kёtij koncerti.
Vlen te theksohet se fituesit tё JACK PATCHEY AWARD, Lorela Demushi si e re aktive dhe punonjёsin Ermir Disha si Youth Worker i vitit tё cilёt vendosёn t’i shpenzojnё lekёt me tё cilat vjen ky çmim pёr organizimin e kёtij koncerti.
Pёrveç pёrvjetorit te parё tё Pavarsisё sё Kosoves, gjate festёs u fol edhe pёr antarsimin e Shqipёrisё nё Nato si dhe shpalljen e Shpresa Programme si Organizata mё e mirё nё NewHam.
Askush nga pjesёmarrёsit nuk mund tё harrojnё mbylljen e kёtij koncerti . Vjersha e recituar nga Ana Bardhi pёr Flamurin ngriti peshё te gjithё zemrat e tё pranishmёve.
Te gjithe femijet qё morёn pjesё nё ketё koncert mbushёn skenёn me flamuj nepёr duar duke pёrshёndetur tё pranishmit dhe duke u ndierё cdo njeri prej tyre krenar pёr flamujtё qё i valvisnin dhe pёr kёtё shfaqje tё mrekullueshme qё na dhuruan.

Te gjithёve u la mbresa te mrekullueshme ky concert, u rriti ndergjegjёsimin pёr rёndёsine e mёsimit tё gjuhёs shqipe dhe valleve tradicionale, nё marrjen pjesё nё sporte apo aktivitete te tjera jashtёshkollore, jo vetёm per tё mbushur kohёn e lirё por per ti ndihuar ata qe te mesojne akoma me shume, per te qene me te sukseshme dhe per t’u bere model per te gjithe te tjeret.
Pas koncertit Shpresa programme ka marre menjehere dhjetra telefonate dhe e-maile te cilet duan t’i bashkangjiten dhe te suportojne kete enderr te te rinjve shqiptare per ta rregjistruar gjuhen shqipe si GCSE subject.
Te githe mund te kontribuojne ne kete fushate tashme te nisur, duke firmosur peticionin, duke aktivizuar femijet ne mbedhjet dhe diskutimet qe do te organizohen me persona te ndryshem si MP te zones, councillors, punonjes te DCSF, ministers etj.
N.s.q desheroni te jeni pjese e kesaj campaign Ju mund te dergoni nje email tek Shpresaprogramme@yahoo.co.uk subject - GCSE.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: