Saturday, 7 March 2009

Epigrami; një rikthim tipik nga Bobaj



Fatmir Terziu

Kohët e fundit më kanë rënë në dorë disa epigrame poetike. Autori i tyre, krijuesi shqiptar, Iliaz Bobaj, duket qartë se ka ringjallur një vëmendje të haruar ose të lënë në mes në këtë anësi të krijimtarisë poetike të titulluar prej kohësh me emrin epigrame. Epigramet, që janë një formë e shkurtër poetike, kryesisht poezi me mprehtësi satirike dhe zakonisht të shkruara si një cift i shkurtër apo një strofë, kanë joshur Bobajn në krijimtarinë e tij të ndjeshme. Epigrama vjen nga gjuha greke dhe që nënkupton në gjuhën shqipe, mbishkrimin. Në botën krijuese perëndimore epigramet u lëvruan dhe u bënë të njohura në shekullin e shtatëmbëdhjetë nga poetë si Ben Jonson dhe John Donne. Këto vitet e fundit ka patur një interes në rritje në këtë lloj krijimtarie dhe një synim studimi të epigramës së lashtë greke, një stil që ka qenë gati i neglizhuar nga gjenerata e dijetarëve. Kanë qenë autorët Kathryn Gutzëiller, që solli një monografi me studime dhe Gideon Nisbet që tregoi se këto poezi meritojnë të trajtohen në studime më të gjëra, jo vetëm në artikuj dhe në komente, por edhe në pasazhe të mirëfillta tekstuale studimi. Këtë rrugë e ka ndikuar edhe poeti shqiptar, Iljaz Bobaj që ka krijuar mjaft epigrame të fuqishme.

Epigramet e Bobajt

Epigramet e autorit Bobaj janë një rreth ndodhish jete. Një rreth qarkullim që plotëson një itinerar domethënës. Krejtësisht poezi me telajo të tendosur poetike dhe me ngjyra të forta përditësie. Bobaj propozon një interpretim të epigramës së hershme, nëpërmjet një propozimi figurativ ku për bazë ka lidhjen konceptuale. Ai vjen me këtë propozim duke konceptuar lirshëm një supozim të hershëm që vjen nga kjo kategori poetike. “Përzgjedhja”, “Vendi i pare”, “Lekët” , “Në mesditë”, “Fjala”, “E sotmja” etj., janë disa nga epigramet që sjedhin fuqishëm idenë se kjo lloj krijimtarie është e shëndoshë nën syrin dhe penën e poetit shqiptar. Duke lexuar këto epigrame shihet qartë ajo që lidhet me bazat interpretimit të kësaj forme poetike, që fuqizohet edhe me supozimin se ata janë pjesë e një imagjinareje në përgjithësi; por nga ana tjetër është edhe një teori që përpiqet të shpjegojë se epigramet e krijuara nga Bobaj vijnë nga arsye që akumulojnë meshat e dëshmive historike, të kapluara në kohë, vend e hapësirë përpos caqeve të përditësisë. Po të shihen nga personazhet, ose nga ana imagjinare, epigramet e krijuara nga poeti Bobaj, nuk janë domosdoshmërisht të shkëputura krejtësisht nga bota e sociales, apo përditësia e poetit, dhe më së shumti kuptohet se kjo nuk është në vetvete një procedurë kontradiktore ose e një aspekti të dënueshëm. Unë, megjithatë, kam përshtypjen se ky autor është tepër i fjalëpërfjalshëm, me horizont të gjerë në zbatimin e konditave të saj historike me një dëshmi të qartë për interpretimin e epigramës. Një interpretim që depërton në gojën dhe gjykimin e lexuesit. Kathryn J. Gutzwiller në librin e saj “The New Posidippus” shpjegon se “lexuesi tek epigrami është jo thjesht një lexues, por një thirës i pltëfuqishëm i një mesazhi që vjen nëpërmjet linjave konceptuale” (Gutzëiller, 2005: 12-13). Duke parë këtë detaj shihet se epigrama e Bobajt pėrmbush synimin e saj me sukses duke demonstruar lidhjet konceptuale midis poezisë: ajo tregon motivet përsëritëse dhe tregon se si në mënyrë të përsëritur Bobaj, jo vetëm shpalos ndjenjat e tij më të thella, por edhe mbështet krijimtarinë e tij në emërtesën e tij poetike, si e ka titullin ajo e pigramë. Në fund lexuesi mund, megjithatë, ende të pyesë veten nëse kjo është në të vërtetë e gjitha që mund të ketë qenë arritur nga një interpretim koheziv i kësaj epigrame nën dorën e Bobajt. Për shembull, ne mësojmë duke lexuar krijimtarinë e Bobajt, se asgjë për të realizuar një finesë të poezisë nuk është intertextuale, as nuk mjaftohet vetëm me një artistike formale (me përjashtim të asaj që vjen jashtë përditësisë), ose mënyra në të cilën epigramet luajnë me një ton therës të vijëzuar në traditë.
Ai nuk është i rastësishëm në këtë lloj krijimtarie. Lëvrimi i tij është një gërmim i ndjeshëm dhe një arsye më shumë për ta cilësuar atë tejet të përgatitur në këtë aspekt. Edhe pse unë disi kam mendim tjetër për interpretimin e individuales në këtë lloj poezie, të cilën e shoh si një dobësi të Bobajt, prapë arsyeja që vjen nga epigrame të tilla si e “E sotmja”:
E sotmja kish rënë në mendime të thellë.
Njerëzit thanë:
-Vret mendjen,
si do jetë e nesërmja.
Ajo psherëtiu pikë e vrer:
-Më dhembin plagët,
që më la e djeshmja !

apo, “Lëvdata e pamerituar”:

Kjo dhuratë përmbi dhuratat,
e ka një sekret të thjeshtë:
është një thes me kashtë,pa kokrra,
ndaj i falet tjetrit lehtë.

është një paralele artistike që ndërlidh anë të ndryshme të kuptimit të tyre. ...

vazhdon
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: