Saturday, 7 March 2009

Festohet madhërishëm Festa e Mësuesit në Londër




Mikena Shqarri


Shoqata shqiptare në Britaninë e Madhe “Ardhmëria” që drejtohet nga kryetari Lutfi Vata festoi në ambientet e shkollës “Wilberforce” 122 vjetorin e krijimit të parë të shkollës shqipe, që përkon me ditën e shënuar të mësuesve, 7 Marsin. Në fillim të fjalës së tij Vata tha “Edhe pse mbas 122 vjetësh , edhe pse jo ne tokën mëmë por në një shtet të huaj , përsëri shqiptarët nuk e harrojne festën e 7 Marsit. Ajo që bëri që kjo datë të shënohet si Festa e Mësuesit në kalendarin e cdo shqiptari ishte pikerisht 7 marsi i vitit 1887 ku në Korcë për herë te parë u hap mësojtorja e parë shqipe me drejtues të saj figura të njohura të Rilindjes shqiptare si : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami..etj.” Më tej ai u ndal në arritjet e shkollës shqipe në Londër. Duke vazhduar me 7 Marsin ai shtoi se “Hapja e kesaj shkolle ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar i cili deri atëhëre kishte qenë i detyruar që mësimdhënien ta ushtronte në mënyrë të fshehtë nëpër shtëpi.”

Këtë ngjarje te rëndësishme në historinë e Shqipërise, përkujtimin e rëndësisë se shkolles shqipe, e festuan të ftuar, nxënës e mësues, prindër, intelektualë e drejtues shoqatash, Ambasadori i Kosovës, Muhamet Hamiti, zv.ambasadorja e Shqipërisë, Teuta Starova etj. Përsëri shqiptarët e shoqatës sonë Ardhmëria, festuan në Queenspark ku ndodhet edhe numri më i madh i nxënësve. Zoti vata shtoi se “Jemi krenarë të themi që edhe pse kemi vetëm 5 vite që jemi hapur dhe jemi te bazuar vetëm ne Londër, kemi gjithsej 465 fëmijë shqiptare te moshave 5-15 vjec të cilët mësojnë ne 6 shkollat tona suplementare. Nxënësve shqiptarë këtu ju mesohet shqip , anglisht, matematikë si dhe art. Shumica e nxënësve që kanë ndjekur shkollat tona suplementare kanë patur një rritje të dukshme në rezultatet e tyre shkollore dhe kjo shpjegon edhe faktin përse akoma më tepër nxënes duan dhe janë në pritje për te hyrë në shkollat tona.” “Gjithashtu një falenderim i vecantë i shkon edhe Ambasadorit të Repuplikës së Shqiperise në MB dhe Irland z. Zef Mazi dhe Ambasadorit të Kosovës z.Muhamet Hamiti për mbështjen e vazhdueshme që na japin.”, shtoi zoti Vata.
Tubimin e përshendetën edhe ambasadori Hamiti, zonja Starova, veterani i arsimit Tahir Z. Berisha, Selman Lokaj dhe Talat Pllana. Shoqata u ndau pako disa personave dhe një certifikatë veteranit Berisha.
Duke iu uruar te gjithë mesimdhënësve shqiptarë kudo që ndodhen nëpër bote Gëzuar festen e 7 Marsit, në Queenspark u festua me këngë, valle e recitime në këtë festë kaq të rendësishme për të gjithë shqiptarët, në menyrë që festat dhe traditat tona t’ia lëmë trashëgim edhe fëmijëve tanë.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: