Saturday, 7 March 2009

Gëzuar Ditëlindjen Viktoria line!

Transporti për në Londër


Fatmir Terziu

Ajo dite ishte 40 vjet më parë si sot sot kur u hap pjesa e parë e linjës Viktoria për publikun. Edhe pse fillimisht nisi udhën mes Walthamstow Qendror dhe Highbury & Islington, ajo u shty deri sa të tendosej gjithë linja për në Brixton. Mbretëresha e bëri të ditur këtë eveniment historic që shënohet në një pllakë përkujtimore e cila u realizua gjatë hapjes zyrtare me një ceremoni në stacionin Viktoria më 7 mars, 1969, përpara se udhëtarët nxituan për të blerë një biletë me pesë pence dhe nisën që të udhëtojnë për në Green Park. Treni me të cilin udhëtoi Mbretëresha në këtë linjë është ende në shërbim, kështu që nëse jeni duke udhëtuar sot në këtë linjë, pra në Viktoria, ju mund të jeni ulur në një vend të zënë nga Madhëria e saj, vite më parë. 40 vjetori erdhi në një kohë emocionuese dhe që përkoi edhe me përgatitjet e sipër edhe për përmirësimin e Viktoria line. Përmirësimet përfshijnë trena të rrinj, udhë dhe sinjalizime, dhe sapo puna do të jetë e dukshme dhe kur ajo është e përfunduar, natyrshëm pasagjerët do të shijojnë frutet e reja të saj, na thanë sot drejtuesit e kësaj linje dhe transportit Londinez. I pari nga vendet e reja të shërbimit të trenave hyn në pranverë të vitit 2009. Pritet që të ketë një rritje prej 47 trenash në përdorim deri në fund të vitit 2011. Këto trena do të realizojnë më mirë përdorimin e hapësirës, duke përfshirë edhe ritme më të larta pune. Një sistem të përmirësuar ventilacionit do ta bëjë më të rehatshme gjatë udhëtimit ditën, ndërsa një sistem frenimi do të thotë se shumë elementë të energjisë mund të riciklohen. Në Viktoria do të ketë më shumë përputhje dhe trenat do të jenë më të arritshëm në rrjet, me karrocë shërbime të përkushtuar dhe me më shumë zona. Pjesërisht pasagjerët e parë do të përfitojnë nga ndriçim i ri dhe ngjyra e skemave të kundërta, ndërsa 'dyert e mbylljes' dritat e trenave do të bëjnë më të lehtë sistemin dhe do të jenë më lehtë për t'u përdorur. Një testim i ri do të bëhet jashtë orarit të punës në fund të vitit.
Megjithëse pasagjerët do të jenë ata që do të shijojnë më shumë e më mirë ndryshimet e një linje që festoi 40 vjetorin më 7 Mars 2009.


Fjala e Lire - Free Speech

No comments: