Wednesday, 18 March 2009

A J R I I M I R E



Italo Kalvino 1923 - 1985
Hyn në radhën e shkrimtarëve të shquar Italianë
të pas luftës së dytë botërore.Është një ndër shkrim-
tarët më ne zë të neorealizmit italian.




Tregim nga Italo Kalvino

- Fëmijët e tu – ju drejtua mjeku – kanë nevojë të thithin ajër të pastër, të shëtisin në vënde malore, dhe të bredhin nëpër livadhe.Doktori ndodhej në mes të krevatëve, në një bodrum ku banonte familja e Markavaldos, dhe po mbështeste stetoskopin në kraharorin e Terezinës së vogël në kraharorin e brishtë si kraharo-
ri i një zogthi të vogël e pa pupla.Krevatët ishin vetëm dy, ndërsa fëmijë katër, që të gjithë të sëmurë.Nxirnin kokat nga kreu e nga këmbët e krevatëve.Faqet u përvëlonin dhe sytë u shëndrisnin.
- Mos janë si puna e lehës te sheshi këto livadhet? – pyeti Mikelinoja.
- Vëndet malore mos janë si qiellgërvishtësi? – pyeti dhe Filipetoja.
- Ky ajri i mirë a haet? – u hodh Danieleja.
Markovaldoja, hollak e i gjatë ,dhe gruaja,e shkurtër e topolake,ishin mbështetur me brryla në të dyja anët e një komoje gjysëm të shkatërrur.Pa lëvizur brylat ulën kokat poshtë duke mërmëritur të dy njëherësh:
- Ku të mbytemi ne, janë tetë gojë që duan të hanë, siç jemi të krimbur në borxhe? Nuk dimë si t’ia bëjmë?
- Vëndi më i mirë ku mund t’i shpiem, - është rruga.
- Ndërsa ajër të mirë do të thithim – vazhdoi e shoqja, - kur të na nxjerrin në rrugë e të detyrohemi të flëmë jashtë.


Një të shtunë mbasdite, mbasi u shëruan fëmijët,Markovaldoja i nxori për të bërë një shëtitje kodrave jashtë qytetit.Ata banonin në atë lagje të qytetit, që ishte më larg kodrave.Për të arritur deri atje bënë goxha rrugë, hipur mbi një tram të mbushur me njerëz, ku fëmijët shihnin përqark si të shushatur.Trami filloi të boshatisej,matanë dritareve, që tashmë kishin mbetur të lira, u çfaq një rrugë që ngjitej.Sa arritën në stacionin e fundit ata u nisën për rrugë.
Pranvera sa kishte hyrë, dhe drurët lulëzonin nën rrezet e një dielli të ngrohtë në të vakët.Fëmijët shikonin rreth e qark duke e ndjerë veten si të huaj.Markoveloja u priu nëpër një rrugë me brezara që ngjitej mes gjelbërimit.
- Baba, ka shkallë pa shtëpi ? - pyeti Mikelinoja.
- Kjo nuk është shkallë shtëpie, është si rrugë.
- Rrugë, po makinat si ja bëjnë nëpër shkallë?
Rreth e rrotull kishte avlli shtëpish dhe matanë tyre drurë.
- Ç’janë këto mure pa çati ? Mos i kanë bombarduar?
- Janë kopështe...një lloj oborri... – u shpjegonte babai, - Shtëpitë ndodhen brënda, mbrapa drurëve.
Mikelinoja tundi kokën, jo dhe aq i bindur:
- Oborret janë brënda shtëpive dhe jo përjashta.
Terezina pyeti:
- Po në këto shtëpi kush banon,drurët?






Sa më shumë ngjitej, Markovaldos i dukej sikur po çlirohej nga era e rëndë e mykut të magazinës ku punonte.Për tetë orë rrjesht nuk pushonte së mbarturi pako.Prej pluhurit, që shndriste nën rrezet e dritës që hynin nga dritaret, prej të kolliturave gjatë gjith natës.Tani fëmijët i dukeshin më pak të verdhë, sikur ishin bërë njësh me dritën dhe gjelbërimin që i rrethonte.
- A ju pëlqen këtu ?
- Po.
- Pse?
- Nuk ka policë:Mund të qëllosh me gurë, e mund të këputësh lule.
- Të thithësh edhe ajët, a po thithni ajër të pastër?
- Jo.
- Këtu ajri është i mirë.
Të gjithë u përtypën.
- Ç’ne! Nuk ka pikë shije.
U ngjitën deri në majë të kodrës. Mbas një kthese, poshtë dukej qyteti, i shtrirë pranë rrugës së murme. Fëmijët po luanin në një livadh të gëzuar si asnjëherë tjetër. Frynte një fllad i lehtë, filloj të ngrysej. Në qytet filluan të dukeshin dritat e para. Markovaldoja ndjehu një dallgë ndjenjash, si atherë kur ishte djal i ri dhe kishte ardhur ne qytet. Ishte joshur nga këto rrugë, dhe prej këtyre dritave.
E pushtoj menjëherë trishtimi, kur mendonte se do kthehej atje poshtë, dalloj ne atë pejzazh konturet e lagjes e tij, ju duk si një rrafshirë plumbi, e turbulltë e mbuluar nga tjegullat e dëndura të çative, nga njollat e tymit, që tymtonin mbi oxhak.
Koha u freskua, duhej t’u thërriste fëmijëve. Kur i pa që koloviteshin mbi degët e një peme, hoqi dorë nga ai mëndim. Mikelinoja ju afrua dhe i tha :
- Baba, pse nuk vimë të banojmë këtu ?
- Këtu nuk ka shtëpi xhan i babit, nuk banon njeri! – I tha babai, pse dhe ai vetë të njëjtën gjë po mendonte.
- Asnjeri? – Ja priti Mikelinoja. – Po ata zotërinjtë? Ja shikoj!
Kishte nisur të errësohej, nga një livadh po ngjitej një grup burrash me mosha të ndryshme, veshur me rroba të rënda bojhiri, të gjithë me bereta dhe bastunë. Vinin grupe – grupe, duke qeshur me zë të lartë, dhe mbështetur tek bastunët ose duke i mbajtur në parakrah varur në dorezat e lakuara.
- Çfar janë këta? Ku venë? – pyeti Mikelinoja babanë. Markovaldoja po i shikonte në heshtje.
Njëri u kaloi fare pranë, ishte një burrë i bëshëm rreth 40 vjeç.
Mirëmbrëma! – përshëndeti. – Hë ... çfar të rejash na sillni nga qyteti?
- Mirëmbrëma, - ju përgjigj Markovaldoja, - për çfar të rejash e kini fjalën?
- Jo jo asgjë, thashë ashtu kot sa për të thënë diçka, - tha tjetri dhe ndaloj; Kishte një fytyrë të madhe, të bardhë, në ngjyrë të trëndafiltë në të kuqe, një shprehje të trubulltë, mbi mollëzat e faqeve.
– Kështu i pyes të gjithë ata që vijnë nga qyteti. Kam tre muaj këtu, e merrni me mënd?
- Në qytet nuk zbrisni kurrë?
- Kur të duan mjekët! – buzëqeshi ëmbël. – Dhe këtyre këtu! – goditi me gisht gjoksin, qeshi pakëz dhe morri frymë mevështirsi. – Më kanë nxjerrë dy herë si të shëruar por sa kthehem në fabrikë nis prap avazi! Prapë më sjellin këtu. Nejse, durim, duhet durim!
- Edhe ata si ju janë?...- pyeti Markovaldoja duke treguar njerzit e tjerë,që ishin përhapur rreth, e në të njëjtën kohë mundohej të shikonte Filipeton,Terezën dhe Danielën, që i kishin humbur nga sytë.
- Të gjithë shokë të kampit të pushimit, - foli tjetri dhe i shkeli syrin, - tani në këtë orë kemi liridalje.Ne biem të flëmë herët.kuptohet nuk na lejohet të lrgohemi nga teritori...
- Cili teritor?
- Nga teritori i sanatoriumit,nuk e dini?
Markovaldoja kapi për dore Mikelinon, që po dëgjonte pak i trëmbur.Mbrëmja po ngjitej shpatit,poshtë nuk dallohej më asgjë, errësira e kishte gëlltitur qytetin, dhe kishte përhapur gjithandej hien e vet. Kishte vajtur ora të ktheheshim.
- Terezina, Filipeto! – u foli ai dhe u nis ti kërkonte. – Më falni, - i tha njeriut me të cilin po bisedonte, - nuk po i shoh më fëmijët e tjerë.
Tjetri ngriti vetullat.
- janë më poshtë, - tha, - po mbledhin qershi.
Markovaldoja pa në gropë një dru qershie dhe rreth saj njerëz me rroba bojëhiri, që me dorezat e bastunëvë ulnin degët dhe këpusnin fruta.bashkë me ta, Terezina me të dy djemtë të kënaqur po mblidhnin qershi, mërrnin dhe kokrrat që u jepnin, dhe qeshnin të gjithë bashkë.
- Vajti von, - tha Markovaldoja. – Bën dhe ftohtë.Ejani të shkojmë në shtëpi...
Njeriu i bëshëm drejtoi majën e bastunit nga drita që ishin ndezur poshtë në qytet.
- Mbrëmjeve, - tha, - bëj shëtitje me këtë bastun në qytet.Zgjedh një rrugë, një radhë dritash dhe e ndjek.Ndalohem përpara vitrinave, flas me njerëz të njohur...Kur të jeni duke shëtitur në qytet na kujtoni ndonjëherë...
Fëmijët po ktheheshin me kurora lulesh në kokë, të zënë për dore me të sëmurët.
- Sa mirë është këtu, baba! – tha Terezina.Do vijmë të luajmë dhe tjetër herë...?
- Baba, - u hodh Mikelinoja, - pse nuk rrimë edhe ne këtu si këta zotërinjtë?
- U bë von!Përshëndetini zotërinjtë! Nisemi! Thuajuni, faleminderit për qershitë. Nisemi!
U nisën për në rrugën e kthimit.Ndjeheshin të lodhur.Filipoja kërkoi ta mërrnin në krah.Daniela, kaliqafë,Terezin nëna e tërhiqte për dore, kurse Mikelinoja, më i madhi, shkonte përpara duke u rënë me shkelma gurëve, plisave dhe drurëve që gjënte përpara.

S H Q I P Ë R O I

P I L O Z Y B A


Fjala e Lire - Free Speech

No comments: