Tuesday, 31 March 2009

KISHA LENE TAKIM ME VIKTOR GJIKEN


( Ese nga Roland Gjoza )

Vidhanili.Ajo pema me shume argjend qe binte ne tryezat tona me gjithe hijen,nuk e leshonte gjethen as ne veren me zheg pervelues blu dhe te arte te Tiranes .Se c'donte ajo peme manastiresh atje te Galeria e Arteve me imazhe murgjish qe dremitnin per te pare ne enderr Zotin,as Viktor Gjika nuk e dinte.Ai e veshtronte me ate shnderitjen e atyre syve blu te embel me nje grime lumturi te perjetshme dhe me thoshte :Ashtu e dua ,me kupton ,si kjo peme .E kishte fjalen per skenarin.I pelqente shume ai vidhanil ,me i madhi artist i pagoje i bulevardit. Atje mblidheshim dhe rremonim xhepat.Edhe Viktori rremonte xhepat. Ore,po gjithe keto filma kemi bere,po s'po marrim gje.
Kur isha mesues ne Puke,ndersa jashte binte debore me shume heshtje ,gati me trembje,une i kthehesha endrres time ,kinemase ,dhe i pyesja nxenesit per skenaristet.Ata ngrinin supet.Nuk i njihnin.I merrnin per druvare e marangoze,qe presin dru dhe ndertojne skena.I pyesja per regjisoret.As ata nuk i njihnin.Ngrinin prap supet me triko te grira e te notitura ku ju dukeshin klavikulat.Nuk mbani mend asnje emer? Une u permendja disa;Viktor Gjiken,Dhimiter Anagnostin,Kristaq Dhamon.Aha,ishte tamam sikur te flisje me muret.Sa thosha emrin e ndonje aktori ngriheshin ne kembe dhe bucisnin ne kor batuta nga filmat.Pra,filmi ishte aktori.Ishte e kote te perpiqeshe tu mbushje mendjen se filmi ishte i regjisorit.Nuk i mesuan qe nuk i mesuan dot emrat e tyre.Ku ta dinin te shkretet nxenes qe Kadri Roshi rrinte sus para Viktor Gjikes.Ai e merrte skenarin,historine dhe ndertonte skenarin e vet teknik regjisorial,ku fjala shnderrohej ne imazh.Aty ne film do te permblidheshin te gjithe elementet e artit.Kinemaja ( Kinematografi -- te shkruash me levizje ), shkrinte ne vetvete me mundimin e Sizifit letersine,artin e fjales,fotografine ( te shkruash me drite ) pra ,gjente prerjen e arte midis shkrimtarit ,operatorit,piktorit,montazhierit,miksazhierit,inxhinierit te zerit,grimiorit etj ,dhe ne nje marshtab te madh qe gati perbente nje kombinat levizes,organizonte dhe drejtonte pothuajse i vetem,me durim dhe gjakftohtesi ( zenkat me te medha,sharjet dhe ndarjet,po dhe miqesite me te medha jane bere ne qytetet provizore te filmit ) Austerlitzin ose Vaterlone,suksesin apo deshtimin..Kush ka patur fatin te marre pjese ne xhirimet e nje filmi tani qesh lehte dhe enderron me nostalgji e me nje grime lumturi.
Nxenesit me degjonin te habitur dhe s'me kuptonin,po megjithate fantazia i kishte bere te bukur,i kishte veshur me rroba princi,s'mbanin opinga te grisura dhe triko leshi te strepsura,po rroba kerk te reja.Ishin nisur drejt Kinostudios te shikonin si dilnin enderrat ne beze,keshtu shpreheshin me mahi dhe qeshnin se e kuptonin qe gjithcka ishte e pamundur.Edhe per mua atehere ishte e pamundur.Oret me te bukura i kaloja ne kinema.Cdo te hene shikoja filmat e rinj te huaj te kinema Partizani ,Republika ,ose 17 Nentori.I humbisja gjithmone oret e para.Kinemaja me shpetoi nga jeta e varfer pa fare variacione.E pelqeja shume filmin.Qaja ne kinema.Qaja ne erresire.Si une qanin shume njerez.Qanin sepse si shikonte njeri.Aty ,pikerisht aty ne kinema qaje sa shqepeshe dhe shpetoje nga merzia e madhe.Jashte beheshin aksione,kendoheshin kenge masash,brenda ne kinema ishe ne France,shikoje Zhan Valxhanin qe shpetonte Mariusin,te dashurin e Kozetes,neper katakombet e Parisit.
Ne Puke ishte reklama e kinemase ne mes te Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit te Partise,ne te dy skajet ishin kafeneja dhe restoranti.Ata te Komitetit kenaqeshin qe ne afishe ishte shkruar film me lufte,si dhe shenimi me germa me te medha se titulli i filmit, shfaqet dhe dokumentari " Vizita e shokut Enver ne Dropull".Ndersa ne te kafenese na kenaqte shenimi ;film me stufe.Pra,ne kinema ishte ndezur stufa, nje fuci nafte dhe ishte mjaft ngrohte.Naten atje shkonte temperatura -20 grade celsius.Ne te kafenese,nje grup ardhacakesh melankolike qe s'dinim si ta shtynim kohen,piqnim geshtenja te ajo stufe dhe pinim konjak duke pare sekuenca filmash qe na pelqenin me shume dhe keshtu shpesh here e gdhinim ne ato stolat e drunjte te djegur nga cigaret.Atje pashe Rruge te bardha te Viktorit.Nje poeme filmike pa ngjarje,nje atmosfere tejet lirike,larg shablloneve te kohes.Nje fillrojtes qe lidh bisedat e njerezve neper shtylla humbetirave te maleve.Bie debore vazhdimisht dhe degjohen tupanet larg dhe vjen si nga brenda xhubletave te fryra lart,te cilat sa nuk grisen, se eshte ajo mosha ne kohen e afsheve turbulluese dhe frikes se kesaj ndjenje qe s'pyet per babe e nane, nje muzike shpirti qe mezi duron nen akuj ,muzika e jashtezakonshme e Limos Dizdarit.( Ku jane muzikat e filmave , apo edhe atyre u eshte vene dylli? ) E pashe disa here ate film me pak Cuhra ,Balada e Ushtarit, I dyzeteenjeshi,me pak Kazakov,Shtegtojne krillat,me pak Felin,Rruga,me pak..me krejt Viktor.
Me mbresen e ketij filmi qe ishte brenda natyres sime e kerkova ne Kinostudio kur shkova per te punuar si skenarist.Po ku takohej Viktor Gjika,ai ishte i pari regjisor i madh qe s'dukej pothuajse fare,sepse ishte gjithmone ne pune.Shtatmadh,i veshur thjeshte po me sqime, me sy blu,terembushur me drite,si me nje bisht lumturie qe s'donte t'i ikte nga cepat ku fekste kur e kur,fliste duke ecur ,se nuk kishte kohe,ishte si ne dialog te perhershem me vetveten dhe gjysmen e linte me ty, teksa gjysmen tjeter e kishte ne montazh.Tejet energjik dhe i etur per pune,,jo thjesht per pune te rendomte bjerrakohe ,po per perkryerje te njemilion gjerave qe ka filmi,sic shprehej ai.Une vazhdoja ta kerkoja ashtu heshtur e pa ze i ndihmuar me fort nga pandehma e ndonje rastesie.Ishte korrik.Zheg pervelues.40 grade celsius.Njerezit shkonin plazheve.Ishte ajo kohe kur Enveri beri nje inspektim neper vilat e byroisteve dhe s'gjeti njeri,pervec Ramiz Alise shtrire ne pllakat e dyshemese,vetem ne breke, duke shkruar platformen e Kongresit.Te gjithe ia mbathnin te fusnin bythen ne uje.Ishte krejt e natyrshme,po per ate kohe ishte gati nje dezertim.Viktor Gjika xhironte Nentori i Dyte,ngjarjet zhvilloheshin pothuajse ne dimer,duheshin mjegulla,shi,ere,patjeter duhej te ndjehej grija dhe e ftohta e vjeshtes se trete.Nga sheshi i xhirimit vinin lajme kontradiktore,kohe s'kishte fare,sepse ne nentor ,pikerisht ne 28 nentor filmi do te shfaqej dhe duhej te ishte padyshim film shume i mire.
Drejtori,Vangjush Zallemi ,nje gazetar i Zerit te Popullit,po here here dhe tejet i guximshem,qe i kundershtonte Tefta Camit,atehere Ministre e Arsimit dhe Kultures dhe kur i tekej bente sipas kokes se vet, sic ndodhi me filmin e Cashkut,Dora e Ngrohte,qe per kohen ishte nje film me probleme idesh dhe stili,tabush qe cenoheshin dhe nje fryme te re kinematografike,pra, Vangjushi nuk guxonte te shkonte ne sheshin e xhirimit se kishte frike mos ballafaqohej me katastrofen,pamundesine e berjes se filmit ne aq pak kohe.
Vinte Ismail Qemali ne drejtim te Vlores per te ngritur flamurin ,kaleronte neper pengesa te shumta Sander Prosi,aktori i madh, ishte nisur nga Kosova Isa Boletini, Reshat Arbana,edhe ky aktor i madh,( askush su kujtua t'u bente ketyre aktoreve,e kam fjalen per aktoret e shumte e te medhenj shqiptare,qe thuajse jane harruar,nje obelisk ne mes te Tiranes.Jane vertet te kalibrit boteror. ) Duhej emocion ne kete film,shpallej pavaresia pas peseqind vjetesh roberi ,me dy armiq te medhenj,( e kam fjalen per filmin ) kohen dhe motin.Me kujtohet mire qe nje Kinostudio e tere ishte mobilizuar per Viktor Gjiken.
Ishte koha kur beheshin 14 filma ne vit.Nje cmenduri ideologjike.Filmi e ben punen me mire,thoshte Enveri,mbi njemilion njerez per dy ore mesojne nga ekrani i vogel per luften qe kemi bere ne.Ishte e veshtire t'i shpetoje politizimeve,madje e pamundur.Te regjisoret me te mire keto ndjehen me pak.Jane mbi 350 filma artistike ne arkive.Atmosfere,skena masive,aktore,qe si gjen me.Dhe po te duash dhe po te kesh para si ben dot.Ajo kohe vuante nga sindromi i grandomanise dhe i paranojes qe gjoja ne ishim vendi fanar qe ndriconim boten.Nje marrezi qe duhej besuar.Kjo nga nje ane e ndihmoi filmin se i dha mundesi te medha.Nderpritej puna ne Korce ,bie fjala ,dhe dilnin ne rruge 30.000 punetore per te realizuar demonstraten e bukes te filmi Rrugicat qe kerkonin drite.Lufta per te gjetur nje skenar te mire ishte kapitese,madje te kujtonte kerkuesit e arit.Nje skenar i mire ishte nje Eldorado.Viktori shquhej per kerkime te ethshme,miqte e tij ishin Dritero Agolli,Vath Koreshi,Teodor Laco.Me Driterone u be i njohur ;I teti ne bronx,Njeriu me top,ndersa me Vath Koreshin u be me artist Rruge te bardha, Gjeneral Gramafoni.Me Teodor Lacon Perballimi u be me popull,regjisor i karaktereve.
Gjetja e Gjeneral Gramafonit ka nje histori.Vath Koreshi donte ta bente roman,e ruante,e sillte dhe e risillte ne mendje,nuk e thoshte dhe kur ishte me miq.Aq shume e donte ate gjetje te holle tejet artistike, me theksim universal ,po druhej te ulej ta shkruante se priste kohe me te mira.Vathi nuk nxitohej,i perpunonte ne mendje shume gjate temat e tij.Vone dolen kryeveprat, novelat Dasma e Sakos dhe Haxhiu i Frakulles.S'ka asgje ideologjike ne to.Po duhej shume pune,aq mund e art sa nuk ia vlente nganjehere.Duhej te ishe njelloj alkimisti,gje qe s'kishte si te ndodhte.Atehere c'fare duhej te ishe? Vath Koreshi.Nuk i qendroi tundimit te Viktor Gjikes.Ishin ne Boboshtice ne fshatin e manave te Viktor Eftimiut pastaj shkuan ne Voskopoje,ne vendin e te pareve te Viktorit,ishin ne kishen e Shen Triadhes dhe shikonin afresket e Shpatarakut dhe Selenicasit.Kishte qene e mire ajo rakia e Boboshtices,se si ta sillte ne maje te gjuhes ate qe e mbaje si sekret intim.Dhe ashtu ndodhi,ashtu ,nga nje ndjenje e ndrydhur si nje nderkryerjeje ku perziehej krenaria dhe nje dhimbje e topitur po e hidhur; Kemi ,tha Vathi,kemi art te madh,po si te harruar.. S'ka imitim ketu,ia ktheu Viktori me temperamentin e tij te zjarrte,te gjithe elementet jane shqiptare,kam qene ne shume vende,po keto si kam pare..Pikerisht aty,ne ate kishe,ai,Shpataraku dhe Selenicasi e moren me qafe Vathin,ai iu rrefye Zotit,vertet iu rrefye Zotit,po ai qelloi Viktori qe s'iu nda me Vathit.Ah,ajo gerneta e Laver Bariut,Bujar Lako dhe Kadri Roshi..jo s'kane te trete.Gerneta qe te ngre leshte perpjete dhe te ben te pire pa vene raki ne buze,ajo melodi si sonate apo simfoni,si vajtim mali apo si kuje fushash si qarje e nuses qe e moren te mbuluar me thes dhe s'di kush e puthi dhe e cvirgjeroi,ajo lumturi e fjetur e nje njeriu te vetmuar qe i ka mbetur vetem qielli, dielli dhe hena neteve,ajo drita e henes qe vjen e ulet per te dhene pak shprese me ate argjendin e pa punuar se pret gishterinjte e saj ta ta prekin e ta shnderrojne ne grua,nga vajze e padale ne grua me fare te zene..o,c'ben ajo gerneta e magjepsur.Dhe kur ndodh kjo cudi ? Ne kohen e kenges italiane,kur ishim marrosur pas Modunjos e Morandit,pas Celentanos e Batistit.Na del Laver Bariu dhe na e ben te vertete ate punen e fanarit,po ne kenge, ,jo ne politike,o njeri.
Vathi me thoshte nje dite ne bulevard; ah,c'bera Roland,me mori ne qafe Viktori,do kisha nje roman te mire sot,ndoshta gjene me te mire.E humba.Shkruaje ,i thashe.Nuk shkruhet me ,mu pergjigj.E njohin si film.Humbi sekreti ate nate ,se une po pashe kishe dhe afreske e humbas,rrefehem..Ma dinte dobesine,shejtani.Ah,c'me beri!
Po Viktori merrej dhe me te tjeret,linte punet e veta dhe kur i pelqente ndonje skenar apo film,nuk te ndahej.Esat, Roland, me degjoni mua,hiqeni tere ate bllok nga skenari ku tregohet ajo historia e luftes,se eshte enjohur.
Ne nuk duronim,ishim mesuar me skenarin, ( Hije qe mbeten pas ) kjo qe sugjeronte Viktori na dukej permbysje e vepres.Kam nje ide ,tha ai dhe syte blu i shkelqyen.O zot,sa energji harxhonte ai njeri.Silleni ne kohe gjithcka,personazhin xhvisheni nga rroba e partizanit dhe beheni drejtor te nje ndermarrjeje,nje drejtor qe e ka siguruar mireqenien me vjedhje..E,a ja u mban? Dhe keni per te pare se sa sukses do te keni.
Esat Musliu, u be degjues i rregullt i seancave gjyqesore.Shkoja dhe une me te.Ai mbante shenime.Nuk ishte i kenaqur.Kjo vazhdoi tre muaj.Macja qe ngutet pjell kelyshe te verber,na permendete Viktori nje proverb popullor kur ne i shprehnim pakenaqesine dhe i thoshim se ishte shume e veshtire.,Jo,therriste ai,hahuni,grihuni,shqyhuni me veten,keshtu e ka arti ,ose perndryshe lereni,po me vjen keq se keni material te mire.Ishte romani Zera nga larg i Diana Culit,nje bestseller i asaj kohe.
Ai kembengulte gjer dhe ne titujt e filmave.Jo,Ladi, ,jo,pa Dhe perpara mos e nxirr titullin e filmit,nuk eshte njelloj Vjen nje dite me Dhe vjen nje dite. Ore Viktor,pse merresh me bishta.Mua keshtu me pelqen dhe pike. E di,je mesuar,po ajo Dhe-ja ka shume rendesi se i ve nje pike historise,nje pike ndeshkuese,sikur ulerin;shiko ti, se do te vije nje dite qe do te japesh llogari! Vladimir Prifti nuk i kthehu pergjigje.O,c'me gjeti me kete Viktorin,me tha,merret dhe me qimet..Po ashtu doli filmi Dhe vjen nje dite .Vladimiri e kujton kete rast dhe padyshim i mbushen syte me lot.Regjisoret qe kane mbetur dhe me shume enden rrugeve dhe kafeneve se i perzune nga Kinostudioja per te sjelle aty kapitalistet e rinj,lotet u kane mbetur ,se filma s'behen me ose gjasme behen,sepse duhen shume gjera qe s'jane,mungon per shembull ajo kisha e Voskopojes ku u rrefye sekreti.
Lisenko Malaj ishte nje regjisor i ri jo komformist,qe perhere nxirrte probleme.Regjisoret me emer pothuajse nuk e donin.Ata kerkonin admirim,ndersa ai bente gjeste sfide.C'eshte ky fodull dhe mendjemadh.Te guxosh te besh dicka ndryshe eshte gati e pamundur,thoshte Lisenko,ky vlonjat me kokoridhka si Pushkini.Keta gerxhot duan t'i imitosh,perndryshe te hidhen ne fyt.Morem nje novele te Teodor Lacos,nje ndihmues i palodhur bashke me Vath Koreshin i artisteve te rinj dhe ia nisem punes per te thene dicka te re.O zot,keshtu e fillojne te gjithe te rinjte,po s'duhet marre per mendjemadhesi,as mosmirenjohje,po si nje instinkt luani,qe do te eleminoje paraardhesin.Arti ka ligje xhungle.Keto mi thoshte Lisenko,ky pinjoll i Sela Musait qe hidhej mbi tela duke vene mbi to guna,gjersa i zmrapsi pushtuesit italiane ne det.Ah,ky mbrojtes dhe pushtues ! Skenari u shkrua.Nje regjisor dhe nje skenarist duan te rishikojne Luften .Kalojne ne maviole sekuenca skandaloze nga lufta,butafori shtirake,romanca te dala boje,akte heroike per te qeshur,marrezi intimitetesh,batuta banale dhe trajtojne fare thjeshte pa patetizem dhe pohe e buje historine e tyre duke i lene vend emocionit qe buron vetiu e,jo atij te stisurit me trysni.Filmi Tre dite nga nje jete,do te shfaqej se pari ne nje rreth te ngushte ku merrte pjese drejtori,Viktor Gjika dhe tre kater regjisore te njohur.Ai u ndoq deri ne fund ne nje heshtje te akullt.Aty kishte shume sekuenca nga filmat e tyre qe perqesheshin,po pa koment,vetem duke i shfaqur te shkeputura nga konteksti.Mbaroi,doli fjala fund me nje bisht si papasterti.
Mbeti vetem Viktor Gjika,te tjeret kishin dale.Njeri prej tyre ishte nisur me ngut drejt Komitetin Qendror.Bravo,djema,tha Viktori,e kishit qare.Film i shkelqyer.Dridhej nga emocioni,dora qe na zgjati i dridhej gjithashtu ,syte blu i kishte si nje qiell me reshje.Nuk e di pse kishte qare.Filmi edhe mund te mos qarkulloje keshtu sic eshte,po,s'di c'te them,bravo Lisenko,o vlonjat i pabindur,o kokederr. Sa telashe ke per te me nxjerre..Po do t'iu mbroj.
Na mbrojti vertet me argumentat e tij bindes ku regetinte here here dhe nje verejtje e holle e brishte ,po e tha dhe ne ate mbledhje te gjate,qe u urdherua nga Komiteti Qendror, se filmi shqiptar duhej te clirohej nga skemat ,nga zbukurimet e panevojshme.Sa me thjeshte,se ngjarja e qemtuar,e gjetur e sillte mocionin vete,pa nderhyrje.Filmat kishin shume nderhyrje..Atehere ishte shume e veshtire te kundershtoje Viktor Gjiken.Po ne ate mbledhje pa fund ai vuante,nuk donte qe filmi te shkonte dem.Lisenko i kundershtonte hapur regjisoret e vjeter, i quante thjeshte zedhenes te ideologjise qe sakrifikonin artin dhe mbushnin breket per nje fjale qe vinte nga lart.Ku eshte sot ky regjisor shume i talentuar dhe rebel? Iku nga te paret ne Itali dhe su kthye me.Filmi perfundoi ne bunker,po Viktori qe nuk donte t'i ndodhte gje regjisorit,beri perpjekje qe ai te korigjohej duke paraqitur arsyen se kishte nje thelb shume te mire.Filmit me 7 akte Tre dite nga nje jete,iu hoqen kater akte dhe vetem me tre akte qarkulloi pa bere fare pershtypje.Nje gjysmagjel film,qe e ndjek si mallkim regjisorin kudo qe ndodhet.
Shtate here e kishim shkruar skenarin e filmit Rrethi i kujteses.Skenari qe ma ka lodhur me shume.Biblioteka Kombetare.Fondi rezerve. Nice.Pune ne fshehtesi.Shume nga batutat e komandantit nazist jane te Zarathustres.Dhe te mendosh qe ishte viti 85.Ishim ne Durres,Kruje,Berat per te shkruar skenarin,se Viktori nuk zbatonte oraret strikt te institucionit.Merrni sherbime,thoshte ai, dhe shkoni ne ndonje vend frymezues , pas tre kater muajve me sillni variantin e skenarit.7 here ishte rrezuar skenari,7 here ishte ripunuar me durimin e filigranistit kinez. Ishte nje ngjarje shume e bukur e marre nga romani bestseller i Diana Culit me te njejtin emer. Erdhi nje kohe dhe skenari u la.Pothuajse ishte hedhur poshte.. Kishte shume horror,skena brutale,ende nuk ishte gjetur ekuivalenti i duhur human.Kishim qendruar nje muaj brenda ne spitalin psiqiatrik midis atyre qe rendom i quajme te "cmendur",vetem e vetem qe skenat e eksperimentit morbit per shkaterrimin e kujteses, te ishin sa me te besueshme.Teodor Laco nuk na braktisi asnjehere.Ai ishte shefi yne.Rrini ore se do te behet,po punoni ca,e keni mbingarkuar me tmerr,une e pranoj dhe keshtu,po filmi shikohet nga ata.. e ,mo,se do behet..prisni pak..Nje dite takuam Viktorin.C'thote skenari? na pyeti ai. Po shkruajme nje tjeter.Pse ? 7 here mjaft jane.Kemi harxhuar shume kohe me te.Eja te pime nje kafe,tha ai.Keni gje te bukur ne dore more budallenj,pse kaq lehte gjenden historite per film? E dini ju si e gjeta une skenarin e filmit Rruge te bardha ? Fare rastesisht.Isha te Nazmija,sekretarja e Filmit Artistik,ajo hapi nje sirtar dhe i ra prej andej nje dosje.C'eshte kjo ,e pyeta.Kisha tre muaj qe sorollatesha,s'me kishte rene ne dore skenar i mire. Nje skenar i Vathit,tha ajo,po nuk eshte miratuar nga Keshilli Artistik. E ke lexuar,e pyes.Ajo,Nazmija kishte nuhatje,shije.Posi se kam lexuar,me tha ,nuk ka skenar me te bukur,poezi eshte.Po e marr t'i hedh nje sy..Keshtu u be filmi.Ne ate skenar qe titullohej Fillerojtesi,kishte nje metafore universale,njerez te thjeshte,qe nuk bertisnin per Partine,nuk rrihnin gjoksin,po ishin njerez qe i benin punet ne heshtje,aty kishte peisazhe te mahnitshem,shume lirizem dhe emocion..
Pime kafet dhe Viktori tha;Ore,pse te mos filloni,bejeni filmin,ai eshte paraqitur ne Keshillin Artistik dy here,mjafton te ve firmen une,hajt ,urime!
Tani e kerkoja te vidhanidhi.Vija nga Amerika.Nuk e kisha harruar qe ai me kishte kerkuar nje skenar.Kishte pare filmin Nata,sipas romanit tim Mekati,dhe me kishte shtrenguar doren;Ore Roland po c'ishte gjithe ajo galeri fantastike karakteresh! Dhe syte ,dhe syte blu aq mesdhetare,me aq drite prej dy detesh dhe malesh qe reflektonin hareshem.Dhe ai bishti i nje grime lumturi te cepat e tyre qe s'iku e s'iku.E pres.Vidhanili ka nje blu ne gjelberimin e tij te thelle dhe ne hijen e tij qe s'rrezohet si tek De Rada kur vjen vjeshta. Rremoj xhepat,me ka mbetur ky ves,keshtu i rremonte dhe Viktori kur vinte ketu, ,jo me me ate hijen dhe madheshtine e mepareshme,po kinse si i harruar,ndonese ai se jepte veten,se popull mori dhe popull beri ne filmat e tij,me te ,me balten e opinges se tij e baltosi shenjterisht ekranin me gjuhen e tij te vertete te qepur me fije shpirti qe vuan per Shqiperi e qendisi ekranin.Po filmat e tij jane mbyllur ne arkive.Keshtu degjova.Dhe regjisoret e Kinostudios i quajne komuniste,se sipas ketyre demokrateve te sotem,te cilet sic duket paskan lindur pas 90-tes, i sherbyen Enverit , po gjithashtu dhe Kadarene,qe e turperoi Cmimin Nobel ,e quajne zedhenes te atij regjimi ata qe s'ia lexuan vepren e pavdekshme.
Flene filmat shqiptare ne arkive se paskan koleren. Ndalohen ata qe i nxjerrin jashte,se i bejne dem filmit te ri qe s'eshte kurrkund dhe e semurin spektatorin qe e ka braktisur kinemane.
Une pres Viktorin per nje film.Atij si kane miratuar me asnje skenar.Dokumentarin e mrekullueshem per Antoni Athanas, patriotin e madh dhe biznesmenin e suksesshem shqiptaro- amerikan e beri me sponcorizime te marra andej kendej.
Kam vendosur,edhe sikur pas nje shekulli te vije,une do ta pres. Nuk merzitem.Kam Vidhanilin ne kembe te tij.Thone qe mund te vonohet dy shekuj,edhe dy shekuj e pres,se ai eshte per Shqiperine, pasardhesi i kolloseve te kinemase Ezeinshtejnit,Bergmanit,Felinit,Trufose,Viskontit,Vajdes,te cilet i donte aq shume me ata syte blu perplot drite.
Do ta pres!

No comments: