Saturday, 28 March 2009

Mbas Diktatures Komuniste .... sot DIKTATURA e ADMINISTRATES.



Edgar S. Frashëri

Mbas viteve 90 duket sikur fjala DIKTATURE tek ne perfundimisht eshte fshire nga fjalori i gjuhes se folur e te menduar dhe eshte futur ne dosjet arkivore. Pra, sa here qe perdoret sot dhe nga kush perdoret, te jep pershtypjen se ka nje inkoherence kohore me realitetin qe jetojme. Ne jetojme ne nje shtet tashma pluralist, me nje mori partish, me nje parlament dhe qeveri te zgjedhur nga populli, me nje kushtetute e cila ne menyre kategorike e ka perjashtuar bazen juridike ligjore te kthimit mbrapsh ne nje sistem diktatorial. Me nje fjale populli i lire ka bere zgjedhjen e vet te parevokueshme dhe nuk jeton më me fantazmen e diktatures. Dhe duket se keshtu eshte vertete. Tashma njerezit jane aqe te lire sa nuk ua merr mendja, bile tej mase, te pakten ne shprehjen e lire te mendimit. Ne kete kend veshtrimi Shqiperia tanime, me synim per tu bere nje shtet demokratik i modelit perendimor, jeton nje periudhe reformash dhe tranzicjoni e cila ka mbi pesembedhjete vite qe zhvillohet.E verteta eshte se dicka eshte bere, ne kuptimin absolut dhe jo relativ, tek ne kane ndodhur ndryshime te cilat shpesh kane krijuar situata paradoksale. Megjithate ndryshime kane ndodhur.
Atehere c’hyn ketu diktatura, dikush mund te thote. Mos valle ka ndonje lajthitje ne kete mes dhe se fantazma e saj vazhdon te versillet ne ndonje mendje te semure e cila mbahet peng nga nje e kaluar qe nuk harrohet lehte?. Pergjigja do te ishte JO. Fatkeqesisht ne sot jetojme mire dhe ngrohte ne nje sistem shteteror post komunist ne transformim i cili gjate kesaj periudhe tranzicjoni merr trajten e DIKTATURES se ADMINISTRATES. Termi eshte hasur per here te pare ne nje liber te shkruar nga analistja me ze,Tina Rosenberg ne vitin 1995, i cili mban titullin: “TOKE E MAKTHEVE:Ballafaqim me fantazmat e Europes mbas Komunizmit”.
Autori ka goditur ne shenje kur thote ndermjet te tjerash se...”kercenimi i vertete sot per Europen Lindore nuk eshte komunizmi por fuqia e pakontrolluar e shtetit). Per te vertetuar kete thenje,vend me mire se sa tek ne nuk besoj se gjendet nga ish kampi socjalist. Ky formulim gjithmone me ka ngacmuar qe prej vitesh dhe tani do te perpiqem te zberthej ne menyre te pergjitheshme se si cfaqet kjo dukuri tek ne.
Ne nje parantese dua te theksoj se fenomeni eshte i pranishem ne te gjitha vendet e Europes Lindore, por qe edhe nuk çfaqet kudo njesoj. Rasti i yne eshte ne krye te klasifikimit,nese do te perdorej kjo shprehje,dhe paraqitet ne formen me te shemtuar te veten. Sepse “Diktature” te bukur nuk ka. Dhe zanafilla e kesaj “virulence” vjen absolutisht nga lloji i komunizmit mesjetar qe ne kemi jetuar per gjysem shekulli: burim i te gjitha te keqijave dhe deformimeve te verejtura gjate ketij dhjete vjeçari.
Por meqense fenomeni nuk cfaqet ne formen klasike siç jemi mesuar ta provojme mbi kurriz, atehere ai ngaterrohet me terma te tjera qe perseriten cdo dite si nje ritual, te tilla si :korrupsjon, krimi i organizuar, mungese e shtetit te ligjit, pasiguri, sistem gjyqesor inekzistent, treg i zi, e te tjera si keto. Pra meqense populli nuk ka frike nga askush dhe eshte fare i lire, dhe cfare do qe te beje ai nuk internohet si dikur dhe as burgoset si dikur per bindje politike, (pra nuk dhunohet fizikisht) ai e pranon kete situate me nje aftesi pershtatje te mahniteshme, duke mos kuptuar se tanime ka mbi qafe ate qe merr emrin “Diktature e Administrates”. Menjefjale ne kete sistem askush nuk denohet dhe askush nuk dhunohet per cfaredo akti qe kryen kur bie ndesh me ligjin e shtetit. Kjo te jep pershtypjen e nje parajse socjale te pakrahasueshme!
E verteta eshte sipas mendimit tim qe tani kjo cfaqje ka marre formen e saj me te plote. Te gjithe elementet e permendur me siper, qe nga korrupsjoni e deri tek tregu i zi, jane elementet perberes te ketij sistemi dhe veprojne ne harmoni te plote me njeri tjetrin. Dirigjenti eshte Kasta Politike, instrumenti eshte Administrata publike dhe spektatori e viktima njekohesisht eshte Populli qe e ka zgjedhen mbi qafe. Ato kane ardhur duke u cfaqur gradualisht dhe tinzarisht nga viti 1992 nje e nga nje si trashegimi e se kaluares historike, deri sa tani kane depertuar ne poret e kesaj shoqerie te pazhvilluar nga ku eshte e veshtire te shkulen kollaj.

Sistemi diktatorial i administrates ne menyre te vazhdueshme dhunon shtetasit e ketij vendi, jo me duke i rrahur ose burgosur, por ne formen me te shemtuar dhe te pamoraleshme, duke i injoruar, duke i braktisur, duke mos i sherbyer per ate qe i merr parate ose duke mos i marre parate per ate qe ben, .. pra duke i lene ne HARRESE. Kete dukuri e ben me te dhimbeshme edhe fakti tjeter i hidhur i cili ka vrare shpresen: mungesa de facto e institucjonit te Ankimit dhe Drejtesise. Pra mungesa e gjyqesorit te pavarur nga shteti eshte ana tjeter e medaljes se diktatures se admnistrates, gje qe ja ven kapakun kesaj forme te dhuneshme e amorale qeverisjeje. Shteti nepermjet ketij sistemi drejtesie te tjetersuar e ndjen vehten gjithmone te mbrojtur dhe aspak te kercenur. Vetem ne nje sistem diktatorial shteti i jep vehtes atributin e paprekshmerise dhe pagabueshmerise. Per te mbuluar kete realitet i cili sot nuk pelqehet nga ata qe na mbikqyrin shpiken lloj trukesh dhe ngrihen dekore banale te cilat nuk jane vecse “gjethe fiku” per mbulim.
Nje nga format me tipike te cfaqjes se ketij fenomeni eshte ajo e “Pritjes se Popullit”. Nuk ka zyre ose institucjon shteteror ku te mos jete afishuar dhe vene ne dukje fakti se ne kohen e punes eshte lene nje hapesire per pritjen e popullit. Zakoni i pritjes se popullit eshte dukuri e paster e asaj kohe qe ne e kemi lene mbrapa. Ne administraten komuniste luhej farsa se ajo degjonte dhe qante hallet e popullit, nderkohe qe ne kurriz te tij realisht luante genocidin. Ne sistemet diktatoriale fjala “popull” eshte ajo qe permendet me shume dhe ne emer te tij ai dhunohet, pastaj.
Sot pritja e popullit luan te njejten gje. Bile eshte nje mashtrim i sterholle ku shtetasi, qe nuk e kupton hilen, del i kenaqur nga nje pritje me shume fjale boshe dhe asgje konkrete nga ku nuk del askund pergjegjesi ligjore ndaj perfaqesuesit te administrates.Te gjithe ne administrate “presin popull” por pune nuk kryejne. Kjo eshte forme e paster e ushtrimit te dhunes ndaj individit dhe kete e ben vetem nje diktature.
Brenda ketij sistemi dhe si pjese e tij gjithashtu gëlejne individe qe cfaqin prirje personale diktatoriale dhe arrogante te mbuluara me petk populist te cilet ne emer te popullit si gjithmone zhvillojne korrupsjonin dhe krimin e organizuar politiko-ekonomik duke i hedhur popullit ndonje cope rruge, ndonje cope kanal, trotuar ose ndonje peme, ne kembim te perfitimeve personale ose te klanit qe perfaqesojne te cilat nuk ka ekonomist ne bote ti llogarise. Fatkeqesisht kjo dukuri cfaqet pa perjashtim ku me shume e ku me pak tek cdo punonjes i veshur me pergjegjesi shteti, ne te gjitha nivelet e administrates publike. Por keta asnjehere nuk ndjehen diktatore te vertete. Keta jane diktatoruce ne kalim. Bile keta jane me te rrezikshem sepse e cfaqin fenomenin shume te eger dhe haptas per kohen qe jane ne maje duke kujtuar se jane te perkohshem.
Maskarada e ketij sistemi te neveritshem arrin kulmin kur rolin e kryqetarit per te liruar popullin nga kjo e keqe e merr pikerisht shteti. Nuk besoj se mund te kete fyerje me te madhe. Cdo nisme e ndermare qofte vullnetarisht ose e diktuar nga jashte nga ana e cilitdo individi me pergjegjesi i cili ben pjese ne kasten politike te cdo ngjyre (me ose pa pushtet shteteror) per te prishur kete mekanizem gerryes monstruoz, eshte e destinuar te deshtoje.
Se pari sepse vete kasta politike ka punuar per ta vendosur sistemin qe eshte sot dhe ajo mban peng moralisht dhe materjalisht njera tjetren per te mos bere lufte parimore.
Por faktori vendimtar i cili e ben te pashprese ndryshimin e gjendjes eshte papergjegjshmeria dhe mungesa e ndergjegjes civile te zhvilluar ne popull i cili e ka pranuar si nje te keqe te domosdoshme kete lloj diktature duke e krahasuar gabimisht me te keqen e madhe te ish sistemit komunist. Nje popull i pa organizuar ne ate qe quhet shoqeri civile dhe pa as me te voglen pervoje te pjesemarrjes dhe ushtrimit te se drejtes per nje qeverisje demokratike, eshte lehtesisht pre e sistemeve diktatoriale,vecanerisht kur keto tani jane te lyera me lloj bojra te keqija te demokracise fallco.
Fatkeqesisht deri tani kam bindjen dhe nga pervoja personale se pothuajse shumica e atyre qe quhen organizata jo qeveritare si forma te organizimit te popullit, jane instrumenta te sterholle te cilet ne heshtje jane krijuar me bekimin e ketij sistemi diktatorial per te sherbyer si ajo boja qe permenda me siper, ne vend qe te bejne trysni dhe oponence ndaj cdo cfaqje te dhunes ne sistem. Perpjekjet sinqerisht te verteta sot per sot jane te pakta si ne numur ashtu dhe dhe ne cilesi. Nga ana tjeter, shoqeria e jone e cila eshte vazhdimisht ne ferment dhe tenton te ndryshoje ne kushtet e krijuara ekonomiko-sociale, nen presionin dhe pranine e ketij sistemi, po devijon ne drejtime te gabuara, krismen e se ciles do ta degjoje me vone. Atehere do te jete veshtire per te bere ndryshime radikale. Eshte heret te thuhet se eshte krijuar nje klase e re intelektuale e cila te mund te luaje rol “leader” ne vendosjen e standarteve te munguara te nje shoqerie demokratike.
Biznesi qe ende nuk perben klase dhe Paraja jane grumbulluar kryesisht ne duar njerezish qe blejne diplome universiteti shqiptar per tu dukur sadopak intlektuale gjithashtu. Keta jane ose pjese e asaj diktature administrate ose bashkepunojne me te per mbijetese. Keta jane ose behen lehtesisht skaljon i administrates dhe ajo i organizon ne shoqata. Moral nuk shihet kerkund. Pjesa tjeter e biznesit te ndershem perpelitet ne kufijte e gjalle-vdekjes dhe nuk ka force te organizohet. Me keta shteti ben lufte klase si dikur.
Ndersa pjesa tjeter e popullit qe perben shumicen vetem se vegjeton. Ata qe realisht i kane vene shpatullat punes dhe mbajne gjalle kombin te cilet edhe kane ndryshuar per mire, jane jashte atdheut, dhe kur vijne ketu per pak kohe ikin te lemerisur dhe deshperuar, jo nga mungesa e ujit dhe dritave, por nga dhuna e DIKTATURA se ADMINISTRATES.
A ka shprese qe ne te behemi mire e jo keq? Nuk dij c’te them.Tani per tani po mbaj fijen e fundit te shpreses.
Mbase tani qe Europa pranoi te flase me ne, do te na i mesoje me dajak ato gjera te mira qe ne, vete, gjate tere historise se kombit tone nuk kemi dashur ti mesojme.


Edgar Frasheri


Fjala e Lire - Free Speech

No comments: