Tuesday, 3 March 2009

POLITIKA E RE E HOME OFFICE



Të gjitha kërkesat për azil, që janë bërë para dates 5 Mars 2007, do të rishqyrtohen edhe njëherw

NAIM HASANI

Para pak kohesh ne nje artikull per gazeten, une paraqita nje shpjegim per politiken e re te Home Office ne dosjet e vjetra apo te trasheguara(Legacy Cases Policy). Kjo politike e Home Office eshte bere publike qe ne Korrik te vitit 2006 dhe tani eshte vene ne zbatim ne shkalle te gjere. Ajo qe eshte e sigurte, eshte se te gjithe ato kerkesa per azil qe jane bere para dates 5 Mars 2007, do te rishqyrtohen edhe nje here. Ketu behet fjale per ata azil kerkues qe, edhe pse kane ardhur ne Britani disa vite me pare, nuk kane rezultuar te suksesshem me kerkesat e tyre per azil. Keto dosje po rishikohen nga drejtoria per dosjet e trasheguara. Perpara Home Office kishte parashikuar qe jane rreth 450,000 - 500,000 azil kerkues qe presin nje vendim. Ne fakt, nje pjese e mire jane dosje te rregjistruara gabimisht, ose qe jane rregjistruar disa here ne kompjuterat e Home Office.
Aplikimet qe do te rishikohen, perfshijne dosjet ku nje aplikim per azil eshte bere dhe dosja akoma nuk eshte mbyllur perfundimisht, per arsye se disa informacione nuk jane regjistruar ne menyre korrekte ne keto dosje, apo per disa aspekte te te drejtave te njeriut nuk jane konsideruar me pare dhe nje vendim perfundimtar eshte i nevojshem. Home Office ka ngritur 40 skuadra ne qytete te ndryshme te Britanise, per te rishikuar dosjet e vjetra me nje qellim qe te mbyllen pergjithmone dhe te merret nje vendim perfundimtar. Keto quhen skuadrat e zgjidhjes se dosjeve te trasheguara. Nje numer I konsiderueshem dosjesh jane zgjillur deri tani qe ka rrezultuar me dhenjen e lejes se perhershme te qendrimit ne Britani. Home Office parashikon qe te gjitha keto dosje te zgjidhen para veres se vitit 2011 dhe jane te gjitha mundesite qe ky synim te permbushet. Kjo nuk eshte amnesti per ata persona dosjet e te cileve nuk jane zgjidhur perfundimisht. Por kush ne te vertete perfshihet ne keto dosjet e trashguara dhe a do ti konsideroje Home Office ato dosje kur azil kerkuesit kane aplikuar per azil, e keto u jane refuzuar dhe apelimet nuk u jane pranuar? Pergjigja eshte se Home Office do te shqyrtoje te gjitha dosjet per azil kerkuesit qe jane tani duke qendruar ilegalisht, pasi cdo apelim ne gjykate u eshte refuzuar. Para nje viti ishte e pa imagjinueshme qe te mendoje se emigrantet ilegale do ta kene nje mundesi te re per te fituar lejen e qendrimit. Si per mrekulli tani mund te thuhet se enderra e mireja emigranteve shqiptare qe po qendrojne ilegalisht per te fituar lejen e perhereshme te qendrimit mund behet realitet. Mund te them nga pervoja e punes sime si avokat, se nje numer I konsiderueshem I shqiptareve qe jane paraqitur ne zyren time para disa muajsh, tani kane marre lejen e perhershme te qendrimit. Ne dosje te tilla Home Office ka marre parasysh kohen e gjate te qendrimit te tyre ne Brtiani edhe pse pas gjyqeve nuk kishin pasur te drejte qendrimi, per ne fakt ata nuk jane debuar me force nga autoritetet e emigracionit ne Britani. Nepermjet ketij artikulli do te doja t’u beja thirrje te gjithe shqiptareve qofshin keta familjare apo beqare qe edhe pse e konsiderojne vehten ne te “zeze” ose e thene ne menyre ligjore si ilegale, sa me shpejt qe te jete e mundur te vendosin kontakte me Home Office, nepermjet avokateve te tyre. Puna e pare qe ata duhet te bejne eshte t’u paraqesin Home Office nje adrese ku ata mund te kontaktohen nga drejtoria e dosjeve te trasheguara. Pastaj nepermjet avokatit te tyre ata duhet te paraqesin argumentet, se pse duhet te lejohen te qendrojne ne Britani edhe pse deri tani kane qene duke jetuar ilegalisht. Ne rast se aplikuesi ka bere nje veper kriminale, edhe ata do te konsiderohen nen Legacy Cases Policy, por mundesia eshte shume e madhe qe ata te deportohen nga Britania. Ata qe kane pasur sjellje te mire dhe kane bere progres gjate qendrimit te tyre ne kete vend, kane shanse shume te medha per te fituar te drejten e perhershme te qendrimit. Ne kete politike te re mund te thuhet me plote goje, se ata qe kane besuar se nje dite e tille nuk do te arrije, tani ajo ka mberritur dhe nuk duhet te hezitojne te kontaktojne avokatin e tyre, nepermjet te cilit do te vendosin kontakte me Home Office. Edhe njehere do te keshilloja ata persona qe nga deshira e madhe per te marre leje qendrimi, te mos bien pre e disa personave qe pretendojne se jane avokate dhe nuk kane asnje gje te perbashket me profesionin e avokatit. Avokatet e vertete e dine se ne asnje menyre politika e re e Home Office nuk kerkon qe aplikuesit te plotesojne pyetesore, para se ata te jene kontaktuar vete nga departamenti I dosjeve te trashguara. Avokatet nuk kane dhe nuk duhet te kene pyetesore bosh ne zyrat e tyre, qe t’ua japin ose te ndihmojne klientet per ti plotesuar. Home Office e konsideron dosjen me kujdes dhe nese eshte e nevojshme qe aplikanti te plotesoje nje pyetesore, punonjesi I dergon pyetesorin ose direkt tek adresa e tij, apo e saj ose tek avokati dhe vetem ne kete moment avokati ka te drejte ta ndihmoje klientin per te plotesuar pyetesorin. Ne te kundert ky eshte nje veprim I jashteligjshem dhe fallsifikim qe mund te coje vete avokatin ose klientin ne burg dhe denimin e klientit per marrje leje te perhershme qendrimi nepermjet fallsifikimit. Kjo dote conte ne humbjen e lejes se perhershme te qendrimit. Perkthyesit shqiptrae te disa avokateve e kane kuptuar se kjo mund te ndodhe dhe eshte fakt se tani ata u kerkojne £150 -£300 azil kerkuesve per te plotesuar format e lartpermendura. Azilantet jane te lumtur qe ti japin keto para nga deshira per te rregulluar statusin, pa e ditur se nje dite mund te shprehin keqardhje per nje veprim te tille. Ne keto raste perkthyesi nuk e vendos as emrin e tij dhe as te avokatit ne forma dhe aplikuesi nuk mundet ta provoje se kush e ka ndihmuar ta beje nje gje te tille. Prandaj ju bejme thirrje te evitoni situata te tille qe nuk sjellin perfitim real. Une do te keshilloja qe te kontaktoni Home Office sa me pare vetem nepermjet avokatit dhe te beni kerkese me shkrim qe dosja juaj te rishqyrtohet dhe avokati te paraqese ne meenyre sa me te detajuar arsyet pse deshironi qe dosja juaj te konsiderohet sidomos bazuar ne te drejtat e njeriut dhe kohen e gjate te qendrimit ne Britani. Home Office e ka kuptuar qe pjeserisht ky numur I madh dosjesh te pazgjidhura, eshte akumuluar edhe per fajin e tyre se nuk kane mundur ti deportojne azil kerkuesit, pasi ju ka mbaruar e drejta per te qendruar. Pas shume vjeteve eshte me se e drejte te thuhet se Home Office nuk mundet te deboje nga Britania mbi 500,000 azil kerkues te deshtuar. Si rrezultat politika e dosjeve te vjetra eshte zgjidhja me inteligjente e Home Office per te rregulluar statusin e nje pjese te aplikuesve dhe per te permiresuar statistikat ne lidhje me numrin e personave qe jane ilegale ne kete vend. Ne fund do tju keshilloja emigranteve qe do te aplikojne ose kane aplikuar per tu konsideruar nen Legacy Cases Policy dhe deri tani mund te kene mashtruar autoritetet per shtetesine e tyre te vertete, duke pretenduar se jane nga Kosova kur ne te vertete jane nga Shqiperia, te paraqesin identitetin e tyre te vertete, pasi Home Office ketu nuk po konsideron arsyet e tyre pse kane kerkuar azil, por a eshte e drejte qe ata te kthehen ne vendet e tyre pas shume vitesh qendrimi ne Britani. Vendimi I Home Office per ti dhene lejen e perhershme te qedrimit aplikuesit varet nga respektimi I te drejtave te njeriut dhe jo nga situata politike ne vendin e origjines. Gjithsesi nese Home Office e rikonsideron dosjen e nje aplikuesi dhe I kerkon informacion ne adresen e fundit qe ata kane ne kompjuterat e tyre dhe aplikuesi nuk ka dijeni per kete kerkese, pasi qe ka nderruar adresen, atehere Home Office do te jete I detyruar te mbylle dosjen nje here e pergjithmone. Ne fund do te doja te terheqja vemendjen se edhe pse dosja konsiderohet bazuar ne politiken e dosjeve te vjetra, kjo nuk I jep te drejte automative aplikantit per te fituar leje te perhershme qendrimi, pasi sic e kemi thene me lart Legacy Cases Policy nuk eshte Amnesti dhe vetem Home Office vendose kush do te perfitoje nga kjo politke favorizuese per emigrantet ilegale. Nese keni deshire per te diskutar me shume ne detaje per kete ceshtje ose per tu perfaqesuar ligjerisht ne nje ceshtje te tille, kontaktoni avokatin Naim Hasani nga JR Jones Solicitors ne numrin 02082310440.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: