Saturday, 14 March 2009

SHITEN BILETAT E KONCERTEVE TE JACKSON NE LONDER

Qendra O2 njofton se biletat per 50 koncertet e mbretit te muzikes pop, Michael Jackson ne Londer jane shitur plotesisht, kane bere te ditur organizatoret e ketyre eventeve. Ne total, 750 mije adhurues te kengetarit amerikan, kane blere blieta per ndjekur nga afer rikthimin e Michael Xhekson. Turneu This Is it, ka thyer cdo rekord pasi biletat per nje koncert nuk ishin shitur ndonjehere me shpejt. Sipas drejtuesve te arenes londineze O 2, mijera fanse nga Japonia, Belgjika dhe Dubai kane prere bileta per te ndjekur koncertet qe do te zgjasin deri ne shkurt te vitit tjeter. Vete Michael Jackson eshte shprehur i gezuar nga reagimi i publikut ndersa ka nisur provat me balerinet e tij. Biletat jane shitur te gjitha ne internet, ndersa cmimi per nje te tille shkonte varionte nga 170 paunde deri ne 10 mije paunde. Drejtori i arenes me te famshme ne bote, asaj Londineze, ku do te kendoje Xhekson, eshte shprehur entuziast nga ky turne te cilin e ka cilesuar si fenomenal dhe historik, ndersa media amerikane E-On-line, ben te ditur se kompania AEG ka lidhur me nje kontrate me Xhekson edhe per realizimin e nje albumi te ri.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: