Monday, 9 March 2009

Shitja e një libri në ndihmë të fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së




Fatmir Terziu


Autori i librirt “Përgaditu për luftë, nëse do paqe”, Dr Hysni Bytiçi ka deklaruar se shitja e librit të tij i dedikohet një ndihme modeste fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së. Dr. Hysni Bytyçi lindi më 3 Tetor të vitit1 940 ne fshatin Semetisht, komuna e Suharekës, ku kreu dhe shkollën fillore katërvjeçare. Më 1963 u shpërngul në Beograd. Krahas punëve të ndryshme, atje vazhdoi edhe shkollimin (shkollën e plotë fillore, shkollën e mesme, fakultetin juridik dhe magjistraturën). Tezën e doktoratures e mbrojti ne universitetin e Tiranës, në nëntor të vitit 1996. Gjatë viteve '80 zhvilloi aktivitet të pareshtuar, duke u përpjekur të mbronte autonominë e Kosovës dhe të drejtat kombëtare në shtypin e Jugosllavisë së atëhershme, në tribuna të ndryshme dhe në tubime politike e profesionale. Në këtë vazhdë, ka botuar edhe librin me titull "Përgaditu për luftë, nëse do paqe". Në Beograd ka ushtruar profesionin e avokatit dhe ka marr në mbrojtje një numër të madh të patriotëve shqiptar në gjyqe, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Në shator të vitit 2000 është shpërngul në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, në Londër ku jeton edhe tani.
Kështu përshkruhet ky autor shqiptar nga kopertinat e librit: “KOSOVA DHE SHQIPTARËT”, (Pozita kushtetuese-juridike e shqiptarëve në Jugosllavi, që ka qenë teza e doktoraturës).
Për të kaluarën e tij më shumë thuhet në parathënien e librit të tij të parë me titull: “Përgaditu për luftë, nëse do paqe”, botuar në vitin 1991. Të dy librat gjenden ne shitoren “ILLYRIA”, 194 Broadhurst Gardens, Ëest Hampsted, NË6 3AY.
Në faqen 4 të këtij libri shkruhet: “Fitimi nga shitja e këtij libri, dedikohet për ndihmë të fëmijëve jetimë të dëshmorëve të UÇK-së.” Sipas autorit “Ky tekst ishte arsyetim që më mbajtën policët e Serbisë dy orë e tridhjetë minuta në kufirin Kosovë-Serbi, kur i solla 60 copë nga Prishtina në Londër. Në angazhimin e promovimit dhe shitjes së këtij libri, ku të gjitha të hollat do të shkonin për fëmijët jetimë të dëshmorëve të UÇK-së, ndoshta shumë modest, por prapë do të ishte një kontribut human.”
Tani në shitoren e lartpërmendur gjenden 20 copë libra, por autori më 12 mars do të udhëtoj për Kosovë dhe sipas nevojës mund të sjellë edhe disa exemplarë.



Fjala e Lire - Free Speech

No comments: