Friday, 20 March 2009

VDES NATASHA RICHARDSON




Aktorja britanike Natasha Richardson vdiq në spital për shkak të një dëmtimi të rëndë që kishte pësuar në kokë gjatë një leksioni me ski. Anëtare e dinastisë madhështore teatrore britanike, Natasha Richardson ishte e bija e aktores së njohur dhe fituese e çmimit Oskar Vanessa Redgrave, 72 vjeç dhe e regjisorit Tony Tony Richardson. Ajo ishte mbesa e Sir Michael Redgrave dhe Rachel Kempson, e motra e aktores Joely Richardson, dhe e mbesa e Lynn Redgrave.
Një zëdhënës i familjes Richardson thanë se bashkëshorti i saj aktor Liam Neeson, 56 vjeç dhe dy fëmijët e tyre të ri janë “thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e çdo njeriu dhe kërkojnë tu respektohet privatësia në këtë moment shumë të vështirë”

AKSIDENTI

Të hënën aktorja e njohur 45 vjeçarja po bënte ski pa helmetë në kokë, në malin Tremblant në Kanadasë, kur u rrëzua dhe dëmtoi kokën. Edhe pse nuk kishte shenja të dukshme të plagosjes pas aksidentit iu këshillua të vizitohej te një doktor. Një orë më vonë ajo filloi të kishte dhimbje kokë dhe menjëherë ishte dërguar në spitalin më të afërt në Kanada. Ajo iu nënshtrua një terapie intensiv përpara se të shkonte në spitalin e Nju Jorkut. Prej së martës Richardson ndodhej në spital e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur: Bashkëshorti aktori i njohur Liam Neeson, dy fëmijët Michael, 13 vjeç dhe Daniel Jack, 12 vjeç, mamaja e saj aktorja e njohur Vanessa Redgrave dhe njerëz të tjerë të afërm.

ÇMIMET

Në 1986 Richardson fitoi çmimin e kritikës në dramë në Londër, një ndër çmimet më të mira, me personazhin e Ninës në “The Seagull”, çmimin “Tony” si aktorja më e mirë në një film mjuzikël në 1998.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: