Sunday, 5 April 2009

Fragment nga romani "Pafajsia e Evës"



-Pjesa e katërt-

Raimonda Moisiu

Nëpër gjumë ndjeu erën e duhanit. Sigurisht, i ati tymoste.... Ndezi dritën e abazhurit mbi komodinën pranë krevatit. I hodhi një sy orës. Tre e mëngjesit. Dëgjoi pëshpëritje që vinin nga kuzhina. Babai dhe nëna duke biseduar. Ndjeu dhimbje. Në shpirt. Fajtore, se me hallin e saj u kishte prishur qetësinë prindërve.
U ngrit, hodhi një triko krahëve dhe hyri në kuzhinë.
-Eshte akoma herët moj bijë e nënes, pse u ngrite? Fli edhe pak..,- i tha e ema ,duke i vene dru zjarrit ne stofe.
Jashte bente shume ftohte. Temperaturat ishin aq te uleta, sa cezmat kishin ngrire.
- Oh - ia beri Eva-ju ndjeva ju qe jini ngritur heret!
Me pas iu drejtua babait:
-Ba, çfare lloj duhani tymos, qe kuterbon shtepia?
-E bleva dje në pazar, tek një fshatar nga Mokra.
-Po është shumë i fortë e i pafermentuar,or' ba, nuk e le dot dreqin?!- i tha Eva.
-Eh moj bijë...
("A ka më të rëndë se ky hall që na ka rënë në kokë...ku e ndjej unë të keqen e këtij duhani, para hallit që po vuan ti, bija ime", plotësoi ajo me veten, fjalët që nuk i tha i ati). Ajo vuri re vetëm lëvizjen e dorës së tij duke fshirë sytë. Ishin lotë. Ai ishte shpirt shumë i ndjeshëm. Mund të lotohej edhe për një fatkeqësi për njërës që nuk i njihte. Eva i hodhi një vështrim nënës. Edhe ajo, me shaminë që mbante gjithmonë në xhepin e mësallës, po fshinte lotët.
Eva u ule në mes të të dyve duke hedhur krahët e saj në shpatullat e tyre të lodhura nga hallet e vitet,i afroi pas vetes.
Të tre po qanin. Babai e mblodhi veten menjëherë. E kuptoi se duhet të bëhej ai që ishte: burri i shtëpisë. T'ju jepte forcë e kurajo dy femrave ,që ishin
pjese e jetës, e familjes së tij...tërë jeta e tij ishin!
-Dëgjo bija ime - i drejtohet ai Evës. Mali ka plasur e njeriu nuk ka plasur. Cfarë nuk e gjen njeriun e gjorë në këtë jetë e nuk e heq..Halli i madh na gjeti tani,e kur të gjen hapi derën.Por na duhet të bëhemi të fortë e ta përballojmë. "Mos i bëj qejfin hasmit!",-më thoshte gjithmonë babai im i ndjerë, vazhdoi i ati-
Eva për herë të parë dëgjonte nga goja e atit të saj,të quante "hasmi", "ATA" të cilët i kishte mbajtur për miq e shokë armësh. Mbase tashmë po e kuptonte se sa shumë e kishin mashtruar me ato ideologjizmat e tyre hipokrite dhe boshe.Po në fund të fundit ai kishte luftuar për një ideal:Të clironte vendin nga zgjedha nazi-fashiste!
Ajo i kërkoi atit të saj se dëshironte të tymoste një cigare. Ishte hera e parë në jetën e saj, që shpirti i kërkonte cigare. Ai nuk i tha gjë...Vetëm e pa me këqardhje dhe i zgjati bijës së vet një nga ato cigaret "e lehta", që ai i mbante në raste të vecanta.Biles ai e ndihmoi për ta ndezur.
Eva thithi ethshëm tymin, dhe një kollë e menjëhershme i filloi. E kuptoi se nuk ishte për atë punë.Po nuk u dorëzua. Vazhdoi ta tymoste ngadalë, ngadalë, duke e shoqëruar edhe me kafen që e ëma ja bëri sakaq. Cigarja i shijoi...Kërkoi edhe një të dytë. Ashtu duke pirë kafen e biseduar me prindërit e saj ,ora kalonte dhe Eva vuri re nga dritarja që kishte filluar të zbardhte.
- Po sikur të dal një shëtitje anës se liqenit - mendoi. U vesh mire ,qe mos ta ndjente te ftohtet, hodhi nje shall te leshte rrotull qafes dhe doli. Rruget e qytetit ishin te shkreta. Degjohej zhurma e makinave qe shperndante qumeshtin. Tek- tuk shikonte ndonje kalimtar me shishe qumeshti ne dore. Kishte dale ne rrugen kryesore ku behej xhiroja e mbremjes e po ecte ne drejtim te liqenit. Diku poshte anes trotuarit ishin ulur nje grup fshesaresh , e ngroheshin prane nje zjarri te vogel.I dalloi nga rrobat e tyre te punes qe ishin fshesare.Te forte jane -mendoi me vete ,qe ne tere kete dimer e acar, e kalojne naten jashte. Kaloi permes nje lulishte qe te conte te liqeni. Vuri re se liqeni kishte zene nje cope akulli te holle. Disa pulebarrdha fluturonin e mundoheshin te uleshin ne liqen ,por si duket copat e akullit nuk i lejonin. Cdo gje ishte e akullt ne natyre e shpirt. Po ecte anes liqenit e hidhte syte rrotull.
Syte i ndali diku ne nje koder, ku lartesohej kalaja e qytetit ,e prej andej shihje tereqytetin si ne pellembe te dores, liqenin, deri pertej kufirit. Menjehere solli ndermend sa here shkonte me Lulin aty ne koder e brenda ne kala .Sa fotografi kishte bere me Lulin e saj.Atje Luli i kishte mesuar edhe kitaren. Ai luante ne kitare shume bukur kur i kendonte Eves...Sa here e kishin zbritur kodren, me kembe, por edhe te perqafuar, madje me shume akoma, me afer akoma: me trupat e tyre te puthitur, e duke u puthur thuajse rrokulliseshin deri poshte kodres. Luli vendoste krahet e tij te fuqishme përqark kurrizit e shpatullave te saj per te mos e lenduar ndonje gur.
Syte ju mbushen me lot... Ah sa i mungonte Luli! Gurët asnjehere nuk e prekën ate, por tashmë ç'ishte ky "GUR" qe tashmë gjeti kohën ta plagoste, në mungesë të Lulit, pikerisht nepermjet mungeses së tij...Kush po ju vriste dashurine? Kush po ua fyente pafajsine? Rrotulloi syte e lotuar dhe i ndali diku larg ku ishin ndertuar dy bunkere te medhenj. Ju kujtua se si ne nje nate behari, nje komshi, kishte ardhur qe pertej kufirit dhe kishte marre gjithe familjen, dhe brenda nates i kishte kaluar pertej kufirit, midis atyre bunkereve. Nuk e sillte dot ne perfytyrim komshiun e saj, se kishte qene shume e vogel kur ai ishte arratisur, por ajo kishte pasur shok klase nje djalin e tij. Biles, pasi kishin lene shtepine e katandine ate nate qershori , ata i kishin dhene maces se shtepise nje tas me qumesht qe te mos mjaullinte ne momentin qe ata largoheshin. Thone se macja e shtepise e ndjen shume shpejt vetmine e largimin e njerezve te afert me te. Ajo mace tashme ishte bere nje mike e shtepise se Eves. Nena kujdesej per te, por here-pas-here ajo mace i vinte verdalle shtepise te sekuestruar nga shteti.
Ndjeu nje ndjenje krenarie per komshiun qe sfidoi ata dy "Guret-Bunkere", dhe nuk i la t'ja privonin, t'ja grabisnin, dashurine, nuk i la t'ja grabisnin pafajsine, ndjeu krenari se rrezikoi jeten per te dashurit e tij, i mori me vete dashurine, njerezit e tij, gruan dhe femijet e tij. Duke ecur e sjelle ndermend kujtime te mira e te hidhura, nga ana lindore e liqenit ne drejtim te saj po vinte nje cift...Burri kishte veshur nje pallto te zeze dhe kishte nje kapele "republike", ne koke. Gruaja ne krah te tij tregonte shume e re nga ai, edhe ajo kishte veshur nje pallto deri ne fund te kembeve.
I kishte futur krahun burrit te moshuar e te dy ecnin ngadale e nuk e ndjenin te ftohtit. Kur siluetat u bene me te dukshme, Eva e njohu burrin. Ai ishte poeti i qytetit te saj, ndersa gruan e re nuk e njihte. Poeti po i recitonte vargje gruas ne krah te tij, e kur ata kaluan prane Eves i dhane vaktin ,duke i thene Miremengjes! Eva kishte degjuar se poetit i kishte vdekur gruaja para disa vite, dhe tani po perjetonte nje dashuri te re, me gruan qe po shetiste. Poeti me kete dashuri po ndante hidherimin qe kishte pesuar prej gruas. Kjo dashuri ishte nje sherim plage e dhimbjeje. Kjo dashuri e re i kishte dhene poetit nje rini te re ne moshen e fisnikerise, nje frymezim te madh, e poeti krijonte e vetem krijonte, i thurrte vargje dashurise.
Thone se dashuria nuk njeh moshe, mendoi Eva. Dhe qenka e vertete...Shiko poetin, dashuron si nje djale i ri...Thone qe njeriu mplaket ne fizik por jo ne ndjenje...Ndjenjat gjithmone riperterihen e dashurite rifitohen, por me emra te ndryshem.
Nje emer tjeter? Per ke? Nuk e shtyu veten te mendonte ne kete drejtim. per te tjeret ishte me lehte t'i pranonte keto gjera...Me keto mendime, u kthye ne shtepi. Te nesermen do te nisej per Tirane ,se nje dite me pas ishte gjyqi.

***
Eva mbeti e trullosur kur u gjend para nje ndertese madheshtore ku mes gjelberimit te pemeve qe e rrethonin, dalloi ushtaret me kallashnikove pas trupit, qe ruanin ndertesen..Ajo u befasua qe ndodhej para godines se Kuvendit Popullor. Duke ngjitur shkallet qe lidheshin me deren kryesore , ushtari, nje djali i ri, i njome per te mbajtur ate kallshnikov ne dore i del perprara.
-Eshte e ndaluar vajze te kaloni aty...-i tha. Me duart qe i dridheshin ajo i zgjat letren ushtarit.Ai lexon letren dhe me pas i thote se duhet te shkonte ne pjesen e prapme te nderteses.
Ajo i zbriti shkallet si era, pa i thene asnje fjale ushtarit qe po e ndiqte me veshtrim. Po pse nuk behet gjyqi ne gjykate por ne Kuvendin Popullor?!-pyeste veten...
Kaloi ne pjesen e pasme .Para nje dere te vogel, ne qoshe te nderteses, pa disa njeres qe prisnin.U afrua dhe duke ju kerkuar te falur atyre hyn brenda. troket te xhami i sportelit qe ishte vendosur sa hyje ne te majte te deres.I zgjat letren oficerit roje.
Ai i ben me shenje: "Hajdeni vajze, kaloni ketej dhe ne fund te korridorit eshte salla ku po ju presin - i thote ai. Ajo duke pershkruar korridorin degjonte biseda te shkeputura me ze disi te larte dhe te qarat e nje femije. Sa afrohej, figurat dhe zerat beheshin me te qarta.U ndodh para nje skene te dhimbshme.
Pa Lejlan duke qare e shtrenguar ne krahet e saj nje femije 3 vjecar, qe qante me krahet e vockla hedhur rrotull qafes nenes se tij.
-Ju me hoqet burrin nga krahet, ju detyruat burrin tim te me ndante, ju meprivuat jeten dhe dashurine, ju nuk mund te hiqni nga krahet e mij krijesen time, eshte nje engjell qe e kam nxjerre nga shpirti dhe trupi im...Jo ,jo.jo kurre...Ketu me vrisni tani...Femija eshte i imi. Nuk ju lejoj te me merrni jeten dhe as me coni dot ne burg: MOS TRAZONI FEMIJEN! Nuk mund te me burgosni sepse dua femijen tim!...
Te gjithe sa ishin po lotonin .Afer Lejlas, afrohet burri i saj. E perqafon,puth dhe femijen e ne mes loteve i thote gjykatesit:"Jepjani femijen Lejlas! Ne kemi shkuar shume mire! Ne e duam shume njeri tjetrin, por Partia deshiron qe ne te ndahemi e ne po ndahemi, por femija duhet te jetoje me nenen e tij..."
-More shok, e kupton ti qe femija duhet te rrije me ty, se me nenen ai do te shkoje aty ku ajo eshte e internuar?- i thote gjykatesi atij.
-Po e di qe femija do internohet, por nje pjese e jetes sime eshte me gruan time te mire e te mrekullueshme. Me ligj po na ndani, por femija
eshte ai qe do me mbaje bashke me gruan.
Duke thene keto fjale, burri i Lejles hedh firmen, që femijen ia jepte Lejles.
Gjykatesit ju kyc goja.Para forces se fjales se burrit nuk mund te fliste e vepronte ,e aq me teper qe burri i saj ishte biri i nje udheheqesi te larte ne qeveri. Eva e njihte Lejlen, vetem si fytyre. Ajo kishte qene disa vite me pare ne te njejtin fakultet me te. E dinte qe ajo ishte vajza e nje gjenerali te larte, por tashme i burgosur dhe familja e tij e internuar.Lejla dhe bashkeshorti i saj perqafohen, ai puth femijen e ajo largohet, duke qare, me karten e divorcit ne dore, femijen ne krah, duke lene pas dashurine e grabitur me pa te drejte, burrin e saj, babain e femijes , ne ate korridor te zi, plot erresire,po ku dalloheshin lotet e veshtrimi i tij, qe po i ndiqte si i dalldisur.Vete trupi gjykues mezi kishin pritur, sa te mbaronte ajo skene qe kishin para syve dhe therresin emrin e Sllavica Bozhigradit.Vajza u paraqit perpara tyre dhe degjoi te lexohej per cfare ishte thirrur. Eva nuk ju besoi vesheve kur degjoi.
- Vajze, iu drejtua gjykatesi asaj-Emri tend eshte sovjetik ,po ashtu mbiemri eshte sllav. Per mbiemrin, mos u shqeteso shume vajze se Partia ka menduar me pare per te...Fshatit Bozhigrad, ne rrethin e Devollit ia kemi nderruar ne Miras ...Keshtu qe mbiemri tend do behet MIRASI..Ju duhet te nderroni emrin . Mundesisht jo emer te huaj, por shqiptar. Per kete jeni thirrur ketu... '
-Po -tha vajza -e di dhe kam menduar edhe emrin qe do quaj veten time.
-Pa he ta degjojme emrin tend ,moj vajze- i tha gjykatesi, tere gaz, qe fjalet e tij kishin bere pershtypje ne salle.
-Meqe Nena Parti po na jep begatine, lulezimin dhe gjithe keto te mira ne kete jete, dua te quhem PARTI!-tha vajza buzagas.
Eva e ndjeu sarkazmen e vajzes.Gjykatesi i hodhi nje veshtrim te dyzuar midis te vertetes dhe sarkazmes.Por gjykatesi qe dikur kishte qene nje brigadier i parcelave terendimenteve te larta, ne nje Kooperative bujqesore te tipit te larte, e kishte mbaruarShkollen e Partise, nuk mundi ta kapte sarkazmen e saj.
-Ju nuk mund te quheni PARTI ,se ne kemi vetem nje NENE! Dhe ajo eshte PARTIA JONE E LAVDISHME!- u shpreh gjykatesi gjithe krenari e delir.
-Ne rregull atëherë, vazhdoi vajza, le të quhem me emrin e nje lumi në vendin tone: Valbona!
-Oh, shume bukur! sa nuk bertiti gjykatesi duke trokitur duart...- Valbona Mirasi, qe nga ky moment me vendim kaq dhe aq ju do te quheni Valbona Mirasi! Mund te largoheni tani ,Valbona!-
Vajza merr vendimin dhe largohet me koken ulur. I kishin rrembyer emrin,qe ja kishte vene babai ne kujtim te nje mikes se tij, ruse, kur ai studionte ne Bashkimin Sovjetik, e cila kishte vdekur aksidentalisht. I kishin grabitur pafajsine e emrit ! E c'faj kishte ajo se kishte emer e mbiemer sllav? E kishin tjetersuar!Duke ndjekur vajzen me veshtrim qe po largohej, Eva degjon:-Eva Lirim Suvaria!-Ajo u tremb dhe me nje hap te ngadalte u afrua afer podiumit ku ishte trupi gjykues. Hodhi veshtrimin ne salle ...
Diku ne qoshe i zuri syri atin e saj te dashur.Ndjeu qe nuk ishte vetem ne ate salle. Plaku ishte mbeshtetur te bastuni e degjonte se nuk mundte dot
ta shihte te bijen me sy...Pasi e pyesin per gjeneralitet,pa e zgjatur ata i komunikojne: Divorcin me Bardhyl Prisken!Eva humbet ekuilibrin, salla po i vinte verdalle, syte sa po vinte po i erresoheshin dhe ato togat e zeza, po i shihte se lakuriqet e nates qe mundohen te te cukisin, e sulmojne ne erresire. Ajo nuk e kuptoi si ra pa ndjenja aty, brenda asaj salle te madhe.Pas disa minutash, ajo hapi syte dhe pa rreth saj njeres qepo i hidhnin uje dhe e godisnin lehte ne fytyre. Neper mjegull ,degjoi zerin, zhurmen e bastunit e te hapave te babait qe po vinte drejt saj duke therritur.
-Eva bija ime,Eva cupa ime!
Ai afrohet prane vajzes se tij, ulet prane saj dhe e merr ne krahet e tij.
-Hajde bije e babait, hajde te ikim. Cfare te bene keshtu!?
Ajo e mblodhi veten disi dhe me ndihmen e te jatit u ngrit dhe hodhi veshtrimin drejt podiumit.
-A ndjeheni mire tani vajze?!
-Po - tha Eva- Vetem dua te largohem qe ketu!
Ai i zgjati vendimin e gjyqit.
Babai i saj, zgjat doren e merr ate vendim dhe me njeren dore mbante Even per krahu e me tjetren bastunin.Largohen nga ajo salle, dhe kur dolen ne rruge Eva morri fryme lirisht. Ndjeu ate freskine me te ftohtin ,e sikur erdhi ne vete.
-Ma jap ate cope leter- i thote atit te saj.
Merr letren, e gris dhe e hedh. Era po i shperndante copat e letres ngado ne rruge. Ia kishin munduar e lodhur dhe grabitur gjene me te bukur ne jeten e saj: Dashurine. A vërtetë kështu?
Te rruga e Elbasanit ndahet me atin e saj.
Ai merr rrugen per ne vendlindje, ndersa Eva kthehet ne fakultet, ku pas disa muajsh do te diplomohej.
Do te diplomohej? Ç'kuptim kishte kjo fjale?!
Por nje dite....

(Vazhdon...RM)

No comments: