Monday, 6 April 2009

Fragment nga romani"Pafajsia e Eves"

Nga Raimonda Moisiu

Pjesa e nente
Eva ndjeheshe sikur po ' lundronte" midis endrres dhe perhumbjes se kendshme e mbushur plot pasion, romantike dhe erotike. I dukej tamam ashtu sikur ishte kthyer, ne kohet e hershme te dashurise se saj, por qe po mundohej t'i dredhonte asaj sadopak.Cdo ndjenje konvertuar tashme ne nje nerv pulsues, i dergonte sinjale nga e kaluara, si nje iluzion apo fantazme qe kujdesej per te, dhe buzet e saj kerkonin nje pergjigje qe dikush duhet t'ja jepte permes zoterimit te tyre. Eva e deshironte Remin! Ai kishte ardhur ne nje moment kritik te jetes se saj. Pak rendesi kishte se ai kishte nje emer dhe fytyre te ndryshme nga i dashuri i pare. Ajo e deshironte plotesimin e asaj deshire qe kishte qene gjithmone si e pakapshme, e paarritshme .Do te jete gjithcka ne rregull kesaj here - pikerisht kete ajo e dinte !.Deshira dhe nje pasion qe ajo kurre nuk e kishte perjetuar aq prane, kohet e fundit, filloi te riperterihej.Ajo ndjeu shpatullat e gjera te tij, dhe kuptoi forcen midis tyre, ndersa ajo perkedhelte muskujt e tij lehte. Me pas ajo e kuptoi qe nuk ishte ne enderr. Ajo ishte rizgjuar.I shte shume prane midis dy dashurive. Remi e veshtronte me vemendje.Cfare bluante Eva, ne mendje, me ato syte e saj te medhenj e te bukur qe ishin perqendruar ne zgavren e pemes duke veshtruar pellumbat qe vinin e iknin? Ajo ngriti doren, i pershendeti ata. Ai vuri buzen ne gaz.Sa deshironte t'ja shikonte syte e t'ja puthte fort. Dhe jo vetem syte, por edhe fytyren, ndjente se donte t'ia merrte ate ne mes te dy duarve ne ate moment dhe ta kundronte e pastaj vetem t'ja puthte.! Deshironte te fitonte zemren e saj, pas gjithe asaj traume shpirterore qe ajo kishte kaluar .Ajo deshironte te rifitonte vetpermbajtjen dhe qellimisht, pershkoi gishtat e saj, ne kacurrelat e tij.Ai vazhdonte ta kundronte. Ai donte te sigurohej qe ishte nen vemendjen e saj. Syte e saj e kishin gjuajtur ate gjate kontaktit intim dhe ai u tregua shume i dashur me Even, per t'i larguar terrorin qe kishte kapur ate ,- biles edhe urrejtjen qe ajo kishte per ata qe i shkaktuan humbjen e dashurise. Ajo dukeshe madheshtore e zemeruar ,-ai e kishte pranuar ate ashtu sic ishte-Mbi te gjitha ajo kishte nje shpirt te madh e te mire. Ai gjithashtu e admironte karakterin e saj, natyren e saj humane.Ai mendoi se kishte bere hapin e duhur per jeten e tij. Kishte gjetur shpirtin e tij binjak. Nga eksperiencat e jetes kishte mesuar se : Kjo ishte bota, ne te cilen marrim fryme! Bota, aty ku grate ose mbrohen , respektohen, dashurohen, ose perdoren, kjo varet nga statusi qe ato gezojne. Duke sjelle ne mendje shume gjera te mira e te keqija, ajo vendosi nje kompromis me karakterin e saj.Do te permblidhte pak nga e vjetra, e kaluara, por ajo nuk do te dorezonte kurre, pavaresine e saj qe ajo kishte sakrifikuar aq shume per ta arritur.Ndoshta do te me duhet edhe nje sakrifice tjeter:Te kombinoj forcat, ndoshta per te krijuar nje familje! Deshironte nje femije! Mosha bente te sajen!Por ajo vetem mendonte, nuk kishte force te reagonte. Ishte ngrire e tera ne mendime! Nje ze i brendshem i thoshte : Clirohu nga emocionet e se kaluares! Kur ajo mendoi se perfundimisht kishte bere marreveshje me te kaluaren me sukses, do te qe e lire perfundimisht te bente ashtu si deshte me jeten e saj, te ndalonte te sillte ne kujtesen e saj ato kujtime te dhimbshme .Zeri bas i Remit e permendi:
- Hajde te ikim zemer, se filloi te ngryset! Eva u cua Duke i qendruar perballe fytyres i thote:
-Do te deshiroja te me jepje mundesine per te te kerkuar te falur dhe te jam shume mirenjohese per mikpritjen e miresine tende!
- Per cfare ? - e pyeti Remi disi i konfuzuar. Ajo ja lemoi buzet me dore.U ngrit ne maje te gishtave dhe e puthi!
- Me fal-i tha ajo,dhe lote i rreshqiten nga syte. Remi e morri ne krahe e puthi fort, dhe ashtu beri nje cope rruge. Zbriten tatepjeten pyllit duke vrapuar. Ishte mbremje kur hyne ne qytet. Dritat vezullonin ngado. Ndricimi vezullues i tyre, rrezatonte si shandanet e kishes ne liqen e se bashku me valet lekundeshin.
-- Jam e lodhur - ju ankua Eva, Remit.Dua te iki ne shtepi.Ai e shoqeroi deri ne fund te rruges!
- Naten e mire Eva! Mire u pafshim neser!
- Naten e mire-ju pergjigj ajo me nje ze te vaket. Por as dy hapa nuk beri Remi! Ai e kapi prej krahu dhe e kthehu duke e ngjitur me trupin e tij:
-Te dua Evush -i tha ai dhe e puthi.Ai u largua. Ajo qendroi aty ne mes te rruges, per nje moment duke e ndjekur me sy silueten e tij. Te kthesa e rruges kryq ,Remi beri nje kercim ,e keputi nje lule bliri, qe ishte mbjelle ne ane te saj.Kthehu koken e pershendeti Even duke e puthur lulen e ja dergoi asaj.Eva hyri ne shtepi.U mundua t'i vidhej veshtrimit te nenes, por ajo e pa.
- Erdhe moj cupe e nenes! U ngrys dhe u bera merak.- i tha ajo duke hapur duart edhe syte.
- Isha me Remin ne pyll - ju pergjigj Eva dhe furishem hyri ne banje, per te bere nje dush.Duke u zhveshur perpara pasqyres ajo vuri re disa shenja mavi ne gjoksin e saj dhe nje ne reze te qafes.Uli koken dhe po i lemonte ato vende te skuqura, Nje vale e nxehte i pershkoi fytyren. Nga se??!! I erdhi turp nga vetja apo ...kishte rene ..ne dashuri???!!Qeshi nen buze! Beri dush shpejt e shpejt, veshi nje fustan, te bukur por te mbyllur ne gryke.U mundua t;i fshihte shenjat e me nje buzeqeshje enderruese, hyri ne kuzhine , duke i dhene vaktin babait dhe u ul ne tavolinen qe kishte bere e ema gati per te ngrene.Nena dhe babai po bisedonin per gjera te ndryshme .Babai mundohej te perfshinte edhe Even ne bisede, duke kerkuar miratim here -pas-here nga ajo.
- Eva, me vjen mire qe je disi me ndryshe kohet e fundit. Dukesh me e gezuar, me e cilter.Nena me tha qe sot erdhi heret Remi dhe dole me te.Kij kujdes, bija e babait. Ai eshte djale i mire, por kam degjuar qe ka bere ca aventura dashurie.Dhe nje zhgenjim i dyte , per ty moj bije do te jete fatal, per jeten tende.Eva u shokua nga c'ka degjoi nga goja e atit.
- Ne rast se ty te pelqen moj bije, ti mund te vendosesh e mendohesh per te ardhmen tende - vazhdoi Lirimi.
E ardhmja ime??!!!
- Mua me pelqen ai djale - nderhyri e ema .Me duket i sjellshem.Por ti e di moj bije!
E ema deshironte shume qe ajo te lidhej me nje njeri, dhe nga cfare diskutonte, ajo e shtynte te bijen, qe te ndryshonte dicka ne jeten e saj.
- Ba' ,- ju drejtua Eva te atit - ti e di tashme se cfare une kalova. Te gjithe duhet ta pranojme ate ashtu si erdhi, iku, per aresye dhe shkaqe te dhimbshme. Ti e di, ba' se per nje kohe te gjate une nuk i pelqeja dhe deshiroja meshkujt .Se te gjithe ata qe luajten me ndjenjat e mija, Rifatet, police dhe gjykates, jane meshkuj.Kjo me dha nje shije te hidhur per meshkujt.Dhe per momentin mendova se gjithe bota mashkullore eshte kunder mua, kunder femres, megjithse keta meshkuj ne cdo hap te jetes kane lidhje me femren, se nga femra kane dale-nena -dhe dashuri nga femra kerkojne. Per Remin, ba', une nuk mund te mendoj, ndonje dicka tani-per -tani, se une nuk kam degjuar akoma ate qe duhet te degjoj nga goja e tij. Por ajo cfare dua te them, ai eshte nje njeri i mire. E njoh qe ne femijerine time. Nuk mendoj kurre se shetitja me te sot ishte te me lendonte mua qellimisht .Jo, Jo, kurre ,kurre nuk e mendoj ate ba'....Une mendoj se shoqerimi i tij me mua, ishte shume i rendesishem, per Remin dhe mua.Menyra si ai kontrollonte vetveten ne cdo veprim te tijin sot, duke treguar forcen e karakterit, duke zoteruar shume vemendje te une dhe gjithcka qe na rrethonte te dyve, le te kuptosh se ai ka nje natyre e karakter te mire, qe cdo femer do ta deshironte ta njihte me mire!
- Une kam shume besim te ty moj bije! - i tha i ati.Eva dhe Lirimi diskutuan per nje kohe te gjate. - Oh per pak harrova-i tha Lirimi duke nxjerre nje zarf nga xhepi i xhaketes .Ketu ke nje njoftim ,duhet te paraqitesh ne Komitetin Ekzekutiv, per emerimin. Oh me ne fund !



*****


Eva u shtri ne krevat.Futi koken poshte jastekut dhe lloj -lloj mendime i vertiteshin ne mendje .Menderisht po e shkundete vetveten.Ne dy syte e saj faniteshin Dy njeres! Luli dhe Remi!Oh zot si jane ndjenjat ??!- mendoi me vete.C'po ndodh me mua, me shpirtin tim? -pyeti vetveten duke fshire lotet me cepin e carcafit. Te ndjesh per dy njeres ne te njejten kohe! Nje dashuri e kaluar dhe nje e porsalindur po bashkejetonin ne zemren e saj.Ku eshte Luli tani?? Cfare po ben ai?? Mundoheshe te bente lidhjen midis dy dashurive.A mos valle dashuria eshte vetem nje, por nuk ka emer??!!!.Cfare ajo dinte per Remin ishte e mjaftueshme .Ajo dinte t'i ndante gjerat. Kishte arritur pjekurine e duhur.Vertet, ajo nuk mund te fajesonte Remin, per cfare i kishte ndodhur asaj, por edhe nuk mund t'i besonte plotesisht .Ketu konfrontoheshin ndjenja e besimit dhe e mosbesimit.Ai kishte bere si i kishte dashur qejfi me femra te tjera por jo me te! Ajo po takonte mashkullin e ardhshem te jetes se saj.Ajo dhe Remi kishin bere ne heshtje dhe ne dashuri nje pakt midis tyre.Dhe si gjithmone ajo do te perpiqej te bente me te miren, rreth kesaj situate qe ajo gjendej tashme.Edhe Remi ishte zgjuar.Po perpiqej te flinte por fytyra e bukur e Eves i qendronte ne syte.Ajo ishte e bukur ne fytyre dhe ne shpirt - mendonte ai.Remi perpiqeshe te sillte ne perfytyrim syte dhe buzet qe si lule te bukura delikate, rrethonin fytyren e saj.Duke e veshtruar dhe prekur fytyren e saj, ai ndjente nje kenaqesi te pashpjeguar.Ju kujtua kur gjuha e tij u derdh nxehtesisht brenda gojes se bukur te saj, duke eksploruar butesisht, derisa ai mbaroi nje puthje te gjate duke i terhequr paksa buzen e poshtme.Ju kujtua se si ajo dridheshe e i hodhi duart e saj ne krahet e tij, si per mbrojtje, dhe perfundimisht ai e kishte kuptuar se ajo e kishte ndihmuar per t'i dhene kenaqesine e te qenit me te.Ai e veshtronte ate me dhembshuri.Momenti i se vertetes kishte erdhur.Ai ishte shume optimist .Kjo nuk ishte nje moment per egon e tij te plagosur dikur, por nje virtyt ne pikepyetje per jeten e tij.Ndoshta ishte paksa arkaik!..Por....Eva do behet nusja ime e ardhshme .Me kete mendim e vendim, Remin e zuri gjumi. Nje buzeqeshje e lehte i kishte mbetur ne fytyre.
******.
Te nesermen, ajo u ngrit me heret se ditet e tjera. Si piu nje kafe dhe tymosi nje cigare ,ne kuzhine, hodhi nje triko kraheve dhe doli ne rruge. Arriti te dera e Komitetit Ekzekutiv .Morri fryme thelle .Trokiti ne xhamin e dezhurnit.I zgjati letren rojes.
-Shyqyr - mendoi -qe nuk ishte ai i pari, qe e mundoi duke i bere pyetje te shumta.Roja i tregoi numurin e Zyres.
- Hyre-degjoi zerin e nje femre nga brenda,pasi trokiti ne dere. Hapi deren dhe gruaja qe ishte ulur prane nje tavoline u ngrit .
- Sofika Termaja -ju prezantua ajo, duke i dhene doren.
- Eva Lirim Suvaria! - ju prezantua edhe ajo.Kur nuk harronte ne cdo prezantim te permendete emrin e te atit.Ishte shume krenare per te. Sofika e priti perzemersisht dhe filloi t'i thoshte se vleresonte shume Lirimin, apo " komandantin" si e therriste tere qyteti.Fjalet e saj nuk i bene pershtypje, kur kujtonte te tjeret si ishin sjelle me atin e dashur te saj. Eva beri lidhjen kush ishte gruaja perballe.Emrin e saj e kishte degjuar kur ajo e fshehur prapa dollapit me dosjen ne dore, pa skenen e seksit mes drejtorit dhe Elenica Bubullimes.
- Ka ardhur emerimi nga lart per ju - vazhdoi Sofika !Ju do te filloni te punoni ne profesionin tuaj ,percka kini studiuar.- duke i zgjatur fleten e emerimit.
- Faleminderit - tha Eva. Babai do gezohet shume ! Diten e mire!- kaq foli ajo dhe u largua. Sa nuk fluturonte nga gezimi. Me ne fund gjerat po shkonin per mire. Arriti ne shtepi dhe ja tregoi babait te parit vendimin.Lirimi u gezua shume.Me duart qe i dridheshin i zgjati cigaren te bijes duke i thene:
-Me gezove moj bije!
- Erdhi Remi te kerkonte - i tha e ema.
- Po ,moj bije - E takova edhe une. Beme goxha muhabet .Babain e tij e kam pase shok te ngushte . Vdiq i rri i shkreti.Kemi qene bashke ne lufte. Une komandanti, ai komisari.Te pret te kafe " Enkelana " .Ajo shuajti cigaren, pergjysem, ju dha nga nje te puthur ne faqe babait e nenes dhe doli me vrap jashte .Remi e priste te dera e kafenese. Ajo i tregoi me nje fryme per emerimin.Te dy u gezuan shume.
- Hajde dalim shetitje nga liqeni - ju lut ajo.Ai nuk ja prishi.E zuri per dore dhe hyne ne lulishten qe te con nga liqeni .Perballe po vinin nje grup vajzash .Njera prej tyre shkeputet nga to dhe i drejtohet ciftit:
- Oh vellacko ,kjo eshte Eva ,shoqja jote qe me tregove mbreme ??!.Ajo i dha doren Eves .
-Vellackoja me foli gjate per ty mbreme .- vazhdoi ajo lirshem dhe cilter. Qenka e bukur, shoqja jote Remi- i tha e motra .Eh vellacko ke goditur ne shenje !
-Mjaft se na bere te skuqemi Viola - ju lut Remi.-
Oh harrova - Quhem Viola - vazhdoi ajo me ate capkenllekun e saj.- Mire u pafshim, Eva ,Remi! - ju tha vajza , e u largua.si era duke u bashkuar me grupin.
- Vajze shume e cilter - i tha Eva, Remit. Shetiten deri ne mbremje vone.Te nesermen do te niseshin per ne Tirane
*****
Te dy ishin ulur ne sediljet e para te autobusit .Eva ishte ulur ne ane te dritares dhe treti veshtrimin jashte .Kundronte ne heshtje, fshatin qe ngrihej si nje perle ne ane te liqenit. Remi bente muhabet me shoferin, te cilin e kishte shok te ngushte .Kur autobusi po zbriste Qafen e Thanes, ajo pa fushen e Domosdoves qe dukej si ne pellembe te dores . Ne mes te fushes, ishte nje lapidar, ku thuhej se Skenderbeu kishte ardhur deri aty me ushtrine e tij, dhe kishte bere lufte me turqit.Kur autobusi po pershkonte rrugen ne ane te fushes, ngandalsoi shpejtesine, dhe shoferi vuri re nje trafik te renduar, nga vargu i gjate i makinave qe kishin ndaluar .Ndaloi edhe ai autobusin.
- Do kete ndodhur ndonje aksident - tha shoferi. Nga dritarja, Eva vuri re nje grup policesh, qe po afroheshin te dritarja e autobusit ,ne ane te shoferit .Ajo i tregoi Remit percfare pa dhe filloi te dridhej .Policet i kishin futur ankthin dhe friken . Remi i hodhi krahun ne shpatullat e saj dhe i thote :
- Mos kij frike zemer ! Me ke mua!
- Do bejme nje kontroll ne autobus -i tha njeri prej tyre shoferit Ai hapi deren kryesore te autobusit dhe brenda hyri polici.
- Pashaportat - ju lutem - tha ai .Pasagjeret filluan te rremonin cantat per te nxjerre leternjoftimet. Te pares ja kontrolli Eves. Ai e vertit disa here, veshtronte foton dhe me pas Even.Filloi ta shfletonte . Ndaloi te faqja ku ishte vula e celebrimit me Lulin.
- Ju jeni Bardhyl Priska? - ju drejtua, ai Remit.
- Jo - ju pergjigj, ai shpejt e shpejt, por jam i fejuari i saj! Polici nuk u ndje mire nga qendrimi i Remit dhe i kerkoi atij pashaporten . Duke veshtruar pashaporten e tij ai i tha:
- Te kemi nipce,more djale, jemi nga i njejti fshat me origjine ! .- i tha polici e i zgjati ate Remit .Ai e injoroi cfare ai i tha, dhe polici vazhdoi kontrollin.Kur nuk kishte mbaruar ende kontrolli, nje polic tjeter vjen me nje fryme dhe urdheron qe te gjithe te dalin nga autobusi. Te gjithe lane ate dhe dolen ne rruge.Kur para tyre u cfaq nje skene tronditese . Nje cift ishte i shtrire ne toke rrethuar nga police te veshur me kapucone e maska te zeza. Ne krye ishte nje burre i shendoshe me nje kollaro qe i zinte frymen nga qafa e dhjamosur qe kishte .Eva e njohu. Ai ishte Rifat Qoshja, hetuesi qe e kishte detyruar te bente divorcin me Lulin .Ai e kishte marre edhe ne pyetje disa here per Saitin dhe Lulin.Kur ju afruan vendit, ai urdheroi njerin nga policet te zbulonte ciftin .Me bajoneten e pushkes, ai terhoqi fort carcafin .Oh zot! Nje cift i ri qe ishte bere shoshe nga plumbat dhe cjerre e gervishtur nga qe i kishin terhequr zvarre!
- Te gjithe ata qe do te guxojne te tradhetojne atdheun,keshtu do te perfundojne. Plumbi i pret! - tha Rifati, me zerin e tij te vrazhde e plot mburrje, a thua se kishte vrare nje mize! Dua qe secili nga ju, t'i shikoni keto kufoma dhe ne rast se i njihni, te na thoni kush jane e si quhen! Remi nuk ja hoqi krahun Eves per asnje cast. Kur ju afruan kufomave, Eva nuk ju besoi syve!Ajo njohu vajzen ! Ajo ishte Sllavica Bozhigradi alla Valbona Mirasi.Ishte vajza qe kishte qene ne nje dite me te, kur beri divorcin, ndersa vajzen e detyruan te nderronte emrin! Eva mbeshteti koken ne gjoksin e Remit .Lotet i vershuan, por dhe mundoheshe t'i fshihte,se mos e tradhetonin, per te mos u pare nga hetuesi.Remi me kujdes, me mengen e kemishes ja fshiu lotet, dhe thote:
-Nuk i njohim! Ai duke shtrenguar Even pas vetes qe dridheshe dhe nuk kishte fuqi, largohet!Hyne ne autobus! Eva shpertheu ne lot! Mes loteve dhe me ze fare te ulet ajo i tregoi Remit se njihte vajzen!
-ShShSh - i tha Remi - duke i vene gishtin mbi buzet.Flasim me vone kur te jemi vete! Me c' ka kuptoi Eva, cifti kishte dashur te arratisej, por ishin pare dhe spiunuar nga fshataret e zones kufitare . Ne momentin e kalimit te kufirit ishin qelluar per vdekje nga rojet e kufirit dhe terhequr zvarre deri poshte malit, aty ne ane te fushes se Domosdoves!Fillimisht i bene divorcin me emrin e saj. E tjetersuan ,e klonuan! Ja ku e martuan me vdekjen, duke i derguar krushq e dasmore, plumbat,dhe sorrat e zeza! Eva mbeshteti koken te krahu i Remit me veshtrimin jashte. Lotonte. Ndjente nje dhimbje ne shpirt per vajzen e gjore!U prehte ne Paqe! - shqiptoi ajo me ze te ulet.................... .

*****


Si u vertiten neper Tirane gati tre ore, te dy ,mbaruan disa punera ne fakultetin ku ajo kishte studiuar dhe u nisen drejt stacionit te trenit. Te dy morren trenin qe te conte ne Fier.Meqe diten tjeter ishte e shtune, Remi deshironte qe ta kalonin fundjaven ne Divjake, ne motelin qe ndodheshe ne mes te pyllit buze detit.Kur hyne ne pyllin e Divjakes nuk ishte ngrysur akoma .Rrugen qe te conte per ne motel e pershkuan ne kembe. Sa i bukur ishte pylli. Me pisha te larta dhe shkurre te shumta.Kur papritur u ndodhen para dy gjarperinjve te medhenj, qe kishin pershkruar rrugen kryq e terthor . Eves ju kujtua nje thenje e gjyshes se kur te pret rrugen gjarpri, ndjell fatkesesi. Ishte shume supertsticioze.Remi e morri ne krahe e kaperxeu " barrikaden e gjarperinjve".
- Mos u tremb - jane te ngordhur - i tha ai. Kur arriten ne motel, ishte erresuar.Dritat ndriconin ngado, bregun e detit .Dallget perplaseshin dhe benin ate zhurmen e tyre te magjishme.Hengren darke ne rerstorantin e motelit.Bene nje shetitje anes detit dhe u rehatuan ne nje nga dhomat e tij
.-Eshte nje zagushi e tmerrshme - mendoi .Gjaku i saj juglindor, ishte shume i trashe per ta perballuar kete torture te natyres.
-Eshte gjithmone kjo zagushi ketu?E si mund te jetohet keshtu???Ne rast se do te behet me keq, do iki ne ballkon te fle - ose me gjarperinjte,-tha ajo duke qeshur, por kishte edhe shenja nervozizmi.E urrente vapen. Urrente djerset ne trup.E ndjehu qe po djersinte .Edhe ne fytyren e Remit dalloheshin bulezat e djerses. E kuptoi qe po grindej si nje femije. Por ne pese minuta ajo ndjehu rreze veshit, ate flladin e vogel dhe zhurmen e merzitshme te mushkonjave .U be te bertiste .
- Kjo - besoj si i ben njerezit te cmenden ketu- mendoi ajo
.-Largohu, moj gjakpirese e vogel- i tha ajo nje mushkonje, ndersa insekti ngjites po pershkonte krahun e Eves.Ajo i fryu fort, te largohej.Remi duke qeshur me qortimet e saj feminore i tha- Po leviz shume e do nxehesh me teper.


-Ajo mundi t'ja dallonte fytyren e tij ne erresire.
- E si mund te qendrosh ,keshtu" A nuk te shqeteson ty kjo?!! Ketu nuk ka ajer fare!!!
- Hajde dalim jashte - i tha ai duke u cuar i pari.


- Ku do shkojme ?- i tha ajo.Ne zerin e saj kishte nota nervozizmi.


- Ne det- i tha ai!


- Po po ne det te lahemi e freskohemi. Ajo nuk tha me asnje fjale, por e ndoqi nga pas. Arriten ne breg dhe s'folen por kryqezuan vec syte. Ne to reflektohej nje deshire e zjarrte dhe rebele, per njeri tjetrin. Ai po e veshtronte kur ajo hoqi fustanin dhe e la te binte poshte.Hodhi edhe shapkat aty mbi robat e tjera.Trupi i saj i zhveshur ishte vetem nje centimeter larg nga i tij. Ai kurre nuk e kishte deshiruar nje femer sa e deshironte ate kete moment .Me shume se kurre ai deshironte ta bente ate pjese te qenjes se tij.Para lakuriqesise dhe bukurise se trupit te saj, ai nuk gjente fjale te shprehte.Ai e rrembeu dhe e afroi prane trupit te tij.Ndjehu trupin e saj te kolme mbi gjoksin e tij lakuriq, lekuren e trupit te saj te bute, qe i ndezen nje deshire te cmendur per te qene pafundesisht me te, dy trupa ne nje shpirt. Duke e ngritur lart, ai, sikur ajo te ishte akrobate, e mbeshtolli rreth vetes me kembet perqark belit te tij. E perhumbur ne agonine e zjarrit dashuror ajo instinktivisht kaloi krahet rrotull shpatullave te Remit, dhe u ndje e sigurt ne krahet dhe trupin e tij.Mberthyer si nje trup i vetem, mbeshtjelle me pasion dhe deshire, permes ofshamave, nuk ndjene ftohtesine e ujit pasi dy trupat e tyre te magnetizuar tashme ishin prush.Hena leshonte nje ngjyre fosforeshente dhe nje rrezatim drite paksa gri, ndriconte ne uje dhe Remi e afroi ate shume afer.Kontakti intim i tij pershkoi te sajin. Ashtu te puthitur me njeri tjetrin, putheshin dhe humben kontrollin. Ishte tere bota e tyre, pertej perjetesise. Ishte nje pjese e vogel e parajses! Ajo deshironte te perqafonte gjithe boten me pasionin e saj. Ajo deshironte qe vetem njehere ne jete te ndjente ate cka ajo po ndjente tashme. Nuk mundi ta permbante veten, me ate zjarr te brendshem qe ishte ndezur brenda qenjes se saj.Remi e kishte magjepsur me pasionin e tij. Ajo nuk shihte ndonje ndryshim kur bente dashuri midis Lulit dhe Remit. Te dy i falnin te njejtin pasion. Ajo i buzeqeshi. Ishte e magjishme! Ishte shume e bukur se ishte e vertete- i tha ajo

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA

No comments: