Thursday, 16 April 2009

INTELEKTUALËT-VEPRIMTARË KUNDËRKONFORMISTE ME VIZIONE IDEALISTE



Prof. Dr. ZYHDI DERVISHI


Në shoqërinë shqiptare fjala “intelektual”, veçanërisht në periudha tranzicioni ka patur dhe ka fat tragjikomik: është mbivlerësuar si fjalë me fuqi gati hyjnore dhe njëherazi është zhvlerësuar skajshëm nga inflacioni i skajshëm. Sidomos gjatë fushatave zgjedhore drejtuesit e partive politike i paraqesin në publik si “intelektualë shumë të shquar”, si “intelektualë brilantë”, si “njerëz me gjen intelektuali” të gjithë kandidatët për deputetë, për kryetarë bashkie e komune dhe deri ata për kryepleq lagjesh në qytete ose në fshatra. Në situata të tilla politike e psikoshoqërore karakrizimi “intelektual” përdoret me dendurinë më të lartë, si diçka që i jep dritë personalitetit të kandidatit, që ia pastron atij të kaluarën edhe nëse është ndotur me njolla korrupsioni e të krimeve të tjera, që rrit efektivitetin e veprimtarisë së tij etj. Natyrshëm shtrohen pyetjet: Sa përkojnë përfytyrime të tilla të shqiptarëve për intelektualin me konceptet më të përhapura në vendet më të urbanizuara të Perëndimit? Nga se përcaktohen përafrime e dallime të tilla dhe çfarë problemesh sociale e piskokulturore krijojnë ato etj?

Gjatë shekullit XX, dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, në literaturën sociologjike dhe përgjithësisht në atë sociale, është trajtuar intensivisht edhe problematika shumëdimensionale, mjaft komplekse e grupimit shoqëror të inteligjencies, të intelektualëve, sidomos çështjet e statusit dhe të rolit të tyre për funksionimin e shoqërive moderne shumë të industrializuara ose pasindustriale. Mjaft prej këtyre trajtesave kanë synuar të përcaktojnë edhe konceptet "inteligjencie", "specialist me arsim universitar ose pasuniversitar" dhe veçanerisht "intelektual".

I. Reflektime të zhvillimeve kontradiktore të kohës në përcaktimet e konceptit "intelektual"
Disa sociologe mendojnë se pas koncepteve "kulturë" dhe "shoqëri", nocionet "inteligjencie" dhe "intelektual" kanë, jo vetëm denduri të lartë përdorimi në jetën e përditshme e në literaturën sociale, por edhe një histori të përshkuar nga kundërthëniet e konfuzioni, në të cilat janë reflektuar ndjeshëm betejat politiko-klasore, dy luftërat botërore dhe e ashtuquajtura "luftë e ftohtë" .
Që nga viti 1860 deri në ditët tona përcaktimet teoriko-sociologjike të nocioneve "inteligjencie" dhe "intelektual" janë të shumta. Këta interferohen, ndryshojnë dhe disa prej tyre, në mjaft aspekte, kundërshtojnë njëri - tjetrin. Kjo begati përcaktimesh e ka nxitur sociologun e shquar bashkëkohës, Raymond Williams të pohojë se ka pothuajse aq përcaktime të nocioneve "inteligjencie" dhe "intelektual" sa ka edhe studiues të shquar të këtyre grupimeve sociale (1982:10-11).Edhe në këtë përcaktim shprehen qartë kontradikta të shumëfishta në kuptimin dhe interpretimin e nocionit të intelektualit.
Sidomos që nga mesi i shekullit XIX deri në ditët tona studiues të ndryshëm kanë analizuar edhe kundërthëniet në statusin social, në botëvështrimet e intelektualëve. Ata kanë qëndruar dhe qëndrojne ndërmjet klasës punëtore dhe fshatarëve, nga njëra anë, dhe pronarëve, nga ana tjetër. Të lakmuar dhe të dyshuar nga klasat kryesore të shoqërisë, sidomos në periudha shndërrimesh shoqërore rrënjësore, intelektualët, përgjithësisht, janë më të ekspozuar ndaj lëvizshmërisë shoqërore: në sajë të punës profesionale të kualifikuar ose shumë të kualifikuar një pjesë e intelektualëve "ngjiten" në statusin e pronarëve, ndërkohë, më të shumtë janë ata që rrezikohen, "zbresin në terrenin e vështirë" të statusit të punëtorëve, së paku në rrafshin ekonomik. Të ndodhur ndërmjet dy klasave me interesa themelore të ndryshme, deri krejt të kundërta në disa aspekte, intelektualët, shpesh, janë konfuze e kontradiktore në opinionet dhe teorite që formulojnë për zhvillimet shoqërore, ekonomike e politike.
Në vendet më të urbanizuara të Perëndimit, sidomos që nga mesi i shekullit XIX, është përdorur më dendur termi "intelektual". Ndërsa koncepti inteligjence është vënë në qarkullim për herë të parë në Rusi që në vitet '60 të shekullit XIX dhe përfshin njerëzit me arsim universitar, të cilët janë të angazhuar profesionalisht në punë profesionale të kualifikuara dhe jo në punë fizike (Bottomore T., 1964: 64). Kjo traditë konceptuale është përhapur nga Rusia veçanërisht në ato vende, të cilat, pas Luftës së Dytë Botërore, instaluan regjimet totalitare të orientimit socialist.
Përgjithësisht, në vendet ish-socialiste të ....

lexo ekskluzive tek
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: