Thursday, 16 April 2009

Ishulli i leprozëve

Petraq Risto




"Kush është prekur nga lepra duhet të mbajë rroba të grisura, t' i mbajë flokët pa kujdes, ta fsheh mjekrrën dhe të paralajmëroj çdo njeri me thirrjen "I papastër!". Ai do të mbetet i papastër përsa kohë do t' i zgjasë lepra. Ai duhet të banojë mënjanë dhe të lihet jashtë fushimit"


Bibla. Kodi priftëror.


Ishulli i vogël, i rrumbullakët, si tortë ditëlindjeje, ndodhej shumë milje larg linjave lundruese. Dikur banohej nga një fis i vogël, i cili nuk dinte asgjë se çfarë bëhej përtej detit e që arrinte të jetonte me pasuritë e tokës së rrumbullakët, që ata e quanin Shputa e Këmbës së Diellit, ngaqë thuajse gjithnjë shullehej nën diell, i dehur nga gjelbërimi e gjallesat e shumëllojta. Përplasja në ishull e një anijeje me ekuipazh të vdekur, qe kontakti i banorëve me qytetërimin. Brenda në kabina gjetën sende tepër të çuditshme, por më kryesori ishte një televizor bardhë e zi, i cili filloi t' i argëtojë pa masë, madje ata nisën t' i faleshin njëlloj si zotit të tyre. Mirëpo, mikrobi i kolerës, që kish shuar ekuipazhin, nisi të veprojë dhe te banorët e ishullit të vogël. Për t' i shpëtuar shfarosjes, të mbeturit, disa djem të fuqishëm, duke i thithur udhëzimet rastësisht nga televizori, morën anijen dhe u nisën në det të hapur, pa ditur se ku do të shkonin. Lemeria e vdekjes u bë dhe busull dhe timon.
Po rastësisht, anija e tyre arriti në brigjet e kontinentit. Vetëm tre banorë të ishullit mbetën gjallë. Mjekët thanë se ata vuanin nga kolera, i izoluan në karantinë, u dhanë ndihmën e nevojshme, që ishte e para dhe e fundit njëkohësisht. Para vdekjes së të ardhurve, kontinentalët kuptuan se nga vinin: nga një ishull i vogël, i rrumbullakët, që fisi e quante Shputa e Këmbës së Diellit. Për tragjedinë e ishullit folën gazetat dhe, më në fund, nën kujdesin e disa qarqeve të fuqishme, drejt tij u nis një ekspeditë e vogël, e cila u bë dhe shkaku i ngritjes së spitalit të leprozëve.
Në ekspeditë bënte pjesë një bos i fuqishëm, i cili sapo shkeli në ...

lexo eksluzive
tek ...
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: