Saturday, 4 April 2009

Njerez pa shtylle kurizore


Rasim Bebo

Po i referohem historise. Kohe me pare, per te bere kete artikull mora shkas nga nje shkrim qe presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej ne qershor 2002 se: “Nene TEREZA ishte e para ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shume krenar qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe vlerave te lirise”. (“Bota sot” date 19-10-2004. Nga Prof. Dr. Saimir Lojla). “Shqiptaret ishin te vetmit ortodokes ne Ballkan pa nje kishe te tyren.Kjo ikishte shqetesuar shqiptaret deri ne castin kur vdiq emigranti shqiptar Kostaq Dishnica, nderroi jete ne vitin 1907 ne Hudson te shtetit Massachusets dhe kisha greke e zones ku shpesh faleshin shqiptaret refuzoi t’i bente te ndjerit sherbimet fetare. Prifterinjte greke nderhyne qe edhe kishat e kombesive te tjera te refuzonin varrimin e emigrantit nga Korca. Vdekja e Dishnices u kujtoi shqiptareve se kishte ardhur koha qe te krijonin kishen e tyre. Kisha greke me shtetin grek bashkevepronin qe te paraqitnin shqiptaret ortodoks si greke me synim per te gllaberuar tokat shqiptare. Synimet e Greqise ishin aq ambicioze sa vetem pak vjet me vone do te bente nje mareveshje me Beogradin qe te mos kishte fare Shqiperi. Me 22 mars 1908, Noli themeloi Kishen e Shen Gjergjit. Ruben Avxhiu, thote: “100 vjet me pare, kur ende nuk kishte Shqiperi ne harten e botes, ne nje kohe kur fati i kombit shqiptar ishte ende ne nje pikepyetje te madhe, ne nje kohe qe librat ne gjuhen shqipe numuroheshin me gishta dhe ende nuk kishte shkolla ne gjuhen shqipe, shqiptaret ortodokes themeluan kishen e tyre. Kisha e Fan Nolit ne Boston dhe kishat e tjera ortodokse shqiptare ne Amerike kane qene nje krah i forte i Federates “Vatra” per shpetimin e Shqiperise ne fillim te shekullit te kaluar. Perpjekja shqiptare per pavaresi nga kisha greke u kurorezua me 8 mars 1908, me dorezimin prift te Nolit ne New York. (ILLYRIA 10-3-08). Por cfare ndodhi pas 100 vjetesh dhe per mese dy dekada rrjesht? Janullatosi nje prift grek vazhdon te jete ne krye te kishes Autoqefale Shqiptare. Per shqiptaret sot, udheheqja e Kishes se Shqiperise nga nje klerik me kombesi greke eshte nje perdhosje e aspirates themelore te saj, nje fyerje per themeluesin e saj Imzot Nolin dhe nje sinjal se ka ndryshuar ne thelb te politikes greke ndaj nesh dhe kishes Shqiptare. Politika e jashtme greke ndaj Shqiperise ka qene e njejte ne cdo kohe te historise se maredhenieve shqiptaro-greke, por ne mbarimin e luftes se ftohte ajo u modernizua, ashtu sic ndryshoi dhe ritmi ekspasionit i Greqise ndaj Shqiperise. Kjo politike u reformua ne vitin 1991 gjate vizites se pare te bere nga kryeministri grek i asaj kohe Micotaqis, i kerkoi Ramiz Alise vendosjen e kryepeshkopit Janollatos ne drejtim te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, permiresimin e te drejtave te minoritetit grek ne Jug te Shqiperise dhe pregatitjen e nje neni te vecante ne ligjin elektoral ne zgjedhjet plurariste ne Shqiperi te vitit 1991 ku, minoriteti grek duhej te perfaqesohej politikisht me ane te organizates OMONIA si dhe nje lloj presioni nga ana e qeverise se Tiranes per te shtire mijra shqiptare te kalonin legalisht kufirin shqiptaro-grek ne Jug te Shqiperise, duke realizuar endren e madhe greke per asimilimin me ane te nderrimit te emrave dhe fese te shqiptareve emigrante, qe do te futeshin ne territorin grek per arsye ekonomike dhe politike.Te gjitha kerkesat e qeverise greke Ramiz Alia i realizoi ne nje kohe rekord. Keshtu, per mos pranimin e Janollatosit nga mijra shqiptare brenda dhe jashte vendit, u pranua nga mashtruesit e historise te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare, duke shkelur ne kete menyre vendimin e marre nga patriotet Shqiptare, dhe vecanerisht Fan Noli dhe Mbreti Zog per ndarjen e Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriakana. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot kleri i huaj Ortodokse ne Shqiperi ka qene armiku me i madh dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar.
Emigracioni Shqiptar ne Greqi, eshte toleruar dhe shtyre vete nga qeveria greke qe nga viti 1991, per tre arsye. E para, per te asimiluar shqiptaret nepermjet pagezimit dhe ndrimit te emrave nga shqiptare ne grek; E dyta, per te rimekembur industrine e rende greke. E treta, per te perfituar te ardhura te konsiderueshm nga Bashkimi Europian.
Eshte fatkeqesi qe Shqiperia nuk beri as percapjen me te vogel per te njohur arvanitasit ne Greqi qe jane autoktone, si dhe te drejten e cameve te pervuajtur dhe te masakruar nga andartet grek.
Beqir Meta, thote: “qeveria Shqiptare u tregua e ndjeshme ndaj ceshtjes se arsimit ne gjuhen amtare te minoritetit. Qe ne vitin 1945, ne 90 fshatra te minoritetit, u hapen 75 shkolla fillore ne gjuhen greke, ne keto shkolla jepnin mesim 102 mesues, dhe ato frekuentoheshin nga 4600 nxenes, gjithashtu, qe ne vitin 1945, ne Gjirokaster u cel nje dege e gjymnazit”. (faqe 113).
Greket e kane pushtuar Epirin me trasten e lypsit. Ata kane hyre atje si argat, qe te punonin tokat e bejlereve shqiptare me statusin e bujkut cifci, ne vitin 1945-1946, qeveria shqiptare shpronezoi teresisht pronaret shqiptare dhe tokat e tyre ua shperdau ardhacakeve greke te Dropullit dhe te vurgut, qe arrinin ne 30.000-35.000 banore. Ndersa, per popullin autokton te Camerise greku ka treguar pabesin qe e karakterizon si e kemi treguar me larte. Ndersa qeveria shqiptare qe gjate luftes e ka tradhetuar Kosoven dhe Camerine ne favor te serbise dhe te grekut. Nen petkun fetar Janillatosi ka veshur ate dipllomatik. Kete na e thote edhe shtypi grek se: “KOASH eshte nje kishe e perbere nga nje mozaik popujsh... brenda nje popullasie prej afersisht nje milion ortodoksesh te popullit shqiptar, rreth 500.000 jane me kombesi greke, kurse pjesa tjeter shqiptare...”
“A. Janollatos, eshte mjeshtri i madh qe perdor statistika demografike te fallsifikuara dhe e quan detyre te larte patriotike. Ne vitin 1996 me Teodor Pangallosin minister i jashtem grek, paten thene se ne Shqiperi ndodhen 200.000 minoritare. Atehere e rriten 4 here popullaten. Mbasi iu drejtua mesimeve shekullore te Patrikanes se Stambollit e rriti koeficentin e genjeshtres nga 4 ne 10, keshtu qe iberi 500.000 minoritare si dhe 10.000 vlleheh, maqedonas te krishtere e te tjere. Janollatosi u shtoi ketyre te fundit nje zero dhe u bene 100.000. Pra, kemi 500.000+100.000=600.000 minoritare! Dhe shteti yne qendron indiferent ndaj ketyre genjeshtrave. (Mare me shurtime nga Sh. Delvina”, “Epirin” f. 255). Sabri godo, eshte kryetar nderi i partise qe mbeshtet fuqishem kryeministrin dhe qe ben pjese ne qeverine e tij, e ate qeveri qe po ben cdo gje te mundur, qe tu pelqeje grekeve, gje qe i ben ata me agresiv. “Sabri Godo, Thote: “Personalisht kam konsideraten me te larte per Fortlumturine e tij. E takova qe kur erdhi ne Shqiperi ne vitin 1991, nga biseda dy oreshe qe patem dola aq i impresionuar sa murmurita me vete pse dreqin nuk behem ortodoks. Bashkohem me ambasadorin kur thote se Kryepeshkopi Janollatos ka luajtur nje rol te shkelqyer ne ringjalljen e Kishes se rrenuar nga komunimi...Ambasadori na thote se Shqiperia eshte bere e njohur ne bote, qe nga Kioto deri ne Ameriken Latine, fale kryepeshkopit Janullatos”. Zoti Sabri, Po Janullatosi, eshte si ancari qe perhap kudo vetem helm.
Niko Kirka dhe Sami repishti, thone: “Por ajo me te cilen jam diametralisht i kundert me ate qe shkruan Sabriu eshte deklarata e tij se “Kreret tane politike, te djathte e te majte, ashtu si gjithe shqiptaret, i konsiderojne ushtaret greke te rene ne Luften e Dyte Boterore si deshmore te perbashket te dy popujve, se bashku ishin edhe ne Luften Antifashiste”. Ne nuk dime se ku mbeshtetet ai per te thene kete se dhe kush tjeter vec tij e ka thene. Por nje gje themi me siguri,sepse perputhet me te verteten historike se ushtria greke qe hyri ne Shqiperi gjate dimrit 1940-1941, te Luftes italo-greke, ishte percuese e shovenizmit grek te Megallo idese per pushtimin e Vorio-Epirit te pretenduar... Keshtu qe ushtaret greke te vrare gjate asaj lufte duhet te trajtohen si ata te ushtrive te tjera.Ose te vijne te vetet t’i marrin ose te rrine atje ku jane dhe shteti yne nuk ka asnje detyrim te kujdeset dhe t’i nderoje, as te lejoje te ndertohen ne vendin tone objekte qe mund te shfrytezohen per qellime anti shqiptare.” (Gazeta “Illyria” 30-10-06 f.29).
“Anastas Janullatosin e solli ne kete fuksion Patriku i Kishes Greke Ortodokse te Stambollit dhe e ligjroi si Peshkop ish presidenti Ramiz Alia dhe si Kryepeshkop ish presidenti Sali Berisha. Ne nentor te vitit 1994 presidenti Berisha hodhi per miratim ne referendum popullor nje projekt kushtetute, ne te cilen parashikonte largimin e Janullatosit nga Shqiperia. Por opozita e atehereshme e kryesuar nga Partia Socialiste dhe nga qarqet greke antishqiptare u bashkuan ne nje kor te madh prapagandistik kunder saj. Per pasoje Janullatosi mbeti ne krye te kesaj kishe, derisa ne kushtetuten e vitit 1998, socialistet ia konfirmuan atij poziten e kryepeshkopit. Ky eshte hapi i pare i nderhyrjes se shtetit dhe te kishes greke ne punet e Shqiperise”. (E. Bytyci, f.197).
“Me 2 nentor1999 ne Shqiperi beri vizite Patriku i Stambollit, Vartelemeus. Ai u shoqerua nga Kryepeshkopi Janullatos dhe nga ambasadori i Greqise ne Shqiperi. Prania e grekeve dhe asnje shqiptari ne shoqerimin e Patrikut ishte e mjaftuyeshme e demostrimit publik per uzurpimin e autoqefalise se KOASH nga ana e Greqise”. (E. Bytycy, f. 197
Le te kthehemi ne pranveren e vitin 1993 dy lideret socialiste te Greqise dhe te Shqiperise Andrea Papandreu dhe Fatos Nano, nenshkruan ne Athine deklaraten e perbashket, e cila do te percaktonte vijat e bashkepunumit midis tyre. Ne ate deklarate te dy pajtoheshin me prapaganden serbe, sipas se ciles “Sic eshte Jeruzalemi per Izraelin eshte Kosova per Serbine” , si dhe nje formule greke se “Cfaredo qe Shqiperia do te kerkoje per shqiptaret e Kosoves, Greqia do te kerkoje per greket ne Shqiperi”. Politikisht greket gjeten mbeshtetjen pa rezerva te Fatos Nanos. Greqia vazhdimisht propagandon qe 52.000 greket qe jetojne ne nje territor jo kompakt, per arsye se kane ardhur si refugjate ne Shqiperi, te mund te kene te drejten e 2 milion shqiptareve ne Kosove.
Bashkepunimi antishqiptar serbo-grek ka marre permasa te jashtezakonshme para dhe gjate luftes se Kosoves. Para luftes se Kosoves, Greqia u angazhua me te gjitha forcat dhe arriti qe ta shkermoqe shtetin e ri demokratik te shqiptareve. Ajo ia doli qe me andartet e saj kriminele te nxjere nga burgu ta djege e ta shkrumoje gjithe Shqiperine e Jugut si: bashkite, komisarjatet e policise, kadastrat, muzete, shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjendjes civile, bibliotekat etj. Me qellim qe ato ti restauronte Janillatosi dhe te vihej nenshkrimi i “te ndriturit” kryepeshkop. Nga ana tjeter Greqise dhe Serbise u duhej shkaterimi i Shqiperise per te penguar mbeshtetjen qe ajo i jepte Kosoves.
Enver Bytyci, thote: “Rekomandimi i Micotaqit, qe Shqiperia te heqe dore nga Kosova, u realizua me revulicionin antidemokratik te pranveres se vitit 1997 dhe me vendosjen e qeverise greke ne Tirane, te Kryesuar nga Fatos Nano...Ne nentor te vitit 1997 me ndermjetesin e kryeministrit grek Simitis, Nano u takua dhe bisedoi 90 minuta me Sllobodan Miloshevicin. Dhe ne vitin 2001 Nano u takua ne Athine me pasardhesin e Miloshevicit Vojsllav Koshtunica, me te cilin zhvilloi biseda miqsore sekrete. Hysamedin Feraj e quan Fatos Nanon “nje nacionalist serb- grek”,por aspak nje nacionalist shqiptare”. (182) Prof, Dr. Saimir Lojla, shkruan: “Presidenti Amerikan Bill Klinton do te shprehej ne qershor te vitit 2002 se “Nene TEREZA ishte e para ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shume krenare qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise” (Gazeta “Bota sot” date 19-10-04). Pa koment. Behet fjale per mbeshtetjen qe i dha Amerika Kosoves.
“Ne shtetin grek sot sundon edhe ligji nr. 1363 i vitit 1938, i kohes se diktatures se Metaksait, Nese ne Greqi nderron fene ortodokse, duke u kthyer ne nje fe tjeter, menjehere burgosesh. Greqia eshte shteti i grekeve te krishtere ortodokse. Me emigrantet shqiptare te fese myslimane detyrohen te kthehen ne ortodokse. Ky kthim feje ushtrohet te bashkekombasit tane behet thjeshte per qellime shoveniste, sepse ortodokset, sipas tyre, quhen greke.

1. Shteti grek e ka te ligjshm te nderhyje ne ndjekesit e fese ortodokse kudo qe te jene, edhe jashte Greqise!
2. Te tere ortodoksit shqiptare konsiderohen greke dhe duhet te drejtohen nga shteti grek!
3. Vendet e ortodoksve shqiptare qenkan greke e ne fatet e tyre u dashka te nderhyje shteti grek! Eleftherias Nikolaidhis ne librin e saj “Kriptokristianet e Shpatit”, Janine 1979, thote: “Islamizmi perben rrezikun vdekjeprures per kombin grek”. (Sh. D. “Epirin” bot. 1999 f. 236-237).
Anton Cefa, thote: “Feja nuk e dallon nje popull nga popujt e tjere qe kane te njejtin besim: pra feja nuk permban dalloje indetiteti kombetar. Indetiteti kristian nuk eshte tipar vetem i popujve te kontinentit evropian por i gjithe besimtareve kristiane kudo qofshin”.(une jam ortodoks shqiptare, por kurre sjam grek. shen. im) gazeta “Illyria” 11-janar-08 f.32.
Janullatosi duhet ta dije mire se ideollogjia e shqiptarizmes eshte per shqiptaret Ungjill e Kuran, eshte fjala e Zotit, eshte fe e perbashket e te gjithe shqptareve.
A. Cefa, vazhdon: “Cordignano, ...e ka quajtur besimin e popullit tone nje “besim natyral e primitiv”. Ja se si eshte shprehur ai: “Shqiptari ne praktiken jetesore dhe ne ndergjegjen intime te veprimtarise se tij eshte thellesisht fetar, por besimi i tij eshte nje besim natyral primitiv. Ideja ne Zotin prin ne cdo gje e mbi cdo gje; ngjarjet e medha dhe te vogla, rastet e begatise e te fatkeqesise, jeta dhe vdekja, te gjitha i referohen Zotit si nje shkaku universal dhe suprem i cdo gjeje”. Lordi Hobhaus shkruan: “Vetem shqiptaret kane ndjenjen e kombesise;asnje prej popujve te tjere te mbreterise osmane nuk ndien gje tjeter pervec fese (f.308 Sh. Delvina, citon Cordiganon: “Nga fundi i shek. 16 deri ne gjysmen e shek. 17, prej popullit shqiptar 1/3 eshte bere muhamedane (F. Cordinjano “Gjeografia kishtare e Shqiperise” 1934). Ne gjysmen e dyte te shek. 17 kemi kthime masive te shqiptareve nga te krishtere ne myslimane. Shqiptaret thone mjaft autore bashkekohore, u kthyen ne myslimane qe mos te thitheshin prej popujve kufitare sllave dhe greke. Keshtu mendojne respektivisht: I. Irvin, R. Fallaschi, W.S. Dawis, Roberto Morrozo della Rocca etj. Citojme prej tyre “Islamizmi i shqiptareve ka qene nje prite kunder presionit sllav e grek”. F. 304. Dhe me tej, behet pyetja: “Po si do te ishte harta e sotme politike ne Ballkan, nese shqiptaret do te vazhdonin te luteshin ne kishat serbe te Saves e ne kishat greke ne gjuhen e ketyre dy kombeve?! A do te ishin asimiluar ata? Prof. Myftar Spahija mbro tezen se: “Shqiptaret u bane muslimane per me ruajte individualitetin, indetitetin e tyre kombetar”.(E Bytyci, “Shqiptaret....” f. 188) .
Historiani grek K. Paparigopullos qorton Patriakanen e Stambollit se nuk arriti, per neglizhence, te helenizonte te gjithe popujt e Ballkanit duke perfituar nga situata e favorshme qe i kishte krijuar Perandoria Osmane” (Epirin f.305). Ndersa Sevasti Qiriazi shkruan se: “Mund te duket e cuditshme, por rezultati imediat i pushtimit turk me 1453 ishte ne dobi te Patriakanes greke”. (E. Bytyci f.189).
Ne pranvere te vitit 1994, nje prift grek shperdante harta te “Vorioepirit” dhe bente prapagande te vazhdueshme antishqiptare, ky prift u debua nga Shqiperia. Qeveria greke berna dy javeve deboi 70.000 emigrante shqiptare per hakmarje.
Ne shkrimin “hesht dhe falem”, “Zeri i Omonias”, 1994 f. 8 thuhet se “Prane Kryepeshkopit Janullatos gjendet i gjithe helenizimi”. Helenizimi eshte prania kudo e grekeve, e races dhe jetes se tyre gjate gjithe epokave njerezore”. Eciklopedia Greke “Pirsu”, Vell. 11, f.107. Eshte e dekumentuar, ne Shqiperi, para se te vinin ardhacaket greke me lopata dhe bela rreth 200 vjet me pare, nuk kishte banore grek ne te gjithe vilajetin e Janines, sipas regjistrit osman.
“Kostandin Micotaqis shpalli kercenueshem “detyrat” ne 6 pika qeverise Shqiptare me 14 korrik 1993, ne menyre “qe te vendoseshin ballancat” : Te liheshin te qete prifterinjte greke te vepronin ne Shqiperi e te hiqej gjuha shqipe nga sherbesat fetare, t’i ktheheshin kishes ortodokse pronat dhe objektet e sekuestruara nga pushteti komunist, te hapeshin shkollat greke kudo, jo vetem ne zonat e njohura minoritare, te viheshin ne poste zyrtare perfaqesues te minoritetit”. “Prifterinjte e prelatet greke gelojne ne kishat dhe sinodet tona, kisha gjigante po ngrihen mu ne qender te qyteteve ne toka publike apo private, qe i jane dhuruar bujarisht kreut grek te KOASH-it nga kryeministra e bashkiaket tane, shkolla greke jane kudo, edhe e ne Korcen e mesonjtores se pare shqipe, edhe ne Himaren e Kastrioteve, perfaqesues te minoritetit jane sot ne majat e politikes e te administra-tes... C’mbetet me per te bere? (Pellumb Xhufi, “Illyria” 7-5-07. Deri kur keta njerez pa shtylle kurrizore do te drejtojne atdheun e vuajtur? Skender Shkupi, thote: “Mesa duket ndermjet perfitimit tone ndaj realizimit te projektit te madh te korridorit 8 dhe maredhenieve tejet te ngrohta me Greqine fqinje Tirana, tete vitet e shkuara (1997-2005) preferoi miqesin me Greqin. Tashme nuk eshte sekret se Athina eshte kategorikisht kunder ndertimit te ketij korridori... Ndertimi i korridorit 8 eshte jo vetem i lidhur m prosperitetin e shprjte te Shqiperise (nga vleresimet del se perfitimi fillestar vetem nga trasporti i mallrave ne kete linje eshte reth 450 milion dollare) por nga ana tjeter e ben Tiranen faktor te politikes ballkanike europiane njeheresh”. Illyria 15-12-2005). Me sabotimin e Greqise dhe me heshtjen e qeverive shqiptare, eshte njohur vendimi vitit 2003 per ta lene te shqyrtohet projektin e korridorit 8 pas 2020-tes. Agim Shehu, thote: Futja e Greqise thelle ne Shqiperi kaloi neper “Uren” me tre harqe; diktatori Hoxha u shkeli syrin; Ramiz Alia u hapi deren; Berisha i futi ne dhome; Nano u dha celesat e shtepise. gazeta “Illyria” 29 gusht 2005. Kohe me pare, prifterinjte greke te KOASH, te sigurte per fuqine tashme te padiskutueshme te ketij istitucioni ne Shqiperi, ishin perpjekur te kryenin me nismen e tyre ate qe eshte fund e krye nje proces politik, Zhvarrimin, indetifikimin dhe rivarrosjen ceremoniale te ushtareve greke qe u vrane ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ruben Avxhiu, thote: “Diten e merkure, Shqiperia uli koken dhe pranoi t’i lejonte pushtuesit e saj qe te nderoheshin si clirimtare ne tokat e saj. Ne mbishkrimet e lapidareve te tyre qe si ata vete do te vijne nga Greqia do te shtremberohet historia. Germat e zeza do te shkruajne te paverteten mbi mermerin e bardhe... U kerkua qe se bashku me ushtaret greke, si shoqerues te ushtrise greke, perfshi ketu edhe prifterinjte. Janollatosi ka kerkuar qe kisha te kete nje rol drejtues ne zbatimin e kesaj mareveshje”. (Gazeta “Illyria” 19 janar 09). Ramiz Lushaj, thote: “Shteti im, Shteti yne ngritja e kater varrezave eshte e papranueshme, sepse, tek ato “varreza” e rreth tyre, do te ngrihen kisha, manastire, motele apo hotele lluksoze, etj., e mbi te gjitha nuk do te kene vetem karakter simbolik, por do te kthehen ne vende pelegrinazhi e tubimi te sillogjeve “vorio-epirote”. Shenja te dukshme te ketij veprimi ne proces te pandalur...te shtohen edhe ne vitet qe do te vijne. Do te konsiderohen si “toke e shenjte greke”, do te paraqiten si “vende te heroizmit grek” (me sakte: te pushtuesve tane), do te perdoren si “tabu greke” per te ringjallur pretendimet deri ne jetesimin e te ashtuquajturit “Vorio-Epir”(!)...” gazeta “ILLYRIA” , 9-10-08.
ATLLASI GJEOGRAFIK I SHQIPERISE, SI VEPER SKANDALOZE, JOSHKENCORE DHE ANTI KOMBETARE. Nga Akademik Hivzi Islami, thote: “...Po sipas kesaj harte, e gjithe hapesira e Shqiperise se Poshteme (Epiri) nuk ishte toke shqiptare, por greke...Edhe me antishkencore e me antishqiptar behet qendrimi i autoreve te atllasit kur paraqitin Kosoven neper harta si pjese te shtetit serbo-malazias dhe jo si njesi politike shteterore me vete (f. 94-95). Sikurse edhe te tjeret, prof. Bicoku konteston karakterin e minoritetit vlleh, numurin dhe shtrirjen e tij hapesinore ne Shqiperi, duke shtruar pyetjen ne fund: “a do te ishte sunvencionuar ky botim, nese A. Berxholi dhe Dh.Doka nuk dota kishin rritur popullsine “minoritare” te Shqiperise nga 2%, sic e kane dhene ne vitin 2002 ne tekstin e tyre te gjeografise, ne 10.8% pas nje viti ne atllas. (f. 113). Atllasi i Berxholit, Dh. Dokos, dhe H. Asche-s. Nga 25 diskuatante, 24 kane shfaqur mospajtim me permbajtjen e atllasit...Permbajtja e tij shkon ne favor te qarqeve antishqiptare dhe vecanerisht te greko-ortodoksise. Botimi i ketij atllasi ka kompromentuar rende dhe bashkepunimin nderkombetar sikunder qe e ka demtuar shume edhe pozicionin politik te Kosoves, aq me teper qe eshte shfrytezuar nje autor nga Kosova” (Illyria 27-9-2007).
Kane folur dhe shkruar shume ne TV, gazeta, internet e tj., Janullatosi, eshte qendra e helenizimit, sa arriti te shkruhet se Jugu i Shqiperise eshte Greqi. SHKOLLA GREKE “MBYLL” SHKOLLEN E VJETER SHQIPE TE BOBOSHTICES.
Eshte ironike qe Omiros apo shqip, Homeri pellazg i kthyer ne grek, eshte ulur kembekriq ne Korce. Kjo shkolle eshte dhuratee qeverise greke me emrin e Homerit shqiptar. 250 nxenes kendojne cdo mengjes himnin grek, mesojne abetaren greke dhe lexojne historine greke, sipas se ciles Shqiperia ka qene Greqi. Licensa per celjen e nje shkolle 9 vjecare ne Korce eshte leshuar nga ministria e arsimit e Shqiperise Luan Memushi. Shume shpesh flitet per greqizimin e Shqiperise, por pak fakte serviren. Edhe kur faktet publikohen, ato hasin shpesh ne vesh te shurdher. Edhe kur degjohen, behet sikur nuk kuptohen. Antishqiptarizmi eshte nje sporti i mirepaguar sot ne Shqiperi. E pra, Shqiperia sot udhehiqet nga njerez pa shtylle kurizore, pa dinjitet kombetar. Dhe deri kur do te vazhdoje keshtu?
“Femijet shqiptare te fshatrave perreth Korces, Boboshtices e Drenoves po mesojne nje “te vertete” te hidhur: qe toka ku ata u linden e po rriten eshte greke. Jane rreth 250 nxenes, bije e bija shqiptaresh qe po u mesohet falas nga shkolla jopublike greke “Omorios” (Homerit) nje histori e shtremberuar qe i paraqet stergjysherit e tyre si pushtues te Vorio-Epirit. Eshte nje brez femijesh, i ciklit fillor qe A-ne e lexon alfa, qe gdhihet cdo mengjes me hymnin grek dhe qe nuk di asnje te atij shqiptar, qe thote “Kalimera” e jo “Miremengjes” qe kercen “zeivefiko” dhe nuk di ceshte “vallja Osman Taka ose pogonishtja. Ne qytetin ku 120 vjet me pare u cel mesonjtoria e Pare Shqipe. Keta femije, e nisin diten me mesimin : “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtesisht shtetit shqiptar. Banoret greke te zones nuk e pranuan kete vendim dhe organizuan grupe ushtarake per te siguruar pamvaresin e tyre”.
Eshte pikerisht nje mesues grek qe ua meson keto femijve tane gjate ores se historise. “me 9 nentor 1921, ministria e jashteme te Fuqive te Medha vendosen ne Paris se cilat do te ishin perfundimisht kufijte e Shqiperise. Sipas ketij vendimi Greqise i merreshin territoret qe kishte cliruar gjate Luftes se Pare Boterore”, vijon me tej mesimin. Ai sillet mire me femijte e shqiptareve megjithse me historine qe u meson i konsideron si bij “pushtuesish”. (Tedi Blushi, Gazeta Shqiptare, 29-5-07).
Shkolla 9 vjecare te fshatit Boboshtice qe ndodhet vetem 5 km larg qytetit te Korces i eshte vene dryni pas 91 vjetesh fuksionimi. Ajo eshte mbyllur sepse ka filluar vitin shkollor vetem me nje nxenes ne klasen e pare, i cili arsimohet ne shtepine e mesueses se fshatit. Shkolla e Boboshtices eshte hapur ne vitin 1916 dhe ne ate kohe numuronte 35 nxenes. Tre vite me pare kjo shkolle e ciklit 9 vjecar numuronte mbi 200 nxenes. Mbas prishjes se abjenteve te mbrendeshme me qellim rikonstruksioni dhe qe nuk vune dore ne te. Keto kushte skadaloze duket se kane detyruar banoret e Boboshtices, qe te cojne femijet e tyre ne shkollen greke “Omiros” qe eshte ndertuar me investime teresisht te qeverise greke. Godina rrezaton lukes mbrenda dhe jashte saj. Banka, mjetet mesimore, mjediset hidrosanitare, sistemi i ngrohjes gjithcka eshte moderne. Te gjitha sherbimet qe afron kjo shkolle jane falas. A eshte kjo nje prapagande helene.
“Kushdo qe kalon per ne Qafe-Thane, prane rruges nacionale qe te con ne Tirane, ne krahun e majte sheh shume njerez qe ndalojne dhe hedhin leke prane Kishes se Shen Ilias, ne afersi te fshatit Lin. Kisha eshte me e vjetra ne te gjithe rajonin. Por, cfare po ndodh me kete kishe? Sapo futesh ne oborin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja te stampuara ne beton, qe kalon mbi 45 cm nje shkronje. Cfare jane keto shkronja?- pyesim nje banor te Linit.
Ai ngre supet dhe nen ze te tregon, duke i premtuar anonimatin, se: “Kane ardhur para disa kohesh nje grek qe nderton kisha, se bashku me disa djem nga fshati Geshtenjas nga rrethi i Pogradecit, te cilet jane si emigrante tek ky pronar dhe pasi e shtruan kete plate ne obor te kishes me beton, me nga nje dalte te mprehur ata shkruan nje tekst qe iu dha pronari i tyre, me keto shkronja greke. Por,- shton ai,- historia nuk mbaron me kaq, nuk kaluan disa kohe dhe nje buzembremje kishes iu ndrruan te gjitha ikonostaset e saj me mbishkrime shqip dhe u vendosen ikonostase qe erdhen nga Greqia, me mbishkrime te dukshme greke!
Te gjitha keto jane bere me dijenine e priftit te fshatit. Gjesti eshte vertet shume i trishtuar dhe bie ndesh me ate te fqinjesise...A mund qe te shkosh ne nje kishe ne Greqi dhe te skalitesh shkronja ne gjuhen shqipe: “Kjo eshte kishe e vjeter greke”, dhe me pas te vendosesh ikonostase shqiptare’?! (T. Blushi, ILLYRIA, “Shkolla greke “mbyll” shkollen e vjeter shqipe te Boboshtices”, 4-6-2007).
Te merkuren me 14 janar 2009, ne mes te sheshit “Ali Pashe Tepelena” ne Tepelene nje flamur grek eshte djegur bashke me emrin e Vasil Bollanos se shkruar ne te “Vasil Bollano dhe Spiro Ksera jeni greke”. Keshtu shkruhej ne parullat qe mbanin ne dore protestuesit tepelenas dhe gjirokastrite. Ata dolen ne mbrojtje te dy te rinjve te quajtur “Avni Rusteme” qe u arrestuan para disa dite gjate nje proteste kunder kryetarit te bashkise se Himares, Bullano dhe prefektit te Gjirokastres, Ksera. Protesta e organizuar nga disa shoqata atdhetare, qe imponoi Gjykaten e Tepelenes te lironte nga burgu dy trimat e Krasit shtetasit Orgen Hasanbegaj e Luan Halili. Vetem ky raste, te le te mendosh per kete shkarje kaq te madhe te Kryeministrit te Shqiperise, qe cakton dy greke njerin prefekt dhe tjetrin kryetar bashkie, qe bashkeveprojne me Janullatosin kundra Shqiperise.
Komuniteti cam, per nderimin e 4250 viktimave te 27 qershorit 1944, i ishte drejtuar komuniteteve myslimane, katolika dhe atij ortodokse, me kerkese qe te organizohet nje ceremoni fetare e perbashket perkujtimore ne peshperitje te tyre. Kesaj kerkese iu pergjigjen pozitivisht Komuniteti Mysliman dhe ai Katolik. Kurse Janillatosi e refuzoi. Deputeti Shpetim Idrizi i ben nje leter te hapur ne emer te Komunitetit Cam i kerkon ne rrugen zyrtare Kishes Ortododse Autoqefale te Shqiperise qe te zhvilloje nje meshe te posacme per viktimat e “genocidit grek” por ajo rrezohet nga sinodi i shenjte.
Duke i referuar protestes se shoqates “Cameria” para ambasades greke ne Tirane me 30 qershor 2001, Ministria e Jashtme e Athines, deklaronte: “Gabimi yne eshte qe nuk i ndoqem deri ne fund, per t’i cfarrosur” Nje deklarate e tille do te ishte e denueshme te behej nga cdo diktator si ajo e Miloshevicit, ku perfundoi ne clirimin e Kosoves, qe ata e quanin “Stara-Serbia”, (Serbija e vjeter) dhe me 17 mars Kosova u shpall shtet i njohur nga 57 shtete te botes. Tani radhen e ka Cameria. Jo per Shqiperi te Madhe, por per Shqiperi etnike natyrale.
Eshte e udhes qe politikanet tane te mos harrojne porosite e pavdekshme te NOLIT: “Kisha greke eshte kisha e Satanait. Ruhuni prej saj ne raste se nuk doni t’ju beje gjemen”. Nje fjale e urte italiane thote: “Njeriu i lajmeruar – gjysem i shpetuar”.


Referenca:

Beqir Meta, “Tragjedia Came” bot. 2007 f. 113.
Sherif Delvina, “Epirin” bot. 1999, f. 255, 236, 305.
Niko Kirka, Sami Repishti, “Replikon me Sabri Godon” 30-10-06, f.29
Enver Bytyci, “Shqiptaret, serbet dhe greket” bot 2005, f. 188
Prof. Dr. Saimir Lojla, “Bota sot” 19-10-2004
Anton Cefa, “nje leter e Bernard Shau derguar Fan S. Nolit” 11-1-08, f.32.
Pellumb Xhufi, “Udhetim ne Cameri,..”11-10-07.
Ruben Avxhiu, “Erdhen si pushtues, do te nderohen si clirimtare” gazeta “ILLYRIA” 19-janar- 2009.
Akademik Hivzi Islami, “Atllasi gjeografik i Shqiperise” 27-9-07, f. 30.
Tedi Blushi, gazeta “ILLYRIA”, “Shkolla greke “mbyill” shkollen e vjeter te Boboshtices” 4-qershor-2007, f. 11.
Sabri Godo, “Ambasadori grek hyri ne Shqiperi...” Illria, 19-10-06 f.25.
RamizLushaj,“4va rezat greke ne Shqiperi-gure...” 9-10-08, f. 28.
Agim Shehu, “Fjalurtat e mija...”Gazeta “ILLYRIA” 28-8 2005.
14. Skender Shkupi, “Troket Shqiperia e neserme” 16-12-05 f. 8.

Mars 2009, Pregatitur nga Rasim Bebo.

No comments: