Thursday, 28 May 2009

Arratisja e toger Myzeqarit

Përparim Hysi
(tregim i jetuar)

Kur shkova ushtar,në Shëngjin,në dhjetor 1964, e njoha
toger Trifon Myzeqarin.Qe i ri,sapo kish dalë nga shkolla.I
ri,ndoshta në moshën time,se dhe unë vajta pak vonë ushtar.Se si
mësues që isha, shkova me nja tri-katër vjet vonesë.I ri,po dhe i
rrept.Dukej pak si magru,kur thonë në Myzeqe,por,po ta njihje më
thellë,qe:ndryshe!Myzeqar safi dhe në dukej magru,e kish marë këtë huq
nga shkolla ku kish dalë.Shkolla e Bashkuar nxirte oficerë kërkues
dhe,padyshim,i tillë qe dhe ky,toger Trifoni.Po kishte dhe një shkak
tjetër që qe i tillë:bateria që komandonte ai apo më sakt ku toger
Trifoni qe nënkomandant baterie,kish për komandant një njeri
të"egër",nga Mati,me gradën kapiten i parë.Ky qe "xhahili" Matjan
Haxhiu.Dhe,si të thuash,toger Trifoni sikur kish marrë huqet e
këtij,Matjanit.Po të vini re me kujdes,do të shihni që epitetet i
"egër" dhe"xhahil" i kam vënë në thonjëza dhe jo pa arsye.Matjan
Haxhiu,një artilier shumë i zoti(bateria e tij gjithmonë ndahej me
faqe të bardhë në kryerjen e detyrave luftarake),i kish fituar këto
epitete nga ne,ushtarët.Se baterinë e kish kthyer në shtëpi.Aty
ngrysej dhe aty dhe gdhihej.Ndaj dhe ushtarët nuk e donin.U rrinte mbi
kokë si shpatë.Natyrshëm,që nuk do ta donin.Të merrte shpirtin në
stërvitje dhe ca më keq në punimet operative.Në punime,tri komanda
jepte:-Shpo(shpohej shkëmbi me pistoletë dhe guri me
barominë!),tjetra:-Shpërthe(
mbasi ish futur llokumja me dinamitë në
birë të gurit apo të shkëmbit) dhe,së fundi:-Mblidh!Të mblidhje edhe
guralecët e vegjël mbas shpërthimit aq sa vëndi të dukej dritë.As
kujtohej në donte të hante drekë ai vet po dhe as për ushtarët.Çekan
mbi kokë dhe përtypte duhan.Jo,nuk e pinte,po e hante duhanin.Aq sa
nuk kish nevojë për shkrepse.Një fije i duhej dhe,pastaj,tymi
fjollë.Aq i dhënë qe pas detyrës ky,Matjan Haxhiu,sa,siç dukej,ia kish
ngjitur "gripin" dhe zëvëndësit të tij,toger Trifonit.Sa ushtarët
thoshin:-Ore,mirë ky matjani se malësor është dhe ka vdekur për
kobure,po ky myzeqari nga doli kaq i egër?Ç'them është aq e saktë,sa
kur ndaheshin bateritë,kish ushtarë nga regjimenti që zinin e qanin
për"fatin e zi" që u binte shorti tek bateria 113-të,ku drejtonin këta
të dy:kapiten Matjani dhe toger Myzeqari.-Një prerje janë,- thoshim
mes nesh.Bateria qe vendosur mes pyllit dhe nuk dukej edhe kur kaloje
afër saj.Topat 100m/m qenë vendosur në shkëmbinj me grykat nga deti.E
keqja më e madhe qe,si në gjithë Shëngjinin e asaj kohe,atje,tek
bateria Nr.113 mungonte ujë.Ujë për të larë duarët sigurohej me dy
mushka dhe kaq.Më tepër duarpalarë se sa larë.Deti qe pakësa larg që
aty dhe as që bëhej fjalë të shkoje deri atje.Se quhej
dezertim.Shkurt:keq hesapi.Tek shkruaj,them se i kam jetuar nja dy
muaj të mira karantinë në atë bateri.Dhe i kam njohur që të dy;si
kapitenin e parë dhe togerin.Pata shkaqe që u miqësova me ta dhe jo
vetëm i njoha mirë,po,tek shkruaj tani,them:kurrë mos thuaj se e njeh
mirë iksin apo ypsilonin.Vlerësimi gjithmonë është i lëkundshëm dhe jo
gjithmonë i qëlluar.Mbasi u miqësova,e mora vesh shkakun pse kapiten
Matjan Haxhinë nuk e "nxinte" shtëpia dhe e kish kthyer
baterinë(rrepartin)në shtëpi të dytë.Se i kish ndodhur një fatkeqësi e
madhe:duke jetuar familjarisht në garnizon ushtarak(Shëngjini
vazhdimisht ka qenë zonë ushtarake!),djali i tij i vetëm,në
moshë5-vjeçare,tek luante me një predhë të vjetër,kish pësuar aksident
dhe ishte invalind që,sa ta shihej mesy,të dhimbej.Të dukej se,sikur
zorrët i kishte përjashta,dhe të kallte të keqtë kur e shihje.Prindi(i
ndjeshëm siç qe),donte t'i rrinte sa më larg kësaj ngjarjjeje të
kobshme dhe jo vetën hante duhanin me dhëmbë,po i afrohej shtëpisë sa
më rrallë.Dhe këtë dhimbje si një aluçinacion që e stresonte,mundohej
ta "mejkonte" duke u harruar me hallet e detyrës.Qe oficer i
përgatitur dhe artilier që i kish të rrallë shokët.Po ta njihje
mirë,siç e njoha unë,atëherë të përmbysej gjithë ai mendim i egër për
të.Vërtet për të ardhur keq.
E,sa për toger Trifonin,ju lutem,bëni durim.
-Na sëpatën,-i tha toger Trifoni,- shokut tim fierak,F.R.,dhe shko bëj
dru për kuzhinën.-Sëpatën e shoh,po ku e ka bishtin?-pyeti seriozisht
F.R.-Zbato urdhërin!- bërtiti togeri.Pylli qe ngjitur me baterinë,po
që të bëje dru me një sëpatë pa bisht qe aburde,po absuridtet
është,pakësa,dhe vet ushtria."Marrëzi e domosdoshme!"- e ka quajtur
Napoleoni.Po ku t'i dinim ne,ushtarët e rinj,këto "gjëma" apo
thagma?-Për mos zbatim urdhëri,-përsëriti togeri,- dënohesh me dy orë
postë jashtë radhe.E pësoi i ziu,F.R,,se jo pa bisht,po dhe kur kishte
bisht sëpata,s'i kish rënë radha të priste dru.Kur thonë:"Kërcen
prifti nga belaja!".Bëri si bëri,atje,në pyll,ngatërroi një bisht(më
tepër të priste duarët bishti se sa sëpata),po ushtri hesapi,de!Kush
ka bërë ushtri,në atë kohën tonë apo dhe ca më parë,mund të ë
kuptoj.Të tjerët,do më marrin për trillues.Por nuk po trilloj
fare.Pas dy muajësh,unë zbrita në shtab dhe F.R.,shoku im fierak(por
jo vetëm ai),mbetën atje:tek 113-ta,me Matjan Haxhinë dhe Trifon
Myzeqarin.Epo rrisk është puna.Kudo,në jetë,kështu është.Aty nga
prilli apo qershori,mbasi kisha zbritur në shtab,"akisdentallisht",mua
më futën në"Zyrën sekrete" të shtabit si daktilografist dhe
protokollist.Pra,u bëra zyrtar dhe vetëm rrogë nuk merrja.Kështu
që,këtu,tek zyra ime do e "përplasnin" kokën edhe oficerë,edhe
ushtarë.Po më shumë këta oficerët se,si në garnizon që jetonin,duhej
kur të largoheshin,të pajiseshin o me fletë-leje,o me
"urdhërshërbimi".Këto jo se i komandoja unë(se kish komandant,komisar
e shef shtabi),po duke qenë"zyrtar",u bëra i besuar dhe i jepja të
drejta vetes me anë të fletëve që vulosja qoft,ndonjëherë tek ndonjë i
besuar,me firmë fallco.Pra,kisha fituar miqësinë e gjithë
oficerëve,duke përfshirë edhe këta të dy të 113-tës.
* * *
Ndërsa po shtypja nuk e di se çfarë materiali
ushtarak,ndejva(punoja gjithmonë me derë të mbyllur dhe kushdo duhet
të më fliste nga sporteli i derës!) që tek sporteli u rrëfye shefi i
shtabit,major Tahir Beja.U ngrita,hapa derën dhe tek do
paraqietsha,siç është regulli,ky më thotë:-Mbyll zyrën dhe shpejt tek
salla e mbledhjeve!E mbylla dhe u drejtova për andej.Kur shoh që po
vinin të gjithë oficerët dhe ushtarët(hiq ata me shërbim).Hymë në
mbledhje dhe ,ndërsa komandanti i madh qe së bashku me Gjeneral Et'hem
Gjinushi që aso kohe qe komisar e Forcave Ushtarake Detare.Ky i
fundit,hyri drejt e në temë:-Kemi marrë një letër nga
ushtari F.R. që na lajmëron,siç thotë ai,që togeri Trifon Myzeqari,ka
nëdrmënd që të arratiset!!!
Në sallë sikur ra një bombë,aq e madhe dhe e rëndë qe akuza.Kemi
ardhur,- vazhdoi gjenerali,që ta sheshojmë së bashku me ju këtë
problem.F.R.ishte jo vetëm shoku im,po si fierak ishte dhe miku
im.Natyrisht,i ndikuar nga një urrejteje e çastit për togerin që e
kish futur dhe në burg, kish nisur këtë letër.Unë që e njihja Trifonin
tanimë,e dija që akuzë qe e trashë.
I pari u ngrita dhe kërkova fjalën.Në vija të trasha,thashë se akuza
është qesharake dhe aq më tepër kur flitet për një myzeqar,siç qe dhe
toger Trifoni.Është nxitim i F...,-thashë,-dhe,sado që e kam shok,këtë
radhë nuk jam me të.U ngritën dhe të tjerë,dhe çështja u
mbyll.Natyrshëm dhe toger Trifoni zuri dhe po e koregjonte"shënjestrë"
në raport me ushtarët dhe,sidomos,me atë akuzuesin.Toger Trifoni
flinte ngjitur me kapanonin tonë.Nisur dhe nga fakti që i dola në
mbrojtje,qoft se dhe zumë dhe e njohëm më mirë njëri-tjetrin,u bëmë
miq.Më ftonte për ndonjë birrë në të vetmin klub që kishte Shëngjini
se unë lejen e kisha pa kufizim.Deri në Lezhë po se po,por edhe deri
në Laç,ku kishim shtabin epror,aso kohe.Por unë isha miqësuar jo vetëm
me oficerët,po dhe me civilë shëngjnas apo lezhianë se bënin zborin
tek ne.Për ndonjë civil lezhian edhe kam shkruar dhe më parë,po nuk
kam si mos shkruaj dhe për Gaspër Markaj.Ky,Gaspëri,punonte motorist
në një barkë peshkimi(më kujtohet dhe emri i barkës"Pionieri" dhe kam
arsye pse?) dhe kishte një javë që qe martuar me njl farmaciste nga
Durrësi.Gaspëri qe një Herkul nga lloji i vet,me një bust bokiseri dhe
po të godiste me grusht,pa frikë,mund të rrëzonte dhe një kalë për
tokë.Si boksier kish dhënë "prova"se,sado që e lidhur ngusht me
partinë(i ati qe kandidat bryjoe në rreth!),Gaspëri vuante dënimin me
kusht për një rrahje.Por,kur thonë,"moj kasolle ku na mblodhe",qemë
miq se bënte zborin tek ne.Shkurt,si dashamirës i këtij "sherrxhiu pa
tëkeq",i kisha bërë ndonjë favor prej zboristi.Dhe qe mirënjohës.
* * *
Ka qenë ditë e shtunë,në mbrëmje.Toger Trifoni dhe
Gaspëri qenë bërë të dy bashkë dhe më ftuan për qerasje.U futa dhe
duke rrëkëllyer krikon e birrës,me meze peshku të freskët,Gaspëri më
thotë:-More,ushtar(kështu më thërrisnin në mbarë Shngjinin),a nigjon
ça po të them veta?Sot njikjo s'asht asnji gja,por nesër tek po dalim
në det me gjithë Trifonin,po ia shtrojmë me gocadetit e karkaleca sa
nuk ke me i ngranë kurrë në jetën tande.-O,t'u njat,more jaran(u
mundova t'i vija në afri të të folmes së tij),por unë jam tip zevzek e
nuk duroj me ndënj gjatë.-Ça je,tuj thue,mor ushtar!Pasha nji të
madhin Zot,se po të la Gaspëri ty,pa të marrë me vete.E kemi nda dhe
me Trifonin,na.E Trifoni a komandant.E urdhni i komandantit asht ligj
për vartësit.Dhe,pa më lënë që të shpejgohesha,bëri tring mbi krrikon
time dhe,mbasi e ktheu me një gurrmaz,porositi
tjetër.-Jam,martue,jaran!Jam martue.-Pra,ktheje edhe një herë për
Gasspërin.Po,more,- i thashë,- e di,po të kam uruar njëherë.-Ani,-
shtoi buzëgaz,-dy urime nuk janë keq.E rrëkëlleva dhe për Gaspërin.Po
se mos vetëm atë.Trifoni,duke u kthyer me mua për në garnizon,më
thotë:-Mos ma prish,mua!THyeje njëherë atë dreq zakon.Se kemi për të
bërë qejf.-Dëgjo,-ia preva,- nuk vij.E ke kot që ngul këmbë.Se nuk
është punë dy orësh,po 5-6 orë,sa të hedhin rrjetat peshkatarët,po sa
të peshkojnë,po jo do vemë me Gaspërin t'i marrë,është ca si sport i
rëndë,për natyrën time.Prandaj, i thashë kur u ndava:_Kalofshi mirë
dhe qëllofsshi!"Qëllofshi"- është urimi që u bëhet peshkatarëve.U
ndamë.Flinte bashkë me një shokun e tij,Toger Kozmanë.Ngjitur me
dhomën ku flija unë.Të nesërmen qe e djelë.Unë po "valencë e lirë",aty
nga mbasditja,shkova në kinema.Sa kishte filuar
filmi(jepej,zakonisht,pas dokumnetarit),dëgjoj që një ushtar
thotë:-Alarm luftarak.Ushtaraktët të paraqiten në repart.Frymën e i
pari,se në rast alarmesh luftarake,e para duhet të hapet zyra
sekrete.Sa hapa zyrën(ushtarët ishin rreshtuar me armët gati!),më vjen
shefi,major Tahir Beja dhe më thotë:-Hys,merr makinën se do shtypësh
proces-verbalin tek dhoma ku flenë Toger Trifoni dhe toger Kozmaj,se
"miku yt?!",toger Trifoni është arratisur!!!Siii?-pyeta lemerishëm,po
dhe pak,i trëmbur,me atë veçimin"miku yt".Me majorin isha mik intim
dhe flisja hapur.-S'është e mundur,- them.Dhe zura t'i tregoja për
ç'biseduam.Po,- më tha,- ka ikur me gjithë Gaspërin.Kanë marrë edhe
anijen.Ndaj kemi kaluar në gadishmëri nr.1 dhe,tani,eja të shpërthejmë
derën.E shpërthyemë dhe,pasi vendosa makinën mbi tavolinën e vetme në
atë dhomë dyshe,hasa në nje letër.Ia zgjata shefit dhe ky
lexoi(natyrisht,unë zura të shtypja):-Po iki.Kozmaj të më falë që po i
marrë koburen me 24 fishekë.Kam lënë 2400lekë(të vjetra),janë për
kapiten T.L.se ka radhën e llotarisë.Xhupin e ri(porsa e kishin marrë
dhe qe me llushë tek qafa),ju lutem t'ia jepni bashkëfshatarit
tim,M.P.Kaq.Asgjë tjetër.E bëra proces-verbalin në dy kopje dhe veç
meje dhe majorit,erdhi dhe kapter Kolë Vlashi si dëshmitar.I them
majorit,si u qetësuan"gjakrat",-Po si nuk e zunë dot ato anijet
"roja!.-Lëne atë punë,- më tha shefi."Katra" e gadishmërisë në
Durrës,u gjet e panaftë.Sa gjetën naftën "katrat",ata ia bën
"naftën".U arratis Trifoni,po mbërriti gjenerali(më dukez qe tjetër
këtë radhë),dhe përsëri u analizua "arratisja" e
paralajmëruar.Natyrshëm,m'u drejtuan mua,që e kisha mbrojtur atëherë
Trifonin.-Po tani,- më tha,- F.R.,-nga do mbashë.-Unë e mbrojta,-
thashë me fjalën time,- jo se kisha ndonjë miqësi të ngushtë me
togerin Myzeqari,po u nisa se kurrë s'ka bërë vaki të ikë një myzeqar
aq më tepër ky që,siç edhe ndodhi,të tërë familjen dhe të afërmit i ka
të lidhur me partinë(THeksoj se familjarët,siç ishte e modës
atëherë,na bën një letër ku dënonin ,Trifonin,.dhe jepnin mbështetje
për partinë).E mbrojta,- thashë,-se shoku Enver myzeqarin e ka quajtur
dru pa molë.Gjenerali miratoi me kokë kur citova sh.Enver dhe,pasi
priti të diskutoni dhe të tjerë,iu drejtua F.R.,po ti shok ushtar nga
e more vesh që do arratisej toger Myzeqari?-E mora,- foli
qetë-qetë,F.R.,se e pashë që mësonte italisht?Pse i duhej italishtja
atij?Dikush qeshi,po gjenerali,pasi falënderoi ushtarin F.R. dha
porosi që gadishmëria të forcohej se i arratisuri njihte si në
pëllëmbë armatimin dhe pozicionet tona dhe pritej që të zbarkonin me
desantë detarë.Kështu që për nja një muaj të mirë,u desh që të flinim
me gjithë këpucë.Shëngjini,i tërë,sikur u traumatizua nga kjo
arratisje e bujshme dhe e kish humbur atë qetësinë provinciale.Pas
një jave të kësaj arratisje,u kthye në derën e saj,nusja e Gaaspërit.E
pashë me këta dy sy,kur i hipi autobuzit për Lezhë,që njerëzit
shoqëruan me lot(gratë me ulërima)kujën e saj.Qe si një akt i një
tragjedie që mbaron me"vdekje".Dhe kjo gjëndje pak si
alarmante,pothuaj,se u bë sunduese në atë qytezë aq të vogël siç qe
Shënjgini aso kohe.Pas një muaj,pashë që nga Ulqini,në bazë të
marrëveshjes shtet me shtet),u kthye anija"Pionieri"ku Gaspëri punonte
si motorist.Dhe po për çudi,u linçua dhe anija sikur dhe ajo të kishte
faj për arratisjen e bujshme.E shpërfytyruan ,duke ia hequr ato
"nishanet" e njohjes,ia ndaluan të dilte në det për ca kohë dhe,veç
kësaj,i ndërruan dhe emërin.Nuk quhej fare "Pionieri" dhe e lanë si
plaçkë të bjerrrur,në radë.Se përse,as që e mora vesh dhe as nuk
pyeta.Mandej,filluan dhe goditjet: me shkarkime nga detyra,me ulje në
detyrë dhe më keq nga të gjithë e pësoi ai,bashkëfshatari i toger
Myzeqarit,që mori xhupin me llushë.Pas dy muajësh, e burgosën
si"bashkëpunëtor" të togerit.I shkreti,M...!Jam i sigurt se ka ditur
aq sa dhe unë!Po dhe mua më zuri pak gërshëra,po pakëz me
lehtë:tentuan të më hiqnin nga zyra.Më hoqën(jo për këtë
punë,thoshin),po u riktheva pas një jave se i kërcënova se do
ankohesha tek gjeneral Përrlaku,ato kohë,komandant I Forcave Luftarake
Detare.Se si u zhvilluan ngjarjet më vonë,ndoshta do tregoj një herë
tjetër.Se pati të tjera dhe jo më të vogëla...
Epilog...
Kanë kaluar gati 43-vjet nga kjo ngjarje e bujshme.Unë
kam kohë që kam emigruar në Amerikë dhe,po këtu,thuaj"ngjitur" me mua
është F.R.me familjen e tij.Takohemi shpesh dhe i thotë sime
shoqeje:-Ç'më ka bërë ky atëherë?Ky i doli në mbrojtje atij atë
herë.Dhe qeshemi.Për Gaspërin nuk di gjë,po,sa për toger Myzeqarin,kam
marrë vesh që edhe ai ka zënë Amerikën dhe ia kalon mirë fare.Po s'do
mënd që mirë do jetë se ka 43-vjet dhe nuk janë pak.Sidoqoftë,po i ra
në dorë ky tregimi im,do të më vijë mirë dhe i uroj si atij dhe
Gaspërit gjithë të mirat.
*emrat për etikë janë të mistifikuar.Ngjarja:e vërtetë që s'e luan topi.
28 maj 2009
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: